Category: Lajme

  • Putin agrees that Europe be included in talks on Ukraine, Witkoff: They’ll attend the next meeting

    The US envoy, Steve Witkoff, has declared that Russian President Vladimir Putin has agreed that European representatives will participate in the next round of talks to end the war in Ukraine.

    After meeting Putin in the Kremlin, Witkoff has announced that Europe will be part of future discussions, naming this an important moment.

    The Europeans will join the next meeting, which we consider a very important moment, as they are our partners and it is essential for us to be present, Witkoff has declared Russian state television.

    Jared Kouchner, who told Putin that he had noticed a big change on the European side and expressed confidence that its involvement would not hinder the progress of negotiations.

    On the other hand, Putin claimed Russia has not been against dialogue with Europe, but that, according to him, European countries are the ones that cut off communication with Moscow.

    We would like you gentlemen, and the American administration as a whole, to work with your European allies, so they can finally decide what they want: peace or war in Ukraine, the Russian president was quoted as saying.

    Putin warned, however, that sending European troops to Ukraine after a peace agreement would lead to the immediate resumption of war, as Moscow would consider this a threat to its security.

    According to Sky News, it is still unknown who will represent Europe in the next round of talks, while neither the time nor the location of the meeting have been disclosed.

    Meanwhile, the US and Ukrainian President Volodymyr Zelensky are demanding that Europe appoint a single representative for negotiations with Moscow.

    After the meeting at the Kremlin, Witkoff and Kouchner are expected to travel to Dublin, where they will inform the Ukrainian leader of talks with Putin.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kreu i FFK-së për Dalipin: Ndjenjë e veçantë që zgjodhi fanelën dardane

    Kreu i FFK-së për Dalipin: Ndjenjë e veçantë që zgjodhi fanelën dardane

    Kreu i FFK-së për Dalipin: Ndjenjë e veçantë që zgjodhi fanelën dardane

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur në Prishtinë prurjen e re të Kombëtares, Lutfi Dalipi.

    Futbollisti me origjinë nga Presheva dhe i lindur në Zvicër ka vendosur që ta veshë fanelën dardane, duke refuzuar kombëtare të tjera.

    Për këtë, kreu i FFK-së është shprehur i lumtur me zgjedhjen e mesfushorit që luan te Vaduzi në Zvicër.

    “Sonte, në aeroportin “Adem Jashari”, pata kënaqësinë ta mirëpres mesfushorin e talentuar me origjinë nga Lugina e Preshevës, Lutfi Dalipi, i cili ka vendosur që në të ardhmen ta përfaqësojë me krenari Kombëtaren e Kosovës. Është ndjenjë e veçantë kur futbollistë të talentuar, që kanë perspektivë të madhe, zgjedhin t’i besojnë projektit tonë dhe të veshin fanellën dardane.”, ka shkruar Ademi.

    Ai ka thënë se Lutfi Dalipi po kalon një sezon shumë të mirë me Vaduzin, ku aktivizohet si i huazuar nga Young Boys.

    Sipas Ademit, vendimi i tij për t’iu bashkuar Kosovës është një vlerë e shtuar për të ardhmen e Kombëtares së Kosovës.

    “E falënderoj Lutfiun për besimin dhe zgjedhjen e bërë, ndërsa një falënderim i veçantë shkon për prindërit e tij, të cilët e kanë rritur me dashuri dhe krenari për rrënjët e tij dhe Kosovën.”, ka shkruar Ademi. /Klankosova.tv

  • Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës

    Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës

    Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës

    Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga dronët ukrainas, kanë konfirmuar zyrtarët finlandezë, ndonëse ende dihen pak detaje për sulmin.

    Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka bërë të ditur se shënjestër e sulmit ishte anija ruse “Naro-Fominsk”, në kuadër të një operacioni më të gjerë me dronë kundër depos ruse të eksportit të naftës në Ust-Luga, në bregdetin e Detit Baltik.

    Ky sulm, që besohet të jetë hera e parë që dronët ukrainas godasin një anije ruse në një zonë të Detit Baltik të hapur për trafikun detar civil, ka ngritur pikëpyetje mbi mundësinë e zgjerimit të operacioneve ukrainase në këtë rajon.

    Finlanda, një nga aleatët më të afërt evropianë të Kievit, e ka cilësuar incidentin si pasojë të drejtpërdrejtë të luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës, transmeton klankosova.tv

    Megjithatë, ushtria finlandeze ka dhënë pak detaje për sulmin, i cili dyshohet se ka ndodhur në një pjesë të ngushtë të gjirit, në një distancë nga bregdeti finlandez.

    Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, ka këmbëngulur se situata në Detin Baltik mbetet stabile dhe e sigurt, duke theksuar se nuk ka asnjë kërcënim për trafikun detar.

    Ndërkohë, zyrtarët e mbrojtjes raportohet se i kanë tërhequr vëmendjen Kievit se Gjiri i Finlandës është një rrugë ujore relativisht e ngushtë, e përdorur nga cisternat e naftës dhe anijet civile, si dhe përmban kabllo nënujore të transmetimit të të dhënave.

    Ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Martin Herem, vendi i të cilit kufizohet me gjirin, i tha transmetuesit publik ERR se anija ishte goditur rreth orës 05:30 të mëngjesit të së mërkurës.

    “Ne e dimë se më pas nga anija është parë tym. Vetë anija u kthye në drejtim të Shën Petersburgut”, deklaroi ai, pa dhënë detaje se si ishte kryer sulmi.

    Sipas BBC, deri më tani, nuk dihet shkalla e dëmeve apo nëse ka pasur viktima në mesin e ekuipazhit të anijes luftarake ruse. Moska rrallëherë publikon detaje të tilla.

  • Bashkëpunimi LVV-PDK, Çollaku: I imponuar për shkak të procesit të Apelit në Hagë (VIDEO)

    Bashkëpunimi LVV-PDK, Çollaku: I imponuar për shkak të procesit të Apelit në Hagë (VIDEO)

    Bashkëpunimi LVV-PDK, Çollaku: I imponuar për shkak të procesit të Apelit në Hagë (VIDEO)

    Opinionisti Bekim Çollaku, ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, është i imponuar nga zhvillimet që lidhen me procesin gjyqësor në Hagë, konkretisht fazën e Apelit.

    Në Rubikon të Klan Kosova, Çollaku tha se kjo situatë po e kufizon PDK-në në ushtrimin e rolit opozitar dhe në përballjen e drejtpërdrejtë me partinë në pushtet.

    “Ky është një bashkëpunim i imponuar për shkak të asaj kauze. Në këtë aspekt nuk dua ta amnistoj PDK-në, por dua ta qartësojë për opinionin publik. PDK-ja nuk mund ta atakojë drejtpërdrejt, duke bërë opozitë ndaj partisë në pushtet, dhe në të njëjtën kohë të gjejë format e kanalet të bashkëpunojë me të për të adresuar problemet që, për mendimin tim, janë çështje nacionale, nuk janë çështje partiake”.

    “Prandaj, së paku derisa të përfundojë faza e Apelit në Hagë, PDK-ja në njëfarë forme do të jetë e kufizuar”, u shpreh ai.

    Çollaku tha se këtë kufizim e ka vërejtur edhe në gjuhën e përdorur gjatë interpelancës së një dite më parë. /Klankosova.tv

  • Turizmi në Shqipëri merr ‘goditje’ në tetor, ministri Gonxhja: Bien me 68% rezervimet për vitin 2027

    Turizmi në Shqipëri merr ‘goditje’ në tetor, ministri Gonxhja: Bien me 68% rezervimet për vitin 2027

    “Tetori nuk na solli lajme të mira me situatën e ngjarjeve në Tiranë”

    Muaji tetor ka shënuar një kthesë negative për turizmin në Shqipëri, me rënie të numrit të vizitorëve të huaj dhe një ulje të ndjeshme të rezervimeve për vitin e ardhshëm.

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i ftuar këtë të enjte, më 12 nëntor, në emisionin “Aldo Morning Show”, bëri të ditur se hyrjet e shtetasve të huaj në vend gjatë tetorit kanë rënë me rreth 18%, ndërsa rezervimet për vitin 2027 janë ulur me rreth 68%.

    Sipas ministrit, tetori është muaji i parë dhe i vetëm i këtij viti që ka regjistruar rënie, pas një periudhe më të suksesshme turistike. Gonxhja e lidhi këtë situatë edhe me ngjarjet e ndodhura në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që ato mund të kenë në perceptimin e turistëve të huaj për Shqipërinë.

    “Problemi i turizmit sot është që neve tetori nuk na solli lajme të mira me situatën e ngjarjeve në Tiranë dhe ka një rënie rreth 18% të gjithë volumit të hyrjeve të shtetasve të huaj vizitorë në Shqipëri për muajin tetor. Është muaji i vetëm dhe i parë i vitit që ne kemi këtë rënie, kemi qenë gjithmonë në ngritje. Nuk di sa do na komprometojë vitin ky muaj, por është një rënie e konsiderueshme. Kemi një rënie rreth 68% tashmë të rezervimeve, të konfirmimit dhe të rezervimeve për vitin 2027.”

    Ministri paralajmëroi që të tregohet kujdes, në mënyrë që të mos dëmtojë një sektor që ka peshë të konsiderueshme në ekonominë shqiptare.

    “Kjo na ka bërë të reflektojmë një çikë edhe për pjesën e ndërhyrjes që u bë në TVSH-në e turizmit. Unë do të doja këtë moment për t’u thënë të gjithëve që të gjitha qëllimet që kemi, aq më tepër në qoftë se ato janë të mira, duhet të gjejmë rrugët me sa më pak dëm për vendin dhe për ekonominë dhe sidomos për turizmin që zë gati 30% të volumit të prodhimit të brendshëm bruto të ekonomisë shqiptare. Të mos bëjmë dëme të cilat do na kushtojnë të gjithëve edhe do i kushtojnë buxhetit, dhe gjithë këto fjalë të mira që thamë përpara për buxhetin, vitin që vjen mund të jemi duke i rikonsideruar për shkak të rënies së turizmit.”/Tv Klan

  • Haxhimusa: Politikanët po e keqpërdorin durimin e qytetarëve për ndërprerjet e rrymës

    Haxhimusa: Politikanët po e keqpërdorin durimin e qytetarëve për ndërprerjet e rrymës

    Eksperti i energjisë, Adhurim Haxhimusa, ka kritikuar mënyrën se si po menaxhohet sektori i energjisë në Kosovë, duke thënë se mungesa e kapaciteteve institucionale dhe njerëzore po pamundëson analizimin dhe planifikimin e duhur të vendimeve në këtë sektor.

    Duke folur në Debat Plus, Haxhimusa ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë treguar vazhdimisht mirëkuptim ndaj shtetit, edhe në rastet kur përballen me ndërprerje të energjisë elektrike, por sipas tij, këtë durim politikanët po e keqpërdorin.

    “Populli i Kosovës është shumë i durueshëm, e mirëkupton shtetin e vet. Edhe prandaj pranon me iu ndalë energjia elektrike vend e pa vend. E këtë pikërisht politikanët e Kosovës e keqpërdorin më së shumti. Se e dinë që qytetarët e Kosovës kanë derdhur gjak edhe e durojnë shtetin, e sakrifikojnë”, ka deklaruar ai.

    Haxhimusa ka thënë se nga politikanët nuk pret të kërkojnë sakrificë nga qytetarët, por të ofrojnë llogaridhënie dhe transparencë për vendimet që marrin, veçanërisht kur bëhet fjalë për blerjen e energjisë elektrike me çmime të larta.

    “Mua shumë më dhemb kur thonë për politikanët duhet sakrificë. Prej politikanit nuk pres sakrificë. Prej tij pres me ardhë me më thënë: Ne jemi duke blerë energji elektrike me çmimet më të larta, i kemi pasur dhjetë opsione, rreziqet, të mirat, krejt këto i kemi analizuar. Ky është shablloni që e kemi përdorur për evaluimin e këtyre opsioneve dhe ky është opsioni më i mirë i mundshëm”, ka thënë Haxhimusa.

    Ai ka vlerësuar se institucionet nuk po arrijnë të zhvillojnë analiza të tilla për shkak të mungesës së kapaciteteve institucionale, njerëzore dhe infrastrukturore.

    “Kjo punë nuk bëhet për shkak se nuk kemi kapacitete institucionale dhe njerëzore, infrastrukturore për të zhvilluar analiza të tilla. Edhe prandaj jemi ku jemi dhe pas katër vjetësh të njëjtën temë do të diskutojmë”, ka shtuar ai.

    Burimi: Dukagjini

  • Haxhimus: Politicians are misusing citizens’ patience for power cuts

    Energy expert Adorim Haxhimusa has criticised the way the energy sector in Kosovo is managed, saying that the lack of institutional and human capacities is unable to analyse and plan proper decisions in this sector.

    Speaking in Debat Plus, Haxhimusa has said Kosovo citizens have consistently shown understanding of the state, even in cases where they face power cuts, but according to him, this patience is being misused by politicians.

    Kosovo’s people are very patient, they understand their state. That’s why he’s willing to turn his power off. And that is precisely what Kosovo politicians abuse most. That they know Kosovo citizens have shed blood and endure the state, sacrifice it, he has declared.

    Haxhimusa has said that politicians do not expect to seek sacrifice from citizens, but to offer accountability and transparency to decisions they make, especially when it comes to buying high-priced electricity.

    It really hurts me when they say about politicians it takes sacrifice. A politician does not expect sacrifice. I expect from him to come and say: We’re buying electricity at higher prices, we’ve had ten options, risks, goods, we’ve all analyzed. This is the template we’ve used for the equivalent of these options and this is the best possible option, Haxhimusa said.

    He has estimated that institutions are failing to develop such tests due to lack of institutional, human and infrastructure capacities.

    This is not because we don’t have institutional and human capacities, infrastructure to develop such tests. That’s why we’re where we are, and after four years the same subject we’ll discuss, he added.

    Source Layer: Dukeagini

  • Mercedes-Benz po ndalon të gjitha investimet në fabrikat e saj gjermane

    Mercedes-Benz po ndalon të gjitha investimet në fabrikat e saj gjermane

    Prodhuesi i makinave premium Mercedes-Benz po ndalon të gjitha investimet në fabrikat e saj gjermane.

    Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prodhuesi po shqyrton edhe mbylljen e vendeve për të trajtuar koston e lartë të prodhimit të makinave në vend, sipas një memoje për punëtorët të parë nga Reuters të enjten.

    Ky veprim shënon përshkallëzimin më të fundit të krizës së sektorit të automobilave në Gjermani, e cila tashmë ka shkaktuar ristrukturimin më të madh ndonjëherë në Volkswagen dhe po kërcënon dhjetëra mijëra vende pune në industrinë më të rëndësishme të vendit.

    Në një shenjë se sa shpejt po përhapet kriza në të gjithë zinxhirin e furnizimit, Schaeffler tha javën e kaluar se do të shkurtojë 3,460 vende pune dhe do të mbyllë pesë vende në Evropë, katër prej tyre në Gjermani, duke përmendur kërkesën e dobët për automjete me motor me djegie të brendshme.

    Mercedes vendosi të pezullojë investimet sepse nuk mund të bjerë dakord me këshillin e saj të punës dhe përfaqësuesit e sindikatave për uljen e kostos së punës, sipas një interviste me anëtarët e bordit ekzekutiv të ndarë në intranetin e kompanisë.

    Shefi i prodhimit të Mercedes, Michael Schiebe, tha se menaxhmenti kishte “vendosur së bashku të ndalonte të gjitha investimet e mëtejshme në vendet tona gjermane”. /Telegrafi/

  • Shqipëria godet sërish, Manaj realizon me kokë dhe dyfishon epërsinë

    Shqipëria godet sërish, Manaj realizon me kokë dhe dyfishon epërsinë

    Shqipëria ka gjetur edhe golin e dytë në përballjen ndaj Finlandës, falë sulmuesit Rey Manaj, i cili shënoi për 2-0.

    Në minutën e 50-të, sulmuesi lushnjar u tregua i saktë para portës kundërshtare, duke e dërguar topin në rrjetë me një goditje të bukur me kokë pas aksionit të kuqezinjve.

    Manaj rikthehet kështu te goli me fanellën e Kombëtares, duke e çuar rezultatin në 2-0 dhe duke i dhënë Shqipërisë një epërsi të rëndësishme në këtë përballje.

    Kujtojmë se golin e parë për kuqezinjtë e kishte shënuar Muçi në minutën e 35-të.

    Shqipëria vazhdon kështu të kontrollojë rezultatin ndaj Finlandës, në një ndeshje me rëndësi për objektivat e saj në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore

  • Albania strikes again, Manaj pulls off, doubles supremacy

    Albania has also found the second goal in confronting Finland, thanks to attackers Rey Manaj, who scored 2-0.

    In the 50th minute, the Lushnjar attacker was accurate in front of the opposing gate, sending the ball to the net with a beautiful blow with his head after the red tape.

    Manaj thus returns to the goal with the National Fantel, bringing the score to 2-0 and giving Albania a significant advantage in this confrontation.

    We remember that the first goal for the Reds had been scored by Muchi in the 35th minute.

    Albania continues to control the outcome of Finland in a match of importance to its goals in the League of Nations. /Telegraphy/

    Standings provided by Sofascore