Category: Lajme

  • Hoxhaj at the forum in Iraq: Kosovo built with US, European support

    Former Kosovo diplomat Enver Hoxhaj has introduced the experience of Kosovo’s statehood within the framework of the Macedonian Strategic Forum, organised by the Iraqi Kurdistan Region Government.

    During his speech at the forum, Hoxhaj has spoken of the role of the United States of America and the European Union in building independent Kosovo.

    Kosovo is a model of American and European-backed statehood, wrote Hoxhaj on Facebook, where he has also published part of his speech at the forum.

    MP The PDK has stressed that a country’s foreign policy starts with neighbours, while regional co-operation has described it as economic imperative.

    During the day, at the forum margins in Sleman, Hoxhaj has met with Kiril Petkov, Bulgaria’s former prime minister, as well as with Ali Babacan, former deputy prime minister and former foreign minister of Turkey.

    Prior to attending the Sleman Forum, Hoxhaj had been speaker at the Berlin Security Conference, while attending the Alliance’s Interparliamentary Summit on China ( IPAC) in The Hague, in the quality of member of this alliance.

    Source Layer: Insander

  • Rusia minimizon mundësinë e bisedimeve të paqes me Evropën

    Rusia minimizon mundësinë e bisedimeve të paqes me Evropën

    Rusia ka minimizuar deklaratat e të dërguarve amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, se presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar përfshirjen e evropianëve në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë. Moska ka kërkuar që Evropa të ndërpresë mbështetjen ushtarake për Ukrainën si kusht për pjesëmarrjen në bisedime.

    Siç raporton Euronews, Witkoff dhe Kushner mbërritën të enjten në Moskë për të kërkuar miratimin e Putinit për përfshirjen e evropianëve në negociata, pas dy ditësh bisedimesh në Abu Dhabi, ku delegacioni rus kishte refuzuar të takohej me përfaqësuesit evropianë.

    “Evropianët do t’i bashkohen takimit të ardhshëm, gjë që ne e konsiderojmë një moment shumë të rëndësishëm, sepse ata janë partnerët tanë dhe është e rëndësishme për ne që të marrin pjesë”, deklaroi Witkoff.

    Megjithatë, këshilltari i Putinit, Yuri Ushakov, shprehu rezerva për këtë mundësi, duke thënë se evropianët fillimisht duhet të zgjedhin mes “paqes” dhe “luftës”, duke iu referuar mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

    “Deri më tani, të gjitha veprimet e tyre praktike tregojnë pikërisht këtë të fundit”, tha Ushakov.

    Gjatë takimit, Putini theksoi interesimin e tij për rishikimin e arkitekturës së sigurisë evropiane, duke iu referuar propozimit të presidentit amerikan Donald Trump për një marrëveshje më të gjerë që mund të përfshijë gjithë Evropën.

    “Presidenti Trump propozon të biem dakord për instrumente të sigurisë evropiane në tërësi. Çfarë dëgjojmë nga evropianët? Jo, vetëm pasi të ketë paqe në Ukrainë”, tha Putini.

    Ndërkohë, udhëheqësit evropianë, gjatë takimeve në Dublin, kundërshtuan qëndrimin e Moskës, duke theksuar se çdo diskutim për arkitekturën e sigurisë duhet të përfshijë Evropën.

    “Është e rëndësishme që Rusia të vijë në tryezën e negociatave dhe të jetë e gatshme për bisedime”, deklaroi kancelari gjerman Friedrich Merz.

    Udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të diskutojnë të premten mundësinë e emërimit të një të dërguari të posaçëm për negociatat. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka kërkuar caktimin e një përfaqësuesi të përbashkët deri në fund të muajit.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se një emërim i tillë është parakusht për përfshirjen e evropianëve në negociata.

    Burimi: RTKLive

  • Ish-drejtori ekzekutiv i Nvidia ka pasur një lidhje edhe me një punonjëse të dytë – shkruan Reuters

    Ish-drejtori ekzekutiv i Nvidia ka pasur një lidhje edhe me një punonjëse të dytë – shkruan Reuters

    Sipas dy personave të njohur me çështjen, Jensen Huang – i cili u largua nga posti i CEO-s së Nvidia-s – ka pasur një marrëdhënie intime edhe me një punonjëse të dytë, bën të ditur agjencia Reuters.

    Ky zbulim pason dy lidhje të tjera jashtëmartesore, të cilat çuan në dorëheqjen e tij të enjten.

    Dy gratë në fjalë janë Alice Huang – për të cilën shërbimet amerikane të inteligjencës dyshojnë se është spiune kineze – dhe Kimberly Powell, nënkryetare e Nvidia-s për sektorin e kujdesit shëndetësor.

    Reuters nuk e bën të ditur emrin e punonjëses së dytë.

    Sipas mediumit në fjalë, përcjell Telegrafi, përpjekjet për të kontaktuar me të kanë qenë të pasuksesshme.

    Nvidia nuk pranoi të komentonte, gjithashtu.

    Powell, Jensen Huang dhe një përfaqësues i bordit të Nvidia-s nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

    Edhe Alice Huang nuk mundi të kontaktohej për një prononcim.

    Në një deklaratë të datës 8 nëntor, pas raportimeve për marrëdhënien e tij me Alice Huang, Jensen Huang pranoi se kishte pasur një lidhje, pa e përmendur atë me emër. /Telegrafi/

  • Kastrati: Deri më tani, rreth 200 milionë euro janë investuar nga “Jetimat e Ballkanit”

    Kastrati: Deri më tani, rreth 200 milionë euro janë investuar nga “Jetimat e Ballkanit”

    Humanisti Halil Kastrati ka bërë të ditur se vlera e donacioneve të mbledhura dhe të investuara nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” arrin në rreth 200 milionë euro.

    Duke folur në Debat Plus, Kastrati ka thënë se këto mjete janë dhuruar nga shqiptarët dhe janë investuar për të ndihmuar familjet në nevojë.

    Ai ka përmendur ndërtimin e mbi 2 mijë shtëpive për familjet nevojtare, si dhe projektet e tjera humanitare që, sipas tij, po shtrihen në qytete të ndryshme të Kosovës.

    “Afërisht 200 milionë euro janë investuar. Për shqiptarët dhe janë dhuruar nga shqiptarët. Janë mbi 2 shtëpi të ndërtuara për familje nevojtare. Pastaj mos të harrojmë projektet e mëdha që po shtrihen gjithë qytetet e Kosovës”, ka thënë Kastrati.

    – YouTube www.youtube.com

  • Shqiptari u ekzekutua me 8 plumba pranë Parlamentit Evropian, të dyshuarit për vrasjen e policit belg lidhen edhe me rastin e tij

    Shqiptari u ekzekutua me 8 plumba pranë Parlamentit Evropian, të dyshuarit për vrasjen e policit belg lidhen edhe me rastin e tij

    Shqiptari u ekzekutua me 8 plumba pranë Parlamentit Evropian, të dyshuarit për vrasjen e policit belg lidhen edhe me rastin e tij

    Personat e dyshuar për vrasjen e policit belg Nordine El Talbi dyshohet se janë të përfshirë edhe në vrasjen e shqiptarit Redjan Z., i cili u qëllua për vdekje më 12 tetor, në afërsi të Parlamentit Evropian në Bruksel.

    Sipas gazetës belge “De Standaard”, hetimet dhe analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë kanë çuar në identifikimin e personave të dyshuar, të cilët janë arrestuar në Spanjë dhe Francë.

    Redjan Z. u vra në orët e vona të pasdites së 12 tetorit, në rrugën Wiertz, në komunën Ixelles të Brukselit. Ai u qëllua me shtatë deri në tetë plumba, ndërsa autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

    Vetëm disa orë më vonë, në komunën Jette, u vra edhe polici 41-vjeçar Nordine El Talbi, i cili ishte në krye të detyrës dhe po mbikëqyrte një automjet të parkuar në bulevardin Carton de Wiart.

    Automjeti në fjalë ishte vjedhur më herët gjatë mbrëmjes, gjatë një grabitjeje me dhunë të një veture në Tubize.

    Megjithatë, Prokuroria e Brukselit nuk ka pranuar as t’i konfirmojë dhe as t’i mohojë raportimet për arrestimin e të dyshuarve dhe lidhjen e mundshme mes dy vrasjeve, duke argumentuar se nuk dëshiron të rrezikojë interesat e hetimeve.

    Ndërkohë, avokatja Ofelia Avagian, e cila përfaqëson familjen e shqiptarit të vrarë, ka shprehur pakënaqësi për faktin se familja ka mësuar për zhvillimet e fundit nga mediat dhe jo nga autoritetet.

    “Familja e viktimës e mëson këtë lajm nga mediat dhe jo përmes një njoftimi zyrtar. Mund ta imagjinoni se sa e dhimbshme dhe tronditëse është kjo për ta. Në këtë çështje ka pasur shumë pak konsideratë ndaj viktimave”, ka deklaruar ajo.

    Avagian ka theksuar se mungesa e një konfirmimi zyrtar po e shton pasigurinë e familjes, e cila ende nuk e di se cilat informacione janë të sakta. Ajo ka rikujtuar se në komunikimet e para zyrtare ishte thënë se dy vrasjet nuk kishin lidhje mes vete.

    Megjithatë, familja është e kënaqur që hetimet po përparojnë dhe se të dyshuarit janë arrestuar.

    “Ngjarjet janë veçanërisht të frikshme, nëse hetimi konfirmon përfshirjen e tyre”, ka deklaruar avokatja.

    Pista kryesore e hetimit për vrasjen e Redjan Z. mbetet ajo e një larjeje hesapesh në botën e trafikut të drogës. Sipas burimeve të cituara nga “De Standaard”, para vrasjes, shqiptari kishte udhëtuar shpesh mes Belgjikës dhe Shqipërisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Albanian executed with 8 bullets near European Parliament, Belgian police suspect linked to his case

    Persons suspected of killing Belgian police officer Nordine El Talby are allegedly involved in the murder of Albanian Raddjan Z., who was shot dead on 12 October, near the European Parliament in Brussels.

    According to the Belgian newspaper de Standaard, investigations and analysis of security cameras have led to identification of suspected persons who have been arrested in Spain and France.

    Rajan Z. He was killed in late hours of the 12 October afternoon, on Wrytz Street, in the Ixell municipality of Brussels. He was shot with seven to eight bullets, while the authors immediately left the scene.

    Just hours later, in the municipality of Jette, 41-year-old police officer Nordine El Talby, who was in charge of duty and was overseeing a vehicle parked on Carton de Wiart Avenue.

    The vehicle in question was stolen earlier in the evening during a violent car robbery in Tubeze.

    However, the Brussels Prosecutor has refused either to confirm or deny reports of the arrest of suspects and possible connection between the two murders, arguing he does not want to jeopardise the interests of investigations.

    Meanwhile, lawyer Ofelia Avagian, who represents the Albanian family killed, has expressed disappointment over the fact that the family has learned about recent developments by the media and not by authorities.

    The victim’s family learns this news from the media and not through an official announcement. You can imagine how painful and shocking this is for them. There has been very little consideration for the victims in this case, she has declared.

    Avagian has stressed that the lack of official confirmation is adding to the family’s uncertainty, which I still do not know which information is accurate. She has recalled that in the first official communications it was said that the two murders had no link.

    However, the family is pleased that investigations are progressing and that suspects have been arrested.

    The events are particularly frightening, if the investigation confirms their involvement, the lawyer has declared.

    The main course of investigation for the assassination of Raja Z. remains that of a drug trafficking record. According to sources quoted by de Standaard prior to the assassination, the Albanian had often travelled between Belgium and Albania.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kryeziu tregon çfarë duhet të bëjë Kuvendi me Ligjin për Specialen

    Kryeziu tregon çfarë duhet të bëjë Kuvendi me Ligjin për Specialen

    Kryeziu tregon çfarë duhet të bëjë Kuvendi me Ligjin për Specialen

    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se Ligji për Dhomat e Specializuara, pas kthimit në Kuvend nga presidentja Justina Shiroka-Pula për rishqyrtim, nuk mund të ndryshohet përmes amendamenteve në formën aktuale.

    Sipas tij, nëse synohet ndryshimi i përmbajtjes së këtij ligji, procesi duhet të nisë nga zero, ndërsa mundësia tjetër është që Kuvendi ta votojë sërish me së paku 61 vota.

    Duke komentuar zhvillimet rreth këtij ligji në emisionin “Five” në TV Dukagjini, Kryeziu ka shpjeguar se presidentja ka të drejtë ta kthejë një ligj në Kuvend vetëm një herë. Ndërkaq, sipas tij, Kuvendi mund ta miratojë përsëri atë me së paku 61 vota, pa pasur nevojë për dekretimin nga presidentja.

    “Në bazë të Kushtetutës, neni 80, kryetari i shtetit, presidenti ka vetëm një herë të drejtë ta kthejë ligjin. Që nënkupton ligjin e suspendon dhe duhet të bëhet një ligj i ri. Nëse parlamenti i Kosovës nuk dëshiron ta bëjë një ligj të ri, atëherë brenda katër javëve, në bazë të Rregullores së Parlamentit, duhet të votohet dhe minimumi t’i ketë 61 vota. Që nënkupton ligji hyn në fuqi drejtpërdrejt pa u dekretuar nga presidenti”, ka deklaruar Kryeziu.

    Ai i ka cilësuar si të paprecedenta zhvillimet e fundit rreth këtij ligji, duke thënë se ato nuk kanë qartësi të mjaftueshme procedurale dhe kushtetuese.

    “Këto situata që ne po i shikojmë, për mua janë paprecedent dhe nuk kanë ndonjë filozofi kështu të qartë procedurale ose kushtetuese. Ligji ose duhet të amandamentohet dhe të fillojë nga zero. Ose duhet të kalojë, t’i kthehet me 61 vota dhe të hyjë në fuqi pa u nënshkruar nga presidenti”, ka thënë ai.

    Kryeziu ka theksuar se ligji, në formën aktuale, nuk mund të ndryshohet përmes amendamenteve, pasi është suspenduar pas kthimit nga presidentja. Sipas tij, nëse synohet ndryshimi i përmbajtjes së tij, duhet të nisë një proces i ri ligjvënës, duke kaluar nëpër të gjitha procedurat fillestare parlamentare.

    “Ky ligj nuk ka të drejtë të amandamentohet sepse është i suspenduar, por mund të amandamentohet nëse fillon nga zero. Sikurse ka filluar për herë të parë, miratohet në Parlament, i ka ato procedurat në rastin e parë e të dytë e kështu me radhë, në komisionet profesionale. Përndryshe, kështu siç është ligji nuk ka të drejtë të amandamentohet. Vetëm mund të votohet me 61 vota, të cilat i parasheh Rregullorja e Kuvendit”, është shprehur Kryeziu.

    Ish-gjyqtari i Kushtetueses ka folur edhe për kompetencën e presidentes për kthimin e ligjit, duke thënë se ajo është dashur të veprojë në mënyrë të pavarur nga partitë politike.

    “Presidentja është dashur ta nënshkruajë, s’është dashur t’i dëgjojë partitë politike. Ajo është kompetencë e saj ekskluzive për ta kthyer ligjin, jo nga presionet politike, por nëse ajo e sheh të arsyeshme”, ka deklaruar ai.

    Sipas Kryeziut, ekzistojnë dy arsye kushtetuese për kthimin e një ligji nga presidentja. E para është kur vlerësohet se ligji cenon rendin juridik dhe kushtetues, ndërsa e dyta kur konsiderohet se cenohen të drejtat dhe liritë e pakicave kombëtare.

    “Dhe dy janë arsye kushtetuese se pse mund të kthehet ligji. E para është nëse me këtë ligj konsiderohet se cenohet rendi juridik dhe kushtetues. Dhe e dyta me këtë ligj cenohet të drejtat dhe liritë e pakicave kombëtare apo minoriteteve.

    Heqja e presidentit nënkupton me i marrë 61 vota. Dhe presidentja s’ka më nevojë ta nënshkruajë”, ka thënë Kryeziu.

    Ndërkaq, ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara ishin miratuar nga Kuvendi më 6 tetor, pas një nisme të PDK-së, e cila erdhi pas dënimit në shkallë të parë të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, më 16 shtator.

    Presidentja Justina Shiroka-Pula e kishte kthyer ligjin në Kuvend më 22 tetor, pas kërkesës së PDK-së për rishqyrtim.

    Ndërsa, në mbledhjen e 12 nëntorit të Komisionit për Legjislacion, PDK-ja kërkoi që Kuvendi të votojë për rrëzimin e vetos së presidentes, kurse VV-ja kërkoi nisjen e një iniciative të re ligjore.

    Burimi: Insajderi

  • Pajisjet dimërore të detyrueshme nga 15 nëntori, policia paralajmëron kontrolle dhe gjoba

    Pajisjet dimërore të detyrueshme nga 15 nëntori, policia paralajmëron kontrolle dhe gjoba

    Më 15 nëntor, hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete në Maqedoninë e Veriut.

    Policia do të kryejë kontrolle në trafik, ndërsa shoferët që nuk i përmbushin kushtet e parapara do të përballen me gjobë prej 45 eurosh në kundërvlerë denarësh.

    Detyrimi për pajisje dimërore vlen deri më 15 mars të vitit të ardhshëm, pavarësisht nëse në rrugë ka borë apo ngrica.

    Çfarë duhet të kenë automjetet?

    * Automjetet me peshë deri në 3.500 kilogramë duhet të kenë goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash, ose goma verore me profil minimal prej 4 milimetrash dhe zinxhirë bore për rrotat lëvizëse.

    Automjetet me katër rrota aktive (4×4) duhet të kenë goma dimërore me profil minimal prej 6 milimetrash, ose goma verore me profil minimal prej 4 milimetrash dhe zinxhirë bore për së paku boshtin e pasmë.

    Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që t’i përgatisin automjetet me kohë dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

  • Alarm në industrinë gjermane, Mercedes mund të mbyllë dy fabrika

    Alarm në industrinë gjermane, Mercedes mund të mbyllë dy fabrika

    Alarm në industrinë gjermane, Mercedes mund të mbyllë dy fabrika

    Prodhuesi gjerman i automobilave Mercedes-Benz po shqyrton mundësinë e mbylljes së fabrikave në Gjermani, për shkak të kostove të larta të prodhimit dhe presionit për uljen e shpenzimeve.

    Sipas raportimeve të mediave gjermane, bordi i drejtorëve ka vendosur të pezullojë përkohësisht të gjitha investimet e mëtejshme në fabrikat gjermane, ndërsa kompania po rishikon të ardhmen e kapaciteteve të saj prodhuese në vend.

    Drejtoresha e Burimeve Njerëzore të Mercedes-Benz, Britta Seeger, ka deklaruar se kompania tashmë duhet të shqyrtojë konkretisht se cilat fabrika mund të vazhdojnë të funksionojnë.

    “Tani jemi të detyruar të shqyrtojmë konkretisht dhe në detaje se cilat fabrika në Gjermani mund t’i mirëmbajmë ende”, ka thënë Seeger, duke shtuar se, megjithëse kompania dëshiron t’i shmangë mbylljet me çdo kusht, kjo mundësi duhet të merret më seriozisht.

    Një nga arsyet kryesore të këtij rishikimi janë kostot e larta të prodhimit. Sipas shifrave të kompanisë, një orë pune në fabrikat gjermane mund të kushtojë deri në pesë herë më shumë se në disa vende të Evropës Lindore.

    Për këtë arsye, drejtuesit e kompanisë po kërkojnë ndryshime në kushtet e punës, përfshirë orë më të gjata pune pa kompensim shtesë, si dhe shkurtime të përfitimeve të veçanta, si ndarja e fitimit, pagesat e pushimeve dhe shpërblimet e fundvitit.

    Drejtori i prodhimit, Michael Schiebe, kishte paralajmëruar më herët se dy fabrika në Gjermani mund të mbyllen nëse nuk arrihet ulja e kostove. Sipas raportimeve, rreziku mund të përfshijë një fabrikë montimi dhe një fabrikë ku prodhohen pjesë të sistemit të transmisionit.

    Eksperti i industrisë së automobilave, Ferdinand Dudenhöffer, e ka cilësuar këtë zhvillim si të pritshëm, duke argumentuar se kostot e larta dhe mungesa e përshtatjes së strukturës së shpenzimeve po e vështirësojnë gjithnjë e më shumë prodhimin në Gjermani.

    Ndërkohë, industria gjermane e automobilave po përballet me sfida të mëdha, pasi edhe Volkswagen ka paralajmëruar më herët mbyllje fabrikash dhe shkurtime të konsiderueshme të vendeve të punës.

    Situata vjen në një kohë kur ekonomia gjermane vazhdon të përballet me vështirësi, ndërsa parashikimet për vitin 2026 flasin për rritje të kufizuar ekonomike.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Alarm in German industry, Mercedes could close two factories

    German carmaker Mercedes-Benz is looking into the possibility of closing factories in Germany, due to high production costs and pressure to cut spending.

    According to German media reports, the board of directors has decided to temporarily suspend all further investments in German factories, while the company is reviewing the future of its production capacities in the country.

    The director of Mercedes-Benz Human Resources, Britta Seeger, has stated that the company must now examine concretely which factories can continue to function.

    Now we are obliged to examine concrete and in detail which factories in Germany can still maintain, Seeger said, adding that although the company wants to avoid closures at any cost, this option should be taken more seriously.

    One of the main reasons for this review are high production costs. According to company figures, an hour’s work in German factories may cost up to five times that in some Eastern European countries.

    For this reason, company leaders are seeking changes in working conditions, including longer hours of work without additional compensation, as well as cuts in particular benefits, such as profit sharing, holiday payments and end-of-year rewards.

    The production director, Michael Schiebe, had warned earlier that two factories in Germany could be shut down unless cost cuts are achieved. According to reports, the danger may include an assembly factory and a factory producing parts of the transmission system.

    Automotive industry expert Ferdinand Dudenhöffer has described this development as expected, arguing that high costs and the lack of adaptation of spending structure are increasingly making it difficult to produce in Germany.

    Meanwhile, the German automotive industry is facing major challenges, as even Volkswagen has earlier warned factory closures and considerable job cuts.

    The situation comes at a time when the German economy continues to face difficulties, while 2026 forecasts speak of limited economic growth.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal