Category: Lajme

  • Arda Guler leaving Real Madrid? PSG offers 22m euros salary

    The future of Arda Güler at Real Madrid has been questioned, as the Turkish midfielder reportedly has rejected the Madrile Club’s offer to renew the contract.

    According to Turkish medium Ajanspor, Real Madrid has offered the 21-year-old annual salary of eightm euros to continue co-operation, but this offer is said to have not satisfied the footballer.

    The situation is closely following Paris Saint-Germani, who is reportedly willing to make a big investment to transfer Turkish talent to France.

    According to reports, French champions can offer up to 200m euros for the Güler card, whose value in the transfer market is estimated at 100m euros from Transfermarkt.

    Besides, The PSG reportedly is ready to offer midfielder an annual salary of about 22m euros, almost triple the offer reportedly received from Real Madrid.

    So far, however, there is no confirmation of an official French club offer or the launch of negotiations between the two European giants.

    Meanwhile, earlier reports in the Spanish media had revealed that Real Madrid and Güller’s representatives had reached agreement on the renovation of the contract, originally by 2031, and other reports by 2032.

    The current Turkish footballer contract with the Madrillians is valid until 2029.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kane ka fituar gjithçka individualisht, tani e kërkon Championsin dhe trofe me Anglinë

    Kane ka fituar gjithçka individualisht, tani e kërkon Championsin dhe trofe me Anglinë

    Kane ka fituar gjithçka individualisht, tani e kërkon Championsin dhe trofe me Anglinë

    Harry Kane po përgatitet ta shkruajë historinë me kombëtaren angleze.

    Në përballjen ndaj Kroacisë në Ligën e Kombeve, sulmuesi i Bayernit pritet të arrijë kuotën e 126 paraqitjeve, duke u bërë futbollisti me më së shumti ndeshje për Anglinë dhe duke lënë pas Peter Shiltonin.

    “Ky është një prej momenteve më të rëndësishme të karrierës sime. Tregon përkushtimin, punën dhe vazhdimësinë për të qëndruar në formë dhe në shëndet të mirë”, ka deklaruar kapiteni anglez, i cili tashmë është edhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të kombëtares me 91 gola.

    Pas shumë viteve pa trofe te Tottenhami, kalimi te Bayerni në vitin 2023 i dha mundësinë të ndryshojë historinë e karrierës së tij.

    Në Gjermani, Kane ka fituar disa trofe madhorë, ndërsa këtë vit u shpërblye edhe me Topin e Artë. Tani, objektivi i madh në nivel klubesh është triumfi në Ligën e Kampionëve.

    “Ëndrra ime më e madhe është të fitoj një trofe të rëndësishëm me Anglinë. Dua të fitoj Kampionatin Evropian ose Kupën e Botës. Me Bayernin synoj Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Kane, duke dëshmuar se edhe pas arritjeve të mëdha vazhdon të kërkojë suksese të reja. /Gazeta Express

    Burimi: Insajderi

  • Kane has won everything individually, now he’s looking for Champions and trophy with England.

    Harry Kane is preparing to write his history with the English national.

    In confronting Croatia in the League of Nations, Bayerni’s attacker is expected to reach a quota of 126 presentations, becoming a football player with mostly matches for England and leaving Peter Schilton behind.

    This is one of the most important moments of my career. It shows commitment, work and continuity to stay in shape and in good health, has declared the English captain, who is already the best goalist of all national times with 91 goals.

    After many years without trophy at Tottenham, the transition to Bayerni in 2023 gave him the opportunity to change his career history.

    In Germany, Kane has won several grand trophies, while this year he was rewarded with the Golden Ball. Now, the big target at the club level is the triumph of the Champions League.

    My biggest dream is winning an important trophy with England. I want to win the European Championship or World Cup. With Bayern targeting the Champions League, Kane has declared, testifying that even after great achievements he continues to seek new successes. /Gazeta Express

    Source Layer: Insander

  • Presidentja Shiroka Pula thekson rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës

    Presidentja Shiroka Pula thekson rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës

    Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, Shiroka – Pula vlerësoi punën e Institutit gjatë tri viteve nga themelimi, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë si dhe ruajtjes së kujtesës historike.

    “Ajo vlerësoi veçanërisht publikimin e listës preliminare, e cila përfshin personat e vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekur si pasojë e luftës”, theksohet në njoftim.

    Ajo ka kërkuar vazhdimësi dhe hulumtim të mëtejshëm, në mënyrë që të përditësohet me çdo të dhënë dhe dëshmi të re.

    “Më tej, Presidentja Shiroka Pula riafirmoi gatishmërinë e Zyrës së Presidentes për të vënë në dispozicion kapacitetet dhe mundësitë e saj në mbështetje të punës së Institutit dhe avancimit të misionit të tij”, thuhet në postimin e Presidencës në facebook.

    Burimi: RTKLive

  • Rama i reagon Bashës dhe Gashanit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare

    Rama i reagon Bashës dhe Gashanit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare

    Rama i reagon Bashës dhe Gashanit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Infrastrukturës, Dimal Basha, dhe ministrit të Sportit, Blerim Gashani, duke thënë se rreziku për mosmbajtjen e Lojërave Mesdhetare 2030 po vjen pikërisht nga Qeveria.

    Rama tha se ai vetë ka kërkuar që në organizimin e kësaj ngjarjeje të përfshihen edhe qytetet e tjera të Kosovës, duke mohuar se kjo është çështja për të cilën palët nuk po arrijnë marrëveshje.

    Ai akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po i përdor Lojërat Mesdhetare për, siç u shpreh, “agjendën e tij populiste”.

    “Kryeministri Kurti po e përdor këtë ngjarje historike për agjendën e tij populiste, duke nxitur përçarje mes qyteteve dhe duke hedhur akuza për t’iu shmangur përgjegjësisë. Ndërkohë, koha për pagesat, infrastrukturën dhe përmbushjen e obligimeve po kalon.

    Rreziku për këtë organizim po vjen nga veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë:

    • Mospagesa e obligimeve ndaj Komitetit Ndërkombëtar, për të cilat vetë Qeveria ka dhënë garanci.

    • Përpjekjet për ndryshimin e Masterplanit të miratuar.

    Afatet po mbarojnë. Çdo ditë e humbur e rëndon përgjegjësinë dhe e rrezikon këtë mundësi historike”, ka shkruar Rama.

    Ai i bëri thirrje Qeverisë që t’i përmbushë obligimet e saj.

    “Kuvendi meriton dinjitet. Qytetarët meritojnë të vërtetën. Kosova meriton që fjala e dhënë në emër të saj të mbahet”, përfundoi Rama.

  • Prokuroria kërkon paraburgim ndaj zyrtarit të Arkivit të Prishtinës, ndalohen 48 prona milionëshe

    Prokuroria kërkon paraburgim ndaj zyrtarit të Arkivit të Prishtinës, ndalohen 48 prona milionëshe

    Prokuroria kërkon paraburgim ndaj zyrtarit të Arkivit të Prishtinës, ndalohen 48 prona milionëshe

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj një të dyshuari për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

    Sipas njoftimit, i pandehuri M.B., gjatë vitit 2023, në Prishtinë, në cilësinë e personit zyrtar, përgjegjës për arkivin në Depon e Arkivit Ndërkomunal të Prishtinës, dyshohet se duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar, ka tejkaluar kompetencat dhe nuk ka përmbushur detyrat zyrtare lidhur me verifikimin e autenticitetit të dokumentacionit arkivor.

    “Po ashtu, ekziston dyshimi se i pandehuri M.B., me qëllim të mundësimit të përfitimit të kundërligjshëm të të drejtave pronësore për personin tjetër me inicialet N.J., i cili aktualisht gjendet në arrati, ka ndihmuar në përdorimin e dokumenteve publike të falsifikuara, duke mundësuar që prona publike në mënyrë të kundërligjshme të kalojë në emër dhe posedim të personit N.J.”, thuhet në njoftim.

    Prokurori i Shtetit, sipas njoftimit, në kuadër të veprimeve hetimore dhe me qëllim të parandalimit të tjetërsimit apo humbjes së pasurisë që dyshohet se ndërlidhet me veprimtarinë e kundërligjshme, ka lëshuar urdhër për ndalimin e përkohshëm të 48 parcelave pronësore, vlera e përgjithshme e të cilave dyshohet të arrijë në miliona euro. /Klankosova.tv

  • Presidentja takon drejtorin e IKKL-së, në fokus dokumentimi i krimeve të luftës

    Presidentja takon drejtorin e IKKL-së, në fokus dokumentimi i krimeve të luftës

    Presidentja takon drejtorin e IKKL-së, në fokus dokumentimi i krimeve të luftës

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi, me të cilin ka diskutuar për punën e institucionit, rezultatet e arritura dhe planet për të ardhmen.

    Gjatë takimit, sipas njoftimit nga Presidenca, Shiroka Pula ka vlerësuar punën e Institutit në tri vitet e para nga themelimi, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe ruajtjes së kujtesës historike.

    “Ajo vlerësoi veçanërisht publikimin e listës preliminare, e cila përfshin personat e vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekur si pasojë e luftës. Presidentja theksoi se, meqë raporti dhe lista janë preliminare, procesi i dokumentimit kërkon vazhdimësi dhe hulumtim të mëtejshëm, në mënyrë që të përditësohet me çdo të dhënë dhe dëshmi të re”, thuhet në njoftimin nga zyra e Presidentes.

    Në këtë takim, Shiroka Pula riafirmoi edhe gatishmërinë e Zyrës së Presidentes për të ofruar mbështetje institucionale, duke vënë në dispozicion kapacitetet dhe mundësitë e saj për avancimin e misionit të IKKL-së.

  • Drejtori i Spitalit në Fier prangoset me urdhër të SPAK

    Drejtori i Spitalit në Fier prangoset me urdhër të SPAK

    Drejtori i Spitalit në Fier prangoset me urdhër të SPAK

    Me urdhër të SPAK, Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është arrestuar.

    Ai po hetohej nga Prokuroria e Fierit për tjetërsimin e 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore, që i janë dhënë një biznesmeni për ndërtimin e një impianti fotovoltaik.

    Hetimi lidhet me periudhën kur Voja drejtonte Kadastrën e Fierit, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv

    Lidhur me rastin, raportohet të jenë arrestuar edhe një ish-jurist i Kadastrës, një hartografe, një notere, ndërsa në pyetje po merren edhe punonjës të tjerë të institucionit.

    Aktualisht, Voja po qëndron në ambientet e policisë së Fieit, ndërsa po merret në pyetje nga dy prokurorë të SPAK.

  • Liqeni i Prespës pasurohet me rreth 7.000 peshq të rinj të llojit krap

    Liqeni i Prespës pasurohet me rreth 7.000 peshq të rinj të llojit krap

    Rreth 7.000 peshq karpa të rinj janë lëshuar në Liqenin e Prespës në një proces të shtimit me një ton të vegjël.

    Lëshimi i peshqve u krye nga inkubatori i regjistruar “Akvatika” nga Negotina, me 500.000 denarë të siguruar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave përmes Programit për Mbështetje Financiare në Peshkim dhe Akuakulturë për vitin 2026.

    Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë monitoruan plotësimin e peshqve dhe kontrolluan peshën totale të të vegjëlve dhe numrin e individëve të lëshuar në liqen.

    Ministri Borçe Serafimovski deklaroi se shtimi i peshqëve të llojit krap është investim në mbrojtjen e këtij lloji, me qëllim ruajtjen e biodiversitetit të Liqenit të Prespës.

    Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, Ivica Angellovski, njoftoi kontrolle të intensifikuara në liqen dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me shoqatat e peshkimit për të mbrojtur stokun e peshkut dhe për të parandaluar peshkimin e paligjshëm./Telegrafi/

  • Colette Kress merr drejtimin e Nvidia-s pas largimit të Jensen Huangut, emërohet drejtoreshë e përkohshme

    Colette Kress merr drejtimin e Nvidia-s pas largimit të Jensen Huangut, emërohet drejtoreshë e përkohshme

    Colette Kress merr drejtimin e Nvidia-s pas largimit të Jensen Huangut, emërohet drejtoreshë e përkohshme

    Pas 33 vjetësh nën drejtimin e bashkëthemeluesit Jensen Huang, gjiganti i inteligjencës artificiale, Nvidia, ka emëruar një drejtuese të re. Colette Kress është caktuar në pozitën e drejtoreshës ekzekutive të përkohshme, pas dorëheqjes së Huangut.

    Kress iu bashkua Nvidia-s në shtator të vitit 2013, ku deri më tani ka ushtruar detyrën e zëvendëspresidentes ekzekutive dhe drejtoreshës financiare, duke pasur rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe rritjen e kompanisë.

    Para se të kalonte në Nvidia, ajo kishte punuar për afro 25 vjet në sektorin financiar të kompanive të mëdha teknologjike, përfshirë Microsoft dhe Cisco.

    Sipas njoftimit zyrtar, Kress do të vazhdojë t’i mbajë edhe përgjegjësitë e saj aktuale, derisa bordi drejtues të përzgjedhë një drejtor të përhershëm ekzekutiv.

    “Fuqia e Nvidia-s ka ardhur gjithmonë nga njerëzit e saj. Jam e përkushtuar të ndërtoj mbi themelet e jashtëzakonshme që Jensen krijoi gjatë 33 viteve të fundit”, deklaroi Kress.

    Ndërkohë, bordi i kompanisë ka nisur procesin e kërkimit për drejtuesin e ri, duke shqyrtuar kandidatë të mundshëm si brenda, ashtu edhe jashtë Nvidia-s.

    Kress merr drejtimin e një prej kompanive më të fuqishme në industrinë e inteligjencës artificiale, në një periudhë të rëndësishme për të ardhmen e teknologjisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali