Category: Lajme

  • Microsoft Outlook goditet nga një ndërprerje globale

    Microsoft Outlook goditet nga një ndërprerje globale

    Më shumë se 130 mijë raportime për probleme janë regjistruar në platformën Downdetector gjatë ndërprerjes së shërbimeve të Microsoft-it, e cila ka prekur përdoruesit e Outlook dhe Exchange Online në disa rajone të botës.

    Problemet kanë bërë që shumë përdorues të mos kenë mundësi të hapin Outlook-un, të dërgojnë apo pranojnë email-e, si dhe të mbajnë një lidhje të qëndrueshme me “kutitë e tyre postare”.

    Microsoft ka paralajmëruar se ndërprerja mund të prekë edhe shërbime të tjera, përfshirë Teams, SharePoint Online, Copilot 365 dhe Defender XDR.

    Kompania ka bërë të ditur se shkaku i problemeve lidhet me ngarkesën e lartë në infrastrukturën e saj në disa rajone, ndërsa hetimet për përcaktimin e plotë të shkakut janë ende në vazhdim.

    Për rikthimin e shërbimeve, Microsoft ka nisur rinisjen dhe riparimin e infrastrukturës së prekur, si dhe po shqyrton mundësinë e ridrejtimit të trafikut drejt infrastrukturave alternative.

    Ndërkohë, kompania nuk ka dhënë ende një afat të saktë se kur të gjitha shërbimet do të rikthehen plotësisht në funksion. /Telegrafi/

  • Pse nuk duhet t'i rritni fëmijët me ndëshkim fizik: Do të lini pasoja afatgjata te ta me rrahje

    Pse nuk duhet t’i rritni fëmijët me ndëshkim fizik: Do të lini pasoja afatgjata te ta me rrahje

    Ndëshkimi fizik i fëmijëve mund të sjellë bindje të menjëhershme, por nëpërmjet frikës, jo të të mësuarit, paralajmëron pediatria Isha Mannering. Hulumtimet e cituara nga New York Post lidhin rrahjen me shuplakë me sjellje më agresive tek fëmijët dhe dhunë në marrëdhëniet e mëvonshme.

    Shumë prindër ende përdorin shuplakën sepse e kanë përjetuar vetë si fëmijë dhe besojnë sinqerisht se është mënyra e duhur për ta mësuar ose mbrojtur fëmijën, tha pediatria dhe ekspertja e prindërimit Isha Mannering për New York Post

    “Ndërsa ato mund të sjellin bindje në moment, kjo arrihet përmes frikës, jo duke u mësuar fëmijëve aftësi më të thella që u nevojiten vërtet, si vetërregullimi ose gjykimi i shëndoshë”, tha ajo.

    Sipas një studimi , 15 përqind e prindërve ende besojnë se rrahjet janë të nevojshme në rritjen e fëmijëve. Për shumë prej tyre është një zakon i trashëguar, ndërsa për të tjerë është pasojë e stresit, izolimit dhe mungesës së alternativave praktike.

    “Ata prindër nuk po zgjedhin domosdoshmërisht midis prindërimit të mirë dhe të keq. Ata po zgjedhin midis mjeteve të njohura dhe të panjohura nën stres”, shpjegoi Mannering.

    Mannering thotë se shumë prindër ngatërrojnë heshtjen dhe bindjen e lindur nga frika me suksesin afatgjatë të prindërimit. Një fëmijë që ndalon një sjellje sepse ka frikë mund të mësojë si ta shmangë ndëshkimin, por jo pse e bëri gabim, si ta rregullojë dhe çfarë të bëjë ndryshe herën tjetër.

    Një studim i vitit 2021 zbuloi se fëmijët që ishin rrahur në moshën tre vjeç kishin më shumë gjasa të përfshiheshin në sjellje të dhunshme dhe problematike në moshën pesë vjeç, duke përfshirë shkatërrimin e sendeve të tyre, mizorinë ndaj bashkëmoshatarëve dhe të rriturve, si dhe sulmet fizike ndaj të tjerëve.

    “Masat disiplinore fizike mund ta normalizojnë forcën si përgjigje ndaj frustrimit ose konfliktit”, paralajmëroi Mannering.

    Një studim i vitit 2017 zbuloi se fëmijët që rrihen me shuplakë kanë më shumë gjasa të përfshihen në dhunë kundër partnerëve të tyre më vonë në jetë. Për këtë dhe arsye të tjera, Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e kanë kundërshtuar qartë rrahjen me shuplakë.

    Sipas Mannering, rrahja mund të lërë edhe pasoja emocionale afatgjata, duke përfshirë lidhje të pasigurta, të cilat më vonë mund të çojnë në probleme në marrëdhëniet romantike dhe tërheqje në vetmi.

    “Lidhja e sigurt zhvillohet kur një fëmijë e percepton prindin si një burim të besueshëm sigurie, rehatie dhe qetësie. Kur i njëjti person është gjithashtu një burim frike ose dhimbjeje, ndjenja e sigurisë bëhet më komplekse, madje edhe në një marrëdhënie dashurie”, tha ajo.

    Ajo iu referua një studimi të vitit 2020 i cili zbuloi se ndëshkimi trupor dëmton lidhjen prind-fëmijë dhe i cili rekomandon në mënyrë specifike mënyra jo të dhunshme për korrigjimin e sjelljes. Një rishikim i vitit 2021 tregoi se ndëshkimi trupor shoqërohej vazhdimisht me një rritje të problemeve të sjelljes me kalimin e kohës, pavarësisht nëse prindërit përdornin edhe metoda prindërore “pozitive”. I njëjti hulumtim tregoi gjithashtu se prindërit që i ndëshkonin fizikisht fëmijët e tyre u bënë gjithnjë e më të dhunshëm dhe të paparashikueshëm me kalimin e kohës.

    Sipas të dhënave të cituara nga New York Post, të paktën 69 shtete e kanë ndaluar plotësisht me ligj ndëshkimin fizik të fëmijëve. Në Shtetet e Bashkuara, shuplaka ka qenë e ligjshme në të 50 shtetet që nga viti 2024, dhe 15 shtete lejojnë ndëshkimin fizik në shkolla.

    Megjithatë, Mannering beson se kjo praktikë është në rënie, pasi i kushtohet më shumë vëmendje shëndetit emocional.

    “Gjithnjë e më shumë prindër po pyesin: ‘Çfarë po i mëson kjo fëmijës tim në planin afatgjatë?’ në vend që thjesht të pyesin: ‘A e ndaloi kjo sjelljen?’”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

  • Banesat në Shkup mbi 3 mijë euro për m², bie për 14% numri i blerjeve

    Banesat në Shkup mbi 3 mijë euro për m², bie për 14% numri i blerjeve

    Blerja e një banese po bëhet gjithnjë e më e vështirë për qytetarët. Në disa lagje të Shkupit, çmimi për metër katror ka kaluar 3.000 euro, ndërsa të ardhurat e qytetarëve mbeten larg këtyre çmimeve. Për shumë familje edhe marrja e një banese me qira është bërë barrë e madhe për buxhetin familjar. Ka rënë dukshëm edhe interesimi për t’i blerë banesat. Agjentët e shitjes thonë se kjo vjen si pasojë e politikave të dobëta shtetërore për banimin.

    ”Situata aktuale në vend, sa i përket çështjes së banimit, nuk është aspak e mirë. Nëse më pyesni se nga vjen kjo situatë, duhet të them se këtu kemi shumë më tepër tregues. Por, pyetja kryesore që duhet shtruar është: A ka shteti një politikë aktive të banimit? Për fat të keq, përgjigjja ime është se shteti nuk ka një politikë aktive të banimit”, deklaroi Marjan Dimitriev, Drejtor i “B2realstate”.

    Qytetarët thonë se me rrogat aktuale nuk paguhen qiratë, e lërë më të blihet një banesë e re.

    “Shtrenjtë janë, jo me rrogën tonë jo.00:18 00:23 shtet pa kontroll askush asgjë nuk kontrollon. Për me ble në stratosferë kan shkruar çmimet a nuk vlejnë aq, e di që nuk vlejnë”, tha një qytetar.

    “Për mua asnjë nuk është e lehtë me pas mundësi që shteti të mundëson si jashtë atëherë e merr banesën dhe e di që e paguan dhe është e jotja.00:55 01:02 Edhe qirajat janë shumë tepër janë bërë, rrallë ndonjë shtëpij që mund të gjesh edhe atë ndonjë barak të keqe të shtremt 200–250 euro dhe atë një dhomëshe”, tha një qytetar tjetër.

    “Si jo, shumë shtrenjtë është. Unë nuk kam para, me pensionin tim nuk kam asnjë mundësi të blej banesë, kjo as që më shkon ndërmend. Edhe ai që e merr banesën me qira duhet të paguajë qiranë dhe kështu nuk ia del dot”, tha qytetari.

    Të dhënat e Kadastrës tregojnë se gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026 janë shitur 1.856 banesa, 14 për qind më pak se në tremujorin paraprak. Në të njëjtën periudhë, numri i banesave të dhëna me qira është rritur për 45 për qind, ndërsa shuma e përgjithshme mujore e qirave është rritur për 31 për qind. Çmimet e shitjeve kanë arritur nivele të larta.

    Në Karposh, një banesë është shitur për 3.121 euro për metër katror, ndërsa në Qendër të Shkupit, një banesë e re ka arritur çmimin prej rreth 3.160 euro për metër katror.

    Çmimet e banesave të reja u rrit dukshëm pas pandemisë kur u rritën çmimet e materialeve bazë si hekuri, druri dhe betoni, duke shtuar këtu edhe çmimet e derivateve të naftës./Alsat.mk.

  • Dwells in Skopje over 3 thousand euros per m2, down 14% the number of purchases

    Buying a home is becoming increasingly difficult for citizens. In some Skopje neighbourhoods, the price per square metre has exceeded 3,000 euros, while citizens’ revenues remain far from these prices. For many families even renting a home has become a huge burden to the family budget. The interest in buying the apartment has also also been evident. The sales agents say it results from weak state housing policies.

    The current situation in the country, in terms of housing, is not good at all. If you ask me where this situation comes from, I have to say we have a lot more indication here. But the main question to put on is: Does the State Have an Active Home Policy? Unfortunately, my answer is that the state does not have an active residential policy, said Marjan Dimitriev, director of B2realstate.

    Citizens say the current salaries do not pay the rent, let alone buy a new residence.

    The seven are, not with our salary, no. To buy me in the stratosphere has written prices or not, I know they’re not worth it, one citizen said.

    Nobody’s easy for me if the state can get on the outside then take the apartment and I know it’s yours. Even rents are too much made, rarely have any houses that you can find at least 20050 euros, and that room, another citizen said.

    It’s too expensive. I don’t have any money with my pension. I don’t have a chance to buy a flat. Even the renter must pay the rent and thus fail, the citizen said.

    Cadastra data shows that 1,856 residences were sold during the third quarter of 2026, 14 percent less than in the preceding quarter. In the same period, the number of rented dwellings has increased by 45 percent, while the total monthly sum of rents has increased by 31 percent. Sale prices have reached high levels.

    In Karposh, a flat has been sold for 3.121 euros per square metre, while in downtown Skopje, a new residence has reached the price of about 3.160 euros per square metre.

    Prices of new housing rose markedly behind pandemic when prices of basic materials such as iron, wood, and concrete rose, adding to the prices of oil derivatives. /Alsat.mk.

  • Supergol nga Ernest Muçi, Shqipëria në epërsi ndaj Finlandës

    Supergol nga Ernest Muçi, Shqipëria në epërsi ndaj Finlandës

    Shqipëria ka marrë epërsinë ndaj Finlandës, në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kombeve.

    Ishte ylli i Trabzonsporit, Ernest Muçi që realizoi një eurogol nga distanca.

    Me një goditje të fuqishme, anësori shqiptar e la në gjumë portierin mysafir, me topin që shkoi në kënd të rrjetës (35’).

    Me një fitore në “Air Albania”, Shqipëria do të bënte hapin gjigant drejt promovimit në Ligën B./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore

  • Shiroka Pula vlerëson mbështetjen e Belgjikës: Partner i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Kosovës

    Shiroka Pula vlerëson mbështetjen e Belgjikës: Partner i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Kosovës

    Shiroka Pula vlerëson mbështetjen e Belgjikës: Partner i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

    Ajo i bëri këto deklarata në pritjen e organizuar nga Ambasada e Belgjikës në Kosovë, me rastin e Ditës së Mbretit.

    Shiroka Pula tha se Kosova nuk e harron solidaritetin e Belgjikës gjatë luftës së viteve 1998–1999, si dhe mbështetjen e saj për ndërhyrjen e NATO-s.

    Ajo theksoi se Belgjika ka qenë vazhdimisht përkrah Kosovës në procesin e shtetndërtimit dhe zhvillimit demokratik, që nga njohja e pavarësisë së vendit.

    Presidentja vlerësoi gjithashtu se të dyja shtetet kanë potencial për ta thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, arsimin, kulturën dhe bashkëpunimin institucional.

    Burimi: Insajderi

  • Shiroka Pula praises Belgium’s support: Key partner in Kosovo’s European journey

    Kosovo President Justina Shiroka Pula has praised Belgium’s continued support for Kosovo, stressing the importance of strengthening further co-operation between the two countries.

    She made these statements in anticipation organised by the Belgium Embassy in Kosovo on the King’s Day.

    Shiroka Pula said Kosovo does not forget Belgium’s solidarity during the 1998 1999 war, as well as its support for NATO intervention.

    She stressed that Belgium has been a constant supporter of Kosovo in the process of statehood and democratic development since recognition of the country’s independence.

    The president also praised that the two states have the potential to deepen co-operation in various fields, including economy, education, culture and institutional co-operation.

