Category: Lajme

  • Failing hearings held for Diana Kastrati murder

    The Constitutional Court in Pristina today, beginning at 09:30, is expected to hold its main review hearing in absentia against accused Adnon Jashar, who is charged with killing his former husband, Diana Kastrati.

    The decision to hold the session in absentia comes after the accused is on the run since the day of the crime committed and continues to be accessible to justice bodies, while Kosovo Police’s public demand for his whereabouts remains active to him.

    The main details of the case:

    Actual: The Constitutional Prosecutor in Pristina on 22 October 2026 has officially filed the indictment against Adnon Jashar for the criminal offence of the serious murder.

    Diana Kastrati was killed on May 18, 2011, in Pristina, at the age of 27, as she was going to college, being shot with firearms.

    The case had prompted major public reactions as the victim earlier sought emergency protection order from institutions, but the defence had not been offered in time.

    Today’s 09:30 session marks a step toward the trial of this case in an effort to bring justice to 15 years after the tragic event.

    Source Layer: Insander

  • Sveçla akuzon Përparim Ramën për mashtrim lidhur me projektin “Ulpiana 2030 Legacy”

    Sveçla akuzon Përparim Ramën për mashtrim lidhur me projektin “Ulpiana 2030 Legacy”

    Kryesuesi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka reaguar pas miratimit të një propozimi në Kuvendin Komunal të Prishtinës, duke akuzuar kryetarin Përparim Rama se po mashtron qytetarët lidhur me projektin në fjalë.

    Përmes një reagimi publik, Sveçla ka bërë të ditur se propozimi ka kaluar në Kuvendin Komunal me mbështetjen e asamblistëve të partive në pushtet, ndërsa sipas tij, kundër tij ka votuar vetëm Lëvizja Vetëvendosje.

    Ai ka pretenduar se projekti nuk ka të bëjë me organizimin e Lojërave Mesdhetare, por se, sipas tij, është në interes të kryetarit Rama dhe njerëzve të afërt me të.

    “Siç e kemi thënë edhe në seancë, sot u dëshmua që ky projekt s’ka të bëjë me Lojërat Mesdhetare. Ky është projekt për Përparimin dhe miqtë e tij”, ka shkruar Sveçla.

    Ai ka shtuar se reagimet e qytetarëve dhe opinionit publik po japin efekt, duke bërë thirrje për mobilizim qytetar për të kundërshtuar, siç e ka cilësuar ai, keqmenaxhimin e kryeqytetit.

    Sveçla ka përfunduar reagimin e tij duke thënë se vetëm qytetarët mund ta ndalin atë që ai e quan shkatërrim të Prishtinës. /Telegrafi/

  • Cili vend evropian humbet më shumë para kur punëtorët hyjnë në grevë?

    Cili vend evropian humbet më shumë para kur punëtorët hyjnë në grevë?

    Gjermania është ekonomia evropiane që do të pësonte humbjet më të mëdha financiare nga një ditë greve, me rreth 2.5 miliardë euro, sipas një krahasimi të publikuar nga Euronews. Pas saj renditen Franca dhe Italia, ndërsa Spanja do të humbiste rreth 930 milionë euro.

    Krahasimi vjen në prag të grevës së përgjithshme 24-orëshe në Spanjë, të thirrur nga dy sindikatat më të mëdha të vendit, Comisiones Obreras (CCOO) dhe Unión General de Trabajadores (UGT), për të mërkurën.

    Greva e fundit e përbashkët e këtyre dy organizatave ishte mbajtur në nëntor të vitit 2012, në kohën kur Spanja po përballej me një krizë të thellë të masave shtrënguese ekonomike.

    Këtë herë, kërkesat lidhen kryesisht me çështjet e përditshme: banesa me çmime të përballueshme, paga që përshtaten me rritjen e kostos së jetesës dhe shërbime publike më funksionale.

    Greva po mbahet 18 ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Spanjë, të planifikuara për 29 nëntor, transmeton Telegrafi.

    Protestat nuk kufizohen vetëm në këtë vend. Franca mbajti një ditë grevash dhe demonstratash më 5 nëntor për shkak të kostos së jetesës. Në Itali, sindikata CGIL ka thirrur grevë të përgjithshme më 20 nëntor, ndërsa sindikatat belge kanë paralajmëruar një të tillë për javën e 23 nëntorit.

    Sipas të dhënave paraprake të Institutit Evropian të Sindikatave (ETUI), viti 2025 ishte viti me më së shumti greva në Bashkimin Evropian që nga viti 1991.

    Sa humbin ekonomitë evropiane për një ditë greve?

    Për të krahasuar ndikimin ekonomik, Euronews ka përdorur një formulë të njëjtë për të gjitha vendet: prodhimi i brendshëm bruto (PBB) vjetor pjesëtohet me 365 për të llogaritur prodhimin ditor. Më pas supozohet se një në pesë punonjës ndalon punën dhe se rreth një e pesta e prodhimit ditor humbet si pasojë.

    Sipas të dhënave të Eurostatit për vitin 2025, rezultatet janë:

    – Gjermania: rreth 2.5 miliardë euro humbje.

    – Franca: rreth 1.6 miliardë euro.

    – Italia: rreth 1.2 miliardë euro.

    – Spanja: rreth 930 milionë euro.

    – Belgjika: rreth 350 milionë euro.

    – Portugalia: rreth 170 milionë euro.

    Ekonomia spanjolle prodhoi rreth 1.69 trilionë euro gjatë vitit të kaluar, që përkthehet në afërsisht 4.6 miliardë euro prodhim në ditë.

    Megjithatë, këto janë vetëm vlerësime orientuese. Grevat nuk ndikojnë në mënyrë të barabartë në të gjithë sektorët: transporti, shkollat dhe shërbimet publike zakonisht preken më shumë, ndërsa shumë fabrika dhe zyra vazhdojnë punën.

    Pse një pjesë e madhe e humbjeve rikuperohet?

    Të dhënat ekonomike shpesh tregojnë një ndikim më të kufizuar sesa vlerësimet që publikohen para grevave.

    Franca është një shembull i rëndësishëm, pasi institucionet e saj statistikore kanë matur disa herë ndikimin e protestave në ekonomi.

    Banka e Francës vlerësoi se grevat kundër reformës së pensioneve gjatë marsit dhe prillit 2023 e ulën rritjen ekonomike me rreth 0.1 pikë përqindjeje në tremujorin e parë të atij viti.

    Megjithatë, në tremujorin e dytë u regjistrua një rikuperim i përafërt prej 0.1 pikësh. Kjo do të thotë se pjesa më e madhe e aktivitetit të humbur u kompensua brenda tre muajve.

    Një rezultat të ngjashëm kishte konstatuar edhe instituti francez i statistikave INSEE për protestat e pranverës së vitit 2018.

    Arsyeja është se një grevë nuk nënkupton domosdoshmërisht humbje të pakthyeshme të prodhimit. Mallrat mund të transportohen më vonë, terminet në spitale mund të ricaktohen dhe fabrikat mund të kompensojnë prodhimin me ndërrime shtesë.

    Megjithatë, disa humbje nuk mund të rikuperohen. Punonjësit që marrin pjesë në grevë humbin pagën e një dite, shteti humb të ardhurat tatimore nga aktiviteti i ndërprerë, ndërsa kompanitë ajrore dhe hotelet nuk mund t’i kompensojnë gjithmonë fluturimet e anuluara apo dhomat e mbetura bosh.

    Belgjika tregon pasojat e grevave të shpeshta

    Belgjika është një shembull se si grevat e përsëritura mund të krijojnë pasoja më afatgjata për ekonominë.

    Sipas ETUI-së, gjatë vitit 2025 vendi humbi 1,354,845 ditë pune për shkak të grevave, ose 313 ditë për çdo 1,000 punonjës. Kjo tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 299 ditësh, të regjistruar në vitin 1993.

    Dallimi me vendet fqinje është i madh. Në Holandë, 23 greva shkaktuan humbjen e afro 60 mijë ditëve pune gjatë vitit 2025, sipas statistikave zyrtare të vendit.

    Në Gjermani, Instituti për Kërkime Ekonomike dhe Sociale (WSI) vlerëson se rreth 645 mijë ditë pune u humbën nga grevat gjatë të njëjtit vit, më pak se mesatarja afatgjatë, ndonëse ekonomia gjermane është pothuajse shtatë herë më e madhe se ajo belge.

    Kjo tregon se një ditë e vetme greve mund të kompensohet relativisht shpejt, por ndërprerjet e shpeshta të punës mund të lënë pasoja të qëndrueshme në ekonomi.

    Konsumi i energjisë do të tregojë ndikimin e grevës në Spanjë

    Spanja përdor një mënyrë të veçantë për të vlerësuar pjesëmarrjen në greva: monitorimin e konsumit të energjisë elektrike.

    Gjatë grevës së përgjithshme të nëntorit 2012, Ministria e Brendshme raportoi se kërkesa për energji elektrike në orët e para të mëngjesit ishte 11.4 për qind më e ulët se niveli normal për atë periudhë të ditës.

    Në grevën e marsit 2012, rënia në të njëjtën orë kishte qenë 15.4 për qind.

    Të dhënat e operatorit të rrjetit elektrik Red Eléctrica pritet të japin sërish një vlerësim fillestar për pjesëmarrjen në grevën e së mërkurës, përpara se sindikatat dhe qeveria të publikojnë shifrat e tyre, të cilat zakonisht ndryshojnë ndjeshëm.

    Ndërkohë, ndikimi në transportin ajror mbetet i paqartë. Deri të hënën, qeveria nuk kishte publikuar ende shërbimet minimale të fluturimeve gjatë grevës, megjithëse thirrja për ndërprerje të punës përfshin edhe punonjësit e aeroporteve dhe kompanive ajrore.

    Tregjet financiare nuk kanë reaguar ndjeshëm

    Deri tani, tregjet financiare nuk duket se janë shqetësuar nga greva e paralajmëruar në Spanjë.

    Indeksi IBEX 35 i bursës spanjolle e mbylli të hënën në nivelin prej 19,742.5 pikësh, me rritje prej 14.1 për qind që nga fillimi i vitit dhe rreth 3 për qind nën rekordin historik prej 20,356.5 pikësh.

    Edhe kompanitë më të ekspozuara ndaj ndërprerjeve të punës kanë shënuar rezultate pozitive. Aksionet e zinxhirit hotelier Meliá Hotels International janë rritur me 38 për qind gjatë vitit, ndërsa ato të Aena-s, operatorit të shumicës së aeroporteve spanjolle, me 21 për qind.

    Për investitorët, një ditë greve mund të jetë e ngjashme me një stuhi që vonon fluturimet për disa orë. Por rasti i Belgjikës tregon se kur grevat bëhen të shpeshta, ato mund të shndërrohen në një faktor të vazhdueshëm ekonomik.

    Në Spanjë, kostoja e grevës së së mërkurës do të matet përmes orëve të humbura të punës, ndërsa ndikimi më i gjerë i protestave pritet të shihet edhe në zgjedhjet e 29 nëntorit. /Telegrafi/

  • Ligjërata e Policisë në Podujevë zbulon një rast të rëndë – 14-vjeçarja rrëfen ngacmimin seksual nga dy persona

    Ligjërata e Policisë në Podujevë zbulon një rast të rëndë – 14-vjeçarja rrëfen ngacmimin seksual nga dy persona

    Ligjërata e Policisë në Podujevë zbulon një rast të rëndë – 14-vjeçarja rrëfen ngacmimin seksual nga dy persona

    Një ligjëratë e Policisë në një shkollë të Podujevës ka nxjerrë në pah një rast të rëndë, për të cilin është iniciuar hetim penal. Një nxënëse 14-vjeçare u ka treguar zyrtarëve policorë se gjatë muajit gusht ishte ngacmuar seksualisht nga dy persona, mëson Gazeta Sinjali.

    Rasti është raportuar të hënën, më 9 nëntor, rreth orës 10:00, pasi zyrtarët policorë kishin përfunduar një ligjëratë në një shkollë të mesme të ulët në komunën e Podujevës.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, e mitura ka deklaruar para policëve se ngjarja kishte ndodhur gjatë muajit gusht të këtij viti dhe se në të ishin përfshirë dy persona.

    Pas marrjes së informacionit, janë njoftuar hetuesit rajonalë, të cilët kanë ndërmarrë veprimet fillestare për trajtimin e rastit.

    Vajza është intervistuar në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale dhe Mbrojtësit të Viktimave, në përputhje me procedurat për trajtimin e të miturve.

    Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria kompetente për të mitur, e cila ka urdhëruar inicimin e hetimeve për veprën penale “Sulm seksual”.

    Rasti është marrë në trajtim nga njësia përkatëse hetimore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Police Laws in Podujevo reveal a serious case: 14-year-old relates sexual harassment by two people

    A police lecture at a Podujevo school has highlighted a serious case in which criminal investigation has been initiated. A 14-year-old student has told police officials that during the month of August she was sexually harassed by two people, the Signal newspaper teaches.

    The case was reported Monday, November 9th, about 10:00, after police officials had completed a speech at a lower high school in the Podujevo municipality.

    According to information the signal has provided, the minor has declared before police officers that the event occurred during August of this year and that two persons were involved.

    After receiving information, regional investigators have been notified, who have taken initial actions to address the case.

    The girl has been interviewed in the presence of representatives of the Centre for Social Work and Victims Protector, in line with procedures for treatment of minors.

    The competent juvenile prosecutor who has ordered the initiative of investigations into sexual acts has also been announced.

    The case was taken in treatment by the relevant investigative unit.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Parashikimi i motit: Ja çfarë temperaturash na presin sot

    Parashikimi i motit: Ja çfarë temperaturash na presin sot

    Parashikimi i motit: Ja çfarë temperaturash na presin sot

    Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), dita e martë (10 nëntor 2026) pritet të karakterizohet nga një mot kryesisht i qëndrueshëm, me vranësira të shpërndara dhe me intervale të gjata me diell.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1°C deri në 5°C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 9°C deri në 14°C.

    Për sa i përket erës, ajo do të fryjë lehtë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 m/s.

    Burimi: Insajderi

  • Weather forecast: What a temperature awaits us today

    According to recent data from the Kosovo Hydromethorological Institute ( IHMK), Tuesday (November 10th, 2026), is expected to be marked by a largely stable weather, with scattered clouds and long solar intervals.

    Minimum temperatures will range between 1 °C and 5 °C, while maximum temperatures during the day are expected to range from 9 °C to 14 °C.

    As for the wind, it will easily blow from the southwest direction, at speeds of 1 to 3m/s.

    Source Layer: Insander

  • Arabia Saudite rrëzon raketat drejt Riadit, sulmohet edhe tubacioni i naftës

    Arabia Saudite njofton se ka rrëzuar disa raketa balistike dhe një raketë lundruese që ishin drejtuar drejt kryeqytetit Riad, si dhe një tjetër drejt jugut të vendit.

    Për sulmet, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka fajësuar rebelët Huthi të Jemenit.

    Zhvillimet vijnë pas një sulmi ndaj tubacionit strategjik të naftës Lindje–Perëndim, në rajonin e Medinës, ku shpërtheu një zjarr. Sipas autoriteteve saudite, zjarri u shua dhe funksionimi i tubacionit nuk u ndërpre, transmeton Klankosova.tv.

    Nuk është raportuar për viktima, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se rreziku në Riad ka kaluar, raporton AlJazeera.

  • Aleanca thërret konferencë për media

    Aleanca thërret konferencë për media

    Aleanca thërret konferencë për media

    Aleanca do të mbajë sot konferencë për media.

    Nuk është bërë e ditur tema e kësaj konference, vetëm është njoftuar se ajo do të mbahet në hollin e Kuvendit të Kosovës.

    “Ju njoftojmë se sot, në ora 10:45, Grupi Parlamentar i Aleancës do të mbajë konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.”, thuhet në njoftim.

    Aleanca së fundmi ka ngritur disa çështje, duke kritikuar ekzekutivin e vendit për tema siç janë energjia, shëndetësia dhe ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm. /Klankosova.tv

  • Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja takohen për paqe, Zelenskyy pretendon suksese në front

    Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja takohen për paqe, Zelenskyy pretendon suksese në front

    Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja takohen për paqe, Zelenskyy pretendon suksese në front

    Përfaqësuesit e Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara pritet të zhvillojnë bisedime dyditore në Abu Dhabi, me synimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi se sukseset e fundit në fushëbetejë dhe humbjet e mëdha të pretenduara të forcave ruse po e forcojnë pozitën e Kievit në negociata. Moska i kundërshton pretendimet për humbje rekord.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sheh gatishmëri të madhe nga palët për t’i dhënë fund konfliktit. Megjithatë, çështjet territoriale dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën mbeten pengesa kryesore drejt një marrëveshjeje, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

    Bisedimet zhvillohen në një kohë kur Rusia dhe Ukraina po vazhdojnë sulmet, ndërsa perspektiva e një marrëveshjeje përfundimtare mbetet e pasigurt.