Category: Lajme

  • Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, ky është emri që merr drejtimin e Portit të Durrësit

    Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, ky është emri që merr drejtimin e Portit të Durrësit

    Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, ky është emri që merr drejtimin e Portit të Durrësit

    Liburn Aliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Autoritetit Portual Durrës.

    Siç raporton Top Channel, dorëheqja erdhi menjëherë pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama për largim të drejtorëve rajonalë nga postet e tyre. Në vend të tij ditën e sotme është emëruar Andrea Shllaku, i cili  ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës.

    Gjatë periudhës së tranzicionit, pas dorëheqjes së Liburnit dhe deri në emërimin e tij, Shllaku qe i komanduar në këtë detyrë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • OVL-UÇK kritikon Gjykatën Speciale: 240 konferenca nuk garantojnë drejtësi

    OVL-UÇK kritikon Gjykatën Speciale: 240 konferenca nuk garantojnë drejtësi

    Në reagimin e saj, OVL-UÇK ka drejtuar kritika ndaj kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

    “Znj. Trendafilova, ju dhe Gjykata Speciale që udhëheqni, jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare!”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

    Sipas OVL-UÇK-së, organizimi i konferencave për media nuk është i mjaftueshëm për të garantuar transparencën dhe drejtësinë në proceset gjyqësore.

    “Gjykata Speciale mund të ketë organizuar 240 konferenca për media, por qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për 240 konferenca për ta kuptuar drejtësinë. Ata kanë nevojë për drejtësi të paanshme, transparencë në proces dhe respektim të të drejtave themelore të njeriut. Komunikimi transparent nuk mund të shërbejë si mbulesë për shkeljet e mundshme në proceset gjyqësore”, thuhet në reagimin e organizatës.

    OVL-UÇK ka ngritur gjithashtu pyetje lidhur me transparencën e Gjykatës Speciale për pretendimet dhe shqetësimet e mbrojtjes, kushtet e paraburgimit dhe të drejtat e të akuzuarve.

    “A ka qenë po aq transparente edhe për pretendimet dhe shqetësimet e mbrojtjes, për ankesat lidhur me kushtet e paraburgimit dhe për pretendimet për shkelje të të drejtave të të akuzuarve?”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

    Burimi: RTKLive

  • O V L-KLA criticises special court: 240 conferences do not guarantee justice

    In her reaction, O VL- The KLA has directed criticism of Specialised Chambers Speaker Ekaterina Trendafilova.

    Ma’am. The Rose, you and the Special Court who are leading, are a disgrace to international justice!

    According to the OVL-KLA, organising media conferences is not enough to ensure transparency and justice in judicial processes.

    The Special Court may have organised 240 media conferences, but Kosovo citizens do not need 240 conferences to understand justice. They need impartial justice, transparency in the process, and respect for basic human rights. transparent communication cannot serve as a cover for possible violations in judicial processes, the organisation’s response reported.

    O V L- The KLA has also raised questions concerning the special court’s transparency of defence claims and concerns, detention conditions and the rights of the accused.

    Has it been as transparent to the defence claims and concerns, complaints about detention conditions and claims of violating the rights of the accused? VL-KLA.

    Source Layer: RTKLive

  • Infarkt edhe me kolesterol normal: Faktori i trashëguar i rrezikut që analizat e zakonshme nuk e zbulojnë

    Infarkt edhe me kolesterol normal: Faktori i trashëguar i rrezikut që analizat e zakonshme nuk e zbulojnë

    Rezultatet e mira laboratorike nuk e tregojnë gjithmonë gjendjen e vërtetë të arterieve. Një analizë që shumë njerëz nuk e kanë bërë asnjëherë mund të zbulojë një rrezik të rëndësishëm për zemrën

    Infarkti i zemrës mund të ndodhë edhe te personat që kanë vlera normale ose jo shumë të larta të kolesterolit. Kjo ndodh sepse analizat e zakonshme të gjakut nuk i identifikojnë të gjithë faktorët që ndikojnë në shëndetin e arterieve.

    Njëri prej tyre është lipoproteina(a), e njohur si Lp(a), një tregues që zakonisht nuk përfshihet në analizën standarde të yndyrave në gjak.

    Lipoproteina(a) konsiderohet faktor i pavarur rreziku për aterosklerozën, procesin gjatë të cilit krijohen pllaka yndyrore në muret e arterieve.

    Për këtë arsye, një person mund të zhvillojë aterosklerozë apo të pësojë infarkt edhe pa pasur kolesterol shumë të lartë. Niveli i rritur i kësaj lipoproteine mund të jetë një nga faktorët që shpjegojnë rrezikun e shtuar kardiovaskular.

    Çfarë është lipoproteina(a) dhe pse konsiderohet e rrezikshme?

    Lipoproteina(a) është një grimcë që transporton kolesterolin në gjak. Ajo i ngjan kolesterolit LDL, të njohur si kolesteroli i keq, por përmban edhe një proteinë shtesë, të quajtur apolipoproteina(a).

    Kur niveli i saj është i lartë, mund të kontribuojë në krijimin e pllakave aterosklerotike, në proceset inflamatore dhe në rritjen e rrezikut për ngjarje kardiovaskulare.

    Veçoria kryesore është se niveli i Lp(a) përcaktohet kryesisht nga faktorët gjenetikë, prandaj një person mund ta ketë të lartë pavarësisht ushqyerjes së shëndetshme, aktivitetit fizik dhe peshës trupore.

    Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA), nivelet e larta të Lp(a) lidhen jo vetëm me infarktin dhe goditjen në tru, por edhe me stenozën e valvulës së aortës, një sëmundje që pengon rrjedhjen normale të gjakut nga zemra.

    Sa duhet të jetë vlera e lipoproteinës(a)?

    Udhëzimet e përditësuara të vitit 2026 të American College of Cardiology dhe American Heart Association e konsiderojnë Lp(a) faktor që rrit rrezikun kardiovaskular kur vlera arrin ose tejkalon:

    50 mg/dL, në laboratorët që përdorin këtë njësi matëse;

    125 nmol/L, në laboratorët që raportojnë përqendrimin në këtë njësi.

    Sipas këtyre udhëzimeve, vlera të tilla lidhen me një rrezik afërsisht 40 për qind më të lartë për sëmundje aterosklerotike kardiovaskulare. Në nivele edhe më të larta, rreziku mund të rritet më tej.

    Megjithatë, kjo nuk do të thotë se çdo person me Lp(a) të lartë do të pësojë infarkt. Rreziku individual varet edhe nga mosha, tensioni arterial, diabeti, duhanpirja, kolesteroli LDL dhe faktorë të tjerë.

    Kush duhet ta bëjë këtë analizë?

    Rekomandimet më të reja amerikane dhe ato të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (ESC) këshillojnë matjen e Lp(a) të paktën një herë gjatë jetës së çdo të rrituri.

    Analiza është veçanërisht e rëndësishme për personat që kanë histori familjare të infarktit në moshë të re, sëmundje të hershme të arterieve, kolesterol të lartë të trashëguar ose familjarë me Lp(a) të rritur.

    Për shkak se niveli i saj zakonisht mbetet relativisht i qëndrueshëm, matja e përvitshme nuk është e nevojshme për shumicën e njerëzve.

    Nëse rezultati është i lartë, mund të rekomandohet testimi edhe i familjarëve të afërt.

    Çfarë duhet bërë nëse lipoproteina(a) është e lartë?

    Ndryshe nga kolesteroli LDL, niveli i Lp(a) nuk ulet në mënyrë të konsiderueshme vetëm nëpërmjet dietës apo aktivitetit fizik.

    Megjithatë, këto masa mbeten shumë të rëndësishme për mbrojtjen e zemrës.

    Te personat me Lp(a) të rritur, mjeku mund të rekomandojë kontroll më intensiv të kolesterolit LDL, tensionit arterial dhe diabetit, ndërprerjen e duhanit dhe, sipas rrezikut individual, trajtim me barna për uljen e LDL-së.

    Statinat, për shembull, nuk e ulin drejtpërdrejt Lp(a), por mund të zvogëlojnë ndjeshëm rrezikun kardiovaskular duke ulur kolesterolin LDL.

    Mesazhi kryesor është se kolesteroli normal nuk nënkupton domosdoshmërisht mungesë të rrezikut për infarkt. Një analizë relativisht e thjeshtë gjaku, e kryer të paktën një herë gjatë jetës, mund të zbulojë një faktor të rëndësishëm të trashëguar dhe të ndihmojë në parandalimin më të mirë të sëmundjeve të zemrës. /Telegrafi/

  • Xiaomi 18 pritet të vijë në dhjetor me kamerë 200 MP dhe bateri gjigante prej 7.200 mAh

    Xiaomi 18 pritet të vijë në dhjetor me kamerë 200 MP dhe bateri gjigante prej 7.200 mAh

    Xiaomi 18 pritet të vijë në dhjetor me kamerë 200 MP dhe bateri gjigante prej 7.200 mAh

    Xiaomi duket se po përgatit lansimin e modelit bazë Xiaomi 18, i cili mund t’i bashkohet versioneve Pro dhe Pro Max në fund të këtij viti.

    Edhe pse kompania nuk e përmendi modelin standard në njoftimet për lansimin global të serisë, një certifikim i ri në sistemin kinez 3C sugjeron se pajisja është në përgatitje dhe mund të prezantohet në Kinë gjatë muajit dhjetor.

    Sipas këtij regjistrimi, Xiaomi 18 do të mbështesë karikimin e shpejtë me kabllo prej 100W, njësoj si paraardhësi i tij.

    Ndërkohë, raportimet e mëhershme sugjerojnë se telefoni do të pajiset me procesorin Snapdragon 8 Elite Gen 6, kamerë kryesore prej 200 megapikselësh dhe bateri me kapacitet prej 7.200 mAh.

    Madhësia e ekranit ende nuk është bërë e ditur. Megjithatë, duke u bazuar në informacionet e publikuara deri më tani, modeli standard mund të pozicionohet mes Xiaomi 18 Pro dhe Pro Max për nga përmasat.

    Deri më tani, Xiaomi nuk ka konfirmuar zyrtarisht datën e prezantimit dhe specifikimet e plota të modelit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Xiaomi 18 expected to come in December with camera 200 MP and giant drums of 7,200 meters

    Xiaomi seems to be preparing the launch of the base Xiaomi 18, which can join versions Pro and Pro Max at the end of this year.

    Although the company did not mention the standard model in reports of global greenhouse launch, a new certificate in the Chinese 3C system suggests that the device is in preparation and can be presented in China during December.

    According to this census, Xiaomi 18 will support fast cable charge of 100W, just like his predecessor.

    Meanwhile, earlier reports suggest that the phone will be equipped with processor Snapdragon 8 Elite Gen 6 leading 200 megapixels and batteries with a capacity of 7,200 mAh.

    The size of the screen has not yet been disclosed. However, based on information published so far, the standard model can be positioned between Xiaomi 18 Pro and Pro Max in size.

    So far, Xiaomi has not officially confirmed the presentation date and full definitions of the model.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nuk shitet dhe nuk porositet, Mercedes krijon veturën unike që do t’i dhurohet kampiones së tenisit

    Nuk shitet dhe nuk porositet, Mercedes krijon veturën unike që do t’i dhurohet kampiones së tenisit

    Nuk shitet dhe nuk porositet, Mercedes krijon veturën unike që do t’i dhurohet kampiones së tenisit

    Mercedes-AMG ka prezantuar një veturë të veçantë, të krijuar në vetëm një ekzemplar, e cila do t’i dhurohet fitueses së turneut final të tenisit për femra, FAGE WTA Finals 2026.

    Bëhet fjalë për modelin Mercedes-AMG SL 55 4Matic+, i personalizuar përmes programit “Manufaktur Made to Measure”. Vetura do t’i dorëzohet kampiones gjatë ceremonisë së trofeut, më 15 nëntor, në Indian Wells të Kalifornisë.

    Modeli është realizuar me ngjyrën speciale “Ultraviolet”, të frymëzuar nga identiteti vizual i WTA-së, ndërsa pjesa e brendshme është e pajisur me lëkurë Nappa në ngjyrë Crystal White, elemente nga fibra e karbonit dhe mbështetëse koke me qëndisje të veçantë.

    Gjithashtu, vetura do të ketë një pllakë të personalizuar me emrin e kampiones. Ky ekzemplar nuk do të jetë në shitje dhe nuk mund të porositet nga publiku.

    Përkundër pamjes unike, në aspektin mekanik modeli mbetet i pandryshuar, duke ruajtur sistemin 4Matic+ me tërheqje në të gjitha rrotat dhe konfigurimin standard AMG.

    Ndërkaq, fitueset e garës në kategorinë e çifteve nuk do ta fitojnë këtë model, por do të përfitojnë përdorimin falas të veturave Mercedes-Benz për 12 muaj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Not sold and not ordered, Mercedes creates the unique car to be donated to tennis champion

    Mercedes – AMG has introduced a special car, created in only an specimen that will be donated to the winner of the women’s final tennis tournament, FAGE WTA Finals 2026.

    This is about the Mercedes model. – AMG SL 55 4Matic+, customised through the program . Manufactur Made to Measure~ The car will be delivered to the champion during the trophy ceremony, November 15th, in the California Indian Wells.

    The model was developed with the special color “Ultraviolet,” inspired by the visual identity of the WTA, while the inside is equipped with Crystal White Neppa skin, elements from carbon fiber and head supports with special embroidery.

    Also, the car will have a personal plate named after the champion. This specimen will not be for sale and cannot be ordered by the public.

    Despite unique looks, mechanically the model remains unchanged, preserving the 4Matic+ system with attractions to all wheels and standard configuration AMG.

    Meanwhile, the winner of the race in the couples category will not win this model, but will benefit the free use of Mercedes-Benz cars for 12 months.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Liverpooli gjen pasuesin e Alissonit

    Liverpooli gjen pasuesin e Alissonit

    Liverpooli gjen pasuesin e Alissonit

    Liverpooli po përgatitet për largimin e mundshëm të Alisson Beckerit, kontrata e të cilit përfundon në qershor të vitit 2027.

    Sipas raportimeve në mediat britanike, klubi anglez ka vendosur në shënjestër portierin e Portos, Diogo Costa, si një nga kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar brazilianin.

    Portugezi ka kontratë me Porton deri në vitin 2030. Në listën e Liverpoolit janë edhe Zion Suzuki dhe Bart Verbruggen, ndërsa në skuadër gjendet gjithashtu Giorgi Mamardashvili./Klankosova.tv

  • Liverpool Finds Alicia’s Successor

    Liverpool is preparing for the possible departure of Aliceson Becker, whose contract ends in June 2027.

    According to reports in British media, the English club has targeted Porto goalkeeper Diogo Costa as one of the main candidates to replace the Brazilian.

    Portuguese has a contract with Porton until 2030. To Liverpool’s list is Zion Suzuki and Bart Verbuggen, while Giorgi Mamadashvili is also on the team. /Klankosova. tv