Category: Lajme

  • Arrestohet një shtetas gjerman në Gjilan, i sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

    Arrestohet një shtetas gjerman në Gjilan, i sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

    Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ka arrestuar një shtetas gjerman të identifikuar me inicialet L.S., i cili dyshohet për përfshirje në krim të organizuar dhe trafikim ilegal të armëve.

    Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi i tij u krye nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pas një operacioni të kontrolluar në rajonin e Anamoravës.

    “Si rezultat i hetimeve të përbashkëta, i dyshuari fillimisht është ndaluar në rajonin e Gjilanit, ku pas ndalimit, automjeti me të cilin po udhëtonte është dërguar për kontroll dhe skanim të mëtejshëm, ku janë zbuluar dhe sekuestruar 43 armë të gjata automatike,” thuhet në komunikatën e përbashkët.

    Pas kontrollit të detajuar dhe gjetjes së arsenalit të armëve, me urdhër të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndaj tij ngarkohen me dyshim dy vepra të rënda penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”

    “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, thuhet në njoftim.

    Autoritetet e hetimit kanë bërë të ditur se puna në terren po vazhdon për të zbuluar rrjetin e plotë dhe prejardhjen e armatimit të kapur.

    “Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës… është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, përfshirë verifikimin e origjinës dhe destinacionit të armëve,” bëjnë të ditur organet e rendit.

    Policia e Kosovës dhe PSRK-ja konfirmuan se do të mbajnë të informuar publikun për zhvillimet e mëtejshme “në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe duke mos cenuar integritetin e hetimit”. /Telegrafi/

  • Konjufca pret përfaqësuesit e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër

    Konjufca pret përfaqësuesit e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër

    Përfaqësuesit e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër (LISZ) kanë zhvilluar një takim me Glauk Konjufcën, me të cilin kanë shkëmbyer ide dhe kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën.

    Lajmi është bërë i ditur nga vetë Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër, përmes një postimi në Facebook, shkruan Telegrafi.

    Në njoftimin e publikuar, përfaqësuesit e LISZ-së kanë bërë të ditur se gjatë takimit kanë shprehur dëshirën për të ndërtuar ura bashkëpunimi me Kosovën.

    Sipas tyre, Konjufca e ka vlerësuar iniciativën dhe angazhimin e tyre, si dhe dashurinë për Kosovën dhe profesionin e infermierisë.

    “Z. Konjufca vlerësoi iniciativën dhe angazhimin tonë, si dhe dashurinë për Kosovën dhe profesionin e infermierisë. Biseda na frymëzoi me ide të reja për zhvillimin e mëtejshëm të misionit tonë.”, thuhet në postimin e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër.

    Në fund të njoftimit, përfaqësuesit e kësaj lidhjeje kanë falënderuar për mikpritjen, vlerësimin dhe bashkëbisedimin e hapur./Telegrafi/

    Postimi i plotë:

  • KGJK i propozon Presidentes riemërimin e 15 gjyqtarëve me mandat të përhershëm

    KGJK i propozon Presidentes riemërimin e 15 gjyqtarëve me mandat të përhershëm

    Vendimi është marrë në vazhdimin e mbledhjes së 374-të të KGJK-së.

    Sipas njoftimit, propozimi për riemërimin e gjyqtarëve është bazuar në procesin e vlerësimit të performancës së tyre, në përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

    Propozimi tashmë i drejtohet Presidentes së Kosovës për procedim të mëtejmë.

    Burimi: RTKLive

  • KDR proposes to President reappointed 15 judges with a permanent mandate

    The decision was made in the continuation of the 374th KDR meeting.

    According to the announcement, the proposal for reappointed judges is based on the process of evaluating their performance, in line with the criteria and procedures defined with legislation in force.

    The proposal now addresses the Kosovo president for proceedings.

    Source Layer: RTKLive

  • Barcelona gets backup at Premierligle

    BArcelona is looking into Rayan Aït-Nour’s transfer from Manchester City, in case Alejandro Balde leaves during the passing January deadline.

    The 25-year-old Algerian defender is liked by Deco and Hansi Flick, since he can play left and central defender.

    However, this season has not played a minute in Premierliga, while City is open to borrowing it only if the deal includes the obligation of purchase, broadcasts Klakosova.tv.

    Barcelona wants to avoid a large immediate spending, but it’s not alone in the race. Manchester United and Juventu are also tracking the situation of Aït-Nour, who has contracts with City by 2030.

  • Barcelona gjen përforcimin në Premierligë

    Barcelona gjen përforcimin në Premierligë

    Barcelona gjen përforcimin në Premierligë

    Barcelona po shqyrton transferimin e Rayan Aït-Nourit nga Manchester City, në rast se Alejandro Balde largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Mbrojtësi algjerian 25-vjeçar pëlqehet nga Deco dhe Hansi Flick, pasi mund të luajë si mbrojtës i majtë dhe në qendër.

    Megjithatë, këtë sezon nuk ka luajtur asnjë minutë në Premierligë, ndërsa City është i hapur për huazimin e tij vetëm nëse marrëveshja përfshin detyrimin e blerjes, transmeton Klankosova.tv.

    Barcelona dëshiron ta shmangë një shpenzim të madh të menjëhershëm, por nuk është e vetme në garë. Manchester United dhe Juventusi po e përcjellin gjithashtu situatën e Aït-Nourit, i cili ka kontratë me Cityn deri në vitin 2030.

  • Mbreti i Holandës uron Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës

    Mbreti i Holandës uron Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës

    Mbreti i Holandës uron Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, me rastin e marrjes së detyrës së presidentes.

    Në letrën e tij, Mbreti Willem-Alexander ka shprehur bindjen se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Holandës do të vazhdojnë të zhvillohen dhe të thellohen në të mirë të të dy popujve.

    Ai gjithashtu ka rikonfirmuar gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve, transmeton Klankosova.tv.

    Në fund të letrës, Mbreti i Holandës i ka uruar presidentes Shiroka Pula suksese në ushtrimin e detyrës dhe në përmbushjen e përgjegjësive të saj shtetërore.

     

  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të ShBA-së në Kosovë?

    Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të ShBA-së në Kosovë?

    Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të ShBA-së në Kosovë?

    Presidenti amerikan, Donald Trump, nominoi Mikhail Bogachekun për ambasador të ri të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, duke ia dërguar emrin Senatit amerikan për konfirmim.

    Nominimi i tij u bë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, më 10 nëntor.

    Ambasada amerikane në Prishtinë aktualisht udhëhiqet nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, pasi ambasadori paraprak, Jeff Hovenier, përfundoi mandatin e tij trevjeçar në fund të dhjetorit të vitit 2024.

    Kush është Mikhail Bogachek?

    Michael Bogachek aktualisht mban pozitën e drejtorit ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS), ku mbikëqyr operacionet administrative, financat, prokurimin, burimet njerëzore dhe teknologjinë informative, sipas një biografie të publikuar në faqen e organizatës.

    OAS-i, i themeluar në vitin 1948, përfshin 35 shtete të kontinentit amerikan dhe ka për qëllim forcimin e demokracisë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sigurinë dhe zhvillimin.

    Sipas biografisë së tij, Bogachek ka mbi 25 vjet përvojë në sektorët e shëndetësisë, teknologjisë dhe menaxhimit institucional.

    Më herët, ai ka qenë drejtor operativ në kompaninë VativoRx, e cila merret me administrimin e përfitimeve farmaceutike në SHBA.

    Ai ka themeluar edhe kompaninë Cooperton, e specializuar në sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e krizave, si dhe kompaninë PharmaLife, që merret me teknologjinë në sektorin farmaceutik.

    Bogachek ka diplomuar në Inxhinieri Industriale dhe të Sistemeve në Institutin e Teknologjisë të Xhorxhias dhe ka doktoraturë në Bioinxhinieri.

    Ai ka përfunduar, gjithashtu, një program për drejtues biznesesh në Shkollën e Biznesit të Harvardit.

    Flet rrjedhshëm gjuhën ruse, ukrainase dhe hebraike.

    Nominimi për ambasador në Kosovë është pjesë e një liste më të gjerë emërimesh, të dërguar nga administrata Trump në Senat, më 10 nëntor.

    Nominimi mes sfidave në marrëdhëniet Kosovë-SHBA

    Nominimi i Bogachekut vjen në një periudhë kur marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë përballur me sfida, përfshirë pezullimin e Dialogut Strategjik nga Uashingtoni në vitin 2025.

    ShBA-ja e pezulloi këtë dialog, duke shprehur shqetësime për veprimet e Qeverisë së atëhershme në detyrë ndaj institucioneve serbe në Kosovë dhe kritikat e saj ndaj Gjykatës Kushtetuese, të cilat, sipas Uashingtonit, kishin rritur tensionet dhe kishin kufizuar mundësitë për bashkëpunim në prioritetet e përbashkëta.

    Në korrik të këtij viti, Departamenti amerikan i Shtetit i tha REL-it se rifillimi i Dialogut varet nga krijimi i kushteve të nevojshme, përfshirë përmbushjen e zotimeve të Kosovës ndaj serbëve.

    Më herët gjatë këtij viti, administrata Trump nominoi ambasadorë edhe për Shqipërinë, Serbinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Malin e Zi, raporton REL.

    Senati amerikan e konfirmoi Eric Wendtin si ambasador në Shqipëri më 7 gusht, ndërsa kandidatët për tri vendet e tjera ende janë në pritje të konfirmimit. /Klankosova.tv

  • Arrestohet një gjerman në Kosovë, në veturën e tij kapen 43 armë të gjata automatike

    Arrestohet një gjerman në Kosovë, në veturën e tij kapen 43 armë të gjata automatike

    Arrestohet një gjerman në Kosovë, në veturën e tij kapen 43 armë të gjata automatike

    Një shtetas gjerman është arrestuar në rajonin e Gjilanit, pasi në automjetin me të cilin po udhëtonte janë zbuluar dhe sekuestruar 43 armë të gjata automatike.

    Arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale, në kuadër të hetimeve të përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe këtij institucioni, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me krimin e organizuar dhe trafikimin e kundërligjshëm të armëve.

    Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë Speciale, i dyshuari me inicialet L.S. fillimisht është ndaluar në rajonin e Gjilanit, ndërsa automjeti me të cilin po udhëtonte është dërguar për kontroll dhe skanim të mëtejshëm. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sekuestruar 43 armët automatike.

    Me urdhër të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

    Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, përfshirë verifikimin e origjinës dhe destinacionit të armëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • A German in Kosovo arrested, 43 long automatic weapons caught in his car

    A German national has been arrested in the Gjilan region, as 43 long automatic weapons have been discovered in the vehicle he was travelling with.

    The arrest has been carried out on special Prosecution orders, under joint investigation of the Kosovo Police and this institution, under suspicion of involvement in criminal activities related to organised crime and illegal arms trafficking.

    According to the Joint Community of Police and Special Prosecutors, the suspect with the initial L.S. It was initially banned in the Gjilan region, while the vehicle it was travelling with was sent for further control and scan. During the search, 43 automatic weapons have been detected and seized.

    By order of the Special Prosecutor, the suspects have been assigned the detention measure for 48 hours, under suspicion of committing criminal acts, either taking or organising an organised criminal group, and import, export, supply, transportation, production, exchange, mediation or unauthorized selling of weapons or explosives.

    The Special Prosecutor, in co-ordination with Kosovo Police and the Directorate for Investigation of Organised Crime and War Crimes, is continuing investigative actions for the full whiteening of the case, including verification of the origin and destination of weapons.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal