Category: Lajme

  • Muhamet Hasani pas lirimit nga akuzat: “Kërkova vetëm drejtësi dhe sot e mora atë!”

    Muhamet Hasani pas lirimit nga akuzat: “Kërkova vetëm drejtësi dhe sot e mora atë!”

    Muhamet Hasani ka bërë të ditur se është liruar nga akuza me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pas një procesi gjyqësor që, sipas tij, ka qenë i gjatë dhe emocionalisht i vështirë.

    Përmes një reagimi publik, Hasani ka shprehur kënaqësinë për vendimin e gjykatës, duke theksuar se gjatë gjithë kësaj kohe ka besuar në pafajësinë e tij dhe në drejtësinë e vendit.

    Ai ka treguar se ishte përballur me akuza në një rast të rëndë kriminal, ku persona të përfshirë në veprimtari kriminale dyshohet se kishin kamufluar lëndë narkotike në mallrat që transportoheshin nga Turqia.

    Sipas Hasanit, fakti që ishte pronar i një kompanie të transportit të mallrave e kishte vënë atë përballë akuzave, ndonëse, siç pretendon ai, nuk kishte pasur asnjë përfshirje në veprimtarinë kriminale, shkruan Hasani ne Facebook.

    “Pronësia e një kompanie nuk është krim! Të ofrosh shërbime transporti nuk të bën trafikant! Dhe askush nuk duhet të përgjigjet penalisht për veprimet e të tjerëve pa u provuar fajësia e tij”, ka shkruar Hasani.

    Ai ka bërë të ditur se, ndërsa vetë është liruar nga akuza, personat e tjerë të përfshirë në rast janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar nga gjykata.

    Në reagimin e tij, Hasani ka përshkruar edhe vështirësitë personale dhe familjare gjatë periudhës së përballjes me drejtësinë, duke thënë se akuzat kishin rënduar mbi të dhe familjen e tij, si dhe kishin dëmtuar reputacionin e ndërtuar ndër vite.

    Ai ka falënderuar gjyqtarët që shqyrtuan çështjen, familjen, miqtë dhe mbrojtjen e tij ligjore, të cilët, sipas tij, i qëndruan pranë gjatë gjithë procesit.

    Hasani ka kujtuar edhe fjalët që ua kishte drejtuar gjyqtarëve në përfundim të procesit gjyqësor:

    “Nga ju pres vetëm drejtësi dhe asgjë tjetër!”

    Pas vendimit lirues, ai ka thënë se kërkesa e tij e vetme tashmë është përmbushur.

    Në fund të reagimit, Hasani ka bërë thirrje që askush të mos paragjykohet dhe të mos gjykohet publikisht pa u vërtetuar e vërteta, duke theksuar se pas çdo personi të përmendur në lajme qëndron edhe një familje që përjeton pasojat e akuzave.

    “Unë isha i njëjti njeri dje, jam i njëjti sot dhe do të mbetem i njëjti nesër. Akuzat nuk e ndryshojnë të vërtetën, ashtu siç heshtja nuk është pranim i fajësisë”, ka përfunduar Hasani reagimin e tij.

    “Heshta unë, që të fliste drejtësia. Sot drejtësia foli”, është mesazhi me të cilin Muhamet Hasani e ka përmbyllur reagimin pas lirimit nga akuza. /Indeksonline/

  • AL Trade Center shënon aktivitetin e dhurimit të gjakut në Drenas dhe Fushë Kosovë

    AL Trade Center shënon aktivitetin e dhurimit të gjakut në Drenas dhe Fushë Kosovë

    AL Trade Center ka realizuar një aktivitet humanitar në Drenas dhe Fushë Kosovë, duke kontribuar përmes dhurimit vullnetar të gjakut në mbështetje të personave që kanë nevojë.

    Aktiviteti u mbajt më 18 nëntor në Drenas dhe më 19 nëntor në Fushë Kosovë, ku ekipi i AL Trade Center dhuroi gjak në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.

    Kjo iniciativë është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të AL Trade Center, e cila organizon dhurimin e gjakut çdo gjashtë muaj, duke dëshmuar përkushtimin ndaj humanizmit, solidaritetit dhe përgjegjësisë shoqërore.

