Category: Lajme

  • Gjilani miraton transferimin e 497 mijë eurove për pagat e punonjësve komunalë

    Gjilani miraton transferimin e 497 mijë eurove për pagat e punonjësve komunalë

    Vendimi u miratua unanimisht, me 27 vota për, në një seancë të jashtëzakonshme të udhëhequr nga kryesuesja Krenare Latifi-Kqiku.

    Gjatë arsyetimit para kuvendarëve, drejtori për Buxhet dhe Financa, Avdyl Kastrati, tha se seanca është thirrë për të siguruar që punonjësit e Komunës t’i marrin pagat e nëntorit në afat, për të shtuar se në pesë nënprograme, mjetet e ndara për paga nuk mjaftojnë për t’i mbuluar pagesat e këtij muaji. 

    Në kuadër të kësaj, ai ka sqaruar nënprogramet përfituese, ku për Zyrën e Kuvendit janë 41.118, 97 euro, për zjarrfikësit dhe inspektimet – 22.104,95, planifikimi dhe zhvillimi ekonomik – 1.989,36, shërbimet kujdesit primar shëndetësor – 151.723,12 dhe për arsimin fillor – 281.035,70 euro.

    “Për t’i mbuluar këto mungesa në kohë, kërkoj miratimin e transferit prej 497.972,10 eurosh brenda kategorisë “Paga dhe Shtesa”, nga mjetet që Komuna i ka në dispozicion në nënprograme të tjera”, ka thënë Kastrati. 

    Gjatë debatit para votimit, nga pozita, Shpend Nuhiu (LVV), i ka dhënë mbështetje kësaj nisme,  ndërkaq, grupet opozitare, përkatësisht Bujar Nevzati (PDK), Nazim Gagica (AAK) dhe Sami Ahmeti (LDK), kanë kërkuar garanci nëse prej këtij transferi Komuna ka siguruar mjetet e mjaftueshme për t’i siguruar pagat e punëtorëve.

    Ndërkaq, në fillim të seancës, Kuvendi Komunal mbajti një minutë heshtje në nderim të ish-drejtorit komunal, Bajram Isufi, i cili ndërroi jetë ditë më parë.

    Kryesuesja Latifi-Kqiku e kujtoi atë për kontributin në qytetin e Gjilanit, fillimisht në radhët e UÇK-së dhe më pas përmes angazhimit të tij në institucione.

    Burimi: RTKLive

  • Kuvendi shkon në pauzë, seanca vazhdon në orën 14:00

    Kuvendi shkon në pauzë, seanca vazhdon në orën 14:00

    Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë, ndërsa vazhdimi i seancës plenare është caktuar për orën 14:00.

    Këtë e ka bërë të ditur kryeparlamentarja Albulena Haxhiu gjatë seancës, duke njoftuar se është dakorduar që në çdo seancë të ketë pauzë.

    Burimi: Dukagjini

  • Tenderi për gomat, Musliu pyet Sveçlën: Qysh do t’ia dalë Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë?

    Tenderi për gomat, Musliu pyet Sveçlën: Qysh do t’ia dalë Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë?

    Tenderi për gomat, Musliu pyet Sveçlën: Qysh do t’ia dalë Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë?

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ngritur shqetësime lidhur me anulimin e tenderit të Policisë së Kosovës për furnizimin me goma dimërore.

    Musliu ka vënë në pikëpyetje gatishmërinë e Policisë për përballimin e kushteve të vështira atmosferike, në rast të reshjeve të borës, nëse automjetet e saj nuk pajisen me goma dimërore.

    Ajo ka theksuar se Policia e Kosovës ka obligim t’i gjobisë qytetarët që qarkullojnë në rrugë pa pajisjet e nevojshme dimërore, ndërsa ka ngritur dilemën se si do ta përmbushë këtë detyrë nëse edhe veturat policore nuk janë të pajisura me goma të tilla, njofton Klankosova.tv.

    “Policia e Kosovës secilin qytetar që e takon në rrugë pa pajisje dimërore e ka obligim me i shqiptu gjobë. Qysh do t’ia dalin Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë? Qysh kanë me arritë ata deri te një thirrje e qytetarëve për ndërhyrje të policisë?”, ka deklaruar Musliu.

    Këto pyetje, deputetja e PDK-së ia ka drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në Kuvend.

  • Shtyhet seanca ndaj bashkëshortit të Arlinda Zekajt, Gjykata tregon arsyen

    Shtyhet seanca ndaj bashkëshortit të Arlinda Zekajt, Gjykata tregon arsyen

    Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se me datë 12.11.2026, në orën 11:00, ishte caktuar të mbahej seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale P.nr.832/26, kundër të pandehurit Jeton Sylaj, për shkak të veprës penale “Kanosja”.

    Në njoftim thuhet se seanca nuk u mbajt, pasi përfaqësuesi i autorizuar i palës së dëmtuar, avokati Besnik Berisha, përmes një emaili të datës 10.11.2026, kishte njoftuar Gjykatën për autorizimin për përfaqësimin e palës së dëmtuar Arlinda Zekaj, si dhe kishte kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të pamundësisë për të marrë pjesë në të.

    Pas marrjes se mendimeve të palëve të pranishme dhe shqyrtimit të kërkesës së paraqitur, Gjykata aprovoj kërkesën e përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar për shtyrjen e seancës.

    Seanca e radhës në këtë çështje penale është caktuar të mbahet me datë 24.11.2026, në orën 13:00. /Telegrafi/

  • Një formulë parashikoi fundin e botës për 13 nëntor 2026 – çfarë fshihet pas parashikimit?

    Një formulë parashikoi fundin e botës për 13 nëntor 2026 – çfarë fshihet pas parashikimit?

    Sipas një studimi, fundi i botës duhej të ndodhte më 13 nëntor. Tingëllon dramatike dhe do të ishte mjaft urgjente – sikur studimi të mos ishte tashmë i tejkaluar.

    Megjithatë, historia pas këtij parashikimi mbetet interesante.

    I ashtuquajturi studimi i “Ditës së Kiametit” është 66 vjet i vjetër, por ndoshta mbetet studimi më i njohur për fundin e botës.

    Në vitin 1960, studiuesit përdorën një formulë matematikore për të llogaritur fundin e njerëzimit, duke përcaktuar si datë të premten, 13 nëntor 2026.

    Artikulli me titullin provokues “Dita e Kiametit: E premte, 13 nëntor 2026” (Doomsday: Friday, 13 November, A.D. 2026) u shkrua nga fizikani austro-amerikan Heinz von Foerster dhe ekipi i tij kërkimor, ndërsa u publikua në revistën prestigjioze shkencore Science.

    Mesazhi kryesor dhe historia e studimit për fundin e botës

    Studiuesit analizuan të dhënat historike mbi popullsinë botërore gjatë dy mijëvjeçarëve të fundit dhe, mbi bazën e tyre, ndërtuan një kurbë të rritjes së popullsisë.

    Sipas parashikimit të tyre, nëse ritmi i atëhershëm i rritjes së popullsisë do të vazhdonte i pandryshuar, kurba matematikore do të arrinte një vlerë të pafundme në nëntor të vitit 2026.

    Pra, sipas këtij modeli, deri nesër, të premten, numri i njerëzve në Tokë do të shumëfishohej deri në pafundësi.

    Përfundimi logjik i matematikanëve ishte se, pikërisht në këtë ditë, njerëzimi do të “shkatërronte” veten për shkak të mbipopullimit, të paktën në kuptimin matematikor.

    Studimi shkaktoi bujë në mbarë botën në atë kohë, dhe pikërisht ky ishte qëllimi i autorëve.

    Duke e lidhur parashikimin me një të premte, datë 13, Heinz von Foerster synonte kryesisht të tërhiqte vëmendjen ndaj problemit të mbipopullimit, një temë që diskutohej gjerësisht në atë periudhë.

    Deri në fillim të viteve 1990, kurba e parashikuar përputhej në mënyrë befasuese me shifrat reale.

    Megjithatë, pas kësaj periudhe, rritja e popullsisë botërore filloi të ngadalësohej ndjeshëm, shkruan euronews.

    Për këtë arsye, parashikimet aktuale tregojnë se popullsia pritet të stabilizohet në rreth 10 miliardë banorë.

    Pse fundi i botës nuk do të ndodhë?

    Popullsia botërore vazhdon të rritet, por me një ritëm gjithnjë e më të ngadalshëm.

    Fillimisht, numri i njerëzve u rrit ndjeshëm për shkak të uljes së vdekshmërisë. Më vonë, familjet në mbarë botën filluan të kishin më pak fëmijë.

    Rritja më e shpejtë e popullsisë u regjistrua në vitin 1963, kur norma vjetore tejkaloi 2 për qind.

    Deri në vitin 2020, kjo normë kishte rënë nën 1 për qind.

    Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), popullsia e Tokës pritet të arrijë kulmin në mesin e viteve 2080, me rreth 10.3 miliardë banorë.

    Pas kësaj periudhe, numri i popullsisë botërore pritet të fillojë të bjerë gradualisht.

    E premtja nuk është data e parë për të cilën është parashikuar fundi i botës

    Që në vitin 1910, kalimi i kometës Halley shkaktoi panik të përhapur.

    Gazetat paralajmëronin se gazrat helmues në bishtin e kometës mund të zhduknin të gjithë jetën në Tokë.

    Disa tregtarë e shfrytëzuan këtë frikë duke shitur maska kundër gazit, pilula mbrojtëse dhe madje edhe “çadra kundër kometës”.

    Por kometa kaloi dhe nuk ndodhi asgjë.

    Më vonë, u shfaqën vazhdimisht parashikime të tjera të ngjashme.

    Një predikues amerikan në radio parashikoi Ditën e Gjykimit për 21 maj 2011.

    Ndërkohë, më 21 dhjetor 2012 përfundoi një cikël i kalendarit të lashtë Maja, gjë që shumë njerëz e interpretuan si shenjë të fundit të botës.

    Edhe shkenca, në disa raste, ka bërë parashikime që nuk janë realizuar.

    Në vitin 1972, studimi i njohur “Kufijtë e Rritjes” (Limits to Growth) paralajmëroi se njerëzimi së shpejti mund të mbetej pa disa lëndë të para jetike.

    Megjithatë, njerëzit zbuluan burime të reja dhe zhvilluan zgjidhje alternative, ndërsa shumë lëndë të para madje u bënë më të lira.

    Problemi me parashikime të tilla është pothuajse gjithmonë i njëjtë: tendencat e së kaluarës thjesht projektohen në të ardhmen.

    Kjo qasje shpesh nuk merr parasysh faktin se njerëzit reagojnë ndaj problemeve dhe përshtaten me rrethanat e reja.

    E njëjta gjë vlen edhe për 13 nëntorin 2026.

    Njerëzimi është zhvilluar ndryshe nga ajo që ishte llogaritur 66 vjet më parë. /Telegrafi/

  • Anjeza Gubetini ngacmon Sharr Brainën, e vë në 'siklet' me prekjen

    Anjeza Gubetini ngacmon Sharr Brainën, e vë në ‘siklet’ me prekjen

    Një moment mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 5 ka tërhequr vëmendjen e shikuesve, pasi Anjeza Gubetini është parë duke e vënë në siklet Sharr Brainën me një gjest të papritur.

    Ajo iu afrua Sharrit dhe e preku në një mënyrë që u konsiderua si gjest intim, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga ana e tij.

    Sharri u duk i befasuar dhe në siklet nga veprimi i Anjezës, derisa momenti nuk kaloi pa u vënë re as nga publiku që po përcjell vazhdimisht zhvillimet brenda shtëpisë.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Ajo që e bëri situatën edhe më të komentuar është fakti se Anjeza gjatë qëndrimit në këtë format ka përmendur vazhdimisht të dashurin e saj, duke folur hapur për lidhjen që ka jashtë shtëpisë.

    Pikërisht për këtë arsye, veprimi i saj ndaj këngëtarit ka nxitur diskutime edhe në rrjetet sociale, ku publiku ka komentuar sjelljen e saj.

    “Edhe këtë e pashë, a je normal, a nuk ke të dashur”, kanë qenë vetëm disa nga komentet.

    Sidoqoftë, ajo ka krijuar një raport të mirë me të, duke e cilësuar mik të afërt. /Telegrafi/

    Foto: Screenshot/Instagram

    Foto: Screenshot/Instagram

    Foto: Screenshot/Instagram

  • Makhachev zbulon arsyen e vërtetë pse vëllëzërit Nurmagomedov e rrahën brutalisht Dvalishvilin

    Makhachev zbulon arsyen e vërtetë pse vëllëzërit Nurmagomedov e rrahën brutalisht Dvalishvilin

    Islam Makhachev, një nga emrat më të mëdhenj të UFC-së, ka reaguar për incidentin e dhunshëm ku u përfshi Usman Nurmagomedov dhe luftëtari Merab Dvalishvili.

    Pamjet e përplasjes në hollin e një hoteli u bënë virale gjatë kësaj jave, pasi Dvalishvili dhe një mik i tij dyshohet se u sulmuan nga Nurmagomedov dhe disa persona të tjerë që e shoqëronin. Për shkak të lëndimeve që raportohet se ka pësuar, pjesëmarrja e gjeorgjianit në duelin e së shtunës në RAF Abu Dhabi kundër Marlon Moraes tashmë është vënë në pikëpyetje.

    Kampioni aktual i UFC-së në kategorinë e peshave të lehta doli në mbrojtje të Nurmagomedovit përmes rrjeteve sociale, duke pretenduar se ky i fundit ishte provokuar nga Dvalishvili, i cili, sipas tij, kishte fyer nënën e dagestanezit.

    “Për të gjithë ata që tani po e dënojnë Usmanin dhe të tjerët, duke i fyer: pse heshtët kur Merab e goditi pa asnjë arsye mundësin dagestanez Akhmed Gadjimagomedov dhe ia ofendoi nderin? Ai iu afrua vetëm për të biseduar, pa asnjë qëllim të keq”, shkroi Makhachev.

    Ai vazhdoi duke pretenduar se përplasja e fundit ishte nxitur nga vetë Dvalishvili, gjatë një ngjarjeje të mëparshme në vendlindjen e tij.

    “Ajo që ndodhi sot nisi nga Merabi, në vendin e tij, kur ai vendosi ta godiste një mysafir dhe ta fyente nënën e tij”, shtoi Makhachev.

    Referenca e tij lidhet me një incident të muajit korrik, kur Dvalishvili raportohet se e kishte goditur me shuplakë mundësin rus 36-vjeçar, Akhmed Gadjimagomedov, gjatë një aktiviteti të RAF.

    Ndërkohë, Dvalishvili dhe Usman Nurmagomedov kanë pasur përplasje edhe më parë.

    Ata u përballën me deklarata të ashpra gjatë muajit korrik, ndërsa në janar të vitit 2025, gjeorgjiani kishte mbrojtur me sukses titullin e tij në kategorinë bantamëeight kundër Nurmagomedovit në UFC 311./Telegrafi/

  • Musliu-Sveçlës: Më shumë buxhet, por policët më të keqtrajtuar

    Musliu-Sveçlës: Më shumë buxhet, por policët më të keqtrajtuar

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me gjendjen e uniformave dhe kushtet e punës së zyrtarëve policorë.

    Gjatë seancës plenare të Kuvendit, Musliu i ka thënë Sveçlës se, pavarësisht rritjes së buxhetit, policët po përballen me mungesë të uniformave dhe pajisjeve të nevojshme.

    Ajo ka theksuar se nuk mjafton vetëm ndarja e buxhetit në letër, por duhet të sigurohet edhe realizimi i tij në praktikë, në mënyrë që policët të kenë kushte të përshtatshme për punë.

    Musliu ka vënë në pikëpyetje faktin se si, sipas saj, pavarësisht buxhetit më të madh, kushtet e policëve janë përkeqësuar.

    “Edhe po thu i kena nda 100 e sa milionë. Në rregull është, po policitë i ke pa uniforma. Na kena pas buxhet ma pak, ama s’kena pas as ni polic që tu ka anku për uniformë. As për këpuca, as për kapela. Prandaj logjika nuk është e kjartë. Ma shumë buxhet, ma të keqtrajtum policia. Këto spo e kuptojë unë. Ju po qitni buxhet në letër, po s’realizoni buxhetin praktik me ju kriju kushte policëve për punë”, ka deklaruar Musliu.

    Burimi: Dukagjini

  • Musliu-Svechla: More Budgeted but More Mistreated Policemen

    Democratic Party of Kosovo MP ( The PDK, Ganimet Musliu, has criticised Interior Minister Jjelal Svecla, over the state of uniforms and the working conditions of police officials.

    During the Parliament’s plenary session, Musliu has told Svecla that, despite the increase in the budget, police are facing lack of necessary uniforms and equipment.

    It has stressed that it is not enough to divide the budget on paper, but also ensure its implementation in practice so that police will have adequate conditions for work.

    Musliu has questioned how, according to her, despite the larger budget, police conditions have deteriorated.

    If you say you have 100 to a million. It’s okay, but you’re out of uniform. We’ve had less budgeting, but we don’t even have a cop who has an appeal for your uniform. No shoes, no hats. So logic is not clear. More budgets, worse police. That’s not what I understand. You’re making a budget on paper, you’re disassociating the practical budget to create conditions for police for the job, Musliu declared.

    Source Layer: Dukeagini

  • VLEN: Ali Ahmeti të japë dorëheqje, ministrat e BDI-së sollën projekte serbe në Maqedoni

    VLEN: Ali Ahmeti të japë dorëheqje, ministrat e BDI-së sollën projekte serbe në Maqedoni

    Blerim Sejdiu nga VLEN sot në konferencë për shtyp tha se BDI-ja ka qenë arsyeja për hyrjen e projekteve serbe në Maqedoni. Ai përmendi Alta Bankën, Daka Davidoviqin, MTel-in si dhe projekte tjera, që sipas VLEN-it, me mbështetje të BDI-së kanë hyrë në Maqedoni.

    Sejdiu i bëri thirrje kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, që të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë.

    “Ministrat e BDI-së kanë propozuar dhe mbështetur vendime që mundësuan bashkëpunimin ndërmjet shtetit dhe Alta Bankës nga Beogradi. Daka Davidoviq në Tetovë. Operatori MTel. Ballkani i Hapur, projekt i Vuçiqit. Ali Ahmeti ishte përkrahësi më i zëshëm i këtij projekti. Tenderi i dështuar i Lotarisë Shtetërore, i cili ishte i drejtuar drejt kompanive serbe dhe malazeze. Takimet me funksionarët serb gjatë kohës kur Bujar Osmani ishte ministër. Nga kjo krijohet një pasqyrë e lidhjeve të vazhdueshme politike dhe afariste që meritojnë vëmendje institucionale dhe politike”.

    “Ali Ahmeti duhet të japë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të BDI-së dhe të tërhiqet përfundimisht nga politika. U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të BDI-së, por edhe faktorëve politikë që bashkëpunojnë me këtë udhëheqësi, të distancohen nga ky turp”, tha Sejdiu.

    Ndryshe, Alta Banka ka shkaktuar reagime në mes pushtetit dhe opozitës, të cilat e akuzojnë njëra-tjetrën se e kanë sjellë këtë bankë në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/