Category: Lajme

  • Dimitrieska Koçoska: Ministria e Financave nuk ka juridiksion mbi shitjen e aksioneve nga bankat

    Dimitrieska Koçoska: Ministria e Financave nuk ka juridiksion mbi shitjen e aksioneve nga bankat

    Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Kocoska, dëshmoi sot në seancën mbikëqyrëse në Komisionin për Financa dhe Buxhet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

    Sipas Dimitrieska Koçoskës, Ministria nuk mund të marrë përsipër kompetencat e të tjerëve, veçanërisht jo kompetencat e institucioneve si BPRMV-ja.

    Dimitrieska Koçoska iu përgjigj pyetjeve të deputetëve Fatmir Bytiqi nga LSDM-ja, Dafina Stojanovska nga OBRM-PDUKM-ja, deputeti i pavarur Mile Cekov, Zeqirija Tairi nga VLEN dhe Vesna Bendevska nga ZNAM.

    Ministrja përshkroi kronologjinë e ngjarjeve nga dhënia e pëlqimit paraprak nga BPRM-ja, blerja e aksioneve në bursë, njoftimi në Gazetën Zyrtare, deri te diskutimi në Qeveri nëse ka institucione që kanë aksione në “Stopanska Banka SHA Bitola”. Në përfundime thuhet se duhet të merret në konsideratë mundësia e pranimit ose refuzimit të ofertës për marrjen e aksioneve, megjithatë, duhet t’i kushtohet vëmendje ndalimit të përdorimit të kapitalit shtetëror gjatë zgjedhjeve.

    Lidhur me përgjegjësitë e Ministrisë së Financave, ministrja tha se ajo nuk ka juridiksion mbi procedurën e blerjes dhe shitjes së aksioneve, i gjithë kontrolli, mbikëqyrja dhe mbikëqyrja kryhet nga Banka Popullore./Telegrafi/

  • Gjermania në krizë të humbjes së talenteve, rasti i Erblin Osmanit që zgjodhi Kosovën merret si shembull

    Gjermania në krizë të humbjes së talenteve, rasti i Erblin Osmanit që zgjodhi Kosovën merret si shembull

    Gjermania në krizë të humbjes së talenteve, rasti i Erblin Osmanit që zgjodhi Kosovën merret si shembull

    Gjermania po humbet gjithnjë e më shumë talente të futbollit, të cilët, ndonëse janë formuar në akademitë e saj dhe kanë përfaqësuar grupmoshat e reja gjermane, vendosin që në nivel ndërkombëtar t’i mbrojnë ngjyrat e vendeve të prejardhjes së tyre. Një nga rastet e fundit është ai i Erblin Osmanit, 17-vjeçarit të Bayern Munichut, i cili zgjodhi Kosovën dhe tashmë ka debutuar me Dardanët.

    Rasti i talentit kosovar është përfshirë në një analizë të publikuar nga Goal.com, e cila trajton garën gjithnjë e më të ashpër mes federatave për futbollistët e rinj me shtetësi të dyfishtë.

    Osmani, i lindur në Munih dhe i formuar në akademinë e Bayern Munichut, më parë kishte luajtur për grupmoshat e Gjermanisë. Megjithatë, ai vendosi që në të ardhmen ta përfaqësojë Kosovën. Në këtë vendim ndikim të rëndësishëm pati përzgjedhësi Franco Foda, ndërsa debutimi i tij me Dardanët në shtator e bëri futbollistin më të ri në historinë e Kombëtares së Kosovës.

    Por, Osmani nuk është talenti i vetëm që Gjermania nuk arriti ta mbajë në përfaqësuesen e saj. Në mesin e futbollistëve që kanë zgjedhur kombëtare të tjera janë edhe Josip Stanisic, i cili luan për Kroacinë, Kenan Yildiz për Turqinë dhe Ibrahim Maza për Algjerinë. Të tre kanë qenë pjesë e sistemit të futbollit gjerman, por më pas vendosën të përfaqësojnë vendet e prejardhjes së tyre.

    Lista e rasteve të përmendura nga Goal.com përfshin edhe Paul Wannerin, që ka zgjedhur Austrinë, Malik Tillmanin, i cili përfaqëson SHBA-në, si dhe Can Uzunin, që luan për Turqinë. Në këtë grup bën pjesë edhe mbrojtësi Matteo Palma, i cili, pasi kishte luajtur për grupmoshat e Gjermanisë, tashmë është pjesë e përfaqësueses së Italisë.

    Ndërkohë, një rast tjetër që po përcillet është ai i Nicolo Tresoldit, sulmuesit të Club Brugge, i cili ende mund të zgjedhë mes Gjermanisë, Italisë dhe Argjentinës.

    Sipas analizës së Goal.com, një nga arsyet që po ndikon në largimin e këtyre talenteve është mungesa e një lidhjeje të hershme emocionale mes federatës gjermane, futbollistëve dhe familjeve të tyre. Në të kundërt, federatat e vendeve të prejardhjes së lojtarëve po investojnë në identifikimin dhe afrimin e tyre që në moshë të re.

    Në këtë kontekst, artikulli veçon edhe angazhimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila organizon kampe vëzhguese në afërsi të Frankfurtit, me qëllim zbulimin e futbollistëve të rinj me prejardhje kosovare.

    Kështu, rasti i Erblin Osmanit është pjesë e një gare që po zhvillohet gjithnjë e më shumë mes kombëtareve, ku talentet e reja nuk janë më vetëm objektiv i klubeve në tregun e transferimeve, por edhe i federatave që synojnë t’i sigurojnë përfaqësueset e tyre për të ardhmen.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Germany in crisis of loss of talents, Erblin Osman case that chose Kosovo taken as example

    Germany is losing more and more football talents, which, although formed at its academys and represented the new German age groups, decide that at the international level, protect the colors of their countries. One of the last cases is that of Erblin Osman, 17-year-old Baiern Munichu, who chose Kosovo and has already debuted with the Dardans.

    Kosovo talent case involved in an analysis published by Goal. com, which deals with the increasingly fierce race among federations for young footballers with dual citizenship.

    Osman, born in Munich and formed at the Bayern Munich Academy, had previously played for Germany’s age groups. However, he decided to represent Kosovo in the future. This important decision had selective Franco Foda, while his debut with the Dardans in September made footballer the youngest in the history of the National of Kosovo.

    Osman, however, is not the only talent Germany failed to keep in its representative. Among the football players who have chosen other nationals are Josip Stanisic, who plays for Croatia, Kenan Yildiz for Turkey and Ibrahim Maza for Algeria. All three have been part of the German football system, but then decided to represent their countries of origin.

    List of cases mentioned by Goal. com It includes Paul Wanner, who has chosen Austria, Malik Tillmann, who represents the US, and Can Uzun, who plays for Turkey. The group also includes defender Matteo Palma, who, after playing for Germany’s age groups, is now part of Italy’s representative.

    Meanwhile, another case being forwarded is that of Nicolo Tresold, the assailant of Club Brugge, who can still choose between Germany, Italy and Argentina.

    According to analysis Goal. com, one of the reasons that is affecting the removal of these talents is the lack of an early emotional connection between the German federation, football players and their families. By contrast, the federations of countries of the origin of players are investing in identification and approaching them from an early age.

    In this context, the article also singles out the commitment of the Kosovo Football Federation, which organises observation camps in the vicinity of Frankfurt, with the aim of discovering young football players of Kosovo descent.

    Thus, Erblin Osmani’s case is part of a growing race among nationals, where new talents are no longer the target of clubs in the transfer market, but also federations intended to provide their representatives for the future.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Osmani për fotografinë e Rugovës: Vendosja e saj në një qoshe të errët, përballë tualeteve, e çnderon Republikën

    Osmani për fotografinë e Rugovës: Vendosja e saj në një qoshe të errët, përballë tualeteve, e çnderon Republikën

    Osmani për fotografinë e Rugovës: Vendosja e saj në një qoshe të errët, përballë tualeteve, e çnderon Republikën

    Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tani deputete e LDK-së, i ka bërë thirrje presidencës që ta rikthejnë fotografinë i Ibrahim Rugovës në zyrë.

    “Vendet e errëta në qoshe e përballë tualeteve e çnderojnë Republikën tonë dhe çdo person që mund ta ketë bërë një gjë të tillë unë i bëj thirrje ta rikthejnë aty ku e nderojnë e gjithë Kosovën. Më vjen mirë që gjithë qytetaret e Kosovës kanë reaguar për çështje të tillë. Nuk i mirëkuptoj ata që tentojnë ta përqeshin. Çështja e themeleve të shtetit ka të bëj edhe me mbrojtën e historisë së Kosovës. Nuk është dekor, është themel i shtetit”, tha Osmani para gazetarëve.

    Burimi: Insajderi

  • Osman for Rugova photo: Its setting in a dark corner, in front of the toilets, dishonors the Republic

    Former Kosovo President Vjosa Osmani has now called on the presidency to return Ibrahim Rugova’s photo to the office.

    The dark spots in front of the toilets dishonor our Republic and any person who may have done so I urge them to return where they honor the whole Kosovo. I am glad that all Kosovo citizens have reacted to such issues. I don’t understand those who try to make fun of him. The issue of state foundations also concerns the protection of Kosovo’s history. It’s not a decoration, it’s the foundation of the state, Osman said before reporters.

    Source Layer: Insander

  • Raporti i Progresit, Bajrami: Për 960 ditë Kosova ishte nën masa ndëshkuese, sot flisni për progres

    Raporti i Progresit, Bajrami: Për 960 ditë Kosova ishte nën masa ndëshkuese, sot flisni për progres

    Raporti i Progresit, Bajrami: Për 960 ditë Kosova ishte nën masa ndëshkuese, sot flisni për progres

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës gjatë diskutimit për Raportin e Progresit.

    Ajo ka thënë se gjatë 960 ditëve të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, Kosova ka qenë nën masa ndëshkuese, duke ngritur çështjen e kostos që ato i kanë shkaktuar vendit.

    Bajrami ka deklaruar se, sipas saj, Raporti i Progresit nuk evidenton asnjë përparim në asnjë fushë, njofton Klankosova.tv.

    Ajo ka përmendur edhe rezultatet e testit PISA.

    “Dhe sot keni fytyrë të na flisni për progres. Ky raport nuk shënon as edhe një progres në asnjë fushë të vetme”, ka thënë Bajrami, duke pyetur se çfarë progresi përfaqësojnë rezultatet e PISA-s.

    Kësisoj ajo komentoi edhe fjalimin e deputetes së VV-së, Liza Gashi e cila përmendi reformat dhe progresin.

  • Tahiri kërkon nga Qeveria të mos arsyetohet: Raporti i Komisionit s'është i opozitës, reflektoni!

    Tahiri kërkon nga Qeveria të mos arsyetohet: Raporti i Komisionit s’është i opozitës, reflektoni!

    Tahiri kërkon nga Qeveria të mos arsyetohet: Raporti i Komisionit s'është i opozitës, reflektoni!

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme për Raportin e Progresit, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se gjetjet e Komisionit Evropian duhet të trajtohen me seriozitet dhe përgjegjësi.

    Tahiri në fillim të fjalës së tij theksoi se ky raport nuk është dokument i opozitës apo i ndonjë partie politike, por një vlerësim institucional i progresit të Kosovës.

    Ai ka thënë se përballëgjetjeve, Qeveria duhet të reflektojë dhe të marrë përgjegjësi, në vend që të merret me arsyetime dhe propagandë, raporton Klankosova.tv

    “Raporti i Komisionit Evropian nuk është dokument i opozitës, i PDK-së, LDK-së e Aleancës. Nuk është shkruar për t’i shërbyer interesit të asnjë partie politike. Është vlerësim institucional i progresit të Republikës së Kosovës dhe për këtë arsye duhet lexuar me seriozitet e përgjegjësi.

    Kur institucionet evropiane evidentojnë mangësi në demokraci, drejtësi, ekonomi dhe funksionimin e institucioneve, përgjigja e një qeverie serioze nuk duhet të jetë arsyetimi e propaganda, por reflektimi dhe përgjegjësia. Në këtë raport ka konstatime që duhet të na shqetësojnë secilin prej nesh.

    Komisioni Evropian evidenton paralizën e zgjatur institucionale, dobësimin e mekanizmave të kontrollit dhe mbikëqyrjen shumë të kufizuar të ekzekutivit. Këto s’janë vetëm vërejtje teknike, por paralajmërime për demokracinë tonë.

    Një qeveri mund t’i ketë votat për të marrë vendime, por kjo nuk i jep të drejtë ta trajtojë shtetin si pronë politike. Opozita nuk është pengesë për demokracinë. Kosova s’ka nevojë për institucione që i shërbejnë pushtetit”, ka deklaruar Tahiri./Klankosova.tv

  • Komisioni jep dritën e gjelbër në parim për Projektbuxhetin 2027

    Komisioni jep dritën e gjelbër në parim për Projektbuxhetin 2027

    Komisioni jep dritën e gjelbër në parim për Projektbuxhetin 2027

    Pas diskutimeve, Komisioni për Buxhet ka miratuar në parim Projektligjin për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2027.

    Projektbuxheti 4.27 miliardë mori gjashtë vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

    Po ashtu, Komisioni ka miratuar edhe Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2025, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

    Ky raport u miratua me katër vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime.

  • Hapet një klasë e re e mësimit të gjuhës shqipe në Bulle të Zvicrës, 45 fëmijë ndjekin mësimet

    Hapet një klasë e re e mësimit të gjuhës shqipe në Bulle të Zvicrës, 45 fëmijë ndjekin mësimet

    Një klasë e re e mësimit të gjuhës shqipe është hapur në qytetin Bulle, në kantonin e Friburgut, ku 45 fëmijë shqiptarë tashmë kanë mundësi të mësojnë gjuhën amtare.

    Mësimet zhvillohen çdo të hënë dhe të mërkurë, falë bashkëpunimit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Zvicër, mësueses Xhuljeta Balla dhe prindërve shqiptarë, shkruan Telegrafi.

    A new language class opens in Bulle, Switzerland, 45 children attend lessons

    Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, ka vizituar klasën e re, ku është takuar nga afër me nxënësit, mësuesen dhe prindërit.

    Gjatë kësaj vizite, në kuadër të programit shumëvjeçar për mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë, Ambasada ka shpërndarë tekste shkollore për fëmijët.

    Në njoftimin e saj, Ambasada ka shprehur mirënjohje për mësuesen dhe prindërit, për përkushtimin dhe angazhimin në ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës shqipe te brezat e rinj.

    “Çdo klasë e re shqipe është një vatër dijes dhe identitetit, duke u dhënë mundësi fëmijëve tanë të rriten e të integrohen në shoqërinë zvicerane, pa humbur lidhjen me gjuhën, kulturën dhe rrënjët e tyre”, thuhet në postimin e Ambasadës./Telegrafi/

    Postimi i plotë:

  • A new language class opens in Bulle, Switzerland, 45 children attend lessons

    A new language class opens in Bulle, Switzerland, 45 children attend lessons

    A new language learning class has opened in the town of Bulle, in the Freeburg canton, where 45 Albanian children are already able to learn their native language.

    Lessons are held every Monday and Wednesday, thanks to the co-operation of the Embassy of the Republic of Albania in Switzerland, teacher Juliet Balla and Albanian parents, writes Telegraph.

    A new language class opens in Bulle, Switzerland, 45 children attend lessons

    Albania’s Ambassador to Switzerland, Ermal Dredha, has visited the new class, where he met closely with students, teachers and parents.

    During this visit, within the framework of the multi-year programme for supporting Albanian language learning in diaspora, the Embassy has distributed textbooks for children.

    In her announcement, the Embassy has expressed gratitude for the teacher and parents for their commitment and commitment to preserving and conveying the Albanian language to new generations.

    Every new Albanian class is a hearth of knowledge and identity, enabling our children to grow up and integrate into Swiss society without losing touch with their language, culture and roots, says the Embassy’s post./Telegraphy/

    Full Posting: