Category: Lajme

  • Fiorentina dhe Juventus ndajnë pikët, spektakël me katër gola në Firence

    Fiorentina dhe Juventus ndajnë pikët, spektakël me katër gola në Firence

    Fiorentina dhe Juventus ndajnë pikët, spektakël me katër gola në Firence

    Fiorentina dhe Juventus kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare në Firence, e cila përfundoi me barazimin 2-2.

    Rezultati madje mund të kishte qenë shumë më i lartë, pasi të dyja skuadrat shpërdoruan disa raste të mira shënimi.

    Vendasit kaluan të parët në epërsi me Pellegrinon, por Juventus barazoi me Woltemade. Fiorentina riktheu avantazhin me Anjien, ndërsa në fund ishte Bremer ai që shënoi për bardhezinjtë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2.

    Ky barazim nuk i konvenon asnjërës skuadër. Juventus mbetet në pozitën e shtatë me 18 pikë, 11 më pak se lideri Lazio, ndërsa Fiorentina renditet në vendin e 15-të me vetëm 9 pikë.

    Në xhiron e ardhshme, Fiorentina do të përballet me Monzën, kurse Juventus do të presë Venezian.

  • Barça fiton në Madrid, mposht Atleticon

    Barça fiton në Madrid, mposht Atleticon

    Barça fiton në Madrid, mposht Atleticon

    Barcelona ka arritur që t’i marrë tri pikë të vlefshmë në udhëtim te Atletico Madrid.

    Skuadra e drejtuar nga trajneri gjerman, Hansi Flick ka shënuar fitore me rezultat 1:2.

    Giuliano Simeone ka arritur që të kalojë Atleticon në epërsi që në minutën e 10-të të takimit, për rezultatin 1:0.

    Kurse, Fermin Lopez ka barazuar shifrat pak para përfundimit të pjesë së parë, në minutën e 45-të.

    Sërish i njëjti futbollist në minutën e 66-të ka shënuar duke bërë që Barça për herë të parë të kalojë në epërsi në këtë përballje, për rezultatin 1:2.

    Me këtë fitore, Blaugranët mbesin liderë me 33 pikë, tri më shumë se përcjellësi dhe rivali përbetuar Real Madrid.

    Kurse, Atletico Madrid ka gjithsej 28 pikë dhe ndodhet në vendin e tretë. /Klankosova.tv

  • Qytetari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në fshatin Mirosalë të Ferizajt

    Qytetari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në fshatin Mirosalë të Ferizajt

    Qytetari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në fshatin Mirosalë të Ferizajt

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të ndezjes së mbeturinave në fshatin Mirosalë të Ferizajt.

    Sipas njoftimit, policët e stacionit të Ferizajt kanë reaguar menjëherë pas pranimit të një informatës për një zjarr të dyshuar në malet e këtij fshati.

    Gjatë veprimeve policore, sipas njoftimit, është identifikuar M.K., 39-vjeçar, i cili kishte ndezur mbeturina.

    Në njoftim është bërë e ditur se ndaj tij është shqiptuar gjobë kundërvajtëse prej 500 eurosh.

    “Policia Rajonale e Ferizajt apelon te qytetarët që të mos ndezin mbeturina, apo materiale të tjera në hapësira të hapura, veçanërisht pranë pyjeve, pasi zjarret mund të përhapen shpejt dhe të shkaktojnë dëme të mëdha në natyrë, prona dhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

  • Citizens fined 500 euros for fuelling waste in Ferizaj village of Mirosal

    PKosovo’s olicia has reported an occasion of fuelling waste in Ferizaj’s village of Mirosale.

    According to the announcement, Ferizaj station police have reacted immediately after receiving information about a suspected fire in the mountains of this village.

    During police action, according to the announcement, M.K., 39.

    It was announced in the announcement that a 500-euro counteraveries fine was imposed on him.

    Ferizaj’s Regional Police appeal to citizens not to light waste, or other materials in open spaces, especially near forests, as fires can spread quickly and cause major damage in nature, property and endanger the lives of citizens.A report said. /I did. tv

  • Barca wins in Madrid, defeats Atletico

    BBarcelona has managed to get three valuable points on its way to Atletico Madrid.

    The team led by German coach Hansie Flick has scored a victory score of 1:2.

    Giuliano Simeone has managed to pass the Athletico in the upper hand since the 10th minute of the meeting, by a score of 1:0.

    And Fermin Lopez equalled the figures just before the end of the first half in the 45th minute.

    Again, the same footballer at 66th minute has scored, causing Barca for the first time to move to the upper hand in this confrontation, to score 1:2.

    With this victory, the Blaugrans remain leaders with 33 points, three more than the escort and staunch rival Real Madrid.

    Atletico Madrid, on the other hand, has a total of 28 points and is in third place. /I did. tv

  • Fermin protagonist me dy gola, Barcelona fiton derbin ndaj Atletico Madridit

    Fermin protagonist me dy gola, Barcelona fiton derbin ndaj Atletico Madridit

    Barcelona ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Atletico Madridit, duke triumfuar me rezultat 2-1 në kuadër të kampionatit spanjoll dhe duke vazhduar të qëndrojë në krye të tabelës.

    Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe vendasit kaluan në epërsi që në minutën e 10-të. Julian Alvarez asistoi për Giuliano Simeonen, i cili nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

    Barcelona reagoi dhe në minutën e 45-të arriti të barazojë rezultatin. Fermin përfitoi nga një top i mbetur brenda zonës dhe me një goditje të saktë shënoi për 1-1, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

    Në pjesën e dytë, të dy skuadrat kërkuan golin e epërsisë, por Barcelona ishte ajo që e gjeti rrjetën.

    Në minutën e 66-të, Lamine Yamal dhuroi një asistim të bukur për Ferminin, i cili realizoi për herë të dytë në këtë takim dhe përmbysi rezultatin në 1-2.

    Atletico Madridi u përpoq të reagonte në minutat e mbetur, ndërsa trajnerët bënë disa zëvendësime për të freskuar skuadrat.

    Megjithatë, Barcelona arriti ta ruajë epërsinë deri në vërshëllimën e fundit, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në një udhëtim të vështirë.

    Me këtë fitore, Barcelona vazhdon të kryesojë La Ligën me 33 pikë, tri më shumë se Real Madridi. Në anën tjetër, Atletico Madridi mbetet në kuotën e 28 pikëve, duke pësuar një humbje të rëndësishme në garën për kreun e tabelës. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Akil Varfi nuk i ndahet Sharr Brainës: Si fëmijë i keq

    Akil Varfi nuk i ndahet Sharr Brainës: Si fëmijë i keq

    Akil Varfi ka folur sërish për Sharr Brainën, pas përplasjes së ashpër që pati me të brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5.

    Këtë herë, ai diskutoi për Sharrin gjatë një bisede me reperin Nichi, ku nuk i kurseu komentet negative ndaj tij.

    “Shumë djalë i keq ai Sharri, nga ata fëmijët e këqij”, u shpreh Akili.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Deklarata e tij vjen pas tensioneve të vazhdueshme mes dy banorëve, të cilët së fundmi patën një debat që eskaloi edhe në ofendime personale.

    Duket se përplasja nuk ka përfunduar me debatin e tyre, pasi Akili vazhdon ta komentojë negativisht Sharrin edhe në bisedat me banorët e tjerë.

    Nga ana tjetër, familja e Sharrit ka reaguar përmes Instagramit të tij, për veprimet dhe ofendimet e Akilit.

    Ata iu kundërpërgjigjën për fjalët e rënda kundrejt tij, duke mos i pranuar si të tilla. /Telegrafi/

  • Rezultatet preliminare për KKSH-në, Shaip Kamberi shpall fitoren

    Rezultatet preliminare për KKSH-në, Shaip Kamberi shpall fitoren

    Partia për Veprim Demokratik – Aleanca për Luginën (PVD-AL) ka dalë e para në rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), të mbajtura në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

    Sipas rezultateve të publikuara nga deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, lista numër 3, e udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka marrë 4.769 vota, duke siguruar 10 nga gjithsej 29 mandatet në KKSH.

    Në bazë të rezultateve të paraqitura në grafik, renditja e listave është si vijon:

    • PVD-AL: 4.769 vota – 10 mandate;
    • LPD-PDSH: 4.225 vota – 8 mandate;
    • APN: 2.876 vota – 6 mandate;
    • PD-LR: 2.753 vota – 5 mandate.

    Gjithsej, sipas grafikut, janë numëruar 14.623 vota dhe janë ndarë 29 mandate.

    Kamberi ka falënderuar qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që morën pjesë në votime, si dhe ata që i dhanë besimin listës së udhëhequr nga Rexhepi.

    Ai ka bërë të ditur se menjëherë do të nisin bisedimet me listat e tjera për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

    Sipas Kamberit, KKSH-ja ka për detyrë të përfaqësojë të gjithë shqiptarët e Luginës dhe të punojë për arsimin dhe librin shqip, kulturën shqiptare dhe përdorimin e gjuhës shqipe në institucione./Telegrafi

  • E akuzoi se nuk i ndihmonte kur ishte vështirë financiarisht, reagon ish-menaxheri i Nichit

    E akuzoi se nuk i ndihmonte kur ishte vështirë financiarisht, reagon ish-menaxheri i Nichit

    E akuzoi se nuk i ndihmonte kur ishte vështirë financiarisht, reagon ish-menaxheri i Nichit

    Deklaratat e reperit Nichi për periudhën kur ishte nën menaxhimin e Bini Diez kanë marrë përgjigje nga ky i fundit, i cili ka reaguar publikisht përmes një njoftimi të publikuar nga DIEZ Production.

    Gjatë një bisede me Vjollca Haxhiun në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, Nichi tregoi se në fillim paguhej vetëm 20 euro në javë dhe se kishte pasur vështirësi të mëdha financiare.

    Ai madje rrëfeu se, në disa raste, i kishte dërguar ish-menaxherit fotografi të frigoriferit të zbrazët për t’i treguar gjendjen në të cilën ndodhej.

    Reperi pretendoi gjithashtu se nuk ishte lejuar të punonte në vende të tjera për të siguruar të ardhura shtesë.

    Pas këtyre deklaratave, Bini Diez ka paraqitur versionin e tij të ngjarjeve, duke thënë se kishte investuar më shumë se 60 mijë euro në zhvillimin e karrierës së Nichit brenda një viti.

    Sipas tij, marrëveshja mes tyre ishte e bazuar në ndarjen e fitimeve nga projektet muzikore, por kompania nuk kishte përfituar të ardhura nga bashkëpunimi.

    Ai theksoi se kontrata nuk e obligonte të paguante reperin me një shumë fikse mujore apo t’i mbulonte shpenzimet personale, megjithatë pretendon se e kishte ndihmuar edhe përtej angazhimeve profesionale.

    Në reagimin e tij, ish-menaxheri foli edhe për projektet e planifikuara gjatë bashkëpunimit, duke bërë të ditur se nga shtatë projekte të parashikuara, gjashtë ishin realizuar, ndërsa njëri kishte mbetur i papërfunduar.

    Sa i përket këngës diss ndaj Don Xhonit, për të cilën Nichi foli gjithashtu brenda shtëpisë, Bini Diez pretendon se ajo ishte zgjedhje artistike e vetë reperit dhe se tekstin e kishte shkruar ai.

    Në fund, ish-menaxheri paralajmëroi se do t’u drejtohet institucioneve për çështjet që, sipas tij, lidhen me shkeljet e kontratës, si dhe për pretendimet që i konsideron shpifje dhe dëmtim të reputacionit.

    Burimi: Insajderi

  • He accused him of not helping them when it was difficult financially, the former Nichi manager reacts

    The statements of Reperit Nichi for the period under the management of Bini Diez have been answered by the latter, who has reacted publicly through an announcement published by the DIEZ Production.

    During a conversation with Vjollca Haxhiu at Big Brother’s home V IP Kosova 5, Nichi indicated that at first it was paid only 20 euros a week and that there had been serious financial difficulties.

    He even confessed that, in some cases, he had sent former manager pictures of the empty refrigerator to show him his condition.

    Repper also claimed he was not allowed to work in other countries to secure additional revenue.

    Following these statements, Bani Diez has presented his version of the events, saying he had invested more than 60 thousand euros in the development of Nich’s career within a year.

    According to him, the agreement between them was based on sharing profits from musical projects, but the company had not benefited from co-operation.

    He stressed that the contract did not burden him with a monthly fixed amount or cover his personal expenses, yet he claims that he had helped him beyond his professional commitments.

    In his response, the former manager also spoke of projects planned during co-operation, suggesting that of seven projected projects, six were realised, while one was left unfinished.

    As for the diss song about Don John, which Nichi also spoke of inside the house, Bini Diez claims it was the artistic choice of the rapper himself and that the text was written by him.

    In the end, the former manager warned that he would address institutions on issues that, according to him, are related to contract violations, as well as claims he considers slander and damage to reputation.

    Source Layer: Insander