Category: Lajme

  • Gjashtë të vrarë dhe 15 të plagosur nga të shtënat në Krakov të Polonisë

    Gjashtë të vrarë dhe 15 të plagosur nga të shtënat në Krakov të Polonisë

    Ngjarja ka ndodhur të shtunën në sheshin kryesor të qytetit, ku një person ka shtënë në drejtim të njerëzve nga një automjet në lëvizje, raportojnë mediat ndërkombëtare, duke iu referuar autoriteteve polake.

    Sipas agjencisë Reuters, në mesin e të plagosurve janë edhe dy zyrtarë policorë, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

    I dyshuari, shtetas polak, është qëlluar nga policia dhe më pas është arrestuar. Sipas zëdhënëses së policisë, Katarzyna Cislo, ai ishte i veshur me rroba të stilit ushtarak dhe kishte përdorur armë ushtarake.

    “Shumë armë dhe municion janë gjetur gjithashtu në automjetin e tij”, ka deklaruar Cislo.

    Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është personi i vetëm i njohur si autor i këtij sulmi. Deri më tani nuk është bërë i ditur motivi i të shtënave.

    Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thënë se po informohet vazhdimisht për situatën, ndërsa autoritetet po hetojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

    Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

    Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të shtunën drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris.

    Gjatë vizitës së tij, Kurti do të jetë gjithashtu pjesë e darkës shtetërore të shtruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

    Sipas njoftimit të Qeverisë, në margjinat e Forumit të Paqes, kryeministri pritet të zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të shteteve e institucioneve të ndryshme.

    Ai gjithashtu do të takohet me personalitete të njohura nga fusha e arsimit, akademisë, artit dhe kulturës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kurti travels to France, attends the Paris Peace Forum

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has travelled to France on Saturday, where he will attend the Peace Forum in Paris.

    During his visit, Kurti will also be part of the state dinner tabled by French President Emmanuel Macron.

    According to the Government’s announcement, in the Peace Forum margins, the prime minister is expected to hold bilateral meetings with leaders, senior officials and representatives of various states and institutions.

    He will also meet with personalities known to the field of education, academy, art and culture.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Zelenskyy: Rusia përdori raketa të Koresë së Veriut për goditjen e objektit energjetik në Kiev

    Zelenskyy: Rusia përdori raketa të Koresë së Veriut për goditjen e objektit energjetik në Kiev

    Forcat ruse qëlluan raketa të Koresë së Veriut në një objekt energjitik “kyçe” gjatë natës, tha të shtunën Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ndërsa u bëri thirrje përsëri aleatëve të përshpejtojnë dërgesat e raketave interceptuese.

    “Vlerësimet teknike janë duke u zhvilluar në vendet e goditura nga raketat balistike. Sipas gjetjeve paraprake, në një nga objektet kryesore të energjisë që u dëmtua, rusët përdorën raketa KN-23 të prodhuara dhe të furnizuara nga Koreja e Veriut”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.

    Zelenskyy tha se Rusia kishte lëshuar 36 raketa balistike në kryeqytetin Kiev dhe rajonin përreth dhe se katër prej tyre u rrëzuan.

    KN-23 është një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi e Koresë së Veriut me një rreze maksimale veprimi prej rreth 690 km, sipas faqes së internetit të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare për Kërcënimin nga Raketat.

    Mendohet se është testuar për herë të parë në maj 2019 dhe është i ngjashëm në pamje me raketën Iskander-M të prodhuar në Rusi.

    Ministria e mbrojtjes e Ukrainës tha në prill të këtij viti se KN-23 është përdorur në sulmet e mëparshme ndaj Ukrainës, duke shtuar se arma ishte “jashtëzakonisht e vështirë për t’u përballur me sistemet e mbrojtjes ajrore”.

    Koreja e Veriut besohet se ka dërguar më shumë se 16,000 trupa për të mbështetur forcat ruse që nga tetori i vitit 2024, si dhe për të siguruar municione. Në qershor të atij viti, Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un nënshkruan një Traktat Gjithëpërfshirës të Partneritetit Strategjik.

    Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha tha se sulmet e fundit të Rusisë kishin synuar “infrastrukturën kritike të energjisë”, ndërsa Moska përsëri rrit sulmet përpara muajve të dimrit. Rusia ka synuar vazhdimisht rrjetin elektrik të Ukrainës gjatë periudhave të dimrit në kohë lufte, në një fushatë për të thyer vendosmërinë e vendit.

    “Moska po kërkon qëllimisht të lërë miliona ukrainas pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë ndërsa afrohet dimri”, shkroi Sybiha në X.

    Zelenskyy tha se sulmet ishin gjithashtu me shumë gjasa pjesë e një taktike të Kremlinit për të ushtruar presion shtesë mbi pozicionin negociues të Ukrainës përpara bisedimeve të planifikuara trepalëshe midis Kievit, Moskës dhe Uashingtonit në Abu Dhabi.

    Sulmet ajrore gjatë natës në rajonin e Kievit lanë të paktën gjashtë persona të plagosur, përfshirë një fëmijë, dhe dëmtuan një urë dhe objekte energjetike, thanë autoritetet lokale dhe Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës

    Burimi: Dukagjini

  • Zelenskyy: Russia used North Korean missiles to kick power into Kiev

    Russian forces fired North Korean missiles at a power facility — keyche — overnight, Ukrainian President Voldymyr Zelensky said on Saturday, while again urging allies to speed up shipments of interceptive missiles.

    Technical assessments are under way in countries hit by ballistic missiles. According to preliminary findings, in one of the main energy facilities that was damaged, the Russians used KN-23 missiles produced and supplied by North Korea, he wrote in a post on social networks.

    Zelensky said Russia had launched 36 ballistic missiles in the capital Kyev and the surrounding region, and that four of them were down.

    KN-23 is a short-range ballistic missile action of North Korea with a maximum range of action of about 690km, according to the Centre for Strategic and International Research website for Missile Threat.

    It is thought to have been tested for the first time in May 2019 and similar to the Iscarnder-M missile produced in Russia.

    Ukraine’s Defence Ministry said in April of this year that KN-23 was used in earlier attacks on Ukraine, adding that the weapon was extremely difficult to deal with air defence systems.

    North Korea is believed to have sent more than 16,000 troops to support Russian forces since October 2024, as well as to secure ammunition. In June of that year, Russian President Vladimir Putin and North Korean leader Kim Jong signed a comprehensive Strategic Partnership Treaty.

    Ukrainian Foreign Minister Andri Syhbira said Russia’s recent attacks had targeted critical energy infrastructure, while Moscow again stepped up attacks before the winter months. Russia has repeatedly targeted Ukraine’s electricity network during wartime winter periods in a campaign to break the country’s determination.

    Moscow is deliberately seeking to leave millions of Ukrainians without electricity, heat, and water as winter approaches, Syhbiza wrote on X.

    Zelensky said the attacks were also most likely part of a Kremlin tactic to exert additional pressure on Ukraine’s negotiating position ahead of planned tripartite talks between Kiev, Moscow and Washington in Abu Dhabi.

    Night-night air strikes in the Kiev region left at least six people injured, including a child, and damaged a bridge and power facilities, local authorities and Ukraine’s State Emergency Service said.

    Source Layer: Dukeagini

  • I jashtëzakonshëm Dion Kacuri, shënon në minutat e fundit për t’i dhënë fitoren Austria Lustenaut

    I jashtëzakonshëm Dion Kacuri, shënon në minutat e fundit për t’i dhënë fitoren Austria Lustenaut

    Mesfushori i Kosovës, Dion Kacuri, ka qenë protagonist kryesor në fitoren e Austria Lustenaut ndaj GAK-ut, në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit austriak.

    Kacuri shënoi golin e fitores në minutën e 90-të, duke vulosur rezultatin 2-1 dhe duke i dhuruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme.

    Ky triumf ishte një rikthim te fitoret për Austria Lustenau, pas humbjes së thellë 5-1 nga Salzburgu në xhiron e kaluar.

    Paraqitja vendimtare bëri që mesfushori kosovar të shpallej edhe lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore, me notën 8.4.

    Përveç golit të shënuar, Kacuri regjistroi edhe statistika të tjera mbresëlënëse.

    Ai kompletoi 61 pasime me saktësi prej 88 për qind, pati tri goditje drejt portës, dy prej të cilave në kuadrat, si dhe regjistroi 11 rikuperime të topit dhe katër duele ajrore të fituara.

    Forma e mirë e mesfushorit vjen në një moment të rëndësishëm, pasi ai është përfshirë në listën e Kosovës për dy ndeshjet e nëntorit ndaj Izraelit dhe Irlandës në Ligën e Kombeve.

    Me golin vendimtar dhe paraqitjen e shkëlqyer, Kacuri po dëshmon se mund të jetë një alternativë e rëndësishme për Dardanët në sfidat e ardhshme./Telegrafi/

  • Kurti udhëton drejt Francës, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris

    Kurti udhëton drejt Francës, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të shtunën drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris.

    Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, gjatë qëndrimit në Francë, Kurti do të marrë pjesë edhe në darkën shtetërore të shtruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

    Në margjinat e Forumit të Paqes, kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të shteteve e institucioneve të ndryshme.

    Po ashtu, gjatë vizitës së tij janë paraparë takime edhe me personalitete të njohura nga fusha e arsimit, akademisë, artit dhe kulturës.

  • Papa Leo nis turneun në Amerikën Latine - pritje e jashtëzakonshme

    Papa Leo nis turneun në Amerikën Latine – pritje e jashtëzakonshme

    Mijëra njerëz kanë dalë për ta përshëndetur Papa Leon me mbërritjen e tij në Uruguai, në nisje të një turneu 12-ditor në Amerikën Latine.

    Sipas Vatikanit, rreth 30 mijë persona morën pjesë në ceremoninë e parë zyrtare në Plaza Independencia në Montevideo, ku Papa u prit nga presidenti i Uruguait, Yamandú Orsi, dhe zyrtarë të lartë shtetërorë.

    Gjatë kalimit të autokolonës së tij, qytetarë të shumtë e përshëndetën nga rrugët, ndërsa disa brohorisnin: “Papa Leo, Uruguai është me ty”.

    Papa përshëndeti besimtarët, bekoi fëmijë dhe mori simbolikisht çelësat e qytetit nga kryetari i Montevideos.

    Më vonë, ai kremtoi meshë në Parque Paris Londres në Paysandú, në veri të kryeqytetit.

    Duke folur në spanjisht, Papa Leo vlerësoi zhvillimin e Uruguait dhe rikujtoi trashëgiminë katolike të vendit.

    Vizita e tij është e para e një pape në Uruguai që nga viti 1988 dhe synon të rikthejë në vëmendje rolin e besimit katolik përballë sfidave të sotme.

    Uruguai konsiderohet një prej vendeve më sekulare në Amerikën Latine dhe vitet e fundit ka miratuar disa ligje që kanë qenë në kundërshtim me qëndrimet tradicionale të Kishës Katolike, përfshirë edhe legjislacionin për vdekjen e asistuar.

    “Është përgjegjësi e të gjithëve që çdo person të mund të jetojë me dinjitet, të marrë kujdesin që i nevojitet dhe të shoqërohet deri në fundin natyror të jetës”, tha Papa.

    Ai drejtoi gjithashtu lutjet e mbrëmjes në katedralen e Montevideos.

    Vizita ka ngjallur interes të madh mes katolikëve vendas, ndërsa biletat për vigjiljen e lutjes në stadiumin Centenario raportohet se janë shitur brenda dy ditësh.

    Ndalesa e radhës e Papa Leon do të jetë Argjentina, e më pas Peruja, ku ai ka kaluar rreth dy dekada si peshkop misionar.

    Papa, 71 vjeç, tha gjatë fluturimit drejt Montevideos se ndihej më mirë se sa dukej, më pak se një muaj pas operacionit për kancer në mushkëri.

    Ai ia atribuoi rikuperimin e shpejtë “besimit te Zoti, mjekëve të mirë, kirurgëve të mirë dhe një stili përgjithësisht të shëndetshëm jetese”.

    Kur u pyet nëse ndihej po aq mirë sa dukej, ai u përgjigj: “Ndoshta edhe më mirë”.

  • Pope Leo begins the tournament in Latin America &#82/11; extraordinary expectation

    Thousands of people have come out to greet Pope Leon with his arrival in Uruguay on a 12-day tour of Latin America.

    According to the Vatican, about 30 thousand attended the first official ceremony at the Plaza Independentia in Montevideo, where the pope was hosted by Uruguay’s president, Yamandú Orsi, and senior state officials.

    During the passage of his convoy, numerous citizens greeted him from the streets while some cheered: Papa Leo, Uruguay is with you.

    The pope greeted the faithful, blessed children, and symbolically took the city’s keys from the mayor of Montevideo.

    Later, he celebrated Mass in Parque Paris Londons in Paysandú, north of the capital.

    Speaking Spanish, Pope Leo praised Uruguay’s development and recalled the country’s Catholic heritage.

    His visit is the first of a pope in Uruguay since 1988 and aims to turn the role of Catholic faith into attention in the face of today’s challenges.

    Uruguay is considered one of the most secular countries in Latin America, and in recent years it has adopted several laws that have been contrary to traditional Catholic Church attitudes, including legislation on assisted death.

    It is the responsibility of all that any person can live with dignity, receive the care he needs, and be accompanied to the natural end of life, the pope said.

    He also directed evening prayers at the Montevideo cathedral.

    The visit has aroused great interest among local Catholics, while prayer tickets at Centenario Stadium are reportedly sold within two days.

    Pope Leon’s next stop will be Argentina, and then Peru, where he has spent about two decades as a missionary bishop.

    The pope, 71, said in flight to Montevideo he felt better than he looked, less than a month after lung cancer surgery.

    He attributed rapid recovery to belief in God, good doctors, good surgeons, and a generally healthy life – style.

    When asked if he felt as good as he seemed, he replied: Maybe even better.

  • Kurti travels to France, will attend the Paris Peace Forum

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has travelled to France on Saturday, where he will attend the Peace Forum in Paris.

    According to the Kosovo Government’s announcement, during its stay in France, Kurti will also participate in state dinner tabled by French President Emmanuel Macron.

    In the Peace Forum margins, Prime Minister Kurti is expected to hold bilateral meetings with leaders, senior officials and representatives of various states and institutions.

    Also, meetings with personalities known in the fields of education, academy, art and culture have been envisioned during his visit.