Category: Lajme

  • Pse nuk duhet t'u jepni qenve ushqimin e mbetur nga dreka? Kripa, yndyra dhe erëzat mund të rrezikojnë shëndetin e tyre

    Pse nuk duhet t’u jepni qenve ushqimin e mbetur nga dreka? Kripa, yndyra dhe erëzat mund të rrezikojnë shëndetin e tyre

    Shumë pronarë të qenve e kanë të vështirë t’i rezistojnë shikimit të kafshëve të tyre shtëpiake gjatë kohës kur hanë, ndaj shpesh ndajnë me ta një copë mish, pak bukë apo ushqimin e mbetur nga dreka.

    Edhe pse kjo mund të duket si një gjest i padëmshëm, ushqimi i përgatitur për njerëzit shpesh përmban përbërës që nuk janë të përshtatshëm për qentë dhe mund të shkaktojnë probleme me tretjen, helmim apo komplikime më serioze shëndetësore.

    Rrezik të veçantë paraqesin ushqimet e yndyrshme, ato me shumë erëza, si dhe disa produkte që janë toksike për qentë.

    Foto ilustruese

    Për këtë arsye, veterinerët këshillojnë që të mos u jepen mbetjet e ushqimit nga tavolina, sidomos kur nuk dihet saktësisht se çfarë përbërësish janë përdorur gjatë gatimit.

    Ushqimet e yndyrshme mund të shkaktojnë inflamacion të pankreasit

    Mishi me shumë yndyrë, lëkura e pulës, ushqimet e skuqura dhe salcat shpesh përmbajnë sasi të mëdha yndyre.

    Konsumimi i tyre mund të rëndojë sistemin tretës të qenit dhe, në disa raste, të shkaktojë pankreatit, një inflamacion të pankreasit.

    Kjo është një gjendje e dhimbshme që mund të jetë serioze dhe të kërkojë trajtim veterinar. Simptomat përfshijnë të vjella, diarre, dhimbje barku, humbje të oreksit dhe lodhje të theksuar.

    Edhe një vakt i vetëm me shumë yndyrë mund të përbëjë rrezik, veçanërisht për qentë që kanë pasur më parë probleme me pankreasin.

    Qepa dhe hudhra mund të jenë helmuese për qentë

    Qepa dhe hudhra janë përbërës të zakonshëm në gatimet tona, por mund të jenë shumë të dëmshëm për qentë.

    Ato janë të rrezikshme si në formë të freskët, ashtu edhe të ziera, të thara apo të bluara.

    Këta përbërës mund të gjenden edhe në supa, gjellë, salca dhe përzierje të ndryshme erëzash.

    Konsumimi i tyre mund të dëmtojë rruazat e kuqe të gjakut dhe të shkaktojë anemi.

    Për këtë arsye, qenve nuk duhet t’u jepen ushqime që përmbajnë qepë ose hudhër, edhe nëse janë të gatuara.

    Kripa dhe erëzat e tepërta mund të shkaktojnë probleme shëndetësore

    Ushqimi i përgatitur për njerëzit zakonisht përmban më shumë kripë sesa u nevojitet qenve.

    Konsumimi i sasive të mëdha të kripës mund të shkaktojë etje të shtuar, të vjella dhe diarre, ndërsa në raste më të rënda mund të çojë në çrregullime serioze të organizmit.

    Edhe erëzat pikante dhe ushqimet shumë të djegëta mund të irritojnë sistemin tretës të qenve, duke shkaktuar shqetësime, të vjella ose diarre.

    Prandaj, është e rëndësishme të shmanget dhënia e ushqimeve nga pjata, veçanërisht kur ato përmbajnë shumë kripë, yndyrë apo erëza.

    Edhe kockat e ziera mund të jenë të rrezikshme

    Kockat që mbeten pas drekës apo pjekjes nuk duhet t’u jepen qenve.

    Kockat e gatuara mund të thyhen në copa të mprehta, të cilat mund të lëndojnë gojën, fytin dhe sistemin tretës të kafshës.

    Ato gjithashtu mund të shkaktojnë mbytje ose bllokim të zorrëve, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qenit.

    Çfarë mund t’i ofroni qenit në vend të ushqimit të mbetur?

    Nëse dëshironi ta shpërbleni kafshën tuaj me diçka të shijshme, ekzistojnë disa ushqime që mund të ofrohen në sasi të vogla, për sa kohë që përgatiten pa kripë, erëza, qepë dhe hudhër.

    Ndër alternativat më të përshtatshme janë pula ose gjeldeti i zier pa kocka dhe lëkurë, karotat e ziera, orizi i thjeshtë, bishtajat pa shtesa dhe një sasi e vogël kungulli të zier.

    Megjithatë, këto ushqime duhet të shërbejnë vetëm si shpërblime të herëpashershme dhe jo si zëvendësim i ushqimit të plotë e të balancuar për qentë.

    Duhet pasur kujdes edhe me sasinë, pasi ushqimet shtesë mund të kontribuojnë në shtimin e peshës.

    Nëse qeni konsumon ushqim me përbërës potencialisht toksikë ose pas ngrënies fillon të ketë të vjella, diarre, dhimbje barku apo lodhje të pazakontë, duhet të kontaktohet veterineri.

    Nuk rekomandohet të pritet përkeqësimi i simptomave apo të shkaktohet vetëdijshëm vjellja pa udhëzimin e specialistit.

    Mënyra më e sigurt për ta mbrojtur shëndetin e kafshës suaj është t’i ofroni ushqim të përshtatur për nevojat e saj dhe ta zëvendësoni zakonin e ndarjes së drekës me ushqime të posaçme për qentë. /Telegrafi/

  • Të shtëna me armë në Uashington, të paktën katër persona të plagosur

    Të shtëna me armë në Uashington, të paktën katër persona të plagosur

    Të shtëna me armë në Uashington, të paktën katër persona të plagosur

    Të paktën katër persona janë qëlluar me armë zjarri të enjten në mëngjes në lagjen Logan Circle të Uashingtonit, në një incident që policia e ka cilësuar si skenë aktive.

    Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën pranë kryqëzimit të rrugëve 15th Street NW dhe P Street NW, për shkak të situatës së krijuar, raporton CNN.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe pjesëtarët e Ekipit të Reagimit Emergjent të Departamentit të Policisë Metropolitane të Uashingtonit.

    Deri më tani, nuk janë bërë të ditura identitetet dhe gjendja shëndetësore e të plagosurve, ndërsa mbeten të paqarta edhe rrethanat që çuan në këtë incident.

    Policia pritet të japë më shumë detaje lidhur me rastin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Gunshots fired in Washington, at least four people wounded.

    At least four people were shot by firearms Thursday morning in Washington’s Logan Circle neighbourhood, in an incident police have named an active scene.

    Police have called on citizens to avoid the area near the intersection of 15th Street and P Street, due to the situation created, CNN reports.

    Members of Washington’s Metropolitan Police Department Emergency Response Team have also emerged at the scene.

    So far, no identities and state of health and injuries have been disclosed, while the circumstances leading up to the incident remain unclear.

    Police are expected to provide more details concerning the case.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Vazhdon drama mes Mateos dhe Brikenës, çifti bën lëvizjen e ‘papritur’

    Vazhdon drama mes Mateos dhe Brikenës, çifti bën lëvizjen e ‘papritur’

    Vazhdon drama mes Mateos dhe Brikenës, çifti bën lëvizjen e ‘papritur’

    Kur gjithçka dukej se ishte qetësuar mes tyre, Brikena dhe Mateo kanë rikthyer sërish vëmendjen e publikut me një veprim të papritur në rrjetet sociale.

    Dyshja, e cila pas daljes nga “Big Brother VIP Albania” ka kaluar një periudhë me ulje-ngritje në raportin e tyre, duket se po përballet me një tjetër moment të paqartë.

    Së fundmi, është vërejtur se Brikena dhe Mateo nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, duke ngritur menjëherë pikëpyetje për marrëdhënien e tyre.

    Kjo nuk është hera e parë që dyshja ndërmerr një veprim të tillë. Edhe më parë, ata kishin bërë “unfollow” njëri-tjetrit, duke nxitur aludime për një krizë mes tyre.

    Megjithatë, pas disa muajsh, kur dukej se kishin lënë pas mosmarrëveshjet dhe kishin gjetur sërish qetësinë pranë njëri-tjetrit, ky veprim i fundit ka rikthyer dyshimet se diçka mund të mos shkojë mirë.

    Ajo që bie në sy është fakti se fotografia e përbashkët vazhdon të jetë e pranishme në profilin e Brikenës në rrjetet sociale. Pra, të paktën deri më tani, dyshja ka ndërprerë vetëm ndjekjen e njëri-tjetrit.

    As Brikena dhe as Mateo nuk kanë reaguar publikisht për këtë veprim, ndaj mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur realisht mes tyre.

    A bëhet fjalë për një tjetër krizë në marrëdhënien e tyre apo thjesht për një veprim të momentit?

    Kjo mbetet për t’u parë, ndërsa historia e tyre duket se vazhdon të shoqërohet me pikëpyetje.

    Burimi: Insajderi

  • The drama between Mateo and Brikene continues, the couple make the move unanticipated.

    When everything seemed to have calmed between them, Brikena and Mateo have regained public attention with an unexpected act on social networks.

    Two, which after leaving the Big Brother V The IP Albania has spent a period of sit-up in their report, seems to be facing another unclear moment.

    Recently, it has been noted that Brikena and Mateo no longer follow each other to the Instagram, immediately raising questions about their relationship.

    This is not the first time the two take such an act. Even before, they had made themselves talk about each other, promoting speculation about a crisis between them.

    After several months, however, when it seemed that they had left their differences behind and had again found peace with each other, this recent move has restored suspicions that something might go wrong.

    What is noteworthy is the fact that the common picture continues to be present in Brikena’s social networking profile. So, at least so far, the pair has only stopped following each other.

    Neither Brikena nor Mateo have reacted publicly to this action, so it remains unclear what really happened between them.

    Is it about another crisis in their relationship or just a moment’s action?

    This remains to be seen, while their story seems to continue to be accompanied by questions.

    Source Layer: Insander

  • Të paktën katër persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Uashington

    Të paktën katër persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Uashington

    Të paktën katër persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Uashington

    Të paktën katër persona janë qëlluar me armë zjarri të enjten në mëngjes në lagjen Logan Circle të Uashingtonit, në një incident që policia e ka cilësuar si skenë aktive, shkruan CNN.

    Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën pranë kryqëzimit të rrugëve 15th Street NW dhe P Street NW, për shkak të situatës së krijuar.

    Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Ekipi i Reagimit Emergjent i Departamentit të Policisë Metropolitane të Uashingtonit (DC Metro Police Department).

    Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin dhe gjendjen e të plagosurve, si dhe rrethanat që çuan në incident.

    Burimi: Insajderi

  • Gjykata ende pa vendim për kompaninë e udhëtimeve “Reisebüro”, që dyshohet për mashtrim ndaj qytetarëve

    Gjykata ende pa vendim për kompaninë e udhëtimeve “Reisebüro”, që dyshohet për mashtrim ndaj qytetarëve

    Gjykata ende pa vendim për kompaninë e udhëtimeve “Reisebüro”, që dyshohet për mashtrim ndaj qytetarëve

    Gjykata Themelore në Prishtinë ende nuk ka marrë vendim lidhur me procedurën kundërvajtëse të iniciuar ndaj agjencisë turistike “Reisebüro Prishtina International”, e cila dyshohet për reklamim të ofertave me përmbajtje mashtruese ndaj konsumatorëve, shkruan Gazeta Insajderi.

    Rasti kishte nisur pas veprimeve të Inspektoratit të Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i cili kishte iniciuar procedurë kundërvajtëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Mashtrimi dyshohet se ishte për një ofertë promocionale e publikuar në rrjetet sociale më 6 nëntor të vitit të kaluar për linjën e fluturimit Helsinki–Prishtinë–Helsinki, ku ishte reklamuar një kupon zbritjeje me kodin “SALE2026”.

    Sipas Inspektoratit të Tregut, kompania dyshohet se ka përdorur reklama me informata dhe përmbajtje mashtruese, duke mos specifikuar nivelin e përqindjes së zbritjes dhe duke shkaktuar ose rrezikuar të shkaktojë huti te konsumatorët.

    Ndonëse rasti është ende në gjykatë, nga kompania kanë konfirmuar se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë vendim nga gjykata dhe se procedura gjyqësore është ende në vazhdim.

    “Ju informojmë se deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë vendim nga gjykata lidhur me çështjen në fjalë. Rasti vijon të jetë në procedurë gjyqësore. Sapo të pranojmë vendimin përkatës, do t’ju njoftojmë”, thuhet në përgjigjen e kompanisë.

    Në anën tjetër, Gjykata Themelore në Prishtinë nuk i është përgjigjur kërkesës së Gazetës Insajderi për informacione lidhur me statusin aktual të kësaj lënde dhe nëse është marrë ndonjë vendim.

    Kujtojmë se kompania “Reisebüro Prishtina International” i kishte kundërshtuar më herët pretendimet e Inspektoratit të Tregut, duke i cilësuar ato të pabazuara.

    Në një përgjigje për Insajderin, kompania kishte deklaruar se ofertat promocionale dhe zbritjet paraqiten në mënyrë transparente, ndërsa kishte sqaruar se vlera e zbritjes përmes kodit promocional përcaktohet varësisht nga destinacioni, data dhe lloji i rezervimit.

    Inspektorati i Tregut dërgon në Gjykatë agjencinë turistike “Reisebüro Prishtina”

    Inspektorati i Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kishte iniciuar procedurë kundërvajtëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj agjencisë turistike “Reisebüro Prishtina International”, pas një ankese të një konsumatori dhe inspektimeve të zhvilluara nga inspektorët.

    Sipas dokumentacionit të Inspektoratit, kompania dyshohet se kishte publikuar reklama me përmbajtje mashtruese lidhur me ofertat e fluturimeve, përkatësisht kishte promovuar një kod zbritjeje “SALE2026”, pa specifikuar qartë përqindjen e zbritjes që përfitonin konsumatorët.

    Inspektorati kishte vlerësuar se një praktikë e tillë mund të shkaktonte huti te konsumatorët dhe të ndikonte në vendimmarrjen e tyre për blerjen e shërbimeve. Për këtë arsye, kishte kërkuar nga gjykata ndërmarrjen e masave ndëshkimore të parapara me legjislacionin në fuqi.

    Në kërkesën e tij, Inspektorati kishte evidentuar shkelje të dispozitave të Ligjit Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, përkatësisht neneve 9, 13 dhe 31.

    Burimi: Insajderi

  • Jensen Huang jep dorëheqje nga drejtimi i Nvidia-s pas pretendimeve për një aferë të dytë

    Jensen Huang jep dorëheqje nga drejtimi i Nvidia-s pas pretendimeve për një aferë të dytë

    Jensen Huang ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit ekzekutiv të gjigantit teknologjik Nvidia, ka bërë të ditur bordi i kompanisë.

    Lajmi vjen pas raportimeve të The New York Times për një aferë të dytë të dyshuar të Huangut me një drejtuesе të kompanisë së tij, çka ka shkaktuar rënie të mëtejshme të aksioneve të Nvidia-s.

    Para hapjes së tregjeve amerikane, aksionet e kompanisë shënuan rënie prej 10 për qind në tregtimin paraprak. Bursat amerikane pritet të hapen në orën 14:30 sipas kohës GMT, raporton BBC.

    Të dielën, Huang kishte pranuar se kishte pasur një aferë me një grua, e cila, sipas raportimeve, punonte në një kompani tjetër dhe dyshohet se ishte gjithashtu spiune kineze.

    Ndërkohë, Pekini ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të mos i përdorin pretendimet për spiunazh si pretekst për të vendosur sërish kufizime në shitjen e teknologjisë amerikane drejt Kinës.

    Nvidia ka nisur hetimet për aferën e pranuar nga Huangu, ndërsa çështja po hetohet edhe nga Byroja Federale e Hetimit (FBI).

    Huang, i cilësuar shpesh si “Taylor Swift i teknologjisë”, është një nga figurat më të njohura të industrisë globale të inteligjencës artificiale dhe një nga fytyrat kryesore të bumit të kësaj teknologjie.

    Burimi: Dukagjini

  • Gjyqi ndaj ish-profesorit Krasniqi caktohet të nis nesër

    Gjyqi ndaj ish-profesorit Krasniqi caktohet të nis nesër

    Gjyqi ndaj ish-profesorit Krasniqi caktohet të nis nesër

    Gjyqi kundër ish-profesorit në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, është ricaktuar të nis nesër.

    Seanca e parë gjyqësore do të mbahet nga ora 09:30, raporton gazetarja e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti.

    Shqyrtimi i kësaj çështje ishte caktuar të nis qysh para dy muajsh, por nëntë seanca bllok, njëra pas tjetrës, fillimisht ishin shtyrë.

    Në aktakuzën të cilën e ka siguruar Klan Kosova, Prokuroria përshkruan deklaratat e katër studenteve të Fakultetit të Mjekësisë të cilat janë cilësuar si të dëmtuara dhe dëshmitare në rastin ndaj Krasniqit.

    Bëhet fjalë për E. B, D. V, A. M dhe R. A, deklaratat e të cilave, sipas Prokurorisë, kanë qenë ndër provat mbi të cilat është mbështetur përshkrimi i gjendjes faktike në aktakuzë.

    Prokurori i Shtetit, sipas aktakuzës, ka deklaruar se deklaratat e të dëmtuarave dhe dëshmitarëve janë në përputhje me njëra-tjetrën dhe se këtyre deklaratave u ka dhënë besim.

    Mbi këtë bazë, Prokuroria konsideron se në veprimet e të pandehurit Xhevat Krasniqi janë manifestuar elementet e veprës penale ‘Ngacmimi seksual”.

    Cilat janë konkretisht pretendimet e katër studenteve dhe çka ka deklaruar i akuzuari – detajet i gjeni në linqet e mëposhtme.

  • Gjykata merr vendim ndaj shtetasit gjerman që u kap një ditë më parë

    Gjykata merr vendim ndaj shtetasit gjerman që u kap një ditë më parë

    Gjykata merr vendim ndaj shtetasit gjerman që u kap një ditë më parë

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj shtetasit gjerman me inicialet L.B.S., i dyshuar për dy vepra penale që lidhen me armët.

    Ai dyshohet për import, eksport, furnizim, prodhim, ndërmjetësim apo shitje të paautorizuar të armëve, si dhe për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të tyre.

    Kërkesa për paraburgim ishte paraqitur nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe është aprovuar pas mbajtjes së seancës dëgjimore.

    Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku që i dyshuari të pengojë zhvillimin e procedurës penale, t’i shmanget drejtësisë apo të përsërisë veprën penale.

    Në arsyetimin e saj, gjykata ka përmendur edhe faktin se i dyshuari është shtetas gjerman, si dhe sasinë dhe llojin e armëve të sekuestruara, përgatitjen paraprake të mjetit të transportit dhe rrethanat në të cilat është zbuluar armatimi.

    Gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të pengojë zhvillimin normal të procedurës penale, t’i shmanget ndjekjes penale dhe të bëhet i paarritshëm për organet e drejtësisë, duke pasur parasysh se i njëjti është shtetas i Gjermanisë, po ashtu ekzistojnë rrethana të posaçme që ka rrezik real dhe të arsyeshëm të përsëritjes së veprës penale, duke u mbështetur veçanarisht në mënyrën e dyshuar të kryerjes së tyre, sasinë dhe llojin e armëve të sekuestruara, përgatitjen paraprake të mjetitt të transportit, si dhe rrethanat konkrete në të cilat është zbuluar armatimi”, transmeton Klankosova.tv.