Category: Lajme

  • Incidenti mes nxënësve në Gjilan, gjykata merr vendim për katër të miturit (VIDEO)

    Incidenti mes nxënësve në Gjilan, gjykata merr vendim për katër të miturit (VIDEO)

    Incidenti mes nxënësve në Gjilan, gjykata merr vendim për katër të miturit (VIDEO)

    Gjykata Themelore në Gjilan ua ka caktuar nga një muaj paraburgim katër të miturve, të dyshuar për veprën penale të vrasjes në tentativë.

    Sipas njoftimit të gjykatës, rasti ka ndodhur më 11 nëntor, rreth orës 10:25, në rrugën “Mësuesit e viteve të 90-ta” në Gjilan.

    Të miturit dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, kanë sulmuar dy persona, L. U. dhe A. Sh., ndërsa njëri prej tyre dyshohet se i ka goditur me thikë.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë, njëri nga të dëmtuarit është goditur një herë në anën e djathtë të kraharorit, ndërsa tjetri dy herë në shpinë, afër boshtit kurrizor.

    Të dy të dëmtuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, njëri prej tyre është transferuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë.

  • “Je mjeku i përjetshëm në specializim”, Zemaj-Vitisë: Qe 20 vjet s’po mundesh me kry

    “Je mjeku i përjetshëm në specializim”, Zemaj-Vitisë: Qe 20 vjet s’po mundesh me kry

    “Je mjeku i përjetshëm në specializim”, Zemaj-Vitisë: Qe 20 vjet s’po mundesh me kry

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Armend Zemaj, janë përplasur gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës për gjendjen në shëndetësi.

    Vitia e përmendi Zemajt çështjen e 1 mijë e 500 specializimeve, duke e akuzuar se nuk e kupton sistemin shëndetësor.

    “Nuk merret ministri me tenderë. Në secilën gjë ku unë kam dyshime, e ndaloj dhe e çoj në Prokurori. Unë marr masa nëse Prokuroria thotë nuk merr masa. Më sfido, por jo me shpifje. Më herët kam menduar që e keni show politik, brengosja ime më e madhe është që ju po më duket se ende besoni që 1 mijë e 500 specializimet kanë qenë në rregull. Kjo e kallëzon që s’e kuptoni sistemin shëndetësor. I keni bërë aq dëm, sa nuk e kuptoni”, ka deklaruar Vitia.

    Ndërkaq, deputeti Zemaj i është kundërpërgjigjur ministrit se e ka personale me mjekët në specializim dhe specialistët.

    Ai e ka ironizuar ministrin lidhur me kohëzgjatjen e specializimit të tij, duke i thënë se që 20 vjet s’ka arritur ta përfundojë atë.

    “Ti me mjekët në specializim dhe me mjekët specialistë e ke personale. Ti je mjeku i përjetshëm që je në specializim. Ti je i vetmi njeri që 20 vjet je në specializim, s’ke mundur me kry. Ti e ke personale me ta, se i xhelozon gjeneratat e reja, vuan, e ke ndër vetëdije. Ti je i vetmi që s’ke mundur me përfundu specializimin. Ti je i vetmi mjek në Republikën e Kosovës, mantelbardhë, që s’e ke veshur në pandemi. A po e sheh ku je? Për qata e ke personale me 1 mijë e 500 mjekë në specializim. Nuk e ke me mua”, ka deklaruar Zemaj. /Klankosova.tv

  • You’re a life doctor in specialization, Semay-Viitis: You’ve been doing 20 years.

    MIntire of Health, Arben Vitita, and Democratic League of Kosovo deputy Armend Zemaj have crashed during the debate in the Kosovo Assembly on the state of health.

    The year cited Zemaj’s issue of 1,000 specialisations, charging that he does not understand the health system.

    The minister doesn’t do tenders. In everything where I have doubts, I stop it and I take it to the DA. I take care if the prosecution says no action. You challenge me, but not with slander. I used to think you had a political show, my biggest concern is that you’re still believing that 1,000 and 500 specialties have been okay. That makes him feel the health system. You’ve done so much harm to him that you don’t understand.He declared the Year.

    Meanwhile, MP Zemaj has countered the minister that he is personal with doctors in specialisation and specialists.

    He has ironic the minister regarding the length of his specialisation, telling him that 20 years of time he has managed to complete it.

    You and your medical professionals are personal. You’re the life-long physician in specialization. You’re the only man you’ve been on for 20 years, couldn’t do it. You’re personal to them, you jealous of new generations, you suffer, you know. You’re the only one who couldn’t finish specialization. You’re the only doctor in the Republic of Kosovo, the white cloak, that’s dressed in the pandemic. Do you see where you are? It’s personal for you to cry with a thousand and 500 doctors in your specialization. You’re not with me, Semaj has declared it. /Klankosova. tv

  • Gallapeni optimist para Izraelit: Jemi përgatitur mirë, synojmë rezultat pozitiv

    Gallapeni optimist para Izraelit: Jemi përgatitur mirë, synojmë rezultat pozitiv

    Mbrojtësi i majtë i Kosovës, Dion Gallapeni ka vlerësuar atmosferën në kampin e Dardanëve dhe intensitetin e punës në stërvitje, në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme.

    Gallapeni, ka shprehur optimizëm para përballjes me Izraelin, duke thënë se skuadra është përgatitur mirë dhe se atmosfera në kampin e Dardanëve është mjaft pozitive.

    Futbollisti kosovar ka theksuar se rëndësia e dy ndeshjeve të ardhshme ka ndikuar edhe në intensitetin e punës gjatë seancave stërvitore, ndërsa shpreson që përgatitjet të konkretizohen me rezultate pozitive.

    “Normalisht atmosfera është mjaft e mirë, duke marrë parasysh rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve. Jemi përgatitur mirë, ka pasur intensitet në stërvitje edhe shpresoj të dalim me rezultat pozitiv”, ka deklaruar Gallapeni.

    Kosova të shtunën përballet me Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 15:00, ndërsa më pas e pret udhëtimi drejt Dublinit për ndeshjen ndaj Irlandës.

  • LEX | Nga një muaj paraburgim për katër të mitur në Gjilan, dyshohen për vrasje në tentativë

    LEX | Nga një muaj paraburgim për katër të mitur në Gjilan, dyshohen për vrasje në tentativë

    LEX | Nga një muaj paraburgim për katër të mitur në Gjilan, dyshohen për vrasje në tentativë

    Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar nga një muaj paraburgim ndaj katër të miturve, të cilët dyshohen për vrasje në tentativë. Vendimi u mor më 13 nëntor, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë, ngjarja ndodhi më 11 nëntor, rreth orës 10:25, në rrugën “Mësuesit e viteve të 90-ta” në Gjilan. Prokuroria pretendon se të miturit i goditën dy të dëmtuarit pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes njërit prej të dyshuarve dhe njërit prej të dëmtuarve.

    Njëri nga të miturit dyshohet se e goditi me thikë njërin të dëmtuar në kraharor, ndërsa tjetrin dy herë në shpinë. Të dy morën ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit. I dëmtuari që u godit në shpinë u transferua në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

    Sipas Prokurorisë, dy nga të miturit u larguan nga vendi i ngjarjes.

    Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur vlerësoi se janë plotësuar kushtet ligjore për paraburgim dhe se masat më të lehta do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin e procedurës penale.

    Palët kanë të drejtë të ankohen ndaj vendimit në Gjykatën e Apelit.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Robotët humanoidë që kërcejnë dhe qentë robotikë ishin yjet e shfaqjes në Web Summit 2026 në Lisbonë

    Robotët humanoidë që kërcejnë dhe qentë robotikë ishin yjet e shfaqjes në Web Summit 2026 në Lisbonë

    Robotët humanoidë që kërcejnë dhe qentë robotikë ishin yjet e shfaqjes në Web Summit 2026 në Lisbonë.

    Sipas një studimi, kjo konferencë teknologjike ka gjeneruar pothuajse 2,5 miliardë euro për ekonominë e Portugalisë gjatë dekadës së fundit.

    Nëntë robotë humanoidë kinezë interpretuan një kërcim të sinkronizuar në Web Summit 2026 në Lisbonë, Portugali, duke marrë duartrokitjet e mijëra spektatorëve në “MEO Arena”.

    Të zhvilluara nga kompania kineze e robotikës “AgiBot”, këto makineri u bënë qendra e vëmendjes në hapjen e konferencës teknologjike më 9 nëntor.

    Për herë të parë, robotët humanoidë u shfaqën gjithashtu si folës zyrtarë, duke marrë pjesë në diskutime dhe demonstrime krah për krah me prezantues njerëzorë.

    Në një hapësirë tjetër, vizitorët patën mundësinë të shihnin robotin me rrota dhe dy krahë të kompanisë “Galbot”, i krijuar për detyra të ndryshme në dyqane, farmaci dhe fabrika.

    Samiti tërhoqi rreth 70,000 pjesëmarrës nga 164 vende.

    – YouTube www.youtube.com

    Kina dërgoi delegacionin e saj më të madh deri më sot, i cili përfshinte më shumë se 50 përfaqësues nga sektorët e inteligjencës artificiale dhe robotikës.

    I themeluar në Dublin në vitin 2009, “Web Summit” u zhvendos në Lisbonë në vitin 2016 dhe që atëherë është shndërruar në një nga ngjarjet kryesore teknologjike në Evropë.

    Edicioni i këtij viti mblodhi së bashku mijëra sipërmarrje të reja (start-ups), investitorë dhe liderë të industrisë, ndërsa themeluesi Paddy Cosgrave theksoi ndikimin në rritje të Kinës në këtë sektor.

    Konferenca përjetoi gjithashtu ndërprerje, pasi stuhia “Charles” detyroi organizatorët të anulonin programin e datës 11 nëntor, përpara se aktivitetet të rifillonin për ditën e fundit, më 12 nëntor.

    Pavarësisht ndërprerjes, ngjarja nxori në pah përparimet në robotikë dhe automatizim, duke forcuar njëkohësisht pozicionin e Lisbonës si një pikëtakim ndërkombëtar për teknologjinë dhe investimet. /Telegrafi/

  • Humanoid robots dancing and robotic dogs were the star of the Web Summi 2026 in Lisbon

    Humanoid robots dancing and robotic dogs were the star of the Web Summi 2026 in Lisbon.

    According to one study, this technological conference has generated almost 2.5 billion euros for Portugal’s economy over the past decade.

    Nine Chinese humanoid robots performed a synchronized dance at Web Summi 2026 in Lisbon, Portugal, receiving the applause of thousands of spectators in HINA MEO Arena.

    Developed by China’s robotics company ‘%AgiBot’, these machines became the center of attention at the opening of the technology conference on November 9th.

    For the first time, humanoid robots also appeared as official speakers, participating in discussions and demonstrations side by side with human representations.

    In another space, visitors had the opportunity to see the wheeled robot and two arms of the company Ghaalbotão, created for various tasks in shops, pharmacys and factories.

    The summit drew about 70,000 participants from 164 countries.

    YouTube www.youtube.com

    China sent its largest delegation to date, which included more than 50 representatives from the artificial intelligence and robotics sectors.

    Founded in Dublin in 2009, the Ueb Summi was moved to Lisbon in 2016 and has since become one of the major technological events in Europe.

    This year’s edition brought together thousands of new enterprises (start-ups), investors and industry leaders, while founder Paddy Cosgrave emphasised China’s growing influence in the sector.

    The conference also experienced interruptions, as the storm ‘{0}’Charlesić forced organisers to cancel the 11 November programme before the activities could resume for the last day, on November 12th.

    Despite the break, the event highlighted advances in robotics and automation, while simultaneously strengthening Lisbon’s position as an international milestone for technology and investment. /Telegraphy/

  • Gjiganti italian synon transferimin e Van Dijkut

    Gjiganti italian synon transferimin e Van Dijkut

    Klubi i madh i Serie A, Milani thuhet se synon transferimin e mbrojtësit të Liverpoolit , Virgil van Dijk, si lojtar të lirë gjatë verës.

    Kontrata e mbrojtësit holandez me klubin e Merseyside skadon në fund të sezonit 2026/27 dhe interesimi për transferimin e tij si lojtar i lirë nuk mungon.

    Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani është i interesuar të nënshkruajë me Van Dijk, si transferim i lirë këtë verë.

    Sipas burimit, Van Dijk pëlqehet shumë nga pronari i Rossonerëve, Gerry Cardinale, i cili gjithashtu zotëron një pakicë aksionesh në Fenëay Sports Group, kompania mëmë që zotëron Liverpoolin.

    Van Dijk po tërheq gjithashtu interes nga Galatasaray, Fenerbahce dhe Trabzonspor, ku luan aktualisht Mohamed Salah. /Telegrafi/

  • Italian giant targets Van Diek’s transfer

    The Grand Club of Serie A, Milan reportedly aims at the transfer of Liverpool’s defender, Virgil van Dijk, as a free player during the summer.

    The Dutch defender’s contract with the Mercedes club expires at the end of the 2026/27 season, and interest in his transfer as a free player is not missing.

    By La Gazzetta dello Sport, Milan is interested in signing with Van Dijk as a free transfer this summer.

    According to the source, Van Dijk is well liked by Rossons’ owner, Gerry Cardinale, who also owns a minority stake in the Fenay Sports Group, the mother company that owns Liverpool.

    Van Dijk is also attracting interest from Galatasaray, Fenerbahce and Trabzonspor, where Mohammed Salah currently plays. /Telegraphy/

  • Mediat në Serbi e citojnë një ish- inspektor të BIA: Milan Radojiçiq është larguar në Rusi

    Mediat në Serbi e citojnë një ish- inspektor të BIA: Milan Radojiçiq është larguar në Rusi

    Mediat në Serbi e citojnë një ish- inspektor të BIA: Milan Radojiçiq është larguar në Rusi

    Milan Radojiçiqi, personi kryesor dhe organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, dyshohet se është larguar nga Serbia dhe është vendosur në Rusi.

    Ish-inspektori i pavarur i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), Milan Zvezdanoviq, ka deklaruar se ka informacione jozyrtare se Radoiçiqi ka lëshuar territorin e Serbisë dhe ka udhëtuar drejt Rusisë.

    Duke folur në televizioninN1, Zvezdanoviq tha se, sipas informacioneve që ka nga BIA, Radoiçiqi tashmë ndodhet në Rusi.

    I pyetur nëse largimi i tij nga Serbia ishte bërë me leje apo në mënyrë ilegale, ish-inspektori u përgjigj se në pushtet është ende Partia Progresive Serbe (SNS).

    “ atij nuk i është dashur leje”, deklaroi Zvezdanoviq.

    Sipas tij, largimi i Radoiçiqit nga Serbia ka shqetësuar edhe një pjesë të udhëheqjes së BIA-s, e cila, siç pretendoi ai, kishte skema biznesore dhe kriminale me të.

    Ndërkohë, kujtojmë se Radoiçiqit, i cili nga autoritetet e Kosovës konsiderohet organizatori kryesor i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, i ishte konfiskuar pasaporta me vendim gjykate dhe i ishte ndaluar largimi nga Serbia.

    Ai kishte qenë gjithashtu i obliguar që të paraqitej rregullisht në polici.

    Televizioni N1 ka bërë të ditur se më 29 tetor i kishte drejtuar pyetje Gjykatës së Lartë lidhur me atë nëse Radoiçiqi po e përmbushte detyrimin për t’u paraqitur në polici, por nuk kishte marrë përgjigje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali