Doganierët e Doganës së Manastirit dhe ekipet mobile të Departamentit për Çështje Operative në Tregun e Gjelbër dhe sheshin e qytetit në Prilep kryen një aksion për kontrollin e produkteve të akcizës, gjatë të cilit u sekuestruan gjithsej 168.7 kilogramë duhan i prerë, për të cilin u shmang pagesa e akcizës në shumën prej 463.787 denarësh. Për aksionin u thirr edhe ndihma e oficerëve të policisë, njoftojnë nga Drejtoria e Doganave.
“Konkretisht, gjashtë persona u kapën duke shitur duhan pa pulla akcize, duke shkelur rëndë ligjin, duke dëmtuar buxhetin e shtetit dhe duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Kundër tyre janë iniciuar procedura përkatëse para gjykatës kompetente dhe Komisionit për Kundërvajtje.
Ky është aksioni i dytë i Drejtorisë së Doganave në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Më parë, 135 kilogramë duhan i prerë u sekuestruan gjatë një kontrolli në tregun në Çair.
Drejtoria e Doganave vazhdon të intensifikojë luftën kundër tregtisë së paligjshme të duhanit dhe produkteve të duhanit përmes kontrolleve të përforcuara brenda vendit dhe hetimeve të intensifikuara për importin e duhanit dhe produkteve të duhanit”, thuhet në njoftimin e Doganës./Telegrafi/
Club Brugge po bëhet gati për një kapitull të ri në historinë e tij, me ndërtimin e një stadiumi modern që pritet të kushtojë rreth 200 milionë euro.
Projekti i ri, për të cilin klubi belg ka punuar për gati dy dekada, parasheh një stadium me kapacitet prej 40,116 ulësesh, të gjitha të mbuluara.
Një video e publikuar në YouTube nga kanali ProBuilds ka prezantuar pamjen e ardhshme të impiantit, duke ofruar një pasqyrë më të qartë të arkitekturës dhe organizimit të tij.
Tribunë gjigante për tifozët më të zjarrtë
Një prej veçorive kryesore të stadiumit do të jetë tribuna veriore, e cila do të ketë kapacitet për rreth 12 mijë spektatorë. Ajo do të ndërtohet si një strukturë e vetme, pa ndarje mes sektorit të poshtëm dhe atij të sipërm, duke krijuar një hapësirë të madhe për tifozët më të zjarrtë të Club Brugge.
Ndryshe nga stadiumi aktual Jan Breydel, impianti i ri do të ketë qoshe të mbyllura dhe tribuna të lidhura në të katër anët. Kjo do t’i japë stadiumit një pamje më kompakte, ndërsa spektatorët do të jenë më afër fushës së lojës.
Arkitektura është menduar edhe për të përmirësuar atmosferën gjatë ndeshjeve. Organizimi i tribunave dhe akustika synojnë që zhurma e tifozëve të përqendrohet brenda stadiumit, duke krijuar një ambient më intensiv për futbollistët dhe spektatorët.
Çati moderne dhe pamje e lirë drejt fushës
Një tjetër element interesant është dizajni i çatisë, e cila do të ndërtohet me një sistem të veçantë që përfshin një unazë të brendshme kompresimi dhe një unazë të jashtme tensioni.
Kjo zgjidhje teknike synon të zvogëlojë lartësinë e përgjithshme të stadiumit, pa penguar pamjen e spektatorëve drejt fushës.
Të gjitha ulëset do të jenë të mbuluara, ndërsa struktura do të mundësojë një shikueshmëri sa më të mirë nga secili sektor.
Ndërtimi nis në vitin 2027, hapja planifikohet për 2029
Club Brugge ka kaluar një proces të gjatë administrativ dhe ligjor për realizimin e këtij projekti. Një prej pengesave të rëndësishme u tejkalua në korrik të vitit 2026, kur u refuzua një ankesë kundër lejes së ndërtimit.
Punimet përgatitore nisën në fund të tetorit, ndërsa ndërtimi kryesor pritet të fillojë në fillim të vitit 2027. Klubi synon që stadiumi të jetë gati në verën e vitit 2029, para fillimit të sezonit 2029/30.
Investimi prej rreth 200 milionë eurosh planifikohet të realizohet pa subvencione shtetërore. Përveç stadiumit, projekti përfshin edhe rregullimin e hapësirave publike dhe të gjelbra, si dhe ambiente të tjera që do të jenë në shërbim të komunitetit lokal.
Me përfundimin e këtij projekti, Club Brugge do të largohet nga stadiumi aktual Jan Breydel dhe do të ketë një impiant të ri, të ndërtuar sipas kërkesave moderne të futbollit dhe me kapacitet për më shumë se 40 mijë tifozë. /Telegrafi/
Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula, me rastin e marrjes së detyrës, duke shprehur bindjen se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen dhe bashkëpunimi do të thellohet edhe më tej.
Në letrën e tij, Mbreti Willem-Alexander ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Holandës, në të mirë të të dy popujve, si dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë mes dy shteteve.
Në fund të letrës, ai i ka uruar Presidentes Shiroka Pula sukses në përmbushjen e detyrave të saj.
The King of the Netherlands, Willem-Alexander, has sent a letter of congratulations to Kosovo President Justina Shiroka Pula on the occasion of taking office, expressing confidence that relations between the two countries will continue to develop and co-operation will deepen further.
In his letter, King Willem-Alexander has stressed the importance of continuing bilateral relations between Kosovo and the Netherlands, to the benefit of both peoples, and has expressed readiness for close co-operation between the two states.
At the end of the letter, he wished President Shiroka Pula success in fulfilling her duties.
The signal where the truth speaks before the news!
Gjatë vizitës, delegacioni u njoh nga afër me përgatitjet profesionale, nivelin e gatishmërisë dhe kapacitetet operacionale të ekipeve mjekësore, si dhe me ecurinë e procesit të validimit.
Ky proces po realizohet nga Qendra e Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt avancimit të shërbimeve mjekësore të FSK-së, rritjes së standardeve profesionale dhe përafrimit me kërkesat e Aleancës Veri-Atlantike.
Validimi i kapaciteteve Role 1 dëshmon përkushtimin e FSK-së për zhvillim të vazhdueshëm, profesionalizim dhe forcim të aftësive për të përmbushur standardet e NATO-s në fushën e mjekësisë ushtarake.
During the visit, the delegation became closely acquainted with professional preparations, the level of readiness and operational capacities of medical teams, as well as with the performance of the wave process.
This process is being carried out by the NATO Efficiency Centre for Military Medicine and represents an important step towards advancing KSF medical services, increasing professional standards and linking with requirements of the North Atlantic Alliance.
The sentence of Roole 1 capabilities testifies to KSF’s commitment to continued development, professionalism and strengthening of capacity to meet NATO standards in the field of military medicine.
Ylli botëror, me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, është një nga emrat kryesorë që do të performojnë në festivalin e muzikës “Coachella” në vitin 2027.
Lajmi u bë i ditur nga organizatorët e festivalit, të cilët kanë konfirmuar se Dua do të ngjitet në skenë në dy netët e festivalit.
Sipas BBC-së, krahas saj, në mesin e artistëve kryesorë do të jenë edhe grupi Tame Impala, i cili do të performojë të shtunave, si dhe këngëtarja SZA, e cila do të jetë në skenë të dielave.
Kësisoj, Dua Lipa pritet të bëhet artistja e parë solo britanike që kryeson festivalin.
“Coachella” mbahet në Kaliforni të ShBA-së, nga 9 deri më 11 prill dhe nga 16 deri më 18 prill 2027.
Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një takim në Asamblenë Kombëtare të Francës, ku ka bashkëbiseduar me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe atij për Çështje Evropiane.
