Category: Lajme

  • Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin - tani kërkon “fitore totale”

    Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”

    Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë luftën kundër Iranit, por nuk dëshiron të tërhiqet pa arritur një fitore vendimtare.

    “Ne u kundërpërgjigjëm… dhe fituam. Është thjesht çështje se kur duam t’i japim fund”, ka thënë Trump në një fjalim me rastin e Ditës së Veteranëve, në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.

    “Duam të sigurohemi që të kemi një fitore të plotë — jo një fitore prej 93%. Do të jetë e plotë”, ka shtuar ai.

    Trump pretendon sërish se lufta do të përfundojë së shpejti — diçka që ai e ka pohuar prej muajsh.

    “Humbëm 18 shpirtra të mrekullueshëm, por kur ky konflikt të marrë fund — dhe kjo do të ndodhë së shpejti — e gjithë bota do të jetë një vend shumë më i sigurt… dhe më paqësor”, ka deklaruar Trump.

    Fushata ushtarake amerikane i ka shkaktuar Iranit dëme, riparimi i të cilave do të kërkonte dekada, tha Trump.

    “Do t’u duhen 25 vjet për të rindërtuar atë që ne kemi shkatërruar, dhe shpresojmë se nuk do të na duhet të shkatërrojmë më tej atë vend”, ka thënë më tej ai.

    Trump falënderoi trupat amerikane për përpjekjet e tyre për të penguar Teheranin që të pajiset me armë bërthamore.

    Irani është shteti kryesor në botë që mbështet terrorizmin, tha ai.

    Fushata ushtarake duhet t’i arrijë objektivat e saj përpara se Uashingtoni ta shpallë të përfunduar konfliktin, ka thënë Trump. /Telegrafi/

  • Dëmtohet gypi i ujësjellësit, i gjithë fshati Lugbunar mbetet pa ujë

    Dëmtohet gypi i ujësjellësit, i gjithë fshati Lugbunar mbetet pa ujë

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se i gjithë fshati Lugbunar ka mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm, si pasojë e dëmtimit të një gypi të ujësjellësit me diametër FI 110 mm.

    Sipas njoftimit të kompanisë, dëmtimi është shkaktuar nga një operator privat.

    KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se ekipet e saj kanë dalë në terren dhe janë duke punuar për sanimin e dëmtimit.

    “Furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e këtij fshati pritet të rikthehet gjatë ditës së nesërme”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

    KRU “Gjakova” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin deri në sanimin e problemit dhe rikthimin e furnizimit me ujë. /Telegrafi/

  • Water pipe damaged, the entire village of Lugbonar remains without water

    Regional Aqua company ‘%jakova’ has announced that the entire village of Lugbnar has remained without a supply of drinking water as a result of damage to a water pipe in diameter FI10 mm.

    According to the company’s announcement, the damage was caused by a private operator.

    KRU Gijakova has announced that her teams have gone out on the ground and are working on sancing the damage.

    The supply of drinking water for consumers of this village is expected to return during tomorrow’s day, the company’s announcement reported.

    CRU Gjakova has thanked consumers for understanding and patience until the problem is launched and the return of water supply. /Telegraphy/

  • Flick nuk e ka pjesë të planeve të tij, ylli i Barcelonës pritet të largohet në janar

    Flick nuk e ka pjesë të planeve të tij, ylli i Barcelonës pritet të largohet në janar

    Alejandro Balde po e shqyrton mundësinë e largimit nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit 2027, pasi ka humbur hapësirën në planet e trajnerit Hansi Flick.

    Mbrojtësi i majtë 23-vjeçar ka regjistruar vetëm 124 minuta lojë në pesë ndeshje këtë sezon, një statistikë që pasqyron rënien e rolit të tij në skuadrën katalunase.

    Situata e futbollistit të dalë nga akademia e Barcelonës është përkeqësuar gjatë javëve të fundit. Madje, ai ka mbetur në stol edhe në ndeshje kur lëndimet kanë kufizuar alternativat e Flickut në repartin defensiv.

    Rasti më i fundit ishte përballja me Atletico Madridin. Barcelona u paraqit pa Jules Kounden dhe Xavi Espartin, ndërsa Andreas Christensen dhe Eric Garcia sapo ishin rikthyer nga lëndimet.

    Pavarësisht këtyre mungesave, Flick vendosi ta aktivizojë Brian Farinas në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe Joao Cancelon në të majtin, duke e lënë sërish Balden në pankinë.

    Vendimi i trajnerit gjerman u bë edhe më domethënës gjatë pjesës së dytë. Pas pushimit, Flick e zëvendësoi Farinas dhe vendosi Frenkie De Jongun në pozitën e mbrojtësit të djathtë, në vend që t’i jepte mundësinë Baldes dhe ta zhvendoste Cancelon në krahun tjetër.

    Kjo nuk ishte hera e parë që mbrojtësi spanjoll kishte pak hapësirë për lojë. Në ndeshjen kundër Alavesit, ai u aktivizua vetëm në minutën e 62-të, ndërsa në përballjen ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve luajti vetëm tetë minutat e fundit.

    Në këtë situatë, Roma ka shfaqur interesim për transferimin e Baldes dhe po përgatit një ofertë për të. Barcelona thuhet se e vlerëson mbrojtësin rreth 40 milionë euro, shumë që mund ta bëjë të mundur një marrëveshje në afatin kalimtar të janarit.

  • Friis: Ndeshja me Shqipërinë është si një finale, synojmë vendin e parë

    Friis: Ndeshja me Shqipërinë është si një finale, synojmë vendin e parë

    Në konferencën për media para kësaj ndeshje, trajneri finlandez ka thënë se skuadra e tij synon fitoren, me të cilën do të mbante gjallë shpresat për ta përfunduar grupin në vendin e parë.

    “Kjo ndeshje është si një finale për ne. E respektojmë kundërshtarin dhe shpresojmë që të jetë një sfidë e bukur. Por duam ta fitojmë dhe të garantojmë vendin e parë në grup. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, edhe për shkak të mbështetjes së tifozëve, por jemi përgatitur mirë”, ka deklaruar Friis.

    Finlanda do të përballet me Shqipërinë të mërkurën, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

    Finlandezët vijnë në këtë përballje pas dy rezultateve zhgënjyese ndaj Bjellorusisë, të cilat ua kanë vështirësuar synimin për t’u ngjitur në Ligën B. Ata aktualisht renditen në vendin e tretë në grup.

    Megjithatë, skuadra e Friis mund të mbështetet te fitorja 2:1 ndaj Shqipërisë në ndeshjen e parë, të zhvilluar në tetor. Në atë përballje, kuqezinjtë luajtën me një futbollist më pak që në pjesën e parë, pas një kartoni të kuq.

    Shqipëria kryeson grupin, e ndjekur nga Bjellorusia dhe Finlanda. Vetëm fituesi i grupit siguron promovimin e drejtpërdrejtë në Ligën B, ndërsa skuadra që përfundon në vendin e dytë do të luajë në “play-off” për promovim ose mbijetesë.

    Burimi: RTKLive

  • Fries: match with Albania is a final, aim first place

    At the media conference prior to this match, the Finnish coach has said his team is aiming for victory, with which he would keep alive hopes of completing the group in first place.

    This fight is like a final for us. We respect our opponent and hope to be a beautiful challenge. But we want to win and guarantee first place in the group. We know it won’t be easy, even because of the support of the fans, but we’re well prepared, Friiss has declared.

    Finland will face Albania on Wednesday, at 20:45, at the Air Albania Stadium in Tirana.

    The Finnishs come to this confrontation after two disappointing results of Belarus, which have made it difficult for them to climb to League B. They currently rank third in the group.

    However, Friis’s team could count on victory 2:1 over Albania in the first match, held in October. In that confrontation, the reds played with a footballer less than in the first part, after a red card.

    Albania leads the group, followed by Belarus and Finland. Only the winner of the group provides direct promotion to League B, while the team ending up in second place will play at ‘{0}’lay-off for promotion or survival.

    Source Layer: RTKLive

  • Kamberi: Ka një tendencë të Osmanit për ta marrë flamurin e opozitarizmit brenda LDK-së

    Kamberi: Ka një tendencë të Osmanit për ta marrë flamurin e opozitarizmit brenda LDK-së

    Analisti Belgzim Kamberi ka vlerësuar se opozita në Kosovë është e përçarë dhe e paorganizuar, ndërsa brenda saj po zhvillohet edhe një përpjekje për të marrë rolin udhëheqës të opozitarizmit.

    Në Debat Plus, Kamberi ka thënë se mungesa e harmonizimit nuk vërehet vetëm ndërmjet grupeve të ndryshme parlamentare dhe partive politike, por edhe brenda vetë grupeve parlamentare.

    Ai ka përmendur edhe zhvillimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se deputetja Vjosa Osmani po tenton ta marrë rolin e opozitarizmit brenda LDK-së, por se kjo sipas tij, nuk duket të jetë e lehtë, pasi Hykmete Bajrami dhe deputetë të tjerë nuk shfaqin gatishmëri për t’ia lënë këtë rol.

    “Ka një tendencë nga Vjosa Osmani per t’u përpjekë për ta marr një lloj flamuri të opozitarizimit brenda LDK-së, dhe që nuk duket që ka me qenë e lehtë për ta marrë, sepse po shihet që grupi, nëse mund të i quajmë grup, ky zonja Bajrami dhe të tjerët, nuk është që fort janë shumë të interesuar edhe që me ia leju këtë flamurin e opozitarizmit”, ka theksuar ai.

    Sipas tij, opozita nuk po tregon as organizim dhe as potencial të mjaftueshëm për të ushtruar një opozitarizëm të fuqishëm. Ai ka kritikuar gjithashtu mungesën e një strategjie të qartë në trajtimin e temave politike.

    Kamberi ka thënë se partitë opozitare kalojnë nga një temë në tjetrën, duke u ndalur për disa ditë te çështjet e energjisë, më pas te arsimi dhe më vonë te raste të tjera, pa ndërtuar një qasje të qëndrueshme opozitare.

    Megjithatë, ai ka vlerësuar se, paradoksalisht, mënyra e qeverisjes dhe qëndrimi i shumicës parlamentare po e ushqejnë më shumë opozitarizmin.

    Burimi: Dukagjini

  • Kamberi: There is a tendency by Osman to take the opposition flag within LDK

    Analyst Belgzim Kamberi has estimated that the opposition in Kosovo is divided and unorganised, while within it an effort is also under way to assume the leading role of opposition.

    In Debat Plus, Kamberi has said the lack of harmonisation is not observed only between different parliamentary groups and political parties, but also within the parliamentary groups themselves.

    He has also cited developments within the Democratic League of Kosovo, saying MP Vjosa Osmani is trying to assume the role of opposition within the LDK, but that according to him, it does not seem to be easy, as Hykmete Bajrami and other MPs do not show readiness to leave this role.

    There’s a tendency by Vjosa Osmani to try to get a kind of opposition flag within the LDK, and that doesn’t seem to have been easy to get, because it’s seen that the group, if we can call them a group, this Mrs. Bajrami and others, is not very interested in leaving this opposition flag, he stressed.

    According to him, the opposition is not showing either organisation or sufficient potential to exercise a powerful opposition. He has also criticised the lack of a clear strategy in dealing with political topics.

    Kamberi has said opposition parties go from one topic to another, stopping for several days on energy issues, later on to education and later to other cases, without building a sustainable opposition approach.

    However, he has estimated that, paradoxically, the way of governance and the position of the parliamentary majority are fuelling opposition.

    Source Layer: Dukeagini

  • “Në Gjermani nëse ke një sëmundje të rëndë, ta thonë në sy”, mjeku kosovar tregon edhe se si duhet kthyer besimi te mjekësia në Kosovë

    “Në Gjermani nëse ke një sëmundje të rëndë, ta thonë në sy”, mjeku kosovar tregon edhe se si duhet kthyer besimi te mjekësia në Kosovë

    Sistemi i shëndetësisë në vend ka qenë shpeshherë temë diskutimi, duke nisur nga infrastruktura, e deri të shërbimet që ofrohen.

    Sidoqoftë, në mesin e shumë kritikave, në QKUK dhe në spitalet e qendrat tjera familjare mjekësore janë kryer shumë shërbime, edhe pse, ka ende vend në përmirësim për operimin e punës.

    Mirëpo, nëse bëjmë një krahasim mes Kosovës dhe Gjermanisë në formën se si kryhen këto shërbime, dallimi është i madh.

    Në një bisedë për Telegrafin, një dallim e ka treguar Besnik Ismajli, shef i Internos në një spital në Gjermani, por, që punon edhe në Kosovë.

    Ai ka thënë se në Gjermani mjekët janë më të drejtpërdrejt në dhënien e diagnozës.

    “Një dallim që e kam vënë re është mënyra si flitet me pacientin kur diagnoza është e rëndë. Në Gjermani, pacienti informohet drejtpërdrejt për diagnozën dhe mundësitë e trajtimit. Në Kosovë, nga përvoja ime kryesisht në sektorin privat, ende ndodh që familjarët të më thonë: “Doktor, mos i tregoni, se e merr shumë rëndë.” E kuptoj që këtë e bëjnë nga meraku. Për mua, është e rëndësishme ta dëgjoj edhe vetë pacientin, ta kuptoj sa dëshiron të dijë dhe t’ia shpjegoj gjendjen me kujdes, me fjalë që i kupton” ka thënë ai.

    Sipas doktorit, edhe teknologjia ka luajtur rol të rëndësishëm në këtë dallim.

    “Edhe teknologjia po e ndryshon bisedën me pacientin. Kam përshtypjen se edhe në Kosovë pacientët po e përdorin gjithnjë e më shumë inteligjencën artificiale për t’u informuar. Ndonjëherë vijnë në konsultë me një përgjigje që kanë marrë dhe më pyesin pse mendimi im ndryshon. Kjo na sfidon edhe neve si mjekë, sepse duhet të shpjegojmë qartë se si kemi arritur te vlerësimi ynë dhe çfarë vlen konkretisht për rastin e tyre.

    Kam vënë re edhe një dallim në moshë. Në Kosovë takoj më shpesh pacientë më të rinj, ndërsa në spitalin ku punoj në Gjermani pacientët që trajtoj janë përgjithësisht më të moshuar” ka treguar ai.

    Ismajli ka folur edhe për një temë tjetër gjatë bisedës me Telegrafin, e që është besimi i qytetarëve në mjekësinë kosovare.

    Sipas tij, nëse drejtësia luan rol në raste të caktuara, për të mbrojtur të drejtat e pacientit, atëherë këta të fundit do t’u besojnë shërbimeve mjekësore në vend.

    “Do t’u thosha se në Kosovë kemi mjekë shumë të mirë dhe se besimi ndërtohet me përvojat që pacienti ka çdo ditë. Ai fillon kur mjeku e dëgjon pacientin, i shpjegon qartë çfarë po ndodh dhe pacienti e di se ku të drejtohet për hapin tjetër.

    Që kjo të funksionojë, secili ka pjesën e vet. Mjeku ka përgjegjësi për punën dhe komunikimin me pacientin. Pacienti ka të drejtë të pyesë dhe të marrë pjesë në vendimet për trajtimin e vet. Institucionet dhe politika duhet të krijojnë kushtet që kujdesi të funksionojë, ndërsa drejtësia ka rolin e saj kur duhen mbrojtur të drejtat. Besimi rritet kur pacienti e sheh se mund të mbështetet te sistemi gjatë gjithë rrugës së trajtimit” përfundoi doktori./Telegrafi/

  • Nesër protesta e madhe e punëtorëve të KEK-ut për pagat dhe rrogën e 13-të

    Nesër protesta e madhe e punëtorëve të KEK-ut për pagat dhe rrogën e 13-të

    Nesër protesta e madhe e punëtorëve të KEK-ut për pagat dhe rrogën e 13-të

    Me anë të fotografive që dëshmojnë kushtet e vështira të punës, punëtorët e KEK-ut kanë ngritur zërin për kërkesat e tyre.

    Ata kërkojnë trajtim më të dinjitetshëm dhe rritje pagash, duke theksuar se puna për sigurimin e energjisë elektrike zhvillohet në mjedise me rrezikshmëri të lartë, pluhur dhe sfida të vazhdueshme shëndetësore. Krahas rritjes së pagave, në kërkesat e tyre përfshihet edhe realizimi i rrogës së 13-të.

    “…Këta janë punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës, të cilët në kushte jashtëzakonisht të vështira punojnë për të mbajtur në funksion prodhimin e energjisë elektrike për vendin tonë. Kush e meriton pagën e 13-të më shumë se këta punëtorë? Kush e meriton rritjen e pagave më shumë se ata që çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën në vendin e punës?” – thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

    Në këtë thirrje, menaxhmentit dhe Bordit të KEK-ut u bëhet apel që të marrin parasysh kërkesat e punëtorëve, duke theksuar se pas çdo megavati të prodhuar qëndron puna dhe sakrifica e tyre.

    Në komunikatë është paralajmëruar se me 12 nëntor, në orën 11:00, para zyrave të KEK-ut në Prishtinë do të mbahet protestë.

    Sipas organizatorëve, protesta ka për qëllim kërkimin e pagës së 13-të, rritjen e pagave dhe respektimin e dinjitetit të punëtorëve.

    Burimi: Insajderi