Category: Lajme

  • PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit

    PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit

    PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit

    Partia Socialiste e Shqipërisë do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare.

    Euronews Albania ka zbuluar detaje të reja teksa raporton se mbledhja do të zhvillohet në zonën e Gjirit të Lalëzit.

    Gjithashtu bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 10:00.

    Gjithashtu mbledhja do të mbahet para zgjedhjeve vendore të 9 majit të cilat pritet të jenë në fokus edhe të diskutimeve. Një vëmendje e madhe është te gara e Bashkisë së Tiranës ku pritet që kryeministri shqiptar Edi Rama të ndajë kandidatin për zgjedhjet.

  • Shqiptari rrezikon jetën në Gjermani, udhëton për një orë mes vagonëve të trenit ICE

    Shqiptari rrezikon jetën në Gjermani, udhëton për një orë mes vagonëve të trenit ICE

    Një 24-vjeçar shqiptar ka rrezikuar jetën në Gjermani, pasi ka udhëtuar për rreth një orë mes vagonëve të një treni të shpejtësisë së lartë ICE, përpara se të hidhej në shinat e hekurudhës në stacionin e Magdeburgut.

    Ngjarja ka ndodhur të dielën në mbrëmje, ndërsa sipas mediumit gjerman TAG24, gjithçka nisi rreth orës 22:00, kur i riu po udhëtonte me trenin ICE nga Berlini, transmeton Telegrafi.

    Gjatë udhëtimit, 24-vjeçari nuk arriti t’i tregonte kontrollorit të Deutsche Bahn një biletë udhëtimi. Për këtë arsye, atij iu kërkua të zbriste në stacionin e ardhshëm, në Potsdam, gjë të cilën e bëri.

    Megjithatë, rreth një orë më vonë, kur treni mbërriti në Stacionin Qendror të Magdeburgut, asistenti i trenit vërejti se shqiptari doli papritur nga hapësira mes vagonëve.

    Më pas, ai eci përgjatë platformës dhe u hodh në shtratin e shinave të hekurudhës.

    Policia Federale arriti ta gjente pak kohë më vonë dhe e shoqëroi në stacion. Gjatë marrjes në pyetje, 24-vjeçari pranoi se kishte udhëtuar mes vagonëve të trenit ICE, transmeton Telegrafi.

    Ndaj tij është iniciuar procedurë penale për përfitim të shërbimeve përmes mashtrimit, si dhe për shkelje të tjera sipas Kodit Penal dhe Rregulloreve për Ndërtimin dhe Operimin e Hekurudhave.

    Rasti vë në pah rrezikun e madh që paraqet udhëtimi në hapësirat mes vagonëve të trenave, si dhe hyrja në shinat e hekurudhës./Telegrafi/

  • Çfarë zbulon vota e të rinjve e vitit 2026 për arsimin e lartë

    Çfarë zbulon vota e të rinjve e vitit 2026 për arsimin e lartë

    Nga: Kent Ingle / The Washington Times
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Drejtuesit e korporatave do t’ju thonë se bordi drejtues ku mungon krejtësisht mospajtimi është një kompani që po shkon drejt falimentimit.

    Organizata e shëndetshme kërkon shumëllojshmëri mendimesh, njerëz të gatshëm të sfidojnë narrativën mbizotëruese dhe të tjerë që vënë në dukje të metat e modelit të biznesit. Kur mospajtimet shuhen, pengohet aftësia për të sjellë risi dhe për t’u përshtatur.

    Këto parime vlejnë edhe për arsimin e lartë. Megjithatë, sistemi universitar amerikan po prodhon në mënyrë aktive dhe në masë ekuivalentin intelektual të një bordi të falimentuar drejtues.

    Kabina e votimit ofron të dhënat më të qarta për këtë dështim akademik. Gjatë zgjedhjeve të ndërmjetme të javës së kaluar, blloku i votuesve të rinj votoi në mënyrë dërrmuese, pothuajse në bllok të vetëm. Sipas një analize fillestare nga CIRCLE në Universitetin Tafts [Tufts], 72 përqind e votuesve të moshës 18-29-vjeçare votuan për kandidatët demokratë për Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA-së. Vetëm 25 përqind mbështetën republikanët.

    Ky hendek prej 47 pikësh përfaqëson nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë të parapëlqimit të të rinjve për një parti të vetme në zgjedhje kombëtare.

    Këto statistika nuk kanë të bëjnë me mbështetjen e një partie të caktuar politike. Kriza qëndron në përmasën e jashtëzakonshme të homogjenizimit ideologjik. Kampusi universitar, teorikisht, është krijuar për të prodhuar përplasje mes botëkuptimeve të ndryshme. Mjedisi i shëndetshëm akademik do të prodhojë natyrshëm një spektër të gjerë mendimi dhe fërkimi filozofik.

    Kur një grup i tërë demografik del nga arsimi i lartë duke menduar saktësisht në të njëjtën mënyrë për pothuajse çdo çështje, institucionet kanë dështuar. Universiteti modern funksionon si një qendër e kushtëzimit ideologjik.

    Studentët vijnë në kampus duke pritur t’i vënë në test bindjet e tyre themelore. Në vend të kësaj, hasin në një mjedis të përzgjedhur me kujdes që i trajton mendimet kundërshtuese si përgjegjësi që duhen shmangur. Mekanizmat e këtij kushtëzimi janë ngulitur drejtpërdrejt në klasë.

    Nëse studentët shkruajnë punime kërkimore që sfidojnë narrativat mbizotëruese kulturore, rrezikojnë nota ngelëse dhe izolim shoqëror. Nëse përsërisin pikëpamjet e profesorëve të tyre, kalojnë me nota të shkëlqyera.

    Sistemi akademik po i stërvit të rinjtë të bëhen konformistë, në vend që të mendojnë vetë.

    Administratorët e përkeqësojnë problemin duke zbatuar struktura raportimi për të kontrolluar përplasjet. Drejtuesit e kampuseve krijojnë portale anonime ku studentët mund të raportojnë kolegët e tyre për shprehjen e pikëpamjeve kundërshtuese. Kjo krijon një kulturë paranoje dhe konformizmi. Studentët mësojnë rëndësinë e qëndrimit në linjë për të marrë diplomat e tyre.

    Kjo mbrojtje e tepruar i pengon rëndë të diplomuarit. Fuqisë moderne punëtore i duhen punonjës që dinë t’i orientojnë mospajtimet. Studenti që kalon katër vjet duke dëgjuar veç një botëkuptim nuk do të gjejë të njëjtin veçim në vendin e punës. I diplomuari, bindjet e të cilit nuk janë sfiduar kurrë, nuk ka aftësinë për të udhëhequr ose për të punuar në një ekip të larmishëm.

    Kompanitë e kanë dalluar këtë mangësi. Korporatat e mëdha po heqin dorë nga kërkesa për diplomë universitare për pozicionet e nivelit fillestar. Drejtuesit kanë kuptuar se diploma thjesht dëshmon se kandidati di si t’i përshtatet një standardi ideologjik.

    Fuqia punëtore është lodhur duke punësuar të diplomuar të brishtë, të cilët kërkojnë ndërhyrjen e burimeve njerëzore sapo një koleg të mos pajtohet me propozimet e tyre për një projekt.

    Ndikimi në jetën qytetare është po aq shkatërrues. Republika ndërtohet mbi qytetarë të aftë për të debatuar me respekt. Shoqërisë i duhen individët që mund të bëjnë kompromis me kundërshtarë për të miratuar ligje dhe për të ndërtuar komunitete. Kur arsimi i lartë braktis detyrimin për të nxitur debatin, ai prodhon të diplomuar që e shohin kundërshtimin politik si ligësi.

    Polarizimi ekstrem, evident në pjesëmarrjen e të rinjve në zgjedhjet e ndërmjetme, është rezultat i drejtpërdrejtë i sistemit arsimor që refuzon t’i mësojë studentët si të mos pajtohen me respekt.

    Drejtuesit e universiteteve kanë përgjegjësinë të rimarrin misionin e arsimit të lartë. Kampusi duhet të rekrutojë anëtarë të stafit akademik me pikëpamje të ndryshme intelektuale, për t’u ofruar studentëve perspektiva konkurruese. Stafi akademik ka përgjegjësinë të ruajë një mjedis të paanshëm ku studentët mund të ndajnë dhe të sfidojnë ide pa rrezikuar notat e tyre.

    Arsimtarët duhet t’i sfidojnë bindjet e studentëve për të farkëtuar botëkuptime të vëna në provë.

    Mjeshtëria e vërtetë akademike kërkon përplasje intelektuale. Kampusi pa të është një sallë bordi që po shkon drejt falimentimit. /Telegrafi/

  • Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv me dhjetëra automjete në Bullgari

    Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv me dhjetëra automjete në Bullgari

    Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku, ku janë përfshirë dhjetëra automjete në një segment të autostradës në juglindje të Bullgarisë.

    Aksidenti ndodhi të martën, në një pjesë të rrugës të mbuluar nga mjegulla, ndërsa automjetet u përplasën në të dyja anët e autostradës.

    Lajmin e raportoi agjencia bullgare e lajmeve BTA, duke iu referuar guvernatorit të rajonit të Jambollit, Georgi Chalakov, transmeton Telegrafi.

    Sipas tij, në aksident janë përfshirë rreth 50 automjete, ndërsa numri i viktimave ka arritur në të paktën 10 persona.

    Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur ekipe të policisë, zjarrfikësve dhe emergjencës mjekësore.

    Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë një numër të madh veturash dhe kamionësh të grumbulluar në të dyja anët e rrugës, disa prej tyre të përmbysur, të shkatërruar rëndë ose të dalë jashtë autostradës.

    Kryeinspektori Todor Mishinev nga Drejtoria Rajonale e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Jamboll i tha televizionit Nova se disa persona vazhdonin të ishin të bllokuar brenda automjeteve të tyre.

    “Për momentin, përparësi kanë operacionet e shpëtimit. Pasi ato të përfundojnë, do të zhvillohen veprimet procedurale dhe hetimore”, deklaroi ai.

    Ndërkohë, sipas BTA-së, 27 persona të lënduar janë dërguar në spitalet e rajonit për trajtim mjekësor.

    Operacionet e shpëtimit dhe ndërhyrjes po vazhdojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/

  • “Keni votat, kalojeni” – Përplasje LVV-PDK për Projektligjin për Energjinë

    “Keni votat, kalojeni” – Përplasje LVV-PDK për Projektligjin për Energjinë

    “Keni votat, kalojeni” – Përplasje LVV-PDK për Projektligjin për Energjinë

    Debat dhe përplasje mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës janë shkaktuar në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, lidhur me rendin e ditës, raporton Ekonomia Online.

    Anëtari i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, propozoi që në rendin e ditës të shtohej edhe shqyrtimi i Projektligjit për Rregullatorin e Energjisë, me arsyetimin se projektligji është dërguar në Kuvend më 6 nëntor 2026 dhe se lidhet me përfitimet e Kosovës nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

    “Një propozim, shqyrtimi i projektligjit për rregullatorin e energjisë, për arsyen se qeveria e ka dërguar në Kuvend me 6 nëntor 2026, përderisa ky projektligj dihet edhe me planin e rritjes të BE-së ku përfiton Kosova në paketë prej 882 milionë euro, dhe matja bëhet në faza gjashtëmujore, këste gjashtëmujore. Për efikasitet edhe të komisionit tonë, konsiderojmë që është mirë të shtohet. Meqenëse ministrja është këtu, është edhe e gatshme të prezantojë projektligjin, nuk e shoh problem nëse e shtojmë si pikë të re të rendit të ditës. E kemi edhe planin e punës”, tha Kelmendi.

    Ndaj këtij propozimi reagoi kryesuesi i komisionit, Arben Mustafa nga PDK-ja, i cili kundërshtoi përfshirjen e projektligjit në rendin e ditës, me arsyetimin se deputetët nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për ta shqyrtuar atë.

    “Me thënë të drejtën jam i befasuar me këtë propozim, për shkak se ende nuk janë bërë 24 orë prej që e kemi pranuar ne si komision këtë projektligj. Duke qenë se bëhet fjalë për një projektligj kaq të rëndësishëm. Mendoj se ish dashtë me pas kohë deputetët të paktën me lexuar. Ende nuk janë bërë 24 orë dhe kërkoni me fut në rend dite. Anën tjetër kemi një uaj që presim me trajtu ligjin për eficiencë, mirëpo nuk mund të trajtojmë për shkak se herë nuk vini ju, herë nuk vjen ministrja. Nuk po e kuptoj këtë nguti për këtë projektligj. Duhet pasur pak respekt edhe për punën e komisionit. Deputetë këtu nuk jemi ardhur vetëm t’i kalojmë ligjet qeverisë, jemi ardhur për t’i trajtuar edhe në aspektin përmbajtësor. Ju kisha lutur që të kemi mirëkuptim dhe të shtyjmë këtë projektligj për mbledhjen e radhës. Duke qene se kemi kohe edhe sikur ta trajtojme sot ky projektligj nuk mund te hy ne seance para dy javesh“, tha Mustafa.

    Kelmendi reagoi sërish ndaj kryesuesit të komisionit, duke theksuar se propozimet duhet t’i nënshtrohen votimit dhe jo komentimit.

    “Ju jeni kryetar i komisionit, megjithatë jeni i pari në mesin e të paraparëve dhe nuk ka nevojë për komentim secilit propozim. Nuk ka nevojë askush të komentojë propozimin e tjetrit, për këtë ekizsotn mekanizimi i votimit”, tha Kelmendi.

    Mustafa iu përgjigj duke thënë se deputetët e shumicës mund ta kalojnë propozimin përmes votimit, por sipas tij, kjo do të dëshmonte mungesën e kohës për shqyrtimin përmbajtësor të projektligjit.

    “Nëse ju e mendoni se ky projektligj veç mundet me hy në rend ditë, i keni votat në komision, e kaloni, mirëpo kjo tregon sa i rëndësishëm është për ju ky projektligj. Unë jam i sigurte që as ti, as koleget e tu nuk besoj se dikush ka arrij të analizojë këtë projektligj për më pak se 24 orë që na ka ardhë, dhe dëshironi të futni në votim vetëm sa për të kaluar. Kjo është e drejtë e juaja, tregon sa përnime e keni”, tha Mustafa.

    Në debat u përfshi edhe anëtari i komisionit nga PDK-ja, Mërgim Lushtaku, i cili iu referua nenit 34 të rregullores, duke thënë se deputetët duhet të kenë kohë për t’i shqyrtuar materialet para mbledhjeve.

    “Sipas nenit 34 ne së paku 3 ditë kemi kohë për me ftuar për një pikë të rendit të ditës. E kuptoj ju jeni mazhorancë, dhe më shumë jeni, parti që mendon dikush tjetër për ju, në këtë rast qeveria, sesa ju, për vetveten e juaj. Por, besoj se dikush ka dëshirë me lexu materialet, ka dëshirë me i konsultu edhe me palë të tjera para se me ardhë me marrë një qëndrim. Këto ligje janë të rëndësishme, gjitha kanë kohën e vet sipas rregullores që ne gjithë deputetet jemi pajtuar. Sigurisht ju mundeni mi mbivotu, sepse, ne e dimë shumë mirë se nëse argumenti është në anën tonë, arroganca e votës mund të jetë në anën e juaj… Sa i përket pikës së katër që zotëri Asllani propozoj, nuk më vjen mirë që asnjë deputet të merr punën e zëdhënësit të një insitutcioni tjetër, sepse ne i kemi ftuar, ata a inë a nuk vinë është përgjegjësi e tyre”, tha Lushtaku.

    Ndërkaq, deputetja e LVV-së, Liza Gashi, kërkoi që gjatë diskutimeve të respektohen dispozitat e rregullores së punës, duke theksuar se komisioni ka të drejtë ta ndryshojë agjendën.

    “Do ta vlerësoja shumë nëse na kushtoni pak rëndësi parimeve të rregullores. E para, e dyta, sa i përket kësaj që jemi këtu dhe kemi respektuar këtë shkak, ajo ka të bëjë me thirrjen e mbledhjes dhe jo me materiale. Sepse në këtë pikën pesë, po ta merrni edhe ju, dhe ta dimë në fund të votës, se komisioni ka të drejtë të ndryshojë agjendën.

    Kështu që unë të lutem nga rregullorja e punës, unë nuk e dua atë që të bëjmë ndonjë shkelje në votim. Jemi këtu që të bëjmë punë, kështu që ju lutem për këtë“, tha ajo.

    Në rendin fillestar të ditës së komisionit ishin paraparë miratimi i rendit të ditës dhe procesverbalit të mbledhjes së 27 tetorit 2026, shqyrtimi në parim i Projektligjit për Efiçiencë të Energjisë, raportimi i anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës, si dhe shqyrtimi i vendimit të presidentes për Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

    Burimi: Insajderi

  • Aleanca propozon pension proporcional për ata që s’i kanë plotësuar 15 vjet stazh pune

    Aleanca propozon pension proporcional për ata që s’i kanë plotësuar 15 vjet stazh pune

    Aleanca ka propozuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, përmes të cilit synon t’u mundësohet pensioni kontributpagues proporcional edhe qytetarëve që kanë paguar kontribute para 1 janarit 1999, por nuk e kanë plotësuar periudhën e nevojshme për të përfituar nga skemat ekzistuese.

    Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, në një konferencë për media ka prezantuar propozimin për shtimin e nenit të ri 8/B, i cili parasheh që pensioni të llogaritet në përpjesëtim me vitet, muajt dhe ditët për të cilat qytetarët kanë paguar kontribute.

    Haxhiu tha se propozimi synon të adresojë rastet kur qytetarëve u mungojnë vetëm disa muaj apo ditë për të plotësuar periudhën e kërkuar, duke theksuar se skemat ekzistuese dhe të drejtat e personave që tashmë përfitojnë nga to do të ruhen.

    “Sot po prezantoj një propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti. Ky propozim ka një qëllim të qartë. Të përfitojnë pension kontributpagues edhe qytetarët që kanë paguar kontribute, por nuk e kanë plotësuar periudhën e nevojshme për të hyrë në skemat ekzistuese. Bëhet fjalë për njerëz që kanë punuar dhe kanë paguar kontribute para 1 janarit të vitit 1999. Për njerëz që kanë vite pune të dëshmuara, por që sot nuk kualifikohen për pension kontributpagues për shkak se nuk e arrijnë periudhën e kërkuar. Dikujt i mungon një vit. Dikujt disa muaj. Dikujt mund t’i mungojnë vetëm disa ditë. Pyetja që sot e shtrojmë është e thjeshtë. A duhet që mungesa e disa muajve apo ditëve t’ia mohojë qytetarit mundësinë për të përfituar nga vitet për të cilat ka paguar kontribute? Unë konsideroj se duhet të gjejmë një zgjidhje të drejtë. Nëse një person nuk e plotëson periudhën për pension sipas kushteve aktuale, ai duhet të ketë mundësi të marrë një pension në përpjesëtim me kontributet që i ka paguar”, tha Haxhiu.

    Ajo sqaroi se propozimi nuk parasheh ndryshimin e kushteve për pensionin kontributpagues të moshës dhe pensionin parcial kontributpagues për personat e larguar nga puna si rezultat i masave të dhunshme.

    “Pikërisht këtë synon propozimi që po prezantoj sot. Dua të sqaroj që në fillim një çështje shumë të rëndësishme për pensionistët dhe familjet e tyre. Me këtë propozim ruhen skemat ekzistuese dhe të drejtat e atyre që përfitojnë sipas tyre. Së pari, ruhet pensioni kontributpagues i moshës, i rregulluar me nenin 8 të ligjit. Personat që i plotësojnë kushtet e kësaj skeme vazhdojnë të përfitojnë sipas rregullave ekzistuese”, potencoi ajo.

    “Së dyti, ruhet pensioni parcial kontributpagues, i rregulluar me nenin 8/A, për personat e larguar nga puna si rezultat i masave të dhunshme. Ruhen kushtet e kësaj skeme dhe mënyra aktuale e llogaritjes së pensionit. Dispozitat që njohin pasojat e largimit të dhunshëm nga puna mbeten në fuqi. Periudha që u njihet këtyre qytetarëve për plotësimin e kushtit të përfitimit vazhdon të trajtohet sipas ligjit ekzistues”, tha ajo.

    Haxhiu theksoi se pensioni i ri proporcional do të shqyrtohej vetëm në rastet kur qytetarët nuk i plotësojnë kushtet për të përfituar nga dy skemat ekzistuese./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Nick Cave nuk e di nëse IA-ja do ta “shpëtojë botën” apo do ta “asgjësojë atë”

    Nick Cave nuk e di nëse IA-ja do ta “shpëtojë botën” apo do ta “asgjësojë atë”

    Nga: Lauren Hunter / Far Out Magazine
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Nick Cave ka ndarë mendimet e tij për gjendjen e tanishme të botës artistike me përdorimin e IA-së [inteligjencës artificiale], duke thënë se nuk është i sigurt nëse teknologjia do ta “shpëtojë botën” apo do ta “asgjësojë atë.”

    Muzikanti ka folur edhe më parë për mosbesimin e tij të përgjithshëm ndaj kësaj teknologjie, veçanërisht në fushën e muzikës, por u shpreh më gjerësisht për këtë çështje në shkrimin më të fundit në buletinin e tij The Red Hand Files.

    Duke iu përgjigjur pyetjes së një adhuruesi nga Bristoli nëse është “fatalist apo optimist” [doomer apo boomer] në lidhje me IA-në, përgjigjja e Caveit tregoi se deri në çfarë mase ai nuk është i bindur për vlerat e saj.

    Lexo po ashtu:
    – Nick Cave për tekstin “në stilin e tij” të shkruar nga ChatGPT: Tallje groteske me atë që do të thotë të jesh njeri
    – Jam agnostik i devotshëm, por njësoj si Nick Cave dua ta di kuptimin e botës sonë kaotike
    – Nick Cave rrëfen rikthimin në jetë normale, pas humbjes së djalit: Kuptimi ndryshon gjatë viteve

    “Inteligjenca artificiale,” tha ai, “mund ta shpëtojë botën, ta asgjësojë atë ose të bëjë diçka ndërmjet këtyre të dyjave. Nuk e di.”

    Pavarësisht këtij qëndrimi disi të papërcaktuar për këtë çështje, këngëtari u shpreh më gjerësisht kur ra puna te pikëpamja e tij për rolin gjithnjë e më të madh të IA-së në muzikën e re.

    “Platformat për gjenerimin e këngëve janë, sipas meje, tregues të potencialit djallëzor të kësaj teknologjie, që në fillesat e saj, për ta zbrazur nga brenda përpjekjen njerëzore dhe për ta këputur lidhjen tonë me hyjnoren,” vazhdoi Cave.

    “Ato e përqeshin vetë krijimin duke e bërë njerëzimin të panevojshëm, duke marrë frytet e përpjekjes njerëzore dhe duke i reduktuar ato në thjesht produkte. Ky është, ndoshta, poshtërimi ynë i fundit dhe më shkatërrues për shpirtin,” shpjegoi ai, duke e bërë të qartë se këngët e gjeneruara nga IA-ja nuk janë diçka që ai pëlqen.

    Megjithatë, ky argument lidhej me një argument të mëparshëm që ai kishte bërë në postimin e tij më të fundit, i nxitur nga një pyetje tjetër e një adhuruesi rreth ndarjes së artit nga artisti.

    Cave tha se, ndonëse më parë besonte se kjo nuk mund të bëhej, platformat e gjenerimit të këngëve e kanë bërë të mendojë ndryshe, duke theksuar: “Më në fund, artisti mund të ndahet nga arti. Jo vetëm kaq, artisti – ai problem me të meta, i rrëmujshëm, i thyer, i mjerë, i gëzueshëm – mund të hiqet krejtësisht nga ekuacioni, diçka si një mbetje.”

    Duke i përmbyllur të dyja pikat, ai shtoi: “Për ata që mezi presin ta çlirojnë botën nga artistët problematikë – sepse këto forca censuruese vazhdojnë të jenë këmbëngulëse – kjo është me siguri arsye për festë, pasi këto platforma premtojnë ta çlirojnë botën krejtësisht nga artistët.”

    Koha kur Cave po e zhvillon këtë diskutim për IA-në duket veçanërisht domethënëse, pasi kohët e fundit doli se muzika e tij dhe e ish-bashkëpunëtores së tij Kylie Minogue po përdorej për të trajnuar modele të IA-së pa lejen e tyre.

    Në vitin 2024, artisti shprehu mosmiratimin e tij ndaj përdorimit të IA-së për qëllime muzikore duke thënë: “E gjithë kjo më duket jashtëzakonisht shqetësuese. Nuk jam i shqetësuar për punën time apo diçka të tillë, se mos zëvendësohem apo diçka e tillë. Thjesht për atë që kjo thotë për ne si qenie njerëzore.”

    Cave ka krijuar një rreth ndjekësish të përkushtuar rreth reflektimeve të tij në The Red Hand Files, gjë të cilën duket qartë se dëshiron ta shfrytëzojë pas njoftimit të turneut me 25 data – Conversations with Nick Cave – që do të zhvillohet në të gjithë Amerikën e Veriut vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

  • Witkoff: SHBA-ja, Ukraina dhe aleatët evropianë diskutuan garancitë e sigurisë pas luftës, para negociatave në Abu Dhabi

    Witkoff: SHBA-ja, Ukraina dhe aleatët evropianë diskutuan garancitë e sigurisë pas luftës, para negociatave në Abu Dhabi

    I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, ka bërë të ditur se përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe vendeve evropiane kanë zhvilluar një takim për koordinimin e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për të krijuar kushtet për një paqe të qëndrueshme.

    Takimi u zhvillua para rifillimit të negociatave mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së në Abu Dhabi, ku palët pritet të diskutojnë hapat e mundshëm drejt përfundimit të konfliktit, transmeton Telegrafi.

    Sipas Witkoffit, diskutimet u përqendruan veçanërisht në çështjet e sigurisë pas përfundimit të luftës, si dhe në mënyrat se si mund të forcohen marrëveshjet dhe institucionet ekzistuese evropiane të sigurisë.

    Në një postim në platformën X, ai bëri të ditur se pjesëmarrësit diskutuan rëndësinë e adresimit të shqetësimeve për sigurinë në periudhën e pasluftës dhe zvogëlimit të rrezikut për rifillimin e konfliktit.

    “Pjesëmarrësit gjithashtu vlerësuan se trajtimi i shqetësimeve të sigurisë pas luftës dhe reduktimi i rrezikut të konfliktit janë thelbësore. Ata diskutuan mënyrat për të siguruar mekanizma të fuqishëm për menaxhimin e rreziqeve dhe shmangien e përshkallëzimeve të rrezikshme”, shkroi Witkoff.

    Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe partnerët evropianë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë gjatë gjithë procesit të negociatave.

    Çështja e garancive të sigurisë për Ukrainën pas përfundimit të luftës mbetet një nga temat kryesore të diskutimeve diplomatike, ndërsa Kievi kërkon mekanizma që do të parandalonin një agresion të ri rus në të ardhmen. /Telegrafi/

  • 15 vjet në kërkim të drejtësisë për Diana Kastratin, familja kërkon epilogun e merituar të rastit

    15 vjet në kërkim të drejtësisë për Diana Kastratin, familja kërkon epilogun e merituar të rastit

    Pas ndërprerjes së seancës gjyqësore ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit, para mediave janë deklaruar babai i viktimës, Gëzim Kastrati, dhe avokatja e familjes, Miranda Haxhiu.

    Babai i Dianës, Gëzim Kastrati, ka shprehur shpresën se rasti do të marrë epilogun e merituar, duke theksuar se familja tash e 15 vjet po përballet me dhimbjen dhe pritjen për drejtësi.

    Ai tha se këto vite kanë qenë të mbushura me vuajtje jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje, duke shprehur besimin se institucionet do ta çojnë deri në fund procesin gjyqësor, përcjell Telegrafi.

    “Siç e tha edhe avokatja, ky është një rast që ka 15 vjet që drejtësia është vonuar. Por besojmë dhe shpresojmë që do ta marrë epilogun e merituar për gjithë këto vite vuajtje”, deklaroi Kastrati.

    Ai gjithashtu foli për rastet e tjera të vrasjeve të grave që, sipas tij, vazhdojnë të mbeten pa një epilog përfundimtar, duke theksuar se nuk do të ndalet së ngrituri zërin për kërkimin e drejtësisë.

    Kastrati u shpreh se ka kërkuar reagim institucional që nga viti 2011 dhe se pavarësisht vështirësive dhe pengesave të hasura ndër vite, do të vazhdojë të kërkojë drejtësi.

    Ndërkaq, avokatja e familjes, Miranda Haxhiu, deklaroi se kërkesa e tyre do të mbetet që i pandehuri të përballet me drejtësinë dhe se do të përdorin të gjitha mjetet ligjore për të siguruar që drejtësia të vihet në vend.

    “Do të jetë një kërkesë e vazhdueshme që i pandehuri duhet të ballafaqohet me drejtësinë. Ne do të vazhdojmë me të gjitha mjetet tona ligjore të sigurohemi që kjo drejtësi të vihet në vend”, deklaroi Haxhiu.

    Ndryshe, seanca gjyqësore në rastin ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati është shtyrë për 23 dhjetor, në orën 09:00.

    Shtyrja erdhi pas kërkesës së avokatit mbrojtës, Haxhi Millaku i cili kërkoi kohë për t’u pajisur me shkresat e lëndës dhe për t’u njohur me dosjen e rastit. /Telegrafi/

  • 15 years in search of justice for Diana Kastract, family seeks the case’s well-deserved epilogue

    15 years in search of justice for Diana Kastract, family seeks the case’s well-deserved epilogue

    After the break of the trial hearing against Adnon Jashar, charged with the murder of Diana Kastrat, the victim’s father, Gezim Kastrati, and family lawyer Miranda Haxhiu have been declared before the media.

    Diana’s father, Gezim Kastrati, has expressed hope that the case will receive the deserved epilogue, stressing that the family is now facing the pain and expectation of justice for 15 years.

    He said these years have been filled with suffering not only for the family but also for all those affected by this event, voicing confidence that institutions will complete the judicial process, Telegrafi submits.

    Now, as the lawyer said, this is a case for 15 years that justice has been delayed. But we believe and hope to get the epilogue deserved for all these years of suffering, Kastrati said.

    He also spoke of other cases of women’s murders that, according to him, continue to remain without a final epilogue, stressing that he would not stop shouting about seeking justice.

    Kastrati said he has called for institutional reaction since 2011 and that despite the difficulties and obstacles encountered over the years, he will continue to seek justice.

    Meanwhile, family lawyer Miranda Haxhiu said their request would remain for the defendant to face justice and that they would use all legal means to ensure that justice is served.

    There will be a constant request the defendant must face justice. We will proceed with all our legal means to make sure that this justice is established, Haxhiu said.

    Otherwise, the court hearing in the case of Adnon Jashar, charged with killing his former husband, Diana Kastracti, has been put off for 23 December, at 09:00.

    The postponement came after the defence attorney’s request, Haxhi Milaku, who took time to fill in with the subject paperwork and get acquainted with the case file. /Telegraphy/