Category: Lajme

  • Aleanca kërkon të hiqet nga rendi i ditës rekomandimi për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës

    Aleanca kërkon të hiqet nga rendi i ditës rekomandimi për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës së Kuvendit pika që parasheh shqyrtimin e rekomandimit për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.

    Tahiri ka thënë se kjo çështje nuk është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe se rekomandimi nuk është shoqëruar me raport vlerësues apo analizë.

    Për këtë arsye, ai ka kërkuar që pika të shtyhet dhe të diskutohet në mbledhjen e Kryesisë të së hënës.

    Ai ka paralajmëruar se, në rast se procedohet pa respektuar procedurat parlamentare, Aleanca do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

    “Para se të vendoset në seancë pika 10-të, kërkojmë largimin e kësaj pike, e diskutojmë në Kryesi të hënën”, ka deklaruar Tahiri.

    Ndërkohë, deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, në cilësinë e nënkryetares së parë të Komisionit për Administratë Publike, i është drejtuar ditë më parë Kryesisë së Kuvendit me kërkesën që rekomandimi i Komisionit për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të kthehet mbrapsht.

    Bytyqi ka kritikuar shumicën parlamentare, duke pretenduar se rekomandimi për shkarkimin e anëtarëve të këtij institucioni të pavarur është bërë pa arsyetim dhe pa respektim të procedurave parlamentare.

    Ajo e ka cilësuar këtë veprim si tentativë për kapje politike të institucioneve të pavarura dhe administratës shtetërore.

    “Institucionet e shtetit nuk janë pronë e Vetëvendosjes. Kapja e shtetit duhet të ndalet”, ka shkruar Bytyqi.

    Aleanca po kërkon që rekomandimi të mos shqyrtohet në seancën e sotme, por fillimisht të trajtohet në Kryesinë e Kuvendit, duke ngritur shqetësime për procedurën e ndjekur në këtë rast. /Telegrafi/

  • Mbyllet përkohësisht QMF-ja në Vitomericë, shërbimet rifillojnë nesër

    Mbyllet përkohësisht QMF-ja në Vitomericë, shërbimet rifillojnë nesër

    Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë ka njoftuar se Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) në Vitomericë do të jetë e mbyllur gjatë ditës së sotme, më 19 nëntor, për shkak të disa arsyeve teknike.

    Sipas njoftimit të drejtorisë, kjo mbyllje është e përkohshme, ndërsa shërbimet shëndetësore në këtë qendër do të rifillojnë nesër, më 20 nëntor, sipas orarit të rregullt të punës.

    “Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) në Vitomericë, për shkak të disa arsyeve teknike, do të jetë e mbyllur vetëm gjatë ditës së sotme”, thuhet në njoftim.

    Drejtoria ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin. /Telegrafi/

  • Grabitja me kallash në një argjendari në Gjakovë- Caktohet një muaj paraburgim për dy të dyshuarit

    Grabitja me kallash në një argjendari në Gjakovë- Caktohet një muaj paraburgim për dy të dyshuarit

    Grabitja me kallash në një argjendari në Gjakovë- Caktohet një muaj paraburgim për dy të dyshuarit

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy personave, A.U. dhe L.I., të dyshuar për grabitjen e dy argjendarive në Gjakovë.

    Sipas njoftimit të kësaj gjykate, ata dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja”, ndërsa njëri prej tyre dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje.

    Në njoftim thuhet se rasti i parë ka ndodhur më 5 nëntor 2026, rreth orës 17:15, në argjendarinë “Xhintoni”, në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë. Të dyshuarit, të maskuar dhe të armatosur, dyshohet se kishin planifikuar grabitjen dhe kishin përdorur një veturë me targa të vjedhura.

    Gjatë këtij rasti, gjithnjë sipas njoftimit, njëri prej tyre, i armatosur me armë automatike, kishte kërcënuar pronarin dhe nënën e tij, ndërsa tjetri kishte thyer vitrinat me çekan dhe kishte marrë stoli ari në vlerë prej 27 mijë eurosh, si dhe 1 mijë e 600 euro para të gatshme.

    Ndërkaq, në njoftim thuhet se grabitja e dytë dyshohet se ka ndodhur më 16 nëntor, rreth orës 16:56, në argjendarinë “Balt Simoni”, në rrugën “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë.

    Në njoftimin e gjykatës, i referohet kërkesës së prokurorisë, me ç’rast ata dyshohen se kishin vepruar në të njëjtën mënyrë, duke përdorur një veturë me qira dhe duke i vendosur targa të vjedhura.

    “Pas vëzhgimit të lokalit, A.U., me armë automatike, kishte kërcënuar të dëmtuarin M. S. dhe familjarët e tij, ndërsa L. I., me çekan, kishte thyer xhamat dhe kishte marrë stoli ari nga sirtarët. Gjatë grabitjes kishte ndërhyrë i dëmtuari Sh. V., ndaj të cilit A. U. kishte shtënë me armë zjarri, duke e plagosur në këmbën e djathtë. Më pas, të pandehurit ishin larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.”, thuhet në njoftim.

    Gjykata ka bërë të ditur se masa e paraburgimit do të zgjasë nga 17 nëntori deri më 17 dhjetor 2026.

    Burimi: Insajderi

  • Bracket robbery at a jewelry store in Gjakova-A month of detention for two suspects

    The Constitutional Court in Gjakova has appointed the detention measure of two people, A.U. and L.I., suspected of robbing two silversmiths in Gjakova.

    According to this court’s announcement, they are alleged to have committed criminal work in co-ordination, while one of them is suspected of illegal possession.

    The first case, said the report, occurred on November 5, 2026, around 17:15, in the silversmithy ʹJintonı, on Mother Teresa Street in Gjakova. The suspects, masked and armed, allegedly planned the robbery and used a car with stolen license plates.

    During this case, always according to the announcement, one of them, armed with automatic weapons, had threatened the owner and his mother, while the other had broken the window with the hammer and had taken gold ornaments worth 27 thousand euros, as well as 1,000 and 600 euros in cash.

    Meanwhile, the report states that the second robbery was allegedly on November 16th, about 16:56, at the silversmithy Balt Simoni’s Street. Sylejman Hadum Agaé in Gjakova.

    In the court’s announcement, it refers to the prosecution’s request, with cases they allegedly acted the same way, using a rented car and placing stolen license plates.

    After the local observation, A.U., with automatic weapons, threatened to damage M. S. and his family members, while L. I., with the hammer, had broken the windows and taken gold ornaments from the drawers. During the robbery, St. V., to whom A. W. He had shot a firearm, wounding him in the right leg. Afterwards, the defendants had quickly left the scene.

    The court has announced that the detention measure will last from November 17th to December 17th 2026.

    Source Layer: Insander

  • Dita e dytë e qëndrimit të Krasniqit në Kosovë - rikthehet në shtëpinë e tij në Velani (VIDEO)

    Dita e dytë e qëndrimit të Krasniqit në Kosovë – rikthehet në shtëpinë e tij në Velani (VIDEO)

    Dita e dytë e qëndrimit të Krasniqit në Kosovë - rikthehet në shtëpinë e tij në Velani (VIDEO)

    Pas ardhjes së djeshme të ish-kryetarit të Kuvendit në Kosovë, i liruar për çështje humanitare nga burgu në Hagë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij, Jakup Krasniqi po qëndron nën masa të shtuara sigurie dhe nën përcjellje të forcave të EULEX-it.

    Sipas raportimeve të gazetares së Klan Kosova, Endrita Bajrami, Krasniqi është duke qëndruar që prej orës 08:30 të mëngjesit në shtëpinë e tij në Velani për të vazhduar ditën e dytë të vizitës.

    “Katër ditë të qëndrimit të tij, ashtu siç kemi raportuar që nga dita e djeshme, do të jenë në dy seli kryesore: në selinë e EULEX-it, dhe te shtëpia e tij në Velani të Kryeqytetit”, raporton gazetarja.

    Në Velani, situata ka qenë e qetë, e siguruar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ndërsa ekipi i EULEX-it po qëndron pak më poshtë shtëpisë së Krasniqit.

    Për më shumë detaje, ndiq linkun e mëposhtëm:

  • Pamje ekskluzive nga rasti i rreshterit Lika: Kush kujt i tha “boll e pat ma, bravo ik” (VIDEO)

    Pamje ekskluzive nga rasti i rreshterit Lika: Kush kujt i tha “boll e pat ma, bravo ik” (VIDEO)

    Pamje ekskluzive nga rasti i rreshterit Lika: Kush kujt i tha “boll e pat ma, bravo ik” (VIDEO)

    Kanë kaluar 15 muaj prej nisjes së procesit gjyqësor ndaj Rejhan Belës për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, por rasti ende nuk ka marrë epilog.

    Gjykimi po zhvillohet në Departamentin për të Mitur të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku po shqyrtohet përgjegjësia e të akuzuarit Rejhan Bela.

    Sipas aktakuzës, Bela dyshohet se më 1 prill 2025 kishte shtënë katër herë në drejtim të rreshterit Lika, në hyrje të banesës së tij.

    Gazetarja e emisionit MAT në Klan Kosova, Blerta Ahmeti, ka siguruar rrëfimin e Belës, dëshmi e prova ekskluzive.

    Kush kujt i tha “boll e pat ma, bravo ik”, në natën kritike?

    Çfarë thotë i akuzuari për vrasje e çka avokati?

    Të gjitha detajet në linqet e mëposhtme.

  • exclusive view of the case of Sergeant Lika: Who told who it was? ( VIDEOS)

    KEach side passed 15 months since the launch of the trial process against Rayhan Bella for the murder of Kosovo Police Sergeant Muhamet Lika, but the case has not yet received epilogue.

    The trial is being carried out at the Department to bribe the Foundation Court in Ferizaj, where the responsibility of accused Rayhan Bella is under consideration.

    According to the indictment, Bella allegedly shot four times in front of Sergeant Lika on April 1, 2025.

    MATT’s show reporter in Klan Kosova, Blerta Ahmeti, has secured Bella’s confession, testimony and exclusive evidence.

    Who told who it was, God damn it, on the critical night?

    What does the accused say about murder and what kind of lawyer?

    All the details on the links below.

  • Politikani shqiptar në Gjermani, Balidemaj: Diaspora jo vetëm burim i remitancave, por edhe partner strategjik për zhvillimin profesional të Kosovës

    Politikani shqiptar në Gjermani, Balidemaj: Diaspora jo vetëm burim i remitancave, por edhe partner strategjik për zhvillimin profesional të Kosovës

    Remitencat janë një nga burimet kryesore në Kosovë, për mirëqenien e qytetarëve. Mirëpo, diaspora nuk duhet të vlerësohet vetëm për këtë gjë, pasi, është potencial më i madh, në zhvillimin e vendit.

    Kështu ka vlerësuar Deli Balidemaj, politikani shqiptar në Gjermani.

    Në një bisedë për Telegrafin, ai tha se për ta forcuar ndikimin e diasporës në vend, Qeveria e Kosovës duhet ta ketë një plan më specific, sidomos në lehtësim të investimeve, të mërgimtarëve në vendlindje.

    “Diaspora nuk duhet të shihet vetëm si burim i remitancave. Ajo përfaqëson një kapital të jashtëzakonshëm njerëzor, profesional dhe ekonomik, i cili mund të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin afatgjatë të Kosovës, e për këtë duhet një plan koncept nga Qeveria e Kosovës se cilët sektorë janë të rëndësisë së veçantë për investime dhe gjithashtu të ofrohen lehtësime për investime” theksoi ai.

    Po ashtu, Balidemaj theksoi edhe tri pika, se si duhet forcuar më shumë raportet mes Kosovës dhe shqiptarëve që jetojnë në Gjermani.

    “Së pari, Kosova duhet të investojë më shumë në diplomaci aktive dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me përfaqësuesit politikë gjermanë, jo vetëm në nivel federal në Berlin, por edhe në nivel të lëndeve dhe komunave. Gjermania është një shtet federal, ku landet kanë kompetenca dhe ndikim të rëndësishëm në shumë fusha. Pikërisht këtu shoh mundësi të mëdha për bashkëpunim, veçanërisht me Bavarinë.

    Së dyti, duhet të krijohen më shumë partneritete konkrete në ekonomi, arsim profesional, shkencë, teknologji dhe investime.

    Së treti, institucionet e Kosovës duhet të kenë një bashkëpunim më sistematik me diasporën shqiptare. Në Gjermani jetojnë shumë shqiptarë që janë aktivë në politikë, ekonomi, administratë, universitete dhe institucione të ndryshme. Ky potencial duhet të njihet dhe të shfrytëzohet më mirë. Shpesh krijohet përshtypja se diaspora kujtohet kryesisht gjatë zgjedhjeve ose kur flitet për remitancat. Kjo qasje duhet të ndryshojë. Diaspora duhet të jetë një partner i përhershëm i institucioneve të Kosovës, jo vetëm një mbështetëse financiare apo elektorale” ka përfunduar Balidemaj./Telegrafi/

  • Komisioni Evropian goditet nga një sulm i madh kibernetik, ende nuk dihet nëse janë vjedhur të dhëna

    Komisioni Evropian goditet nga një sulm i madh kibernetik, ende nuk dihet nëse janë vjedhur të dhëna

    Komisioni Evropian është përballur me një sulm të madh kibernetik që ka shënjestruar sistemet e brendshme të burimeve njerëzore. Ekspertët e sigurisë kibernetike të BE-së po vlerësojnë ende dëmet dhe nëse janë komprometuar të dhëna personale të ndjeshme të punonjësve.

    Për disa ditë, zyrtarët e Komisionit nuk kanë mundur të kenë qasje në platformën e brendshme Sysper, ku kontrollojnë pagat, kërkojnë pushime vjetore dhe mjekësore, dorëzojnë oraret e punës dhe regjistrohen për trajnime.

    Të enjten, Sysper ishte sërish funksional, ndërsa skema e sigurimit shëndetësor, e njohur si Joint Sickness Insurance Scheme (JSIS), vazhdonte të ishte jashtë funksionit, bëri të ditur një zyrtar për Euronews, në kushte anonimiteti.

    Përveç këtyre ndërprerjeve, shumica e nëpunësve civilë mezi e kanë vërejtur se sistemet ishin komprometuar. Ndërkohë, CERT-EU, shërbimi përgjegjës për sigurinë kibernetike të institucioneve të BE-së, po përpiqet të përcaktojë shkallën e dëmit.

    Çështja kryesore mbetet nëse sulmuesit, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, kanë arritur të kenë qasje në të dhënat e ruajtura në Sysper, JSIS dhe sistemet e tjera të burimeve njerëzore.

    Një depërtim i tillë zakonisht nuk do t’u mundësonte sulmuesve qasje në dokumentet e brendshme të Komisionit, pasi ato ruhen në një sistem të veçantë, transmeton Telegrafi.

    Megjithatë, platformat përmbajnë informacione personale të ndjeshme, përfshirë emrat e zyrtarëve, kategoritë e pagave, adresat e banimit dhe të dhënat e kontaktit. Një bazë e tillë të dhënash mund të përdoret për organizimin e fushatave shumë më të sofistikuara të sulmeve ndaj punonjësve individualë.

    Zyrtarët e BE-së ende nuk kanë marrë ndonjë njoftim zyrtar të brendshëm për incidentin, pasi institucionet janë duke vlerësuar shkallën e dëmit.

    Komisioni Evropian nuk është përballur për herë të parë me sulme të tilla. Në mars, infrastruktura e tij kompjuterike në cloud, ku janë të vendosura faqet e internetit Europa.eu, u komprometua, duke çuar në vjedhjen e rreth 91.7 gigabajt të dhënash, përfshirë informacione personale dhe përmbajtje të postës elektronike.

    Ndërsa në janar, një sulm kibernetik kishte shënjestruar infrastrukturën qendrore të Komisionit për pajisjet mobile, duke rrezikuar ekspozimin e emrave dhe numrave të telefonit të punonjësve./Telegrafi/

  • Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës, thotë se u keqpërdorën 2.2 milionë euro

    Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës, thotë se u keqpërdorën 2.2 milionë euro

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe bashkëpunëtorëve të tij në Komunën e Prishtinës, lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e 2.2 milionë eurove nga mjetet buxhetore.

    Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se këto keqpërdorime janë konstatuar edhe nga auditimi i Zyrës Kombëtare të Auditimit.

    Sipas tij, veprimet e dyshuara përfshijnë keqpërdorimin e detyrës zyrtare, falsifikimin e dokumentit zyrtar, mashtrimin dhe përdorimin e paautorizuar të pasurisë.

    Murati ka shpjeguar se Ministria e Financave kishte nënshkruar marrëveshje financiare me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për një kredi prej pesë milionë eurosh, të cilat i ishin vënë në dispozicion Komunës së Prishtinës për investime në renovimin dhe ngrohjen e shkollave, çerdheve dhe institucioneve të tjera publike.

    Megjithatë, sipas tij, rreth 44 për qind e këtyre mjeteve janë përdorur për pagesa të faturave që nuk kishin të bënin me projektin për të cilin ishte lidhur marrëveshja.

    “Shuma prej 2.2 milione eurove është ekzekutuar nëpërmjet 21 transaksioneve në kohë të ndryshme, pra nuk bëhet fjalë për ndonjë lëshim teknik apo gabim procedural, por me skemë keqpërdorimi të paramenduar. Disa prej projekteve në emër të të cilave janë bërë pagesa, as që kanë ekzistuar në buxhet”, ka shkruar Murati.

    Ai ka pretenduar se mënyra dhe numri i transaksioneve tregojnë se nuk bëhet fjalë për një gabim të rastësishëm.

    “Keqpërdorimi i 2.2 milionë eurove dhe fakti që kjo është bërë me paramendim në 21 transaksione të ndryshme, len të kuptohet që personat e përfshirë kanë qenë të bindur se janë të paprekshëm nga ligji”, ka deklaruar Murati.

    Në fund, ministri i Financave i ka bërë thirrje Prokurorisë që të ndërmarrë veprime sa më shpejt.

    “Ftoj prokurorinë që të veprojë shpejt e pa hezitim, sepse për çdo ditë që kalon, rritet rreziku që personat e dyshuar të vazhdojnë keqpërdorimet”, ka shkruar ai.

    Deri në publikimin e këtij lajmi, në materialin e ofruar nuk ka qëndrim nga Përparim Rama apo Komuna e Prishtinës lidhur me pretendimet e ministrit. /Telegrafi/