Category: Lajme

  • Haradinaj reacts after Serb visit to Peja and Decani: Who gave you permission?

    Former Alliance for the Future of Kosovo President Daut Haradinaj has reacted after a Serb group’s visit to Peja and Decani, criticising institutions for allowing this visit.

    Through a Facebook post, Haradinaj has raised questions about who has enabled you to enter and visit these two cities, including the slogan “Kosovo” is Serbia.

    Today, Kurti’s minister spoke of creating association, while today there has been invasion by winning Serbs in Belgrade with the slogan “Kosovo is Serbia,” Haradinaj wrote.

    He has asked who gave them permission to visit Peja and Decanin, linking this to earlier decisions for the Decani Monastery.

    Did he or she give you the land for the monastery at 24: 00 a.m.?

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Mushkolaj kritikon Qeverinë: Deri tani Kurti ka qeverisur vetëm me dy ministri

    Mushkolaj kritikon Qeverinë: Deri tani Kurti ka qeverisur vetëm me dy ministri

    Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar projektbuxhetin e prezantuar nga Qeveria e Kosovës, duke thënë se ai nuk reflekton premtimet dhe zotimet që kryeministri Albin Kurti ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

    Në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini, Mushkolaj ka thënë se qytetarët duhet të kërkojnë llogari për shpenzimin e parasë publike, veçanërisht për importin e energjisë elektrike, për të cilin Kosova ka shpenzuar qindra miliona euro edhe në vitet e fundit.

    Ai ka theksuar se duhet të ketë përgjigje se çfarë ka ndodhur me premtimet për sektorin energjetik dhe sektorët e tjerë.

    “Mos të harrojmë energjinë, se për energji, jo vetëm sivjet që pritet të harxhojmë qindra miliona, por edhe viteve të fundit kemi harxhuar qindra miliona për import. Kështu që ne duhet me ditë se ku po shkojnë paret tona. Se çka ka ndodhur me premtimet për sektorin energjetik, sikurse çka ka ndodhur me premtimet dhe zotimet për sektorët e tjerë”, ka deklaruar Mushkolaj.

    Sipas tij, projektbuxheti nuk i reflekton zotimet e Qeverisë as për vitin e ardhshëm dhe as në projeksionet për vitet 2028 dhe 2029.

    Mushkolaj ka vlerësuar se gjatë fushatës zgjedhore Kurti ka dhënë premtime të mëdha, të cilat, sipas tij, nuk janë përfshirë në planifikimet buxhetore.

    Ai ka kritikuar edhe mënyrën e qeverisjes së Kurtit, duke thënë se puna e tij në ekzekutiv është përqendruar kryesisht në dy ministri.

    “Nëse e shohim mënyrën se qysh është qeverisur deri tash, mendoj që kryeministri Kurti ka qeverisur vetëm me dy ministri, me ministrin Hekuran Murati, se i është dashur se qysh me i bërë paret me shpërnda pare te qytetarët. Dhe ka qeverisur me Xhelal Sveçlën, me idenë e veriut. Në sektorët e tjerë Albin Kurti nuk ka qeverisur”, ka thënë Mushkolaj.

    Burimi: Dukagjini

  • Mushkolaj criticises Government: So far Kurti has only run two ministries.

    Analyst Imer Mushkolaj has criticised the draft budget presented by the Kosovo government, saying it does not reflect promises and pledges Prime Minister Albin Kurti has made during the election campaign.

    On the Dabbat Plus TV show Dukaagjini, Mushkolaj has said that citizens should seek accounts for spending public money, especially on importing electricity, for which Kosovo has spent hundreds of millions of euros in recent years.

    He has stressed that there must be answers to what happened with promises about the energy sector and other sectors.

    Let us not forget energy, that for energy, not only this year, we are expected to spend hundreds of millions but also in recent years on imports. So we need days to figure out where our money is going. What has happened to energy sector promises, as has been done with promises and pledges for other sectors, Mushkolaj has declared.

    According to him, the draft budget does not reflect the Government’s pledges for the next year or projections for the years 2028 and 2029.

    Mushkolaj has estimated that during the election campaign Kurti has given big promises, which, according to him, are not included in budgetary planning.

    He has also criticised Kurt’s way of governing, saying his executive work has focused mainly on two ministries.

    If we look at the way it has been governed so far, I think Prime Minister Kurti has only run with two ministries, with Minister Iron Murati, that he has had to give money to the citizens. And he ruled with Jelal Svechla, with the idea of the north. In other sectors Albin Kurti has not governed, Mushkolaj has said.

    Source Layer: Dukeagini

  • Çfarë dihet deri më tani për lidhjen e Jensen Huangut me një grua të dyshuar si spiune kineze

    Çfarë dihet deri më tani për lidhjen e Jensen Huangut me një grua të dyshuar si spiune kineze

    Një nga figurat më të rëndësishme të industrisë së inteligjencës artificiale, drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, është përfshirë në një skandal pas raportimeve se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me një biznesmene kineze, për të cilën zyrtarët amerikanë të inteligjencës dyshonin se ishte spiune e Pekinit.

    Sipas një raportimi të The New York Times, autoritetet amerikane dyshonin se Alice Huang, e cila kishte pasur marrëdhënie të afërt me drejtuesin e Nvidia-s, ishte rekrutuar nga shërbimet kineze të inteligjencës.

    Të dielën, Jensen Huang pranoi se kishte qenë “i pabesë” ndaj bashkëshortes së tij dhe kërkoi falje për dhimbjen që u kishte shkaktuar asaj dhe fëmijëve të tyre, transmeton Telegrafi.

    Ndërkohë, Nvidia ka nisur një hetim të pavarur lidhur me raportimet. Kompania deklaroi se nuk beson që siguria kombëtare e SHBA-së është komprometuar dhe se Huang mbetet i përkushtuar për të vazhduar drejtimin e saj.

    Kush është Alice Huang dhe çfarë dihet për lidhjen?

    Sipas The New York Times, zyrtarët amerikanë dyshonin se Alice Huang ishte rekrutuar nga agjencia më e lartë e inteligjencës së Kinës për të spiunuar në favor të Pekinit. Vendndodhja e saj aktuale nuk dihet.

    Alice Huang, e cila nuk ka lidhje familjare me drejtuesin e Nvidia-s, ishte një nga drejtueset e kompanisë Megaspeed, me seli në Singapor, nga marsi deri në nëntor të vitit 2023.

    Kompania ishte dyshuar se kishte ndihmuar në devijimin e dërgesave të çipave Nvidia drejt Kinës. Megjithatë, Nvidia ka deklaruar se këto dyshime ishin hetuar dhe hedhur poshtë.

    BBC raporton se Megaspeed po hetohet nga autoritetet e Singaporit lidhur me pretendimet e mëparshme se kishte anashkaluar sanksionet amerikane për eksportin e çipave më të avancuar të Nvidia-s.

    Kompania i kishte thënë The New York Times se drejtuesit aktualë i merrnin seriozisht akuzat dhe kishin angazhuar këshilltarë të jashtëm ligjorë për të kryer një hetim të brendshëm.

    Sipas raportimit, përgjimet kishin zbuluar komunikime mes Alice Huangut dhe një shtetasi amerikan, identiteti i të cilit u zbulua më vonë përmes një procesi të njohur si “unmasking”. Personi në fjalë ishte Jensen Huang.

    Megjithatë, ende nuk dihet nëse Alice Huang kishte mbledhur ndonjë informacion sekret dhe nëse ia kishte përcjellë atë autoriteteve kineze. Ajo, e cila njihet edhe me emrin Huang Le, nuk iu përgjigj kërkesës së gazetës për koment.

    Kur BBC e pyeti Nvidia-n nëse kishte qenë në dijeni të shqetësimeve të inteligjencës amerikane, kompania tha se nuk kishte pasur informacion të tillë.

    “Ne besojmë se, nëse do të ishim objektiv i një kërcënimi real, qeveria amerikane do të na kishte njoftuar”, deklaroi një zëdhënës i Nvidia-s.

    Kina, ndërkaq, i ka mohuar akuzat për spiunazh. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, i cilësoi ato si të pabazuara, spekulative dhe të orientuara drejt njollosjes së Kinës.

    The New York Times raportoi në fund të tetorit se presidenti amerikan, Donald Trump, ishte informuar vitin e kaluar për dyshimet e inteligjencës lidhur me aktivitetin e Alice Huangut.

    I pyetur të dielën nëse i vinte keq që nuk kishte vepruar mbi bazën e këtyre informacioneve, Trump u përgjigj negativisht, duke e cilësuar Jensen Huangun si një person të nderuar.

    Edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, refuzoi të komentonte rastin. Sipas gazetës, Rubio kishte mbikëqyrur hartimin e një memorandumi pranverën e kaluar, i cili paralajmëronte administratën Trump për marrëdhënien e Huangut me biznesmenen kineze.

    Pse ka rëndësi ky rast?

    Skandali ka ngritur shqetësime për sigurinë kombëtare amerikane, pasi Nvidia është një prej kompanive kryesore në garën teknologjike mes SHBA-së dhe Kinës për dominimin e inteligjencës artificiale.

    Trump ka deklaruar se “kushdo që fiton garën e inteligjencës artificiale, fiton gjithçka”. Shqetësimi në Uashington është se epërsia e Kinës në këtë fushë mund të forcojë ndjeshëm kapacitetet e saj ushtarake dhe të mbikëqyrjes.

    Avantazhi amerikan mbështetet në një masë të madhe te kompani si Nvidia, e cila bashkëpunon me prodhues si Taiwan Semiconductor Manufacturing Company (TSMC). Kjo e fundit prodhon më shumë se 90 për qind të çipave më të avancuar në botë.

    Që nga viti 2022, SHBA-ja ka vendosur një sërë kufizimesh për eksportin e teknologjisë së avancuar drejt Kinës, me qëllim ruajtjen e epërsisë amerikane dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

    Si pasojë, Nvidia është përjashtuar kryesisht nga një prej tregjeve më fitimprurëse në botë. Huang kishte deklaruar më parë se pjesa e kompanisë në tregun kinez kishte rënë nga rreth 95 për qind në pothuajse zero.

    Ai kishte zhvilluar vazhdimisht kontakte mes Uashingtonit dhe Pekinit, duke kërkuar një mënyrë të miratuar nga autoritetet amerikane për rikthimin e kompanisë në tregun kinez.

    Zbulimet e fundit mund të shpjegojnë edhe pse Huang nuk ka arritur të sigurojë miratimin e administratës Trump për shitjen në Kinë të pothuajse të gjithë çipave të Nvidia-s, me përjashtim të modeleve më të avancuara.

    Kush është Jensen Huang?

    I lindur në Tajvan në vitin 1963, Jensen Huang ishte nëntë vjeç kur familja e tij u zhvendos në bregun perëndimor të SHBA-së.

    Ai studioi inxhinieri elektrike në Universitetin Shtetëror të Oregonit, ndërsa më vonë mori edhe diplomën master në të njëjtën fushë në Universitetin Stanford.

    Pas përfundimit të studimeve, punoi në kompaninë amerikane të çipave AMD, përpara se në vitin 1993 të bashkëthemelonte Nvidia-n.

    I njohur në Tajvan si “Daddy Huang” dhe i cilësuar dikur si “Taylor Swift i teknologjisë”, ai ka reputacionin e një drejtuesi të përkushtuar ndaj punës dhe perfeksionistit, me standarde shumë të larta për punonjësit.

    Pasuria e tij vlerësohet në rreth 155 miliardë dollarë, sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg.

    Stephen Witt, autor i biografisë së tij Thinking Machine, e ka krahasuar Huangun me Steve Jobsin, duke e cilësuar si një vizionar të teknologjisë që ka ndihmuar në krijimin e infrastrukturës harduerike mbi të cilën mbështetet inteligjenca artificiale sot.

    Huang ka gjithashtu marrëdhënie të afërt me presidentin Trump. Në samitin e fundit për inteligjencën artificiale në Shtëpinë e Bardhë, ku morën pjesë 42 drejtues të kompanive teknologjike, Trump u shfaq i shoqëruar nga Elon Musk dhe Jensen Huang.

    Megjithatë, presidenti deklaroi se nuk kishte folur me drejtuesin e Nvidia-s që nga publikimi i lajmit për hetimin.

    “E di vetëm se është një person i mirë, por kurrë nuk i dihet se çfarë po ndodh”, tha Trump, duke shtuar se Huang kishte bërë një punë të jashtëzakonshme për vendin.

    Sa e rëndësishme është Nvidia?

    E themeluar në vitin 1993 nga Jensen Huang dhe dy inxhinierët elektrikë Chris Malachowsky dhe Curtis Priem, Nvidia fillimisht u bë e njohur për prodhimin e çipave grafikë, veçanërisht për videolojërat.

    Me kalimin e kohës, kompania e zhvendosi fokusin drejt inteligjencës artificiale, ku sot zë një pozitë dominuese.

    Huang ka marrë disa vendime të rrezikshme për të ardhmen e kompanisë dhe kishte investuar në teknologjinë e inteligjencës artificiale shumë kohë përpara se ajo të bëhej një industri globale.

    Sipas Stephen Wittit, Nvidia kishte ndërtuar infrastrukturë për inteligjencën artificiale në një kohë kur pothuajse nuk ekzistonin klientë për këtë teknologji. Ai përmendi edhe bashkëpunimin e hershëm me OpenAI-n, të cilës Huang i kishte dhuruar pajisje kur organizata kishte vetëm rreth 30 punonjës.

    Sot, pothuajse të gjitha kompanitë e mëdha që zhvillojnë mjete dhe infrastrukturë të inteligjencës artificiale, përfshirë Amazon, Meta, Google dhe Microsoft, përdorin çipat e Nvidia-s.

    Vlera e kompanisë aktualisht vlerësohet në rreth 4.5 trilionë dollarë, duke e renditur ndër më të vlefshmet në histori.

    Pavarësisht skandalit, bordi drejtues i Nvidia-s nuk ka dhënë shenja se po shqyrton largimin e Huangut. Në një deklaratë të dielën, bordi tha se kishte besim te ai dhe ekipi i tij drejtues.

    Burime të cituara nga BBC vlerësojnë se largimi i tij është pak i mundshëm, duke pasur parasysh interesat e mëdha financiare që lidhen me drejtimin e kompanisë.

    Nvidia nuk ka një plan publik për pasardhësin e Huangut, i cili është 63 vjeç dhe ka thënë se shpreson ta drejtojë kompaninë edhe për dekada të tjera. Sipas Bloomberg, ai ka krijuar rreth vetes një strukturë joformale udhëheqjeje, ndryshe nga hierarkia tradicionale e kompanive.

    Edhe fëmijët e tij, Spencer dhe Madison, si dhe dhëndri Nico Caprez, punojnë në pozita të larta në Nvidia.

    Kush është bashkëshortja e Jensen Huangut?

    Jensen Huang u njoh me bashkëshorten e tij, Lori Mills, në Universitetin Shtetëror të Oregonit, në fillim të viteve 1980, kur të dy studionin inxhinieri elektrike dhe ishin partnerë në laborator.

    Ata u martuan në vitin 1985, rreth tetë vjet përpara themelimit të Nvidia-s, dhe kanë dy fëmijë, Madison dhe Spencer.

    Në vitin 2007, çifti themeloi fondacionin “Jen-Hsun and Lori Huang Foundation”. Pasuria e këtij fondacioni është rritur ndjeshëm vitet e fundit, kryesisht falë rritjes së vlerës së aksioneve të Nvidia-s, dhe vlerësohet të ketë kaluar nëntë miliardë dollarë.

    Fondacioni ka dhuruar dhjetëra miliona dollarë për programe të inxhinierisë në Universitetin Shtetëror të Oregonit dhe në Universitetin Stanford.

    Stephen Witt ka thënë se Huang ka bërë përpjekje të mëdha për t’u paraqitur si një njeri i përkushtuar ndaj familjes, duke theksuar se ai shpesh e ka lavdëruar bashkëshorten e tij dhe ka folur për të me admirim.

    Sipas tij, pasojat e këtij skandali mund të jenë veçanërisht të rënda për imazhin e Huangut, pikërisht për shkak të rëndësisë që ai i ka dhënë vazhdimisht familjes dhe mënyrës se si e ka paraqitur jetën e tij private në publik. /Telegrafi/

  • “Dardanët” nisin përgatitjet për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve

    “Dardanët” nisin përgatitjet për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve

    “Dardanët” nisin përgatitjet për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve

    Kombëtarja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

    “Dardanët” janë grumbulluar në mëngjes, ndërsa pasdite kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Kampin Nacional në Hajvali.

    Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, në stërvitje kanë marrë pjesë 15 futbollistë, derisa pjesa tjetër e ekipit ka qëndruar në palestrën e hotelit për rigjenerim.

    FFK-ja ka bërë të ditur se atmosfera në kamp është shumë e mirë dhe se futbollistët po punojnë me përkushtim për dy sfidat e radhës.

    Ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë të shtunën ndaj Izraelit, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 15:00.

    Tri ditë më vonë, më 17 nëntor, “Dardanët” do të udhëtojnë për t’u përballur me Irlandën, në ndeshjen e fundit të Grupit 3 të Ligës B.

    Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Kosova ka pesë pikë dhe renditet në pozitën e dytë, aq sa ka edhe Irlanda në vendin e tretë. Austria kryeson grupin me tetë pikë, ndërsa Izraeli ka dy pikë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Therdians start preparations for the last two matches in the League of Nations

    Kosovo’s national has today started preparations for the last two games of group phase in the League of Nations.

    Therdians gathered in the morning, and in the afternoon they held their first training at Camp Nacional in Hyvali.

    According to the Kosovo Football Federation report, 15 football players participated in the exercise, while the rest of the team stayed in the hotel gym for regeneration.

    The NFF has announced that the atmosphere in the camp is very good and that footballers are working hard on the next two challenges.

    The first match Kosovo will hold on Saturday to Israel at the Faldil Vokryı stadium, beginning at 1500.

    Three days later, on November 17th, therdians will travel to face Ireland in the last match of League Group 3.

    After four events, Kosovo has five points and ranks second, as many as Ireland has in third place. Austria leads the group with eight points, while Israel has two points.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Grabiti 60 mijë euro në bankë, 50-vjeçari arratiset me monopatinë elektrike

    Grabiti 60 mijë euro në bankë, 50-vjeçari arratiset me monopatinë elektrike

    Grabiti 60 mijë euro në bankë, 50-vjeçari arratiset me monopatinë elektrike

    Një grabitje e armatosur e një banke në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë ka përfunduar me marrjen e rreth 60 mijë eurove, ndërsa i dyshuari për këtë vepër është 50-vjeçari Robert Duka nga Vlora.

    Ngjarja ndodhi më 2 nëntor, rreth orës 10:45, kur Duka dyshohet se hyri në ambientet e bankës i maskuar, i veshur me rroba të errëta dhe i armatosur.

    Fillimisht, ai kërcënoi punonjësin e sigurisë, ndërsa më pas iu drejtua arkëtares, së cilës, nën kërcënimin e armës, i kërkoi t’i dorëzonte paratë.

    Pasi mori rreth 60 mijë euro, i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes me një monopatinë elektrike, duke zgjedhur një mënyrë të pazakontë arratisjeje.

    Pas grabitjes, policia ngriti pika kontrolli dhe nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili arriti të largohej pa u kapur në vendngjarje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • He robbed 60 thousand euros in bank, 50-year-old escaped with electrical monopathy

    An armed bank robbery in the Paris municipality area of Tirana has ended with the takeover of about 60 thousand euros, while the suspect for the job is 50-year-old Robert Duka of Vlora.

    The event occurred on November 2nd, about 10:45, when Duka allegedly entered the premises of the masked bank, dressed in dark, armed clothes.

    Initially, he threatened the security worker, while then he turned to the cashier, who, under gun threat, asked him to hand over the money.

    After receiving about 600,000 euros, the suspect fled the scene with an electrical monopathy, choosing an unusual way of escape.

    After the robbery, police set up checkpoints and launched investigations into the author’s identification and capture, which managed to escape without being caught at the scene.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Hapet GoFundMe për 17-vjeçarin që preku zemrat e shqiptarëve, nga mjerimi te gjoba për protestën

    Hapet GoFundMe për 17-vjeçarin që preku zemrat e shqiptarëve, nga mjerimi te gjoba për protestën

    Hapet GoFundMe për 17-vjeçarin që preku zemrat e shqiptarëve, nga mjerimi te gjoba për protestën

    Një histori e dhimbshme sociale është kjo e 17-vjeçarit Erind Goçlari, i cili është gjobitur me 5 milionë lekë nga shteti shqiptar pas pjesëmarrjes në protestën që vijon prej 163 ditësh, ku qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

    Gazetari Osman Stafa ka sjellë në vëmendje kushtet e vështira ekonomike në të cilat jeton i riu. Erindi ka humbur nënën nga kanceri dhe jeton së bashku me babanë, motrën dhe vëllanë në një banesë ku mungojnë kushtet më elementare. Motra dhe vëllai kanë nevojë për mbështetje dhe shërbime nga shteti, ndërsa vetëm motra përfiton një pagesë KEMP-i, e cila, sipas tij, nuk mbulon nevojat e saj.

    Gjatë intervistës, 17-vjeçari tregoi se familja është përballur edhe me ndërprerjen e energjisë elektrike dhe vështirësi të tjera financiare. Pas publikimit të historisë së tij në News24, ai deklaroi se ishte gjobitur sërish me 50 mijë lekë të vjetra.

    Pavarësisht varfërisë dhe vështirësive që përjeton çdo ditë, Erindi shprehet i vendosur të mos heqë dorë nga protestat. Me flamurin kuqezi në dhomën e tij dhe me dëshirën për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri, ai thotë se do të vazhdojë të protestojë për veten, familjen dhe vendin e tij.

    Burimi: Insajderi

  • ​OVL-UÇK me kritika të ashpra ndaj Speciales: 240 konferenca nuk garantojnë drejtësi

    ​OVL-UÇK me kritika të ashpra ndaj Speciales: 240 konferenca nuk garantojnë drejtësi

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar pas njoftimit të Gjykatës Speciale për organizimin e 240 konferencave për media, duke kritikuar transparencën e saj dhe duke kërkuar drejtësi të paanshme, transparencë në proceset gjyqësore dhe respektim të të drejtave themelore të njeriut.

    Në reagimin e saj, OVL-UÇK ka drejtuar kritika ndaj kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

    “Znj. Trendafilova, ju dhe Gjykata Speciale që udhëheqni, jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare!”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

    Sipas OVL-UÇK-së, organizimi i konferencave për media nuk është i mjaftueshëm për të garantuar transparencën dhe drejtësinë në proceset gjyqësore.

    “Gjykata Speciale mund të ketë organizuar 240 konferenca për media, por qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për 240 konferenca për ta kuptuar drejtësinë. Ata kanë nevojë për drejtësi të paanshme, transparencë në proces dhe respektim të të drejtave themelore të njeriut. Komunikimi transparent nuk mund të shërbejë si mbulesë për shkeljet e mundshme në proceset gjyqësore”, thuhet në reagimin e organizatës.

    OVL-UÇK ka ngritur gjithashtu pyetje lidhur me transparencën e Gjykatës Speciale për pretendimet dhe shqetësimet e mbrojtjes, kushtet e paraburgimit dhe të drejtat e të akuzuarve.

    “A ka qenë po aq transparente edhe për pretendimet dhe shqetësimet e mbrojtjes, për ankesat lidhur me kushtet e paraburgimit dhe për pretendimet për shkelje të të drejtave të të akuzuarve?”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.