Category: Lajme

  • Egypt announces a large number of organisations, among them one from Kosovo

    Egyptian authorities have placed 35 organisations, associations and Islamic institutions from Europe, among them an association from Kosovo, on the national list of terrorist organisations. With the same decision, 36 people have been added to the terrorist list.

    The verdict was made by the Criminal Court in Cairo on November 10th 2026, while the move will be in force for a period of five years. The act was published in Egypt’s Official Library, under course number 11108 in 2026, which is being handled by the High Prosecutor for State Security.

    Among the organizations included in the list is the Council of Muslims of Europe, along with its branches, as well as some Islamic associations operating in France, Great Britain, Germany, Italy, Sweden, Switzerland, and other European countries.

    The organisation from Kosovo that is on this list of Egyptian authorities is called éCultural Foundation for Science and Education, or in Albanian, the Cultural Foundation for Science and Education.

    Source Layer: Insander

  • Egjipti i shpall terroriste një numër të madh organizatash, mes tyre edhe një nga Kosova

    Egjipti i shpall terroriste një numër të madh organizatash, mes tyre edhe një nga Kosova

    Egjipti i shpall terroriste një numër të madh organizatash, mes tyre edhe një nga Kosova

    Autoritetet egjiptiane kanë vendosur 35 organizata, shoqata dhe institucione islame nga Evropa, mes tyre edhe një shoqatë nga Kosova, në listën kombëtare të organizatave terroriste. Me të njëjtin vendim, në listën e terroristëve janë shtuar edhe 36 persona.

    Vendimi është marrë nga Gjykata Penale në Kajro më 10 nëntor 2026, ndërsa masa do të jetë në fuqi për një periudhë prej pesë vitesh. Aktvendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare të Egjiptit, në kuadër të lëndës numër 11108 të vitit 2026, e cila po trajtohet nga Prokuroria e Lartë për Sigurinë Shtetërore.

    Mes organizatave të përfshira në listë është edhe Këshilli i Myslimanëve të Evropës, së bashku me degët e tij, si dhe disa shoqata islame që veprojnë në Francë, Britani të Madhe, Gjermani, Itali, Suedi, Zvicër dhe vende të tjera evropiane.

    Organizata nga Kosova që gjendet në këtë listë të autoriteteve egjiptiane quhet “Cultural Foundation for Science and Education” apo në shqip “Fondacioni Kulturor për Shkencë dhe Edukim”.

    Burimi: Insajderi

  • Kurti u takua në Paris me laureatin e Çmimit Nobel për Ekonomi, Philippe Aghion

    Kurti u takua në Paris me laureatin e Çmimit Nobel për Ekonomi, Philippe Aghion

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua në Paris me ekonomistin e njohur, profesorin Philippe Aghion.

    Profesori Aghion, i cili u nderua me Çmimin Nobel për Ekonomi në vitin 2025, njihet për qasjen e tij që ndërthurë mbështetjen e inovacionit si nxitës të zhvillimit ekonomik me promovimin e politikave që ofrojnë mbrojtje sociale, duke u mbështetur në parimin e mbrojtjes së njerëzve, në vend të ruajtjes së vendeve të caktuara të punës nga ndryshimet ekonomike.

    I njohur si një ndër ekonomistët më të shquar bashkëkohorë, profesori Aghion aktualisht ligjëron në Collège de France, INSEAD dhe London School of Economics and Political Science (LSE), ndërsa një pjesë të konsiderueshme të karrierës së tij akademike e ka kaluar në Universitetin e Harvardit dhe në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit (MIT).

    Ndër tema të tjera, gjatë takimit, kryeministri Kurti dhe profesori Aghion diskutuan për rritjen ekonomike në Kosovë dhe sektorët me potencialin më të madh për zhvillim, veçanërisht sektorin e teknologjisë, i cili përbën 6% të Bruto Produktit Vendor dhe vazhdon të shënojë rritje. Po ashtu, diskutuan për inovacionin në Evropë, mundësitë dhe sfidat që sjellë zhvillimi i inteligjencës artificiale, rolin e qeverive në mbrojtjen e punëtorëve dhe zhvillimin e aftësive profesionale, si dhe për tranzicionin energjetik.

    Një temë e veçantë e diskutimit ishte edhe sistemi i arsimit dual në Kosovë, i frymëzuar nga modelet e Gjermanisë dhe Zvicrës. Profesori Aghion vlerësoi pozitivisht politikën e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin dhe zbatimin e këtij sistemi, i cili ndërlidh arsimin profesional me përvojën praktike në vendin e punës.

    Burimi: RTKLive

  • Bajrami: Për 960 ditë të qeverisjes së LVV-së, Kosova ishte nën masat ndëshkuese të BE-së

    Bajrami: Për 960 ditë të qeverisjes së LVV-së, Kosova ishte nën masat ndëshkuese të BE-së

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës gjatë debatit parlamentar për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, duke vënë në pikëpyetje pretendimet për përparim në rrugën drejt integrimit evropian.

    Duke iu përgjigjur deklarimeve të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, e cila foli për sukseset dhe përparimin e Kosovës, Bajrami tha se i është krijuar përshtypja se po jetojnë në botë paralele.

    “Kur dëgjova fjalimin e Liza Gashit, me të vërtetë pata përshtypjen se po jetojmë në një botë paralele. Për 960 ditë të qeverisjes së Vetëvendosjes, Kosova ka qenë nën masat ndëshkuese të BE-së. A e dini sa është kostoja e këtyre masave dhe sot keni fytyrë të dilni në Kuvendin e Kosovës dhe të na flisni për progresin në integrimin evropian që Kosova ka bërë nën qeverisjen tuaj?”, deklaroi Bajrami.

    Ajo iu referua një raporti të GAP-it, sipas të cilit kostoja financiare e masave të Bashkimit Evropian arrin në 613 milionë euro, duke thënë se pasojat e tyre janë ndier edhe në fusha të tjera.

    Bajrami ka vlerësuar se Raporti i Progresit pasqyron gjendjen në vend dhe ka kundërshtuar pretendimet për përparim në fusha të ndryshme.

    “Dhe sot keni fytyrë të na flisni për progres. Ky raport nuk shënon as edhe një progres në asnjë fushë të vetme”, ka thënë ajo, duke vënë në pikëpyetje edhe rezultatet e Kosovës në testin ndërkombëtar PISA.

    Deputetja e LDK-së ka ngritur gjithashtu çështjen e luftimit të korrupsionit, duke përmendur 2 mijë e 913 kontrata njëburimore dhe rreth 1 mijë e 400 ankesa për kontratat, të cilat, sipas saj, dëshmojnë mungesë të rezultateve në këtë drejtim.

    Ajo ka kritikuar edhe gjendjen në sistemin e drejtësisë, duke thënë se vendi ka qëndruar pesë vjet pa kryeprokuror. Sipas Bajramit, Qeveria ka vendosur persona të afërt me të në pozita institucionale për të penguar hetimet ndaj njerëzve të saj.

    Në fjalën e saj, Bajrami ka përmendur edhe pagën minimale, duke thënë se rreth 40 mijë punëtorë në sektorin privat nuk përfitojnë nga ajo, bazuar në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës.

    Kritika ajo ka adresuar edhe për vonesat në përfundimin e projekteve infrastrukturore në Pejë, Gjilan, Podujevë dhe Gjakovë, të cilat, sipas saj, kanë mbetur të papërfunduara për vite me radhë.

    Burimi: Dukagjini

  • Kjo grua po kërkohet nga Policia në Prishtinë për vjedhje

    Kjo grua po kërkohet nga Policia në Prishtinë për vjedhje

    Kjo grua po kërkohet nga Policia në Prishtinë për vjedhje

    Policia në Prishtinë ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim, për ta identifikuar një person që dyshohet për veprën penale “Vjedhje”.

    Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, ka bërë të ditur se me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave.

    “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.”

  • Fuego dhe Nora bëhen bashkë (VIDEO)

    Fuego dhe Nora bëhen bashkë (VIDEO)

    Fuego dhe Nora bëhen bashkë (VIDEO)

    Fuego dhe Nora janë në një grup për sfidën e “Talent Show”  brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

    Ata kanë filluar përgatitjet për të kënduar së bashku.

    Për të parë më shumë, ndiqeni videon:

  • “Talent Show” në Big Brother VIP Kosova, sfida e banorëve (VIDEO)

    “Talent Show” në Big Brother VIP Kosova, sfida e banorëve (VIDEO)

    “Talent Show” në Big Brother VIP Kosova, sfida e banorëve (VIDEO)

    Sfida e radhës nga Vëllai i Madh për banorët e shtëpisë u është kumtuar tashmë.

    “Talent Show” nën moderimin e Antonetës

    Juria do të përbëhet nga Shqiponja, Valdeti dhe Vjollca.

    Ndiqni videon më poshtë:

  • Obiliq paralajmëron masa ndëshkuese për operatorët e transportit publik që nuk respektojnë orarin

    Obiliq paralajmëron masa ndëshkuese për operatorët e transportit publik që nuk respektojnë orarin

    Komuna e Obiliqit ka njoftuar se operatorët e transportit publik që nuk respektojnë orarin dhe rendin e udhëtimit do të përballen me masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Në një njoftim, Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Obiliqit ka bërë të ditur se respektimi i orarit të udhëtimit është obligim për të gjithë operatorët transportues.

    “Çdo shkelje do të trajtohet nga Drejtoria e Inspeksionit, përmes masave përkatëse të parapara me dispozitat ligjore”, thuhet në njoftimin e komunës.

    Po ashtu, operatorëve të transportit publik u është bërë thirrje që të zbatojnë me përpikëri orarin e përcaktuar dhe të respektojnë detyrimet e tyre ndaj qytetarëve.

    Komuna ka ftuar edhe qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi të evidentuar në transportin publik, veçanërisht rastet e mosrespektimit të orarit dhe rendit të udhëtimit.

    “Raportimi i qytetarëve është i rëndësishëm për identifikimin e shkeljeve dhe ndërmarrjen e masave përkatëse nga Drejtoria e Inspeksionit”, thuhet tutje në njoftim.

    Komuna e Obiliqit thekson se bashkëpunimi me qytetarët është i rëndësishëm për një transport publik më të rregullt dhe më të përgjegjshëm. /Telegrafi/

  • Akili për Beharen pas largimit nga Big Brother: E kam parë si ushtare të Fuegos

    Akili për Beharen pas largimit nga Big Brother: E kam parë si ushtare të Fuegos

    Banori i Big Brother VIP Kosova 5, Akil Varfi, ka komentuar lojën e Fuegos dhe raportin e tij me ish-banoren Behare Maksutaj, e cila tashmë është larguar nga formati.

    Në një bisedë me Nichin, Akili ka shprehur kureshtjen për mënyrën se si po perceptohet Fuego jashtë shtëpisë.

    Ai ka thënë se gjatë lojës e kishte akuzuar Fuegon se po i përdorte banorët e tjerë si “ushtarë” për të krijuar debate dhe për të ndërtuar strategjinë e tij.

    “Kurioz jam që ta di se çfarë figure po bën ky Fuego jashtë. Me punën e Behares, se dolën fjalët e mia se i thashë se je duke i përdorur ushtarët”, u shpreh Akili.

    Më tej, ai e ka krahasuar sjelljen e Fuegos me atë të një mbreti që, sipas tij, i përdor të tjerët për të përballuar përplasjet në shtëpi.

    “E kam parë si ushtrinë, ushtrinë e femrave. E largoi femrën, ky është mbreti. Ky del keq. Po e përdore për të bërë debatin e fortë. Iku ushtari, ke ushtarë të tjerë”, deklaroi ai.

    Kështu, Akili ka rikthyer edhe një herë në diskutim strategjinë e Fuegos në lojë, duke ia vënë fajin për largimin e Behares. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Chevrolet C8 Corvette me ndërrues manual bëhet realitet, por kushton shumë shtrenjtë

    Chevrolet C8 Corvette me ndërrues manual bëhet realitet, por kushton shumë shtrenjtë

    Chevrolet ka bërë të qartë se nuk ka plane për të rikthyer së shpejti transmisionin manual në modelin Corvette C8, duke ia lënë këtë mundësi kompanive të specializuara të modifikimeve. Një prej tyre, Peitz Performance Tune, ka arritur ta realizojë këtë projekt, por për ata që dëshirojnë të ndërrojnë vetë shpejtësitë, kostoja do të jetë mjaft e lartë.

    Sipas themeluesit të kompanisë, Alex Peitz, në një video të publikuar së fundmi, konvertimi pritet të kushtojë nga 60 mijë deri në 70 mijë dollarë, përveç çmimit të veturës. Për momentin, ky modifikim është i përshtatshëm vetëm për versionin bazë Stingray.

    Meqenëse Chevrolet nuk e kishte projektuar Corvette-n me motor në mes për të përdorur transmision manual, realizimi i këtij ndryshimi ka kërkuar punë të konsiderueshme nga ekipi i Peitz, transmeton Telegrafi.

    Edhe pse transmisioni i prodhuar nga Tremec ishte projektuar për t’u përshtatur në C8, veturës i nevojiteshin gjithashtu tufa, leva e ndërrimit të shpejtësive, pajisjet përkatëse dhe softueri i duhur për funksionimin e sistemit.

    Një ndihmë për këtë proces ishte fakti se Corvette tashmë posedonte një njësi kontrolli MoTeC, e cila e lehtësoi anashkalimin e kufizimeve të softuerit të veturës.

    Modifikimi sjell ndryshime edhe në kabinë, ku krijohet hapësirë për levën e transmisionit në tunelin qendror. Çdo veturë do të pajiset me një konzolë të re qendrore, e cila fsheh kontrollet PRNDL për transmisionin automatik, por ruan rreshtin e butonave dhe përzgjedhësin e mënyrave të vozitjes.

    Peitz bëri të ditur se Tremec pritet të nisë prodhimin e transmisionit manual në mesin e vitit 2027. Deri atëherë, kompania do të vazhdojë përmirësimin e paketës së modifikimit, ndërsa fillimisht do t’i kryejë vetë të gjitha instalimet.

    Vetëm pasi të fitojë besimin e nevojshëm në sistem, Peitz planifikon të ofrojë një komplet të plotë që mund të instalohet edhe nga punëtoritë e tjera të specializuara.

    Kur C8 Corvette doli në treg, ajo u bë gjenerata e parë në historinë e këtij modeli që nuk ofronte transmision manual. Chevrolet mori këtë vendim për dy arsye kryesore: koston dhe preferencat e blerësve.

    Sipas Tony Roma, inxhinierit kryesor të modelit, transmisioni manual që përdorej në gjeneratat e mëparshme të Corvette-s ishte pothuajse plotësisht i amortizuar nga pikëpamja e kostos. Kompania vazhdonte ta ofronte sepse shpenzimet për mbajtjen e tij në prodhim ishin të arsyeshme, por konfigurimi i ri i C8 nuk lejonte përdorimin e tij.

    Për të pajisur C8 me transmision manual, Chevrolet do të duhej të zhvillonte një kuti tërësisht të re të shpejtësive. Kompania nuk e konsideroi këtë investim të arsyeshëm, pasi blerësit e gjeneratës C7 kishin treguar preferencë të qartë për transmisionin automatik.

    Në mars, inxhinieri i Chevrolet, Josh Holder, kishte deklaruar se tregu e kishte bërë të qartë zgjedhjen përmes blerjeve, pasi kërkesa për versionet manuale nuk kishte qenë e mjaftueshme. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com