Përmes një postimi në Facebook, shefi i ekzekutivit tha se Kosova po angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Francën, transmeton Klankosova.tv.
Ai ka rikujtuar se në korrik janë nënshkruar pesë marrëveshje dhe instrumente bashkëpunimi.
Kurti ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Francës, duke e cilësuar rolin e saj si të rëndësishëm në rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës.
Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka pritur në takim drejtorin menaxhues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Evropën Juglindore, Grzegorz Zielinski, me të cilin ka diskutuar për prioritetet e sektorit të energjisë dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe këtij institucioni financiar.
Në takim u diskutua për projektet e tranzicionit energjetik dhe mbështetjen që BERZH-i mund t’i ofrojë Kosovës në realizimin e tyre.
Kjo ishte vizita e parë e Zielinskit në Kosovë që nga emërimi i tij në këtë pozitë më 1 qershor 2026.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm, ndërsa një rëndësi e veçantë iu kushtua integrimit të burimeve të ripërtërishme në sistemin energjetik. BERZH-i shprehu interesim për të mbështetur hartimin dhe zbatimin e ankandeve për energjinë e ripërtërishme, me synim rritjen e kapaciteteve vendore të energjisë së pastër dhe forcimin e sigurisë energjetike.
Palët diskutuan edhe për zbatimin e projekteve të efiçiencës së energjisë dhe zgjerimin e mundësive të financimit për qytetarët dhe bizneset përmes linjave kreditore në bashkëpunim me institucionet financiare vendore.
Në këtë drejtim, u trajtua edhe mbështetja për programet e financimit të gjelbër, të cilat synojnë lehtësimin e investimeve në teknologji të pastra dhe masa për kursimin e energjisë.
Zëvendësministri Mjeku falënderoi BERZH-in për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sektorit të energjisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit me institucionet financiare ndërkombëtare për përshpejtimin e tranzicionit energjetik dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Në përfundim, të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte strategjike, me synim ndërtimin e një sektori energjetik më të qëndrueshëm, konkurrues dhe të integruar me tregjet evropiane. /Telegrafi/
Juventusi ka rikthyer në listën e dëshirave mbrojtësin e Manchester Cityt, Rayan Ait-Nouri, të cilin synon ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport.
Klubi italian po planifikon të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes, pasi kjo ishte njëra prej pozitave që mbeti pa u mbuluar plotësisht gjatë afatit kalimtar të verës.
Pavarësisht se realizoi dhjetë transferime, Juventusi nuk arriti të siguronte një mbrojtës të ri për këtë repart dhe tashmë ka nisur punën për ta zgjidhur këtë çështje.
Një prej emrave që po shqyrtohet me seriozitet është Rayan Ait-Nouri. Mbrojtësi 25-vjeçar algjerian, i cili ka edhe pasaportë franceze, ishte objektiv i Juventusit edhe në muajin gusht, por atëherë Manchester City nuk ishte i gatshëm ta lejonte largimin e tij.
Megjithatë, situata mund të ndryshojë në janar. Ait-Nouri nuk po arrin të sigurojë hapësirë të mjaftueshme në skuadrën e drejtuar nga Enzo Maresca, pasi ende nuk ka regjistruar asnjë minutë në Ligën Premier këtë sezon.
Në total, ai ka zhvilluar vetëm katër paraqitje në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Ligës, duke grumbulluar 168 minuta lojë. Kjo situatë i jep Juventusit shpresë për të avancuar negociatat me klubin anglez.
Sipas raportimeve, bardhezinjtë po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të tij në formë huazimi, ndonëse konkurrenca për këtë pozitë nuk mungon.
Në listën e Juventusit janë edhe Nicolas Tagliafico i Lyonit dhe Maxi Araujo i Sportingut, të cilët gjithashtu po vlerësohen si alternativa për krahun e majtë të mbrojtjes. /Telegrafi/