Category: Lajme

  • Nëse e shihni këtë grua, lajmëroni Policinë në 192 – kërkohet për vjedhje

    Nëse e shihni këtë grua, lajmëroni Policinë në 192 – kërkohet për vjedhje

    Nëse e shihni këtë grua, lajmëroni Policinë në 192 – kërkohet për vjedhje

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje në kryeqytet, duke publikuar fotografinë e tij.

    Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të Prokurorisë kompetente, u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e personit të paraqitur në fotografi, t’i ndajnë ato me Policinë.

    Sipas njoftimit, personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

    Qytetarët që posedojnë informacione për identitetin ose vendndodhjen e tij mund të kontaktojnë Policinë në numrin 192 ose përmes emailit info@kosovopolice.com.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • If you see this woman, call the police at 192.

    Kosovo police have called for citizens’ help in identifying a woman suspected of stealing in the capital, publishing his photo.

    The capital’s investigation sector, with authorisation of the competent Prosecution, has appealed to citizens who, if they have information that can help identify the person presented in the photograph, share them with the police.

    According to the announcement, the suspected person is wanted for involvement in the criminal offense.

    Citizens who possess information about his identity or whereabouts can contact the police at 192 or via email info@kosovo police.com.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Deputetja e VV-së “harron” ngecjet e evidentuara në raportin e KE-së: Përparimi është i pamohueshëm

    Deputetja e VV-së “harron” ngecjet e evidentuara në raportin e KE-së: Përparimi është i pamohueshëm

    Deputetja e VV-së “harron” ngecjet e evidentuara në raportin e KE-së: Përparimi është i pamohueshëm

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka deklaruar se Raporti i Komisionit Evropian për këtë vit paraqet edhe progresin e Kosovës, duke e cilësuar përparimin e vendit në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian si të pamohueshëm.

    Gashi i bëri këto deklarata gjatë debatit parlamentar të sotëm, ku po diskutohet për raportin e këtij viti.

    “Për ne si grup parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me aleatët tanë, ky debat parlamentar po ashtu është një mundësi e mirë për të prezantuar sukseset dhe përparimin e pamohueshëm të Republikës së Kosovës në rrugëtimin e Bashkimit Evropian”, ka thënë Gashi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • VV MP âharrons the impasses listed in the EC report: Progress Is Undeniable

    Vetevendosje Movement MP Lisa Gashi has declared that the European Commission’s report for this year also represents Kosovo’s progress, naming the country’s progress on the road to the European Union as undeniable.

    Gashi made these statements during today’s parliamentary debate, where he is discussing this year’s report.

    For us as the parliamentary group of the Vetevendosje Movement, together with our allies, this parliamentary debate is also a good opportunity to present the successes and the undeniable progress of the Republic of Kosovo on the path to the European Union, Gashi has said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Tahiri për Raportin e Progresit: Nuk është dokument i opozitës, por vlerësim i progresit të Kosovës

    Tahiri për Raportin e Progresit: Nuk është dokument i opozitës, por vlerësim i progresit të Kosovës

    Tahiri për Raportin e Progresit: Nuk është dokument i opozitës, por vlerësim i progresit të Kosovës

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka shprehur kritika ndaj gjendjes aktuale institucionale në vend dhe mungesës së progresit në zbatimin e reformave, gjatë diskutimit në Kuvend për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026.

    Gjatë fjalës së tij, Tahiri ka theksuar se raporti i Komisionit Evropian duhet të konsiderohet si një pasqyrë e progresit të shtetit dhe jo si dokument që i shërben interesave të ndonjë subjekti politik.

    “Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 nuk është dokument i opozitës, nuk është dokument i PDK-së, i LDK-së, i Aleancës. Nuk është shkruar për t’i shërbyer interesit të asnjë partie politike, është një vlerësim i progresit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.

    Ai ka nënvizuar se vërejtjet e institucioneve evropiane lidhur me demokracinë, sistemin e drejtësisë, ekonominë dhe funksionimin institucional duhet të merren seriozisht nga institucionet e vendit.

    Sipas tij, qeveria duhet të reflektojë për këto kritika dhe të marrë përgjegjësi për gjendjen e krijuar, në vend që të mundohet t’i relativizojë ato përmes arsyetimeve dhe propagandës.

    “Përgjigjja e një qeverie serioze nuk mund të jetë arsyetimi, duhet të jetë reflektimi. Nuk mund të jetë propaganda, duhet të jetë përgjegjësia”, ka thënë ai.

    Në vazhdim të deklaratës së tij, Tahiri ka veçuar disa prej problemeve që, sipas tij, paraqesin shqetësim për vendin, përfshirë bllokadën e gjatë institucionale, dobësimin e mekanizmave të kontrollit dhe mungesën e mbikëqyrjes së duhur ndaj ekzekutivit.

    Ai ka konsideruar se këto çështje shkojnë përtej vërejtjeve administrative dhe lidhen drejtpërdrejt me standardet demokratike dhe mënyrën e ushtrimit të pushtetit në Kosovë.

    “Demokracia matet me mënyrën se si ushtrohet pushteti mes dy palëve, matet me respektimin e Kushtetutës, me funksionimin e Kuvendit, me pavarësinë e institucioneve dhe gatishmërinë e shumicës për t’u përgjigjur para qytetarëve”, ka deklaruar Tahiri.

    Burimi: Insajderi

  • Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Folëm për rrugën përpara të dialogut

    Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Folëm për rrugën përpara të dialogut

    Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Folëm për rrugën përpara të dialogut

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, gjatë qëndrimit të tij në Paris.

    Për këtë takim njoftoi Sorensen në X ku tha se temë diskutimi mes tyre ishte rruga përpara e dialogut me formimin e institucioneve në Kosovë, si dhe “aspekte të ndryshme” në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

    “Takim i mirë me kryeministrin Kurti sot në Paris. Tani që institucionet në Prishtinë janë funksionale, diskutuam rrugën përpara në kuadër të Dialogut Beograd–Prishtinë dhe aspekte të ndryshme të procesit të normalizimit, të cilat janë të rëndësishme për qytetarët në terren dhe për rajonin”.

  • Osmani: Fotoja e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë s'janë dekore, janë themelet e shtetit

    Osmani: Fotoja e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë s’janë dekore, janë themelet e shtetit

    Osmani: Fotoja e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë s'janë dekore, janë themelet e shtetit

    Presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar lidhur me zhvendosjen e fotografisë së presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e tyre të mëparshme, në zyrën e Presidetes Justina Shiroka-Pula.

    Duke përmendur Bekim Sejdiun, ish-kandidatin e propozuar nga LDK për kryetar shteti, Osmani tha se ai nuk do ta bënte kurrë një veprim të tillë.

    Në vendet e nderit, Osmani tha se duhet të dihet kush e ka vendin, duke shtuar se Deklarata e Pavarësisë dhe fotoja e Rugovës s’janë dekore, por themele të shtetit, transmeton Klankosova.tv

    “Besoj që e gjithë Kosova e din, që Bekim Sejdiu, një kandidat i jashtëzakonshëm që e patëm propozuar për president, asnjëherë nuk do ta zhvendoste as Deklaratën e Pavarësisë e as foton e presidentit historiku. Unë e di që tashti tentohet të arsyetohet zhvendosja në pjesë e qoshe të tjera si diçka normale. Megjithatë, nga Zyra Ovale e Presidencës amerikane e deri te zyrat e tjera të rëndësishme, në vendet e nderit dihet kush e ka vendin. S’mund të konsiderohen si elemente dekori. S’janë dekor, janë themelet e shtetit të Kosovës. Kushdo që e relativizon atë, po e relativizon vetë histonë e Kosovës ”, tha Osmani. /Klankosova.tv

  • Tahiri: Kosova nuk ka rrugë tjetër pos asaj të integrimit evropian

    Tahiri: Kosova nuk ka rrugë tjetër pos asaj të integrimit evropian

    Tahiri: Kosova nuk ka rrugë tjetër pos asaj të integrimit evropian

    Deputeti i Aleancës Besnik Tahiri, ka folur për Raportin e Progresit, duke e cilësuar atë si pasqyrë të gjendjes së Kosovës në procesin e integrimit evropian.

    Tahiri ka thënë se raporti reflekton gjendjen reale të vendit gjatë vitit që lamë pas.

    Ai ka theksuar se Kosova nuk ka rrugë tjetër, pos asaj drejt BE-së, njofton Klankosova.tv

    “Nëse ka një pajtueshmëri ndërpartiake, ndëretnike në Kosovë, ajo është se Kosova nuk ka rrugë tjetër pos integrimit”, ka deklaruar Tahiri.

  • Gazetari serb thotë se Radoiçiqi mund të arrestohet së shpejti: Ndodhet në Kopaonik

    Gazetari serb thotë se Radoiçiqi mund të arrestohet së shpejti: Ndodhet në Kopaonik

    Gazetari serb Radomir Dimiq ka deklaruar se Milan Radoiçiq mund të arrestohet së shpejti, duke pretenduar se ai aktualisht ndodhet në Kopaonik të Serbisë.

    Përmes një reagimi në rrjetin social X, Dimiq e ka cilësuar Radoiçiqin si kreun e një rrjeti kriminal dhe udhëheqësin e sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

    “Milan Radoiçiq, kreu i oktapodit kriminal dhe udhëheqësi i sulmit terrorist në Banjskë, i cili ende ndodhet i lirë në Kopaonik, sipas të gjitha gjasave do të arrestohet së shpejti”, ka shkruar Dimiq.

    Gazetari serb ka paralajmëruar se, sipas tij, pasoja do të ketë edhe për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e ka akuzuar se ka urdhëruar kryerjen e sulmit në Banjskë.

    “Atë e pret një fat i rëndë, ashtu si edhe urdhërdhënësin e tij për kryerjen e këtij aksioni terrorist në territorin e Kosovës”, ka theksuar Dimiq.

    Sulmi i armatosur në Banjskë ndodhi më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Milan Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit.

    Burimi: Dukagjini

  • Serbian journalist says Radovici can be arrested soon: It’s in Copenhagen.

    Serbian journalist Radomir Dimi has claimed Milan Radociq could be arrested soon, claiming he is currently located in Kopanik, Serbia.

    Through a reaction to the social network X, Diochiqi has been named the leader of a criminal network and the leader of the September 24th 2023 attack in Zvecan Banjska.

    Milian Radoicic, head of the criminal octopus and leader of the terrorist attack in Banjska, still at large in Copaonic, is likely to be arrested soon, Dimitri wrote.

    Serbian journalist has warned that, according to him, there will be consequences for Serbia’s president, Aleksandar Vuciq, whom he has accused of ordering the conduct of the attack on Banjska.

    A serious fate awaits him, as does his ambassador for carrying out this terrorist action on Kosovo’s territory, Dimes have stressed.

    The armed attack on Banjska took place on 24 September 2023, where Kosovo Police Sergeant Africa Bulnjak was killed. Milan Radojic has claimed responsibility for organising the attack.

    Source Layer: Dukeagini