Category: Lajme

  • Tri ndeshje, tri gola të anuluar – Llapi kërkon llogari nga FFK-ja

    Tri ndeshje, tri gola të anuluar – Llapi kërkon llogari nga FFK-ja

    Llapi ka reaguar zyrtarisht ndaj vendimeve të gjyqtarëve në tri ndeshjet e fundit, duke shprehur pakënaqësinë për anulimin e tre golave në përballjet me Feronikelin 74, Prishtinën dhe Dukagjinin.

    Klubi nga Podujeva ka kërkuar sqarime nga organet përgjegjëse të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), duke vënë në pikëpyetje mënyrën e menaxhimit të situatave të diskutueshme, veçanërisht në ndeshjet ku është në dispozicion sistemi VAR.

    Në reagimin e tij, Llapi ka rikthyer fillimisht në vëmendje rastin nga ndeshja ndaj Prishtinës, ku goli i Fiton Ademit u anulua për shkak të një faulli të pretenduar në sulm. Sipas klubit llapjan, në pamjet që posedon nuk vërehet ndonjë kontakt me mbrojtësin kundërshtar që do ta justifikonte vendimin e gjyqtarit.

    Pakënaqësi të ngjashme Llapi ka shprehur edhe për episodin në ndeshjen e fundit ndaj Dukagjinit në Klinë. Në këtë rast, gjyqtari kishte sinjalizuar faull ndaj portierit para se topi të përfundonte në rrjetë, duke bërë që aksioni të mos vazhdonte deri në fund dhe të mos mund të shqyrtohej përmes VAR-it.

    “Pse nuk lejohen të përfundojnë këto aksione dhe më pas të shqyrtohen situatat përmes VAR-it, sipas protokollit përkatës?”, thuhet në reagimin e klubit.

    Llapi ka ngritur pikëpyetje edhe për anulimin e golit në përballjen me Feronikelin 74, pas një prekjeje të topit me dorë nga Gentrit Jaha. Sipas pretendimeve të klubit, topi kishte ardhur pas një devijimi nga lojtari kundërshtar dhe prekja me dorë nuk kishte qenë e qëllimshme.

    Në fund, Llapi u ka bërë thirrje organeve përgjegjëse të arbitrimit në FFK që t’i shqyrtojnë me seriozitet të tri rastet dhe të japin sqarimet e nevojshme për vendimet që kanë ndikuar në këto ndeshje.

    Klubi podujevas kërkon transparencë dhe një vlerësim të qartë të episodeve që, sipas tij, kanë ngritur shqetësime të vazhdueshme për drejtësinë e vendimeve të gjyqtarëve./Telegrafi/

  • Aleanca ia numëron Qeverisë skandalet e kësaj jave: Dështim, miliona në rrymë e nepotizëm në diplomac

    Aleanca ia numëron Qeverisë skandalet e kësaj jave: Dështim, miliona në rrymë e nepotizëm në diplomac

    Aleanca ia numëron Qeverisë skandalet e kësaj jave: Dështim, miliona në rrymë e nepotizëm në diplomac

    Aleanca ka reaguar përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, duke kritikuar qeverisjen për, siç thotë, shkelje të shumta institucionale, skandale financiare, nepotizëm dhe mungesë të llogaridhënies.

    Në reagim thuhet se Kosova po e përmbyll edhe këtë javë nën një degradim institucional, ndërsa dështimet e qeverisë po rëndojnë drejtpërdrejt mbi qytetarët.

    Aleanca e ka vënë theksin te reduktimet e energjisë elektrike në disa komuna, pavarësisht miliona eurove të shpenzuara për importin e rrymës. Sipas reagimit, mbi 11 milionë euro janë paguar brenda pesë ditëve pune për import të energjisë, ndërkohë që qytetarët po përballen sërish me mungesë të furnizimit dhe paralajmërime për shtrenjtim të tarifave.

    Një tjetër çështje e ngritur nga Aleanca është ajo e emërimeve në shërbimin e jashtëm, të cilat i cilëson si nepotizëm partiak. Në reagim përmenden emërimet e familjarëve të zyrtarëve të pushtetit në ambasada, si dhe deklarata e ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca, se listat e emrave i dorëzohen për nënshkrim pa i shqyrtuar paraprakisht.

    Aleanca ka kritikuar edhe sjelljen e deputetëve të Vetëvendosjes në Kuvend, duke i akuzuar për shmangie të llogaridhënies gjatë diskutimeve për gjetjet e Raportit të Auditorit të Përgjithshëm dhe për bllokimin e raportimit para Komisionit Hetimor Parlamentar për Zyrën e Kryeministrit.

    Në reagim i referohet edhe Raportit të Progresit të Bashkimit Evropian, duke theksuar konstatimin për mungesë të përparimit në sistemin e drejtësisë dhe kritikat për luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

    Ndërkaq, Aleanca ka ngritur shqetësimin edhe për protestat në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe duke kritikuar heshtjen e krerëve të shtetit përballë kërkesave të qytetarëve për dorëheqjen e ministrave Xhelal Sveçla dhe Glauk Gërvalla.

    Në përfundim të reagimit, Aleanca vlerëson se mungesa e përgjegjësisë dhe e reagimit nga udhëheqësit institucionalë dëshmon se ky pushtet ka humbur ndjeshmërinë dhe legjitimitetin për të qeverisur me vendin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The Alliance counts the Government’s scandals this week: Failure, millions upstream and nepotism in diplomas

    The alliance has reacted through a post on the official Facebook page, criticising governance for, as it says, numerous institutional violations, financial scandals, nepotism and lack of accountability.

    In response, Kosovo is said to be closing down even this week under institutional degradation, while government failures are weighing down directly on citizens.

    The alliance has stressed the reduction of electricity in several municipalities, despite millions of euros spent on electricity imports. According to the response, over 11m euros have been paid within five days of energy import work, while citizens are again facing lack of supply and tax expensive warnings.

    Another issue raised by the Alliance is that of appointments to foreign service, which it calls party nepotism. In response, family appointments of power officials at the embassies, as well as Foreign Minister Glauk Konjufca’s statement, that the lists of names are handed over to her for signing without considering them.

    The Alliance has also criticised the behaviour of Vetevendosje deputies in the Assembly, accusing them of avoiding accountability during discussions on the findings of the General Auditor’s Report and of blocking reporting before the Parliamentary Investigative Commission for the Prime Minister’s Office.

    In response, it also refers to the European Union’s Progress Report, stressing the findings for lack of progress in the justice system and criticism of fighting high-level corruption.

    Meanwhile, the Alliance has also raised concerns about protests in Pristina following the assassination of Arlinda Zekaj in Peja, demanding institutional responsibility and criticising the silence of the heads of state in the face of citizens’ demands for the resignation of ministers Xhelal Svecla and Glauk Grovala.

    At the outcome of the response, the Alliance estimates that the lack of responsibility and response from institutional leaders proves that this power has lost the sensitivity and legitimacy of governing the country.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Protestuesit zmbrapsen nga policia, nisen drejt Kryeministrisë

    Protestuesit zmbrapsen nga policia, nisen drejt Kryeministrisë

    Protestuesit zmbrapsen nga policia, nisen drejt Kryeministrisë

    Pas përleshjeve me policinë në Ministrinë e Arsimit, protestuesit kanë boshatisur Rrugën e Durrësit dhe janë nisur në marshim.

    Stacioni i radhës pritet të jetë Kryeministria.

    Gjithashtu ka prani të madhe të policisë dhe pritet të ketë sërish përplasje dhe incidente.

    Protesta e nisur pas mesditës nisi me një sulm me gurë dhe duke djegur koshat e plehrave, me policinë, që u përgjigj me ujë përmes autoboteve dhe me spraj me piper.

    Burimi: Insajderi

  • Protesters withdraw from police, head towards prime minister

    After clashes with police at the Ministry of Education, protesters have emptied Durres Street and set off on the march.

    The next station is expected to be the Prime Minister.

    Also, there is a large presence of police and there are expected again clashes and incidents.

    The post-day protest began with a stone attack and burning garbage bins, police, who responded by water through Autobots and pepper spray.

    Source Layer: Insander

  • Zëvendësministri i jashtëm i Turqisë viziton vendpunishten e Xhamisë Qendrore të Prishtinës

    Zëvendësministri i jashtëm i Turqisë viziton vendpunishten e Xhamisë Qendrore të Prishtinës

    Zëvendësministri i jashtëm i Turqisë viziton vendpunishten e Xhamisë Qendrore të Prishtinës

    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, H. Ali Özel, gjatë qëndrimit në Kosovë, ka vizituar vendpunishten ku po ndërtohet Xhamia Qendrore e Prishtinës.

    Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, përmes një njoftimi, ku thuhet se Özel është informuar nga përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës për ecurinë e punimeve dhe detajet e projektit.

    Sipas njoftimit, Xhamia Qendrore e Prishtinës synon të përmbushë nevojat fetare të komunitetit mysliman në të gjithë vendin.

    Projekti parashihet të jetë kompleksi më i madh i xhamisë në Ballkan, me kapacitet për të pranuar rreth 14 mijë persona.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Turkey’s deputy foreign minister visits Pristina Central Mosque resort

    Deputy Foreign Affairs Minister H. Ali ousel, during his stay in Kosovo, has visited the location where Pristina Central Mosque is being built.

    The news has been made known by Turkey’s Ministry of Foreign Affairs, through an announcement saying that ousel was informed by representatives of the Kosovo Islamic Community for the performance of the works and details of the project.

    According to the announcement, Pristina Central Mosque aims to meet the religious needs of the Muslim community throughout the country.

    The project is designed to be the largest mosque complex in the Balkans, with the capacity to accept about 14,000 people.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • A po e provokon Fuego Feron? – “Djalit” ia vendos emrin e këngëtarit

    A po e provokon Fuego Feron? – “Djalit” ia vendos emrin e këngëtarit

    A po e provokon Fuego Feron? – “Djalit” ia vendos emrin e këngëtarit

    Një sfidë e veçantë e buxhetit nga Vëllai i Madh në Big Brother VIP Kosova 5 ka ndryshuar rolet mes djemve e vajzave, duke i kthyer djemtë “shtatzënë” dhe vajzat në kujdestare të tyre.

    Sipas sfidës, djemtë duhet të luajnë rolin e nënave shtatzëna, të kujdesen për foshnjat e tyre dhe në fund t’i pagëzojnë ato me emra, ndërsa vajzat kanë për detyrë të kujdesen për ta gjatë gjithë kësaj aventure.

    Në kuadër të kësaj sfide, Fuego befasoi, ka pagëzuar foshnjën e tij, duke i vendosur emrin Fero.

    Ky moment ka sjellë një situatë interesante brenda shtëpisë, teksa banorët po përballen me sfidën e pazakontë të caktuar nga Vëllai i Madh.

    Për më shumë:

    Burimi: Insajderi

  • Are you provoking Fuego Feron? What’s the name of the singer?

    A Special Budget Challenge From Big Brother to Big Brother V IP Kosova 5 has changed roles between boys and girls, turning girls and girls into their caretakers.

    According to the challenge, boys need to play the role of pregnant mothers, care for their babies, and eventually baptize them by names, while girls have the duty to care for them throughout this adventure.

    Under this challenge, Fuego surprised his baby, naming him Fero.

    This moment has brought an interesting situation inside the home as residents face the unusual challenge set by the Great Brother.

    For more:

    Source Layer: Insander

  • Shtiu me armë gjatë ahengut familjar në Shtime, policia ia sekuestron pistoletën dhe 30 fishekë

    Shtiu me armë gjatë ahengut familjar në Shtime, policia ia sekuestron pistoletën dhe 30 fishekë

    Shtiu me armë gjatë ahengut familjar në Shtime, policia ia sekuestron pistoletën dhe 30 fishekë

    Një person ka shtënë disa herë me armë zjarri në ajër gjatë një ahengu familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes.

    Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 7 nëntor 2026, ndërsa i dyshuari është një 30-vjeçar me inicialet A.I.

    Policia ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një pistoletë, për të cilën i dyshuari posedonte leje valide për mbajtje.

    Në cilësi të provave materiale, zyrtarët policorë kanë sekuestruar armën me karikator, 30 fishekë dhe tri gëzhoja.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka vendosur që i dyshuari, pas intervistimit, të lirohet në procedurë të rregullt hetimore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali