Category: Lajme

  • KFOR-i organizon trajnim të përbashkët ushtarak në Bondsteel

    KFOR-i organizon trajnim të përbashkët ushtarak në Bondsteel

    Personeli i Policisë Ushtarake shumëkombëshe të KFOR-it ka zhvilluar një aktivitet të përbashkët trajnues në kampin Bondsteel, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, zhvillimit të aftësive profesionale dhe rritjes së ndërveprueshmërisë.

    Në trajnim morën pjesë pjesëtarë nga dhjetë shtete, të cilët u angazhuan në skenarë të ndryshëm, duke shkëmbyer njohuri, ekspertizë dhe praktika të mira.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, karakteri shumëkombësh i aktivitetit ndihmoi në forcimin e bashkëpunimit, koordinimit dhe kohezionit ekipor.

    KFOR-i theksoi rëndësinë e trajnimeve të vazhdueshme për rritjen e gatishmërisë operacionale dhe aftësisë për t’iu përgjigjur skenarëve të ndryshëm të sigurisë, në përmbushje të mandatit të tij sipas Rezolutës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

    Burimi: RTKLive

  • Burri nga Miçigan fiton 500 mijë dollarë në lotari nga një biletë dhuratë për Krishtlindje

    Burri nga Miçigan fiton 500 mijë dollarë në lotari nga një biletë dhuratë për Krishtlindje

    Një 68-vjeçar nga qarku Macomb, në shtetin amerikan të Michiganit, ka shkuar në selinë e Lotarisë së Michiganit për të marrë një dhuratë të vonuar për Krishtlindje: një çmim prej 500 mijë dollarësh, të cilin e kishte fituar pothuajse një vit më parë.

    Burri kishte fituar shumën e konsiderueshme përmes një bilete të lotarisë “25 Days of Winning”, të blerë në një pikë shitjeje të kompanisë M & H Petro LLC, në rrugën 15 Mile Road, në Clinton Township.

    Ai u tregoi zyrtarëve të lotarisë se çdo vit, me rastin e Krishtlindjeve, ai dhe bashkëshortja e tij blejnë bileta lotarie për të gjithë anëtarët e familjes.

    “Çdo vit për Krishtlindje, unë dhe gruaja ime blejmë bileta lotarie për të gjithë familjen. Gjatë festës familjare të Krishtlindjeve vitin e kaluar, djali ynë i shpërndau biletat dhe secili zgjodhi nga një. Pasi të gjithë morën biletat, u ulëm dhe nisëm t’i gërvishtnim”, rrëfeu fituesi.

    Surpriza erdhi pak minuta më vonë, kur njëri nga familjarët pyeti nëse dikush kishte fituar ndonjë çmim.

    “Thashë se kisha fituar diçka, por mendoja se bëhej fjalë vetëm për 500 dollarë. Një familjar hapi aplikacionin e lotarisë dhe skanoi biletën. Pastaj më shikoi dhe më tha: ‘Uh, ti ke disa zero më shumë se kaq!’ Nuk mund ta besoja kur më treguan se kisha fituar 500 mijë dollarë”, tha ai.

    Megjithëse e kishte zbuluar fitoren që gjatë festës së vitit të kaluar, burri e kishte ruajtur biletën fituese dhe vetëm këtë muaj vendosi të paraqitej në selinë e Lotarisë së Michiganit për ta marrë çmimin.

    Ai bëri të ditur se paratë e fituara planifikon t’i depozitojë në kursime. /Telegrafi/

  • Lëndohet një 32-vjeçare nga Shkupi, tentoi të ndez zjarr me benzinë

    Lëndohet një 32-vjeçare nga Shkupi, tentoi të ndez zjarr me benzinë

    Një grua 32-vjeçare nga Shkupi pësoi djegie të rënda ndërsa po përpiqej të ndizte zjarr me benzinë në fshatin Oreshan.

    Sipas informacionit nga MPB, më 10 nëntor rreth orës 20:40, policia u njoftua se gruaja ishte sjellë në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza me lëndime të rënda nga djegiet.

    Policia kreu inspektimin e vendit të ngjarjes, dhe Ministria e Brendshme njoftoi se po punon për sqarimin e rastit.

