Category: Lajme

  • Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare"

    Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”

    Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare"

    Gjyqi ndaj ish-burrit të Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, nis këtë të enjte.  

    Seanca e nesërme fillestare për veprën penale të kanosjes, ashtu siç raportoi të mërkurën Klan Kosova, është caktuar të jetë e mbyllur.

    Në aktvendimin e siguruar nga gazetarja e Klanit, Qëndresa Tërshani, është bërë e ditur se kjo është vendosur me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

    Te arsyetimi, kjo gjykatë ka bërë të ditur se më 9 nëntor, kjo gjykatë ka pranuar kërkesë nga Prokuroria, për përjashtim të publikut nga i tërë shqyrtimi gjyqësor në këtë çështje penale, ”me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare të të pandehurit, palës së dëmtuar dhe pjesëmarrësve tjerë në procedurë.”

  • Rama kritikon mbylljen e Muzeut dhe Teatrit për pesë vjet: Tash po propozohet edhe Opera

    Rama kritikon mbylljen e Muzeut dhe Teatrit për pesë vjet: Tash po propozohet edhe Opera

    Rama kritikon mbylljen e Muzeut dhe Teatrit për pesë vjet: Tash po propozohet edhe Opera

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas propozimit për ndërtimin e Operës, duke kritikuar mungesën e koordinimit me kryeqytetin.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si po trajtohet çështja e trashëgimisë kulturore, duke e lidhur atë me kundërshtimet ndaj projektit “Ishulli Urban”, për të cilin thotë se lidh 30 mijë banorë me qendrën e qytetit.

    Ai ka kritikuar gjithashtu gjendjen e institucioneve kulturore, duke theksuar se Teatri Kombëtar dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës janë të mbyllur tash e pesë vjet, transmeton Klankosova.tv.

    Rama ka thënë se propozimi për Operën është bërë pa bashkëpunim dhe koordinim me Kryeqytetin, ndërsa ka shprehur gatishmërinë që Komuna të ofrojë hapësirë dhe ekspertizë për realizimin e këtij projekti.

    “Prandaj, ejani të bashkëpunojmë që Opera potencialisht të bëhet”, ka shkruar Rama, duke shtuar se synimi duhet të jetë që qytetarët dhe artistët të përfitojnë nga ky projekt.

  • Skandali i spiunazhit - Nvidia humb 430 miliardë dollarë nga vlera e tregut

    Skandali i spiunazhit – Nvidia humb 430 miliardë dollarë nga vlera e tregut

    Skandali i spiunazhit - Nvidia humb 430 miliardë dollarë nga vlera e tregut

    Vlera e tregut të gjigantit teknologjik Nvidia ka rënë me rreth 430 miliardë dollarë brenda dy ditësh, pas raportimeve për një marrëdhënie të dyshuar mes drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, dhe një gruaje që dyshohet se ka spiunuar për Kinën.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të hënën se FBI-ja po shqyrtonte këto pretendime. Ai tha se kishte biseduar me Huang-un, të cilin e përshkroi si një “njeri shumë të nderuar”, duke shtuar se drejtori ekzekutiv nuk kishte pasur dijeni për pretendimet ndaj gruas.

    Sipas një raportimi të The New York Times, Huang kishte pasur një marrëdhënie të afërt me Alice Huang, ish-drejtuese në kompaninë teknologjike Megaspeed, me seli në Singapor, e cila dyshohet se kishte mbledhur informacione për Pekinin, shkruan Sky News.

    Sipas gazetës, shërbimet amerikane të inteligjencës kanë arritur në përfundimin se ajo po mblidhte informacione në interes të Kinës. Pekini i ka cilësuar këto pretendime si të pabazuara dhe pjesë të një fushate për të dëmtuar reputacionin e vendit, transmeton Klankosova.tv.

    Alice Huang nuk ka lidhje familjare me drejtuesin e Nvidia-s.

    Ndërkohë, raportimet e së martës pretendojnë se marrëdhënia e tyre kishte lehtësuar dërgimin e çipave të Nvidia-s në Kinë, në vlerë prej të paktën 7.5 miliardë dollarësh.

    Po ashtu, sipas këtyre raportimeve, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e kishte informuar më herët presidentin Trump për këtë çështje.

  • Gara ilegale në autostradë, 400 euro gjobë dhe 10 muaj ndalim vozitjeje për shoferët e përfshirë

    Gara ilegale në autostradë, 400 euro gjobë dhe 10 muaj ndalim vozitjeje për shoferët e përfshirë

    Policia e Kosovës ka identifikuar shoferët që po zhvillonin gara ilegale të shpejtësisë në autostradë. Të njëjtit janë ndëshkuar me gjoba dhe masa shtesë, ndërsa automjetet e tyre janë konfiskuar.

    Sipas njoftimit të Policisë, identifikimi është bërë më 10 nëntor 2026 nga Njësia për Kontroll të Autostradave, në kuadër të planit operativ për parandalimin e garave ilegale të shpejtësisë.

    Shoferët janë gjobitur me nga 400 euro, u janë shqiptuar nga katër pikë negative dhe u është ndaluar drejtimi i automjeteve me veprim motorik për 10 muaj.

    Ndërkohë, automjetet janë konfiskuar për shkak të dyshimeve për modifikime, ndërsa do t’i nënshtrohen kontrollit të jashtëzakonshëm teknik.

    Policia ka bërë të ditur se aksionet e tilla janë pjesë e masave për parandalimin e garave ilegale dhe rritjen e sigurisë në komunikacion. /Telegrafi/

  • ESHS: Kostot e transportit u rritën me 9.5 përqind brenda një viti, inflacioni në Maqedoni është 3.3%

    ESHS: Kostot e transportit u rritën me 9.5 përqind brenda një viti, inflacioni në Maqedoni është 3.3%

    Kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut vazhdon të rritet, dhe të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se inflacioni në tetor arriti në 3.3 përqind në bazë vjetore. Krahasuar me shtatorin, çmimet u rritën me 0.4 përqind, me ushqimin, veshmbathjen dhe disa shpenzime themelore shtëpiake që u rritën përsëri në çmim.

    “Inflacioni i matur nga indeksi i çmimeve të konsumit në tetor 2026, krahasuar me shtatorin 2026, është 0.4%,” thonë nga Enti Shtetëror i Statistikave, përcjell “Faktor”.

    Ushqimet dhe pijet joalkoolike u rritën në çmim me 0.7 përqind në tetor krahasuar me muajin e kaluar, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çmimet e tyre janë 2.1 përqind më të larta. Një rritje prej 0.3 përqind në bazë mujore u regjistrua edhe në kostot e strehimit, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve të tjera djegëse, një kategori që shënoi një rritje vjetore prej 3.7 përqind.

    Veçanërisht të rëndësishme janë të dhënat për transportin, ku çmimet u rritën me 9.5 përqind krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, që përfaqëson rritjen më të madhe vjetore midis kategorive kryesore të shpenzimeve të jetesës. Në të njëjtën kohë, në tetor transporti shënoi një rënie mujore të çmimeve prej 0.3 përqind.

    Rritje të ndjeshme vjetore pati edhe në rekreacion, sport dhe kulturë, ku çmimet janë më të larta me 8.5 përqind. Pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët u rritën në çmim me 7.8 përqind, ndërsa shërbimet arsimore janë më të shtrenjta me 5.6 përqind krahasuar me tetorin e vitit të kaluar. Restorantet dhe shërbimet e akomodimit shënuan një rritje vjetore prej 4.9 përqind, gjë që tregon se pavarësisht rënies mujore, çmimet në këtë kategori mbeten më të larta se një vit më parë.

    Rritje çmimesh u regjistrua edhe në kategori të tjera. Veshjet dhe këpucët janë 2.6 përqind më të shtrenjta në vit, kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallrat dhe shërbimet e ndryshme me 2.1 përqind, ndërsa mallrat shtëpiake, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja e tyre e rregullt shënuan një rritje prej 1.2 përqind. Në kujdesin shëndetësor, rritja vjetore është 1.3 përqind, dhe sigurimet dhe shërbimet financiare janë rritur në çmim me 0.3 përqind. Vetëm në informacion dhe komunikim është regjistruar një rënie minimale vjetore prej 0.1 përqind.

    Në bazë mujore, rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar në grupin e pijeve alkoolike, duhanit dhe narkotikëve, me 2.5 përqind. Veshjet dhe këpucët, si dhe rekreacioni, sporti dhe kultura, janë rritur në çmim me 1.2 përqind, ndërsa kujdesi shëndetësor ka shënuar një rritje minimale prej 0.1 përqind.

    Nga ana tjetër, një rënie çmimesh prej 1.3 përqind është regjistruar për mobiljet dhe pajisjet shtëpiake, restorantet dhe shërbimet e akomodimit janë ulur me 0.7 përqind, dhe kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallrat dhe shërbimet e ndryshme me 0.5 përqind.
    “Kostoja e jetesës në grupet: Shërbime arsimore, Sigurime dhe shërbime financiare dhe Informacion dhe komunikim mbetet në të njëjtin nivel si në muajin e kaluar”, thonë nga ESHS-së./Telegrafi/

  • Arrestohen pesë të dyshuar për shtrëngim e privimit të kundërligjshëm të lirisë

    Arrestohen pesë të dyshuar për shtrëngim e privimit të kundërligjshëm të lirisë

    Policia e Kosovës njofton se sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, më 03.11.2026, përmes kanaleve operative ka pranuar një video-incizim lidhur me një rast sulmi fizik, ku pesë persona të dyshuar, të panjohur në atë moment, kanë sulmuar një person dhe më pas, me forcë, e kanë futur në një automjet të tipit “pick-up”, derisa viktima ishte duke lëvizur në këmbë në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

    “Menjëherë pas pranimit të informacionit, hetuesit kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e viktimës. Më 04.11.2026 është identifikuar viktima, shtetas i Republikës së Turqisë. Gjatë intervistimit, viktima ka deklaruar se, pas sulmit fizik, nga i cili kishte pësuar lëndime të shumta trupore edhe me mjet të prehtë (thikë), ishte dërguar kundër vullnetit të tij në një objekt në Prishtinë, ku ishte mbajtur për rreth 12 orë. Sipas deklarimeve të tij, të dyshuarit e kishin detyruar që të hiqte dorë nga punimet ndërtimore që ishte duke i kryer në një objekt banesor në Prizren”, njofton PK.

    Që nga dita e pranimit të informacionit, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë zhvilluar hetime intensive, si rezultat i të cilave, më 09 dhe 10 nëntor 2026, janë identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar pesë (5) persona të dyshuar të përfshirë në këtë rast. Të gjithë të arrestuarit janë shtetas të Republikës së Turqisë.

    Automjeti i përdorur në rast gjithashtu është gjet dhe është sekuestruar përkohësisht me urdhër të Prokurorisë së Shtetit në Prizren, ndërsa ndaj pesë të dyshuarve, me vendim të prokurorit të rastit, është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

    Rasti mbetet në hetim për veprat penale: Shtrëngim, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe lëndim i lehtë trupor.

    “Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, nuk do të tolerojë në asnjë rast që qytetarët t’i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes vetëgjyqësisë, shtrëngimit apo përdorimit të forcës në çfarëdo forme. Çdo veprim i tillë do të trajtohet me seriozitet të plotë dhe në përputhje me ligjin”, njofton PK.

    Burimi: RTKLive

  • Five Suspects Arrested for Oppression of Illegal Lack of Freedom

    Kosovo police report that the Regional Investigations Sector in Prizren, on 03.11.26, through operational channels has accepted a video-incision regarding a physical attack case, where five suspected persons unknown at that moment have attacked a person and then, by force, have introduced him into a type car called Rypock-up11), while the victim was moving on foot on the road kEkrem Regrey in Prizren.

    Immediately after receiving the information, investigators have taken intensive investigative action aimed at identifying and tracking the victim. At 04.11.2026 has been identified as victim, citizen of the Republic of Turkey. During the interview, the victim has stated that, after the physical attack, from which he had suffered multiple bodily and sharp (tooth) injuries, had been sent against his will to an object in Pristina, where he had been held for about 12 hours. According to his statements, the suspects had forced him to give up construction works he was performing at a residential facility in Prizren, the KK reported.

    Since the information’s accession day, Regional Investigations Sector investigators have conducted intensive investigations, as a result of which, November 09 and 10th 2026, have been identified, located and arrested five (5) suspected persons involved in the case. All of those arrested are citizens of the Republic of Turkey.

    The vehicle used in the case has also been found and provisionally seized at the order of the State Prosecutor in Prizren, while against the five suspects, with the prosecutor’s decision on the case, has been scheduled for a 48-hour police ban.

    The case remains under investigation for criminal acts: Conspiracy, illegal deprivation of freedom and slight bodily injury.

    Kosovo Police, in close co-operation with the State Prosecutor, will in no case tolerate differences through self-trial, austerity or use of force in any form. Any such action will be treated with full seriousness and in accordance with the law, the PK reports.

    Source Layer: RTKLive

  • Pesë shtetas turq arrestohen në Prizren, dyshohet se sulmuan dhe mbajtën një person për 12 orë

    Pesë shtetas turq arrestohen në Prizren, dyshohet se sulmuan dhe mbajtën një person për 12 orë

    Policia e Kosovës ka arrestuar pesë shtetas të Turqisë, të dyshuar për sulm fizik dhe privim të kundërligjshëm të lirisë së një personi në Prizren.

    Sipas njoftimit të Policisë, rasti kishte ndodhur më 3 nëntor, në rrugën “Ekrem Rexha”, ku pesë persona të dyshuar fillimisht e kishin sulmuar fizikisht viktimën dhe më pas, me forcë, e kishin futur në një automjet të tipit “pick-up”.

    Policia ka bërë të ditur se kishte pranuar një video-incizim përmes kanaleve operative dhe menjëherë kishte nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe personave të përfshirë.

    Më 4 nëntor është identifikuar viktima, shtetas i Turqisë, i cili gjatë intervistimit ka deklaruar se pas sulmit, nga i cili kishte pësuar lëndime të shumta trupore, përfshirë edhe nga një mjet i mprehtë (thikë), ishte dërguar kundër vullnetit të tij në një objekt në Prishtinë.

    “Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, më 03.11.2026, përmes kanaleve operative ka pranuar një video-incizim lidhur me një rast sulmi fizik, ku pesë persona të dyshuar, të panjohur në atë moment, kanë sulmuar një person dhe më pas, me forcë, e kanë futur në një automjet të tipit “pick-up”, derisa viktima ishte duke lëvizur në këmbë në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

    Menjëherë pas pranimit të informacionit, hetuesit kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e viktimës. Më 04.11.2026 është identifikuar viktima, shtetas i Republikës së Turqisë.
    Gjatë intervistimit, viktima ka deklaruar se, pas sulmit fizik, nga i cili kishte pësuar lëndime të shumta trupore edhe me mjet të prehtë (thikë), ishte dërguar kundër vullnetit të tij në një objekt në Prishtinë, ku ishte mbajtur për rreth 12 orë. Sipas deklarimeve të tij, të dyshuarit e kishin detyruar që të hiqte dorë nga punimet ndërtimore që ishte duke i kryer në një objekt banesor në Prizren.
    Që nga dita e pranimit të informacionit, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë zhvilluar hetime intensive, si rezultat i të cilave, më 09 dhe 10 nëntor 2026, janë identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar pesë (5) persona të dyshuar të përfshirë në këtë rast. Të gjithë të arrestuarit janë shtetas të Republikës së Turqisë.
    Automjeti i përdorur në rast gjithashtu është gjet dhe është sekuestruar përkohësisht me urdhër të Prokurorisë së Shtetit në Prizren, ndërsa ndaj pesë të dyshuarve, me vendim të prokurorit të rastit, është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
    Rasti mbetet në hetim për veprat penale:
    1. Shtrëngim;
    2. Privim i kundërligjshëm i lirisë;
    3. Lëndim i lehtë trupor.
    Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, nuk do të tolerojë në asnjë rast që qytetarët t’i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes vetëgjyqësisë, shtrëngimit apo përdorimit të forcës në çfarëdo forme. Çdo veprim i tillë do të trajtohet me seriozitet të plotë dhe në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftim.

    Burimi: Dukagjini

  • Five Turkish citizens arrested in Prizren, allegedly attacked and held one person for 12 hours

    Kosovo police have arrested five Turkish citizens suspected of physical assault and illegal deprivation of one person’s freedom in Prizren.

    According to the police report, the case had occurred on November 3rd, on the Rhekrem Road, where five suspected persons had originally physically attacked the victim and then, by force, put it into a parliamentary-uphouse-type vehicle.

    Police have announced that they had accepted a video recording through operational channels and had immediately launched investigations into identifying the victim and persons involved.

    On November 4th, the victim has been identified, Turkey’s citizen, who during the interview, has declared that after the attack, from which he had suffered multiple bodily injuries, including a sharp tool (tooth) had been sent against his will to an object in Pristina.

    The Regional Investigation Sector in Prizren, on 03.11.26, through operational channels has accepted a video incision regarding a physical attack case, where five suspected persons unknown at the moment have attacked a person and then, by force, put him into a type car type parliamentary-up, while the victim was moving on the road to yetrekreme Rejaè in Prizren.

    Immediately after receiving information, investigators have taken intensive investigative action aimed at identifying and tracking the victim. At 04.11.2026 has been identified as victim, citizen of the Republic of Turkey.
    During the interview, the victim has stated that, after the physical attack, from which he had suffered multiple bodily and sharp (tooth) injuries, had been sent against his will to an object in Pristina, where he had been held for about 12 hours. According to his statements, the suspects had forced him to give up construction works he was doing at a residential facility in Prizren.
    Since the information’s accession day, Regional Investigations Sector investigators have conducted intensive investigations, as a result of which, November 09 and 10th 2026, have been identified, located and arrested five (5) suspected persons involved in the case. All of those arrested are citizens of the Republic of Turkey.
    The vehicle used in the case has also been found and provisionally seized at the order of the State Prosecutor in Prizren, while against the five suspects, with the prosecutor’s decision on the case, has been scheduled for a 48-hour police ban.
    The case remains under investigation for criminal acts:
    1. A grip;
    2. Lawless Prime of Freedom;
    3. Easier body injury.
    Kosovo police, in close co-operation with the State Prosecutor, will not tolerate in any case that citizens resolve disputes through self-trial, austerity or use of force in any form. Any such action will be treated with full seriousness and in accordance with the law, the announcement says.

    Source Layer: Dukeagini

  • Përkeqësohet moti në Vlorë, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit

    Përkeqësohet moti në Vlorë, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit

    Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, Kapiteneria e Portit Detar Vlorë ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit.

    Sipas njoftimit të kapitenerisë së portit detar të Vlorës duke filluar nga ora 16:00 e kësaj të mërkure, 11 nëntor, deri në orën 06:00 të mëngjesit të së shtunës, 14 nëntor, është ndaluar lundrimi për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës si dhe në det të hapur.

    Parashikimet meteorologjike bëjnë me dije se pritet erë nga drejtimi jug-juglindje, me forcë 7-8 ballë, shpejtësi 20-35 m/s dhe dallgë me lartësi nga 2 deri në 4.5 metra, raporton euronews.al.

    Për të shmangur çdo rrezik apo situatë emergjente, autoritetet u kanë kërkuar të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port, si dhe për rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

    Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë të operojnë normalisht, sipas destinacioneve përkatëse.

    Trageti i linjës me Brindisin ka dal në Radë, në det të hapur për të shmangur dëmtimet që vijnë nga moti i keq.

    Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të mëngjesit të së shtunës, 14 nëntor.