    Source Layer: Insander

  • Robert De Niro shfaqet në tapetin e kuq me partneren 37 vjet më të re, çifti tërheq vëmendjen në New York

    Robert De Niro shfaqet në tapetin e kuq me partneren 37 vjet më të re, çifti tërheq vëmendjen në New York

    Robert De Niro shfaqet në tapetin e kuq me partneren 37 vjet më të re, çifti tërheq vëmendjen në New York

    Aktori i njohur i Hollivudit, Robert De Niro, është shfaqur së bashku me partneren e tij, Tiffany Chen, në premierën e filmit “Focker-in-Law”, e mbajtur në New York.

    Aktori 83-vjeçar dhe partnerja e tij 46-vjeçare tërhoqën vëmendjen e fotografëve, teksa parakaluan së bashku në tapetin e kuq, duke mbajtur duart.

    De Niro u paraqit me një veshje elegante, me xhaketë të errët dhe pantallona klasike, ndërsa Chen kishte zgjedhur një fustan me motive tërheqëse dhe një çantë dore në kombinim me të.

    Çifti rrallë shfaqet së bashku në ngjarje publike, ndaj paraqitja e tyre në premierë mori vëmendje të veçantë nga mediat.

    Dalja e tyre publike vjen vetëm një javë pas vdekjes së ish-partneres së aktorit, modeles Toukie Smith, e cila ndërroi jetë më 4 nëntor, në moshën 74-vjeçare, pas një beteje me sklerozën multiple. Ajo dhe De Niro kanë dy fëmijë binjakë, Juliana dhe Airyn, të lindur në vitin 1995.

    Robert De Niro dhe Tiffany Chen janë në lidhje që nga viti 2021 dhe së bashku kanë një vajzë, Gia, e cila lindi në prill të vitit 2023.

    Chen është instruktore e arteve marciale. Sipas raportimeve të mëhershme, ajo u takua me aktorin në vitin 2015, gjatë xhirimeve të filmit “The Intern”, ku kishte një rol të vogël si instruktore e tai chi-t.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Robert De Niro appears on the red carpet with his partner 37 years younger, the couple call attention to New York

    Hollywood actor Robert De Niro has appeared along with his partner, Tiffany Chen, at the premiere of Fucker-Law’s film, held in New York.

    The 83-year-old actor and his 46-year-old partner attracted the attention of photographers, as they paraded together on the red carpet, holding hands.

    De Niro appeared in an elegant dress, dark jacket and classical trousers, while Chen had chosen a dress with attractive motives and a purse in combination with it.

    The couple rarely appear together at public events, so their premiere presentation received special attention from the media.

    Their public appearance comes only a week after the death of former actor partner, model Toukie Smith, who passed away on November 4th, at the age of 74, after a battle with multiplete sclerosis. She and De Niro have two twin children, Juliana and Airy, born in 1995.

    Robert De Niro and Tiffany Chen have been dating since 2021, and together they have a daughter, Guy, who was born in April 2023.

    Chen is a martial arts instructor. According to earlier reports, she met with the actor in 2015, during the shooting of the movie The Interné, where she had a small role as an instructor and tai chi.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Balaj: Partitë opozitare më shumë bëjnë beteja brenda partive të tyre, sesa me pushtetin (VIDEO)

    Balaj: Partitë opozitare më shumë bëjnë beteja brenda partive të tyre, sesa me pushtetin (VIDEO)

    Balaj: Partitë opozitare më shumë bëjnë beteja brenda partive të tyre, sesa me pushtetin (VIDEO)

    Opinionisti Labinot Balaj ka kritikuar partitë opozitare për mungesë të përballjes politike me pushtetin, duke vlerësuar se energjinë dhe angazhimin e tyre po e orientojnë më shumë drejt betejave të brendshme partiake.

    Në një deklaratë në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Balaj tha se një nga arsyet që po i krijon rehati pushtetit është pikërisht indiferenca e lidershipit opozitar dhe përfshirja e tij në përplasje brenda partive.

    “Themeli i rahatisë së pushtetit nuk është vetëm vëllimi i aktivitetit të vetëqeverisës, as aritmetika e numrave që i sigurojnë pushtet e qëndrueshmëri, por është edhe kjo indiferencë ose kredhja e lidershipit të partive opozitare në luftëra meskine”, deklaroi Balaj.

    Sipas tij, qasja e opozitës po e dëmton edhe skenën politike në Kosovë, pasi, sipas tij, vendit i nevojitet një opozitë e konsoliduar që do të ishte në gjendje ta sfidonte pushtetin.

    “Më shumë i tërheq lufta, beteja brenda partisë sesa beteja me pushtetin. Ato betejën dhe energjinë e kanalizojnë në rrugë e qëllime të gabuara, që është lufta brenda llojit. Kjo e penalizon edhe Kosovën, me pas një opozitë solide e cila kish me sfidu pushtetin”, tha Balaj. /Klankosova.tv