Category: Lajme

  • Sydney Sweney and Scooter Brown stand hand in New York

    American actress Sydney Sweney and musical producer Scooter Brown have been photographed together in New York, while enjoying an evening in the Uper West Side area.

    According to photos published by Daily MailThe two are seen walking hand in hand, appearing quite close to each other.

    Sueney had chosen an elegant white suit, consisting of a tight jacket with details in beige and straight pants. She combined the garment with heels in the same shade and a leather bag.

    He had completed the view with his blonde hair stylish in volumes, sunglasses, and visible earrings.

    Meanwhile, Brown was wearing white pants, dark blue shirt and a brown jacket.

    The connection between them reportedly started more than a year ago, while the pair had been recognised last summer during Jeff Bezo and Lauren Sánchez’s wedding celebrations.

    Their latest appearance in New York comes at a busy time for the actress, who is participating in the film’s follow-up films. The Housemaid.

    During the footage, Sweney was seen in Park Avenue, where he’s returning to Millie Calloway. She has also shared pleasant moments with the film team.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat e agjendës

    Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat e agjendës

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë të hënën, më 2 nëntor, mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës të seancës plenare.

    Mbledhja është paraparë të nisë në orën 11:00, njofton Dukagjini.

    Sipas agjendës së publikuar, në mesin e pikave që pritet të shqyrtohen në seancën plenare janë tri projektligje në lexim të parë: Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligji për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

    Po ashtu, në rend dite është shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2025.

    Kryesia do të shqyrtojë edhe propozimet e grupeve parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare, si dhe propozimin e Listës Serbe për emërimin e deputetëve në këto komisione.

    Pjesë e agjendës janë edhe deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.

    Burimi: Dukagjini

  • Parliament’s leadership meets Monday, these are agenda points

    The head of the Kosovo Assembly will hold the next meeting on Monday, November 2nd, where it will review the proposal for the plenary session’s agenda.

    The meeting is before starting at 11:00, Dukeagini announces.

    According to the published agenda, among the points expected to be reviewed at the plenary session are three first reading bills: The Emergency Management Agency Bill, the Agriculture Recording Bill, and the Bill on the Central Inspectorate of Agriculture, Food Safety, Veterina and Forestry.

    Also, in turn is the review of the General Auditor’s Report on the auditing of Kosovo’s 2025 budget.

    The leadership will also consider parliamentary groups’ proposals of the Vetevendosje Movement and the Democratic Party of Kosovo for replacing MPs in parliamentary commissions, as well as the Serbian List’s proposal for the appointment of MPs to these commissions.

    Part of the agenda are statements outside the agenda, parliamentary questions and the adoption of processes from previous hearings.

    Source Layer: Dukeagini

  • Besnikët e Vuçiqit paralajmërojnë bllokada, kërcënojnë se do të kërkojnë ndihmën e ushtrisë

    Besnikët e Vuçiqit paralajmërojnë bllokada, kërcënojnë se do të kërkojnë ndihmën e ushtrisë

    Vuksha Dragoviqi, i ftuar në televizionet proqeveritare dhe themelues i shoqatës “Suverenistët Serbë”, ka paralajmëruar bllokada në Beograd dhe një ultimatum ndaj policisë dhe prokurorisë, duke kërcënuar se do t’i kërkojë ushtrisë të marrë drejtimin e shtetit.

    Dragoviqi i bëri këto deklarata në televizionin Informer, ndërsa ato u raportuan nga e përjavshmja beogradase “Vreme”. Ai paralajmëroi se edhe vetë do të dalë në rrugë dhe do t’i bllokojë ato sa herë që nuk pajtohet me vendimet e pushtetit të ri.

    Sipas raportimit të “Vreme”, bllokadën e parë ai e paralajmëroi në rrugën “Savska” në Beograd.

    Aty synon t’i japë ultimatum policisë dhe prokurorisë që të kujdesen për sigurinë e qytetarëve, “përndryshe do të shkojmë te ushtria dhe do t’i kërkojmë të marrë drejtimin e shtetit”.

    Nuk dihet se kur pritet të mbahet kjo bllokadë.

    Dragoviqi pretendon se protestat do t’i lajmërojë në përputhje me ligjin dhe se në to nuk do të përfshihen fëmijët. Po ashtu, sipas tij, nuk do të ketë bllokada të shkollave, kopshteve dhe fakulteteve.

    “Vreme” rikujton se neni 141 i Kushtetutës së Serbisë përcakton se Ushtria e Serbisë është nën kontrollin demokratik dhe civil. Për këtë arsye, siç shkruan gazeta, thirrja që ushtria të marrë drejtimin e shtetit tejkalon kufijtë e një proteste të zakonshme politike.

    Kush është Vuksha Dragoviqi?

    Dragoviqi ka punuar më herët në Policinë Komunale të Beogradit. Portali Nova.rs ka raportuar se deri në mars të vitit 2026 ai ishte drejtor i kompanisë “Jovanjica Gradnja”, pronari përfundimtar i së cilës është Predrag Koluvija, i akuzuar në aferën “Jovanjica”.

    Shoqatën “Suverenistët Serbë” e themeloi më 28 qershor të këtij viti. Ndër objektivat e saj, të regjistruara zyrtarisht, janë ngritja e vetëdijes kombëtare, mbrojtja nga ndikimet e jashtme negative dhe mbikëqyrja e punës së institucioneve shtetërore.

    Profilin publik e ndërtoi përmes një podkasti në YouTube, ku trajton organizatat joqeveritare, lëvizjen studentore dhe mediat kritike ndaj pushtetit. Ai ka qenë gjithashtu i ftuar në televizionet proqeveritare.

    Në rrjetin social X, Dragoviqi u ka bërë thirrje qytetarëve dhe diasporës që ta mbështesin financiarisht shoqatën e tij, në atë që e ka përshkruar si luftë për shtetin.

    Në paraqitjet e tij publike, ai ka pretenduar se organizatat joqeveritare në Serbi kanë përfituar 1.3 miliardë euro nga jashtë gjatë pesë viteve të fundit. Ai ka pohuar gjithashtu se pas Listës Studentore qëndron një rrjet organizatash joqeveritare.

    Pas paraqitjeve të tij lidhur me financimin e sektorit joqeveritar, kryetarja e atëhershme e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, e priti në kabinetin e saj në fillim të gushtit.

    Byroja për Hulumtime Sociale (BIRODI), më 20 gusht kërkoi procesverbalin e këtij takimi, pasi për të nuk kishte asnjë informacion në faqen zyrtare të Kuvendit.

    Dragoviqi më vonë bëri të ditur se Bërnabiq e kishte ftuar sërish, kësaj radhe për shkak të propozimeve për ndryshimin e ligjit që rregullon punën e organizatave joqeveritare. /Telegrafi/

  • Vuciqi’s loyal ones warn blockades, threaten military assistance

    Vuksa Dragovic, invited to pro-government televisions and founder of the Serbian Soviets association, has warned blockades in Belgrade and an ultimatum to police and prosecutors, threatening to urge the military to take over the state.

    Dragoviqi made these statements on Informer television, while they were reported by the Belgrade weekly Vreme. He warned that he himself would go out on the street and block them every time he disagrees with the decisions of new power.

    According to Vremé’s report, the first blockade he warned him on the road to Savska in Belgrade.

    It aims to provide ultimatum to the police and prosecutors to care for the safety of the citizens, otherwise we will go to the military and ask them to take the lead of the state.

    It is not known when this blockade is expected.

    Dragovic claims the protests will announce in accordance with the law and that children will not be involved. And according to him, there will be no blockages of schools, gardens, and faculties.

    Wereme recalls that Article 141 of Serbia’s Constitution stipulates that Serbia’s Army is under democratic and civilian control. For this reason, says the paper, the call for the military to take the lead in the state exceeds the limits of a common political protest.

    Who’s Vuksha Dragovic?

    Dragoviqi worked earlier in Belgrade’s Municipal Police. Portal Nova.rs reported that by March 2026 he was the director of the company Jovanjica Gradña, whose final owner is Predrag Koluvija, indicted in the vicinity of Ivanjica.

    The Serbian Soviets association founded on June 28th this year. Among its objectives, officially registered, are the establishment of national awareness, protection from negative external influences and supervision of the work of state institutions.

    The public profile was built through a podcast on YouTube, where it deals with nongovernmental organisations, student movement and media critical of power. He has also been invited to pro-government televisions.

    On the social network X, Dragovic has called on citizens and diaspora to support his association financially, in what he described as fighting for the state.

    In its public presentations, he has claimed nongovernmental organisations in Serbia have benefited 1.3 billion euros from abroad over the past five years. He has also stated that behind the Student List lies a network of nongovernmental organisations.

    Following his presentations regarding the financing of the non-governmental sector, then Serbia’s Parliament Speaker, Anna Brnabiq, waited in her cabinet in early August.

    Bureau for Social Research ( BIRODI, on August 20th, requested the process of this meeting, as there was no information on the official page of the Parliament for it.

    Dragovic later made it known that Brnabyk had invited him back, this time because of proposals to amend the law regulating the work of nongovernmental organisations. /Telegraphy/

  • Pas vrasjes së Arlindës, Kreditimi Rural i Kosovës merr vendim për faljen e borxhit të saj

    Pas vrasjes së Arlindës, Kreditimi Rural i Kosovës merr vendim për faljen e borxhit të saj

    Institucioni financiar Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) ka marrë vendim për faljen e plotë të borxhit të kredisë së regjistruar në emër të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

    Përmes një njoftimi publik, KRK ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas shqyrtimit të rrethanave dhe vlerësimit të rastit.

    “Me këtë vendim, KRK konfirmon se obligimi financiar në fjalë falet në tërësi dhe se institucioni do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme administrative dhe financiare për zbatimin e tij”, thuhet në njoftim.

    Institucioni ka theksuar se ky vendim synon trajtimin e rastit në mënyrë të përgjegjshme dhe institucionale.

    Në fund, KRK ka ritheksuar përkushtimin ndaj përgjegjësisë institucionale, transparencës dhe trajtimit të drejtë të rasteve./Telegrafi/

  • Letra e plotë e dorëheqjes së Hoxhës drejtuar Kurtit: Sistemi aktual i luftës kundër dhunës në familje nuk po funksionon

    Letra e plotë e dorëheqjes së Hoxhës drejtuar Kurtit: Sistemi aktual i luftës kundër dhunës në familje nuk po funksionon

    Letra e plotë e dorëheqjes së Hoxhës drejtuar Kurtit: Sistemi aktual i luftës kundër dhunës në familje nuk po funksionon

    Drejtori i dorëhequr i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka kritikuar funksionimin e sistemit për trajtimin dhe parandalimin e dhunës në familje, duke vlerësuar se institucionet përgjegjëse nuk po bashkëpunojnë në nivelin e nevojshëm për parandalimin e rasteve të tilla.

    Në letrën e dorëheqjes drejtuar kryeministrit Albin Kurti, Hoxha ka theksuar se, pavarësisht angazhimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës, nevojitet një qasje shumë më e koordinuar ndërmjet Policisë, Prokurorisë, Shërbimeve Sociale, Gjykatave dhe organizatave joqeveritare.

    Ai ka bërë të ditur se vendimin për dorëheqje morale nga pozita e drejtorit të Policisë e ka marrë pas një reflektimi të thellë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, të dielën.

    Hoxha e ka cilësuar këtë ngjarje tragjike si një moment që kërkon reflektim mbi përgjegjësinë institucionale dhe morale, duke theksuar se llogaridhënia nuk duhet të kufizohet vetëm te veprimet individuale.

    “Këtë vendim e marr me bindjen se përgjegjësia udhëheqëse nuk përfundon vetëm te veprimet individuale. Ajo nënkupton edhe përgjegjësinë për të garantuar që institucioni që drejtojmë të ruajë standardet më të larta të ligjshmërisë, profesionalizmit dhe integritetit”, ka shkruar ai.

    Drejtori i dorëhequr ka theksuar se vendimi i tij nuk përbën braktisje të Policisë së Kosovës, por synon të përcjellë mesazhin se institucionet duhet të jenë më të forta se individët dhe se besimi i qytetarëve duhet të mbrohet përmes përgjegjësisë së vërtetë.

    Në letrën drejtuar Kurtit, Hoxha ka përmendur edhe rezultatet e Policisë së Kosovës gjatë periudhës sa ishte në krye të këtij institucioni, duke filluar nga operacionet në veri të vendit, luftimi i krimit të organizuar dhe trafikimit me drogë e armë, deri te hetimet për sulmet ndaj institucioneve dhe infrastrukturës kritike.

    Letra e plotë:

    LETËR E DREJTORIT TË POLICISË DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, SI DHE PËRMBLEDHJE E DISA REZULTATEVE HETIMORE

    I nderuar Kryeministër,

    Përmes kësaj shkrese dëshiroj t’ju falënderoj për besimin e dhënë për të drejtuar Policinë e Kosovës gjatë këtyre viteve, që nga fillimi i muajit mars të vitit 2023 e deri më tani, për një periudhë prej pothuajse katër vjeçare.

    Gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës dhe unë, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, jemi përballur me sfida të shumta të sigurisë, duke filluar nga kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare dhe shtetërore, cenimi i integritetit territorial, sfidimi i autoritetit të institucioneve nga strukturat ilegale në veri të vendit dhe paligjshmëria shumëvjeçare në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.

    Këto sfida përfshijnë operacionet kundër targave ilegale, laboratorëve të drogës dhe fermave të kriptovalutave, largimin e barrikadave ilegale, sfidimin e pranisë policore në veri nga organizatat ilegale terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, deri te dorëheqjet masive të zyrtarëve policorë të komunitetit serb.

    Përkundër këtyre sfidave, kemi arritur të marrim nën kontroll stacionet policore në veri, të garantojmë praninë dhe funksionimin e Policisë së Kosovës në atë pjesë të vendit, të organizojmë me sukses zgjedhjet lokale në komunat veriore dhe të sigurojmë marrjen nën kontroll të objekteve komunale më 26.05.2023.

    Po ashtu, Policia e Kosovës u përball me sukses me sulmin në komunën e Zveçanit më 29.05.2023, si dhe me operacionin kundër grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë më 24.09.2023, ku Policia e Kosovës dëshmoi profesionalizëm, guxim dhe vendosmëri në mbrojtje të rendit kushtetues dhe sovranitetit të vendit.

    Një tjetër sukses i rëndësishëm ishte menaxhimi, hetimi dhe arrestimi i personave të dyshuar për sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, duke kontribuar në zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e personave përgjegjës.

    Gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës ka shënuar suksese të shumta edhe në luftimin e krimit të organizuar, trafikimit me drogë dhe armë, korrupsionit, krimeve kibernetike, mashtrimeve me kriptovaluta dhe formave të tjera të kriminalitetit të rëndë.

    Siguria publike ka qenë një ndër sukseset më të rëndësishme të Policisë së Kosovës në vitet e fundit. Këtë nuk e dëshmojnë vetëm vlerësimet tona institucionale, por edhe hulumtimet dhe vlerësimet e mekanizmave ndërkombëtarë, sipas të cilave Kosova renditet ndër vendet më të sigurta në kontinentin evropian dhe e treta në botë, në renditje e tillë nuk ishte arritur asnjëherë më parë.

    Po ashtu, Kosova vazhdon të shënojë rezultate të rëndësishme në uljen e aksidenteve me fatalitet në komunikacion, duke u dalluar në rajon, bazuar në raportet evropiane për sigurinë rrugore gjatë dekadës së fundit.

    Një ndër arritjet tona të rëndësishme institucionale është zbatimi me sukses i dy strategjive bashkëkohore të policimit. Strategjia e policimit në bashkësi dhe strategjia e policimit të udhëhequr nga inteligjenca policore. Nga viti 2020 deri me sot jane ngritur kapacitetet grumbulluese dhe analitike te inteligjencës kriminale duke u gjashtëfishuar numri raporteve intelegjente të pranuara, analizuara, trajtuara dhe operacionalizimi i tyre.

    Po ashtu, është shumëfishuar numri i produkteve analitike, të cilat kanë ndihmuar në procesin e vendimmarrjes, rritjen e efikasitetit operacional, luftimin e formave të krimit të organizuar, menaxhimin e situatave të ndërlikuara të sigurisë në veri të vendit dhe përballjen me sulmet hibride të shërbimeve armiqësore ndaj shtetit tonë.

    Sot, Kosova ka më pak vrasje, më pak krime të rënda, më pak grabitje dhe më shumë siguri për të gjithë qytetarët e saj.

    Megjithatë, dhuna në familje mbetet një fenomen thellësisht shqetësues për ne, për të gjitha institucionet e drejtësisë dhe për shoqërinë tonë në tërësi. Pavarësisht angazhimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës, vlerësoj se nevojitet një qasje shumë më e koordinuar ndërmjet të gjitha institucioneve përgjegjëse, përfshirë Policinë, Prokurorinë, Shërbimet Sociale, Gjykatat dhe organizatat joqeveritare, pasi sistemi aktual nuk po funksionon në nivelin e duhur të përgjegjësisë dhe efikasitetit.

    Andaj, duke marrë për bazë ngjarjen tragjike në Vitomiricë të Pejës, vrasjen makabre të nënës, bijës dhe motrës sonë, Arlinda Zekaj, pas një reflektimi të thellë dhe me ndjenjën e përgjegjësisë institucionale e morale, duke e vënë interesin e shtetit dhe dinjitetin e institucionit mbi çdo interes personal, unë jap dorëheqje morale nga pozita e Drejtorit të Policisë së Kosovës. Këtë vendim e marr me bindjen se përgjegjësia udhëheqëse nuk përfundon vetëm te veprimet individuale. Ajo nënkupton edhe përgjegjësinë për të garantuar që institucioni që drejtojmë të ruajë standardet më të larta të ligjshmërisë, profesionalizmit dhe integritetit, besoj se ndonjëherë përgjegjësia morale kërkon vendime të vështira. Asnjë pozitë nuk është mbi shtetin, asnjë funksion nuk është më i rëndësishëm se besimi i qytetarëve dhe askush nuk duhet të jetë mbi parimin e llogaridhënies. Kjo dorëheqje nuk është braktisje e Policisë së Kosovës. Është një mesazh se institucionet tona duhet të jenë më të forta se individët dhe se besimi publik duhet të mbrohet me përgjegjësi të vërtetë.

    Këtë vendim e marr me përgjegjësi të plotë, duke qenë i vetëdijshëm për peshën e detyrës që kam ushtruar dhe për përgjegjësinë që bart ky institucion ndaj qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

    PËRMBLEDHJE E REZULTATEVE NË HETIMIN E KRIMEVE TË LUFTËS, LUFTIMIN E FAJDESË DHE RASTET “WHITE STAR” / “SKYECC”

    Krahas rezultateve të përmendura më lart, në vijim paraqiten të dhënat për disa prej hetimeve dhe operacioneve të rëndësishme të Policisë së Kosovës, përfshirë hetimin e krimeve të luftës, luftimin e fajdesë dhe rastet “WHITE STAR” / “SKYECC”.

    HETIMI I KRIMEVE TË LUFTËS

    Në vitin 2023, struktura për hetimin e krimeve të luftës, e cila deri atëherë funksiononte si sektor, u ngrit në nivel drejtorie.

    Gjatë periudhës 2023–30 tetor 2026, nga 305 informata, janë marrë nga Prokuroria 163 autorizime për fillimin e hetimeve, janë hetuar 63 raste të reja dhe janë iniciuar 66 kallëzime penale kundër 745 personave të dyshuar. Si rezultat, janë arrestuar 62 persona.

    Puna e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës ka rezultuar gjithashtu në gjetjen e 62 trupave dhe 14 pjesëve kockore.

    LUFTIMI I FAJDESË

    Për trajtimin me prioritet të veprave penale të fajdesë, Drejtori i Përgjithshëm dhe Drejtori i Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës formuan një ekip të posaçëm hetimor. Ekipi u ngarkua me trajtimin e informacioneve dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore në të gjithë vendin, me fokus të veçantë në rastet ku dyshohet për përfshirjen e grupeve kriminale apo të personave me rrezikshmëri të lartë.

    Nga konsolidimi i ekipit në maj 2024 deri në periudhën e raportimit, janë arrestuar 79 persona të dyshuar për fajde dhe vepra të tjera penale. Janë realizuar 40 operacione policore, gjatë të cilave janë kontrolluar rreth 90 objekte banimi dhe objekte përcjellëse.

    Në kuadër të këtyre operacioneve janë sekuestruar vetura, para dhe pasuri të tjera të personave të dyshuar, me vlerë të përgjithshme të përafërt prej 8 milionë eurosh.

    RASTET “WHITE STAR” / “SKYECC”

    Në kuadër të rasteve “WHITE STAR” / “SKYECC”, janë arrestuar 37 persona.

    Gjatë veprimeve hetimore, në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 153.560 euro, 49 armë të ndryshme, 2.026 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 13.000 euro të dyshuara si të falsifikuara, 76 vetura dhe 39 orë dore të markave të shtrenjta.

    Pasuritë e paluajtshme të evidentuara në të dhënat përmbledhëse përfshijnë 20 banesa, pesë depo, 12 garazhe, katër lokale, gjashtë shtëpi, dhjetë pyje, 170 parcela dhe një hotel, me vlerë të përafërt prej 49,8 milionë eurosh.

    Gjithashtu, janë ngrirë 47 llogari bankare, me vlerë të përgjithshme prej 1.501.057,94 eurosh. Janë evidentuar edhe procedura ngrirjeje në vijim për shtatë banesa, pesë garazhe dhe dy depo, me vlerë të përafërt prej 1 milion eurosh.

    Sipas përditësimeve të mëtejshme, janë sekuestruar 11 vetura të vjetra të tipit “Old-Timer” dhe një veturë Porsche, me vlerë të përbashkët të përafërt prej 147.000 eurosh, si dhe një veturë Audi A6, e vitit 2020, me vlerë të përafërt prej 25.000 eurosh. Gjithashtu, janë ngrirë dy banesa, tre garazhe dhe dy depo, me vlerë të përgjithshme prej 249.300 eurosh.

    Gjatë muajit maj janë ngrirë dy llogari bankare me vlerë të përafërt prej 156.000 eurosh. Përditësimet përfshijnë gjithashtu ngrirjen e një parcele dhe të një objekti afarist hotelier në ndërtim, me vlerë të përbashkët të përafërt prej 700.000 eurosh. Në gusht 2026 janë ngrirë edhe dy banesa të personit të dyshuar me inicialet O.V., me vlerë të përbashkët të përafërt prej 230.000 eurosh. Sipas të dhënave përmbledhëse të raportuara për këto raste, vlera e përgjithshme e sekuestrimeve, konfiskimeve dhe ngrirjeve të pronave dhe llogarive bankare është 53.974.918 euro.

    Gjatë kësaj jave kam marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare të shefave të policisë nga e gjithë bota dhe, në momentin e kthimit në Kosovë, kam marrë vendimin për të dhënë dorëheqje nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Në përmbyllje, dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim të sinqertë për të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës, të cilët, me profesionalizëm, integritet, përkushtim dhe sakrificë, i kanë shërbyer vendit dhe qytetarëve. Guximi, disiplina, përgjegjshmëria dhe respektimi i ligjit dhe i të drejtave të njeriut, të dëshmuara edhe në rrethana të vështira e përballë rreziqeve të përditshme, përbëjnë themelin e besimit të publikut në institucionin tonë. Rezultatet e arritura janë fryt i punës suaj të palodhshme, bashkëpunimit dhe ndjenjës së lartë të detyrës. Mirënjohje të veçantë u shpreh familjeve tuaja për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa me respekt të thellë kujtoj kolegët që kanë rënë në kryerje të detyrës, sakrifica e të cilëve mbetet pjesë e përhershme e kujtesës dhe e nderit të Policisë së Kosovës.

    Me respekt,

    Kolonel Gazmend HOXHA

    Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • “Oj zonjë ke dështu si ministre” - Deliu i drejtohet Gërvallës (VIDEO)

    “Oj zonjë ke dështu si ministre” – Deliu i drejtohet Gërvallës (VIDEO)

    “Oj zonjë ke dështu si ministre” - Deliu i drejtohet Gërvallës (VIDEO)

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, lidhur me reagimin institucional pas rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës.

    Duke folur në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Deliu ka thënë se ministrja Gërvalla nuk duhet të mjaftohet me mbështetjen e një komisioni hetimor parlamentar, por duhet të marrë përgjegjësi për atë që ajo e cilësoi si dështim institucional.

    “Këta mjaftohen me një seancë që e organizojnë në Kuvend. Zonja ministre del e thotë: Unë e mbështes komisionin hetimor parlamentar. Oj zonjë, po ti si po më flet për një komision hetimor parlamentar, kur ke dështuar si ministre? Ti, para së gjithash, ofroje përgjegjësinë tënde në raport me dështimin e shtetit dhe dështimin tënd në krye të Ministrisë së Drejtësisë”, ka deklaruar mes tjerash Deliu. /Klankosova.tv/

  • Man Utd me katër mungesa të mëdha në derbin ndaj Chelseat

    Man Utd me katër mungesa të mëdha në derbin ndaj Chelseat

    Kobbie Mainoo pritet të rikthehet në skuadrën e Manchester Unitedit për ndeshjen e së shtunës ndaj Chelseat, por trajneri Michael Carrick do të vazhdojë të jetë pa katër futbollistë të tjerë.

    Mesfushori anglez ka munguar në katër ndeshjet e fundit të Unitedit për shkak të një lëndimi muskulor. Gjatë kësaj periudhe, skuadra ka regjistruar katër humbje dhe një barazim.

    Megjithatë, 21-vjeçari është rikthyer në stërvitje të plotë të mërkurën në mëngjes, duke rritur gjasat që të jetë i gatshëm për duelin ndaj Chelseat në “Stamford Bridge”.

    Mainoo ishte gjithashtu në mesin e 22 futbollistëve të Unitedit që u fotografuan të premten, teksa po udhëtonin me tren nga stacioni Stockport drejt kryeqytetit.

    Në grup nuk u panë Marcus Rashford dhe Luke Shaw. Për gjendjen e fundit të Shaw nuk janë dhënë shumë detaje, ndërsa mbrojtësi ka munguar në katër ndeshjet e fundit të skuadrës. Ai ishte paraqitur për herë të fundit në barazimin 1-1 ndaj Tottenhamit.

    Mungesa e tij ka shkaktuar probleme në krahun e majtë të mbrojtjes, duke rikthyer në vëmendje vendimin e klubit për të mos transferuar një futbollist tjetër në atë pozitë gjatë afatit kalimtar të verës.

    Ndërkohë, Rashford ishte një zëvendësues i papërdorur në ndeshjen ndaj Leedsit në fillim të këtij muaji, por më pas mungoi në humbjet kundër Comos dhe Bournemouthit për shkak të një problemi në ijë. Ende nuk ka informacione të tjera për gjendjen e tij dhe as një datë të përafërt të rikthimit.

    Jashtë fushave vazhdon të jetë edhe Patrick Dorgu, i cili po rikuperohet nga lëndimi në muskujt e pasmë të kofshës, të pësuar gjatë pushimit të ndeshjeve të kombëtareve në shtator.

    Lista e të lënduarve te Manchester Unitedi plotësohet nga Benjamin Sesko. Sulmuesi slloven pritet të mos jetë i gatshëm të paktën deri në janar, për shkak të një lëndimi në pjesën e poshtme të këmbës./Telegrafi/

  • Christa Pike flet pas ekzekutimit të dështuar: Kam dhimbje në trup, mendje dhe shpirt

    Christa Pike flet pas ekzekutimit të dështuar: Kam dhimbje në trup, mendje dhe shpirt

    Christa Pike flet pas ekzekutimit të dështuar: Kam dhimbje në trup, mendje dhe shpirt

    Christa Pike ka bërë deklaratën e saj të parë publike një muaj pas ekzekutimit të dështuar në shtetin amerikan të Tenesit, duke treguar për dhimbjet e vazhdueshme fizike dhe vuajtjet psikologjike që po përjeton.

    Në një mesazh të publikuar të premten nga ekipi i saj ligjor, ajo tha se nuk ka pasur asnjë moment pa dhimbje që prej injektimit të një doze të madhe të qetësuesit pentobarbital, gjatë përpjekjes për t’i marrë jetën më 30 shtator.

    “Më dhemb trupi, krahët, duart dhe fyti. Ende e kam të vështirë të flas. Por dhimbja nuk është vetëm fizike. Ka dhimbje në mendjen dhe shpirtin tim”, u shpreh Pike, duke kritikuar gjithashtu paaftësinë që, sipas saj, i ka vendosur të gjithë në këtë situatë të rëndë.

    Pike ishte lidhur në barelën e dhomës së ekzekutimit në Tenesi, ku do të ekzekutohej për vrasjen e një shoqeje të klasës, Colleen Slemmer, në vitin 1995, kur ishte 18 vjeçe. Ekipit të ekzekutimit iu deshën afro 60 minuta për të siguruar një linjë intravenoze për injektimin e substancës vdekjeprurëse, por procedura dështoi dhe 50-vjeçarja mbijetoi.

    Pas ngjarjes, ajo kaloi 10 ditë në trajtim intensiv në spital dhe më pas u rikthye në qendrën e rehabilitimit Debra Johnson në Nashville, ku aktualisht mbahet kryesisht në izolim. Pike tha se qëndrimi larg njerëzve dhe lidhjeve njerëzore përbën një tjetër formë vuajtjeje për të, pasi kishte kaluar edhe 28 vitet e para në burgun e të dënuarve me vdekje në kushte izolimi.

    Ngjarja shkaktoi reagime të forta në Tenesi dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ndërsa guvernatori republikan Bill Lee urdhëroi pezullimin e ekzekutimeve të tjera deri në përfundimin e një hetimi të pavarur mbi atë që ndodhi. Ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me dënimin e Pike, ndërsa guvernatori ka deklaruar se pret që ai të mbetet në fuqi, përveç rastit kur gjykatat vendosin ndryshe.

    Në deklaratën e saj, Pike tha se ishte përgatitur të vdiste atë natë dhe se e kishte pranuar fatin e saj, por pas zgjimit në spital, e vetme, e hutuar dhe në dhimbje, po përpiqet të kuptojë arsyen pse mbijetoi. Ajo falënderoi mjekët, infermierët, avokatët dhe të gjithë ata që e mbështetën, duke shtuar se po përpiqet të rikuperohet dita-ditës dhe të gjejë forcë te dashamirësia e njerëzve që i kanë kujtuar se nuk është vetëm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali