Category: Lajme

  • Ndërprerje globale në shërbimet e Microsoft-it, Outlook, Teams dhe Copilot përballen me probleme

    Ndërprerje globale në shërbimet e Microsoft-it, Outlook, Teams dhe Copilot përballen me probleme

    Ndërprerje globale në shërbimet e Microsoft-it, Outlook, Teams dhe Copilot përballen me probleme

    Shërbimet e Microsoft-it, përfshirë platformën e njohur të email-it Outlook, po përballen me probleme të shumta në shkallë globale, duke pamundësuar qasjen e përdoruesve në disa prej shërbimeve më të rëndësishme të kompanisë.

    Vetë Microsoft-i ka konfirmuar problemet përmes profileve të saj në rrjetet sociale, pas raportimeve të shumta nga përdoruesit për ndërprerje të shërbimeve.

    Kompania ka bërë të ditur se po heton shkakun e problemeve, të cilat mund të ndikojnë në lidhjen me shërbimet e Microsoft 365 në të gjitha rajonet gjeografike.

    “Ndërsa punojmë për të zbutur ndikimin, mund të konfirmojmë se ky problem mund të ndikojë në lidhjen me shërbimet e Microsoft 365 për përdoruesit në çdo zonë gjeografike. Po hetojmë raportet e përdoruesve që kanë probleme me qasjen në kutitë e tyre postare të Exchange Online përmes metodave të ndryshme të lidhjes në Amerikë”, ka njoftuar kompania.

    Sipas Microsoft-it, një pjesë e infrastrukturës së saj po përjeton ngarkesë të lartë në disa rajone, gjë që mund të shkaktojë gabime në lidhje.

    Problemet nuk kufizohen vetëm te Outlook-u. Edhe shërbime të tjera të Microsoft 365, përfshirë Teams dhe Copilot, po raportohen me keqfunksionime.

    Si pasojë, përdoruesit po përballen me vështirësi në dërgimin dhe pranimin e email-eve, por edhe në qasjen në shërbimet dhe mjetet e tjera profesionale të kompanisë.

    Microsoft-i ka bërë të ditur se po vazhdon hetimet për të identifikuar problemin dhe për të rikthyer funksionimin normal të shërbimeve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ligji për Specialen në Kuvend: PDK-ja kërkon rimiratim, VV-ja propozon nisje nga zero

    Ligji për Specialen në Kuvend: PDK-ja kërkon rimiratim, VV-ja propozon nisje nga zero

    Kuvendi i Kosovës pritet të shqyrtojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, pasi presidentja Justina Shiroka-Pula e kishte kthyer atë për rishqyrtim më 22 tetor.

    Për ta rimiratuar ligjin dhe për ta rrëzuar veton e presidentes, nevojiten së paku 61 vota të deputetëve, në përputhje me nenin 80 të Kushtetutës. Nëse ligji nuk i siguron këto vota, ndryshimet duhet të ndiqen përmes një nisme të re ligjore.

    Çështja është proceduar drejt seancës plenare pas shqyrtimit në Komisionin për Legjislacion, më 12 nëntor, ku përfaqësuesit e partive politike shprehën qëndrime të ndryshme për hapat e mëtejmë.

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se partia e saj është pajtuar me shumicën parlamentare që ligji të votohet në formën në të cilën është miratuar më 6 tetor, ndërsa ndryshimet të trajtohen përmes një procesi të ri ligjvënës.

    Ndërkaq, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar mbështetjen e deputetëve për rimiratimin e ligjit. Ajo është zotuar se partia do të nisë procedurën për një nismë të re ligjore të hënën dhe se brenda dy javësh do të propozojë ndryshimet.

    “Kërkoj që ta miratohet ligji sot dhe menjëherë të hënën të fillojmë procedurën e amendamentimit. Këtij procesi për të treguar seriozitet t’i japim dy javë kohë. Zotohem publikisht që të hënën do të sjellim nismën e re ligjore dhe brenda dy javësh do të bëjmë ndryshimet e Ligjit në fjalë”, ka deklaruar Çitaku.

    Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin për Legjislacion, Adnan Rrustemi dhe Vigan Qorolli, u shprehën në favor të nisjes së një procesi të ri ligjvënës.

    Megjithatë, Vetëvendosje ka deklaruar se do ta votojë sërish tekstin aktual, nëse ai procedohet për votim.

    Rrustemi tha se një nismë e re do të mundësonte adresimin e shqetësimeve që vetë PDK-ja kishte ngritur për përmbajtjen e ligjit, ndërsa Qorolli e cilësoi nismën e miratuar më 6 tetor si të ngutshme dhe juridikisht të pamjaftueshme.

    “Do ta përsërisim sa herë që të jetë e nevojshme. Kjo iniciativë ka qenë e ngutshme, juridikisht e pamjaftueshme dhe pa ndonjë vlerë të mirëfilltë”, ka thënë Qorolli.

    Për çështjen ka folur edhe ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu. Duke komentuar zhvillimet në emisionin “Five” në TV Dukagjini, ai ka thënë se ligji i kthyer nga presidentja nuk mund të ndryshohet përmes amendamenteve në këtë fazë, por duhet të nisë një proces i ri ligjvënës nëse synohet ndryshimi i përmbajtjes së tij.

    Sipas Kryeziut, Kuvendi mund ta rimiratojë tekstin aktual me së paku 61 vota, pa pasur nevojë për nënshkrimin e presidentes.

    “Këto situata që ne po i shikojmë, për mua janë paprecedent dhe nuk kanë ndonjë filozofi kështu të qartë procedurale ose kushtetuese. Ligji ose duhet të amandamentohet dhe të fillojë nga zero. Ose duhet të kalojë, t’i kthehet me 61 vota dhe të hyjë në fuqi pa u nënshkruar nga presidenti”, ka deklaruar ai.

    Kryeziu ka vlerësuar gjithashtu se presidentja duhet ta ushtrojë në mënyrë të pavarur kompetencën për kthimin e ligjeve, duke theksuar se Kushtetuta parasheh dy arsye për një veprim të tillë: cenimin e rendit juridik dhe kushtetues ose cenimin e të drejtave dhe lirive të komuniteteve joshumicë.

    Ndërkohë, votimi i mundshëm i ligjit është kundërshtuar nga Bashkimi Evropian dhe disa ambasada të vendeve aleate të Kosovës.

    Zyra e BE-së në Kosovë ka paralajmëruar se ndryshimet ngrenë shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të vendit, sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, si dhe kushtetutshmërinë e tyre. BE-ja ka bërë thirrje për konsultime paraprake para çdo miratimi të ligjit.

    Ambasada Gjermane ka deklaruar se pajtohet plotësisht me shqetësimet e BE-së, ndërsa Ambasada e Italisë ka vlerësuar se ndryshimet nuk do t’u shërbejnë as interesave të Kosovës dhe as interesave të personave të dënuar së fundmi nga Dhomat e Specializuara.

    Edhe Ambasada e Britanisë së Madhe ka inkurajuar Kuvendin që të mos nxitojë me këtë proces dhe të zhvillojë konsultime të mëtejshme me BE-në dhe aleatët ndërkombëtarë. Sipas saj, ndryshimet e propozuara nuk do t’i shërbejnë interesave thelbësore të Kosovës dhe mund t’i dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

    Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara u miratuan më 6 tetor, me nismë të PDK-së, pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, më 16 shtator.

    Ato synojnë kufizimin e juridiksionit të Gjykatës Speciale kryesisht në veprat që lidhen drejtpërdrejt me pretendimet për trafikim organesh, ndryshimin e periudhës kohore që mbulon mandati i saj, kufizimin e territorit ku mund të trajtohen rastet, si dhe ndryshimin e dënimit maksimal në 15 vjet burgim. Ligji parasheh gjithashtu mundësinë e faljes presidenciale për personat e dënuar nga kjo gjykatë.

    Presidentja Shiroka-Pula e kishte kthyer ligjin në Kuvend më 22 tetor, pas kërkesës së vetë PDK-së për rishqyrtim. Ndërsa Kuvendi pritet ta trajtojë sot çështjen, mbetet të shihet nëse do të sigurohen 61 votat e nevojshme për rimiratimin e tij.

    Burimi: Dukagjini

  • Të dërguarit amerikanë thonë se bisedimet e ardhshme të paqes janë caktuar tashmë – japin detaje mbi takimin me Putinin

    Të dërguarit amerikanë thonë se bisedimet e ardhshme të paqes janë caktuar tashmë – japin detaje mbi takimin me Putinin

    Të dërguarit e Donald Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, folën pas takimit me Volodymyr Zelenskyn në Dublin.

    Kushner, dhëndri i Trump-it, e përshkroi bisedën me Zelenskyn si “shumë të mirë”, duke shtuar se ajo shërbeu si një “përmbledhje e dobishme e ngjarjeve të tre ditëve të fundit”.

    Kushner dhe Witkoff mbërritën në Dublin direkt nga Moska, pas bisedimeve me Vladimir Putinin.

    Siç kemi raportuar më herët, zhvillimi kryesor atje ishte dakordësia e Putinit që vendet evropiane të marrin pjesë në bisedimet e ardhshme të paqes.

    Para kësaj, të dërguarit amerikanë morën pjesë në bisedime trepalëshe paqeje në Abu Dabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Kushner e cilësoi finalizimin e shkëmbimit të të burgosurve si një “arritje shumë të rëndësishme”.

    Ai foli gjithashtu për bisedën me Putinin, duke thënë se presidenti rus është “të paktën i gatshëm” “ta provojë” mundësinë që kombet evropiane t’u bashkohen bisedimeve të paqes.

    “Njerëzit dëshirojnë që kjo luftë të marrë fund”, shtoi Kushner, duke theksuar se “potenciali i Ukrainës është i jashtëzakonshëm”.

    “Po bëhet përparim i konsiderueshëm”, shtoi Kushner, lidhur me garancitë e sigurisë për Ukrainën në rast se lufta përfundon.

    Megjithatë, ai nuk dha detaje të mëtejshme se çfarë nënkupton saktësisht kjo.

    E Steve Witkoff, i dërguari tjetër i Trump-it, shtoi: “Presidenti Trump është i vendosur të marrë drejtimin për t’i dhënë fund kësaj lufte”.

    Ai shtoi gjithashtu: “Kemi planifikuar një takim tjetër”. /Telegrafi/

  • Pamje nga SHBA: Anija e madhe përplaset me urën, ndërpritet qarkullimi i automjeteve

    Pamje nga SHBA: Anija e madhe përplaset me urën, ndërpritet qarkullimi i automjeteve

    Pamje nga SHBA: Anija e madhe përplaset me urën, ndërpritet qarkullimi i automjeteve

    Një anije mallrash është përplasur të enjten me urën Tacony-Palmyra, e cila kalon mbi lumin Delaware në Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut mes New Jersey-t dhe Filadelfias.

    Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa përplasja bëri që ura të mos mund të mbyllej për një periudhë kohore.

    Ura me gjatësi 1.115 metra u rihap të enjten në mbrëmje, por njëra korsi e trafikut mbeti e mbyllur. Incidenti shkaktoi gjithashtu ngarkesë të konsiderueshme të trafikut në anën e Filadelfias.

    Roja Bregdetare e SHBA-së bëri të ditur se anija Strategic Alliance, 180 metra e gjatë dhe që lundron nën flamurin e Singaporit, është ankoruar pranë një objekti të kompanisë “Kinder Morgan” në Bristol, ku po i nënshtrohet inspektimit.

    Sipas autoriteteve, ura e lëvizshme ishte ngritur për të lejuar kalimin e anijeve kur ndodhi përplasja, rreth orës 13:15. Ajo mbeti e hapur edhe pasi anija përfundoi kalimin, pasi ishte planifikuar të kalonte edhe një anije tjetër.

    Ura Tacony-Palmyra është pjesë e rrugës “Route 73” dhe lidh qytetin Palmyra me lagjen Tacony në verilindje të Filadelfias. Ajo ka tri korsi dhe, sipas vlerësimeve për vitin 2025, përmes saj kalojnë deri në 76 mijë e 200 automjete në ditë.

    E hapur në vitin 1929, ura është me pagesë dhe, sipas të dhënave të vitit 2026 nga Inventari Kombëtar i Urave i Administratës Federale të Autostradave, vlerësohet të jetë në gjendje të kënaqshme. Ndërsa sipërfaqja rrugore është vlerësuar si e mirë, nënstruktura dhe superstruktura kanë marrë vlerësimin “e kënaqshme”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • U.S. Image: Large ship crashes into bridge, vehicle flow shuts down

    A cargo ship crashed on Thursday with the Tacony-Palmyra Bridge, which crosses over the Delaware River in the United States, causing traffic disruptions between New Jersey and Philadelphia.

    The incident does not report injured persons as the crash caused the bridge to be closed over a period of time.

    The 1,115m-long bridge reopened Thursday evening, but one lane of traffic remained closed. The incident also triggered considerable traffic burden on Philadelphia’s side.

    The US Coast Guard announced that the 180m-long Strategic Alliance ship, which sails under the flag of Singapore, is anchored next to an object of the company ınder Morganı in Bristol, where it is undergoing inspection.

    According to authorities, the mobile bridge was set up to allow ships to pass when the crash occurred about 13:15. It remained open after the crossing was completed, as another ship was scheduled to cross.

    The Tacony-Pammyra Bridge is part of Route 7350 and connects the town of Palmyra to the Tacony district in northeast Philadelphia. It has three lanes, and according to estimates for 2025, there are up to 76 thousand and 200 vehicles per day.

    Opened in 1929, the bridge is paid, and according to 2026 data from the National Inventor of the Federal Highway Administration, it is estimated to be in a satisfying condition. While the street area has been assessed as good, substructurals and superstructures have received a satisfactory assessment.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Samsung dhe Apple po zhvillojnë versione më të mëdha të telefonave të palosshëm

    Samsung dhe Apple po zhvillojnë versione më të mëdha të telefonave të palosshëm

    Samsung dhe Apple thuhet se po punojnë për zhvillimin e versioneve më të mëdha të telefonave të tyre të palosshëm, të cilat mund të prezantohen gjatë vitit 2027.

    Sipas një raportimi të ri, të dyja kompanitë po shqyrtojnë pajisje më të mëdha se modelet aktuale Galaxy Z Fold8 dhe iPhone Duo, transmeton Telegrafi.

    Nëse këto plane realizohen, në treg mund të përballen Galaxy Z Fold9 Plus dhe iPhone Duo 2 Plus, emërtime që për momentin mbeten vetëm hipotetike.

    Një zhvillim i tillë nuk do të ishte i papritur, duke pasur parasysh se Samsung Display mund të jetë duke zhvilluar ekrane më të mëdha të palosshme për Samsung Electronics. Në të njëjtën kohë, teknologjia mund t’i ofrohet edhe Apple, ose anasjelltas.

    Megjithatë, informacioni vjen nga një burim i vetëm në platformën X dhe ende nuk është konfirmuar nga asnjëra prej kompanive. Për këtë arsye, raportimi duhet marrë me rezervë, pasi nuk përjashtohet mundësia që pretendimet të mos jenë të sakta.

    Një prej pikëpyetjeve kryesore lidhet edhe me përdorshmërinë e këtyre pajisjeve. Nëse versionet Plus ruajnë të njëjtin raport të përmasave si Galaxy Z Fold8 dhe iPhone Duo, ekranet e jashtme mund të bëhen aq të gjera sa përdorimi i tyre me një dorë të jetë mjaft i vështirë.

    Për momentin nuk ka detaje të tjera për planet e mundshme të Samsungut dhe Apple, ndërsa mbetet të shihet nëse këto pajisje do të kalojnë nga faza e zhvillimit në produkte konkrete. /Telegrafi/

  • Samsung and Apple are developing larger versions of folded phones

    Samsung and Apple are said to be working on the development of larger versions of their folded phones, which can be introduced during 2017.

    According to a new report, the two companies are looking at equipment larger than current Galaxy Z Folld8 models and iPhone Duo broadcast Telegraphy.

    If these plans are realized, Galaxy Z can face the market. Fold9 Plus and iPhone Duo 2 Plus, names that remain only hypothetical at the moment.

    Such a development would not be surprising, given that Samsung Display may be developing larger folded screens for Samsung Electronics. At the same time, technology can also be offered Apple, or vice versa.

    However, the information comes from a single source on the X platform and has not yet been confirmed by either company. For this reason, reporting should be taken in reserve, since it is not ruled out for claims to be incorrect.

    One of the main questions also relates to the use of these devices. If versions Plus hold the same size ratio as Galaxy Z Fod8 and iPhone Duo, external screens can become as broad as using them with one hand is very difficult.

    At the moment, there are no other details about the potential plans of Samsung and Apple, while it remains to be seen whether these devices will go from stage of development to concrete products. /Telegraphy/

  • Moti në Shqipëri, reshje shiu e shtrëngata

    Moti në Shqipëri, reshje shiu e shtrëngata

    Shqipëria të premten pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

    Reshjet e shiut pritet të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët, në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

    Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 10m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 25m/s

    Valëzimi në dete me forcë 4-6 ballë.

    Weather in Albania, heavy rainfall

  • Weather in Albania, heavy rainfall

    Weather in Albania, heavy rainfall

    Albania is expected Friday to be affected by unstable weather conditions.

    Military Meteorological Service suggests that the weather is forecast by moderate to dense clouds.

    Rain clouds are expected to be present in the early 24 hours of low-intensity rainfall, in the northwest area of the storm-like rainfall, accompanied by electrical slides.

    The wind is designed to blow in main direction from the south Quadrat at an average speed of 10m/s, along the coastline and wind valleys at speeds up to 25m/s

    Waves in the seas with 4-6 eyes.

    Weather in Albania, heavy rainfall

  • Sulm masiv me dronë në Rusi, Ukraina godet rafinerinë e madhe të naftës dhe objektiva industriale

    Sulm masiv me dronë në Rusi, Ukraina godet rafinerinë e madhe të naftës dhe objektiva industriale

    Sulm masiv me dronë në Rusi, Ukraina godet rafinerinë e madhe të naftës dhe objektiva industriale

    Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një sulm masiv me dronë ndaj disa objektivave në territorin rus, duke goditur një nga rafineritë më të mëdha të naftës në vend, në qytetin e Volgogradit, si dhe një objekt prodhimi në Rostov-mbi-Don.

    Sulmi ndodhi gjatë natës, vetëm një ditë pas bisedimeve trepalëshe për paqen në Abu Dabi. Sipas raportimit të The Kyiv Independent, Ukraina po vazhdon fushatën e saj kundër infrastrukturës që furnizon ushtrinë ruse dhe siguron të ardhura për Moskën nga sektori energjetik.

    Kanalet ukrainase të monitorimit “Exilenova+” dhe “Supernova+” raportuan për shpërthime dhe zjarr në rafinerinë “Lukoil-Volgogradneftepererabotka”, një prej objekteve më të mëdha të përpunimit të naftës në Rusi, me kapacitet vjetor prej 15 milionë tonësh naftë bruto.

    Pamjet e publikuara nga dëshmitarët tregojnë flakë të mëdha që ndriçojnë qiellin e natës mbi rafineri, ndërsa dëgjohen edhe sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.

    Guvernatori i rajonit të Volgogradit, Andrey Bocharov, konfirmoi se qyteti ishte përballur me një sulm “masiv”, duke bërë të ditur se zjarre kishin shpërthyer në zonën industriale jugore.

    Ndërkohë, edhe qyteti Rostov-mbi-Don është vënë në shënjestër të dronëve ukrainas. Guvernatori i rajonit të Rostovit, Yuri Slyusar, njoftoi se sulmet shkaktuan zjarre në një objekt prodhimi dhe në një magazinë. Mbetjet e dronëve të rrëzuar dëmtuan gjithashtu një ndërtesë banimi.

    Rafineria e Volgogradit, në pronësi të kompanisë “Lukoil”, ndodhet rreth 400 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Ky objekt ishte goditur edhe më parë nga forcat ukrainase, më 2 tetor.

    Sulmet ndaj infrastrukturës ruse po vazhdojnë edhe në rajone të tjera. Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës konfirmuan se më 11 nëntor kishin goditur rafinerinë e naftës në Omsk, që konsiderohet objekti më i madh i këtij lloji në Rusi.

    Ndërkohë, gjatë natës së 13 nëntorit, dhjetëra dronë ukrainas vunë në shënjestër edhe Moskën, duke shkaktuar ndërprerje të fluturimeve në disa aeroporte të mëdha të rajonit, sipas zyrtarëve rusë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali