Category: Lajme

  • Bejta e thotë me bindje: Në Kosovë nuk e di kush është në nivelin tim si artist

    Bejta e thotë me bindje: Në Kosovë nuk e di kush është në nivelin tim si artist

    Bejta e thotë me bindje: Në Kosovë nuk e di kush është në nivelin tim si artist

    Banori i Big Brother VIP Kosova 5, Bejta, ka bërë një deklaratë të bujshme për veten, duke vënë në pah nivelin e tij artistik.

    Gjatë një bisede me banorët e tjerë në shtëpi, ai është shprehur se nuk sheh ndonjë artist në Kosovë që mund të krahasohet me të.

    “Në Kosovë nuk e di kush është në nivelin tim si artist”, ka deklaruar Bejta.

    Burimi: Insajderi

  • “Shi” dollarësh në Kazakistan, zbulohet arsyeja e valixheve me para që binin nga qielli

    “Shi” dollarësh në Kazakistan, zbulohet arsyeja e valixheve me para që binin nga qielli

    “Shi” dollarësh në Kazakistan, zbulohet arsyeja e valixheve me para që binin nga qielli

    Një skenë e pazakontë është regjistruar në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, ku valixhe të mbushura me tufa parash janë hedhur nga dritarja e një pallati banimi.

    Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e publikut, ndërsa ngjarja është lidhur me një operacion të autoriteteve kundër dy drejtuesve të rëndësishëm të vendit.

    Sipas raportimeve, në pranga kanë përfunduar Nurlan Zhakupov, drejtues i fondit sovran të pasurisë Samruk-Kazyna dhe Yelzhas Otynshiev, kreu i kompanisë shtetërore Kazakhstan Railways.

    Rrethanat e hedhjes së parave nga ndërtesa dhe lidhja e tyre me ndalimet nuk janë bërë ende të qarta në informacionin e publikuar.

    Samruk-Kazyna administron disa prej aseteve më të mëdha strategjike të Kazakistanit, me investime dhe veprimtari në sektorët e energjisë, industrisë dhe transportit. Ndalimi i dy drejtuesve ka shtuar vëmendjen ndaj zhvillimeve në institucionet dhe kompanitë kryesore shtetërore të vendit.

    Burimi: Insajderi

  • U.S. dollars in Kazakhstan, the reason for the suitcases falling out of the sky is revealed

    An unusual scene has been recorded in Kazakhstan’s capital city, Astana, where suitcases filled with piles of money have been thrown out of the window of a residential palace.

    The images have attracted public attention, while the event is related to an operation by authorities against the country’s two key leaders.

    According to reports, Nurlan Jacquesupov, head of the sovereign property fund Samruk-Kazina and Yelzhas Otynshiev, head of the state-owned company Kazakhstan Railways, has been completed in handcuffs.

    The circumstances of dropping money from the building and their connection to bans have not yet become clear in published information.

    Samruk-Kazina manages some of Kazakhstan’s biggest strategic assets, with investments and activities in the energy, industry and transport sectors. The ban on two leaders has increased attention to developments in the country’s top state institutions and companies.

    Source Layer: Insander

  • Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

    Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

    Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

    Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

    “Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë, më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor, kanë filluar aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në një lokacion të dyshuar në fshatin Brod, Komuna e Shtërpcës. Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, të cilat kishin vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë. Sot, më 12 nëntor 2026, në vijim të aktiviteteve të kërkimit dhe gërmimeve në këtë lokacion, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’u nënshtrohen procedurave të mëtejshme të ekzaminimit mjekoligjor dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së”, njofton Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

    Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë-Departamenti për Krime Lufte, bazuar në informacionet e siguruara për këtë lokacion.

    “Trajtimi i këtij lokacioni është rezultat edhe i bashkëpunimit rajonal dhe përpjekjeve të përbashkëta për adresimin e rasteve me interes të përbashkët, përfshirë komunikimet me Drejtorinë e Republikës së Kroacisë për Personat e Zhdukur gjatë Luftës Atdhetare, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me familjet e personave të zhdukur me dhunë, Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe qytetarët që kanë kontribuar me informacione të rëndësishme për identifikimin dhe trajtimin e këtij lokacioni”, njofton Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

    Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh mirënjohjen për kontributin dhe bashkëpunimin e të gjitha institucioneve dhe qytetarët e përfshirë në këtë proces, duke ritheksuar përkushtimin për vazhdimin e përpjekjeve për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me dhunë.

    Burimi: RTKLive

  • Meta çaktivizon llogaritë sociale të Russell Brand pas dënimit me burg

    Meta çaktivizon llogaritë sociale të Russell Brand pas dënimit me burg

    Meta çaktivizon llogaritë sociale të Russell Brand pas dënimit me burg

    Meta ka çaktivizuar llogaritë e aktorit dhe ish-komedianit britanik Russell Brand në platformat e tij sociale.

    Ky vendim vjen pasi Brand, 51 vjeç, u dënua në fillim të kësaj jave me 10 vjet e gjashtë muaj burgim, për një akuzë për përdhunim dhe tri akuza për sulm seksual, transmeton klankosova.tv

    Ai u shpall fajtor për veprat penale ndaj katër grave, të cilat lidhen me ngjarje të ndodhura gjatë periudhës 2004–2009.

    Sipas vendimit të gjykatës, Brand pritet të vuajë shtatë vjet burgim para se të lirohet me kusht.

    Ndërkohë, llogaria e tij në rrjetin social X, në pronësi të Elon Musk, vazhdon të jetë aktive.

    Politikat e komunitetit të Meta-s parashohin kufizimin ose largimin e llogarive që konsiderohen të dëmshme për komunitetin, përfshirë edhe ato që u përkasin personave të dënuar për vepra penale seksuale.

    Sipas BBC, ky nuk është veprimi i parë i ndërmarrë nga një platformë online ndaj Brand. Në vitin 2023, pas publikimit të një hetimi mediatik që zbulonte akuza për sjelljen e tij, të cilat ai i ka mohuar, YouTube pezulloi mundësinë që kanalet e tij të përfitonin të ardhura nga reklamat.

    Në atë kohë, platforma deklaroi se masa ishte ndërmarrë për të mbrojtur përdoruesit e saj.

  • Pa modesti, Bejta: Nuk e di kush është në nivelin tim si artist në Kosovë (VIDEO)

    Pa modesti, Bejta: Nuk e di kush është në nivelin tim si artist në Kosovë (VIDEO)

    Pa modesti, Bejta: Nuk e di kush është në nivelin tim si artist në Kosovë (VIDEO)

    Banori i Big Brother VIP Kosova 5, Bejta, ka bërë një deklaratë të fortë për veten.

    Gjatë një bisede në shtëpi, ai u shpreh se niveli i tij artistik është i pakrahasueshëm.

    “Në Kosovë nuk e di kush është në nivelin tim si artist”, deklaroi Bejta.

  • Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit amerikanë për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

    Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit amerikanë për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

    Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit amerikanë për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që ndodhen në Kosovë për protesta që po zhvillohen në Prishtinë dhe që pritet të vazhdojnë edhe gjatë javëve të ardhshme.

    Në njoftimin e publikuar të enjten, më 12 nëntor, Ambasada bën të ditur se pjesëmarrësit në protesta pritet të mblidhen kryesisht në qendër të kryeqytetit, ndërsa tubimet mund të zgjerohen me shpejtësi edhe në zonat përreth, pa paralajmërim të mjaftueshëm.

    Sipas Ambasadës, protestat dhe tubimet e mëdha mund të nisin në mënyrë paqësore, “por të përshkallëzohen shpejt pa paralajmërim, duke shkaktuar pengesa në trafik, në shërbime dhe, në disa raste, mbyllje të rrugëve”.

    “Personeli i Ambasadës në Prishtinë gjithmonë këshillohet që të shmangë protestat dhe tubimet e mëdha”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës.

    Ambasada paralajmëron se në orët para dhe gjatë protestave mund të ketë shtim të pranisë policore, mbyllje të rrugëve, devijime të qarkullimit dhe vështirësi në trafik.

    Qytetarëve që ndodhen pranë zonave ku zhvillohen protestat u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i japin përparësi sigurisë personale.

    Në mesin e rekomandimeve është edhe përcjellja e mediave lokale për informacione të përditësuara, por edhe përditësimet e vetë Ambasadës. /Klankosova.tv

  • Alarm për listeria në djathërat zviceranë, 14 raste të raportuara dhe një person i vdekur

    Alarm për listeria në djathërat zviceranë, 14 raste të raportuara dhe një person i vdekur

    Autoritetet zvicerane kanë identifikuar një lidhje të mundshme mes djathërave të tërhequr së fundmi nga tregu për shkak të kontaminimit me bakterin Listeria dhe rasteve të raportuara të infektimit. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik, nga fundi i gushtit deri në fund të tetorit janë regjistruar 14 raste të listeriozës, ndërsa një person ka vdekur.

    Dy kompani zvicerane, Eberle Spezialitäten dhe Strähl Käse, së fundmi u detyruan të tërhiqnin nga tregu disa produkte djathi, pasi gjatë kontrolleve u zbulua prania e bakterit Listeria monocytogenes, raporton Watson.

    Eberle Spezialitäten, me seli në Gossau të kantonit St. Gallen, tërhoqi disa mini-ëmbëlsira të mbushura me djathë, të cilat ishin shitur në të gjithë Zvicrën, përfshirë edhe në supermarketet Coop dhe Migros.

    Produktet gjysmë të gatshme të përdorura nga kompania vinin nga qumështorja Strähl, e cila gjithashtu u detyrua të tërhiqte disa lloje djathërash pas kontrolleve të mëtejshme. Meqenëse një pjesë e produkteve kishin arritur edhe në Gjermani dhe Austri, të dyja kompanitë ndërmorën tërheqjen e tyre edhe në këto vende.

    Autoritetet konfirmojnë lidhjen e mundshme me rastet e infektimit

    Zyra Federale për Sigurinë Ushqimore ka konfirmuar për mediumin “Schweiz heute” se është identifikuar një lidhje mes djathërave të butë të tërhequr nga tregu të kompanive Strähl Käse dhe Eberle Spezialitäten dhe rasteve të raportuara të listeriozës.

    Pas hetimeve, Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) ka sqaruar se bëhet fjalë për një lidhje të mundshme, e identifikuar përmes analizave gjenetike dhe hetimeve epidemiologjike. Megjithatë, provat përfundimtare ende mungojnë, transmeton Telegrafi.

    “Prandaj është e rëndësishme të presim rezultatet e këtyre hetimeve dhe të mos nxjerrim përfundime të parakohshme nga një lidhje e mundshme se ekziston një shkak ose përgjegjësi e drejtpërdrejtë për rastet individuale të sëmundjes dhe vdekjes”, ka deklaruar FOPH.

    Sipas këtij institucioni, nga fundi i gushtit deri në fund të tetorit janë raportuar 14 raste të listeriozës. Autoritetet e kanë cilësuar këtë si një grup rastesh që aktualisht është duke u vëzhguar.

    “Shumica e individëve të prekur u desh të shtroheshin në spital. Mjerisht, një person ka vdekur”, ka bërë të ditur një zëdhënës i FOPH-së.

    Autoritetet nuk kanë treguar se sa prej 14 rasteve dyshohet se kanë lidhje me djathërat e prodhuar në Zvicrën lindore. Për arsye të mbrojtjes së privatësisë, nuk janë publikuar as të dhënat për moshën dhe detaje të tjera të personave të prekur.

    Zëdhënësi i FOPH-së ka theksuar se është e mundur të identifikohen edhe raste të tjera, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

    Strähl kërkon sqarimin e situatës

    Kompania Strähl ka deklaruar se është e tronditur nga lidhja e mundshme mes produkteve të saj dhe rasteve të sëmundjes.

    Për të sqaruar situatën, kompania ka porositur një studim për sekuencimin e gjenomit në Universitetin e Cyrihut.

    “Siç kemi mësuar, studimi tregon një lidhje të mundshme midis llojit të Listerias që gjendet në mënyrë sporadike në Strähl dhe sëmundjeve”, ka deklaruar një zëdhënës i kompanisë.

    Ai ka theksuar se autoritetet përkatëse janë duke kryer një vlerësim të detajuar shkencor dhe epidemiologjik.

    Sipas kompanisë, ajo nuk ka dijeni për ndonjë rast konkret të sëmundjes apo vdekjeje që lidhet me produktet e saj. Gjithashtu, Strähl thekson se lidhja gjenetike nuk dëshmon se si janë infektuar personat apo nëse produktet e saj kanë qenë burimi i drejtpërdrejtë i infeksionit.

    Kompania ka shtuar se rezultatet aktuale të testeve nuk mundësojnë një vlerësim përfundimtar të shkakut dhe se këto çështje duhet të sqarohen përmes hetimeve të plota shkencore, përcjell Telegrafi.

    Listeria, shkaku më i shpeshtë i tërheqjeve të produkteve ushqimore

    Sipas Zyrës Federale për Sigurinë Ushqimore, gjatë vitit 2025 në Zvicër janë regjistruar gjithsej 10 tërheqje produktesh nga tregu dhe nëntë paralajmërime publike për shkak të pranisë së mikrobeve.

    Listeria ishte shkaktari më i shpeshtë, e ndjekur nga bakteret Salmonella dhe E. coli. Numri i rasteve ka mbetur i qëndrueshëm gjatë viteve të fundit.

    Bakteri Listeria monocytogenes mund të shkaktojë infeksione që në shumë raste kalojnë me simptoma të lehta ose pa simptoma. Megjithatë, te të porsalindurit, fëmijët e vegjël, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me imunitet të dobësuar, infeksioni mund të shkaktojë komplikime serioze, madje edhe pasoja fatale.

    Në Zvicër, kompanitë ushqimore janë përgjegjëse për kontrollin e produkteve të tyre dhe për respektimin e kërkesave ligjore për sigurinë ushqimore. Krahas vetëkontrollit të detyrueshëm, inspektime kryejnë edhe autoritetet kantonale.

    Në rastet kur konstatohet neglizhencë, autoritetet mund të shqiptojnë gjoba ose të lëshojnë urdhra penalë. Disa raste kanë përfunduar edhe në gjykatë.

    Në vitin 2024, Gjykata e Qarkut Schwyz dënoi një prodhues djathi për akuza të shumta për vrasje nga pakujdesia. Shtatë persona kishin vdekur pasi kishin konsumuar djathë të kontaminuar me Listeria nga qumështorja e tij./Telegrafi/

  • Khloe Kardashian: Ish-burri im, Lamar Odom, është i vdekur për mua

    Khloe Kardashian: Ish-burri im, Lamar Odom, është i vdekur për mua

    Khloe Kardashian tha në një episod të ri të “The Kardashians” se ish-bashkëshorti i saj Lamar Odom është “i vdekur” për të.

    Ajo deklaroi se ishte e zemëruar për dokumentarin e Netflix-it për jetën e tij, në të cilin mori pjesë me kërkesën e tij, dhe për deklaratat e tij gjatë promovimit të filmit.

    Dokumentari “Untold: The Death & Life of Lamar Odom” u publikua shtatë muaj më parë. Ai trajton gjithashtu martesën e ish-basketbollistit të NBA-së me Khloe-n dhe periudhën pas mbidozës së tij në vitin 2015, kur ajo e ndihmoi të shërohej.

    “E pashë dokumentarin dhe nuk jam shumë e emocionuar. Gjeta kohë të të bëja një nder, nuk u pagova, e bëra sepse doja të isha e sjellshme. Shumë gjëra më bënë të pakëndshme”, tha Khloe në episodin që u publikua të enjten në Hulu, sipas People.

    Ajo që e bëri më shumë përshtypje ishte se Odom pretendonte se nuk ishte i dashuruar me të dhe se ishte martuar me të për popullaritet, dhe se ia atribuonte shërimin e tij Zotit, jo asaj.

    “Ura është djegur dhe nuk ka më litar për të kërcyer. Është e vdekur për mua”, tha ajo.

    Kur Scott Disick i kujtoi asaj se ajo e kishte ushqyer Odomin me lugë ndërsa ai po shërohej, ajo u përgjigj: “Nuk ke nevojë të më falënderosh. Thjesht mos fol për mua dhe mos më poshtëro.”

    Khloe u martua me Odom në vitin 2009. Pas mbidozës së tij, ajo tërhoqi kërkesën për divorc për t’u kujdesur për të, por paraqiti kërkesën për divorc përsëri në vitin 2016.

    Odom më parë e mohoi në podcastin “Nothing’s Off the Table” se kishte thënë ndonjëherë se ishte martuar me të për famë. Ai pretendon se fëmijët e tij e deklaruan këtë në dokumentar dhe se ai “nuk kishte nevojë për askënd” në atë kohë.

  • E kryer, Man United arrin marrëveshje në parim me pasuesin e Michael Carrick

    E kryer, Man United arrin marrëveshje në parim me pasuesin e Michael Carrick

    Manchester United ka arritur marrëveshje në parim me Mauricio Pochettinon për ta emëruar atë trajner të ri të skuadrës, raportojnë gazetarët e Sky Sports, Danyal Khan dhe Dharmesh Sheth.

    Trajneri argjentinas pritet të pasojë Michael Carrickun, i cili u shkarkua zyrtarisht të enjten në mëngjes.

    Megjithatë, drejtuesit e klubit anglez janë ende në negociata me Federatën e Futbollit të SHBA-së, ku Pochettino aktualisht është i angazhuar si përzgjedhës i Kombëtares.

    Sipas raportimeve, 54-vjeçari pritet t’i drejtojë SHBA-të në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Haitit, në shtëpi dhe në udhëtim.

    Pas përfundimit të këtyre takimeve, ai do të udhëtojë drejt Manchesterit, ku pritet të marrë drejtimin e stërvitjeve të “Djajve të Kuq” nga mesi i javës së ardhshme.

    Ndërkohë, SHBA-ja po ëndërron ta zëvendësojë Pochettinon me ish-trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola./Telegrafi/