Category: Lajme

  • Hyn ilegalisht nga Serbia, Dogana sekuestron automjetin me mallra të kontrabanduara

    Hyn ilegalisht nga Serbia, Dogana sekuestron automjetin me mallra të kontrabanduara

    Hyn ilegalisht nga Serbia, Dogana sekuestron automjetin me mallra të kontrabanduara

    Dogana e Kosovës, ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra, pasi një automjet i dyshuar ishte vërejtur duke hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Kosovë.

    Sipas njoftimit të Doganës, rasti është identifikuar nga Njësia e Task Forcës – Jug, gjatë aktiviteteve operative për luftimin e kontrabandës.

    Pas ndalimit dhe kontrollit të automjetit, zyrtarët kanë gjetur mallra për të cilat nuk janë paraqitur dokumentet përkatëse që dëshmojnë prejardhjen dhe importin e ligjshëm.

    “Janë gjetur mallra për të cilat nuk janë paraqitur dokumentet përkatëse që dëshmojnë prejardhjen dhe importin e tyre të ligjshëm”, thuhet në njoftimin e Doganës.

    Automjeti dhe mallrat e gjetura janë sekuestruar, ndërsa rasti do të trajtohet sipas procedurave ligjore dhe administrative në fuqi.

    Burimi: Insajderi

  • Foreign access from Serbia, Dogan claims vehicle with smuggled goods

    Kosovo customs, has prevented a case of smuggling goods, as a suspected vehicle was spotted illegally entering Serbia’s territory in Kosovo.

    According to Dogan’s announcement, the case has been identified by the Task Force South unit during operational activities to combat smuggling.

    After the vehicle ban and control, officials have found goods for which relevant documents bearing testimony to legal origin and import have not been presented.

    Goods have been found for which the relevant documents that testify to their legitimate background and import have not been presented, reports Customs.

    The vehicle and goods found have been seized, while the case will be handled according to legal and administrative procedures in force.

    Source Layer: Insander

  • “Nuk e kam obligim me ju dhënë përgjigje” – Deputeti i VV nuk tregon pse mungoi në mbledhjen e Komisionit për rastin e Arlinda Zekajt

    “Nuk e kam obligim me ju dhënë përgjigje” – Deputeti i VV nuk tregon pse mungoi në mbledhjen e Komisionit për rastin e Arlinda Zekajt

    “Nuk e kam obligim me ju dhënë përgjigje” – Deputeti i VV nuk tregon pse mungoi në mbledhjen e Komisionit për rastin e Arlinda Zekajt

    Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje është shtyrë për në orën 12:00, për shkak të mungesës së kuorumit.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, për ta pyetur se përse nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje. Musliu u përgjigj shkurt dhe me tone të ashpra, duke mos dhënë ndonjë sqarim për mungesën e tij.

    “Është shtyrë për në orën 12:00. Nuk e kam obligim me të dhënë përgjigje për çka, qysh. Është shtyrë në orën 12:00”, deklaroi Musliu për Insajderin.

    Insjaderi ka provuar të kontaktoj edhe anëtarët e tjerë të komisionit që munguan , por nuk u janë përgjigjur thirrjeve.

    Në mbledhje munguan gjashtë anëtarët e tjerë të Komisionit: Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu, Adelinë Tërshani, Doarsa Kica-Xhelili dhe Jovana Radosavljeviq.

    Ndërkohë, mungesa e kuorumit është kritikuar nga deputeti Eman Rrahmani, i cili tha se situata të tilla po e pengojnë punën e Kuvendit.

    “Ne kemi edhe seancë edhe obligime të tjera. Kjo e pengon punën parlamentare. Po vazhdon kjo bllokadë. Kjo është për keqardhje. Edhe në këtë pjesë vazhdojnë të jenë të papërgjegjshëm”, deklaroi Rrahmani.

    Kryesuesi i mbledhjes, Burim Ramadani, bëri të ditur se Komisioni do të tentojë t’i vazhdojë punimet në orën 12:00, një orë para fillimit të seancës plenare.

    Burimi: Insajderi

  • Mbi 40 mijë lëndë në Apel, civilja dhe administrativja mbeten sfidë për gjykatën

    Mbi 40 mijë lëndë në Apel, civilja dhe administrativja mbeten sfidë për gjykatën

    Gjykatat e Kosovës kanë raportuar rezultatet e punës për periudhën korrik-shtator 2026, gjatë mbledhjes së 374-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ku në fokus ishin numri i lëndëve të trajtuara, efikasiteti dhe sfidat në administrimin e drejtësisë.

    Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, bëri të ditur se gjatë tremujorit të tretë kjo Gjykatë kishte në punë gjithsej 40 mijë e 110 lëndë, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë pranuar edhe 8 mijë e 74 lëndë të reja.

    Nga ky numër, sipas Totajt, janë zgjidhur 5 mijë e 324 lëndë, duke arritur efikasitet prej rreth 66 për qind.

    Ai theksoi se sfidat kryesore vazhdojnë të mbeten lëndët administrative dhe civile, ku efikasiteti është dukshëm më i ulët krahasuar me fushat e tjera. Në lëndët administrative efikasiteti ishte 50.6 për qind, në Divizionin e Kundërvajtjes 53.3 për qind, ndërsa në lëndët kontestimore civile 52 për qind.

    Në anën tjetër, Totaj vlerësoi se rezultatet janë më të mira në çështjet e paraburgimit, ku efikasiteti ka arritur 100 për qind, si dhe në çështjet e ndryshme penale, me rreth 85 për qind.

    Sa i përket trajtimit të lëndëve të vjetra, ai njoftoi se Gjykata e Apelit ka përfunduar të gjitha lëndët e vitit 2022, ndërsa nga viti 2023 kanë mbetur pa u përfunduar 300 lëndë. Po ashtu, mbi 60 për qind e lëndëve të vitit 2024 tashmë janë zgjidhur.

    Ndërkohë, një efikasitet dukshëm më të lartë ka raportuar Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme. Gjyqtari mbikëqyrës, Sylejman Shumolli, bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe janë zgjidhur 531 lëndë nga gjithsej 8 mijë e 220 që kanë qenë në punë.

    Sipas tij, janë pranuar vetëm 180 lëndë të reja, ndërsa 7 mijë e 869 kanë mbetur të pazgjidhura. Shumolli tha se efikasiteti ka qenë pothuajse 300 për qind, duke e lidhur këtë rezultat me numrin më të vogël të lëndëve të reja të pranuara në raport me ato të përfunduara.

    Ai bëri të ditur gjithashtu se në trajtimin e lëndëve janë angazhuar 16 gjyqtarë, ndërsa gjatë tremujorit janë mbajtur 292 seanca gjyqësore.

    Në të njëjtën mbledhje, për punën e Gjykatës Supreme raportoi gjyqtari Agim Maliqi, i cili njoftoi se kjo Gjykatë gjatë korrikut, gushtit dhe shtatorit kishte në punë 1 mijë e 6 lëndë.

    Prej tyre, 556 janë pranuar gjatë kësaj periudhe, ndërsa 550 janë bartur nga periudha paraprake. Gjykata ka arritur të zgjidhë 498 lëndë, duke regjistruar efikasitet prej 89.57 për qind, ndërsa 608 kanë mbetur të papërfunduara.

    Maliqi bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe janë publikuar edhe 852 aktgjykime, prej të cilave 510 nga Gjykata Supreme dhe 342 nga Dhoma e Posaçme.

    Raportimet para KGJK-së nxorën në pah dallimet në efikasitetin e gjykatave, me ngarkesën e lartë në Apel dhe sfidat në trajtimin e lëndëve civile e administrative që vazhdojnë të mbeten ndër problemet kryesore të sistemit gjyqësor.

    Burimi: RTKLive

  • “Ka të bëjë me familjen”, zbulohen detaje për largimin e Behares nga BBVK5 (VIDEO)

    “Ka të bëjë me familjen”, zbulohen detaje për largimin e Behares nga BBVK5 (VIDEO)

    “Ka të bëjë me familjen”, zbulohen detaje për largimin e Behares nga BBVK5 (VIDEO)

    Largimi i papritur i Behares nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova ka qenë temë diskutimi në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

    Gazetari Agon Rexhepi tha se sipas informacioneve që posedon, largimi i saj lidhet me një çështje familjare.

    Ai nuk ka konfirmuar nëse bëhet fjalë për ndonjë problem shëndetësor të një familjari apo për arsye të tjera, transmeton Klankosova.tv.

    Ai gjithashtu ka vlerësuar se Beharja ishte një prej banoreve që kishte filluar të merrte më shumë vëmendje në shtëpi, veçanërisht pas spektaklit të fundit.

  • Kosova dhe Shqipëria përtej tregimeve të prindërve

    Kosova dhe Shqipëria përtej tregimeve të prindërve

    Vlera e njihte Kosovën nga pushimet familjare. Aurela vinte nga Parisi me pikëpyetje për përkatësinë e saj. Christine po zbulonte një prejardhje që familja e kishte mësuar vonë. Me OriginAL, secila gjeti një mënyrë të vetën për t’u lidhur me vendet e origjinës.

    Për të rinjtë që rriten në diasporë, njohja me Kosovën dhe Shqipërinë shpesh fillon shumë përpara udhëtimit të parë. Fillon në bisedat familjare, në gjuhën që flitet në shtëpi dhe në kujtimet që prindërit e gjyshërit sjellin nga vendlindja.

    Pastaj vjen mundësia për t’i parë këto vende me sytë e vet. Për Vlera Beqirin, Aurela Selimin dhe Christine Swanson, udhëtimi me OriginAL u dha hapësirë ta ndërtonin këtë njohje përmes përvojave personale.

    Vlera: edhe një vend i njohur mund të të befasojë

    Vlera Beqiri, e rritur në Gjermani, i priste me padurim udhëtimet familjare në Kosovë që kur ishte fëmijë. Ajo kishte një lidhje të fortë me vendin, por ndiente se largësia ia kufizonte mundësitë për ta folur shqipen, për ta njohur historinë dhe për të kaluar kohë me njerëzit këtu.

    Gjatë OriginAL, në qershor 2025, vizitoi Vlorën dhe Beratin, vende ku prej kohësh u kishte kërkuar prindërve ta çonin. Edhe Prizreni, ku kishte qenë më parë, mori një kuptim tjetër përmes vizitave dhe shpjegimeve të udhërrëfyesve.

    Në rrëfimin e saj, Vlera veçon edhe lidhjet me pjesëmarrësit e tjerë. Ata vinin nga shtete të ndryshme dhe kishin marrëdhënie të ndryshme me prejardhjen e tyre, por gjatë udhëtimit u afruan si një familje e madhe. Për të, një vend tashmë i dashur fitoi miq, kujtime dhe kuptime të reja.

    Aurela: nga pasiguria te lidhja me grupin

    Për Aurela Selimin, shqiptare e brezit të tretë nga Parisi, me prejardhje nga Kërçova, nisja shoqërohej me entuziazëm dhe pasiguri. A do ta pranonin të tjerët si shqiptare? A do të arrinte të lidhej me grupin, kur frëngjishtja ishte gjuha e saj e parë dhe shqipja që fliste mbante dialektin e Kërçovës?

    Në rrëfimin e saj për udhëtimin e gushtit 2025, ajo tregon se këto shqetësime u zbehën sapo filloi t’i njihte pjesëmarrësit. Prezantimet e ndrojtura të mbrëmjes së parë u kthyen në biseda, të qeshura dhe miqësi.

    Udhëtimi i solli edhe emocione që nuk i kishte parashikuar. Në Prekaz, dëgjimi i historisë së familjes Jashari në vendin ku kishin ndodhur ngjarjet e preku thellë. Në Shqipëri, Gjirokastra u bë qyteti i saj i preferuar, ndërsa Tiranën, ku më parë vetëm kishte kaluar, më në fund pati mundësi ta njihte.

    Kur u kthye në Paris, shkruan Aurela, mendjen e kishte ende në Kosovë dhe Shqipëri.

    Christine: një prejardhje e zbuluar vonë

    Christine Swanson erdhi nga Shtetet e Bashkuara me një histori tjetër familjare. Stërgjyshërit e saj kishin emigruar nga Korça, por babai, i birësuar nga një familje greke, e kishte zbuluar prejardhjen e tij shqiptare shumë vite më vonë.

    Kjo njohje i zgjoi Christine kureshtjen, por edhe pyetjen nëse mund ta ndiente si të sajën një kulturë që sapo kishte filluar ta njihte.

    Gjatë OriginAL, në gusht 2025, ajo gjeti mikpritje që në udhëtimin me autobus drejt Prishtinës. Bisedat me pjesëmarrësit e tjerë e ndihmuan të ndihej më pak e vetmuar në pyetjet për identitetin.

    Në Gjakovë, vizita në BONEVET i dha shpresë për mundësitë që të rinjtë po ndërtonin në Kosovë. Krahas njohjes së historisë, ajo po shihte edhe jetën dhe të ardhmen që njerëzit krijonin këtu.

    Tani kanë edhe historitë e veta

    Tri rrëfimet nisen nga pika të ndryshme: nga vizitat e shpeshta familjare, nga pasiguritë për gjuhën dhe përkatësinë, nga një prejardhje e zbuluar vonë. Së bashku, ato tregojnë sa shumë mund të ndryshojë marrëdhënia me një vend kur ke mundësi ta njohësh vetë.

    Përmes OriginAL, kujtimeve të trashëguara u shtohen përvoja të reja. Një qytet lidhet me një miqësi. Një ngjarje historike merr peshë tjetër kur dëgjon dikë që e ka përjetuar. Një bisedë me bashkëmoshatarët hap pyetje që vazhdojnë edhe pas kthimit.

    Dhe herën tjetër që në familje nis biseda për Kosovën apo Shqipërinë, edhe ata kanë çfarë të tregojnë./Telegrafi/

  • I vidhen paratë që i kishte kursyer, Policia heton rastin në Lipjan

    I vidhen paratë që i kishte kursyer, Policia heton rastin në Lipjan

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Lipjan.

    Rasti raportohet të ketë ndodhur më 07.11.2026 –

    “Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se nga banesa e tij i janë vjedhur një sasi para të gatshme që viktima kishte deklaruar se i kishte të kursyera”, thuhet në raportin policor.

    Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti po hetohet. /Telegrafi/

  • Sekretari amerikan i Thesarit zhvendoset në një bazë ushtarake pas kërcënimeve iraniane ndaj jetës së tij

    Sekretari amerikan i Thesarit zhvendoset në një bazë ushtarake pas kërcënimeve iraniane ndaj jetës së tij

    Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, është zhvendosur së fundmi nga rezidenca e tij në Washington në një bazë ushtarake amerikane, pas kërcënimeve iraniane ndaj jetës së tij, kanë bërë të ditur të martën dy persona të njohur me këtë çështje.

    Lajmi u raportua fillimisht nga The New York Times. Ndërkohë, një zyrtar i lartë i inteligjencës në administratën Trump kishte paralajmëruar në një memorandum, të cilin Reuters e kishte parë në fund të muajit të kaluar, se planet iraniane kundër personelit dhe qytetarëve amerikanë kishin arritur në një fazë të avancuar.

    Bessent ka udhëhequr që nga gushti fushatën amerikane të sanksioneve dhe presionit ekonomik ndaj Iranit, të njohur si “Operation Economic Outcast”. Qëllimi i saj është ta detyrojë Teheranin t’i japë fund sulmeve ndaj transportit detar dhe të rihapë Ngushticën e Hormuzit.

    Kjo rrugë ujore me rëndësi strategjike ka mbetur kryesisht e mbyllur që nga sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt, transmeton Telegrafi.

    Fushata e presionit ekonomik, e cila zhvillohet paralelisht me bllokadën detare amerikane ndaj porteve iraniane, përfshin sanksione ndaj degëve të bankave në Lindjen e Mesme dhe kompanive të tjera financiare që lehtësojnë transaksionet me Iranin.

    “Sekretari nuk do të frikësohet nga kërcënimet e regjimit iranian dhe mbetet i përkushtuar në zbatimin e ‘Operation Economic Outcast’ dhe vazhdimin e bllokadës, të cilat së bashku po e çojnë ekonominë e Iranit drejt kolapsit”, deklaroi një zëdhënës i Departamentit amerikan të Thesarit në një përgjigje me shkrim.

    Sipas The New York Times, shkalla e saktë e kërcënimeve ndaj Bessentit nuk është bërë menjëherë e qartë.

    Një burim i njohur me këtë çështje tha se shqetësimet për sigurinë e sekretarit u shtuan pasi The Wall Street Journal publikoi një fotografi ajrore të rezidencës së tij në lagjen Georgetown të Washingtonit. Bessent e kishte blerë këtë pronë për 12.5 milionë dollarë, pak kohë pas konfirmimit të tij në detyrën e sekretarit të Thesarit, në janar të vitit 2025.

    Fotografia mundësoi identifikimin e saktë të vendndodhjes së shtëpisë, pas së cilës Bessent u zhvendos në një bazë ushtarake për arsye sigurie.

    “Mediet kanë detyrimin të veprojnë me përgjegjësi në një kohë kur kërcënimet ndaj zyrtarëve publikë janë në rritje”, tha burimi.

    Irani më herët ka mohuar se po planifikon sulme ndaj zyrtarëve apo personave në territorin amerikan.

    Ndërkohë, sipas The New York Times, zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar se aftësitë e Iranit për të organizuar sulme në shkallë të gjerë në SHBA dhe në territore të tjera jashtë vendit janë të kufizuara.

    Gjatë luftës, sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit dhe ato izraelite ndaj Libanit kanë shkaktuar mijëra viktima dhe kanë detyruar miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

    Sulmet amerikane dhe izraelite kanë vrarë gjithashtu zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë udhëheqësin e ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei. /Telegrafi/

  • Drug found in vehicle, 49-year-old by Skopje banned

    MPB Macedonia reports that today (11.11.2026), at 2:25 p.m., on the street of Taki Daskallotı, in the Dracheva area in Skopje, police officers of SPB Skopje deprived her of H.M. freedom. (49) from Skopje.

    During the official action company, it has been exercised in a travel vehicle Renault, with Skopje license plates, which it led, by which cases have been found and seized a powdered white substance, tablets, marijuana and a scale.

    Jesus was detained at the police station, and after full record of the case, a corresponding rumor would be presented to him, the MPB says.

  • Gjendet drogë në automjet, ndalohet një 49-vjeçar nga Shkupi

    Gjendet drogë në automjet, ndalohet një 49-vjeçar nga Shkupi

    MPB Maqedoni njofton se sot (11.11.2026), në orën 02:25, në rrugën “Taki Daskallot”, në zonën e Draçevës në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria H.M. (49) nga Shkupi.

    “Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, është ushtruar kontroll në një automjet udhëtarësh „Renault”, me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë, tableta, marihuanë dhe një peshore”.

    “Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.