  • 43 armë automatike në “pikap”, Sveçla publikon fotografi të reja nga aksioni ku u arrestua shtetasi gjerman

    43 armë automatike në “pikap”, Sveçla publikon fotografi të reja nga aksioni ku u arrestua shtetasi gjerman

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas operacionit të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ku u arrestua një shtetas gjerman dhe u sekuestruan 43 armë të gjata automatike në rajonin e Gjilanit.

    Përmes një postimi, Sveçla tha se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur.

    Ai vlerësoi punën e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës dhe bashkëpunimin me Prokurorinë Speciale, duke theksuar se institucionet po angazhohen në parandalimin dhe luftimin e rrjeteve të trafikimit ndërkombëtar të armëve.

    “Institucionet tona po dëshmojnë përkushtim dhe profesionalizëm në parandalimin dhe luftimin e çdo veprimtarie kriminale, përfshirë rrjetet e trafikimit ndërkombëtar, që cenojnë sigurinë e qytetarëve tanë, të vendit tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Sveçla.

    Ndërkaq, sipas njoftimit të Policisë dhe Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar në rajonin e Gjilanit, ndërsa gjatë kontrollit dhe skanimit të automjetit të tij janë gjetur 43 armët automatike.

    Atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar dhe trafikim të kundërligjshëm të armëve.

    Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës janë duke vazhduar hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit, përfshirë origjinën dhe destinacionin e armëve të sekuestruara. /Telegrafi/

  • Shqiptari që themeloi studion e produksionit MARU në Zvicër, pritet në Konsullatën e Kosovës në Cyrih

    Shqiptari që themeloi studion e produksionit MARU në Zvicër, pritet në Konsullatën e Kosovës në Cyrih

    Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih ka mirëpritur në një takim Enis Shaqirin, themeluesin e MARU Studio në Zvicër, me të cilin ka bashkëbiseduar për rrugëtimin e tij profesional dhe mundësitë e bashkëpunimit në projekte që ndërlidhin krijimtarinë, kulturën dhe promovimin e Kosovës.

    Shaqiri, me origjinë nga Lugina e Preshevës, është i lindur dhe i rritur në Winterthur të Zvicrës, ku ka ndërtuar një rrugëtim profesional në industrinë e filmit dhe produksionit audiovizual, shkruan Telegrafi.

    Ai ka përfunduar studimet në fushën e produksionit filmik në SAE Institute në Cyrih, ndërsa më pas ka vazhduar specializimin akademik në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka diplomuar në Middlesex University (BA Hons) dhe University of Hertfordshire. Në vitin 2026, ai ka përfunduar edhe studimet master në Content Creation dhe Online Marketing.

    Gjatë karrierës së tij, Shaqiri është angazhuar si drejtor fotografie, operator kamere dhe Steadicam, duke kontribuar në realizimin e projekteve të shumta muzikore dhe audiovizuale me artistë të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

    Përmes MARU Studio, të themeluar në Zvicër, ai zhvillon projekte në produksionin filmik, videografinë, fotografinë, krijimin e përmbajtjeve digjitale dhe marketingun kreativ.

    Sipas njoftimit të Konsullatës, gjatë takimit është diskutuar për përvojën e Shaqirit në industrinë audiovizuale, rrugëtimin e tij profesional dhe mundësitë e bashkëpunimit në projekte që lidhin krijimtarinë, kulturën dhe promovimin e Kosovës./Telegrafi/

    Postimi i plotë:

  • Nëse e shihni këtë grua, lajmëroni Policinë në 192 – kërkohet për vjedhje

    Nëse e shihni këtë grua, lajmëroni Policinë në 192 – kërkohet për vjedhje

    Nëse e shihni këtë grua, lajmëroni Policinë në 192 – kërkohet për vjedhje

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje në kryeqytet, duke publikuar fotografinë e tij.

    Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të Prokurorisë kompetente, u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e personit të paraqitur në fotografi, t’i ndajnë ato me Policinë.

    Sipas njoftimit, personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

    Qytetarët që posedojnë informacione për identitetin ose vendndodhjen e tij mund të kontaktojnë Policinë në numrin 192 ose përmes emailit info@kosovopolice.com.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • If you see this woman, call the police at 192.

    Kosovo police have called for citizens’ help in identifying a woman suspected of stealing in the capital, publishing his photo.

    The capital’s investigation sector, with authorisation of the competent Prosecution, has appealed to citizens who, if they have information that can help identify the person presented in the photograph, share them with the police.

    According to the announcement, the suspected person is wanted for involvement in the criminal offense.

    Citizens who possess information about his identity or whereabouts can contact the police at 192 or via email info@kosovo police.com.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Deputetja e VV-së “harron” ngecjet e evidentuara në raportin e KE-së: Përparimi është i pamohueshëm

    Deputetja e VV-së “harron” ngecjet e evidentuara në raportin e KE-së: Përparimi është i pamohueshëm

    Deputetja e VV-së “harron” ngecjet e evidentuara në raportin e KE-së: Përparimi është i pamohueshëm

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka deklaruar se Raporti i Komisionit Evropian për këtë vit paraqet edhe progresin e Kosovës, duke e cilësuar përparimin e vendit në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian si të pamohueshëm.

    Gashi i bëri këto deklarata gjatë debatit parlamentar të sotëm, ku po diskutohet për raportin e këtij viti.

    “Për ne si grup parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me aleatët tanë, ky debat parlamentar po ashtu është një mundësi e mirë për të prezantuar sukseset dhe përparimin e pamohueshëm të Republikës së Kosovës në rrugëtimin e Bashkimit Evropian”, ka thënë Gashi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • VV MP âharrons the impasses listed in the EC report: Progress Is Undeniable

    Vetevendosje Movement MP Lisa Gashi has declared that the European Commission’s report for this year also represents Kosovo’s progress, naming the country’s progress on the road to the European Union as undeniable.

    Gashi made these statements during today’s parliamentary debate, where he is discussing this year’s report.

    For us as the parliamentary group of the Vetevendosje Movement, together with our allies, this parliamentary debate is also a good opportunity to present the successes and the undeniable progress of the Republic of Kosovo on the path to the European Union, Gashi has said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Tahiri për Raportin e Progresit: Nuk është dokument i opozitës, por vlerësim i progresit të Kosovës

    Tahiri për Raportin e Progresit: Nuk është dokument i opozitës, por vlerësim i progresit të Kosovës

    Tahiri për Raportin e Progresit: Nuk është dokument i opozitës, por vlerësim i progresit të Kosovës

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka shprehur kritika ndaj gjendjes aktuale institucionale në vend dhe mungesës së progresit në zbatimin e reformave, gjatë diskutimit në Kuvend për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026.

    Gjatë fjalës së tij, Tahiri ka theksuar se raporti i Komisionit Evropian duhet të konsiderohet si një pasqyrë e progresit të shtetit dhe jo si dokument që i shërben interesave të ndonjë subjekti politik.

    “Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 nuk është dokument i opozitës, nuk është dokument i PDK-së, i LDK-së, i Aleancës. Nuk është shkruar për t’i shërbyer interesit të asnjë partie politike, është një vlerësim i progresit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.

    Ai ka nënvizuar se vërejtjet e institucioneve evropiane lidhur me demokracinë, sistemin e drejtësisë, ekonominë dhe funksionimin institucional duhet të merren seriozisht nga institucionet e vendit.

    Sipas tij, qeveria duhet të reflektojë për këto kritika dhe të marrë përgjegjësi për gjendjen e krijuar, në vend që të mundohet t’i relativizojë ato përmes arsyetimeve dhe propagandës.

    “Përgjigjja e një qeverie serioze nuk mund të jetë arsyetimi, duhet të jetë reflektimi. Nuk mund të jetë propaganda, duhet të jetë përgjegjësia”, ka thënë ai.

    Në vazhdim të deklaratës së tij, Tahiri ka veçuar disa prej problemeve që, sipas tij, paraqesin shqetësim për vendin, përfshirë bllokadën e gjatë institucionale, dobësimin e mekanizmave të kontrollit dhe mungesën e mbikëqyrjes së duhur ndaj ekzekutivit.

    Ai ka konsideruar se këto çështje shkojnë përtej vërejtjeve administrative dhe lidhen drejtpërdrejt me standardet demokratike dhe mënyrën e ushtrimit të pushtetit në Kosovë.

    “Demokracia matet me mënyrën se si ushtrohet pushteti mes dy palëve, matet me respektimin e Kushtetutës, me funksionimin e Kuvendit, me pavarësinë e institucioneve dhe gatishmërinë e shumicës për t’u përgjigjur para qytetarëve”, ka deklaruar Tahiri.

    Burimi: Insajderi