Category: Lajme

  • Real Madridi hesht pas daljes në pension të Cristiano Ronaldos nga kombëtarja

    Real Madridi hesht pas daljes në pension të Cristiano Ronaldos nga kombëtarja

    Real Madridi nuk ka reaguar ende ndaj tërheqjes së Cristiano Ronaldos nga kombëtarja e Portugalisë.

    Sulmuesi 41-vjeçar njoftoi përfundimin e karrierës së tij ndërkombëtare të enjten pasdite pas disa problemeve mes tij, federatës dhe trajnerit që nuk gjeten zgjedhje.

    Pensionimi i tij nga kombëtarja bëri që Ronaldo të jetë temë, duke u diskutuar nga të gjithë, por jo edhe nga ish-klubi i tij, Real Madridi, me të cilin fitoi shumë trofe.

    Në kohën e shkrimit të këtij artikulli, Real Madridi nuk ka publikuar ende një deklaratë në lidhje me këtë rast në rrjetet sociale ose në faqen e tij të internetit.

    Të gjitha klubet e tjera për të cilat luajti Cristiano nga Sporting Lisbona te Manchester United, Juventus dhe Al-Nassr, kanë postuar homazhe kushtuar yllit portugez.

    Vlen të përmendet se Ronaldo është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e klubit madrilen. Gjatë kohës së tij me Los Blancos, ai luajti 438 ndeshje dhe shënoi 450 gola. /Telegrafi/

  • 1,905 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit

    1,905 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit

    Sipas njoftimit të policisë, ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit vetëdijesues “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, me moton “Mos e mat jetën me kilometra në orë”.

    Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe ta përshtatin mënyrën e ngasjes me kushtet e rrugës, duke theksuar se shpejtësia e papërshtatshme paraqet rrezik serioz për jetën e shoferëve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

    Gjithashtu, Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

    Burimi: RTKLive

  • 1,905 fines for exceeding speed in Ferizaj region during October

    According to the police report, this activity is accomplished under the awareness project Speed is not a skill, it’s a risk, with the motto “Don’t measure life by mile per hour.”

    Police have called on all traffic participants to respect speed restrictions and adjust their driving to road conditions, stressing that inadequate speed poses a serious risk to the lives of drivers and other participants in communications.

    Also, Ferizaj Regional Police have announced that the raids will continue in the coming days, with the aim of increasing road safety and preventing accidents.

    Source Layer: RTKLive

  • “15 vjet pa ty, Diana”, nëna e saj publikon mesazhin prekës dhe rikujton dështimin e institucioneve për ta mbrojtur tashmë të ndjerën

    “15 vjet pa ty, Diana”, nëna e saj publikon mesazhin prekës dhe rikujton dështimin e institucioneve për ta mbrojtur tashmë të ndjerën

    “15 vjet pa ty, Diana”, nëna e saj publikon mesazhin prekës dhe rikujton dështimin e institucioneve për ta mbrojtur tashmë të ndjerën

    15 vjet, gjashtë muaj dhe 12 ditë pas vrasjes tragjike të Diana Kastratit, nëna e saj, Makfire Kastrati, ka ndarë një mesazh mjaft prekës në Facebook për të kujtuar vajzën e saj dhe dhimbjen e pashuar që lë pas një humbje e tillë.

    Përmes këtij reagimi, ajo riktheu edhe një herë në vëmendje dështimin e institucioneve për t’i ofruar mbrojtje Dianës.

    Rreth një muaj përpara ngjarjes fatale, Diana i ishte drejtuar gjykatës me kërkesë për urdhër mbrojtjeje emergjente, një thirrje për ndihmë që u shpërfill nga sistemi.

    “15 vjet e 6 muj e 12 ditë pa vajzen time Diana, 15 vite nuk u bë e mundur te ndaloj vrasësin shteti, qe ju lut Enver shabanit per urdhër mbrojtje po aj as që veproj për ta mbrojt e negëlizhoj?Dianën ku ishte shteti
    Si pas asaj Valdete Daka e ngriti pozit ma te lart, unë qka i thash Valdetes a keni fmi ajo mu përgjigj po kamë i thash qysh po vajtoj mbi varrin e vajzes time ashtu vajtofsh edhe tiiiii ju ndru qehrja kur e preka ne fmi se ishte nan grua, nuk u bë asgj për vajzen time Diana
    Emri yt nuk harrohet kurr zemra nonës Diana deri sa te mbuloj dheu ziiii”, ka shkruar nëna e të ndjerës.

    Ndërkohë, rasti i vrasjes së Diana Kastratit ka marrë një zhvillim të ri në drejtësi. Pas 15 vjetësh nga krimi dhe tri vjetësh nga ngritja e aktakuzës, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që gjykimi ndaj Adnan Jasharit të zhvillohet në mungesë, pasi institucionet nuk kanë arritur ta sigurojnë praninë e tij.

    Jashari dyshohet se në maj të vitit 2011, në Prishtinë, e kishte vrarë me armë zjarri ish-partneren e tij, Dianën. Sipas aktakuzës, ai e kishte qëlluar dy herë, duke e goditur në qafë.

    Diana ishte vrarë më 18 maj 2011, vetëm 22 ditë pasi kishte kërkuar mbrojtje emergjente nga Gjykata Komunale në Prishtinë, pas kërcënimeve të pretenduara ndaj saj dhe vajzës. Sipas të dhënave të publikuara për rastin, kërkesa nuk ishte trajtuar brenda afatit ligjor prej 24 orësh.

    Në shkurt të vitit 2013, Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar shkelje të së drejtës për jetë të Diana Kastratit, si pasojë e mosveprimit të gjykatës. Ndërsa, në shkurt të vitit 2023, Gjykata e Apelit kishte vendosur që Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Qeveria t’u paguanin prindërve të saj 30 mijë euro dëmshpërblim.

    Seanca fillestare ndaj Adnan Jasharit pritet të mbahet gjatë këtij muaji, ndërsa gjykata i ka bërë thirrje të dorëzohet dhe të paraqitet para saj.

    Burimi: Insajderi

  • Fifteen years without you, Diana, her mother publishes the touching message and remembers the failure of institutions to already protect the deceased.

    Fifteen years, six months and 12 days after Diana Kastrati’s tragic murder, her mother, Makfire Kastrati, has shared a very touching message on Facebook to remind her daughter and the unmarked pain that leaves such a loss.

    Through this reaction, she once again turned her attention to the failure of institutions to offer protection to Diane.

    About a month before the fatal event, Diane had approached the court with a request for emergency protection, a call for help ignored by the system.

    Fifteen years and 12 days without my daughter Diana, 15 years couldn’t stop the State Killer, who begged Enver Saban for a defense order, but he didn’t even act to protect and record? Diane Where the State Was
    And then after that Valdete Daka raised the highest position, I told Valdette if she said anything, but I told her that I was weeping over my daughter’s grave like Tiiji did when I touched her, she wasn’t a thing for my daughter Diana.
    Your name never forgets Diana’s heart until the black earth wrote the mother of the deceased.

    Meanwhile, the case of Diana Kastrati’s murder has taken on a new development in justice. After 15 years of crime and three years from the establishment of the indictment, Pristina’s Founding Prosecutorship has demanded that the trial of Adnan Jashar be carried out in absentia, as institutions have failed to ensure his presence.

    Yasar allegedly killed his former partner, Diane, with firearms in Pristina in May 2011. According to the indictment, he had shot him twice, hitting him in the neck.

    Diana was killed on May 18, 2011, just 22 days after seeking emergency protection from the Municipal Court in Pristina, following alleged threats against her and her daughter. According to data published on the case, the request was not addressed within the 24-hour legal deadline.

    In February 2013, the Constitutional Court had decreed violations of the right to life of Diana Kastract as a result of the court’s inaction. And in February 2023, the Court of Appeals had decided that the Kosovo Judicial Council and Government paid their parents 30 thousand euros in compensation.

    The initial hearing against Adnan Jashar is expected to be held this month, while the court has called on him to surrender and appear before her.

    Source Layer: Insander

  • Kandiq: Serbia po i fsheh faktet për krimet e luftës në Kosovë, BE-ja duhet të reagojë

    Kandiq: Serbia po i fsheh faktet për krimet e luftës në Kosovë, BE-ja duhet të reagojë

    Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka akuzuar Serbinë për heshtjen dhe shtrembërimin e fakteve gjyqësore mbi krimet e luftës në Kosovë dhe gjenocidin në Srebrenicë.

    Në një reagim në platformën X, Kandiq ka kritikuar mënyrën se si institucionet dhe shoqëria serbe trajtojnë të kaluarën, duke theksuar se vendimet e gjykatave po zëvendësohen me të ashtuquajturën “e vërteta e popullit”.

    Ajo iu referua deklaratës së ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, i cili kishte paralajmëruar se glorifikimi i personave të dënuar për krime lufte bie ndesh me vlerat evropiane.

    Sipas Kandiqit, përfaqësuesi i BE-së duhej të ngrinte shqetësimin edhe për praktikën e heshtjes ndaj aktgjykimeve dhe fakteve të vërtetuara nga gjykatat ndërkombëtare.

    Ajo ka vlerësuar se shtrembërimi i së kaluarës është veçanërisht i theksuar në rastin e gjenocidit në Srebrenicë dhe të viktimave të luftës në Kosovë.

    Kandiq ka theksuar se përballja me të kaluarën kërkon respektimin e vendimeve gjyqësore dhe ndërprerjen e praktikave që mohojnë ose relativizojnë krimet e dokumentuara.

    Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare ka rikujtuar se kjo organizatë posedon një bazë të gjerë të dhënash për viktimat e luftës në Kosovë, ku dokumentohet fati individual i tyre, pavarësisht përkatësisë etnike.

    Sipas saj, Fondi disponon dokumente gjyqësore, dëshmi të familjarëve dhe dëshmitarëve, si dhe video-incizime të dëshmive të dhëna para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

    Ajo ka vlerësuar se ky dokumentacion mund t’i shërbejë Prokurorisë për Krime Lufte në Serbi, nëse institucioni vepron në mënyrë të pavarur dhe i mbështet hetimet në prova, e jo në udhëzime politike.

    “Pavarësia e gjyqësorit, për të cilën insiston BE-ja, duhet të shtrihet edhe në ndjekjen penale të krimeve të luftës”, ka deklaruar Kandiq.

    Kandiq i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të ofrojë mbështetje politike dhe financiare për përfshirjen e të rinjve në hulumtimin e luftërave të viteve 1990.

    Ajo ka theksuar se studentët dhe të diplomuarit duhet të kenë mundësi të shqyrtojnë dokumentet, të analizojnë dëshmitë dhe të nxjerrin përfundime të pavarura për ngjarjet e së kaluarës.

    Sipas saj, politikat e kujtesës po përdoren për thellimin e ndarjeve kombëtare, mohimin e krimeve dhe glorifikimin e autorëve të tyre.

    Kandiq ka vlerësuar se dokumentimi i pavarur dhe respektimi i fakteve gjyqësore janë të domosdoshëm për ndërtimin e një kulture të përgjegjshme të kujtesës dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit.

    Burimi: Dukagjini

  • Aktorja e “Friends” iu bashkua faqes me përmbajtje për të rritur në moshën 76-vjeçare

    Aktorja e “Friends” iu bashkua faqes me përmbajtje për të rritur në moshën 76-vjeçare

    Aktorja amerikane Morgan Fairchild, e njohur për rolet e saj në serialet “Dallas”, “Falcon Crest” dhe “Friends”, në moshën 76-vjeçare hapi një profil në platformën për të rritur OnlyFans dhe menjëherë u tha fansave se nuk do të publikonte përmbajtje eksplicite atje.

    Lajmi u raportua për herë të parë nga TMZ, ku aktorja tha në një deklaratë se po ngarkonte foto dhe video të reja në platformë.

    “Para se dikush të pyesë: jo, ata nuk janë të atij lloji,” tha Fairchild.

    Pjesa më e madhe e përmbajtjes, siç deklaroi ajo, do të jenë video ku bën shaka dhe flet për atë që ka në mendje për momentin.

    “Njerëzit i njohin personazhet, rrobat dhe flokët e gjatë. Do të doja shumë të ndaja më shumë rreth kësaj. Jam ende kurioze, ende më pëlqen të mësoj gjëra të reja dhe jam gjithmonë e gatshme për një aventurë të vogël. Nuk e kuptoj pse kjo do të ndryshonte tani”, tha ajo për TMZ.

    Fairchild i tha Entertainment Weekly se u bind të ndërmerrte këtë hap nga miqtë që janë tashmë në platformë.

    “Disa nga miqtë e mi filluan OnlyFans dhe më inkurajuan ta provoja. Dhe kishin të drejtë! Është shumë argëtuese të gjesh mënyra të reja për të arritur fansat”, tha ajo.

    Ajo zbuloi për USA Today se aktorja Donna Mills i shpjegoi se platforma dëshironte më shumë përmbajtje jo-pornografike. Mills u bashkua me OnlyFans në korrik në moshën 85 vjeç. Fairchild tha se ajo poston pamje prapa skenave, siç janë dekorimet e saj për Halloween, udhëtimet ose grimi i dhomës së hotelit.

    Morgan Fairchild, e lindur si Patsy Ann McClenny në Dallas, e filloi karrierën e saj në telenovelën “Search for Tomorrow”. Ajo ishte aktorja e parë që luajti rolin e Jenna Wade në “Dallas” dhe u nominua për një Glob të Artë për rolin e saj në “Flamingo Road”. Ajo njihet më së miri për audiencën e re si Nora Tyler Bing, nëna e Chandler Bing, në “Friends”.

  • Real Madridi fiton garën për talentin 16-vjeçar të Manchester Unitedit, JJ Gabriel zgjedh gjigantin spanjoll

    Real Madridi fiton garën për talentin 16-vjeçar të Manchester Unitedit, JJ Gabriel zgjedh gjigantin spanjoll

    Real Madridi fiton garën për talentin 16-vjeçar të Manchester Unitedit, JJ Gabriel zgjedh gjigantin spanjoll

    Real Madridi është shumë pranë transferimit të një prej talenteve më premtues të Manchester Unitedit, 16-vjeçarit JJ Gabriel.

    Sipas gazetarit të “Sky Sport”, Florian Plettenberg, negociatat mes palëve kanë avancuar ndjeshëm dhe marrëveshja në parim tashmë është arritur.

    Gabriel ka zgjedhur klubin madrilen para gjigantëve të tjerë evropianë, si Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Barcelona.

    Sipas raportimit, kanë mbetur të caktohen edhe testet mjekësore, ndërsa lëvizja planifikohet të realizohet më 1 janar, falë pasaportës evropiane të futbollistit.

    Manchester Unitedi pritet të përfitojë kompensim për largimin e talentit, pasi ai do të largohet nga klubi pa e vazhduar qëndrimin në akademinë e tij.

    Fillimisht, JJ Gabriel pritet t’i bashkohet ekipit të dytë të Real Madridit, ku do të vazhdojë zhvillimin e tij futbollistik.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Real Madrid wins Manchester United’s 16-year talent race, JJ Gabriel picks the Spanish giant

    Real Madrid is very close to transferring one of Manchester United’s most promising talents, 16-year-old JJ Gabriel.

    According to journalist Sky Sports, Florian Pletenberg, negotiations between the parties have advanced significantly, and the agreement in principle has already been reached.

    Gabriel has chosen the Madrile club in front of other European giants, such as Bayern Munich, Paris Saint Germani and Barcelona.

    According to the report, medical tests remain to be assigned as the movement is scheduled to take place on January 1st, thanks to the European football passport.

    Manchester Unitedi is expected to benefit compensation for removing the talent, as he will leave the club without continuing his stay at his academy.

    Initially, JJ Gabriel is expected to join Real Madrid’s second team, where he will continue his football development.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët

    Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët

    Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej disa javësh vijojnë protestat në Tiranë, duke kërkuar largimin e tij nga detyra.

    Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare ka ndarë sërish videon me tryezën prej guri, ku ka vendosur shënimet me mbishkrimin “Dialog”, duke përcjellë mesazhin se mbetet i hapur për komunikim me studentët.