Category: Lajme

  • Mbi 1.5 milion euro për restaurimin e xhamisë Mulla Vesel Guta në Ferizaj

    Mbi 1.5 milion euro për restaurimin e xhamisë Mulla Vesel Guta në Ferizaj

    Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në xhaminë Mulla Vesel Guta në Ferizaj, projekt ky në vlerë prej 1.5 milion eurosh.

    Sipas ministres Bogujevci, projekti po realizohet në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës, me synim ruajtjen e vlerave historike dhe shpirtërore të kësaj xhamie.

    “Projekti, në vlerë prej 1.5 milion eurosh, po realizohet në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës, me synim ruajtjen e vlerave historike dhe shpirtërore të kësaj xhamie dhe kthimin e saj në funksion të komunitetit”, ka shkruar Bogujevci në Facebook.

  • Trump vë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të mesmandatit, ndonëse më herët kishte pranuar rezultatet

    Trump vë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të mesmandatit, ndonëse më herët kishte pranuar rezultatet

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit, në të cilat republikanët pësuan humbje të thella, vetëm pak ditë pasi kishte deklaruar se do ta pranonte rezultatin e votimit.

    “A beson vërtet dikush se këto ‘zgjedhje’ ishin të ndershme? Si është e mundur që sondazhet të kenë gabuar kaq shumë?”, shkroi Trump të hënën në platformën e tij Truth Social.

    Deklarata e tij duket se bie ndesh me atë që kishte thënë në natën e zgjedhjeve për gazetën The New York Times, kur ishte shprehur se ishte “plotësisht i gatshëm” ta pranonte rezultatin.

    Në zgjedhjet e javës së kaluar, demokratët rimorën kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan. Ndërkohë, zyrtarët shtetërorë dhe lokalë në mbarë vendin raportuan se procesi zgjedhor kishte kaluar kryesisht pa probleme.

    Në postimin e tij, Trump ngriti pretendime të paqarta lidhur me sondazhet, grumbullimet e votave dhe makineritë e votimit, por nuk paraqiti prova konkrete për të mbështetur dyshimet e tij apo për të sqaruar nëse po aludonte për gabime ose parregullsi të qëllimshme.

    Sipas Charles Stewart III, politolog në Institutin e Teknologjisë të Massachusettsit (MIT), raportimi i rezultateve gjatë natës së zgjedhjeve u zhvillua sipas modeleve të zakonshme.

    “Ne pamë në mbarë vendin modelet standarde të raportimit të votave që zakonisht shohim”, deklaroi ai, transmeton Telegrafi.

    Stewart shpjegoi se në disa shtete, si Florida dhe Georgia, rezultatet fillestare publikohen më shpejt, pasi votat e hedhura paraprakisht dhe ato me postë përpunohen përpara ditës së zgjedhjeve.

    Trump ka vënë në pikëpyetje edhe më parë integritetin e zgjedhjeve në të cilat ka humbur, ndonëse këtë herë emri i tij nuk ishte në fletëvotim.

    “Do të kishim fituar lehtësisht nëse unë do të isha në fletëvotim”, tha ai për CBS News, partnerin amerikan të BBC-së, pasi u konfirmua humbja e republikanëve në të dy dhomat e Kongresit.

    Në prag të zgjedhjeve, disa sondazhe të realizuara nga kompani dhe media të ndryshme kishin parashikuar se republikanët mund të humbnin vende si në Senat, ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

    Sipas rezultateve të deritanishme, demokratët kanë siguruar 54 vende në Senat dhe 254 në Dhomën e Përfaqësuesve, duke krijuar shumicë në të dy institucionet, megjithëse numërimi vazhdon në disa gara të rëndësishme.

    Mes garave që ende nuk janë shpallur përfundimtare janë edhe ato për Senatin në Alaska dhe Mississippi.

    Ruth Greenwood, drejtoreshë e Klinikës për të Drejtën Zgjedhore në Fakultetin Juridik të Harvardit, tha se disa shteteve u nevojitet më shumë kohë për të përfunduar numërimin.

    “Ligjet shtetërore dhe rrethanat praktike bëjnë që disa shteteve thjesht t’u duhet më shumë kohë për të numëruar votat. Kjo nuk do të thotë se po ndodh diçka e dyshimtë. Duhet t’u besojmë zyrtarëve lokalë të zgjedhjeve që të numërojnë çdo votë dhe të publikojnë rezultatet kur të përfundojnë”, deklaroi ajo.

    Rezultati i përgjithshëm ishte bërë i qartë që në natën e zgjedhjeve. Në atë kohë, Trump i kishte thënë The New York Times se do të priste të bashkëpunonte me demokratët, duke shtuar se “me gjasë do të gjenim një marrëveshje”.

    Presidenti amerikan ka dhënë edhe shpjegimet e tij për humbjen e republikanëve, duke pranuar në një intervistë për Fox News se lufta me Iranin kishte ndikuar në rezultatin zgjedhor.

    “Njerëzit pajtohen me atë që po bëj në Iran, por ndoshta nuk ishin të gatshëm të përballonin pasojat afatshkurtra të pagimit të më shumë parave për benzinë. Këtë e kuptoj”, tha Trump.

    Edhe nënpresidenti JD Vance ka fajësuar luftën me Iranin, e cila filloi në shkurt dhe shkaktoi ndërprerje të mëdha në furnizimin global me naftë dhe gaz, duke çuar në rritjen e çmimeve.

    Gjatë fushatës për zgjedhjet e mesmandatit, Trump kishte bërë vazhdimisht pretendime për mashtrime të përhapura në procesin zgjedhor, pavarësisht se raste të tilla janë të rralla. /Telegrafi/

    Ai dhe aleatët e tij kishin pretenduar për muaj të tërë se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, të cilat i humbi ndaj ish-presidentit Joe Biden, ishin manipuluar kundër tij. Avokatët dhe mbështetësit e Trumpit u përpoqën për javë të tëra t’i kundërshtonin rezultatet në gjykata, por pretendimet e tyre u rrëzuan vazhdimisht.

    Ndërkohë, Departamenti i Drejtësisë gjatë administratës së tij ka ndërmarrë përpjekje të paprecedenta për të zgjeruar kontrollin federal mbi proceset zgjedhore, ndonëse Kushtetuta ua delegon kryesisht këtë përgjegjësi shteteve.

    Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të fundit, departamenti ngriti padi të diskutueshme në gjykatat federale, duke kundërshtuar numërimin dhe certifikimin e votave në shtete si California dhe Alaska. Megjithatë, gjykatësit vendosën kundër administratës në pothuajse të gjitha rastet.

    Ekspertët e së drejtës zgjedhore, zyrtarët shtetërorë dhe institucionet lokale të zgjedhjeve i thanë BBC-së se kishin kaluar muaj duke u përgatitur për mundësinë që Shtëpia e Bardhë ose grupet skeptike ndaj zgjedhjeve të vinin në dyshim legjitimitetin e votimit.

    Pavarësisht vëmendjes së madhe ndaj çështjes së integritetit zgjedhor, zyrtarët kryesorë shtetërorë dhe lokalë kanë raportuar se procesi i zgjedhjeve të mesmandatit të vitit 2026 ka qenë kryesisht i qetë.

    Moti ekstrem detyroi mbylljen e disa qendrave të votimit, ndërsa në disa zona u raportuan probleme administrative dhe teknike që shkaktuan vonesa në proces.

  • Pse është e rëndësishme të mos i injoroni macet tuaja ose t'u bërtisni atyre

    Pse është e rëndësishme të mos i injoroni macet tuaja ose t’u bërtisni atyre

    Macet nuk përjetojnë emocione si njerëzit, por ato ndiejnë frikë, ankth dhe kënaqësi.

    Kjo është arsyeja pse pronarët mund t’i lëndojnë ato edhe kur nuk e kanë me qëllim, më shpesh duke i injoruar, duke bërtitur dhe duke i përkëdhelur kur janë të ngopura.

    Macet kërkojnë vëmendje në mënyrën e tyre: ato fërkohen me këmbët e tyre, mjaullinë ose ulen pranë pronarëve të tyre.

    Macja

    Emily Slaven shpjegoi se kjo nuk është rastësi.

    “Kur një mace ju afrohet ngadalë, ulet pranë jush ose ju prek këmbën, kjo do të thotë ‘Unë ju besoj’. Kur nuk e shikoni, nuk thoni asgjë dhe nuk reagoni, kjo e ndikon atë. Për macen, ajo heshtje duket sikur është e padukshme”, tha Slaven.

    Nëse nuk marrin vëmendjen që duan, macet përfundimisht mund të ndalojnë së kërkuari atë krejtësisht.

    Macet nuk ndihen fajtore si njerëzit dhe nuk mendojnë nëse e kanë gërvishtur divanin apo kanë rrëzuar diçka nga tavolina.

    Të bërtiturat dhe qortimet nuk do ta ndryshojnë sjelljen e tyre, por vetëm do t’i trembin.

    “Ndëshkimi fizik, siç është spërkatja e një maceje me ujë nga një shishe ose të bërtiturat, mund të shkaktojë frikë tek një mace dhe ta bëjë atë t’ju shmangë”, tha veterineri Hannah Hart për PetMD.

    Macet e tregojnë qartë kur janë ngopur me prekjet: ato tundin bishtin majtas dhe djathtas dhe sytë e tyre mund të errësohen.

    Nëse pronari nuk e respekton këtë dhe vazhdon ta përkëdhelë ose ta marrë në krahë, macja ndihet e kërcënuar në vend që të jetë e sigurt. /Telegrafi/

  • Kushtetuesja rrëzon kërkesën për shfuqizimin e dekreteve për ministren virtuale

    Kushtetuesja rrëzon kërkesën për shfuqizimin e dekreteve për ministren virtuale

    Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka publikuar sot vendimin përfundimtar lidhur me kërkesën e 39 deputetëve të Kuvendit për shfuqizimin e dispozitave të dy dekreteve të Presidentit që lidhen me ministren virtuale të inteligjencës artificiale, Diella. Gjykata ka vendosur rrëzimin e kërkesës.

    Sipas ATSH-së, vendimi është marrë më 8 tetor 2026 dhe është shpallur më 9 nëntor 2026.

    Në arsyetimin e saj, Gjykata Kushtetuese vlerëson se dispozitat e kundërshtuara kanë efekt juridik individual ndaj Kryeministrit, por nuk krijojnë në mënyrë autonome kompetenca apo struktura të reja dhe nuk kanë karakter normativ. Për këtë arsye, ato nuk mund t’i nënshtrohen kontrollit abstrakt të kushtetutshmërisë.

    “Ministri virtual është një program i inteligjencës artificiale i organizuar në mënyrë jofrymore, i cili nuk përfaqëson në vetvete një person fizik real me zotësi juridike dhe zotësi për të vepruar në mënyrë të pavarur, e për rrjedhojë nuk ka të drejta të mëvetshme që e bëjnë atë një subjekt të pavarur në qarkullimin civil dhe administrativ. Si i tillë, në rastin e tij nuk zbatohen kriteret kushtetuese dhe ligjore dhe rregullat që kanë të bëjnë me zgjedhshmërinë, me papajtueshmërinë e funksionit ose me verifikimin e zgjedhjes së tij”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

    Gjykata ka vlerësuar gjithashtu se Diella është një platformë e inteligjencës artificiale, e përdorur si instrument për përpunimin e të dhënave në procedurat e prokurimeve publike dhe tenderimeve, dhe jo një funksionar kushtetues apo ministri në kuptimin juridik.

    “Gjithashtu, ai nuk gëzon karakteristikat ose tiparet e ‘ministrisë’ si person juridik të lidhura me pasjen e një strukture organizative, të pavarësisë pasurore dhe të përgjegjësisë së pavarur juridike dhe institucionale për veprimet që kryen dhe aktet që nxjerr nën drejtimin dhe autoritetin e ministrit virtual Diella, që nuk gëzon as cilësinë individuale si person fizik”, thuhet më tej në vendim.

    Sipas ATSH-së, kërkesa është rrëzuar me shumicë votash, ndërsa gjyqtarët Marsida Xhaferllari dhe Asim Vokshi kanë dalë në pakicë, duke argumentuar se dispozitat duhej të shfuqizoheshin si të papajtueshme me Kushtetutën.

     

    Burimi: RTKLive

  • Constitutional Dismiss call for abolishing decrees for virtual minister

    Albania’s Constitutional Court has today published the final ruling regarding the demand of 39 Parliament deputies for abolishing the provisions of the president’s two decrees related to virtual artificial intelligence minister Diella. The court has decided to drop demand.

    According to the ATSH, the decision was made on October 8, 2026, and was announced on November 9, 2026.

    In its reasoning, the Constitutional Court estimates that the rejected provisions have an individual legal effect on the prime minister, but do not provide autonomous competencies or new structures and have no normative character. For this reason, they cannot undergo abstract control of constitutionality.

    The virtual minister is an unspiritually organized artificial intelligence program that does not in itself represent a real physical person with law skills and the ability to act independently, and therefore there are no further rights that make him an independent subject in civil and administrative circulation. As such, in his case the constitutional and legal criteria and regulations relating to eligibility, the incompatibility of the post, or the verification of his election, are said to be in the Constitutional Court’s decision.

    The court has also estimated that Sunday is an artificial intelligence platform used as an instrument for processing data in public procurement procedures and tenders, rather than a constitutional official or minister in the judicial sense.

    Also, he does not enjoy the characteristics or traits of the minister as a legal person linked to having a organisational structure, rich independence and independent judicial and institutional responsibility for the actions he commits, and acts that come under the direction and authority of the virtual Minister Diella, who does not enjoy the individual quality as a physical person, is further said in decision.

    According to the ATSH, the motion has been knocked down by majority of votes, while judges Marsida Xhaferlarri and Asim Vokshi have come into the minority, arguing the provisions should be abolished as incompatible with the Constitution.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Aksion kundër taksive ilegale, Inspektorati dhe Policia shqiptojnë gjoba dhe japin vërejtje

    Aksion kundër taksive ilegale, Inspektorati dhe Policia shqiptojnë gjoba dhe japin vërejtje

    Aksion kundër taksive ilegale, Inspektorati dhe Policia shqiptojnë gjoba dhe japin vërejtje

    Drejtoria për Inspektime, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar kontrolle në terren ndaj transportit ilegal të udhëtarëve në Fushë Kosovë.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë për Inspektime, gjatë kontrolleve janë identifikuar shkelës, ndaj të cilëve janë shqiptuar gjoba dhe janë dhënë vërejtje.

    Nga kjo drejtori kanë bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të parandalimit të transportit ilegal dhe zbatimit të ligjit në transportin publik.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Act against illegal taxis, Inspectorate, and Police Pronounce fines and give remarks

    The Directorate for Inspectation, in co-operation with the Kosovo Police, has conducted checks on the ground against illegal transportation of travellers to Fushe Kosovo.

    According to the Directorate for Inspection’s announcement, offenders have been identified during the raids, against whom fines have been pronounced and remarks have been given.

    This director has made it known that the checks will continue in the coming days, with the aim of preventing illegal transport and law enforcement in public transportation.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rama takohet me Macronin në Pallatin Elysee, në prag të Forumit të Paqes

    Rama takohet me Macronin në Pallatin Elysee, në prag të Forumit të Paqes

    Rama takohet me Macronin në Pallatin Elysee, në prag të Forumit të Paqes

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee në Paris.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se me Macronin ka diskutuar për tema me interes të përbashkët.

    Takimi është zhvilluar në prag të Forumit të Paqes, i cili mbahet nesër në Francë./Klankosova.tv

  • Rama meets with Macrone at Elysee Palace, on the eve of the Peace Forum

    KAlbania’s political minister, Edi Rama, has met with France’s president, Emmanuel Macron, at the Elysee Palace in Paris.

    The news has revealed Rama himself through a post on social networks, where he has announced that he has discussed topics of common interest with Macroni.

    The meeting is held on the eve of the Peace Forum, which is held tomorrow in France. /Klankosova. tv

  • Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, ky është emri që merr drejtimin e Portit të Durrësit

    Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, ky është emri që merr drejtimin e Portit të Durrësit

    Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, ky është emri që merr drejtimin e Portit të Durrësit

    Liburn Aliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Autoritetit Portual Durrës.

    Siç raporton Top Channel, dorëheqja erdhi menjëherë pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama për largim të drejtorëve rajonalë nga postet e tyre. Në vend të tij ditën e sotme është emëruar Andrea Shllaku, i cili  ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës.

    Gjatë periudhës së tranzicionit, pas dorëheqjes së Liburnit dhe deri në emërimin e tij, Shllaku qe i komanduar në këtë detyrë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali