Category: Lajme

  • Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

    Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

    Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

    Sipas njoftimit, substanca është zbuluar gjatë kontrolleve të rregullta të realizuara nga stafi i Sigurimit, në fillim të ndërrimit të punës.

    Gjatë kontrollit janë inspektuar edhe hapësirat e shëtitoreve brenda rrethojës së institucionit, ku është gjetur substanca e dyshuar, transmeton Klankosova.tv.

    Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa substanca është konfiskuar.

    Shërbimi Korrektues ka bërë të ditur se kontrollet e rregullta dhe vigjilenca e stafit janë pjesë e angazhimit për ruajtjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve dhe substancave të palejuara në institucionet korrektuese.

  • Çfarë dihet deri më tani për ndërprerjen globale të Microsoft?

    Çfarë dihet deri më tani për ndërprerjen globale të Microsoft?

    Çfarë dihet deri më tani për ndërprerjen globale të Microsoft?

    Një ndërprerje e madhe globale në sistemet e Microsoft ka shkaktuar probleme në disa prej shërbimeve më të përdorura të kompanisë, duke përfshirë Outlook, Teams dhe produktet e inteligjencës artificiale, përfshirë Copilot.

    Sipas faqes monitoruese Downdetector, raportimet për probleme me shërbimin e postës elektronike Outlook arritën në afro 140 mijë të enjten rreth orës 18:00 GMT.

    Microsoft ka bërë të ditur se ndërprerja nuk është shkaktuar nga ndonjë sulm kibernetik, por nga një ngarkesë e lartë në infrastrukturën e saj, e cila ka ndikuar në funksionimin e serverëve.

    Cilat shërbime janë prekur?

    Problemet kanë përfshirë shërbimet e Microsoft 365, përfshirë Teams, Outlook dhe programin e inteligjencës artificiale Copilot.

    Përdorues të shumtë kanë raportuar se nuk kanë mundur të dërgojnë apo pranojnë e-mail, të hapin dokumente të caktuara apo të shohin të dhënat në kalendarët e tyre.

    Megjithatë, ndikimi nuk ka qenë i njëjtë për të gjithë. Disa përdorues kanë vazhduar t’i shfrytëzojnë normalisht funksionet e komunikimit dhe takimeve online në Teams.

    Sa persona janë prekur?

    Shtrirja e plotë e ndërprerjes ende nuk është konfirmuar, por Downdetector ka regjistruar rreth 140 mijë raportime për probleme me Outlook nga 74 shtete.

    Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Microsoft, më shumë se 430 milionë persona përdorin aplikacionet e Microsoft 365.

    Ndërprerja ka pasur pasoja edhe për kompani të tjera teknologjike. OpenAI dhe Anthropic kanë raportuar probleme si pasojë e vështirësive në shërbimet e Microsoft.

    Kompania OpenAI, e njohur për ChatGPT, ka bërë të ditur se po hetonte një problem që prekte lidhjet me shërbimet e Microsoft, duke bërë që disa prej mjeteve të saj të mos funksiononin siç pritej.

    Ndikimi është raportuar edhe nga institucione shtetërore, përfshirë qeverinë e Singaporit dhe agjencinë e inteligjencës së Australisë.

    Ndërkohë, disa ordinanca të mjekësisë familjare në Britani të Madhe kanë paralajmëruar për probleme të mundshme, duke u kërkuar pacientëve që kërkesat urgjente t’i paraqesin përmes telefonit dhe jo me e-mail apo formularëve online.

    Çfarë shkaktoi ndërprerjen?

    Microsoft ka përjashtuar mundësinë e një sulmi kibernetik, duke ia atribuar problemin ngarkesës së lartë në infrastrukturën e saj.

    Sipas kompanisë, një numër i madh serverësh u bënë papritur të padisponueshëm, duke bërë që trafiku të ridrejtohej te serverët e mbetur, të cilët për pasojë u mbingarkuan edhe më shumë.

    Të premten në mëngjes, Microsoft njoftoi se kishte arritur vetëm një sukses të kufizuar në përpjekjet për rikthimin e shërbimeve.

    Kompania bëri të ditur se po vazhdonte të monitoronte aktivitetin në rajone të ndryshme, për të vlerësuar gjendjen e serverëve dhe për të përcaktuar masat që mund të ndërmerren për rritjen e kapaciteteve.

    Çfarë thonë ekspertët?

    Eksperti australian i sigurisë kibernetike, Troy Hunt, ka paralajmëruar se ndërprerja mund të ketë pasoja të gjera.

    Ai ka theksuar se Microsoft është pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e infrastrukturës së internetit dhe se kjo situatë dëshmon se sa thelbësor mbetet komunikimi përmes postës elektronike.

    Sipas tij, përveç pengesave në punë, ndërprerja ndikon edhe në komunikimin për termine, blerjet që kërkojnë verifikim dhe krijimin apo qasjen në llogari e shërbime të ndryshme.

    Edhe Paul Spain, nga kompania këshilluese Gorilla Technology në Zelandën e Re, ka thënë se kompanitë praktikisht kanë humbur një ditë pune për shkak të mosfunksionimit të e-maileve dhe shërbimeve të tjera, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

  • Rast i dyshuar i dhunimit të një të miture në Gjakovë, i dyshuari jashtë Kosovës

    Rast i dyshuar i dhunimit të një të miture në Gjakovë, i dyshuari jashtë Kosovës

    Rast i dyshuar i dhunimit të një të miture në Gjakovë, i dyshuari jashtë Kosovës

    Një rast i dyshuar i dhunimit seksual të një të miture është raportuar në Gjakovë.

    Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 12 nëntor dhe është raportuar rreth orës 11:05.

    “Është raportuar rasti ku dyshohet se një mashkull i rritur të ketë kryer marrëdhënie seksual me një vajzë të mitur.”, thotë policia, transmeton Klankosova.tv

    Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ndodhet jashtë shtetit, ndërsa rasti është duke u hetuar.

  • Suspected Case of Injury in Gjakova Suspect outside Kosovo

    – What?A suspected minor sexual rape case was reported in Gjakova.

    According to the police report, the case occurred on November 12th and was reported at 11:05.

    The case has been reported that an adult male allegedly had sexual relations with a minor girl. tv

    Police have announced that the suspect is abroad, while the case is being investigated.

  • Arlinda eskalon ndaj Nichit: "Ti s'din me repovat, ti je..."

    Arlinda eskalon ndaj Nichit: “Ti s’din me repovat, ti je…”

    Arlinda eskalon ndaj Nichit: "Ti s'din me repovat, ti je..."

    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Arlinda, është kapur keq me Nichin, të cilin e ka akuzuar rëndë.

    Ajo madje u kap edhe me anën profesionale, duke i thënë “ti s’din as me repovat, as me bo freestyle, as s’din kurrgjo”.

    Bile ajo eskaloi edhe me fjalë fyese.

    Ky ishte diskutimi mes tyre:

  • Zajkova: Ka miliona për lukse partiake dhe sondazhe, por jo për studentët dhe mbrojtjen e grave

    Zajkova: Ka miliona për lukse partiake dhe sondazhe, por jo për studentët dhe mbrojtjen e grave

    Nuk ka para për studentët dhe mbrojtjen e grave, por ka miliona për lukset e partisë dhe marketingun, akuzon qeverinë kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova.

    “Nëse rivendoset rendi në Maqedoni, nëse ka një sistem ndëshkimi dhe nëse të gjitha paratë që merren nga goja e popullit kthehen në buxhet, do të ketë para për gjithçka! Maqedonia ka burime të mjaftueshme për të qenë një vend i rregullt dhe i begatë”, tha kryetarja e PLD-së dhe deputetja, Monika Zajkova, në paraqitjen e saj në emisionin “Argument”.

    Duke iu referuar protestave studentore dhe subvencionit të mjerueshëm prej vetëm 140 denarësh për një vakt, Zajkova theksoi se është jashtëzakonisht cinike që qeveria t’u japë mësime mirësjelljeje të rinjve ndërsa shkel ligjet e veta, prandaj PLD-ja ka ngritur tashmë një padi për shpërfillje të harmonizimit të vaktit studentor.

    “Kryeministri nuk mund të ndajë kualifikime të tilla kur ne e dimë se si është jeta në realitet. Debati thelbësor nuk është vetëm për pagat, por për atë se çfarë lloj sistemi po ndërtojmë. Ne kemi një sistem pervers në të cilin, përveç vjedhjes, askush nuk mban përgjegjësi, dhe ne nuk bëjmë asgjë tjetër”, tha Zajkova.

    Zajkova zbuloi gënjeshtrën se “nuk ka fonde” në thesarin e shtetit, duke treguar se ku po shpenzohen në të vërtetë paratë publike: në qindra pozicione të panevojshme, zëvendësdrejtorë, borde mbikëqyrëse, 26 koordinatorë kombëtarë dhe mijëra automjete zyrtare, ndërsa mbi 370,000 euro janë shpenzuar së fundmi vetëm për sondazhe./Telegrafi/

  • Rrahje mes pesë nxënësve në Kamenicë, policia jep detaje

    Rrahje mes pesë nxënësve në Kamenicë, policia jep detaje

    Rrahje mes pesë nxënësve në Kamenicë, policia jep detaje

    Pesë nxënës të një shkolle të mesme janë përfshirë në një përleshje fizike në fshatin Rogoqicë të Kamenicës.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten, më 12 nëntor, rreth orës 10:55.

    Si pasojë e përleshjes, dy nxënës kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

    Policia ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

    “Raportohet se janë rrahur në mes veti pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë – nxënës të shkollës së mesme. Si pasojë e kësaj lëndime kanë pësuar dy nxënës, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

    Burimi: Insajderi

  • Beating among five students in Kamenica, police detail

    Five high school students are involved in a physical clash in the village of Rogoqica in Kamenica.

    According to the 24-hour Kosovo Police report, the event took place on Thursday, November 12th, around 10:55.

    As a result of the struggle, two students have suffered injuries and have accepted medical treatment.

    Police have announced that there are no persons arrested so far, while the case is being investigated.

    Kosovo males suspected of high school students reportedly being beaten between five and five. As a result of this injury, there have been two students who have accepted medical treatment, reports the Police report.

    Source Layer: Insander

  • LEX | Xhevat Krasniqi paraqitet në gjykatë, prokurori mungon pa e arsyetuar mungesën

    LEX | Xhevat Krasniqi paraqitet në gjykatë, prokurori mungon pa e arsyetuar mungesën

    LEX | Xhevat Krasniqi paraqitet në gjykatë, prokurori mungon pa e arsyetuar mungesën

    Ish-profesori i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi, është paraqitur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku ishte paraparë të mbahej seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj tij për veprën penale “Ngacmimi seksual”, raporton Gazeta Sinjali.

    Krasniqi mbërriti në sallën e gjykimit, ndërsa prokurori i shtetit nuk u paraqit. Ai ishte ftuar me ftesë të rregullt dhe deri në kohën e caktuar për seancën nuk e kishte arsyetuar mungesën.

    Seanca ishte ricaktuar për sot, 13 nëntor, në orën 09:30. Shqyrtimi gjyqësor ishte paraparë të niste rreth dy muaj më parë, por nëntë seancat e planifikuara në bllok ishin shtyrë njëra pas tjetrës.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj Krasniqit më 11 prill 2025, pas denoncimit të 27 studenteve të Fakultetit të Mjekësisë. Në aktakuzë përshkruhen deklaratat e katër studenteve që në këtë rast figurojnë si të dëmtuara dhe dëshmitare. Sipas Prokurorisë, deklaratat e tyre përputhen dhe janë ndër provat mbi të cilat mbështetet akuza.

    “M’ke thonë ‘ko me t’bo masazh’”, kishte deklaruar njëra nga studentet, duke treguar se çfarë pretendon se i kishte thënë ish-profesori.

    Krasniqi ishte deklaruar i pafajshëm në shqyrtimin fillestar, më 1 korrik 2025. Universiteti i Prishtinës e kishte pezulluar nga puna në vitin 2024, pas rekomandimit të Këshillit të Etikës.

    Xhevat Krasniqi prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LEX ʹJeva Krasniqi presented to court, prosecutor absent without justification

    The former professor of the Faculty of Medicine at the University of Pristina, Xhevat Krasniqi, has appeared today at the Constitutional Court in Pristina, where it was prior to holding the trial hearing against him for his criminal work, sexual harassment, the Signal newspaper, reports.

    Krasniqi arrived in the courtroom, while the state prosecutor did not appear. He had been invited with a regular invitation, and until the appointed time for the session, he had not justified the absence.

    The session was renamed for today, November 13th, at 09:30. The trial was meant to begin about two months ago, but the nine sessions planned in the bloc were postponed one after another.

    The Constitutional Prosecutor in Pristina filed charges against Krasniqi on April 11th 2025, following the denouncing of 27 students at the Faculty of Medicine. The indictment describes statements by four students who in this case prove to be damaged and witness. According to the prosecution, their statements are consistent and are among the evidence on which the prosecution is based.

    If one of the students said anything about what the former professor said.

    Krasniqi was declared innocent in the initial review, July 1st 2025. Pristina University had suspended him from work in 2017, following the Council of Ethics’ recommendation.

    Xhevat Krasniqi is declared innocent until his guiltyness is proven by the act of formal form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal