Category: Lajme

  • Daut Haradinaj: Nëse kisha qenë kryeministër nuk kisha lëshu babtuta, por isha alarmu për dimrin që po vjen

    Daut Haradinaj: Nëse kisha qenë kryeministër nuk kisha lëshu babtuta, por isha alarmu për dimrin që po vjen

    Daut Haradinaj: Nëse kisha qenë kryeministër nuk kisha lëshu babtuta, por isha alarmu për dimrin që po vjen

    Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar mënyrën se si Qeveria Kurti po e menaxhon situatën energjetike, duke paralajmëruar se importi i energjisë elektrike gjatë dimrit mund t’i kushtojë Kosovës deri në 300 milionë euro shtesë.

    Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Haradinaj tha se po të ishte në pozitën e kryeministrit, do të ishte alarmuar për situatën dhe do ta trajtonte me më shumë seriozitet.

    “Unë mendoj që këtu është një ekip i dobët i zotëri Kurtit që e menaxhon këtë situatë. Edhe unë, po të isha kryeministër, shumë isha ndier i shqetësuar për dimrin që po vjen dhe se si do ta menaxhoja këtë situatë. Bile, unë edhe isha alarmuar. Nuk kisha lëshuar batuta në opinion publik, por do ta kisha marrë shumë seriozisht këtë punë”, deklaroi Haradinaj.

    Ai paralajmëroi se Kosova do të detyrohet të blejë energji elektrike nga jashtë dhe se, sipas tij, kjo situatë do t’u sjellë përfitime kompanive që ai i quajti “mafia energjetike ballkanike”.

    “Është kryesisht lajm i mirë për ata që i kemi quajtur ne mafia energjetike ballkanike, sepse i kanë fërkuar duart që do t’i shesin Kosovës rrymë edhe për 200-300 milionë euro shtesë, dhe qytetari do ta paguajë”, u shpreh Haradinaj. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Daut Haradinaj: If I had been prime minister, I had not left the babtuta, but I was alarmed for the coming winter.

    Former AAK President Daut Haradinaj has criticised the way the Kurti government is managing the energy situation, warning that import of electricity during the winter may cost Kosovo up to 300m euros.

    Speaking on the show “Debat Plus,” Haradinaj said that if he were in the prime minister’s position, he would have been alarmed about the situation and treated it more seriously.

    I think there’s a weak team here, Mr. Kurt. If I were prime minister, I too had been concerned about the coming winter and how I would manage this situation. Even I was alarmed. I had not issued batta on public opinion, but I would have taken this job very seriously, Haradinaj said.

    He warned that Kosovo would be forced to buy electricity from abroad and that, according to him, this situation would benefit companies he called Balkan energy mafia.

    It’s mostly good news for those we’ve called in the Balkan power mafia, because they’ve rub hands that will sell Kosovo electricity for an additional 200-300m euros, and the citizen will pay it, Haradinaj said. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Posta e Kosovës shënoi 1,11 milionë euro fitim

    Posta e Kosovës shënoi 1,11 milionë euro fitim

    Posta e Kosovës ka shënuar 1,11 milionë euro fitim gjatë vitit 2025, ndërsa auditori i jashtëm i ka dhënë opinion të pastër, pa vërejtje. Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, i cili njoftoi se është nënshkruar marrëveshja për kompensimin e shërbimit universal, në vlerë prej 477 mijë eurosh.

    “Posta e Kosovës shënoi 1,11 milionë euro fitim më 2025, dhe auditori i jashtëm i dha opinion të pastër pa vërejtje. Sot, me kryeshefen Nora Rraci dhe drejtorin Dëfrim Pllashniku e Njësisë së Ndërmarrjeve, lidhëm marrëveshjen për kompensimin e shërbimit universal sipas normave evropiane, për 477 mijë euro. Shërbimi universal ua garanton të gjithë qytetarëve pranimin e dërgimin e letrave dhe pakove brenda e jashtë vendit me çmime të përballueshme dhe të unifikuara – në të gjitha pikat postare dhe në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Pulla postare për kartolinën brenda Prishtinës kushton sa pulla për kartolinën nga Leposaviqi për në Brod të Sharrit. Sivjet pritet të jetë viti i tretë që Posta e mbyll me fitim financiar, të cilin e arriti për herë të parë më 2024, mbi një dekadë pas themelimit si ndërmarrje e ndarë. Nën udhëheqjen e znj. Rraci, Posta ka hapë 28 zyra të reja postare, ka investu në teknologjinë informative, si dhe ka fresku flotën me 7 furgonë, 10 vetura e 59 motoçikleta me mjete vetanake”, ka shkruar ai në facebook”.

    Burimi: RTKLive

  • Kosovo Post marked 1.11m euros in profit

    Kosovo’s post has scored 1.11m euros in profits during 2025, while the foreign audience has given him a clear opinion, without warning. So has the deputy economy minister, Gatoar Doctor, announced that the universal service compensation agreement, worth 477 thousand euros, has been signed.

    Kosovo’s post posted 1.11m euros in profits in 2025, and the foreign audience gave the clear opinion without warning. Today, with chief chief chief chief Nora Raraci and Director Defrim Plachik of the Enterprises Unit, we linked the deal to compensate universal service by European norms for 477 thousand euros. The universal service guarantees to all citizens the acceptance of letters and parcels in and out of the country at affordable and unified prices on all postal points and on the entire territory of the Republic of Kosovo. Postage plates for the postcard inside Pristina cost as much stamps for the postcard from Leposaviqi to Brod of Sharri. This year is expected to be the third year that Posta shuts down for financial gain, which she achieved for the first time in 2024, over a decade after founding as a divided company. Under Mrs. Racy, Posta has opened 28 new post offices, has invested in information technology, as well as brakes on the 7 van fleet, 10 cars and 59 motorcycles with personal tools, he wrote on Facebook.

    Source Layer: RTKLive

  • “E kemi lutur...”, Vlora Çitaku flet për dorëheqjen e Bedri Hamzës (VIDEO)

    “E kemi lutur…”, Vlora Çitaku flet për dorëheqjen e Bedri Hamzës (VIDEO)

    “E kemi lutur...”, Vlora Çitaku flet për dorëheqjen e Bedri Hamzës (VIDEO)

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për dorëheqjen e Bedri Hamzës nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur se ky vendim nuk ishte befasi për udhëheqjen e kësaj partie.

    Në emisionin “Rubikon”, Çitaku ka sqaruar se Hamza i kishte paralajmëruar anëtarët e kryesisë dhe grupit parlamentar për largimin e tij shumë kohë më parë.

    Ajo ka thënë se dorëheqja e tij dhe çështja e Ligjit për Specialen kanë rastisur të ndodhin në të njëjtën periudhë, por sipas saj, vendimi i Hamzës ishte paralajmëruar paraprakisht.

    “Çështja e ligjit dhe dorëheqjes së kryetarit Bedri Hamza aksidentalisht ka rastisur të jetë në të njëjtën kohë. Bedri Hamza, ne që jemi në kryesi, por edhe grupin parlamentar, na ka paralajmëruar shumë kohë më herët që do të largohet nga udhëheqja e PDK-së. Për ne nuk ka qenë befasi”, ka deklaruar Çitaku, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo ka treguar se drejtuesit e partisë kishin kërkuar nga Hamza që të qëndronte në krye të PDK-së deri në përfundimin e procesit të brendshëm zgjedhor, por se një kërkesë e tillë nuk e kishte ndryshuar qëndrimin e tij.

    “E kemi lutur, kemi kërkuar nga Hamza që të qëndrojë në krye të PDK-së deri në përfundimin e procesit të brendshëm zgjedhor, mirëpo në të njëjtën kohë kemi pasur edhe mirëkuptim, meqë një paralajmërim të tillë Hamza na e ka bërë shumë kohë më herët”, u shpreh ajo.

    Çitaku ka zbuluar gjithashtu se Hamza ua kishte bërë të qartë se po priste përfundimin e procesit gjyqësor në Hagë përpara se të largohej nga udhëheqja e partisë.

    “Ai na ka thënë shprehimisht që po e presim vetëm verdiktin në Hagë dhe më pas do të largohem nga udhëheqja e partisë”, ka deklaruar Vlora Çitaku në “Rubikon”./Klankosova.tv

  • “Akt dëshpërimi”, Lionel Messi merr kritika të rralla nga fituesi i Kupës së Botës

    “Akt dëshpërimi”, Lionel Messi merr kritika të rralla nga fituesi i Kupës së Botës

    Legjenda e Argjentinës, Jorge Valdano, ka kritikuar ashpër Lionel Messin për një veprim gjatë finales së Kupës së Botës 2026, të cilën “Albicelestët” e humbën ndaj Spanjës, duke mos arritur të bëhen kombëtarja e parë që fiton dy tituj radhazi pas 64 vjetësh.

    Messi kishte zhvilluar një turne të jashtëzakonshëm në Amerikën e Veriut, duke shënuar gjashtë gola vetëm në fazën e grupeve, pavarësisht se gjatë garës festoi ditëlindjen e tij të 39-të.

    Ylli argjentinas vazhdoi me gola edhe në fazën eliminatore, duke realizuar kundër Kepit të Gjelbër dhe Egjiptit, për ta çuar në tetë numrin e golave në këtë Botëror. Për një periudhë të shkurtër, ai ishte golashënuesi më i mirë në historinë e turneut, para se Kylian Mbappe ta kalonte.

    Megjithatë, finalja ndaj Spanjës rezultoi shumë e vështirë për kampionët në fuqi. Argjentinasit u shfaqën gjithnjë e më të frustruar, ndërsa Enzo Fernandez u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë të kohës së rregullt.

    Pas përfundimit të ndeshjes, reagimi i lojtarëve argjentinas shkaktoi polemika, pasi disa prej tyre ia kthyen shpinën Spanjës gjatë ceremonisë së dorëzimit të trofeut.

    Edhe Messi u përfshi në një episod të diskutueshëm, duke kërkuar nga gjyqtari Slavko Vincic që të ndëshkonte mbrojtësin spanjoll Marc Cucurella, pasi ky i fundit për një moment vendosi dorën pranë gojës gjatë një shkëmbimi mes lojtarëve.

    Kapiteni argjentinas tentoi të përfitonte nga një rregull i ri i vendosur para fillimit të Botërorit, i cili ndalon futbollistët të mbulojnë gojën gjatë konfrontimeve me kundërshtarët.

    Megjithatë, rasti i Cucurellas ishte ndryshe, pasi nuk bëhej fjalë për një përballje të drejtpërdrejtë dhe gjesti i tij nuk zgjati aq sa të fshihte atë që po thoshte.

    Pikërisht këtë veprim e ka kritikuar Jorge Valdano, kampion bote me Argjentinën në vitin 1986, i cili në një intervistë për gazetën El Pais e cilësoi atë si shenjë dëshpërimi nga ana e Messit.

    “Ishte një gjest dëshpërimi – një pranim i inferioritetit në një finale ku diferenca mes dy skuadrave ishte shumë më e madhe sesa jemi mësuar të shohim”.

    “Argjentina po vuante pasojat fizike dhe emocionale të ndeshjes së mëparshme kundër Anglisë”.

    Valdano rikujtoi se Argjentina kishte luajtur gjysmëfinalen 24 orë më vonë se Spanja, ndërsa në fazat paraprake kishte kaluar nëpër disa ndeshje shumë të vështira, përfshirë dy takime që kishin shkuar në vazhdime dhe një përmbysje prej dy golash ndaj Egjiptit në fazën e 1/8 së finales.

    Sipas tij, këta faktorë ndikuan që argjentinasit të mos kishin të njëjtin intensitet si në ndeshjet e mëparshme.

    “Atyre u munguan energjia dhe vrulli që kishin treguar deri në atë pikë, ndërsa Spanja e menaxhoi ndeshjen në mënyrë të përkryer nga çdo aspekt – taktik dhe moral, nëse mund t’i japim futbollit edhe një dimension etik. Spanja nuk ra në asnjë prej kurtheve”, përfundoi Valdano./Telegrafi/

  • Kosova i bashkohet Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve në Forumin e Paqes në Paris

    Kosova i bashkohet Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve në Forumin e Paqes në Paris

    Kosova i bashkohet Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve në Forumin e Paqes në Paris

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve, të lansuar në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

    Përmes një postimi, Kurti ka theksuar se kjo deklaratë synon mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja.

    Ai ka vënë në pah rëndësinë e arsimimit dhe shëndetit të fëmijëve, përfshirë shëndetin mendor dhe atë psikosocial, duke theksuar se këto çështje kërkojnë vëmendje të veçantë, sidomos në kohën kur teknologjitë e reja dhe qëndrimi i gjatë para ekraneve po paraqesin sfida të reja.

    “Në kuadër të Forumit të Paqes në Paris u lansua Samiti i Fëmijëve, dhe si Republikë e Kosovës iu bashkuam Deklaratës Politike, me qëllim mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja. Arsimimi dhe shëndeti i fëmijëve, përfshirë ai mendor e psikosocial, teksa po sfidohemi nga teknologjitë e reja dhe kalojmë kohë të gjatë në ekrane, janë jetikë”, ka shkruar Kurti.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kosovo joins Children’s Summit Political Declaration at the Paris Peace Forum

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has indicated that Kosovo has joined the Political Declaration of the Children’s Summit launched under the Peace Forum in Paris.

    Through a post, Kurt has stressed that this declaration is aimed at protecting the welfare and future of new generations.

    It has highlighted the importance of education and health of children, including mental and psychosocial health, stressing that these issues require special attention, especially when new technologies and long exposure to screens are presenting new challenges.

    Under the framework of the Paris Peace Forum, the Children’s Summit was launched, and as the Republic of Kosovo we joined the Political Declaration, aimed at protecting the welfare and future of new generations. Child education and health, including mental and psychosocial, as we are challenged by new technologies and spend long time on screens, are vital, Kurti wrote.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kurti: Kosova angazhohet për mirëqenien dhe të ardhmen e gjeneratave të reja

    Kurti: Kosova angazhohet për mirëqenien dhe të ardhmen e gjeneratave të reja

    Në kuadër të Forumit të Paqes në Paris është lansuar Samiti i Fëmijëve, ku Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës Politike për mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja.

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se arsimimi dhe shëndeti i fëmijëve, përfshirë shëndetin mendor dhe psikosocial, janë jetikë, veçanërisht në kohën kur shoqëritë po përballen me sfidat e teknologjive të reja dhe qëndrimin e gjatë para ekraneve.

    “Në kuadër të Forumit të Paqes në Paris u lansua Samiti i Fëmijëve, dhe si Republikë e Kosovës iu bashkuam Deklaratës Politike, me qëllim mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja. Arsimimi dhe shëndeti i fëmijëve, përfshirë ai mendor e psikosocial, teksa po sfidohemi nga teknologjitë e reja dhe kalojmë kohë të gjatë në ekrane, janë jetikë”, ka shkruar ai.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti: Kosovo commits itself to the welfare and future of new generations

    Within the framework of the Paris Peace Forum has been launched the Children’s Summit, where the Republic of Kosovo has joined the Political Declaration to protect the welfare and future of new generations.

    Prime Minister Albin Kurti has said that education and child health, including mental and psychosocial health, are vital, especially at the time when societies are facing the challenges of new technologies and the long standing before screens.

    Under the framework of the Paris Peace Forum, the Children’s Summit was launched, and as the Republic of Kosovo we joined the Political Declaration, aimed at protecting the welfare and future of new generations. Child education and health, including mental and psychosocial, as we are challenged by new technologies and spend long time on screens, are vital, he wrote.

    Source Layer: RTKLive