Category: Lajme

  • Bien lindjet në Shqipëri, 10 qarqe regjistrojnë tkurrje gjatë vitit 2026

    Bien lindjet në Shqipëri, 10 qarqe regjistrojnë tkurrje gjatë vitit 2026

    Bien lindjet në Shqipëri, 10 qarqe regjistrojnë tkurrje gjatë vitit 2026

    Shqipëria po përballet me një fenomen që po bëhet gjithnjë e më i vazhdueshëm, në shumicën e qarqeve po regjistrohen më shumë vdekje sesa lindje.

    Edhe në tremujorin e tretë të këtij viti, 7 nga 12 qarqe rezultojnë me bilanc negativ natyror. Korça mban rekordin më negativ ndërsa më pozitive situata paraqitet në Tiranë.

    Sipas të dhënave të INSTAT-it gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026 në Shqipëri u regjistruan 5.787 lindje dhe 5.045 vdekje. Në shkallë vendi bilanci natyror rezultoi pozitiv me 742 lindje më shumë se vdekje.

    Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, lindjet kanë rënë me 10,5%, ndërsa vdekjet janë rritur me 0,4%. Pas këtij bilanci qëndrojnë zhvillime demografike si emigracioni, numri i ulët i lindjeve dhe ndryshimet në strukturën e popullsisë. Faktorë që ndikojnë në numrin e personave që jetojnë në vend dhe në raportin mes lindjeve dhe vdekjeve.

    Edhe shpërndarja sipas qarqeve tregon se kjo prirje nuk është e njëjtë në të gjithë vendin.

    Tirana kryeson për numrin e lindjeve, me 2.708 foshnje të ardhura në jetë, por edhe për numrin e vdekjeve me 1.328 raste. Për pasojë kryeqyteti regjistron shtesën më të lartë natyrore me 1.380 lindje më shumë se vdekje.

    Në anën tjetër Korça ka bilancin më negativ me 220 vdekje më shumë se lindje. Gjirokastra regjistron numrin më të ulët të lindjeve vetëm 66.

    Në krahasim me tremujorin e tretë të vitit të kaluar 10 qarqe kanë shënuar rënie të lindjeve. Tkurrja më e fortë është regjistruar në Fier me 20,1% ndërsa Dibra ka shënuar rritjen më të lartë me 3,9%.
    Sa u përket vdekjeve janë rritur në 7 qarqe. Rritjen më të madhe e ka regjistruar Kukësi, me 15,7% ndërsa Dibra ka shënuar rënien më të fortë me 17,8%.

    Ndërkohë, për të nxitur lindjet, qeveria ka rishikuar skemën e bonusit të bebes duke ndryshuar mënyrën e mbështetjes financiare për familjet. Mbetet për t’u parë nëse ndryshimet e bëra do të japin efektin e pritshëm.

  • Cucurella: Real Madridi është skuadra më e mirë në Evropë

    Cucurella: Real Madridi është skuadra më e mirë në Evropë

    Cucurella: Real Madridi është skuadra më e mirë në Evropë

    Marc Cucurella nuk ka dilema kur bëhet fjalë për skuadrën më të fortë në Evropë.

    Futbollisti spanjoll ka vlerësuar se aktualisht Real Madridi është ekipi që po paraqitet më mirë në kontinent, madje edhe përpara Paris Saint-Germainit.

    Në një intervistë për emisionin “El Partidazo” në radion Cadena COPE, Cucurella u pyet nëse Reali është më i mirë se PSG-ja.

    “Për momentin, mendoj se skuadra më e mirë në Evropë jemi ne. Kemi kaluar një seri shumë të mirë, kemi zhvilluar shumë ndeshje të mira dhe skuadra është shumë serioze”, deklaroi ai.

    I pyetur për krahasimin me PSG-në, spanjolli shtoi se skuadra franceze ka lojtarë shumë të mirë dhe një projekt të ndërtuar ndër vite, por pranoi se nuk i ndjek shumë ndeshjet e saj.

    “PSG-ja ka një ekip shumë të mirë, por aktualisht e shoh Real Madridin më të mirë”, theksoi Cucurella.

    Ai veçoi edhe Arda Güler si futbollistin që e ka befasuar më së shumti te Reali, duke vlerësuar se me të në fushë skuadra luan më mirë dhe ka më shumë lidhje në lojën e pasimeve.

  • Në kulmin e ëndrrave muzikore, këngëtari ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare

    Në kulmin e ëndrrave muzikore, këngëtari ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare

    Në kulmin e ëndrrave muzikore, këngëtari ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare

    Këngëtari i ri amerikan i muzikës country, CJ Beach, ka humbur jetën në moshën vetëm 22-vjeçare, pak orë pasi ishte ngjitur në skenë në Florida.

    Artisti nga Tallahassee u përfshi në një aksident automobilistik në orët e para të mëngjesit të së shtunës, më 7 nëntor, pak kohë pasi kishte performuar në lokalin “The Salty Donkey”, në Panacea.

    Lajmin e trishtë e konfirmoi babai i tij, Charles, përmes një postimi në Facebook, ku falënderoi të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen për familjen.

    “E vlerësoj jashtëzakonisht gjithë dashurinë dhe mesazhet për djalin tim CJ. Të shoh fotot dhe videot e tij më copëton zemrën, por e di që ai ishte i dashur nga shumë njerëz dhe do të na mungojë”, shkroi ai, transmeton LadBible, përcjell Klankosova.tv.

    Sipas Patrullës Rrugore të Floridës, aksidenti ndodhi rreth orës 01:15, kur automjeti doli nga rruga dhe u përplas me disa pemë. 22-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa rrethanat e aksidentit janë ende nën hetim.

    Në një tjetër mesazh prekës, babai i tij kërkoi nga autoritetet lokale të marrin masa për rritjen e sigurisë në rrugën Rehwinkle, ku ndodhi aksidenti, duke theksuar se në të njëjtin vend kishte ndodhur edhe një tjetër përplasje fatale.

    Edhe vëllai i madh, Marshall, ndau një dedikim emocionues, duke kujtuar momentet e fëmijërisë dhe lidhjen e veçantë me të vëllanë.

    CJ Beach konsiderohej një nga talentet e reja premtuese të muzikës country në zonën e Tallahassee. Ai performonte si solo, ashtu edhe me grupin e tij, ndërsa mbështeste vazhdimisht artistët e rinj dhe kishte krijuar edhe një festival lokal të muzikës.

    Edhe radioja lokale X101.5 shprehu dhimbjen për humbjen e tij, duke e cilësuar CJ një nga muzikantët e rinj më të talentuar të zonës.

    Vdekja e tij ka lënë në zi familjen, miqtë dhe komunitetin muzikor, që do ta kujtojnë për talentin dhe pasionin e tij për muzikën.

  • Ross nga seriali "Friends" është rikthyer me një bluzë të kuqe, kësaj here në një reklamë

    Ross nga seriali “Friends” është rikthyer me një bluzë të kuqe, kësaj here në një reklamë

    Aktori David Schwimmer, i njohur më së miri për rolin e tij si Ross Geller në sitcom-in “Friends”, ka veshur përsëri pulovrën e kuqe që luajti një rol të madh në një nga episodet më të famshme të serialit 25 vjet më parë.

    Këtë herë, është një reklamë për markën e modës Quince, e cila u kujtoi shumë shikuesve momentin kur u zbulua se Ross ishte babai i fëmijës së Rachel, raporton Yahoo.

    Në reklamën e quajtur “Puloveri i Kuq”, Schwimmer endet rrugëve të qytetit të New Yorkut në kërkim të një pulovre të kuqe kashmiri.

    Por kudo që shikon, dikush e ka veshur tashmë. Ai sheh të njëjtën pulovër te kalimtarët, dhe në një moment madje edhe te një qen.

    “Kur Quince ma prezantoi idenë, menjëherë e gjeta qesharake. Në fund të fundit, unë dhe pulovra e kuqe kemi një histori të gjatë së bashku”, deklaroi aktori.

    “Këtë herë po ndjek një pulovër, dhe disi të gjithë të tjerët e kanë tashmë. Edhe qeni,” shtoi ai.

    A ju kujtohet episodi nga “Friends”?

    Reklama është një homazh për episodin “Ai me trikon e kuqe” nga sezoni i tetë i “Friends”, i cili u transmetua në vitin 2001.

    Në atë episod, personi Rachel e cila është shtatzënë, nuk dëshiron t’u tregojë miqve të saj se kush është babai i fëmijës derisa të flasë më parë me të.

    Joey gjen një pulovër të kuqe të lënë pas nga një burrë me të cilin ishte Rachel dhe, së bashku me Phoebe-n dhe Monica-n, përpiqet të kuptojë se kujt i përket. Në fillim, ata dyshojnë për ish-të dashurin e saj, Tag-un, por në fund të episodit, Ross hyn në apartamentin e Monica-s dhe e njeh pulovrën e tij.

    Në ato momente ata e kuptuan se Ross është babai i foshnjës së Rachel. Interesante është se vetë Schwimmer e drejtoi episodin.

    Njëzet e pesë vjet më vonë, aktori iu rikthye përsëri pulovrës së kuqe, këtë herë në një reklamë që luan me një nga skenat më të famshme të serialit të njohur.

  • Nga ylli i Bayernit te rekordmeni i padëshiruar, Olise vendoset në krye të një renditjeje negative

    Nga ylli i Bayernit te rekordmeni i padëshiruar, Olise vendoset në krye të një renditjeje negative

    Michael Olise është shndërruar në një prej futbollistëve më kreativë të repartit ofensiv të Bayern Munichut, por këtë sezon francezi po kryeson edhe një statistikë jo të favorshme në kampionatin gjerman.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Fussballdaten.de, 24-vjeçari është futbollisti me më së shumti topa të humbur në Bundesliga gjatë këtij sezoni.

    Pas nëntë paraqitjeve në kampionat, Olise ka regjistruar plot 194 humbje të posedimit të topit. Pas shtatë xhirove, ai renditej në vendin e tretë me 147 raste të tilla, por 47 humbjet e regjistruara në dy ndeshjet e fundit e kanë ngjitur në krye të kësaj liste.

    Francezi ka kaluar kështu Vladimir Coufalin e Hoffenheimit, i cili renditet i dyti me 185 topa të humbur.

    Pas tyre vijnë Ibrahim Maza i Bayer Leverkusenit me 162, Laurin Curda i SC Paderbornit me 161 dhe Lukas Petkov i SV Elversbergut me 157 humbje të posedimit.

    Megjithatë, kur statistika llogaritet në raport me minutat e luajtura, Olise nuk e mban vendin e parë. Ai regjistron mesatarisht 23.37 humbje të topit për 90 minuta lojë, duke u renditur i treti në këtë klasifikim.

    Përpara tij janë Vladimir Coufal me 23.82 dhe Borna Sosa me 23.45 humbje për 90 minuta. /Telegrafi/

  • Portugalia përgatitet për stuhinë e fuqishme, tetë qarqe në alarm të kuq

    Portugalia përgatitet për stuhinë e fuqishme, tetë qarqe në alarm të kuq

    Portugalia përgatitet për stuhinë e fuqishme, tetë qarqe në alarm të kuq

    Portugalia do të mbyllë të mërkurën shkollat dhe shërbimet publike jo thelbësore, pasi stuhia Charles pritet të godasë disa pjesë të vendit me reshje të dendura shiu dhe erëra të fuqishme.

    Ministri i Brendshëm i Portugalisë, Luis Neves, u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë mundësi, të qëndrojnë në shtëpi, të shmangin zonat bregdetare dhe të punojnë nga shtëpia.

    “Të gjithë ata që kanë mundësi duhet të qëndrojnë në shtëpi”, ka deklaruar Neves të martën, gjatë një konference për media.

    Ai ka paralajmëruar se vendi po përballet me një situatë të vështirë, veçanërisht të mërkurën, kur pritet të shënohen kushtet më të rënda atmosferike.

    “Është një periudhë e vështirë dhe sfiduese. Vendi do të vihet në provë, veçanërisht nesër, duke pasur parasysh skenarin e parashikuar”, citohet të ketë thënë ai për gazetarët, sipas medias portugeze Diario de Noticias.

    Ministri ka bërë të ditur se gjendja e alarmit do të jetë në fuqi të mërkurën, nga ora 00:00 deri në 23:59.

    Ndërkohë, tetë qarqe të Portugalisë, përfshirë kryeqytetin Lisbonë, janë vendosur në nivelin më të lartë të alarmit të kuq për shkak të kushteve ekstreme atmosferike.

    Stuhia Charles pritet të mbërrijë në Portugalinë kontinentale të mërkurën në mëngjes, pasi gjatë mbrëmjes së së martës të kalojë fillimisht mbi ishullin e Madeirës.

    Rreziku nga përmbytjet mbetet gjithashtu i lartë. Një zyrtar i Agjencisë Portugeze të Mjedisit ka paralajmëruar se 101 komuna janë të rrezikuara nga përmbytjet, ndërsa kulmi i baticës pritet të regjistrohet të mërkurën, në orën 15:20 sipas kohës lokale.

    Krahas stuhisë Charles, Portugalia kontinentale po vazhdon të jetë nën ndikimin e stuhisë Bruna, e cila ndodhet në veri të arkipelagut të Azoreve. Kjo stuhi ka sjellë reshje të dendura shiu dhe ka shkaktuar vështirësi në transport.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Portugal prepares for powerful storm, eight red – alert circuits

    Portugal will close non-substantial schools and public services Wednesday, as the Charles storm is expected to hit parts of the country with heavy rainfall and strong winds.

    Portugal’s Interior Minister Louis Neves has urged citizens to stay at home if they can, avoid coastal areas, and work from home.

    Everyone who can stay at home has declared Neves during a news conference Tuesday.

    He has warned that the country is facing a difficult situation, especially on Wednesday, when it is expected to mark the worst weather conditions.

    It’s a difficult and challenging time. The country will be tested, especially tomorrow, given the predicted scenario, he was quoted as telling reporters, according to Portuguese media. Diario de Noticias.

    The minister has announced that the alarm situation will be in effect Wednesday, from 0000 to 23:59.

    Meanwhile, eight Portuguese counties, including the capital Lisbon, have been placed at the highest level of red alert because of extreme atmospheric conditions.

    The Charles Storm is expected to arrive in mainland Portugal Wednesday morning, after Tuesday’s evening passes first over the island of Madeira.

    The risk of floods also remains high. An official of the Portuguese Environment Agency has warned that 101 municipalities are endangered by floods, while the roof of batica is expected to be registered at 15:20 local time on Wednesday.

    In addition to the Charles storm, mainland Portugal is still under the influence of the Bruna storm, located north of the Azore Archipelago. This storm has brought heavy rainfall and has caused difficulty in transportation.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • De Bruyne drejt rikthimit shokues në Premier Ligë te klubi ku askush nuk e priste

    De Bruyne drejt rikthimit shokues në Premier Ligë te klubi ku askush nuk e priste

    De Bruyne drejt rikthimit shokues në Premier Ligë te klubi ku askush nuk e priste

    Evertoni ka bërë një lëvizje befasuese për transferimin e ish-mesfushorit të Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, sipas raportimeve nga Italia.

    Fituesi i gjashtë titujve të Premier Ligës u largua nga Manchester City për t’iu bashkuar Napolit në verën e vitit 2025, por në periudha të gjata ka pasur vështirësi te klubi italian.

    Tani, sipas mediave italiane, Evertoni po shqyrton mundësinë e rikthimit të belgut në Premier Ligës, ndërsa tashmë ka nisur kontaktet për transferimin e tij.

    Sipas CalcioMercato, Evertoni ka shfaqur interesim të madh për De Bruyne dhe “tashmë ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit”.

    Raporti thekson se klubi anglez po vlerëson mundësitë reale të realizimit të marrëveshjes, por Napoli duhet të bindet për ta lënë të largohet mesfushorin belg.

    De Bruyne ka regjistruar 15 kontribute në gola në 36 paraqitje për skuadrën nga Serie A, ku gjashtë prej tyre i ka realizuar këtë sezon.

    Në fundjavë, Napoli barazoi 1-1 me Lazion, ndërsa belgu shpërdoroi një mundësi të pastër në një situatë një kundër një, që mund t’ia siguronte fitoren skuadrës së tij.

    Si rrjedhojë, De Bruyne u zëvendësua para përfundimit të ndeshjes.

    Sezonin e kaluar, 35-vjeçari kishte pasur tensione me trajnerin e atëhershëm, Antonio Conte.

    Tani, nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, ish-ylli i Manchester Cityt po gëzon një marrëdhënie më të mirë me trajnerin e ri të Napolit, megjithëse tensionet për të vazhdojnë në aspekte të tjera.

    De Bruyne aktualisht është 43 asistime larg Ryan Giggsit, i cili mban rekordin historik për më së shumti asistime në Ligën Premier./Telegrafi/

    Burimi: Insajderi

  • De Bruyne to the shocking return of Premier League to the club where no one expected

    Everton has made a surprising move to transfer the former Manchester City midfielder, Kevin De Bruyne, according to reports from Italy.

    The winner of Premier League’s six titles left Manchester City to join Naples in the summer of 2025, but in long periods there has been difficulties at the Italian club.

    Now, according to Italian media, Everton is considering the possibility of returning Belgian to Premier League, while he has already started contacts on his transfer.

    According to Calcio Mercato, Everton has shown great interest in De Bruyne and cystama has initiated first contact with player representatives.

    The report stresses that the English club is assessing the real possibilities of real realisation of the agreement, but Naples must be persuaded to let the Belgian midfielder leave.

    De Bruyne has recorded 15 goals contributions to 36 presentations for the team from Serie A, where six of them have made it this season.

    At the weekend, Naples equated 1-1 with Lazio, while Belgian abused a clean opportunity in a situation against one that could ensure his team’s victory.

    As a result, De Bruyne was replaced before the end of the match.

    Last season, 35-year-old had had tensions with the then coach, Antonio Cote.

    Now, under the direction of Massimiliano Allegri, the former Manchester City star is enjoying a better relationship with the young coach of Naples, though tensions to continue in other aspects.

    De Bruyne is currently 43 assisting away from Ryan Giggs, who holds the historical record for most assisting in the Premier League. /Telegraphy/

    Source Layer: Insander

  • VV kundërshton projektin në Ulpianë, paralajmëron anulimin e vendimit dhe ankesë në ministri

    VV kundërshton projektin në Ulpianë, paralajmëron anulimin e vendimit dhe ankesë në ministri

    VV kundërshton projektin në Ulpianë, paralajmëron anulimin e vendimit dhe ankesë në ministri

    Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka kundërshtuar ndërtimin e një parkingu nëntokësor dhe të një objekti kolektiv në hapësirën e njohur si “Fontana”, në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

    Gjatë një vizite në këtë hapësirë, Sveçla ka thënë se projekti, i cili është miratuar në seancën e jashtëzakonshme të 6 nëntorit, është paraqitur nga ekzekutivi i Prishtinës në emër të Lojërave Mesdhetare, ndonëse, sipas tij, nuk ka ndërlidhje me këtë organizim.

    Ai ka bërë të ditur se asamblistët e Vetëvendosjes kanë votuar kundër propozimit për dy arsye: mungesën e lidhjes së projektit me Lojërat Mesdhetare dhe ndikimin që ndërtimet e reja mund të kenë në karakterin urban të Ulpianës.

    “Siç e dini, më 6 nëntor, në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Prishtinës, jo vetëm që është diskutuar, por edhe është miratuar një projekt i ekzekutivit të Prishtinës, që ka të bëjë me ndërtimin e një parkingu nëntokësor dhe një objekti kolektiv në këtë hapësirë ku ndodhemi. Propozimi ka ardhur kinse në emër të Lojërave Mesdhetare. Ne, që në seancë, e kemi kundërshtuar këtë propozim për dy arsye. Arsyeja e parë është sepse kemi qenë të bindur, dhe më vonë u dëshmua edhe nga ministri i Sportit, i cili konstatoi se ky projekt nuk ka të bëjë me Lojërat Mesdhetare. Arsyeja e dytë është se po flasim për Ulpianën, një lagje ikonike të qytetit, një ndër lagjet më të urbanizuara që ka Prishtina. Andaj, ndërtimi i objekteve shtesë do ta rëndonte këtë lagje dhe do t’ia humbte karakterin urban. Për këtë arsye, ne votuam kundër këtij propozimi”, ka deklaruar Sveçla.

    Sipas tij, pavarësisht kundërshtimit të Vetëvendosjes, propozimi ka marrë mbështetjen e asamblistëve të LDK-së, PDK-së dhe partive të tjera që qeverisin me Prishtinën.

    “Fatkeqësisht, me votat e asamblistëve të LDK-së dhe PDK-së, si dhe të partive të tjera që qeverisin me Prishtinën, ky propozim u miratua”, ka thënë ai.

    Sveçla ka përmendur edhe reagimet publike të qytetarëve kundër projektit, duke theksuar se Ulpiana ka rëndësi të veçantë për banorët e Prishtinës, por edhe për gjenerata të studentëve që kanë jetuar dhe studiuar në këtë qytet.

    Ai ka thënë se pas reagimeve publike, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është tërhequr nga projekti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka deklaruar se projekti nuk do të vazhdojë nëse qytetarët nuk e duan atë.

    “Pastaj, siç e dini, kishte një reagim publik të qytetarëve të Prishtinës dhe jo vetëm të Prishtinës, sepse Ulpiana ngjall nostalgji dhe ka histori për secilin student që ka qenë në Prishtinë për dekada të tëra. Si pasojë e këtij reagimi publik, pamë një tërheqje të Përparim Ramës mbrëmë, përmes një statusi ku ai tha se, nëse qytetarët nuk e duan projektin, ai nuk do të ecë përpara”, ka deklaruar Sveçla.

    Megjithatë, ai ka kritikuar deklarimin e Ramës, duke pretenduar se përmes tij po krijohet një pasqyrë e pasaktë për procedurën e miratimit të projektit.

    Sipas Sveçlës, kryetari i Prishtinës ka deklaruar se fillimisht duhet të merret pëlqimi i banorëve dhe më pas propozimi të votohet në Kuvend, por ai ka theksuar se vendimi tashmë është miratuar me 29 vota për.

    “Ajo që vlen të potencohet në këtë rast është se kemi të bëjmë me një tendencë për mashtrim nga zoti Rama, sepse ai tha që fillimisht duhet të merret pëlqimi i banorëve dhe pastaj të votohet propozimi në Kuvend. Kjo nuk ka ndodhur. Ky propozim tashmë është votuar në Kuvend me 29 vota për”, ka thënë Sveçla.

    Ai ka paralajmëruar se në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal, në cilëndo datë që ajo të mbahet, Vetëvendosje do të propozojë anulimin e vendimit për projektin “Ulpiana 2030”.

    Sveçla ka thënë se partia e tij do t’i ndjekë edhe rrugët e tjera administrative dhe ligjore për ta kundërshtuar projektin. Ai ka bërë të ditur se do të paraqesin ankesë në Ministrinë e Pushtetit Lokal, si organ që shqyrton vendimet e komunave, ndërsa nëse projekti nuk ndalet përmes kësaj rruge, do t’i ndjekin edhe procedurat gjyqësore.

    Në këtë kontekst, ai ka përmendur edhe rolin e asamblistëve të Uran Ismailit, të cilët, sipas tij, e kanë mbështetur propozimin.

    “Prandaj për të mos i lënë asgjë rastësisë, ne si LVV në seancën e radhës, kurdo që ajo mbahet do të propozojmë që të bëhet anulimi i vendimit për projektin Ulpiana 2030. Nuk duhet harruar që në këtë qëllim të tij të keqin, po i ndihmon dhe shërben partneri i tij Uran Ismaili, asamblistët e të cilit e mbështeten këtë propozim. Ne pamë një zmbrapsje të zotit Rama përmes statusit të tij në rrjetet sociale, gjithashtu kemi reagim të qytetarëve dhe banorëve të Ulpianës dhe ne do t’i ndjekim edhe rrugët e tjera administrative dhe ligjore. Do të ankohemi në Ministrinë e Pushtetit Lokal, si organ që i shqyrton vendimet e komunave, por në anën tjetër nëse as aty nuk ndalohet, gjithsesi do t’i ndjekim edhe procedurat gjyqësore”, ka deklaruar ai.

    Në fund, Sveçla ka kundërshtuar edhe arsyetimin se ndërtimi në këtë hapësirë është i nevojshëm për akomodimin e sportistëve të Lojërave Mesdhetare. Sipas tij, akomodimi i tyre është planifikuar të bëhet në hapësirat e konvikteve të studentëve, ndërsa nëse nevojiten konvikte shtesë, ato duhet të ndërtohen brenda asaj hapësire dhe jo në Ulpianë.

    “Është thënë që ky projekt bëhet për akomodimin e sportistëve të Lojërave Mesdhetare, ne e kemi kundërshtuar këtë sepse e dimë që akomodimi i sportistëve do të bëhet në hapësirat në anën tjetër, te konviktet e studentëve, dhe nëse ka nevojë për konvikte shtesë, ato do të ndërtohen brenda asaj hapësire jo në pjesën e Ulpianës”, ka thënë Sveçla.

    Burimi: Insajderi