Category: Lajme

  • Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi

    Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është i gatshëm të takohet me Vladimir Putinin në Turqi dhe theksoi nevojën për bisedime në nivel liderësh për t’i dhënë fund luftës.

    Ai e tha këtë në një intervistë për CNN Türk, sipas agjencisë Ukrinform.

    “Po, ne jemi gati. Jemi gati për këtë takim në Turqi. Qëndrimi i Turqisë për këtë çështje është i qartë. Qëndrimi i presidentit (Recep Tayyip) Erdogan është i qartë. Kemi marrëdhënie të ngushta dhe të mira me Turqinë”, tha Zelensky, duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth gatishmërisë së tij për t’u takuar me Putinin në atë vend.

    Presidenti ukrainas u shpreh se Turqia mund të jetë një ndërmjetësues praktik dhe realist, duke kujtuar gjithashtu mbështetjen e Ankarasë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

    “E di që presidenti Erdogan ka kanalet e tij të komunikimit me Putinin. Prandaj, ne e mbështesim mbajtjen e një takimi në Turqi”, theksoi ai.

    Sipas Zelenskyt, pavarësisht bisedimeve të zhvilluara në formate të ndryshme nga ekipet teknike dhe delegacionet, lufta vazhdon.

    Ai theksoi se një takim mes liderëve është i domosdoshëm, pasi shoqëritë presin që lufta të marrë fund dhe të ketë përparim konkret përmes diplomacisë.

    “Ekipet teknike mund të hasin vështirësi në arritjen e rezultateve gjatë takimeve. Por nuk besoj se ka ndonjë problem që ne, si liderë, nuk mund ta zgjidhim nëse shfaqim vullnetin tonë. Kjo është arsyeja pse dua të takohem, si një nga ata që marrin vendime”, citohet të ketë thënë Zelensky.

    Për më tepër, Zelensky beson se garancitë e sigurisë, rindërtimi i Ukrainës dhe çështja territoriale duhet të diskutohen në nivel liderësh.

    Njëkohësisht, presidenti theksoi se Ukraina nuk do të heqë dorë nga territoret e saj dhe nuk do t’i njohë si ruse territoret e pushtuara përkohësisht – përfshirë Krimenë – pasi kjo do të binte ndesh me Kushtetutën dhe vullnetin e shoqërisë ukrainase. /Telegrafi/

  • Zelensky says ready to meet Putin in Turkey

    Ukraine’s president, Voldymyr Zelensky, said he is ready to meet with Vladimir Putin in Turkey and stressed the need for talks at the leadership level to end the war.

    He said that in an interview for CNN Türk, according to the Ukrinform agency.

    Yeah, we’re ready. We are ready for this meeting in Turkey. Turkey’s position on the issue is clear. The president’s position (Recep Tayip) Erdogan is clear. We have close and good relations with Turkey, Zelensky said, answering a question about his readiness to meet Putin in that country.

    Ukrainian president said Turkey could be a practical and realistic mediator, also remembering Ankara’s support for the sovereignty and territorial integrity of Ukraine.

    I know President Erdogan has his communication channels with Putin. Therefore, we support holding a meeting in Turkey, he stressed.

    According to Zelensky, despite talks held on different forms by technical teams and delegations, the war continues.

    He stressed that a meeting between leaders is necessary, as societies expect war to end and there will be concrete progress through diplomacy.

    Technical teams may face difficulties in achieving results during meetings. But I don’t think there’s any problem that we, as leaders, cannot solve if we demonstrate our will. That’s why I want to meet, as one of those who make decisions, Zelensky was quoted as saying.

    Furthermore, Zelensky believes that security guarantees, reconstruction of Ukraine and territorial issue should be discussed at the level of leaders.

    At the same time, the president stressed that Ukraine would not give up on its territories and would not recognise as Russian the temporarily occupied territories including the Crimea since it would conflict with the Constitution and will of Ukrainian society. /Telegraph/

  • Incident në ndeshjen U17 në Pejë, ndeshjen kap futbollistin e KF Peja në fytyrë

    Incident në ndeshjen U17 në Pejë, ndeshjen kap futbollistin e KF Peja në fytyrë

    Incident në ndeshjen U17 në Pejë, ndeshjen kap futbollistin e KF Peja në fytyrë

    Një incident është regjistruar sot në Pejë, gjatë ndeshjes së kategorisë U17 mes KF Peja dhe QS Prishtina.

    Gjyqtari i ndeshjes, Armend Pjetri, ka kapur në fytyrë njërin prej futbollistëve të KF Peja, në një veprim që ka shkaktuar reagime.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Incident in the U17 game in Pec, the match captures KF Peja football player in the face

    An incident was registered today in Pec during the U17 category match between KF Peja and QS Pristina.

    The game judge, Armend Peter, has captured one of KF Peja’s football players in a move that has triggered reactions.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Milot Rashica e lë pas lëndimin, zhvillon disa minuta ndaj Kasimpasas

    Milot Rashica e lë pas lëndimin, zhvillon disa minuta ndaj Kasimpasas

    Sulmuesi Milot Rashica ka zhvilluar minutat e parë që prej lëndimit që pësoi me Kombëtaren e Kosovës.

    Anësori u inkuadrua në barazimin 2-2 të Besiktasit ndaj Kasimpases në minutën e 83-të.

    Rashica ishte jashtë fushës që nga sfida e Kosovës me Austrinë, ku pësoi një lëndim muskulor, vetëm disa minuta pasi u inkuadrua.

    Shkaku i këtij lëndimi, Rashica mungoi në pesë përballjet e Besitkasit (përfshirë edhe Ligën e Evropës), kurse tani mbetet për t’u parë nëse do të arrijë të zërë vend në formacionin e ekipit turk.

    Përndryshe, është ende e paqartë nëse përzgjedhësi Franco Foda e ka ftuar Rashicën për dy ndeshjet e nëntorit ndaj Izraelit, respektivisht Irlandës.

    Rikujtojmë, Kosova më 14 nëntor e pret Izraelin në “Fadil Vokrri”m kurse tre ditë më vonë udhëton për Dublin, ku ka punë me Irlandën./Telegrafi/

  • Ministri i Jashtëm zviceran zhvillon vizitën e parë në Korenë e Veriut që nga viti 2003, ndërsa rihapet zyra diplomatike

    Ministri i Jashtëm zviceran zhvillon vizitën e parë në Korenë e Veriut që nga viti 2003, ndërsa rihapet zyra diplomatike

    Zvicra ka rihapur zyrtarisht zyrën e saj diplomatike në Korenë e Veriut, ndërsa Ignazio Cassis u bë ministri i parë i jashtëm zviceran që viziton vendin që nga viti 2003.

    Cassis vizitoi Phenianin më 29 dhe 30 tetor, përpara se të udhëtonte drejt Seulit.

    Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, Ministria e Jashtme zvicerane bëri të ditur se vizita kishte për qëllim rivendosjen e dialogut të drejtpërdrejtë politik me Korenë e Veriut, në përpjekje për të ruajtur kontaktet me të dyja palët e gadishullit të ndarë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Zyra rifilloi punën më 19 tetor.

    Ajo funksionon nën varësinë e ambasadës zvicerane në Pekin, e cila mbetet përgjegjëse për marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore me Korenë e Veriut.

    Zyra e mëparshme e Zvicrës në Phenian merrej me bashkëpunimin humanitar dhe u mbyll në vitin 2020, gjatë pandemisë COVID-19.

    Të dyja vendet kanë ruajtur marrëdhënie diplomatike që nga viti 1974, por konsultimet e rregullta politike u ndërprenë pas vitit 2019.

    Berni deklaroi se kjo zyrë do t’i mundësojë Zvicrës të komunikojë drejtpërdrejt me autoritetet e Koresë së Veriut dhe të ndjekë zhvillimet në rajon.

    Bisedimet në Phenian

    Gjatë vizitës së tij, Cassis u takua me ministren e Jashtme të Koresë së Veriut, Choe Son Hui, dhe me Jo Yong Won, sekretar i Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve, e cila është në pushtet.

    Diskutimet e tij me Choe-n u përqendruan në rivendosjen e dialogut politik, sigurinë në Gadishullin Korean, si dhe në sfidat më të gjera të sigurisë në Evropë dhe Azi.

    Në një prononcim për agjencinë zvicerane të lajmeve “Keystone-ATS” të shtunën, Cassis tha se kishte ofruar ndihmën e Zvicrës për të lehtësuar dialogun me qëllim uljen e tensioneve në gadishull.

    Ai u shpreh se propozimi dukej se ishte pritur mirë.

    Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, njoftoi të shtunën se të dy ministrat diskutuan mbi bashkëpunimin diplomatik dhe çështjet ndërkombëtare në një “atmosferë miqësore”.

    Ajo nuk dha detaje të hollësishme mbi diskutimet.

    I pyetur nga “Euronews” nëse zyra mund të mbështeste një dialog më të gjerë evropian me Phenianin, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme zvicerane u përgjigj se departamenti nuk kishte asgjë për të shtuar mbi deklaratën e së shtunës.

    Seuli shpreson për një angazhim të ripërtërirë

    Cassis udhëtoi gjithashtu drejt Seulit më 30 dhe 31 tetor, ku u takua me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Wi Sung-lac, dhe me një zyrtar të lartë të Ministrisë së Jashtme, Jeong Yeon-du.

    Ai e informoi Jeong-un mbi bisedimet e zhvilluara në Phenian.

    Sipas Ministrisë së Jashtme të Seulit, Jeong shprehu shpresën se zyra zvicerane do ta ndihmojë Korenë e Jugut të angazhohet me Korenë e Veriut.

    Vizita u zhvillua në një kohë tensionesh të reja ushtarake.

    Të enjten, Koreja e Veriut lëshoi rreth 10 raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt detit – sipas ushtrisë së Koresë së Jugut – vetëm një ditë pasi Seuli përsëriti thirrjen për bisedime ushtarake, me qëllim parandalimin e përplasjeve të paqëllimshme përgjatë kufirit.

    Në një deklaratë të veçantë të dielën, Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut bëri të ditur se, gjatë një takimi të G20-ës në Atlanta, Ministri i Jashtëm Cho Hyun kishte kërkuar mbështetje për dialogun midis dy Koreve.

    Zvicra ka ndihmuar në monitorimin e armëpushimit që i dha fund luftimeve në Luftën Koreane në vitin 1953, përmes Komisionit Mbikëqyrës të Kombeve Neutrale, me seli në Panmunjom.

    Cassis u takua gjithashtu me kreun e delegacionit zviceran për të diskutuar mbi situatën e sigurisë. /Telegrafi/

  • Rënia e temperaturave: Ndikimi në hipertension dhe sëmundjet kardiovaskulare

    Rënia e temperaturave: Ndikimi në hipertension dhe sëmundjet kardiovaskulare

    Temperaturat e ulëta mund të rrisin presionin arterial, të shtojnë ngarkesën e zemrës dhe të përkeqësojnë sëmundjet kardiovaskulare. Personat me hipertension dhe probleme ekzistuese të zemrës janë veçanërisht të rrezikuar, ndaj masat parandaluese marrin rëndësi të veçantë gjatë muajve të ftohtë

    Dr. Valon Bellanica
    Kardiolog

    Me rënien e temperaturave, organizmi aktivizon mekanizma mbrojtës për të ruajtur nxehtësinë trupore. Megjithatë, kjo përgjigje fiziologjike mund të ketë pasoja edhe për sistemin kardiovaskular, sidomos te personat me sëmundje kronike.

    Sa ndikon realisht i ftohti në rritjen e presionit arterial? A mund të kontribuojë ai në shfaqjen e infarktit, aritmive apo përkeqësimin e insuficiencës kardiake? Përgjigjet lidhen me ndryshimet që ndodhin në organizëm gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të ulëta, por edhe me gjendjen shëndetësore dhe faktorët individualë të rrezikut.

    Kur temperaturat bien, a rritet rreziku për zemrën?

    Rënia e temperaturave gjatë muajve të ftohtë nuk ndikon vetëm në mirëqenien e përditshme, por edhe në funksionimin e sistemit kardiovaskular. Ekspozimi ndaj të ftohtit mund të rrisë presionin arterial, të shtojë ngarkesën e punës së zemrës dhe të kontribuojë në rritjen e rrezikut për ngjarje akute kardiovaskulare, veçanërisht te personat me hipertension ose sëmundje ekzistuese të zemrës.

    Si ndikon i ftohti në presionin arterial?

    Organizmi i njeriut ka mekanizma të sofistikuar për ruajtjen e temperaturës trupore. Kur ekspozohemi ndaj temperaturave të ulëta, aktivizohet sistemi nervor simpatik, duke shkaktuar ngushtimin e enëve periferike të gjakut. Ky proces, i njohur si vazokonstriksion, redukton humbjen e nxehtësisë, por njëkohësisht rrit rezistencën vaskulare sistemike dhe mund të shkaktojë rritje të presionit arterial.

    Përveç vazokonstriksionit, aktivizimi neurohormonal, ndryshimet në funksionin endotelial dhe përshtatjet hemodinamike mund të kontribuojnë në këtë përgjigje fiziologjike.

    Një metaanalizë e publikuar në revistën Science of the Total Environment raportoi se çdo ulje prej 1 °C e temperaturës mesatare ditore të ambientit shoqërohej me një rritje mesatare prej rreth 0,26 mmHg të presionit sistolik dhe 0,13 mmHg të presionit diastolik. Efekti ishte më i theksuar te personat me sëmundje kardiovaskulare.

    Këto vlera përfaqësojnë mesatare në nivel popullate dhe nuk nënkuptojnë se çdo individ do të përjetojë të njëjtin ndryshim.

    Pse pacientët me hipertension duhet të jenë më të kujdesshëm?

    Hipertensioni arterial është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare. Gjatë muajve të ftohtë, kontrolli i tij mund të bëhet më sfidues për disa pacientë. Sipas literaturës, presioni arterial priret të jetë më i lartë gjatë dimrit dhe më i ulët gjatë verës, megjithëse ndryshimet individuale janë të konsiderueshme.

    Lidhja ndërmjet të ftohtit dhe sëmundjeve kardiovaskulare

    Shoqata Amerikane e Zemrës thekson se ekspozimi afatshkurtër ndaj temperaturave jo optimale, përfshirë të ftohtin, mund të rrisë rrezikun për ngjarje kardiovaskulare, si infarkti i miokardit, goditja në tru, dekompensimi i insuficiencës kardiake, aritmitë dhe vdekja e papritur.

    1. Sëmundja koronare dhe infarkti i miokardit

    Te pacientët me sëmundje koronare, rritja e presionit arterial dhe e ngarkesës së punës së zemrës mund të shtojë kërkesën e miokardit për oksigjen. Nëse furnizimi me oksigjen nuk përputhet me kërkesën, mund të shfaqen simptoma të ishemisë, si angina pectoris.

    Studimet epidemiologjike kanë raportuar lidhje ndërmjet ekspozimit ndaj të ftohtit dhe rritjes së ngjarjeve koronare, megjithëse mekanizmat janë kompleksë dhe përfshijnë më shumë sesa vetëm ndryshimet e presionit arterial.

    2. Insuficienca kardiake

    Pacientët me insuficiencë kardiake mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndryshimeve hemodinamike. Rritja e ngarkesës së presionit kundër së cilës pompon zemra (afterload), infeksionet respiratore dhe ndryshimet në aktivitetin fizik mund të kontribuojnë në përkeqësimin e gjendjes klinike. Shfaqja e dispnesë së re, ortopnesë ose edemave periferike kërkon vlerësim klinik dhe nuk duhet t’u atribuohet automatikisht temperaturave të ulëta.

    3. Aritmitë dhe vdekja e papritur kardiake

    Stresi fiziologjik i lidhur me të ftohtin dhe sforcimi fizik intensiv në temperatura të ulëta mund të kontribuojnë në ngarkesën kardiake. Metaanalizat kanë raportuar lidhje ndërmjet ekspozimit ndaj temperaturave ekstreme dhe arrestit kardiak jashtë spitalit, por kjo marrëdhënie ndikohet nga mosha, sëmundjet bazë dhe faktorët individualë të rrezikut.

    Cilët persona janë më të rrezikuar?

    Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet:

    • Personave të moshuar, veçanërisht atyre me disa sëmundje kronike
    • Personave me hipertension arterial të pakontrolluar
    • Personave me sëmundje koronare ose histori të infarktit të miokardit
    • Personave me insuficiencë kardiake ose sëmundje kronike të veshkave
    • Personave me diabet mellitus dhe sëmundje cerebrovaskulare
    • Personave që punojnë në ambiente të hapura dhe ekspozohen për periudha të gjata ndaj temperaturave të ulëta
    • Rreziku individual varet nga intensiteti dhe kohëzgjatja e ekspozimit, gjendja klinike dhe kontrolli i faktorëve të rrezikut.


    Fever drop: The Effect on Hypertension and Cardiovascular Diseases ASphotostudio

    Si mund ta mbrojmë zemrën gjatë muajve të ftohtë?

    1. Matja e rregullt e presionit arterial

    Pacientët me hipertension duhet të vazhdojnë monitorimin e presionit arterial në shtëpi, veçanërisht nëse vërejnë ndryshime sezonale ose vlera më të larta se zakonisht.

    2. Vazhdimi i terapisë së përshkruar

    Barnat antihipertensive dhe kardiovaskulare duhet të merren sipas udhëzimit të mjekut. Ndryshimet e dozave duhet të bazohen në vlerësimin klinik dhe jo vetëm në stinën e vitit.

    3. Mbrojtja nga temperaturat e ulëta

    Rekomandohet veshja me shtresa, mbrojtja e kokës dhe gjymtyrëve dhe kufizimi i ekspozimit të zgjatur ndaj të ftohtit.

    4. Aktiviteti fizik i përshtatur

    Aktiviteti fizik mbetet i rëndësishëm për shëndetin kardiovaskular, por pacientët duhet të shmangin sforcimet e papritura dhe intensive në temperatura të ulëta, veçanërisht nëse kanë sëmundje koronare ose insuficiencë kardiake.

    5. Kujdesi ndaj shenjave alarmuese

    Dhimbja ose presioni në gjoks, dispnea e papritur, sinkopa dhe çrregullimet e të folurit kërkojnë vlerësim urgjent mjekësor.

    Përfundim

    Rënia e temperaturave të ambientit përfaqëson një faktor mjedisor me rëndësi për shëndetin kardiovaskular. Vazokonstriksioni periferik, aktivizimi simpatik dhe ndryshimet hemodinamike ndihmojnë në shpjegimin e rritjes sezonale të presionit arterial.

    Të dhënat shkencore tregojnë gjithashtu një lidhje ndërmjet ekspozimit ndaj të ftohtit dhe rritjes së sëmundshmërisë e vdekshmërisë kardiovaskulare. Megjithatë, madhësia e këtij rreziku ndryshon ndërmjet individëve dhe nuk mund t’i atribuohet vetëm ndryshimit të presionit arterial.

    Kontrolli i hipertensionit, monitorimi i kujdesshëm i pacientëve me rrezik të lartë dhe edukimi për mbrojtjen nga të ftohtit janë pjesë të rëndësishme të parandalimit kardiovaskular gjatë muajve të ftohtë. /Telegrafi/

  • Fever drop: The Effect on Hypertension and Cardiovascular Diseases

    Fever drop: The Effect on Hypertension and Cardiovascular Diseases

    Low temperatures can increase arterial pressure, increase the heart load, and make cardiovascular diseases worse. People with hypertension and existing heart problems are particularly at risk, so preventive measures take on special importance during the cold months

    Dr. Valon Bellanica
    Cardiologist

    As temperatures drop, the organism activates protective mechanisms to maintain body heat. However, this physical response can also have consequences for the cardiovascular system, especially among chronically ill people.

    How seriously does the cold affect the growth of arterial pressure? Can he contribute to a heart attack, arrhythmia, or a worsening heart failure? The answers are related to changes in the organism during exposure to low temperatures but also to health and individual risk factors.

    When temperatures drop, does the danger rise for the heart?

    The decline in temperatures during the cold months affects not only the daily welfare but also the functioning of the cardiovascular system. The exposure to cold can increase arterial pressure, increase the burden of heart labor, and contribute to increased risk for cardiovascular acute events, especially in people with hypertension or existing heart disease.

    How does cold affect arterial pressure?

    The human organism has sophisticated mechanisms to maintain body temperature. When exposed to low temperatures, the attractive nervous system is activated, causing the narrowing of peripheral blood vessels. This process, known as vascontrition, reduces heat loss, but also increases systemic vascular resistance and can cause increased arterial pressure.

    In addition to vases, neurohormonal activism, changes in endothelial function and hemodinamic adaptations can contribute to this physical response.

    A metanalysis published in the journal Science of the Total Environment reported that any reduction of 1 °C of the average daily temperature of the environment was accompanied by an average increase of about 0.26 mm of systolic pressure and 0.13 mmHg of diastolic pressure. The effect was more pronounced on people with cardiovascular disease.

    These values represent the average population level and do not mean that each individual will experience the same change.

    Why should hypertension patients be more careful?

    Arterial hypertension is a major risk factor in cardiovascular disease. During the cold months, its control may become more challenging for some patients. According to literature, arterial pressure tends to be higher during winter and lower during summer, though individual changes are significant.

    Links Between Cold and Cardiovascular Disease

    The American Heart Association points out that short – term exposure to nonoptimal temperatures, including cold, can increase the risk of cardiovascular events, such as mouseard heart attack, stroke, decompension of heart failure, arithmia and sudden death.

    1. Coronary Disease and Miocard Attack

    In patients with coronary diseases, increasing arterial pressure and the load of heart labor can add to myocard’s demand for oxygen. If the oxygen supply is not compatible with demand, symptoms of ixia, such as angina pectoris, may arise.

    epidemiological studies have reported links between exposure to cold and increasing coronary events, although mechanisms are complex and involve more than just changing arterial pressure.

    2. Cardiac Insuciency

    Cardiac insulin patients can be especially sensitive to hemodine change. The increase in the pressure burden that the heart pumps against (afterload), respiratory infections, and changes in physical activity can contribute to the deterioration of the clinical situation. The appearance of the new dyspne, ortopenes, or peripheral edemes requires clinical evaluation and should not be automatically attributed to low temperatures.

    3. Arithms and Unexpected Cardiac Death

    Physical stress related to cold and intense physical strain at low temperatures can contribute to the cardiac load. Metaanalysis have reported links between exposure to extreme temperatures and cardiac arrest outside the hospital, but this relationship is affected by age, basic diseases and individual risk factors.

    Which persons are the most endangered?

    Special attention must be given:

    • Older people, especially those with chronic illnesses
    • People with uncontrolled arterial hypertensions
    • People with coronary disease or myocard history
    • People with heart failure or chronic kidney disease
    • People with mellitus diabetes and cerbrovascular disease
    • People who work in open environments and are exposed for long periods of low temperatures
    • The individual danger depends on the intensity and duration of exposure, clinical conditions, and control of risk factors.


    Fever drop: The Effect on Hypertension and Cardiovascular Diseases ASphotostudio

    How can we protect our heart during the cold months?

    1. Regular Measurement of Arterial Pressure

    Hypertension patients should continue monitoring arterial pressure at home, especially if they observe seasonal changes or higher values than usual.

    2. Continued therapy described

    Antihypertensity and cardiovascular barriers should be taken according to doctor’s direction. The changes in doses should be based on clinical evaluation and not just on the season of the year.

    3. Protection From Low temperatures

    Clothes, head protection, and limbs are recommended, and the limit to prolonged exposure to cold is limited.

    4. Adapted Physical Activity

    Physical activity remains important to cardiovascular health, but patients must avoid sudden and intense strains at low temperatures, especially if they have coronary diseases or heart failure.

    5. Caring for Alarm Signs

    Pain or pressure on the chest, sudden disnea, sincopes, and speech disorders require urgent medical evaluation.

    End

    The decline in environmental temperatures represents an environmental factor of importance to cardiovascular health. The peripheral series, attractive activism and hemodinam changes help explain the seasonal growth of arterial pressure.

    Scientific data also shows a link between exposure to cold and increasing cardiovascular mortality. However, the scale of this danger varies between individuals and cannot be attributed only to changing arterial pressure.

    Hypertension control, careful monitoring of high – risk patients, and the education in cold protection are important parts of cardiovascular prevention during the cold months. /Telegraphy/

  • Misteri i tragjedisë në Gjilan me dy të vdekur, rrethanat ende s’janë sqaruar në tërësi

    Misteri i tragjedisë në Gjilan me dy të vdekur, rrethanat ende s’janë sqaruar në tërësi

    Një 27-vjeçar dhe vajza e tij, foshnjë disa muajshe, janë gjetur pa shenja jete të shtunën në mëngjes në fshatin Demiraj të Gjilanit.

    Trupat e pajetë janë gjetur rreth orës 08:47, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar një 65-vjeçar, babanë e viktimës 27-vjeçar.

    Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë konfirmuar dyshimet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

    Siç njofton televizioni publik (RTK), nga raportimet jozyrtare është përmendur mundësia që 27-vjeçari ta ketë vrarë fillimisht vajzën e tij dhe më pas të jetë vrarë nga babai i tij, por ky version nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

    Trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa organet e rendit dhe të drejtësisë po hetojnë rastin.

    Për ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave.

    Përmes një postimi në Facebook, Hyseni ka thënë se Komuna e Gjilanit ndan dhimbjen me familjarët dhe të afërmit e viktimave.

    “Humbja e jetëve në rrethana që ende nuk janë sqaruar në tërësi është një tragjedi që na prek secilin”, ka shkruar ai.

    Hyseni u ka bërë thirrje që organet e rendit dhe të drejtësisë të angazhohen për zbardhjen e plotë të rastit.

    “Presim që organet e rendit dhe të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre me përkushtim të plotë për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, ka deklaruar Hyseni.

    Gjilani së fundmi është përballur me disa ngjarje të rënda gjatë javëve të fundit, ku kanë humbur jetën pesë persona në rrethana tragjike.

    Më 9 tetor, në fshatin Livoç i Poshtëm, u vranë një grua 27-vjeçare dhe vëllai i saj 31-vjeçar. Në të njëjtin rast u plagos rëndë edhe një familjar 48-vjeçar./Telegrafi/

  • The mystery of tragedy in Gjilan with two dead, the circumstances have still remained entirely clear

    The mystery of tragedy in Gjilan with two dead, the circumstances have still remained entirely clear

    A 27-year-old and his daughter, a several-month-old baby, have been found without signs of life Saturday morning in the village of Demajj in Gjilan.

    The lifeless bodies are found around 08:47, while Kosovo Police have arrested a 65-year-old, the father of the 27-year-old victim.

    However, authorities have not yet confirmed the full suspicions and circumstances of the event.

    As public television announces ( RTK, from unofficial reports, has been cited as the possibility that the 27-year-old could first kill his daughter and then be killed by his father, but that version has not yet been officially confirmed.

    The victims’ bodies have been sent to the Institute of Legal Medicine for Obligation, while law and order bodies are investigating the case.

    The chairman of Gjilan, Alban Hyseni, who has demanded the complete whitelight of circumstances has also reacted to the event.

    Through a Facebook post, Hyseni said that the Gjilan municipality shares the pain with the victims’ relatives and relatives.

    The loss of lives under circumstances that have yet to be clarified as a whole is a tragedy that affects us all, he wrote.

    Hyseni has called on the law and justice bodies to commit themselves to the full bleach of the case.

    We expect the law and justice bodies to do their work with full dedication to clarifying all the circumstances in this case has stated Hyseni.

    Gjilan has recently faced some serious events in recent weeks where five people have lost their lives under tragic circumstances.

    On October 9th, in the village of Lower Livoc, a 27-year-old woman and her 31-year-old brother were killed. On the same occasion, a 48-year-old family member was seriously injured. /Telegraphy/