Category: Lajme

  • Adrola Dushi mahnit me paraqitjen nga Amerika, shfaqet më në formë se kurrë

    Adrola Dushi mahnit me paraqitjen nga Amerika, shfaqet më në formë se kurrë

    Adrola Dushi mahnit me paraqitjen nga Amerika, shfaqet më në formë se kurrë

    Modelja shqiptare, Adrola Dushi, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me postimin e saj të fundit nga Amerika.

    E veshur me bikini të kuqe, Adrola ka publikuar një fotografi ku shfaqet në formë të shkëlqyer, duke marrë vëmendje të madhe nga ndjekësit.

    Modelja është ndër emrat më të komentuar të showbizit shqiptar, ndërsa lidhja e saj me reperin kosovar Capital T ka shtuar edhe më shumë interesimin e publikut për jetën e saj private.

    Postimet e saj në rrjetet sociale shpesh bëhen pjesë e mediave rozë, ndërsa fotografia e fundit nuk ka kaluar pa u vënë re.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Adrola Dashi is amazed at America’s appearance, more shaped than ever

    The Albanian model, Adrola Dashi, has attracted attention to social networks with its latest posting from America.

    Dressed in red bikinis, Adrola has published a photo showing off in excellent shape, receiving great attention from the followers.

    The model is one of the most popular names of Albanian showbisis, while its connection to the Kosovo rapper Capital T has increased public interest in its private life.

    Its social networking posts often become part of the pink media, while the latest photograph has not gone unnoticed.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Shqipëri-Finlandë, publikohen formacionet zyrtare

    Shqipëri-Finlandë, publikohen formacionet zyrtare

    Shqipëri-Finlandë, publikohen formacionet zyrtare

    Kombëtarja shqiptare synon të vazhdojë rrugëtimin pozitiv në Ligën e Kombeve, ku sonte e pret një përballje e rëndësishme ndaj Finlandës.

    Skuadra e drejtuar nga trajneri Rolando Maran vjen në këtë takim si lidere e grupit me nëntë pikë të grumbulluara në katër ndeshje, ndërsa Finlanda dhe Bjellorusia kanë nga shtatë pikë.

    Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë ndeshje:

    Burimi: Insajderi

  • Albania-Finland, official formations published

    The Albanian national aims to continue the positive journey to the League of Nations, where an important confrontation towards Finland awaits tonight.

    Coach Rolando Maran’s team comes to this meeting as leader of the group with nine points collected in four matches, while Finland and Belarus score seven points.

    Official formations for the match have already been published:

    Source Layer: Insander

  • Lista Studentore e Serbisë njofton për vizitën në Kosovë

    Lista Studentore e Serbisë njofton për vizitën në Kosovë

    Lista Studentore, e cila së fundmi fitoi zgjedhjet parlamentare në Serbi, ka njoftuar se përfaqësuesit e saj kanë vizituar Kosovën, ku kanë qëndruar në Graçanicë, Deçan dhe Prizren. Gjatë vizitës, ata kanë diskutuar për pozitën e serbëve në Kosovë, sfidat me të cilat përballen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore e fetare.

    Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Lista Studentore ka bërë të ditur se përfaqësuesit e saj janë takuar me mitropolitin Teodosije dhe igumenin e Manastirit të Deçanit, arkimandritin Sava Janjiq.

    Sipas tyre, gjatë takimeve është diskutuar për pozitën e qytetarëve të Serbisë që jetojnë në Kosovë dhe nevojën për mbështetje institucionale.

    “Qytetarët e Republikës së Serbisë që jetojnë në Kosovë kanë nevojë për siguri, mbështetje institucionale dhe zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen çdo ditë. Jeta dhe e ardhmja e tyre nuk duhet të varen nga interesat politike”, thuhet në deklaratën e Listës Studentore.

    Ata kanë theksuar se vizita ishte edhe një mundësi për të rikujtuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, historike dhe shpirtërore serbe.

    “Bisedimet me mitropolitin Teodosije dhe atin Sava konfirmuan rëndësinë e ruajtjes së objekteve tona të shenjta, të Kishës Ortodokse Serbe dhe të identitetit kombëtar”, thuhet më tej në deklaratë.

    Lista Studentore ka deklaruar gjithashtu se çështja e Kosovës nuk duhet të përdoret për përfitime politike.

    “Për Listën Studentore, Kosova nuk është një parullë politike dhe as mjet për të mbledhur pikë politike. Kjo është çështje e historisë, identitetit, përgjegjësisë dhe, mbi të gjitha, e njerëzve”, kanë deklaruar ata.

    Në fund, përfaqësuesit e kësaj liste kanë theksuar se siguria, të drejtat dhe jeta dinjitoze e qytetarëve serbë në Kosovë mbeten përgjegjësi e tyre.

    “Vizita jonë nuk është fundi i diskutimeve për Kosovën, por konfirmim i detyrimit që zëri i qytetarëve që jetojnë atje të dëgjohet, që problemet e tyre të mos shpërfillen dhe që e ardhmja e tyre të mos bëhet kurrë objekt i pazareve politike”, thuhet në deklaratë.

    Burimi: RTKLive

  • GJEDNJ dënon Zvicrën për dhunën policore në Gjenevë, urdhëron pagesën e gati 10 mijë frangave dëmshpërblim

    GJEDNJ dënon Zvicrën për dhunën policore në Gjenevë, urdhëron pagesën e gati 10 mijë frangave dëmshpërblim

    Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka dënuar Zvicrën për përdorim joproporcional të forcës nga policia gjatë një kontrolli në Gjenevë, në vitin 2018. Gjykata ka konstatuar shkelje të ndalimit të trajtimit çnjerëzor dhe degradues, duke e obliguar Zvicrën t’i paguajë ankuesit pothuajse 10 mijë franga dëmshpërblim, si dhe t’ia mbulojë shpenzimet ligjore.

    Vendimi, i bërë i ditur të enjten nga gazeta «Tribune de Genève», lidhet me arrestimin e një banori të Gjenevës, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, shkruan Watson, transmeton Telegrafi.

    Sipas versionit të ankuesit, policët e goditën me grusht në fytyrë, e tërhoqën zvarrë nga një automjet dhe vazhduan ta rrihnin edhe pasi e kishin nënshtruar. Në anën tjetër, zyrtarët policorë mohuan se e kishin goditur atë pasi ishte lidhur.

    Burri ishte dënuar më vonë për sulm ndaj zyrtarëve policorë, ndërsa kishte ngritur edhe padi kundër tyre.

    Inspektorati i Policisë së Gjenevës (IGS), i cili hetoi rastin, kishte arritur në përfundimin se përdorimi i forcës ishte i justifikuar, duke marrë parasysh rezistencën e burrit. Të njëjtin vlerësim e kishin bërë edhe Gjykata e Gjenevës dhe Gjykata Supreme Federale, të cilat i kishin konsideruar veprimet e policëve proporcionale, transmeton Telegrafi.

    Megjithatë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut doli me një përfundim tjetër. Gjyqtarët në Strasburg vlerësuan se forca e përdorur nga policia ishte joproporcionale, ndërsa kritikuan edhe hetimin e mëvonshëm, të cilin e konsideruan të pamjaftueshëm.

    Avokatja e ankuesit, Dina Bazarbachi, i tha «Tribune de Genève» se bëhet fjalë për një fitore të plotë. Ajo theksoi se, tetë vjet pas incidentit, drejtësia evropiane më në fund e kishte pranuar atë që gjyqësori i Gjenevës kishte refuzuar ta shihte.

    Bazarbachi bëri gjithashtu thirrje për krijimin e një organi të pavarur që do të hetonte rastet që përfshijnë zyrtarë policorë./Telegrafi/

  • Italia kundër votimit të ndryshimeve për Specialen: Ngrenë shqetësime serioze për sundimin e ligjit

    Italia kundër votimit të ndryshimeve për Specialen: Ngrenë shqetësime serioze për sundimin e ligjit

    Italia kundër votimit të ndryshimeve për Specialen: Ngrenë shqetësime serioze për sundimin e ligjit

    Ambasada e Italisë në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Në reagimin e saj, ambasada ka vlerësuar se ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze për përmbushjen e zotimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit.

    Sipas ambasadës, shqetësimet lidhen veçanërisht me pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive. Po ashtu, sipas saj, ndryshimet ngrenë pikëpyetje edhe për kushtetutshmërinë e tyre.

    Ambasada italiane ka bërë të ditur se, që nga kthimi i ligjit në Kuvend për rishqyrtim, ua ka përcjellë autoriteteve kosovare shqetësimet dhe pritshmëritë e saj.

    Ajo ka theksuar se ka kërkuar konsultime paraprake para miratimit të çfarëdo ndryshimi, në përputhje me zotimet ndërkombëtare të Kosovës.

    “Na vjen keq që këto konsultime ende nuk janë zhvilluar”, thuhet në reagim.

    Në fund, ambasada vlerëson se ligji në formën aktuale nuk do t’u shërbejë as interesave të Kosovës dhe as interesave të individëve që së fundmi janë dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Italy against Special Changes vote: Serious concerns about rule of law arise

    Italy’s Embassy in Kosovo has expressed concern over the possibility that Kosovo’s Assembly will vote tomorrow on amendments to the Law on Specialised Chambers.

    In its response, the embassy has estimated that the proposed changes raise serious concerns about meeting Kosovo’s international commitments and respecting the fundamental principles of rule of law.

    According to the embassy, concerns are particularly related to the independence of the judiciary, the protection of victims and witnesses, the continuation of procedural rights and effective accountability. Also, according to her, changes raise questions about their constitutionality.

    The Italian Embassy has announced that, since the return of the law to the Assembly for review, it has conveyed its concerns and expectations to Kosovo authorities.

    She has stressed that she has called for preliminary consultations prior to the adoption of any changes, in line with Kosovo’s international pledges.

    Sorry that these consultations have not yet been held, says the response.

    In the end, the embassy estimates that the law in the current form will serve neither the interests of Kosovo nor the interests of individuals who have recently been condemned by Kosovo’s specialised Chambers.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Qëndrimet e partive: PDK e VV pro ligjit pa ndryshime, LDK kundër (VIDEO)

    Qëndrimet e partive: PDK e VV pro ligjit pa ndryshime, LDK kundër (VIDEO)

    Qëndrimet e partive: PDK e VV pro ligjit pa ndryshime, LDK kundër (VIDEO)

    Për lexim të tretë u planifikuan, por në nismë të re u shndërruan. Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, për të cilat nuk u arrit dakordim që të amandamentohen tash, do vijnë në Kuvend shpejt.

    Se çka janë këto ndërhyrje që u bënë shkak edhe të kërkohet kthimi i ligjit nga presidentja, Justina Shiroka Pula ende nuk bëhet e ditur, por ka zotim në synimin e tyre.

    Me këto ndërrime nuk dihet, por në përmbajtjen aktuale përkrahjen e Lidhjes Demokratike nuk e kanë. Kjo me arsyetimin se ky ligj veç krijon pritje të rrejshme, e sjell veç dëm.

    Nga pushteti thonë se puna më e madhe për procesin e ish-krerëve të UÇK-së që u dënuan në Hagë, po bëhet edhe nga grupi i krijuar për veprimet shtetërore.

    Janë apo jo votat e mjaftueshme që ligji në përmbajtjen e pandryshuar të mbetet, do dihet të premten, kur pritet që të sillet në Kuvend.

    Për më shumë, ndiqeni kronikën:

  • Rasti i Arlindës: Shtyhet seanca ndaj Jeton Sylaj për kanosje (VIDEO)

    Rasti i Arlindës: Shtyhet seanca ndaj Jeton Sylaj për kanosje (VIDEO)

    Rasti i Arlindës: Shtyhet seanca ndaj Jeton Sylaj për kanosje (VIDEO)

    Alarmi dëgjohet nga larg, e nga afër shihen veç zyrtarët më elitar të policisë.

    Por, assesi i akuzuari, Jeton Sylaj.

    Ai u soll në Gjykatën Themelore në Pejë të enjten, për t`u përballur me akuzën e kanosjes ndaj ish-gruas Arlinda Zekaj, para se ajo të vritej nga kunati, Alberti.

    Deklarimin për akuzën e cila erdhi në gjykatë pas vrasjes së Arlindës, nuk e bëri këtë 12 nëntor, pasi avokati i familjes Zekaj, Besnik Berisha, kërkoi që ajo të shtyhet.

    Kjo me arsyetimin se e ka të pamundur të marrë pjesë në seancën e së enjtes. Andaj u caktua një tjetër për datën 24 nëntor.

    Por, kur u pyet për këto të ngjara brenda sallës së gjyqit me dyer të mbyllura, u shfaq e shqetesuar avokatja e të akuzuarit, Merita Binakaj.

    Pak më gjatë se kjo foli kryetari i Gjykatës, Shemsedin Haxhijaj, veçse për rastin e mëparshëm që u trajtua nga kjo gjykatë nga gjyqtari Migjen Kastrati, i cili i pati caktuar urdhërmbrojtjen Jetonit veç 2 metra, ndaj Arlindes.

    Me të nuk po merret as ky si shef i gjyqtarit Kastrati e as Këshilli Gjyqësor.

    Ky pretendon se vartësi  i tij s`bëri gabime, andaj ndaj tij s’ka as veprime

    Megjithatë, Migjen Kastrati mund të jetë pjesë e hetimeve të cilat është konfirmuar që i ka filluar Prokuroria Speciale e Kosovës, për gjyqtarët, prokurorët e policët që e patën në duar rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj që u vra me sëpate natën e 25 tetorit.