Category: Lajme

  • case “Bon Vivat” returns to court, Dukagjin Lekaj appears before the court today

    The first court hearing against Dukagjin Lekaj, also known as Dukagjin Nikolaj, will be held today at the Constitutional Court in Pristina, in connection with the armed crash at the local locale Bon Vivantı, where Kastriot Ramadani was killed and several people were injured.

    Lekaj is accused of grave murder in the attempt and possession, control or unauthorized possession of arms, while the prosecution claims he tried to deprive Andy Pajazit of life.

    The case takes another dimension to the fact that Pajaziti, who in the previous process was accused of killing Ramadan, had been acquitted of this charge after the court had concluded that it had acted in necessary defence.

    The signal newspaper has reported in detail the new indictment, which describes the circumstances of the August 4th 2023 crash and the actions the Prosecution ascribes to Lekaj.

    The indictment against him was established on October 29, 2026, while tomorrow’s session marks the start of the trial review for the case.

    Dukagjin Lekaj enjoys presumption of innocence and his eventual criminal responsibility remains to be determined by the tribunal.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Wall Street humb 3.2 trilionë dollarë brenda një dite, aksionet e teknologjisë pësojnë rënie të fortë

    Wall Street humb 3.2 trilionë dollarë brenda një dite, aksionet e teknologjisë pësojnë rënie të fortë

    Wall Street humb 3.2 trilionë dollarë brenda një dite, aksionet e teknologjisë pësojnë rënie të fortë

    Tregjet amerikane kanë përjetuar një nga ditët më të rënda të fundit, pasi Wall Street-i humbi plot 3.2 trilionë dollarë në vlerë gjatë së enjtes, në një rënie të nxitur kryesisht nga tërheqja e investitorëve nga aksionet e teknologjisë dhe kompanitë e lidhura me inteligjencën artificiale.

    Shitjet masive të aksioneve fshinë një pjesë të konsiderueshme të fitimeve të regjistruara pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, ndërsa shqetësimet për ngadalësimin e investimeve në zgjerimin e qendrave të të dhënave shtuan pasigurinë në tregje.

    Indeksi Industrial Dow Jones ra me 3.44%, duke u ndalur në 51,521.28 pikë. Ndërkohë, S&P 500 shënoi rënie prej 4.3%, duke zbritur në 7,353.80 pikë, kurse Nasdaq pësoi humbjen më të madhe, me 5.52%, duke arritur në 24,315 pikë.

    Në qendër të presionit ishin kompanitë e teknologjisë dhe ato të përfshira në zhvillimin e inteligjencës artificiale, aksionet e të cilave ranë për të dytën ditë radhazi.

    Investitorët po shfaqin pasiguri në rritje lidhur me ritmin e investimeve në infrastrukturën e inteligjencës artificiale, veçanërisht në ndërtimin dhe zgjerimin e qendrave të të dhënave.

    Presionit në tregje i është shtuar edhe pasiguria politike në SHBA. Shqetësimet se një fitore e thellë e demokratëve mund të sjellë pengesa ose ngadalësim të projekteve për zgjerimin e qendrave të të dhënave kanë ndikuar negativisht në besimin e investitorëve ndaj këtij sektori.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Wall Street loses $3.2 trillion in one day, the share of technology suffers a severe decline

    American markets have experienced one of the worst days of the end, after Wall Street lost a total of $3.2 trillion worth of dollars during Thursday, in a decline driven mainly by investors’ withdrawal from shares in technology and companies linked to artificial intelligence.

    Massive stock sales wiped out a significant portion of the profits registered after the US mesmandate elections, while concerns about slow investment in expanding data centres increased uncertainty in markets.

    The Dow Jones Industrial Index dropped 3.44%, stopping at 51,521.28 points. Meanwhile, S&P 500 scored a 4.3% drop, dropping to 7,353.80 points, while Nasdaq suffered the biggest loss, with 5.52%, reaching 24,315 points.

    At the center of the pressure were technology companies and those involved in the development of artificial intelligence, whose shares fell for the second day in a row.

    Investors are showing growing uncertainty about the pace of investments in artificial intelligence infrastructure, especially in building and expanding data centres.

    Pressure on markets has also increased political uncertainty in the United States. Concerns that a deep victory of the Democrats could lead to obstacles or slow down projects for expanding data centres have negatively affected investors’ confidence in the sector.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Hudhra nuk është gjithmonë e padëmshme, ja çfarë mund t’i ndodhë trupit kur e konsumoni në sasi të mëdha

    Hudhra nuk është gjithmonë e padëmshme, ja çfarë mund t’i ndodhë trupit kur e konsumoni në sasi të mëdha

    Hudhra nuk është gjithmonë e padëmshme, ja çfarë mund t’i ndodhë trupit kur e konsumoni në sasi të mëdha

    Hudhra njihet për vetitë e saj të dobishme shëndetësore dhe përdoret gjerësisht në ushqim, por konsumimi i tepërt mund të shkaktojë edhe efekte të padëshiruara.

    Përveç shqetësimeve në sistemin tretës, hudhra mund të ndikojë edhe në mpiksjen e gjakut, veçanërisht te personat që përdorin barna të caktuara.

    Hudhra (Allium sativum) përmban komponime squfuri, përfshirë alicinën, e cila formohet kur thelbi shtypet ose pritet. Studimet sugjerojnë se disa preparate të saj mund të ndihmojnë në uljen e lehtë të tensionit arterial dhe kolesterolit te disa persona.

    Çfarë ndodh kur konsumoni shumë hudhër?

    Efektet më të zakonshme shfaqen në sistemin tretës. Konsumimi i tepërt mund të shkaktojë dhimbje barku, fryrje, gazra, të përziera dhe diarre.

    Kjo ndodh pjesërisht për shkak të fruktaneve që përmban hudhra, karbohidrate të cilat përthithen dobët në zorrën e hollë dhe fermentohen nga bakteret në zorrën e trashë.

    Personat që vuajnë nga sindroma e zorrës së irrituar mund të jenë më të ndjeshëm ndaj këtyre efekteve, sidomos kur konsumojnë hudhër të papërpunuar. Ajo mund të përkeqësojë edhe urthin dhe ndjesinë e djegies te personat me refluks gastroezofageal.

    A ndikon hudhra në mpiksjen e gjakut?

    Një tjetër efekt i rëndësishëm lidhet me trombocitet, qelizat që ndihmojnë në formimin e mpiksjeve të gjakut.

    Sipas Institutit Linus Pauling të Universitetit Shtetëror të Oregonit, disa përbërës të hudhrës mund të zvogëlojnë grumbullimin e trombociteve. Kjo mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes, veçanërisht kur përdoren suplemente të përqendruara të hudhrës.

    Kujdes të veçantë duhet të tregojnë personat që marrin barna si varfarina, apiksabani, rivaroksabani, aspirina dhe klopidogreli.

    Sasitë e zakonshme të hudhrës në ushqim përgjithësisht tolerohen mirë, por përdorimi i sasive të mëdha ose i suplementeve duhet të diskutohet me mjekun. E njëjta vlen edhe para ndërhyrjeve kirurgjikale.

    Pse aroma e hudhrës qëndron për një kohë të gjatë?

    Komponimet e squfurit që përmban hudhra kalojnë në qarkullimin e gjakut dhe më pas eliminohen përmes mushkërive dhe lëkurës. Njëri prej tyre, sulfidi alil-metil, është përgjegjës për aromën karakteristike që mund të vazhdojë për disa orë, edhe pas larjes së dhëmbëve.

    Sa hudhër mund të konsumojmë?

    Nuk ekziston një sasi e përshtatshme për të gjithë, pasi toleranca varet nga gjendja shëndetësore, ndjeshmëria individuale dhe barnat që përdoren.

    Në disa studime janë shqyrtuar sasi prej një deri në dy thelpinj hudhre të papërpunuar në ditë, por kjo nuk përbën rekomandim zyrtar për konsum.

    Nëse hudhra shkakton vazhdimisht fryrje, urth, dhimbje barku ose të përziera, këshillohet zvogëlimi i sasisë.

    Edhe pse mund të jetë pjesë e një ushqyerjeje të shëndetshme, hudhra duhet konsumuar me masë, pasi sasia e tepërt nuk nënkupton domosdoshmërisht përfitime më të mëdha.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Hudhra isn’t always harmless, that’s what happens to your body when you consume it in large quantities.

    Hudhra is known for its beneficial health properties and is widely used in food, but excessive consumption can also cause unwanted effects.

    Besides concerns in the digestive system, garlic can affect blood clots, especially those who use certain drugs.

    Hudhra (Allium sativum) contains sulfur compounds, including alicin, which form when the essence is printed or cut. Studies suggest that some preparations can help reduce arterial tension and cholesterol in some people.

    What happens when you consume too much garlic?

    Most common effects appear in the digestive system. Overcompensation can cause stomach pain, swelling, gas, nausea, and diarrhea.

    This is due, in part, to fruits containing garlic, carbohydrates that are poorly absorbed in the thin intestine and are fermented by bacteria in the colon.

    Those who suffer from irritated bowel syndrome may be more sensitive to these effects, especially when they consume raw garlic. It can also exacerbate the irritability and sense of burning in people with gastroseageal relics.

    Does garlic affect blood clotting?

    Another important effect is to clottose, cells that help to form blood clots.

    According to the Linus Pauling Institute of the State University of Oregon, some garlic components may reduce the collection of trombones. This can increase the risk of bloodshed, especially when concentrated garlic supplements are used.

    Special attention should be given to those who take drugs as aurorins, apexasans, rivaroxaban, aspirin, and klopidogreli.

    Common amounts of garlic in food are generally tolerated well, but the use of large amounts or supplements should be discussed with the doctor. The same is true before surgery.

    Why does the aroma of garlic last a long time?

    The sulfur compounds contained in garlic pass through the bloodstream and are then eliminated through the lungs and the skin. One of them, alfidius, is responsible for the distinctive aroma that can continue for several hours, even after the brushing of teeth.

    How many garlic can we consume?

    There is no suitable amount for all, since tolerance depends on the state of health, individual sensitivity, and drugs used.

    Some studies have discussed the amount of raw garlic per day, but this does not constitute official consumer recommendation.

    If garlic causes constant swelling, urth, stomach pain, or nausea, the quantity reduction is recommended.

    While it may be part of a healthy diet, garlic should be consumed in moderation, since excess amounts do not necessarily mean greater profits.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • What App tests a new function

    What App is testing a new function for Android devices, which will enable users to read messages without sending confirmation that they are read. This means that the person who sent the message will not be announced through two blue signs that the message was opened.

    According to reports of the Android Authority portal, the new function was discovered in the beta version of whatsap for Android 2.26.44.12 and is currently still in development.

    The new option will work through a preview window that opens up with the finger printed on a conversation on the message list. In this way, users will be able to view the latest messages without getting directly into the conversation.

    Another interesting feature is that users will be able to move through the oldest messages inside this window without enable reading confirmation.

    In addition, the new window will provide even some quick opportunities to manage conversations, including archive, silence of announcements, place the conversation at the top of the list, and delete it.

    This function is similar to the possibility of predicting the messages in iPhone devices, but the version for Android is expected to offer more flexibility.

    However, the function has not yet been made available even for all testers of the beta version. What App has not indicated when it will be officially published to Android users.

    If you successfully pass the testing phase, this innovation can give users more control over privacy and how they communicate on the platform. /Telegraphy/

  • WhatsApp teston një funksion të ri

    WhatsApp teston një funksion të ri

    WhatsApp po teston një funksion të ri për pajisjet Android, i cili do t’u mundësojë përdoruesve të lexojnë mesazhet pa dërguar konfirmimin se ato janë lexuar. Kjo do të thotë se personi që e ka dërguar mesazhin nuk do të njoftohet përmes dy shenjave blu se mesazhi është hapur.

    Sipas raportimeve të portalit Android Authority, funksioni i ri është zbuluar në versionin beta të WhatsApp për Android 2.26.44.12 dhe aktualisht është ende në fazën e zhvillimit.

    Mundësia e re do të funksionojë përmes një dritareje paraprake, e cila hapet duke mbajtur gishtin të shtypur mbi një bisedë në listën e mesazheve. Në këtë mënyrë, përdoruesit do të mund të shohin mesazhet e fundit pa hyrë drejtpërdrejt në bisedë.

    Një tjetër veçori interesante është se përdoruesit do të mund të lëvizin nëpër mesazhet më të vjetra brenda kësaj dritareje, pa aktivizuar konfirmimin e leximit.

    Përveç kësaj, dritarja e re do të ofrojë edhe disa mundësi të shpejta për menaxhimin e bisedave, përfshirë arkivimin, heshtjen e njoftimeve, vendosjen e bisedës në krye të listës dhe fshirjen e saj.

    Ky funksion ngjason me mundësinë e parashikimit të mesazheve që ekziston në pajisjet iPhone, por versioni për Android pritet të ofrojë më shumë fleksibilitet.

    Megjithatë, funksioni ende nuk është vënë në dispozicion as për të gjithë testuesit e versionit beta. WhatsApp nuk ka bërë të ditur se kur do të publikohet zyrtarisht për përdoruesit e Android.

    Nëse kalon me sukses fazën e testimit, kjo risi mund t’u japë përdoruesve më shumë kontroll mbi privatësinë dhe mënyrën se si komunikojnë në platformë. /Telegrafi/

  • KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot, këto janë zonat që preken nga punimet

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot, këto janë zonat që preken nga punimet

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot, këto janë zonat që preken nga punimet

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më 06.11.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 35/10[kV] Batllava do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J03 Orllani (kodi: 14015002) nga ora 10:00 deri në orën 14:00 Vendet: Kushevit, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci 1 dhe 2, Orllani, Vikendicat, Te Zahir Pajaziti. Arsyeja: Demontimi i shtyllave 10[kV].

    Punime në projekte investive

    Nga NS 220/35/10[kV] Podujeva do të ndërpritet: Dalja 10 [kV] Fshatrat 1 (kodi: 14000009) nga ora 09:00 deri në orën 18:00 Vendet: Sekiraqa, Poteret, Qershijat, Kamerollet, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefc 1 dhe 2, Burice, Gllamnik, Llapashticë e Ulët. Arsyeja: Punime në rrjet.

    Punime nga pala e tretë

    Nga NS 220/35/10 [kV] Podujeva do të ndërpritet: Dalja 10[kV] Ballovci (kodi: 14000008) nga ora 10:00 deri në orën 14:00. Vendet: Surkishi, Lladofci, Sfeqel, Dumoshi, Shajkovci, Surdulli, Hertica, Drazhnje, Rakenica, Turuqica Arsyeja: Vendosja e shtyllës së re, montimi i konzollës anije, montimi i izolatorëve etj. Energjizimi i TS-së nuk do të bëhet deri pas rregullimit të të gjithë dokumentacionit.

    Pejë

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Nga TS Deçani 110/10 [kV] do të ndërpritet: Dalja 10 kV Lumbardhi me Kod 53000005 nga ora 09:30 deri në 14:30 Vendet: Shaptej Lajmrim Me Kusht, Shaptej, Ratish I Epërm, Ratish e Ulët, Pozhar, Maznik, Lumbardh, Llukë e Epërme, Lluka e Ulët, Lluka, Llukë e Ulët, Kodrali, Irzniq, Gramaqel, Gllogjan, Dashinoc Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në defektet e identifikuara me dron.

    Punime me projekte investive

    Nga TS Peja 2 110/10 [kV] do të ndërpritet: Dalja 10 kV LP 10kV Loxha me Kod 51000008 nga ora 09:00 deri në 14:00 Vendet: Zllapek, Zagermë, Strellc i Epërm, Raushiq, Pejë, Lubeniq, Loxhë, Graboc, Dardani, Bellopojë Arsyeja: Përmirësimi i vërejtjeve të identifikuara me dron.

    Prizren

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Nga TS Pirana 35/10 [kV] do të ndërpritet: Dalja 10 kV Randobrava me Kod 30034010 nga ora 10:00 deri në 14:00 Vendet: Retijë, Reti e Poshtme, Randobravë Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Nga TS Zhuri 35/10 [kV] do të ndërpritet:

    Dalja 10 kV Shpenzim vetanak me Kod 30035000

    Dalja 10 kV Dobrusht – Gorozhup me Kod 30035008

    Dalja 10 kV Ujësjellësi Zhur me Kod 30035002

    Dalja 10 kV Zhuri me Kod 30035003

    Dalja 10 kV Hoqë e Qytetit me Kod 30035005

    Dalja 10 kV Poslishta me Kod 30035006

    Dalja 10 kV Dogana me Kod 30035007

    Dalja 10 kV Gurishta me Kod 30035009

    Dalja 10 kV Kampi Bektel-Enka me Kod 30035004 nga ora 09:30 deri në 13:30 Vendet: Zhur, Zhur, Shkozë, Planejë, Milaj, Gorozhup, Dobrushtë, Zhur, Vërmicë, Zhur, Shkozë, Zhur, Lubiqevë, Lez, Leskovec, Jeshkovë, Hoçë e Qytetit, Billushë, Zhur, Vlashnjë, Poslishtë, Muradem, Kobajë, Grazhdanik, Vërmicë, Shkozë, Kampi Bektel-Enka Arsyeja: Riparim emergjent në kthinë hyrëse në NS Zhuri 35/10 kV.

    Nga TS Dragashi 35/10 [kV] do të ndërpritet:

    Dalja 10 kV Shpenzim vetanak me Kod 30036000

    Dalja 10 kV Remateks me Kod 30036010

    Dalja 10 kV Restelica me Kod 30036002

    Dalja 10 kV Sharri II me Kod 30036003

    Dalja 10 kV Sharri I me Kod 30036005

    Dalja 10 kV Bresana me Kod 30036007

    Dalja 10 kV Bellobradi me Kod 30036008

    Dalja 10 kV Rapqa me Kod 30036009 nga ora 09:30 deri në 13:30 Vendet: Adem Jashari, Rruga e Dëshmorëve, Zlipotok, Vranishtë, Restelicë, Orqushë, Mlikë, Lubovishtë, Kukjan, Krushevë, Glloboçicë, Rruga e Restelicës, Rruga e Dëshmorëve, Rruga e Dëshmorëve, Zaplluxhë, Struzhë, Kuklibeg, Kuk, Buzez, Brodosanë, Blaç, Zym i Sharrit, Zgatar, Xërxë, Shajnë, Pllajnik, Kosavë, Kapre, Brrut, Bellobrad, Rrenc, Rapqë e Poshtme, Rapqë e Epërme, Plavë, Kërstec, Buçe, Brezne Arsyeja: Riparim emergjent në kthinë hyrëse në NS Zhuri 35/10 kV.

    Nga TS Dragashi 35/10 [kV] do të ndërpritet: Dalja 10 kV Eurokos HC me Kod 30040001 nga ora 09:30 deri në 13:30 Vendet: Mlikë Arsyeja: Riparim emergjent në kthinë hyrëse në NS Zhuri 35/10 kV.

    Nga TS Dragashi 35/10 [kV] do të ndërpritet: Dalja 10 kV HC Orçusha me Kod 30050000 nga ora 09:30 deri në 13:30 Vendet: Orçushë Arsyeja: Riparim emergjent në kthinë hyrëse në NS Zhuri 35/10 kV.

    Nga TS Dikanca 35/10 [kV] do të ndërpritet:

    Dalja 10 kV Brodi me Kod 30037003

    Dalja 10 kV Frigofood me Kod 30037001

    Dalja 10 kV Radesha me Kod 30037006 nga ora 09:30 deri në 13:30 Vendet: Dikancë, Brod, Radesh, Leshtan, Dikancë, Baçkë Arsyeja: Riparim emergjent në kthinë hyrëse në NS Zhuri 35/10 kV.

    Ferizaj

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Nga NS 35/10(20) [kV] Magure do të ndërpritet: Dalja 20[kV] J07 Drenica (Kodi: 41048001) nga ora 10:00 deri në orën 14:00 Vendet: Fshatrat: Baicë, Fushticë e Poshtme, Fushticë e Epërme, Kishnarekë, Krajmirovc, Krojmir, Mirenë, Nekoc, Resinoc, Rrezja (një pjesë) dhe Shalë. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Përmirësimi i vërejtjeve nga droni.

    Nga NS 110/6 [kV] Hani i Elezit do të ndërpritet: Dalja 6 [kV] G01 Glloboqica (kodi: 42000002) nga ora 09:00 deri në orën 14:00 Vendet: Fshatrat: Seçishtë, Fusha e Seçishtës, Glloboqicë, Gorancë, Hani i Elezit (një pjesë), Krivenik, Lagjja e Maliqëve (një pjesë), Lagjja e Re dhe Rezhancë, si dhe rrugët: Të Përndjekurve dhe një pjesë e rrugës UÇK. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

    Pastrim i trasesë. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron. Ferizaj Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J07 Gaçka (kodi: 40042002) nga ora 09:00 deri në orën 14:00 Vendet: Greme, Gaçka, Burrnik, Izhancë, Kashtanjeva, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizneset private. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Punime në projekte investive

    Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J03 Jezerci (kodi: 40042003) prej orës 08:30 deri në orën 18:00 Vendet: Rrugët: Elbasanit, Gjergj Fishta, Muharrem Shemsedini (një pjesë), Murat Murati (një pjesë), Naim Beka, Prekazit, Sefedin Firza (një pjesë), Xhevat Sojeva (një pjesë), Ef Jubani (një pjesë). Fshatrat: Balaj, Jezerc, Manastirc, Neredime dhe Neredime e Naltë dhe e Ulët. Arsyeja: Ngritja e shtyllave nën tension.

    Mitrovicë

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Nga TS Vushtrria 2 110/10(20) [kV] do të ndërpritet: Dalja 10 kV Novolani me Kod 73000005 nga ora 10:00 deri në 14:30 Vendet: Vërnicë, Shallcë, Reznik (Makiqt), Reznik, Novolan, Mihaliq, Kollë, Druar, Bukosh

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Punime nga pala e tretë

    Nga NS 110/10[kV] Mitrovica 2 do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J03 Ilirida (kodi: 70000011) nga ora 10:00 deri në orën 17:00 Vendet: TMK, Hamza, Jakup Ceraja, Sh. Ferati, Eki, një pjesë e rrugës Ulqini. Arsyeja: Punimi i sistemit hyrje-dalje. Nga NS 110/10[kV] Mitrovica 2 do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J02 Fidanishtja (kodi: 70000003) nga ora 09:00 deri në orën 17:00 Vendet: Rrugët: Afrim Hajrizi (një pjesë), Artim Jashari, Ali Pashë Gucia (një pjesë), Aziz Zhilivoda (një pjesë), Bashkimi Kombëtar (një pjesë), Badri Hasani (një pjesë), Behram Mehmeti (një pjesë), Beteja e Kosharës (një pjesë), Dan Doroci, Harun Beka (një pjesë), Ilirida, Ismail Loshi (një pjesë), Lekë Dukagjini (një pjesë), Mbretëreshë Teuta, Magjistralja e Adriatikut (një pjesë), Mujë Krasniqi, Musa Hoti (një pjesë), Qamëria (një pjesë), Muharrem Kurti (një pjesë), Mehmet Isai (një pjesë), Meliha Rama (një pjesë), Ramadan Zeqiri (një pjesë), Ramadan Peci, Hilmi Kajtazi, Safet Rexhepi (një pjesë), Olise Paskali (një pjesë), Riza Selaci (një pjesë), Ukshin Kovaqica, Mursel Rama dhe Xhevdet Ahmeti (një pjesë).

    Gjakovë

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Nga TS Gjakova I 35/10(20) [kV] do të ndërpritet: Dalja 10 kV J10 Ponosheci me Kod 80080053 nga ora 10:00 deri në 15:00 Vendet: Stubell, Smolic, Shishman, Sheremet, Rrypaj, Rracaj, Ramoc, Popoc, Ponoshec, Pacaj, Orize, Nivokaz, Nec, Morinë, Morin, Molliq, Meje, Madanaj, Korenic, Jahoc, Gusk, Duzhnje, Dobrosh, Devë, Dallashaj, Batush, Babaj Bokes Arsyeja: Përmirësimi i vërejtjeve të identifikuara me dron.

    Punime nga pala e tretë

    NS 35/10[kV] Gjakova II Nga dalja 10[kV] Gjakova III do të ndërpritet nga ora 10:00 deri në orën 12:00 NS 10/0.4[kV] Hamëz Letaj Letaj Home SH.P.K. (kodi: 81000116375) Vendet: Letaj Home SH.P.K. Arsyeja: Lidhja e kabllos së furnizimit të objektit sipas projektit të aprovuar, shkyçja vetëm në 0.4kV, paneli kryesor.

    Burimi: Sinjali

  • Cristiano Ronaldo dhe trashëgimia e tij me Portugalinë, rekordet që e bëjnë legjendë të futbollit botëror

    Cristiano Ronaldo dhe trashëgimia e tij me Portugalinë, rekordet që e bëjnë legjendë të futbollit botëror

    Cristiano Ronaldo dhe trashëgimia e tij me Portugalinë, rekordet që e bëjnë legjendë të futbollit botëror

    Cristiano Ronaldo ka lënë gjurmë të jashtëzakonshme në historinë e futbollit ndërkombëtar, duke u shndërruar në një prej figurave më të rëndësishme që ka përfaqësuar ndonjëherë Portugalinë.

    Gjatë një karriere ndërkombëtare që zgjati 23 vite, 41-vjeçari regjistroi 234 paraqitje dhe shënoi 146 gola me fanellën e kombëtares, duke mbajtur rekordet botërore për numrin e ndeshjeve dhe golave në nivel ndërkombëtar.

    Ronaldo debutoi për Portugalinë në moshën 18-vjeçare, në një miqësore kundër Kazakistanit. Në atë kohë, ai mbante fanellën me numrin 17, pasi numri 7 i takonte Luis Figos. Pas tërheqjes së këtij të fundit nga kombëtarja, Ronaldo mori numrin që më vonë u bë identiteti i tij i famshëm – CR7.

    Ndikimi i tij nuk u kufizua vetëm te statistikat individuale. Ronaldo e udhëhoqi Portugalinë drejt trofeut të parë madhor në histori, Kampionatit Evropian të vitit 2016, si dhe triumfit në Ligën e Kombeve në vitet 2019 dhe 2025.

    Me të në përbërje, Portugalia u kualifikua në çdo edicion të Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian, duke u shndërruar në një pjesëmarrëse të rregullt të garave më të rëndësishme ndërkombëtare.

    Në Kupën e Botës, Ronaldo ka shënuar 11 gola në 27 paraqitje, ndërsa në Kampionatin Evropian mban rekordet për numrin e turneve të luajtura (6), paraqitjeve (30) dhe golave (14).

    Ai ishte gjithashtu futbollisti i parë që arriti në 200 paraqitje ndërkombëtare me një kombëtare dhe i pari që shënoi 100 gola për një përfaqësuese evropiane.

    Trashëgimia e Ronaldos me Portugalinë përfshin rekorde, trofe dhe momente historike që e kanë bërë atë një prej emrave më të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Dokumentet sekrete zbulojnë bashkëpunimin Rusi-Iran, drejt Tehranit 90 lëshues për raketa të avancuara

    Dokumentet sekrete zbulojnë bashkëpunimin Rusi-Iran, drejt Tehranit 90 lëshues për raketa të avancuara

    Dokumentet sekrete zbulojnë bashkëpunimin Rusi-Iran, drejt Tehranit 90 lëshues për raketa të avancuara

    Rusia do të furnizojë Iranin me 90 lëshues për raketa të avancuara, sipas dokumenteve të rrjedhura nga industria ruse e mbrojtjes, të cilat hedhin dritë mbi shkallën e bashkëpunimit ushtarak mes Moskës dhe Teheranit.

    Dokumentet, të siguruara nga Dallas Analytics, një kompani private ukrainase e inteligjencës, dhe të ndara me gazetën britanike “The Guardian”, përshkruajnë planet për t’i furnizuar Iranit lëshues për raketat LMUR. Këto raketa të drejtuara lëshohen nga helikopterët luftarakë dhe janë përdorur gjerësisht nga forcat ruse kundër objektivave ukrainase që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë në vitin 2022.

    Një plan prodhimi i hartuar në maj të vitit 2024 nga kompania Vympel, një prej projektuesve kryesorë rusë të raketave dhe sistemeve të lëshimit, përfshin një porosi prej 90 lëshuesish, sipas një kontrate eksporti të identifikuar me kodin “K-10”. Dorëzimi i tyre ishte parashikuar të kryhej nga fundi i vitit 2024 deri në dhjetor 2025.

    Dokumente të tjera të brendshme identifikojnë shprehimisht Iranin si destinacion të kontratës me kodin “K-10”.

    Megjithatë, dokumentet nuk konfirmojnë nëse lëshuesit u dorëzuan përfundimisht në Iran. Ndërkohë, një tjetër plan prodhimi, që parashikonte furnizimin e Iranit me gjashtë avionë stërvitorë Yak-130 në vitin 2023, përputhet me raportimet publike për dorëzimin e këtyre avionëve.

    Dokumentet ofrojnë të dhëna të reja mbi bashkëpunimin ushtarak ruso-iranian në një moment delikat, ndërsa Uashingtoni po shqyrton hapat e ardhshëm në luftën kundër Iranit, pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.

    Vëzhguesit e konsiderojnë gjerësisht Moskën si një nga përfituesit kryesorë të një lufte të zgjatur në Iran, e cila i ka sjellë Rusisë avantazhe strategjike dhe ekonomike.

    Rusia ka përfituar nga rritja e çmimeve globale të energjisë, e shkaktuar nga ndërprerjet e transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit dhe sulmet ndaj infrastrukturës energjetike në të gjithë Gjirin Persik.

    Të ardhurat më të larta nga nafta i sigurojnë Kremlinit burime shtesë financiare për luftën në Ukrainë dhe mund të ndihmojnë në lehtësimin e presionit mbi buxhetin e rënduar rus.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali