Category: Lajme

  • Ukraina kërkon nga SHBA-ja më shumë raketa për mbrojtje ajrore

    Ukraina kërkon nga SHBA-ja më shumë raketa për mbrojtje ajrore

    Ukraina i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të përshpejtojnë dërgesat e raketave interceptuese për mbrojtje ajrore, ndërsa Rusia po intensifikon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase.

    Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, tha për Reuters se këtë kërkesë ia ka paraqitur sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, gjatë një takimi në Paris, në margjinat e takimit të ministrave të Jashtëm të G7-ës.

    “Duhet të punojmë për paqen, por paralelisht duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion ndaj Rusisë”, deklaroi Sybiha.

    Ai tha se ka kërkuar mbështetje shtesë për rrjetin energjetik të Ukrainës dhe përshpejtimin e furnizimeve me raketa për mbrojtje ajrore.

    Duke komentuar bisedimet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë në Abu Dhabi, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, Sybiha tha se Kievi mbetet i përkushtuar ndaj përpjekjeve për paqe.

    Ai konfirmoi se Ukraina është e gatshme të diskutojë masa për uljen e tensioneve, përfshirë armëpushimin në Detin e Zi dhe ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike. Megjithatë, u shpreh se nuk është optimist për arritjen e një marrëveshjeje për Detin e Zi.

    “Presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të na thyejë shpirtin gjatë dimrit”, tha Sybiha, duke akuzuar Rusinë për sulme të qëllimshme ndaj infrastrukturës civile.

    Rusia mohon se po shënjestron qëllimisht civilët.

    Ministri ukrainas paralajmëroi se kostoja e luftës do të rritet ndjeshëm në vitin 2027 dhe shprehu shpresën për sigurimin e angazhimeve financiare afatgjata nga partnerët ndërkombëtarë.

    Ai tha se familja e tij në Kiev, sikurse shumë ukrainas, shpesh ka energji elektrike vetëm për disa orë në ditë.

    “Kjo do të thotë pa ngrohje, pa ujë, pa kanalizim, prandaj është një sfidë e madhe për ne”, shtoi ai.

    Burimi: RTKLive

  • Ukraine Seeks More US Air Protection Missiles

    Ukraine has urged the United States to speed up shipments of interceptive air defence missiles, while Russia is intensifying attacks on Ukrainian energy infrastructure.

    Ukrainian Foreign Minister Andri Syhbika told Reuters that he has submitted this request to US Secretary of State Marco Rubio, during a meeting in Paris, in the margins of the G7 foreign ministers’ meeting.

    We have to work for peace, but in parallel we have to continue putting pressure on Russia, Syhbiza said.

    He said he has sought additional support for Ukraine’s energy grid and accelerated missile supplies for air protection.

    Commenting on talks between Ukraine and Russia in Abu Dhabi, mediated by the US, Syhbiza said Kiev remains committed to peace efforts.

    He confirmed that Ukraine is ready to discuss measures to reduce tensions, including the Black Sea ceasefire and preventing attacks on energy infrastructure. However, he said he is not optimistic about reaching a Black Sea agreement.

    Russian President Vladimir Putin is trying to break our soul during the winter, Sygrea said, accusing Russia of deliberate attacks on civilian infrastructure.

    Russia denies it is deliberately targeting civilians.

    The Ukrainian minister warned that the cost of war would rise significantly in 2027, and voiced hope of securing long-term financial commitments by international partners.

    He said that his family in Kiev, like many Ukrainians, often has electricity for only a few hours a day.

    That means no heat, no water, no sewers, so it’s a big challenge for us, he added.

    Source Layer: RTKLive

  • Arrestohet në Britani ushtari amerikan, dyshohet se spiunonte për Rusinë

    Arrestohet në Britani ushtari amerikan, dyshohet se spiunonte për Rusinë

    Një ushtar i ushtrisë amerikane është arrestuar në Britani të Madhe, nën dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë.

    Sipas BBC-së, 41-vjeçari, pjesëtar i lartë i ushtrisë amerikane, u arrestua të martën në afërsi të Gloucesterit, në kuadër të një hetimi të zhvilluar nga policia britanike kundër terrorizmit.

    Policia kundër terrorizmit në Londër bëri të ditur se arrestimi u krye në bazë të neneve 1 dhe 3 të Ligjit për Sigurinë Kombëtare të vitit 2023. Këto dispozita lidhen me marrjen ose zbulimin e informacioneve të mbrojtura, si dhe me ndihmën ndaj një shërbimi të huaj të inteligjencës.

    Në kuadër të hetimit, policia po kryen kontrolle në dy lokacione në Gloucestershire.

    BBC-ja raporton se ushtari ishte i vendosur në kazermat Imjin, në Innsworth të Gloucestershire, të cilat shërbejnë si seli e Korpusit të Reagimit të Shpejtë të Aleancës Veriatlantike (ARRC).

    Drejtori i FBI-së, Kash Patel, e ka cilësuar arrestimin si të rëndësishëm, duke thënë se rasti përfshin akuza për spiunazh, të cilat janë shqetësuese për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre.

    “FBI-ja nuk ka tolerancë për askënd që shkel betimin ndaj Shteteve të Bashkuara dhe veprimet e të cilit rrezikojnë sigurinë tonë kombëtare dhe atë të partnerëve tanë”, ka deklaruar Patel.

    Ndërkaq, zëvendëskomisionerja e policisë kundër terrorizmit në Londër, Vicki Evans, e ka cilësuar arrestimin si “domethënës”, duke theksuar se akuzat janë serioze dhe hetimet janë në vazhdim.

    Ushtari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, po mbahet në një stacion policor në Londër. Sipas BBC-së, në bazë të Ligjit për Sigurinë Kombëtare, ai mund të mbahet në paraburgim deri në 14 ditë pa u ngritur zyrtarisht aktakuzë.

    Gjeneral brigade Sean Stinchon, komandant i Komandës së Kundërzbulimit të Ushtrisë Amerikane, ka thënë se rasti dëshmon se kërcënimet e brendshme ndaj sigurisë janë reale dhe të vazhdueshme.

    Policia britanike ka bërë të ditur se hetimi nuk ka lidhje me ndonjë hetim tjetër në zhvillim.

    Burimi: Dukagjini

  • Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, autori e qëlloi disa herë dhe u largua me monopatinë elektrike

    Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, autori e qëlloi disa herë dhe u largua me monopatinë elektrike

    Një shtetas shqiptar, 39-vjeçar, me inicialet L.B., është vrarë me armë zjarri në zonën Playa Flamenca, në Orihuela Costa të provincës së Alicante-s në Spanjë.

    Ngjarja ka ndodhur pranë një kompleksi sportiv, në rrugën Nicolás de Bussi, gjatë paradites së së martës.

    Sipas raportimit të medias spanjolle Antena 3, autori i dyshuar iu afrua viktimës dhe qëlloi disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Pas atentatit, ai u largua nga vendngjarja me një monopatinë elektrike.

    Në vendin e ngjarjes mbërritën ekipet e urgjencës SAMU, por pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, 39-vjeçari nuk arriti të mbijetonte.

    Fillimisht ndërhyri policia lokale, ndërsa hetimet për zbardhjen e vrasjes i ka marrë përsipër Guardia Civil, transmeton Telegrafi.

    Sipas raportimeve të mediave spanjolle, autori i dyshuar ende nuk është arrestuar. Ndërkohë, trupi i viktimës pritet t’i nënshtrohet autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Alicante.

    Deri më tani, autoritetet spanjolle nuk kanë bërë të ditur motivin e vrasjes dhe as nuk kanë konfirmuar ndonjë pistë zyrtare për atentatin.

    Hetuesit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave që çuan në ekzekutimin e shqiptarit./Telegrafi/

  • 39-year-old Albanian executed in Spain, author shot him several times and left with electrical monopathy

    A 39-year-old Albanian citizen, with initials L.B., has been killed with firearms in the area of Playa Flamence, at Orhiela Costa of the province of Alicante in Spain.

    The event took place near a sports complex at the Nikolaás de Bussi Street during Tuesday morning.

    According to Spanish Media Report Antena 3The suspected author approached the victim and fired several shots of fire, leaving him dead. After the assassination, he left the site with an electrical monopathy.

    At the scene SAMU emergency teams arrived, but despite medical intervention, 39-year-old failed to survive.

    Initially, local police intervened, while investigation into the whitelight of the murder has taken over the Guardia Civil, transmits Telegrafi.

    According to Spanish media reports, the suspected author has not yet been arrested. Meanwhile, the victim’s body is expected to undergo autopsy at the Law Medicine Institute in Alicant.

    So far, Spanish authorities have not disclosed the motive for the assassination, nor have they confirmed any official lead on the assassination.

    Investigators are working on author identification and capture, as well as bleaching the circumstances that led to Albanian execution. /Telegraphy/

  • Një nga trajnerët më të paguar në botë po ndërron klub?

    Një nga trajnerët më të paguar në botë po ndërron klub?

    Trajneri italian, Simone Inzaghi, mund të largohet nga Al-Hilal në fund të sezonit, pas dy vitesh qëndrimi në klubin saudit.

    Megjithatë, pavarësisht raportimeve nga Italia se tekniku ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën, agjenti i tij ka mohuar se është marrë ndonjë vendim për të ardhmen.

    Gazetari italian Nicolò Schira raportoi se Inzaghi ka vendosur të mos e zgjasë marrëveshjen me Al-Hilalin, e cila skadon më 30 qershor 2027. Sipas tij, ish-trajneri i Interit synon të largohet nga Arabia Saudite pas dy sezonesh në krye të skuadrës.

    Inzaghi u emërua trajner i Al-Hilalit në verën e vitit 2025, pas përfundimit të aventurës së suksesshme me Interin. Ai nënshkroi një kontratë me vlerë të raportuar prej rreth 26 milionë eurosh në vit, duke u bërë një nga trajnerët më të paguar në futbollin botëror.

    Agjenti i Inzaghit mohon vendimin për largim

    Pas publikimit të lajmit, agjenti i trajnerit italian, Federico Pastorello, reagoi duke hedhur poshtë pretendimet se klienti i tij ka vendosur të largohet nga Al-Hilali.

    “Kjo nuk është e vërtetë. Nuk është marrë asnjë vendim për të ardhmen e Inzaghit. Al-Hilal nuk ka biseduar me ne për një zgjatje të mundshme të kontratës. Për momentin jemi plotësisht të përqendruar te sezoni aktual”, deklaroi Pastorello.

    Kështu, për momentin nuk ka asnjë konfirmim për largimin e Inzaghit nga klubi saudit. Kontrata e tij është e vlefshme deri në qershor të vitit 2027, ndërsa agjenti ka bërë të ditur se deri më tani nuk janë zhvilluar bisedime për vazhdimin e saj.

    Një nga trajnerët më të paguar në botë

    Kalimi në Arabinë Saudite e vendosi Inzaghin në mesin e trajnerëve me pagat më të larta në futboll. Sipas një renditjeje të publikuar nga “The National” në gusht të vitit 2026, italiani ishte trajneri më i paguar në botë, me të ardhura vjetore të vlerësuara në 26.9 milionë euro.

    Në atë renditje, pas tij pozicionohej Diego Simeone i Atletico Madridit, me rreth 24.2 milionë euro në vit, ndërsa në vendin e tretë ishte Mikel Arteta i Arsenalit, me afërsisht 17.9 milionë euro.

    Megjithatë, vlerësimet për pagat kanë ndryshuar pas raportimeve për kontratën e re të Artetës me Arsenalin. Disa media kanë bërë të ditur se trajneri spanjoll tashmë përfiton rreth 26 milionë euro në vit, duke iu afruar shifrës së Inzaghit.

    telegrafi.com

    Duhet theksuar se klubet zakonisht nuk i bëjnë publike pagat e sakta të trajnerëve, prandaj këto shifra mbeten vlerësime të publikuara nga mediat. /Telegrafi/

  • Kurti dhe bashkëshortja e tij marrin pjesë në darkën e Macronit në Pallatin Élysée

    Kurti dhe bashkëshortja e tij marrin pjesë në darkën e Macronit në Pallatin Élysée

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad-Knudsen, ka marrë pjesë në darkën e shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, në Pallatin Élysée në Paris.

    Darka është organizuar për liderët dhe personalitetet që po marrin pjesë në Forumin e Paqes në Paris.

    Pjesëmarrjen në këtë pritje, Kurti e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shprehur mirënjohjen për ftesën nga presidenti francez dhe Zonja e Parë.

    “Bashkë me Ritën ishim të nderuar të marrim pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron, në Pallatin Élysée, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar Kurti.

    Gjatë vizitës në Francë, kryeministri ka zhvilluar edhe disa takime të nivelit të lartë. Ai është takuar me presidentin e Senatit francez, Gérard Larcher, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimin ekonomik dhe aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO.

    Kurti ka zhvilluar takim edhe me kryetarin e Parisit, Emmanuel Grégoire, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë bashkëpunimi në fushën e banimit të përballueshëm dhe social, si dhe forcimi i lidhjeve kulturore ndërmjet Kosovës dhe kryeqytetit francez.

    Para hapjes së Forumit të Paqes, Kurti është takuar edhe me disa personalitete franceze që kanë kontribuar në çështjen e Kosovës, përfshirë ish-ministrin e Mbrojtjes, Alain Richard, si dhe përfaqësues nga fusha e akademisë, kulturës dhe drejtësisë ndërkombëtare.

    Në këto takime është diskutuar për zhvillimet demokratike, ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë, si dhe për vendimin e 16 shtatorit të Gjykatës Speciale dhe përpjekjet për ndryshimin e tij në procedurën e apelit.

    Ndërkaq, në kuadër të Forumit të Paqes, Kurti ka marrë pjesë në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”, ku ka folur për demokracinë, zhvillimin ekonomik e social, arsimin dhe rëndësinë e investimeve në infrastrukturë.

    Vizita e kryeministrit në Francë nisi më 7 nëntor, ndërsa darka në Pallatin Élysée shënon pjesën përmbyllëse të qëndrimit të tij në Paris.

  • Mot i vranët dhe me intervale me diell, vende-vende priten reshje shiu nesër në Kosovë

    Mot i vranët dhe me intervale me diell, vende-vende priten reshje shiu nesër në Kosovë

    Mot i vranët dhe me intervale me diell, vende-vende priten reshje shiu nesër në Kosovë

    Nesër në vendin tonë do të mbajë mot i vranët, me intervale me diell, ndërsa në disa zona vranësirat pritet të sjellin edhe riga shiu.

    Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 11 deri në 15 gradë Celsius.

    Era do të fryjë nga juglindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mot killed, sunny intervals, countries cut rainfall in Kosovo tomorrow

    Tomorrow in our country, it’s going to hold dead weather, with sun intervals, and in some areas the clouds are expected to bring rainpokes.

    According to the Kosovo Hydrometeorology Institute forecast, minimal temperatures will range from 2 to 5 degrees Celsius, while maximum ones are expected to reach 11 to 15 degrees Celsius.

    The wind will blow from the southeast, at speeds of 1 to 4 meters per second.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Drejtësi për Arlinda Zekajn”, Olimpia Smajlaj tregon si drejtuesit e Festivalit të Këngës i tërhoqën vëmendjen pas thirrjes që bëri në skenë

    “Drejtësi për Arlinda Zekajn”, Olimpia Smajlaj tregon si drejtuesit e Festivalit të Këngës i tërhoqën vëmendjen pas thirrjes që bëri në skenë

    Këngëtarja Olimpia Smajlaj, e cila këtë vit konkurroi në Festivalin “Akordet e Kosovës” me këngën “Amanet”, ka treguar se është përballur me reagimin e organizatorëve pasi ia dedikoi performancën e saj të ndjerës Arlinda Zekaj.

    Pas përfundimit të interpretimit, artistja iu drejtua publikut me thirrjen: “Drejtësi për Arlinda Zekajn”.

    Megjithatë, ky veprim duket se nuk është pritur mirë nga drejtuesit e festivalit, të cilët, sipas këngëtares, i kanë tërhequr vërejtjen duke i thënë se nuk i takonte asaj të fliste për këtë çështje.

    Përmes një reagimi, Smajlaj ka shpjeguar se kënga “Amanet” ishte konceptuar si një homazh për gratë e shquara shqiptare dhe se e ndjeu si detyrim moral t’ia kushtonte interpretimin Arlinda Zekajt.

    “Kënga “Amanet” lindi si një homazh për gratë e shquara shqiptare. Natën e parë të festivalit, në fund të interpretimit, e ndjeva thellësisht si detyrim moral dhe artistik t’ia kushtoja këngën Arlinda Zekajt, një gruaje që për mua meriton të quhet heroinë. Amaneti im atë natë ishte drejtësia për të dhe ngritja e zërit kundër femicidit”, shkroi këngëtarja.

    “Pas performancës, drejtues të festivalit më tërhoqën vëmendjen, duke më thënë se nuk më takonte mua të flisja për këtë çështje. Më trajtuan sikur të isha një fëmijë i papërgjegjshëm që nuk e kupton peshën e fjalëve të veta”, shtoi Smajlaj.

    Artistja deklaroi se performanca fillimisht u hoq nga Instagrami dhe më pas u ripublikua pa mesazhin që kishte përcjellë në fund të këngës. Sipas saj, edhe në materialin e publikuar në YouTube ishte larguar kjo pjesë.

    “Më pas rreth orës 18:00, videoja e performancës që po shpërndahej gjerësisht, u hoq nga Instagrami pa asnjë njoftim. U ripublikua më vonë, këtë herë pa mesazhin tim, u hoq edhe në materialin e publikuar në YouTube”.

    “E respektoj punën dhe përgjegjësinë që kërkon organizimi i një festivali. Por për mua heqja e atij dedikimi ishte një akt censurimi ndaj një mesazhi që qëndron në thelb të “Amanet”. U ndjeva tmerrësisht e lënduar, shumë e zhvlerësuar, si artiste, si vajzë, si grua”.

    “Dhe më duket shumë ironik (edhe pse nuk krahasohen dot si raste) fakti që zëri i Arlindës nuk u dëgjua kur duhej, ndërsa pak më vonë mua më ndalohet qoftë thirrja për drejtësi për të”.

    “Si t’mos e ndjesh veten pjesë të të njëjtit cikël, ku ne vajzat dhe gratë flasim por zëri ynë përsëri nuk gjen vend? #devastated”.

    “Besoj fort se një artiste ka të drejtën të flasë me ndërgjegjen e saj dhe se një skenë që nderon gratë përmes artit duhet të ketë vend edhe për një thirrje për drejtësi për to. Sepse thirrja atë natë e në vazhdim mbetet e njëjta: DREJTËSI PËR ARLINDËN, STOP FEMICIDIT!!!!”.