Category: Lajme

  • Meghan Markle’s father is banned after allegedly removing tracking device

    THomas Marle, the father of Meghan Marquel, the Sussex Duchess, was detained in Florida after allegedly removing the tracking device on his ankle. The news was made known by law department officials in Los Angeles.

    Markle, who previously denied having owned images describing sexual abuse of children, was arrested last week in Florida and placed in house arrest. He was also asked to keep an electronic monitoring device, broadcast I did. tv

    According to judicial documents, federal judge Lindsay S. Griffin stated Tuesday that Markle’s residential conditions They had become unaffordable.

    By BBCGriffin cited the absence of a suitable settlement and stressed in her decision that No condition or combination of conditions would reasonably guarantee the safety of other persons or communities, as well as the presentation of the defendants to court.

    The judge also ordered the conduct of a medical assessment on Markle and determined that he was ʹHe needs to take all the necessary medication and prescribed by the doctor unless they are interrupted by a doctor’s decision.

  • Filmi “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar, prezantohet para publikut në New York

    Filmi “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar, prezantohet para publikut në New York

    Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, Blerim Reka, ka pritur në takim regjisoren Blerta Basholli dhe producentin Valon Bajgora, ekipin realizues të filmit “DUA”, i cili është propozimi zyrtar i Kosovës për çmimet Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Reka, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur kënaqësinë për pritjen e artistëve kosovarë.

    Ai ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji filmi “DUA” do të shfaqet para publikut në New York, duke sjellë përmes ekranit një rrëfim që, sipas tij, i jep zë kujtesës dhe e përcjell atë përtej kufijve, shkruan Telegrafi.

    Reka ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e ekipit realizues, duke i cilësuar artistët e filmit si ambasadorë të rëndësishëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    “Përmes talentit dhe përkushtimit të tyre, artistët tanë të ‘DUA’-s dëshmojnë se janë ndër ambasadorët më të mirë të Kosovës në botë”, ka shkruar ai.

    Në fund, Reka ka shprehur krenarinë për krijimtarinë e ekipit dhe ka uruar sukses për filmin në rrugëtimin e tij drejt çmimeve Oscar./Telegrafi/

  • Armand Duka: Nuk më pengon kur lojtarët e zgjedhin Kosovën

    Armand Duka: Nuk më pengon kur lojtarët e zgjedhin Kosovën

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka thotë se nuk e ka problem që lojtarët e zgjedhin Kosovën, por kuptohet do të ishte më i lumtur nëse shkojnë te Shqipëria.

    Këto javët e fundit ka pasur raportime për disa tensione mes dy federatave si pasojë e “përplasjeve” për lojtarë shqiptarë në diasporë, me rastin e Enis Rexhepit, i cili mori ftesë nga Kosova duke u larguar nga Shqipëria.

    Kosova dhe Shqipëria faktikisht janë në garë edhe për Lutfi Dalipin e Vaduzit.

    Megjithatë, Duka e ka bërë të qartë se raportet mes dy Federatave janë të shkëlqyera dhe që nuk e pengon kur lojtarët zgjedhin “Dardanët”.

    “Kemi lluksin që të kemi në dispozicion të gjithë lojtarët shqiptarë, pavarësisht ku luajnë, Kosovë, Maqedoni të Veriut apo edhe në vendet përreth”.

    “Në vitin 2015, lobuam për Kosovën edhe pse disa na paralajmëruan se do të na rrezikonte në aspektin sportiv. Do ta bëja sërish sepse fëmijët e Kosovës duhet të kenë të drejtën për të pasur dhe luajtur për përfaqësuesen e tyre. Jam i lumtur që i kam mbështetur”.

    “Nuk kam absolutisht asnjë problem me lojtarët që zgjedhin Kosovën, edhe pse do të isha i lumtur nëse zgjedhin Shqipërinë”, deklaroi ai për “TV Klan”.

    Përndryshe, si Kosova ashtu edhe Shqipëria e kanë bërë prioritet kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2028”, kurse shorti që tërhiqet në muajin dhjetor edhe mund të bëjë që të jenë kundërshtarë, ngase nuk ndodhen në të njëjtën vazo./Telegrafi/

  • Kur rikthehet Ligji për Specialen në Kuvend?

    Kur rikthehet Ligji për Specialen në Kuvend?

    Kur rikthehet Ligji për Specialen në Kuvend?

    Ushtruesja e Detyrës së Kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara do të rikthehet për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion më së largu të hënën, për t’u proceduar më pas për votim në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

    Në një intervistë për emisionin “Rubikon”, të transmetuar të martën në Klan Kosova, Çitaku ka deklaruar se PDK-ja ka arritur dakordim me Lëvizjen Vetëvendosje për përmbajtjen e projektligjit.

    Ajo ka kërkuar mirëkuptim për pamundësinë e dhënies së detajeve rreth përmbajtjes së tij, duke theksuar se ndjeshmëria e çështjes kërkon diskrecion gjatë zhvillimit të procesit.

    “Sot mund ta them me siguri të plotë se, brenda pak ditësh, ligji do të kthehet për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion dhe do të kthehet për votim në seancën plenare – dhe do të kalojë. Kemi dakordim të plotë me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë ajo.

    “Për shkak të ndjeshmërisë, disa procese kërkojnë një shkallë diskrecioni, por ligji do të vijë në Kuvendin e Kosovës. Nuk do të preket as thelbi, as qëllimi i tij”, ka deklaruar Çitaku.

    Ndryshe, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës më 6 tetor, por më 22 tetor ishte kthyer për rishqyrtim nga Presidentja e Republikës, pas kërkesës së vetë PDK-së.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • When does the Special Law return to the Assembly?

    Kosovo Democratic Party of Kosovo Chairman-in-Chief Leader ( The PDK, Vlora Citaku, has indicated that the draft law on change and completion of the Specialised Chambers Law will be returned to the Commission for Legislation further on Monday to proceed later for voting at the Kosovo Assembly’s plenary session.

    In an interview for the Robikon ‘% show, broadcast on Tuesday in Klan Kosova, Citaku has declared that the PDK has agreed with Vetevendosje Movement on the contents of the bill.

    It has called for understanding of the inability to provide details about its content, stressing that the sensitivity of the issue requires discrimination during the development of the process.

    Today I can say with certainty that, within a few days, the law will be back for a review of the Commission for Legislation and will return for voting at the plenary session and pass. We have full agreement with the Vetevendosje Movement, she said.

    Because of sensitivity, some processes require a degree of discretion, but the law will come to the Kosovo Assembly. Neither its essence nor its purpose will be touched, Citaku has declared.

    Otherwise, the draft law on changing and completing the Law on Specialised Chambers was adopted in the Kosovo Assembly on October 6th, but on October 22nd had returned for review by the President of the Republic, following his own request. PDK.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Pushteti refuzoi amendamentin për shujtë studentore prej 200 denarë

    Pushteti refuzoi amendamentin për shujtë studentore prej 200 denarë

    Amendamenti i LSDM-së për rritjen e subvencionit të ushqimit për studentët nga 140 në 200 denarë në ditë, nuk mori mbështetje nga shumica qeverisëse në Kuvendi.

    Propozimi ishte pjesë e një totali prej 124 amendamentesh të paraqitura nga opozita për ribalancimin e dytë të Buxhetit për vitin 2026, asnjëri prej të cilëve nuk u pranua.

    Amendamenti i LSDM-së kërkonte ndarjen e 200 milionë denarëve shtesë, ose rreth 3.25 milionë euro, për të rritur ushqimin ditor të studentëve me 60 denarë. Kjo do të thoshte rritje prej gati 43 përqind krahasuar me shumën aktuale.

    Propozimi u justifikua me rritjen e çmimeve të ushqimeve, inflacionin dhe koston në rritje të jetesës, për shkak të të cilave 140 denarët aktualë po bëhen të pamjaftueshëm për të mbuluar nevojat themelore të studentëve.

    Refuzimi i amendamentit do të thotë që studentët do të mbeten me një shumë ditore të pandryshuar për momentin, pavarësisht kërkesave për përputhjen e saj me koston reale të jetesës.

    LSDM më parë kishte kërkuar që ribalancimi të parashikojë edhe fonde për rritjen e pagës minimale në 36,000 denarë, si dhe për shujtë më të lartë për studentët, duke argumentuar se rritja e kostove të jetesës ul më tej standardin e jetesës së qytetarëve.

    Me refuzimin e amendamentit, rritja e ushqimit për studentët në 200 denarë mbetet e parealizuar, dhe studentët do të vazhdojnë të kenë 140 denarë në ditë.

  • Power rejected amendments to 200 denars

    The LSDM amendment to increasing student food subsidies from 140 to 200 denars a day did not receive support from the ruling majority in Kuwait.

    The proposal was part of a total of 124 amendments submitted by the opposition for the second rebalancing of the budget for 2026, none of which was accepted.

    The LSDM amendment required the separation of 200m additional denarius, or about 3.25m euros, to increase the student diet by 60 denars. That would mean growth of nearly 43 per cent compared to the actual sum.

    The proposal was justified in increasing food prices, inflation and growing cost of living, due to which the current 140 denars are becoming insufficient to cover the basic needs of students.

    Refuting the amendment means that students will remain with a constant daily sum, despite demands for its compliance with the real cost of living.

    The LSDM had earlier demanded that rebalancing also envision funds for the minimum wage increase to 36,000 denars, as well as higher standards for students, arguing that increased living costs further lower the standard of citizens’ living.

    With the amendment rejected, increased food for students in 200 denars remains incomplete, and students will continue to have 140 denars per day.

  • Ukraina i kërkon SHBA-së të përshpejtojë dërgimin e raketave për mbrojtjen ajrore

    Ukraina i kërkon SHBA-së të përshpejtojë dërgimin e raketave për mbrojtjen ajrore

    Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, i ka kërkuar Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, të përshpejtojë dërgimin e raketave përgjuese për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, në një kohë kur sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike janë intensifikuar në prag të dimrit.

    Sybiha i bëri këto komente për agjencinë Reuters pas bisedimeve me Rubion, në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të G7-ës në Paris.

    Ministri i Jashtëm gjithashtu i bëri thirrje Uashingtonit që të mos e zbusë presionin ndaj Moskës, pavarësisht përpjekjeve diplomatike që po zhvillohen në Abu Dabi për t’i dhënë fund luftës.

    Ai theksoi se përpjekjet për një zgjidhje paqësore duhet të vazhdojnë, por se, njëkohësisht, duhet të ruhet presioni ndaj Rusisë.

    Sipas Sybihas, gjatë takimit, ai ngriti çështjen e ndihmës shtesë për riparimin e rrjetit energjetik të dëmtuar të Ukrainës, si dhe dërgimin e më shumë raketave përgjuese për mbrojtjen ajrore.

    Ministri konfirmoi se shkëmbimi i informacioneve të inteligjencës me Shtetet e Bashkuara dhe ndihma ushtarake në kuadër të programit PURL vazhdojnë të jenë në fuqi.

    Sybiha tha se kishte diskutuar mundësinë e përshpejtimit të dërgesave të caktuara, gjetjen e mënyrave për të siguruar pajisje përpara afatit të planifikuar, si dhe sigurimin e sasive shtesë.

    Duke komentuar bisedimet mes zyrtarëve ukrainas dhe rusë që po zhvillohen në Abu Dabi me ndërmjetësimin e SHBA-së, Sybiha theksoi se Ukraina është serioze në lidhje me këtë proces dhe po përpiqet të shfrytëzojë çdo mundësi për të përshpejtuar përpjekjet për paqe dhe për ta afruar atë.

    Sipas ministrit, Ukraina mbetet e gatshme të diskutojë masa për uljen e tensioneve, përfshirë armëpushime që mbulojnë Detin e Zi dhe infrastrukturën energjetike.

    Sybiha bëri të ditur se propozimet për një armëpushim në Detin e Zi i janë përcjellë Rusisë përmes ndërmjetësve, duke përfshirë Turqinë, Egjiptin dhe Indinë.

    Megjithatë, ai shtoi se nuk është veçanërisht optimist për ndonjë përparim dhe se është ende në pritje të një përgjigjeje nga Moska.

    Ministri theksoi gjithashtu se nevojat financiare të Ukrainës, të lidhura me luftën, do të rriten ndjeshëm në vitin 2027.

    Ai shprehu shpresën se Kievi do të sigurojë angazhime financiare afatgjata nga partnerët e tij deri në fund të këtij viti.

    Sybiha theksoi se Ukraina ka nevojë për stabilitet makroekonomik dhe u shpreh se angazhimet afatgjata, që mbulojnë të paktën një ose dy vjet, do të nxisnin moralin e publikut.

    Ministri i Jashtëm theksoi gjithashtu se Rusia po vë në shënjestër qëllimisht infrastrukturën civile në prag të dimrit.

    Ai tha se Vladimir Putini po përpiqet të thyejë moralin e ukrainasve gjatë dimrit.

    Sipas diplomatit, familja e tij në Kiev – përfshirë tre fëmijët e tij – ashtu si shumica e ukrainasve, shpesh ka energji elektrike vetëm për pak orë në ditë për shkak të sulmeve ruse.

    Siç raportoi Ukrinform, në tetor presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se Shtetet e Bashkuara po vonojnë dërgimin e raketave “Patriot”, për të cilat Ukraina kishte paguar tashmë.

    Më 10 nëntor, Pentagoni njoftoi palën ukrainase se Ukraina së shpejti do të mund të marrë armatime në vlerë prej 400 milionë dollarësh, në kuadër të “Iniciativës për Ndihmën e Sigurisë së Ukrainës” (USAI) për vitin aktual fiskal. /Telegrafi/

  • Arrestohet sërish babai i Meghan Markle, dyshohet se hoqi pajisjen elektronike të monitorimit

    Arrestohet sërish babai i Meghan Markle, dyshohet se hoqi pajisjen elektronike të monitorimit

    Thomas Markle, babai i Meghan, Dukeshës së Sussex-it, është ndaluar në Florida, pasi dyshohet se ka hequr pajisjen elektronike të monitorimit që mbante në kyçin e këmbës, bëjnë të ditur zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë në Los Angeles.

    Markle është paraqitur para një gjyqtari federal në Tampa, pasi dyshohet se e ka hequr pajisjen e monitorimit në orën 01:45 sipas kohës lokale (06:45 GMT), ka bërë të ditur për BBC-në një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së.

    Gjyqtari ka urdhëruar që ai të mbahet në paraburgim pa mundësi lirimi me kusht dhe, sipas zëdhënësit, aktualisht ndodhet në mbajtje federale.

    Markle, i cili më herët ka mohuar se ka poseduar imazhe të abuzimit seksual me fëmijë, u arrestua në Florida javën e kaluar dhe u vendos në arrest shtëpiak. Gjithashtu, atij iu kërkua të mbante një pajisje elektronike për monitorimin e vendndodhjes.

    BBC ka kontaktuar përfaqësuesit e Markle për të marrë një reagim lidhur me rastin.

    “Masat e lirimit janë urdhra gjykate, jo sugjerime. Ne po i kërkojmë gjykatës që t’ia revokojë lirimin dhe ta mbajë në paraburgim deri në fillimin e gjyqit. Do të vazhdojmë ta ndjekim këtë çështje penalisht me gjithë forcën e ligjit”, shkroi të martën në platformën X, Bill Essayli, prokurori federal për Kaliforninë Qendrore.

    Markle u arrestua fillimisht javën e kaluar, pasi FBI-ja, duke zbatuar urdhërkontrolle, bastisi disa hapësira magazinimi në Los Angeles, të regjistruara në emrin e tij.

    Sipas Departamentit të Drejtësisë, ai i kishte marrë këto hapësira me qira që nga viti 2008, ndërsa pagesa e fundit për to ishte kryer në tetor të këtij viti.

    Gjatë kontrollit, agjentët e FBI-së sekuestruan rreth 78 materiale, përfshirë negativë filmikë, diapozitiva dhe libra, të cilat, sipas autoriteteve, dyshohet se përmbanin materiale që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve.

  • Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale

    Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale

    Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij gjatë vitit të kaluar e ka humbur pragmatizmin politik, për të cilin, sipas tij, ishte e njohur ndër vite.

    Në emisionin “RTK Prime”, Haziri ka theksuar se LDK-ja është mësuar të shihet si parti bashkëpunuese dhe si urë ndërmjet subjekteve politike.

    “Unë e di që LDK-ja vitin e kaluar e ka humbur pragmatizmin. Se ne jemi mësuar njerëzit me na parë bashkëpunues”, tha ai.

    “Ne jemi mësuar njerëzit me na parë bashkëpunues. Ka qenë mundësi e jashtëzakonshme në parimin e pragmatizmit politik, të cilin ne e kemi mësuar këtë popull, jemi mësuar ndërkohë me na parë urë”, ka thënë Haziri.

    Ai ka pranuar se këto vendime i kanë kushtuar LDK-së në aspektin elektoral. “Ndëshkimi i LDK-së dy herë ka qenë shumë i madh për shkak të vendimeve politike. Ne kemi marrë shuplakë elektorale për atë punë”, është shprehur ai.

    Haziri ka thënë se Kosova po përballet me procese dhe sfida të mëdha. Sipas Hazirit, vendi ka nevojë për vendime të guximshme, edhe nëse ato nuk janë popullore, ndërsa ka vënë në pikëpyetje gatishmërinë e kryeministrit për t’i zbatuar zotimet e tij.

    Haziri ka paralajmëruar se vendimet e mëdha që e presin Kosovën mund të jenë ndër më jopopulloret.

    Burimi: Insajderi