Kosovo police, have announced that three people have been punished at Ferizaj for a serious violation of traffic.
The announcement adds that the cases took place on the street of CHArahim Ademi) and in the village of Lolskobare in Ferizaj.
Drivers who have been punished:
A.H. (33 years of age) He’s been sentenced to 500 euros in fines, 3 negative points and 12 months stop driving.
E.S. (19year) He was sentenced to 500 euros in fines, 5 points negative and 6 months stop driving, because he had safety measures from 27.08-26.11,2026, while the car was confiscated.
E. M30 years old) He’s been sentenced to 500 euros in fines, 5 points negative and 6 months stopping vehicle direction, because he’s been over the speed limit, where in a 50km-h area, he’s made speeds 156 km/h.
Ferizaj Regional Police appeal to all traffic participants to respect signs and traffic regulations, as such actions directly endanger their lives and the safety of other citizens.
Dy përfaqësueset e Kosovës, U17 dhe U19, do të zbresin sot në fushë për t’u përballur me Belgjikën, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Fillimisht, në aksion do të jetë Kosova U19, e cila do të luajë ndaj Belgjikës në stadiumin “Excelsior Stadium” në Airdrie. Ndeshja nis në orën 12:15.
Ndërkaq, Kosova U17 do të përballet me Belgjikën në stadiumin “Ivan Laljak-Ivić” në Zaprešić, me fillim nga ora 12:30.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret që qeveria e re në Serbi ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar këtë si testin themelor të demokracisë në shtetin fqinj.
Në një intervistë për Radio France Internationale (RFI), Kurti ka shprehur shpresën se Lista Studentore, e cila doli e para në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, do ta pranojë realitetin dhe do të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.
“Zgjedhjet i ka humbur në Serbi, Vuçiqi që ka qenë ministër i Millosheviçit. Në anën tjetër nuk e dimë saktësisht se kush ka fituar, për shkak se shumë qëndrime të Listës së Studentëve që i fituan zgjedhjet në mënyrë masive do të mund të kuptohen vetëm pasi të formohet Qeveria e tyre. Uroj që ata ta pranojnë realitetin dhe të vërtetën, ta njohin Kosovën. Ta kuptojnë se nuk ka kthim prapa. Njohja e pavarësisë është testi themelor për demokracinë në Serbi. Demokracitë nuk shkojnë në konflikt me njëra tjetrën, por bashkëpunojnë për interes të përbashkët”, tha Kurti.
Dy ndeshjet e radhës të Kombwtares së Kosovës në kuadër të UEFA Nations League do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në Klan Kosova, përmes platformës Artmotion.
Të gjithë tifozët do të kenë mundësinë t’i ndjekin drejtpërdrejt përballjet e radhës të Dardanëve në këtë garë evropiane.
Pesë persona janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin për shtrëngim, privim të kundërligjshëm të lirisë dhe lëndim të lehtë trupor.
Sipas policisë, rasti kishte ndodhur më 3 nëntor, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku pesë persona dyshohet se kishin sulmuar fizikisht një shtetas të Turqisë dhe më pas e kishin futur me forcë në një automjet të tipit “pick-up”.
Viktima ka deklaruar para hetuesve se, pas sulmit, gjatë të cilit kishte pësuar lëndime të shumta trupore, përfshirë edhe nga një mjet i mprehtë (thikë), ishte dërguar kundër vullnetit të tij në një objekt në Prishtinë.
Aty, sipas deklarimit të tij, ishte mbajtur për rreth 12 orë dhe ishte detyruar të hiqte dorë nga punimet ndërtimore që po kryente në një objekt banesor në Prizren.
Pas hetimeve intensive, më 9 dhe 10 nëntor, Policia ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar pesë të dyshuarit, të gjithë shtetas të Turqisë, transmeton Klankosova.tv.
Automjeti i përdorur në rast është gjetur dhe sekuestruar përkohësisht me urdhër të Prokurorisë. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Rasti po hetohet për veprat penale “Shtrëngim”, “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Maqedonia e Veriut ka hapur ambasadë rezidente në Vilnius, Lituani.
“Ambasadën e hapën ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski dhe kolegu i tij lituanez, Kestutis Budrys.
Paraprakisht të dy ministrat patën edhe një takim ku u bisedua veçanërisht për tejkalimin e pengesave dhe përshpejtimin e rrugës evropiane të Maqedonisë”, njoftojnë nga MPJ e RMV-së./Telegrafi/
Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës, ndërsa në vend të tij përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar Betim Fazliji.
Kjo situatë e vështirëson edhe më shumë organizimin e repartit defensiv të Dardanëve, pasi në këtë grumbullim mungon edhe Albian Hajdari, i cili vazhdon të jetë jashtë fushave për shkak të një lëndimi afatgjatë.
Në mungesë të dy mbrojtësve të rëndësishëm, Foda do të duhet të eksperimentojë me një treshe të re në qendër të mbrojtjes për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.
Në sistemin 3-4-3, të cilin përzgjedhësi gjerman e ka përdorur vazhdimisht, pritet që në krahët e mbrojtjes të luajnë Mërgim Vojvoda në të djathtë dhe Dion Gallapeni në të majtë.
Franco Foda, përzgjedhës i Kosovës telegrafi.com
Rikthimi i Hajrizit, një lajm pozitiv për Fodën – partner me Krasniqin dhe Raçin
Një lajm pozitiv për Kosovën është rikthimi i Kreshnik Hajrizit, i cili mungoi në katër ndeshjet e muajit tetor për shkak të lëndimit.
Sa herë që ka pasur mundësinë të luajë për Dardanët, mbrojtësi i Sionit, Hajrizi ka treguar paraqitje të mira dhe ka qenë në nivelin e kërkuar, ndaj rikthimi i tij mund të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin defensiv.
Njëra prej mundësive që ka në dispozicion Foda është që Hajrizi të luajë në krahun e djathtë të treshes, Ilir Krasniqi në qendër dhe Ron Raçi në të majtë. Ky kombinim do t’i jepte Kosovës një strukturë të re në prapavijë, por përzgjedhësi ka edhe alternativa të tjera.
Kreshnik Hajrizi, mbrojtësi i Kosovës telegrafi.com
Kurtulus dhe Kamberi, alternativa të reja në prapavijë
Në këtë grumbullim, për herë të parë janë ftuar edhe Bleon Kurtulus dhe Lindrit Kamberi, të cilët mund të ofrojnë zgjidhje shtesë.
Të dy kanë mundësi të luajnë në krahun e djathtë, por edhe në qendër të mbrojtjes në sistemin me tre futbollistë, duke i dhënë Fodës më shumë fleksibilitet në përzgjedhjen e formacionit.
Lindrit Kamberi është 27 vjeç dhe produkt i akademisë së FC Zurichut, ku është shndërruar në një futbollist të rëndësishëm dhe këtë sezon ka bartur edhe shiritin e kapitenit.
Megjithatë, Ilir Krasniqi pritet të jetë një prej pikave të palëvizshme në qendër të mbrojtjes. Ai ishte titullar në të katër ndeshjet e muajit tetor dhe në secilën prej tyre luajti nga 90 minuta, duke dëshmuar rëndësinë që ka në skemat e përzgjedhësit.
Fazliji, alternativë për disa pozicione
Një tjetër alternativë e vlefshme është Betim Fazliji, i cili mund të luajë në të gjitha pozicionet e mbrojtjes, por edhe si mesfushor defensiv.
Lojtari i St Gallen, vjen pas një periudhe të rëndë nga lëndimet, por këtë vit ka filluar ta merr formën që e kishte dikur.
Mbrojtja për ndeshjet me Izraelin dhe Irlandën
Me mungesat e Dellovës dhe Hajdarit, si dhe me rikthimin e Hajrizit dhe debutuesit e mundshëm Kurtulus e Kamberi, Foda ka disa kombinime në dispozicion, por mbetet të shihet se cilës treshe do t’i besojë në dy sfidat e rëndësishme të nëntorit. /Telegrafi/
Ukraina dhe Rusia kanë rifilluar të mërkurën në Abu Dhabi bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, me çështjen e territorit, garancitë e sigurisë dhe kushtet për një armëpushim që mbeten pengesat kryesore drejt një marrëveshjeje.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mirëpritur atë që e cilësoi si ndryshim në qasjen e ndërmjetësuesve amerikanë, ndërsa negociatat kanë hyrë në ditën e dytë. Megjithatë, deri më tani nuk është bërë e ditur ndonjë përparim konkret.
“Po shoh ndryshime. Jam shumë i kënaqur me atë që po dëgjoj”, u tha Zelensky gazetarëve në Kopenhagë të martën, duke i përshkruar diskutimet si “konstruktive dhe mjaft përmbajtjesore”, transmeton Telegrafi.
Edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i vlerësoi negociatat si “shumë produktive”, ndërsa i dërguari amerikan, Jared Kushner, tha se Washingtoni kishte arritur të ngushtonte dallimet mes palëve, pa dhënë më shumë hollësi.
Pavarësisht vlerësimeve pozitive, dallimet mes Kievit dhe Moskës mbeten të thella, veçanërisht për çështjen e territoreve dhe kushtet e një armëpushimi.
Diskutimet e së mërkurës pritet të përqendrohen te masat për uljen e tensioneve, përfshirë infrastrukturën energjetike dhe Detin e Zi, si dhe mundësia e organizimit të një takimi trepalësh në nivel liderësh.
Një nga çështjet më të vështira në negociata është kërkesa e Moskës që Ukraina të tërheqë forcat e saj nga rajonet lindore, përfshirë edhe territore që vazhdojnë të jenë nën kontrollin e Kievit.
Zelensky deklaroi se negociatorët rusë kishin pretenduar në mënyrë të pavërtetë se forcat e Moskës kishin pushtuar gjysmën e territorit të Donbasit që ende kontrollohet nga Ukraina.
Delegacioni ukrainas i kundërshtoi këto pretendime duke paraqitur dëshmi filmike. Sipas Zelenskyt, edhe komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Alexus Grynkewich, i cili ishte i pranishëm në Abu Dhabi, konfirmoi se hartat e paraqitura nga Ukraina pasqyronin më saktë situatën në terren.
Presidenti ukrainas la të kuptohet se Vladimir Putini po merr informacione të pasakta për përparimet ushtarake të Rusisë dhe beson se forcat e tij mund të marrin nën kontroll pjesën e mbetur të territorit ukrainas në lindje brenda disa muajsh.
Megjithatë, Rusia nuk ka arritur ta pushtojë të gjithë Donbasin që nga nisja e ndërhyrjes së saj në Ukrainë në vitin 2014.
Zelensky theksoi se çështjet territoriale duhet të zgjidhen përfundimisht në nivelin e liderëve shtetërorë dhe jo nga negociatorët në Abu Dhabi.
Para nisjes së bisedimeve, presidenti amerikan, Donald Trump, sugjeroi se Ukraina mund të detyrohet të pranojë ndryshime territoriale, duke thënë se vendi do të përfundojë me “një formë paksa të ndryshme”.
Përveç çështjes së territorit, Washingtoni dhe Moska po synojnë të trajtojnë edhe arkitekturën më të gjerë të sigurisë në Evropë.
Kushner tha se SHBA-ja dëshiron krijimin e një kuadri të ri sigurie që do të përfshinte Ukrainën, Rusinë dhe Evropën. Ndërkohë, një burim nga delegacioni rus bëri të ditur se përfundimi i luftës është vetëm një nga çështjet në agjendën e Moskës.
Pjesëmarrja e zëvendësministrit të Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, konsiderohet domethënëse. Para pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022, ai ishte përfshirë në kërkesat e Moskës që NATO-ja të reduktonte praninë e saj ushtarake në Evropën Lindore.
Zyrtarët evropianë kanë zhvilluar konsultime të ndara në Abu Dhabi, por nuk janë pjesë e bisedimeve trepalëshe. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e minimizoi praninë e tyre, duke deklaruar: “Epo, ata kanë fluturuar në Abu Dhabi. Le të qëndrojnë në hotel”.
Në anën tjetër, Rubio tha se vendet evropiane do të duhet të përfshihen në negociata në një fazë të mëvonshme, pasi ato janë “pjesë e zgjidhjes së këtij problemi”.
Rusia vazhdon të kundërshtojë një armëpushim të menjëhershëm. Lavrov ka akuzuar qeveritë evropiane se synojnë t’i japin Ukrainës kohë për t’i rikuperuar humbjet ushtarake.
Megjithatë, vetë Moska kishte shfrytëzuar vitet pas marrëveshjeve të armëpushimit të Minskut të vitit 2014–2015 për të konsoliduar praninë e saj ushtarake dhe politike në lindje të Ukrainës, përpara se të niste pushtimin në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022.
Kievi shpreson se armëpushimet e kufizuara mund të hapin rrugën për një ndërprerje më të gjerë të luftimeve. Kjo shpresë mbështetet edhe te operacioni humanitar i muajit të kaluar në Oleshky, qytet nën pushtimin rus, i cili mundësoi dërgimin e ndihmave dhe evakuimin e civilëve.
Një tjetër çështje në tryezën e negociatave është një shkëmbim në shkallë të gjerë i të burgosurve.
Zelensky bëri të ditur se palët po shqyrtojnë mundësinë e shkëmbimit të nga 1,000 të burgosurve secila, ose potencialisht nga 1,500. Ndërkohë, zyrtarët amerikanë pritet të udhëtojnë drejt Rusisë për bisedime të mëtejshme.
Propozimi vjen pas negociatave të majit 2025 në Stamboll, kur Kievi dhe Moska arritën marrëveshje për shkëmbimin e nga 1,000 të burgosurve, pavarësisht se nuk arritën të siguronin një armëpushim.
Deri më tani nuk është njoftuar zyrtarisht ndonjë marrëveshje e re.
Rregullimet humanitare dhe shkëmbimet e të burgosurve kanë qenë rezultatet e vetme konkrete të përpjekjeve diplomatike, ndërsa palët ende nuk kanë arritur marrëveshje për një armëpushim të përgjithshëm apo një zgjidhje përfundimtare të luftës. /Telegrafi/
Policia e Kosovës bën të ditur se Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, më 03.11.2026, përmes kanaleve operative ka pranuar një video-incizim lidhur me një rast sulmi fizik, ku pesë persona të dyshuar, të panjohur në atë moment, kanë sulmuar një person dhe më pas, me forcë, e kanë futur në një automjet të tipit “pick-up”, derisa viktima ishte duke lëvizur në këmbë në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.
Policia thekson se menjëherë pas pranimit të informacionit, hetuesit kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e viktimës.
“Më 04.11.2026 është identifikuar viktima, shtetas i Republikës së Turqisë. Gjatë intervistimit, viktima ka deklaruar se, pas sulmit fizik, nga i cili kishte pësuar lëndime të shumta trupore edhe me mjet të prehtë (thikë), ishte dërguar kundër vullnetit të tij në një objekt në Prishtinë, ku ishte mbajtur për rreth 12 orë. Sipas deklarimeve të tij, të dyshuarit e kishin detyruar që të hiqte dorë nga punimet ndërtimore që ishte duke i kryer në një objekt banesor në Prizren”, thuhet në njoftim të Policisë.
Policia njofton tutje se që nga dita e pranimit të informacionit, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë zhvilluar hetime intensive, si rezultat i të cilave, më 09 dhe 10 nëntor 2026, janë identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar të përfshirë në këtë rast.
|Të gjithë të arrestuarit janë shtetas të Republikës së Turqisë. Automjeti i përdorur në rast gjithashtu është gjet dhe është sekuestruar përkohësisht me urdhër të Prokurorisë së Shtetit në Prizren, ndërsa ndaj pesë të dyshuarve, me vendim të prokurorit të rastit, është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Rasti mbetet në hetim për veprat penale: shtrëngim, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe lëndim i lehtë trupor.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, nuk do të tolerojë në asnjë rast që qytetarët t’i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes vetëgjyqësisë, shtrëngimit apo përdorimit të forcës në çfarëdo forme. Çdo veprim i tillë do të trajtohet me seriozitet të plotë dhe në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/
In an interview for Radio France International (RFI)Kurti has voiced hope that the Student List, which according to the reports came out victorious in the 25 October parliamentary elections in Serbia, will choose a new approach towards Kosovo and commit to normalising relations between the two countries.
He has stressed that it remains to be seen what position this list will hold after forming the government, but has called for it to accept political reality and not see Kosovo as a returnable issue.
The recognition of independence is the fundamental test for democracy in Serbia, Kurti has declared, adding that democracies should not face each other but co-operate for common interests.
In the same interview, Kurti has also criticised Serbian President Aleksandar Vuciq, recalling his political past as minister at the time of Slobodan Milosevic’s regime.
Kurt’s message comes at a time when attention is focused on new political developments in Serbia and on the possibility that changes in the political scene there affect dialogue and reports with Kosovo.
Kurti has stressed his country’s desire to join the European Union.