    Përmes këtij aktiviteti, AL Trade Center ka dhënë një tjetër kontribut për komunitetin, duke përcjellë mesazhin se dhurimi i gjakut është një veprim i thjeshtë që mund të bëjë diferencën në jetën e dikujt.

  • Jennifer Lawrence zbulon aktorin që e puthi më keq në ekran: Chris Pratt renditet i fundit

    Jennifer Lawrence zbulon aktorin që e puthi më keq në ekran: Chris Pratt renditet i fundit

    Jennifer Lawrence ka zbuluar se cili prej aktorëve me të cilët ka shkëmbyer puthje në ekran ka qenë më i dobëti, duke vendosur Chris Pratt në fund të listës.

    Gjatë një interviste në emisionin Watch What Happens Live With Andy Cohen, aktorja 36-vjeçare u sfidua të rendiste puthjet e saj në ekran, nga më e mira te më e keqja.

    Në listë ishin Liam Hemsworth, Bradley Cooper, Josh Hutcherson, Chris Pratt dhe Timothée Chalamet, shkruan DailyMail.

    Lawrence e nisi renditjen duke zgjedhur Josh Hutcherson si puthjen më të mirë. Më pas renditi Hemsworth, Cooper dhe Chalamet, ndërsa Chris Pratt përfundoi në vendin e fundit.

    Hutcherson, i cili ishte i pranishëm në studio, reagoi me buzëqeshje dhe ngriti grushtin i emocionuar.

    Lawrence dhe Pratt kanë luajtur së bashku në filmin Passengers (2016). Më herët, aktorja kishte treguar se xhirimi i skenave intime me të kishte qenë një përvojë e sikletshme për të, veçanërisht sepse Pratt ishte i martuar në atë kohë.

    Ajo kishte pranuar se ishte dehur para xhirimeve për të përballuar tensionin.

    Megjithatë, Lawrence kishte sqaruar se sikleti nuk lidhej me vetë aktorin, të cilin e përshkroi si shumë të dashur, por me praninë e gjithë ekipit gjatë xhirimit.

    Ndërkohë, ajo dhe Hutcherson kanë interpretuar Katniss Everdeen dhe Peeta Mellark në serinë Hunger Games, ndërsa janë rikthyer në rolet e tyre për filmin e ri, i cili mbërrin në kinema më 20 nëntor. /Telegrafi/

  • Big Brother VIP Albania vjen me lajmin e shumëpritur, ja kur nis edicioni i gjashtë

    Big Brother VIP Albania vjen me lajmin e shumëpritur, ja kur nis edicioni i gjashtë

    Fansat e spektaklit “Big Brother VIP Albania”, me sa duket, nuk do të duhet të presin edhe shumë gjatë për nisjen e edicionit të gjashtë.

    Produksioni ka bërë njoftimin e shumëpritur, duke konfirmuar se spektakli do të nisë zyrtarisht në muajin dhjetor.

    Megjithatë, data e saktë e fillimit ende nuk është bërë e ditur nga organizatorët.

    Lajmi u bë publik përmes një postimi në Instagram, ku produksioni publikoi edhe një trailer me personazhe nga edicionet e kaluara, të shoqëruar me një mesazh për sezonin e ri.

    “Shumë kanë hyrë në atë derë. Asnjë nuk ka dalë i njëjtë. Disa humbasin. Të tjerë fitojnë gjithçka. E gjithë Shqipëria, një lojë! Big Brother VIP, Nga dhjetori!”, thuhet në postimin e tyre.

    Pas publikimit të lajmit, reagimet nuk kanë munguar nga ndjekësit e spektaklit duke shprehur gëzimin dhe padurimin për nisjen e edicionit të ri të spektaklit.

  • 217 ditë në det, pothuajse zero kontakt me botën – nëndetësja bërthamore britanike thyen rekord

    217 ditë në det, pothuajse zero kontakt me botën – nëndetësja bërthamore britanike thyen rekord

    Nëndetësja bërthamore britanike HMS Vengeance ka vendosur një rekord të ri, duke përfunduar një mision prej 217 ditësh, gjatë të cilit ekuipazhi kishte pothuajse zero kontakt me botën e jashtme.

    Megjithatë, ky rekord ka ngritur shqetësime për gjendjen e flotës bërthamore të Marinës Mbretërore Britanike.

    HMS Vengeance është kthyer në Skoci pas më shumë se shtatë muajsh në det, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 205 ditësh, të vendosur në prill nga nëndetësja HMS Vanguard.

    Sipas ekspertëve, zgjatja e vazhdueshme e misioneve nuk është domosdoshmërisht tregues i fuqisë ushtarake, por lidhet me vonesat në mirëmbajtjen e nëndetëseve të vjetruara dhe presionin psikologjik mbi personelin.

    Eksperti i nëndetëseve bërthamore, David Cullen, ka deklaruar për The Guardian se nëndetëset e klasës Vanguard fillimisht ishin projektuar për misione që zgjasnin rreth tre muaj.

    Megjithatë, sot disa prej tyre qëndrojnë në det më shumë se dyfishin e kësaj periudhe, duke detyruar ekuipazhet prej rreth 140 personash të jetojnë për muaj të tërë në hapësira të kufizuara.

    Një nga sfidat më të mëdha është izolimi nga familjarët.

    Për arsye sigurie, nëndetëset që mbajnë raketa bërthamore operojnë kryesisht nën ujë dhe ruajnë heshtjen radiofonike për të shmangur zbulimin e pozicionit.

    Detarët mund të marrin një mesazh familjar në javë, me maksimum 120 fjalë, por nuk lejohen t’u përgjigjen.

    Mesazhet kontrollohen nga autoritetet ushtarake dhe disa informacione mund të censurohen.

    Ndryshe, HMS Vengeance e lëshuar në ujë në vitin 1998, është një nga katër nëndetëset britanike të klasës Vanguard.

    Ajo është rreth 150 metra e gjatë dhe është projektuar për të transportuar raketa balistike Trident, të afta të mbajnë koka bërthamore.

    Këto nëndetëse përbëjnë një element kyç të strategjisë britanike të parandalimit bërthamor, sipas së cilës të paktën një nëndetëse e armatosur me armë bërthamore duhet të jetë vazhdimisht në patrullim.

    Ndërkohë, vonesat në zëvendësimin e flotës kanë bërë që nëndetëset Vanguard, të projektuara fillimisht për rreth 25 vjet shërbim, të pritet të përdoren për afro 40 vjet.

    Nëndetësja e parë e gjeneratës së re, HMS Dreadnought, pritet të hyjë në shërbim rreth vitit 2032.

    Rekordi i HMS Vengeance ka rikthyer kështu debatin mbi qëndrueshmërinë e flotës bërthamore britanike dhe kushtet e vështira me të cilat përballen ekuipazhet gjatë misioneve të gjata. /Telegrafi/

  • Fetoshi: Lista që e rrëzoi Vuçiqin në Serbi është veçse një ‘alter ego’ e Listës Serbe

    Fetoshi: Lista që e rrëzoi Vuçiqin në Serbi është veçse një ‘alter ego’ e Listës Serbe

    Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, ka vlerësuar se Lista Studentore në Serbi, pavarësisht pretendimeve për transformim demokratik të vendit, nuk paraqet ndryshim në orientimin e politikës së jashtme dhe vazhdon qëndrimet e qeverive të mëparshme të udhëhequra nën presidencën e Aleksandar Vuçiqit.

    Burimi: Dukagjini

  • Fetoshi: The list that knocked Vuciqi down in Serbia is just a Serbian List’s alternative ego;

    Octopus Institute Director Arben Fetosti has estimated that the Student List in Serbia, despite claims of democratic transformation of the country, presents no change in foreign policy orientation and continues the attitudes of previous governments led under Aleksandar Vuciqi’s presidency.

    Source Layer: Dukeagini

  • Shqiptari nga Belgjika renditet në mesin e 40 më të mirëve në Kampionatin Botëror të Picës

    Shqiptari nga Belgjika renditet në mesin e 40 më të mirëve në Kampionatin Botëror të Picës

    Eugen Arllati nga Gjakova, i cili drejton picerinë familjare të tij në Bruksel të Belgjikës, ka arritur një rezultat të veçantë në Kampionatin Botëror Pizza DOC, të mbajtur në Capaccio Paestum, afër Salernos në Itali.

    Në këtë garë ndërkombëtare, ku morën pjesë rreth 600 garues në kategori të ndryshme, Arllati u rendit në vendin e 38-të në kategorinë “Pizza Contemporanea”, duke u pozicionuar kështu në mesin e 40 më të mirëve në këtë disiplinë, shkruan Telegrafi.

    Duke përfaqësuar picerinë e tij familjare, shqiptari nga Gjakova prezantoi aftësitë dhe kreativitetin e tij në përgatitjen e picës, përballë pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës.

    Për këtë garë, Arllati përgatiti një picë të veçantë, me kombinim shijesh, përmes së cilës synoi të prezantojë stilin dhe përkushtimin e tij ndaj artit të picës.

    Rezultati i arritur në këtë kampionat përbën një sukses të veçantë për shqiptarin, i cili përmes punës në picerinë familjare në Bruksel arriti të renditet mes garuesve më të mirë në një garë ndërkombëtare të këtij niveli./Telegrafi/

    Postimi i plotë:

  • Paga mesatare neto në muajin shtator ka qenë 49.141 denarë

    Paga mesatare neto në muajin shtator ka qenë 49.141 denarë

    Paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në muajin shtator të këtij viti ka arritur në 49.141 denarë (798 euro), duke shënuar rritje prej 8,1 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Sipas ESHS-së, rritja e pagës mesatare neto vjen kryesisht si rezultat i pagave më të larta të paguara në sektorin e furnizimit me ujë, largimit të ujërave të ndotura, menaxhimit me mbeturinat dhe aktiviteteve për sanimin e mjedisit, ku është regjistruar rritje prej 11,6 për qind.

    Rritje të pagave është regjistruar edhe në sektorin e aktiviteteve administrative dhe shërbimeve mbështetëse, me 10,6 për qind, si dhe në tregtinë me shumicë dhe pakicë, riparimin e automjeteve dhe motoçikletave, me 10 për qind.

    Krahasuar me muajin paraprak, gushtin, rritje e pagës mesatare mujore neto është regjistruar në sektorin e minierave dhe nxjerrjes së gurëve me 6 për qind, në industrinë përpunuese me 3 për qind dhe në administratën publike dhe mbrojtjen, si dhe sigurimin e detyrueshëm social, me 2,5 për qind.

    Ndërkaq, paga mesatare bruto për një të punësuar në shtator ka arritur në 73.940 denarë (1201 euro).

  • Objektet pa leje në oborrin e QKUK-së pritet të rrënohen

    Objektet pa leje në oborrin e QKUK-së pritet të rrënohen

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka përfunduar verifikimin e pronësisë së oborrit. Së shpejti do të nisë lirimin e hapësirave të uzurpuara dhe rrënimin e objekteve pa leje.

    Kështu u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes së QKUK-së ku ndër të tjera thuhet se Komisioni i posaçëm i QKUK-së, i formuar në mars të këtij viti, ka verifikuar gjendjen pronësore në bashkëpunim me Drejtorinë e Kadastrit të Komunës së Prishtinës, përmes ortofotove dhe planeve kadastrale.

    Sipas të dhënave kadastrale, brenda oborrit të QKUK-së nuk figuron asnjë pronë private.

    “QKUK-ja u ka dërguar dy njoftime zyrtare shfrytëzuesve të lokaleve afariste dhe kioskave, duke u kërkuar të dëshmojnë bazën ligjore për shfrytëzimin e këtyre hapësirave. Asnjëri prej tyre nuk ka paraqitur certifikatë pronësie apo dëshmi se objekti është në proces legalizimi. Ndër dokumentet e dorëzuara ka pasur kontrata të skaduara dhe aktvendime të paregjistruara në kadastër”, thuhet në njoftim.

    Tutje në njoftim thuhet se vendosmëria e QKUK-së është mbështetur edhe në terren nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), i cili gjatë inspektimeve të ditëve të fundit i ka vërtetuar konstatatimet e lartëcekura.

    “Me konfirmimet kadastrale dhe rekomandimet zyrtare si nga Inspektorati Komunal, ashtu edhe nga ai i MMPHI-së, menaxhmenti i QKUK-së tashmë ka në dorë të gjitha instrumentet ligjore dhe do t’i përdorë për t’ua kthyer pacientëve e qytetarëve pronën publike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/