Category: Lajme

  • Weather Sunday in Kosovo: Cold breakfast during the sunny interval day

    DSunday will be marked by weather with scattered clouds and solar intervals.

    According to meteorological forecasts, minimal temperatures will drop from -4 to -1 degrees Celsius, while maximum temperatures will move from 8 to 12 degrees Celsius, broadcast Clancosova.tv.

    The wind will blow from the northeast, at speeds of 1 to 3 meters per second.

  • Çfarë ndodhi në Krakov të Polonisë? Detajet e fundit nga rasti ku humbën jetë gjashtë persona

    Çfarë ndodhi në Krakov të Polonisë? Detajet e fundit nga rasti ku humbën jetë gjashtë persona

    Çfarë ndodhi në Krakov të Polonisë? Detajet e fundit nga rasti ku humbën jetë gjashtë persona

    Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur, i dyshuar për lidhje me të djathtën ekstreme, hapi zjarr në qendër të Krakovit, qyteti i dytë më i madh në Poloni.

    Ja gjithçka që dihet deri më tani.

    Si ndodhi sulmi?

    Sulmi filloi pak para orës 15:00 me orën lokale (14:00 GMT) në Sheshin Kryesor të Tregut në Krakov, pikën qendrore dhe shumë të frekuentuar të qytetit.

    Policia njoftoi se një burrë hyri me makinë në shesh dhe filloi të qëllonte “njerëz të rastësishëm nga automjeti i tij”.

    Oficerë të armatosur mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe u përfshinë në një shkëmbim zjarri me sulmuesin. Ky i fundit u qëllua brenda tre minutash nga fillimi i sulmit, gjë që parandaloi një masakër më të gjerë, thanë zyrtarët, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Personi i armatosur u qëllua, por është gjallë dhe është arrestuar.

    Zyrtarët e qytetit u kanë bërë thirrje banorëve dhe turistëve që të qëndrojnë larg zonës, ndërsa hetimet vazhdojnë.

    Policia bën të ditur se makina e të dyshuarit, e gjetur në kryqëzimin e rrugëve “Dietla” dhe “Stradomska”, po kontrollohet për praninë e mundshme të mjeteve shpërthyese. Banorët e ndërtesave përreth po evakuohen ndërsa operacioni është në zhvillim e sipër.

    Sa persona kanë humbur jetën dhe sa janë plagosur?

    Është konfirmuar vdekja e gjashtë personave – katër gra dhe dy burra – mes të cilëve edhe një shtetas i huaj. Gjashtëmbëdhjetë persona, përfshirë pesë të huaj dhe vetë sulmuesin, janë dërguar në spital. Mes atyre që po marrin trajtim mjekësor janë dy oficerë policie, të cilët u qëlluan ndërsa po përpiqeshin të ndalonin sulmuesin.

    Një ministër i qeverisë polake deklaroi se njëri prej oficerëve të policisë ndodhet në “gjendje shumë kritike”, pasi u qëllua tri herë gjatë arrestimit të sulmuesit. Ai shtoi se oficeri po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

    Autoritetet polake nuk i kanë konfirmuar emrat dhe moshat e viktimave të tjera.

    Çfarë dimë për të dyshuarin dhe motivin?

    Policia e ka identifikuar sulmuesin si një shtetas polak 25-vjeçar, por nuk e ka bërë të ditur emrin e tij.

    Sipas një zëdhënësi të policisë, i dyshuari ishte veshur me “veshje të stilit ushtarak” dhe posedonte një armë të kategorisë ushtarake. Megjithatë, autoritetet kanë konfirmuar se sulmuesi nuk ishte ushtar.

    “Në automjetin e tij u gjetën pjesë të ndryshme armësh dhe municione”, shtoi zëdhënësi.

    Mediat polake raportojnë se i dyshuari kishte leje për armë zjarri dhe se armët mund t’i ketë marrë nga shtëpia e familjes së tij.

    Një ministër u shpreh se hetimet paraprake tregojnë se ai është frymëzuar nga “ideologji të së djathtës ekstreme”. Ministri e përshkroi atë gjithashtu si një “ultranacionalist”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

    Shtëpia e tij po kontrollohet me mbështetjen e njësisë policore kundër terrorizmit.

    Si e përshkruan dëshmitarët sulmin?

    Të shtënat ndodhën në një nga sheshet më të mëdha mesjetare në Evropë, një vend mjaft i frekuentuar, i cili është gjithashtu një destinacion popullor për turistët.

    Jonathan Balshaw, nga Ipswich-i, ndodhej aty së bashku me të dashurën e tij polake, Dominika-n. Çifti ndodhej jashtë Bazilikës së Shën Marisë, në njërin nga cepat e sheshit, kur filluan të shtënat. Jonathan tha: “Ne vrapuam përgjatë anës së kishës, hymë nga dera anësore dhe u fshehëm së bashku me disa njerëz të tjerë derisa të shtënat pushuan.

    “U dëgjuan shumë të shtëna, më shumë se 20, dhe dukej sikur përdoreshin lloje të ndryshme armësh zjarri – dëgjoheshin dy lloje tingujsh krejtësisht të ndryshëm.”

    Caitlin Shasby nga Newcastle mbërriti dje në Krakov me mikun e saj, Jon, për një fundjavë të gjatë.

    Ajo tregoi se dëgjuan të shtëna nga dhoma e tyre e hotelit, por nuk e kuptuan menjëherë se çfarë po ndodhte, derisa stafi i hotelit i telefonoi dhe u kërkoi të “qëndronin në dhomat e tyre deri në një njoftim të dytë”.

    Cili ka qenë reagimi në Poloni dhe në arenën ndërkombëtare?

    Kryeministri polak, Donald Tusk, është rrugës për në Krakov dhe pritet të mbajë një fjalim më vonë gjatë ditës së shtunë.

    Më herët, ai deklaroi se po mbahet i informuar nga ministri i Brendshëm dhe se policia po heton “sfondin dhe të gjitha rrethanat” e ngjarjes.

    Kryetari i Bashkisë së Krakovit, Łukasz Gibała, ka nënshkruar një urdhër për shpalljen e një periudhe zie në qytet, e cila do të zgjasë deri të mërkurën, më 11 nëntor.

    Presidenti Karol Nawrocki u shpreh se është “thellësisht i shqetësuar” dhe pret “një shpjegim të plotë të rrethanave që lidhen me këto ngjarje tragjike”.

    Ambasadori i SHBA-së në Poloni, Tom Rose, e përshkroi atë si një “sulm barbar dhe vrasës”.

    Diplomatja kryesore e BE-së, Kaja Kallas, tha se të shtënat ishin “një tragjedi që do të ndihet shumë përtej Polonisë”.

  • Pas më shumë se dy dekadash, Honda rikthen emrin Avancier

    Pas më shumë se dy dekadash, Honda rikthen emrin Avancier

    Honda po rikthen emrin Avancier, por këtë herë në një formë krejt tjetër nga modeli origjinal.

    Një imazh paralajmërues i publikuar në kanalet e kompanisë tregon një SUV me pamje të frymëzuar nga një karavan, ndërsa modeli do të pajiset me sistemin e ri hibrid të Hondas.

    Emri Avancier është përdorur për herë të parë për një model të bazuar në Honda Accord, i cili është shitur vetëm në Japoni nga viti 1999 deri në fillim të viteve 2000.

    Këtë herë, Honda po e rikthen Avancierin si një SUV më të madh me tri rreshta ulësesh.

    Kompania ka konfirmuar se modeli do të përdorë sistemin e ri “Honda Hybrid”, emërtim që po zëvendëson gradualisht shenjën e njohur e.

    Megjithatë, Honda ende nuk ka publikuar të dhëna për fuqinë, madhësinë e baterisë, çmimin apo datën e saktë të daljes në treg.

    Avancier do të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë të Hondas, e cila synon të prezantojë 15 modele të reja hibride në nivel global nga viti 2027 deri në fund të marsit 2030.

    Këto modele do të bazohen në një platformë të re hibride.

    Honda ka paralajmëruar gjithashtu një sistem të ri elektrik me të gjitha rrotat aktive, por ende nuk është konfirmuar nëse Avancier do ta përdorë atë.

  • Shimpanzetë bllokohen nga përmbytjet – ushqimi u mbërrin me dron

    Shimpanzetë bllokohen nga përmbytjet – ushqimi u mbërrin me dron

    Reshjet e rrëmbyeshme kanë përmbytur pjesë të Floridës, duke e bërë të vështirë qasjen e stafit te shimpanzetë në strehimoren “Save the Chimps” në Fort Pierce.

    Për shkak se automjetet nuk mund të kalonin në zonat e përmbytura, punonjësit përdorën dronë për t’u dërguar kafshëve fruta dhe batanije.

    Një video e bërë virale tregon shimpanzenë Kaleb duke ngrënë një banane të dërguar nga ajri.

    Strehimorja ka bërë të ditur se të gjitha shimpanzetë janë të sigurta, por se përmbytjet kanë dëmtuar rrugët, kulmet, automjetet dhe pajisje të ndryshme.

  • Pamje dramatike nga Tirana, protestuesi rrëzohet nga uji me presion të lartë

    Pamje dramatike nga Tirana, protestuesi rrëzohet nga uji me presion të lartë

    Protestat në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, po vazhdojnë të shoqërohen me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

    Pamjet e publikuara nga protesta tregojnë momentin kur i riu goditet me ujë me presion të lartë, si pasojë e të cilit rrëzohet përtokë.

    LSA Photo

    Situata në Tiranë mbetet e tensionuar, ndërsa deri më tani nuk është arritur një marrëveshje mes palëve.

    Protestat po vazhdojnë, ndërsa pamjet nga përplasjet kanë tërhequr vëmendje në rrjetet sociale./Telegrafi/

  • Trump kërkon “luftëtar” në Shtëpinë e Bardhë, ia ofron një post kyç Dana White

    Trump kërkon “luftëtar” në Shtëpinë e Bardhë, ia ofron një post kyç Dana White

    Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se i ka ofruar drejtuesit të UFC-së, Dana White, postin e Sekretarit për Shtyp të Shtëpisë së Bardhë.

    Trump e bëri njoftimin përmes një postimi në Truth Social, ku e përshkroi White si “luftarak”, ndërsa i kërkoi publikisht që ta pranonte detyrën.

    “Kam kënaqësinë të njoftoj se të madhit Dana White i është ofruar posti i sekretarit për shtyp të Shteteve të Bashkuara”, shkroi Trump.

    “Kam kërkuar që ai të sjellë me vete asistentë, edhe pse disa nuk janë nga vendi ynë, si Islam Makhachev, Khabib Nurmagomedov, Justin Gaethje, Daniel Cormier, Amanda Nunes dhe Kayla Harris”, shtoi ai.

    “Kemi nevojë për këta njerëz për të na mbrojtur kundër të Majtës së Çmendur. Dana do të jetë një Sekretar Shtypi si askush tjetër. Dana, të lutem pranoje punën! President DONALD J. TRUMP”, përfundon postimi.

    Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse White e ka pranuar ofertën.

    Mediat amerikane theksojnë gjithashtu se mbetet e paqartë nëse postimi i Trumpit ishte një ofertë formale apo pjesërisht me tone humori.

    Dana White është një mik dhe mbështetës i vjetër i Trumpit dhe ka qenë publikisht pranë tij edhe gjatë fushatave politike të viteve të fundit. /Telegrafi/

  • Dramë në “Karagaçi”, Sigal Prishtina triumfon ndaj Pejës me treshe vendimtare në fund

    Dramë në “Karagaçi”, Sigal Prishtina triumfon ndaj Pejës me treshe vendimtare në fund

    Sigal Prishtina ka triumfuar në derbin e madh ndaj Pejës, duke fituar me rezultat 79-80 në një ndeshje dramatike që u vendos në sekondat e fundit, falë një tresheje vendimtare të Arbër Sinanit.

    Përballja në palestrën “Karagaçi” ishte e mbushur me emocione dhe rivalitet, ndërsa në çerekun e katërt ndeshja u ndërpre për disa minuta pas hedhjes së një mjeti plasës në afërsi të bankës së Sigal Prishtinës.

    Gjatë incidentit pati edhe tensione mes shikuesve pejanë dhe basketbollistit Malcolm Armstead.

    Pas ndërprerjes, ndeshja rifilloi dhe skuadrat vazhduan luftën për fitore, me Prishtinën që në fund arriti të triumfojë me vetëm një pikë diferencë.

    Te Peja, lojtari më i dalluar ishte Xavier Johnson, i cili regjistroi 18 pikë dhe 11 kërcime. Në debutimin e tij, Dominic Artis pati një paraqitje solide me 16 pikë dhe gjashtë kërcime.

    Me pikë dyshifrore te skuadra pejanë kontribuuan edhe Gary Ricks me 14 pikë dhe Daquan Bracey me 11.

    Në anën tjetër, Bryson Dawkins ishte më efikasi te Sigal Prishtina me 21 pikë dhe 11 kërcime.

    Paraqitje të mira patën edhe Malcolm Armstead me 15 pikë e pesë kërcime, Vincent Golson me 14 pikë, si dhe Arbër Sinani me 11 pikë, përfshirë treshen vendimtare që i siguroi fitoren skuadrës kryeqytetase.

    Me këtë triumf, Sigal Prishtina e mban pozitën e pestë në tabelë me tri fitore dhe katër humbje, ndërsa Peja mbetet në fund të renditjes, duke regjistruar humbjen e pestë deri më tani./Telegrafi/

  • WhatsApp prezanton “Events Home”, organizimi i takimeve bëhet më i lehtë

    WhatsApp prezanton “Events Home”, organizimi i takimeve bëhet më i lehtë

    WhatsApp po prezanton përditësime të reja për funksionin e eventeve, me synimin që organizimi i takimeve dhe koordinimi me miqtë të bëhet më i lehtë.

    Me veçorinë e re, përdoruesit do të mund të krijojnë një event, t’i shtojnë fotografi dhe ta ndajnë përmes një linku edhe me persona që nuk kanë llogari në WhatsApp.

    Këta persona do të mund t’i shohin detajet e eventit dhe të konfirmojnë pjesëmarrjen pa pasur nevojë ta shkarkojnë aplikacionin.

    WhatsApp po prezanton gjithashtu një hapësirë të re të quajtur “Events Home”, ku përdoruesit do të mund të krijojnë dhe dërgojnë ftesa të personalizuara, të menaxhojnë konfirmimet e pjesëmarrjes dhe të shohin në një vend të vetëm eventet e kaluara dhe ato të ardhshme.

    WhatsApp ka bërë të ditur se përditësimi do të shpërndahet gradualisht për të gjithë përdoruesit gjatë javëve në vijim.

  • Real Madridi shpërthen ndaj Valencias, dy gola spektakolarë në 45 minuta

    Real Madridi shpërthen ndaj Valencias, dy gola spektakolarë në 45 minuta

    Real Madridi shpërthen ndaj Valencias, dy gola spektakolarë në 45 minuta

    Real Madridi ka mbyllur pjesën e parë me epërsi prej 2-0 ndaj Valencias, në ndeshjen e zhvilluar pas 45 minutave të para.

    Federico Valverde e zhbllokoi rezultatin me një supergol, ndërsa Arda Güler shënoi golin e dytë për madrilenët, duke e çuar skuadrën e tij në një epërsi komode para pjesës së dytë.

    Kështu, skuadra madrilene shkon në pushimin mes pjesëve me avantazh prej dy golash ndaj Valencias.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Real Madrid explodes against Valencia, two spectacular goals in 45 minutes

    Real Madrid has closed the first 2-0-highest part of Vallencia, in the match held after the first 45 minutes.

    Federico Valverde unblocked the score with a superdog, while Arda Güler scored the second goal for the Madrillians, bringing his team to a comfortable advantage before the second part.

    Thus, the madrile team goes to interspersion with two-golant parts of Valencia.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal