Category: Lajme

  • Kurti nga Parisi: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë pavarësinë e Kosovës

    Kurti nga Parisi: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë pavarësinë e Kosovës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se qeveria e Serbisë, e cila së fundmi ka kaluar nëpër një ndryshim të udhëheqjes, duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai ka kërkuar gjithashtu dorëzimin e Milan Radoiçiqit për sulmin në Banjskë, ndërsa ka paralajmëruar se lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë vazhdojnë të përbëjnë kërcënim për sigurinë e Kosovës.

    Në një fjalim para studentëve të Paris School of International Affairs (PSIA), Kurti tha se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë duhet të përfshijë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë.

    “Ky proces duhet të përfshijë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, duke filluar me dorëzimin e Milan Radoiçiqit, arkitektit kryesor të tij, në mënyrë që ai të përballet me drejtësinë”, deklaroi Kurti.

    Ai foli edhe për ndryshimin e fundit të udhëheqjes në Serbi, duke theksuar se qeveria serbe duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

    “Ky duhet të jetë gjithashtu një proces përmes të cilit qeveria e Serbisë, e cila së fundmi ka kaluar nëpër një ndryshim të udhëheqjes, të arrijë ta njohë realitetin e shekullit XXI: Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete”, tha Kurti.

    Sipas tij, Serbia duhet të ndalojë edhe përpjekjet kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës.

    “Serbia duhet ta braktisë fushatën e saj agresive kundër njohjes sonë ndërkombëtare, përfshirë instrumentalizimin e kundërshtimit të Rusisë ndaj anëtarësimit tonë në organizatat ndërkombëtare”, theksoi ai.

    Duke folur për situatën e sigurisë, kryeministri tha se Kosova përballet me dy rreziqe: luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë.

    “Serbia mbetet aleate e ngushtë e Rusisë, me politika që vazhdojnë të përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit tonë”, deklaroi Kurti.

    Ai tha se Rusia ka ngritur një qendër të ashtuquajtur humanitare në Nish, rreth 160 kilometra larg Prishtinës, e cila ka ngritur shqetësime për aktivitete të mundshme të inteligjencës.

    “Serbia mban 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë për operacione të avancuara përgjatë kufirit tonë, ndërsa Kremlini ka themeluar një zyrë brenda Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë”, tha Kurti.

    Kryeministri përmendi edhe sulmin e vitit 2023 në Banjskë, për të cilin tha se synonte aneksimin e veriut të Kosovës sipas modelit të Krimesë.

    Ai theksoi se Kosova ka rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen gjatë katër viteve të fundit, duke tejkaluar vazhdimisht 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa të gjitha blerjet ushtarake janë bërë nga shtetet anëtare të NATO-s.

    Duke folur për integrimin ndërkombëtar, Kurti tha se Kosova përballet me tri çështje të rëndësishme: qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe njohjen nga pesë shtetet e BE-së dhe katër shtetet e NATO-s që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

    “Nuk mund të ketë një Evropë të dorës së dytë. Nuk ka më periferi”, u shpreh ai.

    Kurti tha se Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

    “Ne nuk shohim alternativë ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s, sepse nuk duam asnjë alternativë ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, deklaroi kryeministri.

    Në fjalimin e tij, Kurti foli edhe për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Kosovës, duke theksuar se, sipas raportit të vitit 2026 të institutit suedez V-Dem, Kosova renditet si demokracia kryesuese në Ballkanin Perëndimor.

    Ai tha se rritja mesatare ekonomike gjatë pesë viteve të fundit ka qenë mbi 4 për qind dhe se, sipas Gallup-it, Kosova është vendi më i sigurt në Evropë për të jetuar dhe i treti më i sigurt në botë.

    Kurti përmendi edhe politikat sociale të qeverisë, përfshirë arsimin e lartë falas, mbështetjen për nënat dhe familjet, rritjen e buxheteve për shëndetësinë publike dhe subvencionet për fermerët.

    Ai foli gjithashtu për rolin e diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e investimeve, ndërmarrësisë, punës në distancë dhe shkëmbimit të njohurive.

    Sipas tij, shërbimet e ndërlidhura me teknologjinë përbëjnë rreth 6 për qind të ekonomisë së Kosovës, ndërsa marrëveshja e tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s pritet ta ndihmojë zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.

    Në përmbyllje, Kurti theksoi rëndësinë e ruajtjes së vlerave demokratike dhe përgjegjësisë gjatë ushtrimit të pushtetit.

    “Vlerat që ju sjellin në politikë kanë rëndësi. Por po aq rëndësi ka edhe ajo që bëni me këto vlera kur ju jepet përgjegjësia për t’i vënë ato në jetë”, përfundoi Kurti.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti from Paris: Serbia’s new leadership to recognise Kosovo independence

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has declared that the government of Serbia, which has recently passed through a leadership change, should recognise Kosovo’s independence. He has also called for the handover of Milan Radojici for the attack on Banjska, while warning that Serbia’s close ties with Russia continue to pose a threat to Kosovo’s security.

    In a speech to Paris School of International Affairs ( P SIA), Kurti said normalising relations with Serbia should include responsibility for the attack on Banjska.

    This process should include responsibility for the terrorist attack in Banjska, starting with the handover of Milan Radojici, his leading architect so that he can face justice, Kurti said.

    He also spoke of the recent change in leadership in Serbia, stressing that the Serbian government must accept Kosovo’s independence.

    This should also be a process through which the government of Serbia, which has recently gone through a leadership change, comes to know the reality of the 20th century. XI: Kosovo is an independent state, recognised by over 120 states, Kurti said.

    According to him, Serbia should also stop efforts against international recognition of Kosovo.

    Serbia must abandon its aggressive campaign against our international recognition, including the instrumentising of Russia’s opposition to our membership in international organisations, he stressed.

    Speaking of the security situation, the prime minister said Kosovo faces two risks — Russia’s fight against Ukraine and Serbia’s close ties with Russia.

    Serbia remains Russia’s close ally, with policies continuing to pose a threat to our country’s security, Kurti said.

    He said Russia has established a so-called humanitarian centre in Nis, about 160km from Pristina, which has raised concerns about possible intelligence activities.

    Serbia maintains 48 military and gendarmerie bases for advanced operations along our border, while the Kremlin has established an office within Serbia’s Ministry of Defence, Kurti said.

    The prime minister also mentioned the 2023 attack on Banjska, which he said was aimed at annexing northern Kosovo according to the Crimea model.

    He stressed that Kosovo has significantly increased defence spending over the past four years, steadily exceeding 2 per cent of the Bruto Interior Production, while all military acquisitions have been made by NATO member states.

    Speaking of international integration, Kurti said Kosovo faces three important issues: the European Union’s approach to the Western Balkans, normalisation of relations with Serbia, and recognition by the five EU states and the four NATO states that have not yet recognised its independence.

    There can’t be a second Europe. No more periphery, he said.

    Kurti said Kosovo has no alternative but integration into the European Union and NATO.

    We see no alternative to the European Union and NATO, because we do not want any alternative to the European Union and NATO, the prime minister said.

    In his speech, Kurti also spoke of Kosovo’s democratic and economic development, stressing that, according to the Swedish Institute V-Dem’s 2026 report, Kosovo ranks as the leading democracy in the Western Balkans.

    He said average economic growth over the past five years has been above 4 percent and that, according to Gallup, Kosovo is the safest country in Europe to live and the third most secure country in the world.

    Kurt also mentioned government social policies, including free higher education, support for mothers and families, increased public health budgets and farm subsidies.

    He also spoke of the diaspora’s role in Kosovo’s economic development, stressing the importance of investments, entrepreneurship, distance work and exchange of knowledge.

    According to him, technology-related services make up about 6 per cent of Kosovo’s economy, while the free trade agreement with the EFTA countries is expected to help further development of this sector.

    In closing, Kurti stressed the importance of maintaining democratic values and responsibility during the exercise of power.

    The values that bring you to politics matter. But so is what you do with these values when you are given the responsibility to put them into life, Kurt concluded.

    Source Layer: RTKLive

  • Kastrati: Edhe 15 vjet pas rastit të vajzës sime, neglizhenca institucionale vazhdon

    Kastrati: Edhe 15 vjet pas rastit të vajzës sime, neglizhenca institucionale vazhdon

    Babai i Diana Kastratit, Gëzim Kastrati, ka shprehur shqetësimin e tij për vonesën 15-vjeçare në nisjen e gjykimit ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij në vitin 2011.

    Në Five të TV Dukagjinit, Kastrati ka thënë se është shqetësuese që vetëm pas 15 vjetësh ka nisur procedura gjyqësore për këtë rast, ndërsa seanca e së martës është shtyrë për shkak të çështjeve procedurale.

    “Është shqetësuese për mua si prind, për familjen dhe për tërë shoqërinë kosovare, pas 15 vjetësh të fillojë një seancë për mbajtjen e përgjegjësisë për rastin që ka ndodhur. Është një nismë, por siç e patë, seanca u shty për shkak të disa procedurave që nuk ishin realizuar me kohë”, ka deklaruar ai.

    Kastrati ka kritikuar edhe reagimin e institucioneve ndaj rasteve të dhunës në familje, duke thënë se mosveprimi i zyrtarëve përgjegjës vazhdon të jetë problem, pavarësisht se vetëdijesimi dhe raportimi i rasteve nga viktimat është rritur.

    Ai ka përmendur disa institucione, përfshirë Qendrat për Punë Sociale, Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial, duke vlerësuar se neglizhenca e tyre ka ndikuar në vazhdimin e rasteve të tilla.

    “Përkundër përshkrimit tim që të marrim masa ndaj rasteve të tilla, për fat të keq, akoma nuk janë ndalur këto raste. Si pasojë, siç po shihet, e neglizhencës së zyrtarëve në detyrë, të dikastereve të ndryshme e institucioneve të ndryshme. Duke filluar prej Qendrës për Punë Sociale, Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial e kështu me radhë”, ka thënë Kastrati.

    Sipas tij, shoqëria vazhdon të përballet me mentalitet patriarkal, ndërsa problemi kryesor mbetet mungesa e reagimit dhe e përgjegjësisë institucionale ndaj rasteve të raportuara të dhunës në familje.

    “Vetëdijesimi duket se është ngritur dhe rastet po lajmërohen. Personat që po atakohen me dhunë në familje, ata po denoncojnë rastin. Mirëpo, çfarë ka mbetur e njëjta çështje është mosreagimi i personave përgjegjës, mosmarrja e masave e personave përgjegjës për mosveprim. Kjo ka mbetur e njëjta çështje që nga rasti i vajzës sime e deri më sot. Vetëm në këtë vit kemi tetë gra të humbura nga dhuna në familje”, ka deklaruar ai.

    Ndryshe, seanca ndaj Adnon Jasharit, i cili ndodhet në arrati, është ndërprerë pas kërkesës së avokatit mbrojtës, Haxhi Millaku, i cili ka pretenduar se nuk ishte pajisur me aktakuzën dhe shkresat e lëndës.

    Prokuroria ka propozuar që gjykimi ndaj të akuzuarit të zhvillohet në mungesë, ndërsa seanca e radhës është caktuar për 23 dhjetor.

    Burimi: Dukagjini

  • A po lind një romancë në BBVK? Anjeza provokon Kledjën për Sharrin (VIDEO)

    A po lind një romancë në BBVK? Anjeza provokon Kledjën për Sharrin (VIDEO)

    A po lind një romancë në BBVK? Anjeza provokon Kledjën për Sharrin (VIDEO)

    Në Big Brother VIP Kosova 5 ende nuk ka lindur ndonjë romancë, pavarësisht përpjekjeve.

    Anjeza, sot pyeti Kledjwn nwse i dukej i bukur Sharri.

    “Ty të doket i bukur a po?”, e pyeti Anjeza.

    “Është okej si djalë, por mua më pëlqejnë shumë gjëra te një person, jo thjesht pamja e jashtme”, u përgjigj Kledja.

    Ajo zbuloi gjithashtu një nga detajet që i tërheq më shumë te një mashkull, transmeton Klankosova.tv.

    “Duart më pëlqejnë te një person”, u shpreh Kledja.

    Për më shumë detaje nga kjo bisedë, ndiqeni videon më poshtë”

  • A po lind një romancë në BBVK? Anjeza provokon Kledjën për Sharrin (VIDEO)

    A po lind një romancë në BBVK? Anjeza provokon Kledjën për Sharrin (VIDEO)

    A po lind një romancë në BBVK? Anjeza provokon Kledjën për Sharrin (VIDEO)

    Në Big Brother VIP Kosova 5 ende nuk ka lindur ndonjë romancë, pavarësisht përpjekjeve.

    Anjeza, sot pyeti Kledjwn nwse i dukej i bukur Sharri.

    “Ty të doket i bukur a po?”, e pyeti Anjeza.

    “Është okej si djalë, por mua më pëlqejnë shumë gjëra te një person, jo thjesht pamja e jashtme”, u përgjigj Kledja.

    Ajo zbuloi gjithashtu një nga detajet që i tërheq më shumë te një mashkull, transmeton Klankosova.tv.

    “Duart më pëlqejnë te një person”, u shpreh Kledja.

    Për më shumë detaje nga kjo bisedë, ndiqeni videon më poshtë”

  • Rubio: Bisedimet Rusi-Ukrainë janë shumë produktive

    Rubio: Bisedimet Rusi-Ukrainë janë shumë produktive

    Rubio: Bisedimet Rusi-Ukrainë janë shumë produktive

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka cilësuar si “shumë produktive” bisedimet trepalëshe mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Ukrainës, të zhvilluara sot në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Megjithatë, Rubio ka theksuar se, pavarësisht përparimit të arritur gjatë takimit, ende mbetet shumë punë për t’u bërë në përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje për luftën në Ukrainë.

    Duke folur pas takimit, shefi i diplomacisë amerikane ka bërë të ditur se një nga synimet në fazat e ardhshme është zgjerimi i formatit të bisedimeve, në mënyrë që në to të përfshihen edhe përfaqësues të tjerë evropianë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rubio: Russia-Ukrainian talks are very productive

    US Secretary of State Marco Rubio has described the trilateral talks between the United States of America, Russia and Ukraine as very productive today in the United Arab Emirates.

    However, Rubio has stressed that, despite progress achieved during the meeting, much work remains to be done in efforts to reach a solution to the war in Ukraine.

    Speaking after the meeting, the chief of American diplomacy has indicated that one of the goals in the next stages is to expand the format of negotiations so that other European representatives can be included.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • BQK: Pagesat e shpejta nisin më 23 nëntor

    BQK: Pagesat e shpejta nisin më 23 nëntor

    Sipas BQK-së, udhëzuesi i parë përcakton kushtet e përdorimit, funksionimin dhe tarifat e sistemit, ndërsa i dyti trajton parandalimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe mashtrimeve.

    “​​Nga data 23 nëntor 2026 do të fillojë zbatimi gradual i sistemit, gjatë një periudhe tranzitore tremujore, duke mundësuar përfshirjen progresive të bankave dhe ofrimin e shërbimeve të pagesave të shpejta për publikun”, thuhet në komunikatën e BQK-së.

    Sistemi TIPS-K do të mundësojë transferimin e mjeteve brenda pak sekondash, 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.

    Sipas BQK-së, ky zhvillim është pjesë e reformave për modernizimin e sistemit të pagesave dhe përafrimin e tij me standardet evropiane.

    Burimi: RTKLive

  • BQK: Speeding Pays Begin on November 23rd

    According to the CEC, the first guide defines the conditions of the system’s use, functioning and tariffs, while the second addresses preventing money laundering, financing terrorism and fraud.

    ) By November 23rd, 2026 will begin gradual implementation of the system, during a three-month transition period, enabling progressive bank involvement and the provision of quick payment services to the public, the BEC community said.

    System T IP The S-K will enable the transfer of vehicles in seconds, 24 hours a day, seven days a week.

    According to the CEC, this development is part of reforms to modernise the payment system and access it to European standards.

    Source Layer: RTKLive

  • "Safe City" edhe në pikën kufitare "Bllacë", shteti pritet të arkëtojë rreth 10 milionë euro në vit nga gjobat

    “Safe City” edhe në pikën kufitare “Bllacë”, shteti pritet të arkëtojë rreth 10 milionë euro në vit nga gjobat

    Sistemi “Safe City” do të zgjerohet deri në muajin shkurt në të gjithë territorin e vendit, fillimisht në Strumicë, më pas në Shtip dhe Manastir. Ministria e Punëve të Brendshme pret që nga gjobat e trafikut të arkëtojë rreth 10 milionë euro në vit, prej të cilave një e katërta do t’i rikthehen MPB-së për përmirësimin e sigurisë në komunikacion.

    Kamera për kontrollin e trafikut do të vendosen edhe në pikën kufitare Bllacë, ndërsa nga muaji shkurt automjetet policore do të pajisen me kamera mobile që do të mund të matin shpejtësinë e automjeteve të tjera dhe të regjistrojnë shkelje edhe gjatë lëvizjes në rrugë.

    Këto janë disa nga risitë që i paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në konferencën për media ku prezantoi rezultatet e vitit të parë të zbatimit të projektit “Safe City”.

    Testimi i kamerave të reja në automjetet policore pritet të nisë gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa funksionaliteti i plotë i tyre të vendoset më së voni deri në shkurt. Paralelisht vazhdon edhe zgjerimi i sistemit në qytetet e tjera.

    Sipas planit të paralajmëruar, në javën e parë të dhjetorit sistemi duhet të nisë zbatimin zyrtar në territorin e SPB-Strumicë. Më pas do të vijojë Shtipi, ku aktivitetet pritet të përfundojnë deri në fund të vitit, ndërsa qyteti i radhës do të jetë Manastiri.

    Për funksionimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të sistemit do të nevojiten edhe mjete financiare. Toshkovski bëri të ditur se projekcionet e MPB-së janë që nga gjobat e trafikut të arkëtohen rreth 10 milionë euro në vit. Nga këto mjete, 25 për qind do të derdhen në buxhetin e policisë dhe do të investohen sërish në aktivitete që lidhen me sigurinë në komunikacion dhe avancimin e sistemit.

    Toshkovski njoftoi gjithashtu se projekti “Safe City” ka fituar vendin e parë në kategorinë “Ekselencë në Sigurinë në Komunikacion” në Samitin Botëror të Policisë në Dubai, ku projekti u rendit para policive të Singaporit dhe Abu Dabit, Drejtorisë së Rrugëve dhe Transportit të Dubait dhe shërbimit policor të shtetit indian Maharashtra.

    Për këto çmime kanë arritur më shumë se 700 nominime nga mbi 60 shtete në 13 kategori, ndërsa fituesit janë përzgjedhur përmes vlerësimit të pavarur profesional, intervistave dhe analizës së rezultateve teknologjike dhe operative.

    “Kur e filluam projektin ‘Safe City’, shumëkush dyshonte se më në fund do të funksiononte sistemi për të cilin flitej prej vitesh. Sot kam nderin t’ju njoftoj se deri ku kemi arritur në këtë plan. Maqedonia fitoi vendin e parë në kategorinë për ekselencë në sigurinë në komunikacion në Samitin Botëror të Policisë në Dubai”, tha Toshkovski.

    Ai bëri të ditur se në pikën kufitare Bllacë do të vendosen edhe kabina për pagesën e gjobave për automjetet me targa të huaja.

    “Do të vendosen kabina në PKK Bllacë për pagesën e gjobave të automjeteve me targa të huaja. Do t’u rekomandoja të gjithë shoferëve që e përdorin këtë pikë kufitare ta shkarkojnë aplikacionin dhe të kontrollojnë nëse kanë kryer ndonjë shkelje gjatë qëndrimit në territorin tonë, në mënyrë që ta paguajnë më shpejt gjobën dhe të mos krijohen vonesa në kufi”, deklaroi ministri.

    Përveç pajisjes së automjeteve policore, MPB-ja do të furnizojë edhe radarë të rinj mobilë që do të vendosen në të ashtuquajturat pika të zeza të trafikut, pra në lokacionet ku më së shpeshti ndodhin aksidente të rënda me pasoja fatale ose lëndime të rënda.

    Toshkovski sqaroi se analizat kanë treguar se kamerat fikse nuk janë të mjaftueshme për të arritur efektin e dëshiruar parandalues, pasi shoferët e ulin shpejtësinë para radarëve dhe më pas e rrisin sërish.

    “Për këtë arsye ekspertët propozuan që t’i pajisim edhe automjetet ekzistuese policore me sisteme që do të mund të detektojnë shpejtësinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion edhe gjatë kohës kur patrullat policore janë në lëvizje”, theksoi ministri.