Category: Lajme

  • Evropa i thotë Rusisë: Ne vendosim për arkitekturën tonë të sigurisë

    Evropa i thotë Rusisë: Ne vendosim për arkitekturën tonë të sigurisë

    Udhëheqësit e Evropës i kanë bërë të ditur Rusisë se e ardhmja e arkitekturës së sigurisë së kontinentit nuk mund të vendoset pa praninë e evropianëve në tryezë; kjo vjen pas një raundi bisedimesh paqeje, në të cilin delegacioni i Moskës refuzoi një format shumëpalësh.

    Rusia e ka vendosur çështjen e arkitekturës së sigurisë në krye të prioriteteve të saj, gjë që ka hasur në kundërshtimin e evropianëve.

    Këta të fundit besojnë se bëhet fjalë për një manovër që synon të largojë vëmendjen nga lufta në Ukrainë dhe të çojë përpara ambicien e kahershme të Rusisë për t’u riafirmuar si një fuqi e madhe.

    “Në fund të fundit, si evropianë, ne do të jemi ata që do të përcaktojmë dhe do të vendosim për sigurinë tonë të ardhshme. Nuk kam asnjë dyshim për këtë”, deklaroi të enjten presidenti francez Emmanuel Macron, në hapje të një samiti të udhëheqësve në Dublin, Irlandë.

    “Evropa duhet fillimisht të ketë të qartë se çfarë kërkon. Aktualisht, Evropa është shumë e qartë sa i përket mbështetjes për Ukrainën. Tani, duhet të formulojmë një vizion konkret për planin tonë të paqes dhe për arkitekturën e ardhshme të sigurisë”.

    Duke mbështetur qëndrimin e Macronit, kancelari gjerman Friedrich Merz i bëri thirrje Rusisë që të angazhohet në bisedime të drejtpërdrejta me përfaqësuesit evropianë – një hap për të cilin Moska ende nuk ka dhënë pëlqimin.

    Në raundin e fundit të bisedimeve në Abu Dabi morën pjesë zyrtarë të lartë nga Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe NATO-ja.

    Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk pati ndërveprim me delegacionin rus.

    “Ukraina duhet të jetë në tryezë. Evropianët duhet të jenë në tryezë. Amerikanët dhe, natyrisht, Rusia duhet të jenë në tryezë”, tha Merz me të mbërritur.

    “Është e rëndësishme që Rusia të ulet në tryezë dhe të jetë e gatshme për bisedime”.

    Përfaqësuesja e Lartë, Kaja Kallas, theksoi rëndësinë e përcaktimit të një “radhe veprimesh” në procesin diplomatik: së pari, një armëpushim në Ukrainë; së dyti, një marrëveshje paqeje; dhe, në fazën e fundit, diskutimi mbi arkitekturën evropiane të sigurisë.

    “Ne tashmë e kemi një arkitekturë evropiane të sigurisë”, tha ajo, duke përmendur Marrëveshjet e Helsinkit të vitit 1975, Kartën e Parisit të vitit 1990 dhe Memorandumin e Budapestit të vitit 1994.

    “Problemi qëndron në faktin se Rusia nuk po i respekton këto marrëveshje”.

    Kryeministri estonez, Kristen Michal, deklaroi se diskutimet e rinisura mbi arkitekturën e sigurisë janë një “kurth” i ngritur nga Moska për të arritur “gjithçka të pamundur”, përfshirë tërheqjen e NATO-s – një pretendim që presidenti rus, Vladimir Putin, e ka shndërruar në një objektiv strategjik.

    Në javët para pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës, Kremlini i paraqiti NATO-s një ultimatum: të ndalonte zgjerimin drejt lindjes dhe të tërhiqte trupat nga vendet anëtare që ishin bashkuar pas vitit 1997.

    Këto kërkesa u refuzuan prerazi. Pak muaj më vonë, Finlanda dhe Suedia – dy vende historikisht neutrale – aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO.

    Presidenti lituanez, Gitanas Nausėda, këmbënguli se negociatat duhet të zhvillohen në “kushte të drejta” dhe me praninë e palës evropiane.

    “Duhet shmangur diskutimi pas shpinës së ukrainasve; gjithashtu, diskutimet për arkitekturën e ardhshme të sigurisë në Evropë duhet të përfshijnë patjetër Bashkimin Evropian”, u tha Nausėda gazetarëve.

    Ky kundërshtim kolektiv vjen një ditë pasi Vladimir Medinsky, kryenegociatori rus në bisedimet e paqes, theksoi sërish interesin e Moskës për ta zgjeruar fushëveprimin diplomatik përtej Ukrainës, duke përfshirë të gjithë arkitekturën e sigurisë.

    “I gjithë organizmi është i sëmurë; Ukraina ishte thjesht vendi ku plasi një absces. Prandaj, duhet trajtuar i gjithë organizmi. Një fashë e thjeshtë ngjitëse nuk mjafton”, u shpreh Medinsky në Abu Dabi, duke përdorur një gjuhë të drejtpërdrejtë e të ashpër.

    Megjithatë, Medinsky refuzoi të ketë kontakte me evropianët, për shkak të mbështetjes së tyre ushtarake dhe financiare ndaj Ukrainës.

    Megjithatë, ky refuzim nuk është absolut: muajin e kaluar, Putin zhvilloi një bisedë telefonike 90-minutëshe me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë.

    Vëmendja ndaj arkitekturës së sigurisë është theksuar më tej nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe i dërguari i tij i posaçëm, Jared Kushner.

    Ky i fundit tronditi së fundmi evropianët me një postim të gjerë në rrjetet sociale, ku parashtronte parimet për një kornizë të pasluftës.

    Gjatë qëndrimit në Abu Dabi, Kushner u kërkoi rusëve të paraqisnin “propozime”, të cilat do të diskutoheshin ballë për ballë me evropianët.

    Më pas, Kushner udhëtoi drejt Moskës për të marrë “bekimin” e Putinit për t’i kaluar negociatat në një format shumëpalësh.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti qasjen “paksa të çuditshme” dhe u këshilloi evropianëve që “të bëjnë kujdes të shtuar”. /Telegrafi/

  • Në Afganistan, grave u ndalohet të studiojnë, të trajtohen nga mjeku, të largohen nga burri i dhunshëm - u mbetet vetëm të nënshtrohen

    Në Afganistan, grave u ndalohet të studiojnë, të trajtohen nga mjeku, të largohen nga burri i dhunshëm – u mbetet vetëm të nënshtrohen

    Të jesh grua në Afganistan është mallkim. Sepse regjimi i talibanëve nuk i trajton gratë si njerëz. Ky regjim i referohet fesë islame, e keqpërdorë atë brutalisht për të shtypur gruan, për t’ia bërë asaj jetën ferr.

    Lajmi më i ri nga perandoria e territ është kjo: mjekëve afganë u ndalohet të trajtojnë gratë. Kështu raporton gazeta britanike «The Guardian». Ndonëse nuk është shpallur publikisht ndonjë kufizim që ua ndalon mjekëve të trajtojnë gratë, raportimet mediatike dhe intervistat me gra e mjekë, të zhvilluara nga «The Guardian» dhe «Zan Times», një publikum për të drejtat e grave afgane, tregojnë se një ndalim i tillë duket se po zbatohet në mbarë vendin.

    Sipas këtyre burimeve, mjekët në disa zona të vendit kanë marrë urdhra nga talibanët që të mos trajtojnë paciente. Mjekët i thanë «The Guardian» se nuk u lejohet t’i ekzaminojnë pacientet apo t’u ofrojnë kujdes mjekësor urgjent. Kjo mund të bëhet vetëm në kushte të caktuara, për shembull në praninë e kujdestarit të pacientes, të quajtur «mahram», ose nëse disa ndërhyrje kryhen nga infermieret.

    Që prej dhjetorit 2024, grave nuk u lejohet të studiojnë mjekësi në universitete. Po ashtu që nga atëherë, mjekëve në spitale u ndalohet të punësojnë gra.

    Dentistët u kanë treguar gazetave se forcat e sigurisë së talibanëve e zbatojnë këtë urdhër përmes bastisjeve dhe paralajmërimeve ndaj dentistëve se do të burgosen nëse në ordinancat e tyre gjenden paciente.

    Situata thuhet se është veçanërisht absurde në provincën Balkh, në veri të Afganistanit: sipas «The Guardian», mjekëve atje u ndalohet t’u drejtohen pacienteve me emrat e tyre të vërtetë. Zyrtarët thuhet se i kanë urdhëruar spitalet, ordinancat private dhe klinikat që, në vend të emrave të grave, të përdorin fjalën «Bibi». Kjo përdoret si një formë respektuese për t’iu drejtuar grave të moshuara. Edhe në recetat mjekësore thuhet se nuk shënohet emri i gruas, por vetëm «Bibi».

    Në fillim të vitit Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) theksoi se kujdesi i pamjaftueshëm shëndetësor për gratë në Afganistan ishte «krime kundër njerëzimit». Atyre u mohohen shërbimet bazë shëndetësore. Në këtë përfundim arriti një raport i Richard Bennettit, raportuesit të posaçëm të OKB-së për gjendjen e të drejtave të njeriut në vend. Ai foli për një «sistem të institucionalizuar të diskriminimit gjinor». Mënyra se si grave dhe vajzave u mohohet e drejta për të vendosur për trupin, shëndetin dhe të ardhmen e tyre, si dhe u mohohen shërbimet bazë, përbën «një tjetër dëshmi se talebanët po kryejnë krime kundër njerëzimit», tha Bennett, përcjell Telegrafi.

    Përgjegjësit duhet të japin llogari, përfshirë edhe përmes përcaktimit të aparteidit gjinor si vepër penale, një kategori që ende duhet të përkufizohet juridikisht. Raportuesi i posaçëm u bëri thirrje sidomos shteteve islamike të mbështesin ndjekjen penale. Bennett shprehu alarm për ndalimin e arsimimit mjekësor të grave, të vendosur në dhjetor 2024. Sipas tij, ky ndalim do të ketë pasoja afatgjata për sektorin shëndetësor. Nëse mbetet në fuqi, ai do të çojë në femicid, paralajmëroi Bennett.

    Në Afganistan jetojnë 22 milionë gra dhe vajza. Për gratë e martuara, një dekret i ri ka pasoja veçanërisht të rënda: që prej majit 2026, për to është pothuajse e pamundur të largohen nga bashkëshorti, edhe kur ai është i dhunshëm, sepse e drejta për divorc është e njëanshme. Burri mund ta zgjidhë martesën në mënyrë të njëanshme. Gruaja jo.

    Ky qëndrim ndaj grave, i justifikuar me fenë, është sanksionuar në ligj që prej janarit: dekreti numër 12 e dënon dhunën ndaj grave brenda martesës vetëm kur ajo shkakton «lëndime të rënda dhe të dukshme». Edhe në këto raste, autorit i kanosen më së shumti 15 ditë burg. Për krahasim, të dënuarit për organizimin e ndeshjeve mes kafshëve në Afganistan marrin deri në pesë muaj burg. Përballë dhunës psikologjike dhe seksuale, një grua nuk mund të sigurojë mbrojtje në gjykatë, shkruan OKB-ja në një raport.

    Ndërsa burrave nën regjimin e talibanëve u lejohet të kenë deri në katër bashkëshorte njëkohësisht, një gruaje të akuzuar për «tradhti bashkëshortore» ose «marrëdhënie seksuale të paligjshme» i kanoset vrasja publike me gurë. Sipas OKB-së, që nga marrja e pushtetit, islamistët kanë nxjerrë plot 470 dekrete, të paktën 70 prej të cilave drejtohen kundër të drejtave të grave dhe vajzave.

    Talibanët i kanë përjashtuar gratë në masë të madhe nga jeta publike: ato mund të dalin jashtë vetëm të mbuluara plotësisht dhe, në shumë prej lëvizjeve të tyre, duhet të shoqërohen nga një burrë i afërm, një mahram. Sipas një ankete të fundit të OKB-së, gjysma e grave dalin nga shtëpia jo më shumë se dy herë në muaj. Gjithashtu, është shfuqizuar barazia e burrit dhe e gruas para ligjit. Vajzave u ndalohet shkollimi nga klasa e shtatë e tutje./Telegrafi/

  • Lista Studentore kundër Listës Serbe, por me politikën e vjetër të Beogradit për Kosovën: Nuk do ta njohim pavarësinë

    Lista Studentore kundër Listës Serbe, por me politikën e vjetër të Beogradit për Kosovën: Nuk do ta njohim pavarësinë

    Jugosllav Gashiq, kandidat i Listës Studentore në Serbi, ka bërë të qartë se ndryshimi politik në Beograd nuk nënkupton ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës.

    Ai ka deklaruar se Lista Studentore do ta respektojë Kushtetutën e Serbisë edhe në raport me Kosovën, duke theksuar se nuk i konsideron të rëndësishme deklaratat e autoriteteve në Prishtinë.

    Lista Studentore në Serbi, e cila u paraqit si alternativë politike ndaj pushtetit të Aleksandar Vuçiqit dhe e kundërshton bashkëpunimin me Listën Serbe në Kosovë, duket se nuk ka ndërmend të ndryshojë qasjen tradicionale të Beogradit ndaj statusit të Kosovës.

    Këtë e ka bërë të qartë kandidati i kësaj liste, Jugosllav Gashiq, në një intervistë për Radio Televizionin e Vojvodinës, ku ka folur për vizitën e delegacionit të studentëve dhe kandidatëve të kësaj liste në Kosovë, raportet me Listën Serbe dhe të ardhmen e politikës së Serbisë ndaj Kosovës.

    Gashiq, i cili është profesor në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, që funksionon në sistemin e Serbisë në Mitrovicën e Veriut, ka deklaruar se Lista Studentore nuk do të heqë dorë nga programi i saj për Kosovën, i cili bazohet në respektimin e Kushtetutës së Serbisë.

    Madje, ai ka bërë të ditur se qëndrimi i tyre ndaj Kosovës është përcaktuar qartë dhe nuk do të ndryshojë pas marrjes së pushtetit në Beograd.

    “Pozicioni dhe marrëdhënia ndaj provincës sonë jugore është e tillë që përcaktohet qartë nga lëvizja studentore, dhe do të ishte mjaft e pavlerë për ne të zbatonim diçka në fushatën parazgjedhore dhe pastaj të hiqnim dorë nga gjëra të tilla”, ka deklaruar Gashiq.

    Në një tjetër moment të intervistës, kur është pyetur për realitetin e Kosovës si shtet i pavarur dhe për deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në Paris, Gashiq ka refuzuar ta konsiderojë këtë argument si pikënisje për ndryshimin e politikës së Beogradit.

    “Ne nuk i marrim si të rëndësishme deklaratat e tilla të autoriteteve të përkohshme në Prishtinë”, ka thënë ai.

    Kushtetuta e Serbisë, baza e politikës së tyre për Kosovën

    Gashiq ka insistuar se Lista Studentore do ta zhvendosë fokusin te Kushtetuta e Serbisë, duke kundërshtuar atë që e konsideron si trajtim të pabarabartë të marrëveshjeve të arritura në dialogun Kosovë-Serbi.

    Sipas tij, Serbia i ka përmbushur obligimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit, ndërsa Prishtina nuk ka bërë të njëjtën gjë.

    “E para ende. Kjo është e vërtetë. Ne i kemi përmbushur të gjitha. Dhe çfarë nuk përmbushën ata? Epo, ata nuk bënë pothuajse asgjë”, ka pretenduar Gashiq.

    I pyetur për kërkesën e Kurtit që Serbia të heqë dorë nga fushata kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës dhe nga kundërshtimi i anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, ai nuk ka dhënë asnjë sinjal për ndryshim të kësaj politike.

    Përkundrazi, deklaratat e tij tregojnë se Lista Studentore synon të vazhdojë qëndrimin tradicional të Beogradit për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

    “Ne e dimë se çfarë do të bëjmë”, ka thënë ai, duke iu përgjigjur deklaratave të kryeministrit Kurti.

    Në këtë mënyrë, ndonëse Lista Studentore e paraqet veten si forcë që synon ta ndryshojë Serbinë pas periudhës së qeverisjes së Vuçiqit, në raport me Kosovën nuk ka paralajmëruar ndonjë ndryshim thelbësor.

    Kundër Listës Serbe, por jo kundër politikës së saj ndaj Kosovës

    Një pjesë e konsiderueshme e intervistës iu kushtua Listës Serbe, për të cilën Gashiq ka përdorur gjuhë jashtëzakonisht të ashpër.

    Ai ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi politik me këtë subjekt, të cilin e ka cilësuar si të lidhur me interesa klienteliste dhe me pushtetin e deritanishëm të SNS-së së Vuçiqit.

    “A e dini se çfarë është Lista Serbe? Lista Serbe është një grup interesash palaqësh-klientelist, i përbërë nga njerëz pa kurriz, kameleonë, makiavelianë dhe oportunistë. Nuk ka bashkëpunim me njerëz të tillë”, ka deklaruar Gashiq.

    Ai ka shtuar se Lista Serbe është përgjegjëse për pozitën në të cilën ndodhet komuniteti serb në Kosovë.

    “Ky grup është fajtor për pozitën në të cilën ndodhet kombi ynë”, ka thënë ai.

    Megjithatë, pavarësisht distancimit nga Lista Serbe, deklaratat e Gashiqit nuk tregojnë ndonjë shkëputje nga politika e Beogradit sa i përket pretendimeve kushtetuese dhe territoriale ndaj Kosovës.

    Madje, në intervistë ai ka bërë të ditur se Lista Studentore nuk do të ketë komunikim politik me Listën Serbe, por udhëheqësit e rinj të institucioneve lokale serbe do të bashkëpunojnë me përfaqësuesit e saj në nivel lokal.

    Sipas tij, ky bashkëpunim do të bëhet në interes të komunitetit serb, ndërsa Lista Studentore do të angazhohet për ndryshimin e kuadrove të Listës Serbe në ciklet e ardhshme zgjedhore.

    Dialog me ndërkombëtarët për ruajtjen e institucioneve paralele

    Gashiq ka folur edhe për të ardhmen e institucioneve që funksionojnë në Kosovë sipas sistemit të Serbisë, përfshirë universitetin, institucionet shëndetësore dhe Kishën Ortodokse Serbe.

    Ai ka paralajmëruar se Lista Studentore do të angazhohet për ruajtjen e këtyre strukturave dhe se për këtë çështje do të kërkojë bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare.

    “Do të duhet të vazhdojmë dialogun në kontekstin e parandalimit të disa efekteve negative që qeveria e përkohshme në Prishtinë mund të marrë për çështjen e institucioneve të mbetura që funksionojnë në territorin e Kosovës dhe Metohisë, të cilat janë institucionet arsimore dhe shëndetësore dhe kisha”, ka deklaruar ai.

    Gashiq ka shtuar se synimi i tyre është të gjejnë zgjidhje që do të mundësonin vazhdimin e funksionimit të këtyre institucioneve në sistemin që dëshiron Serbia.

    Ai ka kundërshtuar gjithashtu zbatimin e Ligjit për të Huajt në Kosovë, duke pretenduar se ai do të prekë drejtpërdrejt stafin akademik dhe studentët e Universitetit të Prishtinës që funksionon në Mitrovicën e Veriut.

    Sipas tij, kjo paraqet një sfidë serioze për institucionet arsimore serbe në Kosovë.

    “Nuk do të merremi me realitetin që na kujton Prishtina”

    Në intervistë, Gashiq është pyetur drejtpërdrejt se si do të veprojë Serbia përballë argumentit të bashkësisë ndërkombëtare se duhet të respektohet realiteti në terren, përkatësisht se Serbia nuk është e pranishme në Kosovë që nga viti 1999.

    Ai nuk ka dhënë ndonjë përgjigje që do të sinjalizonte gatishmëri për ta pranuar këtë realitet politik.

    Përkundrazi, ai ka argumentuar se edhe Kushtetuta e Serbisë është një realitet që duhet të merret parasysh.

    “Kushtetuta e Serbisë është gjithashtu një realitet. Vetëm se ne do ta zhvendosim atë fokus te Kushtetuta e Serbisë”, ka thënë Gashiq.

    Kjo deklaratë është një prej sinjaleve më të qarta se Lista Studentore nuk synon të ndryshojë qasjen kushtetuese të Serbisë ndaj Kosovës, pavarësisht ndryshimit të mundshëm të pushtetit në Beograd.

    Ndërkohë, në fillim të intervistës, Gashiq e ka paraqitur fitoren e Listës Studentore si fitore të vlerave demokratike, të së vërtetës, drejtësisë dhe respektimit të ligjit, duke pretenduar se lëvizja e tyre synon ta shpëtojë Serbinë nga shkatërrimi.

    Ai ka thënë se pret përgjegjësi për veprimet e përfaqësuesve të Listës Serbe, duke paralajmëruar se disa prej tyre mund të përballen me përgjegjësi penale.

    Në fund, Gashiq ka deklaruar se frika e tij e vetme është që Lista Studentore të mos e tradhtojë besimin e qytetarëve që e kanë votuar.

    “Kam frikë se do ta tradhtojmë aksidentalisht besimin e popullit”, ka thënë ai.

    Kështu, deklaratat e kandidatit të Listës Studentore nxjerrin në pah një dallim të qartë mes qëndrimit ndaj pushtetit të Vuçiqit dhe qëndrimit ndaj Kosovës: kundërshtim të Listës Serbe dhe të mënyrës së qeverisjes së deritanishme në Beograd, por vazhdimësi të politikës së mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës dhe të pretendimeve të Serbisë mbi të./Telegrafi.

  • Butrint Imeri publikon fotografinë e ëmbël me nënën, e uron me fjalët më të veçanta

    Butrint Imeri publikon fotografinë e ëmbël me nënën, e uron me fjalët më të veçanta

    Butrint Imeri publikon fotografinë e ëmbël me nënën, e uron me fjalët më të veçanta

    Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar, duke e uruar publikisht nënën e tij për ditëlindje.

    Artisti ka publikuar në InstaStory një fotografi pranë saj, ku ajo shihet me një buqetë të bukur me lule në duar.

    Krahas fotografisë, Butrinti ka shkruar një urim të shkurtër, por plot dashuri: “HAPPY BIRTHDAY NANA JEM”.

    Nëna e këngëtarit shfaqet rrallë në publikimet e tij në rrjetet sociale, duke e bërë këtë dedikim edhe më të veçantë për ndjekësit e tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Butrint Imer publishes the sweet picture of his mother, congratulates him with the most special words

    The renowned singer, Butrint Imer, has shared a special family moment, publicly congratulateing his mother on her birthday.

    The artist has published a picture near her in Instastery, where she is seen with a beautiful bouquet of flowers in her hands.

    Besides the photograph, Butrint wrote a brief but loving wish: ) HAPPY BIGHDAY JEHOVAH’S NANA.

    The singer’s mother rarely appears in her social networking releases, making this dedication even more special to his followers.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nufi në Norvegji: Integrimi i Kosovës në NATO, domosdoshmëri strategjike

    Nufi në Norvegji: Integrimi i Kosovës në NATO, domosdoshmëri strategjike

    Nufi në Norvegji: Integrimi i Kosovës në NATO, domosdoshmëri strategjike

    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka marrë pjesë në forumin “Atlantic Future Forum 2026”, që po mbahet në Oslo të Norvegjisë, ku është diskutuar për të ardhmen e sigurisë dhe mbrojtjes euroatlantike.

    Nufi ka bërë të ditur se aktiviteti është mbajtur në bordin e aeroplanmbajtëses britanike HMS Prince of Wales, ndërsa gjatë qëndrimit atje ka zhvilluar takime me homologun norvegjez, Tore O. Sandvik, dhe nënsekretarin parlamentar të shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Wood of Anfield, raporton Klankosova.tv.

    Sipas Nufit, në këto takime është diskutuar për sfidat e sigurisë euroatlantike dhe nevojën që NATO-ja të ruajë vëmendjen në të gjitha drejtimet strategjike.

    Ai ka theksuar se siguria e Evropës nuk kufizohet vetëm në Veriun e Largët, por se vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës.

    “Integrimi i Kosovës në NATO është, sipas nesh, një domosdoshmëri strategjike për forcimin e stabilitetit rajonal, parandalimin e konflikteve dhe shmangien e rrezikut të hapjes së fronteve të reja të pasigurisë në Evropë”.

    “Sepse siguria euroatlantike është e pandashme. Dhe një NATO më e fortë në Ballkan do të thotë një Evropë më e sigurt”, ka theksuar ministri shqiptar, Ermal Nufi.

  • Nufe in Norway: Kosovo’s NATO integration, strategic imperative

    MAlbania’s defence initiative, Ermal Nufi, has participated in the RHOtlantic Forum Forum Forum Forum 2026), which is being held in Oslo, Norway, where it is discussed in the future of Euro-Atlantic security and defence.

    Nufi has announced that the event was held aboard the British air carrier HMS Prince of Wales, while during his stay there, he held meetings with Norwegian counterpart Tore O. Sandvik, and Undersecretary of State at the United Kingdom Foreign Affairs Ministry, Lord Wood of Anfield, reports I did. tv.

    According to Nufi, these meetings have discussed the challenges of Euro-Atlantic security and the need for NATO to keep its eye on all strategic directions.

    He has stressed that Europe’s security is not limited to the Far North, but that particular attention must also be paid to the Western Balkans and Kosovo.

    Kosovo’s integration into NATO is, according to us, a strategic necessity for strengthening regional stability, preventing conflicts and avoiding the risk of opening new security fronts in Europe.

    Because Euro-Atlantic security is inseparable. And a stronger NATO in the Balkans means a safer Europe, Albanian Minister Ermal Nufi has stressed.

  • Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

    Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

    Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që ndodhen në Kosovë për protesta që po zhvillohen në Prishtinë dhe që pritet të vazhdojnë edhe gjatë javëve të ardhshme.

    Në njoftimin e publikuar të enjten, më 12 nëntor, Ambasada bën të ditur se pjesëmarrësit në protesta pritet të mblidhen kryesisht në qendër të kryeqytetit, ndërsa tubimet mund të zgjerohen me shpejtësi edhe në zonat përreth, pa paralajmërim të mjaftueshëm.

    Sipas Ambasadës, protestat dhe tubimet e mëdha mund të nisin në mënyrë paqësore, “por të përshkallëzohen shpejt pa paralajmërim, duke shkaktuar pengesa në trafik, në shërbime dhe, në disa raste, mbyllje të rrugëve”.

    “Personeli i Ambasadës në Prishtinë gjithmonë këshillohet që të shmangë protestat dhe tubimet e mëdha”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës.

    Ambasada paralajmëron se në orët para dhe gjatë protestave mund të ketë shtim të pranisë policore, mbyllje të rrugëve, devijime të qarkullimit dhe vështirësi në trafik.

    Qytetarëve që ndodhen pranë zonave ku zhvillohen protestat u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i japin përparësi sigurisë personale.

    Në mesin e rekomandimeve është edhe përcjellja e mediave lokale për informacione të përditësuara, por edhe përditësimet e vetë Ambasadës. /Klankosova.tv

  • “Ia jep vetes për t'lexueshëm, librave marre u vjen prej teje…” - Për kë e ka fjalën Zoja? (VIDEO)

    “Ia jep vetes për t’lexueshëm, librave marre u vjen prej teje…” – Për kë e ka fjalën Zoja? (VIDEO)

    “Ia jep vetes për t'lexueshëm, librave marre u vjen prej teje…” - Për kë e ka fjalën Zoja? (VIDEO)

    Banorja e Big Brother VIP Kosova 5, Zoja, ka bërë një deklaratë thumbuese brenda shtëpisë.

    Gjatë një bisede me Jonën, ajo u shpreh me ironi ndaj njërit prej banorëve, duke thënë:

    “Ti që ia jep vetes për t’lexueshëm, thashë librave marre ju vjen prej teje”, tha Zoja.

    Ndonëse nuk përmendi emër, nga mënyra se si u zhvillua biseda u la të kuptohej se deklarata mund të ishte drejtuar ndaj Akilit, megjithëse me të zhvilluan një bisedë paraprake.

  • Kolona të gjata për Veternik (FOTO)

    Kolona të gjata për Veternik (FOTO)

    Kolona të gjata për Veternik (FOTO)

    Kolona të gjata veturash janë krijuar këtë pasdite rrugës për Veternik.

    Qarkullimi është shtuar ndjeshëm, ndërsa pamjet e dërguara nga lexues të Klankosova.tv tregojnë një varg të gjatë veturash, të cilave vështirë t’u shihet fundi.

    Fluksi i madh i automjeteve po e bën qarkullimin më të ngadalshëm në këtë pjesë të Prishtinës.