Category: Lajme

  • Hegsethi përmend Kosovën në mbrojtje ndaj nismës për shkarkimin e tij

    Hegsethi përmend Kosovën në mbrojtje ndaj nismës për shkarkimin e tij

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e ka përmendur ndërhyrjen në Kosovë dhe në vende të tjera për t’u mbrojtur ndaj nismës për shkarkimin e tij.

    Ai ka thënë se në asnjë nga këto ndërhyrje që ka bërë SHBA-ja, sekretari i Mbrojtjes nuk është shkarkuar.

    Hegsethi e ka cilësuar përpjekjen për shkarkimin e tij si një “spektakël politik” dhe një manifest personal të nxitur nga egoja dhe pakënaqësia.

    Dhoma e Përfaqësuesve pritet të zhvillojë të martën një votim procedural, i cili do të tregojë se sa republikanë janë të gatshëm t’i kthejnë shpinën Hegsethit. Ky votim është vetëm hapi i parë dhe do të përcaktojë nëse Dhoma do t’i shqyrtojë nenet e shkarkimit apo nëse udhëheqja republikane do të arrijë ta ndalë nismën para se ajo të shkojë për votim te ligjvënësit.

    Në një konferencë të rrallë për media në Pentagon, Hegseth e përshkroi kongresmenin republikan Thomas Massie si një ligjvënës të mposhtur dhe të pakënaqur, i cili, sipas tij, nuk ushtron mbikëqyrje reale. Massie të hënën paraqiti tetë pika për shkarkimin e Hegsethit, ndërsa më herët këtë vit kishte humbur zgjedhjet paraprake brenda Partisë Republikane.

    Hegseth përsëriti se ka udhëhequr operacione ushtarake të ligjshme dhe të suksesshme dhe ka thënë se asnjë sekretar i Mbrojtjes nuk është shkarkuar për një gjë të tillë.

    “Jo një herë, me ose pa një rezolutë për kompetencat e luftës. Jo nën Reaganin në Liban, jo nën Clintonin në Kosovë, jo nën Obaman në Irak dhe Siri dhe jo nën Bidenin në Irak dhe Siri. Ky është standardi. Nuk është shkarkuar asnjëherë”, ka thënë Hegseth.

  • Hegseth mentions Kosovo in defence against initiative for its dismissal

    US Defence Secretary Pete Hegseth has mentioned intervention in Kosovo and other countries to protect against the initiative for his dismissal.

    He has said that in any of these interventions the US has made, the Secretary of Defence has not been fired.

    Hegseth has named the attempt to sack him as a political spectacle and a personal manifesto driven by egos and discontent.

    The House of Representatives is expected to hold a procedure vote Tuesday, which will show how many republics are willing to turn their backs on Hegseth. This vote is just the first step, and it will determine whether the Chamber will examine the download articles or whether the republican leadership will manage to halt the initiative before it goes for the lawmakers’ vote.

    At a rare media conference at the Pentagon, Hegseth described Republican Congressman Thomas Massie as a defeated and dissatisfied lawmaker who, according to him, does not exercise real oversight. Massie on Monday presented eight points for Hegseth’s dismissal, while earlier this year she lost her preliminary elections within the Republican Party.

    Hegseth reiterated that he has led legitimate and successful military operations and has said no defence secretary has been fired for that.

    Not once, with or without a resolution on the competencies of war. Not under Reagan in Lebanon, not under Clinton in Kosovo, not under Obama in Iraq and Syria, not under Biden in Iraq and Syria. That’s the standard. It’s never been fired, Hegseth said.

  • MPJD: Përfaqësuesit e Listës Studentore hyjnë në Kosovë si qytetarë të zakonshëm

    MPJD: Përfaqësuesit e Listës Studentore hyjnë në Kosovë si qytetarë të zakonshëm

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për vizitë zyrtare nga përfaqësues dhe studentë nga Lista Studentore që po e merr pushtetin në Serbi, të cilët këto ditë ishin në Kosovë.

    “Lidhur me vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore, më 8 dhe 9 nëntor 2026, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk ka pranuar kërkesë për vizitë zyrtare dhe, rrjedhimisht, nuk ka lëshuar ndonjë miratim të tillë”, thuhet në një përgjigje me shkrim për RTKLive nga MPJD.

    “Kërkesat për vizita zyrtare të përfaqësuesve të institucioneve të Serbisë në Republikën e Kosovës përcillen përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi dhe trajtohen sipas procedurave përkatëse institucionale. Lidhur me vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore, më 8 dhe 9 nëntor 2026, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk ka pranuar kërkesë për vizitë zyrtare dhe, rrjedhimisht, nuk ka lëshuar ndonjë miratim të tillë. Duke qenë se përfaqësuesit në fjalë nuk mbajnë akoma funksione zyrtare në institucionet shtetërore të Serbisë, hyrja dhe qëndrimi i tyre në Republikën e Kosovës janë realizuar në cilësinë e qytetarëve të zakonshëm, në përputhje me rregullat dhe procedurat e përgjithshme për hyrjen dhe qëndrimin e shtetasve të Serbisë në Republikën e Kosovës. Për vizita të kësaj natyre nuk kërkohet miratim paraprak nga MPJD-ja”, thonë nga MPJD.

    Burimi: RTKLive

  • MPJD: Student List representatives enter Kosovo as regular citizens

    The Ministry of Foreign Affairs and Diasporas said it has not accepted any requests for official visits from representatives and students from the Student List that is taking power in Serbia, which these days were in Kosovo.

    Regarding the visit of representatives of the Student List, November 8th and November 9, 2026, the Ministry of Foreign Affairs and Diaspora has rejected the request for official visits and, therefore, has not issued any such approval, says a written response to it. RTKLive of MPJD.

    The requirements for official visits of representatives of Serbia’s institutions to the Republic of Kosovo are forwarded through the Interconnecting Office of the Republic of Kosovo to Serbia and handled according to relevant institutional procedures. Regarding the visit of representatives of the Student List on November 8th and 9th 2026, the Ministry of Foreign Affairs and Diaspora has rejected the request for official visits and, therefore, has not issued any such approval. Since representatives in question do not yet hold official positions in Serbia’s state institutions, their entry and position in the Republic of Kosovo have been realised in the quality of ordinary citizens, in line with general rules and procedures for the entry and attitude of the citizens of Serbia in the Republic of Kosovo. Visiting this nature does not require preliminary approval by the MPJD, the MPJD says.

    Source Layer: RTKLive

  • Sharri flet për Brazilin: Do të doja të vdisja atje, jo në Romë

    Sharri flet për Brazilin: Do të doja të vdisja atje, jo në Romë

    Sharri flet për Brazilin: Do të doja të vdisja atje, jo në Romë

    Gjatë bisedave në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, banori Sharri ka rrëfyer përvojat e tij në Brazil.

    Ai ka treguar se ka vizituar Rio de Janeiron dhe se një ditë dëshiron të shpërngulet për të jetuar atje.

    “Një send e di: unë nuk do të vdes në Romë, por në Rio de Janeiro. Atje do të shkoj të jetoj”, u shpreh mes tjerash Sharri.

    Për ta parë bisedën e plotë, ndiqni videon më poshtë:

  • A i ra pishman që shprehu pëlqim për Klodin? Përgjigjet Benita (VIDEO)

    A i ra pishman që shprehu pëlqim për Klodin? Përgjigjet Benita (VIDEO)

    A i ra pishman që shprehu pëlqim për Klodin? Përgjigjet Benita (VIDEO)

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Benita, ka folur sërish për pëlqimin që kishte shprehur ndaj Klodit gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

    E pyetur nga prezantuesja e emisionit “Big Cast” në Klan Kosova nëse është penduar për këtë pëlqim, Benita dha një përgjigje mjaft interesante.

    “Masë që jom dalë prej Bigut dhe e shoh se për kë kam shprehë pëlqim, kaniherë edhe kjo gotë të pëlqen. Ka qenë efekti i izolimit, sepse nuk ka qenë preferencë e imja”, u shpreh ajo.

    Për më shumë, ndiqeni videon:

  • Nxënësve në shkollat britanike do t'u ndalohen telefonat

    Nxënësve në shkollat britanike do t’u ndalohen telefonat

    Nxënësve në shkollat britanike do t'u ndalohen telefonat

    Nxënësve nëpër shkollat në Angli nuk do t’u lejohet fare qasja në telefonat e tyre gjatë ditës shkollore sipas udhëzimeve më të rrepta qeveritare, transmeton klankosova.tv

    Udhëzimet statutore hynë në fuqi në qershor, duke i bërë shkollat ligjërisht përgjegjëse për të qenë pa telefona gjatë gjithë ditës, raporton Klankosova.tv.

    Ministrat tani thonë se ndryshimet në këto udhëzime do të shkojnë përtej politikave aktuale “mos shiko, mos dëgjo” që janë në fuqi në disa shkolla – ku telefonat mund të mbeten në çantat e nxënësve nëse nuk shihen ose dëgjohen – kur të hyjë në fuqi nga shtatori 2027.

    Por sindikatat e drejtorëve të shkollave thanë se shkollat do të kenë vështirësi në zbatimin e politikave të reja më të rrepta pa fonde shtesë nga qeveria.

    Sekretarja e Arsimit Lucy Powell tha se “mesazhi i qartë” i qeverisë për prindërit dhe nxënësit ishte se “shkolla është për të mësuar dhe për miqësi, jo për të bërë scroll”.

    Qasja në telefona “rrezikon t’i largojë fëmijët nga të mësuarit e tyre dhe nga njëri-tjetri”, tha qeveria.

    Sipas BBC, shkollat do të jenë në gjendje të vendosin se si t’i ndjekin udhëzimet. Disa shkolla kanë investuar në çanta të mbyllura ose dollapë të sigurt. Të tjera i mbledhin telefonat në fillim të ditës, ose ua kanë ndaluar qasjen në çdo faqe të internetit.

    Duke folur për BBC, Powell tha se politika të tilla mund të arrijnë një “ndryshim kulturor në të gjithë shkollën dhe kjo ishte ajo që duam të shohim të ndodhë kudo”.

    Karl Harrison, drejtor në Akademinë për Djem “Burnage” në Mançester, i tha BBC-së se shkolla kishte shpenzuar 20,000 funte për të sjellë një sistem detektorësh metali dhe çanta telefoni për të parandaluar nxënësit të kenë qasje në telefonat e tyre.

    Derisa disa mendonin se liria e tyre ishte zhdukur, kufizimi i telefonave kishte rritur socializimet mes nxënësve në shkollë, tha ai.

    “Njerëzit tani mund të flasin me njëri-tjetrin, në vend që të shfletojnë në një pajisje”, tha ai.

    Harrison tha po ashtu se kjo qasje ka rritur edhe suksesin e nxënësve. /Klankosova.tv

  • Makina, vendi ku fëmijët hapen më shumë me prindërit sesa në tryezën e darkës

    Makina, vendi ku fëmijët hapen më shumë me prindërit sesa në tryezën e darkës

    Makina, vendi ku fëmijët hapen më shumë me prindërit sesa në tryezën e darkës

    Prindërit britanikë duket se mësojnë më shumë për jetën e fëmijëve të tyre gjatë udhëtimeve me makinë sesa rreth tryezës së darkës.

    Sipas një hulumtimi të realizuar nga Changan UK, 41% e prindërve në Britani thonë se bisedat më kuptimplota me fëmijët zhvillohen gjatë udhëtimeve me makinë, qoftë rrugës për në shkollë apo gjatë udhëtimeve familjare.

    Makina renditet kështu para shëtitjeve familjare (33%), dhomave të fëmijëve (30%) dhe tryezës së darkës (29%) si vendi ku zhvillohen bisedat më të rëndësishme, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

    Një e treta e prindërve pranojnë se kalojnë edhe një javë të tërë pa u ulur për të biseduar me fëmijët gjatë një vakti familjar. Ndër arsyet kryesore përmenden oraret e ngarkuara, oraret e ndryshme të ngrënies dhe puna.

    Hulumtimi zbuloi gjithashtu se 44% e prindërve kanë mësuar gjatë udhëtimeve me makinë diçka të re për shoqërinë e fëmijëve të tyre, ndërsa po aq kanë zbuluar shqetësimet që ata mbajnë përbrenda.

    Edhe adoleshentët duket se ndihen më të lirshëm për të folur në makinë. Rreth 60% thonë se e kanë më të lehtë të zhvillojnë biseda të sinqerta me prindërit gjatë udhëtimeve, ndërsa 55% kanë ndarë me ta shqetësime personale që më parë kishin hezituar t’i diskutonin në shtëpi.

    Psikologia klinike Dr. Linda Blair shpjegon se mungesa e kontaktit të drejtpërdrejtë me sy gjatë vozitjes i bën adoleshentët të ndihen më pak të gjykuar dhe më të lirshëm për të shprehur mendimet e tyre.

    Sipas saj, makina krijon një ambient të rehatshëm, të sigurt dhe më pak të shpërqendruar, duke i afruar emocionalisht prindërit me fëmijët.

    Kështu, një udhëtim i zakonshëm me makinë mund të kthehet në një nga momentet më të vlefshme të komunikimit familjar./Klankosova.tv