Category: Lajme

  • Poezia shqipe takohet me gjuhën gjermane, më 4 nëntor organizohet mbrëmje letrare në Prishtinë

    Poezia shqipe takohet me gjuhën gjermane, më 4 nëntor organizohet mbrëmje letrare në Prishtinë

    Ambasada Gjermane në Kosovë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës organizojnë një mbrëmje kushtuar poezisë shqipe dhe përkthimit të saj në gjuhën gjermane.

    Në këtë aktivitet do të marrin pjesë emra të njohur të letërsisë dhe përkthimit.

    Një mbrëmje kushtuar poezisë shqipe, përkthimit dhe dialogut ndërkulturor do të organizohet më 4 nëntor 2026, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

    Aktiviteti me temën “Poezi dhe Përkthim | Letërsi Shqipe në Gjermanisht” do të nisë në orën 18:00 dhe synon të promovojë poezinë në gjuhën shqipe, si dhe rrugëtimin e saj përmes përkthimit në gjermanisht.

    Në këtë mbrëmje do të marrin pjesë autorët Dr. Blerina Rogova-Gaxha dhe Arben Idrizi, si dhe përkthyesja e njohur Dr. Zuzana Finger. Diskutimet dhe leximet letrare do të moderohen nga Dr. Blerta Ismajli.

    Përveç leximeve dhe diskutimeve me autorët, programi do të përfshijë edhe muzikë live dhe një pritje për të pranishmit.

    Aktiviteti do të zhvillohet në gjuhën shqipe dhe gjermane, duke krijuar një hapësirë komunikimi mes dy kulturave dhe duke promovuar letërsinë shqipe përtej kufijve gjuhësorë, transmeton Telegrafi.

    Mbrëmja organizohet nga Ambasada Gjermane në Kosovë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës, me mbështetjen e TRADUKI-t.

    Përmes këtij aktiviteti synohet të forcohen lidhjet kulturore mes Kosovës dhe hapësirës gjermanofolëse, si dhe të promovohet letërsia shqipe përmes përkthimit dhe dialogut artistik./Telegrafi/

  • Interi përgatitet për derbin me Milanin mes mungesave të shumta, Chivu ka dilema në formacion

    Interi përgatitet për derbin me Milanin mes mungesave të shumta, Chivu ka dilema në formacion

    Interi përgatitet për derbin me Milanin mes mungesave të shumta, Chivu ka dilema në formacion

    Interi po përgatitet për përballjen e rëndësishme me Milanin, por trajneri Cristian Chivu duhet të bëjë llogaritë me një listë të gjatë mungesash dhe disa pikëpyetje për formacionin titullar.

    Sipas analizës së “Sport Mediaset”, zikaltrit nuk kanë arritur të rikuperojnë asnjë prej lojtarëve të dëmtuar për derbin. John Stones vijon të jetë jashtë që nga mesi i shtatorit, ndërsa Jones dhe Pavard mund të rikthehen në dispozicion javën e ardhshme. Mungesa e rëndësishme mbetet edhe ajo e Lautaro Martinezit, ndërsa jashtë është gjithashtu Luis Henrique.

    Situata është ndryshe për trajnerin kundërshtar, Amorim, i cili ka rikuperuar brenda një jave Rabiot, Moreira dhe Gila. Ndërkohë, te Interi koha e rikuperimit të futbollistëve të dëmtuar po rezulton më e gjatë.

    Për Chivun, një nga vendimet më të rëndësishme në sulm lidhet me partnerin e Marcus Thuram. Francezi pritet të jetë titullar, ndërsa në krah të tij favorizohet Francesco Pio Esposito përballë Bonnyt. Sipas vlerësimit të medias italiane, Esposito ka rreth 60% mundësi për të nisur nga minuta e parë, kundrejt 40% të Bonnyt.

    Në mesfushë, trajneri ka më shumë alternativa. Calhanoglu shihet si një zgjedhje e sigurt për formacionin titullar, ndërsa Barella pritet të jetë gjithashtu në fushë. Për vendin tjetër konkurrojnë Zielinski dhe Mkhitaryan, me armenin që duket se ka më shumë shanse për të luajtur. Sucic dhe Stankovic pritet ta nisin nga stoli.

    Edhe në krahë, Chivu duhet të bëjë zgjedhje të detyruara. Në të majtë, mungesa e Bastonit në ndeshjen e ardhshme të Champions League për shkak të pezullimit mund të ndikojë në vendosjen e tij në derbi. Nëse italiani aktivizohet në qendër të mbrojtjes, Carlos Augusto mund të luajë në krah, ndërsa Dimarco mbetet një tjetër alternativë, megjithëse paraqitjet e fundit kanë ngritur pikëpyetje për gjendjen e tij fizike.

    Në krahun e djathtë, Diouf shihet si favorit ndaj Spence, ndërsa mundësia e aktivizimit të Moreiras mund të ndikojë në zgjedhjen përfundimtare.

    Në repartin defensiv, pozicionimi i Bastonit do të jetë vendimtar për formacionin. Chivu ka në dispozicion edhe Bisseck dhe Akanji, ndërsa në varësi të vendosjes së italianit, njëri prej tyre mund të mbetet në stol, shkruan tch.

    Një tjetër dilemë është ajo e portës. Provedel vlerësohet për paraqitjen e mirë në Venecia, por një tjetër ndeshje e suksesshme në derbi mund të ndikojë në hierarkinë mes tij dhe Martinezit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The interview prepares for derby with Milan amid numerous shortages, Chivu has dilemmas in formation

    The interest is being prepared for the important confrontation with Milan, but Coach Cristian Chivu must make accounts with a long list of shortages and some questions about the title formation.

    According to the analysis of the report Mediasets, the zkalter has failed to recover any of the players damaged for the derbin. John Stones continues to be out since mid-September, while Jones and Padward can be made available next week. The important lack remains that of Lautaro Martinez, while there is also Louis Henrique outside.

    The situation is different for the rival coach, Amorim, who has recovered in a week Rabbios, Moreira and Gila. Meanwhile, the time for recovery of damaged footballers is resulting in longer.

    For Chivun, one of the most important decisions in the attack relates to Marcus Thram’s partner. The Frenchman is expected to be the title, while Francesco Pio Esposito is favoured next. According to the Italian media assessment, Esposito has about 60% chance of starting from the first minute, against 40% of Bonny.

    In midfield, the coach has more options. Calhanoglu is seen as a safe choice for the title formation, while Barella is also expected to be in the field. For the next country, Zielinski and Mkhitaryan compete, with the Armenian apparently having more chances of playing. Sucic and Stankovic are expected to start off from the bench.

    Even in his arms, Chivu has to make mandatory choices. On the left, Baston’s absence in the upcoming League Champions match because of the suspension could affect his deployment to the handle. If the Italian activates at the centre of defence, Carlos Augusto can play on his side, while Dimarco remains another option, though recent presentations have raised questions about his physical condition.

    On the right-hand side, Diouf is seen as the favourite to Spence, while the possibility of activism of Moreira could affect the final choice.

    In the defensive department, Baston’s deployment will be crucial to formation. Chivu also has Bissek and Akanji available, while depending on the Italian deployment, one may remain on the bench, Tch writes.

    Another dilemma is that of the gate. Provedel is praised for the good performance in Venice, but another successful fight in the debit could affect the hierarchy between him and Martinez.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nis protesta në Mitrovicë kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn

    Nis protesta në Mitrovicë kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn

    Nis protesta në Mitrovicë kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn

    Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku në orën 13:00 ka nisur protesta kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore.

    Protesta është organizuar pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, rast që ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik.

    Sheshi është mbushur me qytetarë, të cilët janë bashkuar për të kundërshtuar dhunën ndaj grave dhe për të kërkuar masa konkrete për parandalimin e rasteve të tilla.

    Vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur protesta edhe në qytete të tjera të Kosovës, ku qytetarët kanë kërkuar drejtësi për viktimën, përgjegjësi institucionale dhe mbrojtje më të madhe për gratë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Protests begin in Mitrovica against women’s murder and gender-based violence, justice required for Arlinda Zekajan

    Numerous citizens have gathered today in the newsroom Isa Boletinı in Mitrovica, where protests against women’s murder and gender-based violence were launched at 1: 00 p.m.

    The protest has been organised following the assassination of 49-year-old Arlinda Zekiaj, on 25 October in Vitomirica, Peja, in the case that has sparked numerous reactions in public opinion.

    The square is packed with citizens who have joined in opposing violence against women and seeking concrete measures to prevent such cases.

    The murder of Arlinda Zekit has sparked protests in other Kosovo cities, where citizens have sought justice for the victim, institutional responsibility and greater protection for women.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • LEX | Nuk u lajmërua çdo 6 muaj, shteti ia ndali pensionin – Taibe Jashari kërkoi katër pensionet e papaguara, përfundoi në Kushtetuese

    LEX | Nuk u lajmërua çdo 6 muaj, shteti ia ndali pensionin – Taibe Jashari kërkoi katër pensionet e papaguara, përfundoi në Kushtetuese

    LEX | Nuk u lajmërua çdo 6 muaj, shteti ia ndali pensionin – Taibe Jashari kërkoi katër pensionet e papaguara, përfundoi në Kushtetuese

    Taibe Jashari, pensioniste nga Kosova, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese pasi institucionet ia refuzuan kërkesën për kompensimin e katër pensioneve të papaguara, të cilat i ishin ndërprerë për shkak se nuk ishte paraqitur për lajmërim periodik në zyrat kompetente.

    Sipas rastit KI288/25, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) fillimisht kishte pezulluar dhe më pas ndërprerë pensionin bazik të moshës për Jasharin, për shkak të mosrespektimit të detyrimit për paraqitje çdo gjashtë muaj, sipas Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015.

    Pas paraqitjes së mëvonshme në institucionet kompetente, asaj i ishte miratuar riaplikimi dhe i ishte rikthyer pensioni nga data e riaplikimit.

    Megjithatë, institucionet ia kishin refuzuar kërkesën për kompensimin retroaktiv të katër pensioneve të papaguara gjatë periudhës së pezullimit.

    Pensionistja iu drejtua gjykatës

    E pakënaqur me vendimin, Taibe Jashari kishte paraqitur padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Por, me aktgjykimin A.nr.843/2024, të datës 14 maj 2025, Gjykata Themelore ia kishte refuzuar kërkesëpadinë si të pabazuar.

    Kundër këtij vendimi, Jashari kishte ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, ku procedura vazhdonte të ishte në shqyrtim.

    “Paraqitja çdo gjashtë muaj cenon dinjitetin e të moshuarve”

    Në kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Taibe Jashari pretendoi se i ishin shkelur të drejtat e garantuara me nenin 23 të Kushtetutës, që mbron dinjitetin e njeriut, dhe nenin 51, që garanton mbrojtjen shëndetësore dhe sociale.

    Ajo argumentoi se ndërprerja e pensionit dhe refuzimi i kompensimit retroaktiv përbënin kufizim të kundërligjshëm të së drejtës në pension përmes një akti nënligjor.

    Jashari pretendoi gjithashtu se detyrimi për paraqitje fizike çdo gjashtë muaj në zyrat kompetente cenon dinjitetin e personave të moshuar.

    Çfarë vendosi Gjykata Kushtetuese?

    Gjykata Kushtetuese konstatoi se Taibe Jashari kishte paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore dhe se kjo procedurë ishte ende në zhvillim.

    Për këtë arsye, Kushtetuesja vlerësoi se parashtruesja nuk i kishte shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion përpara se t’i drejtohej kësaj gjykate.

    Si rrjedhojë, kërkesa u cilësua e parakohshme dhe u shpall e papranueshme.

    Gjykata Kushtetuese nuk vendosi nëse ndërprerja e pensionit ishte e ligjshme apo nëse detyrimi për lajmërim çdo gjashtë muaj cenon dinjitetin e pensionistëve.

    Çështja mbetet në shqyrtim në Gjykatën e Apelit, e cila duhet të vendosë lidhur me ankesën e Taibe Jasharit.

    Rasti ngre në vëmendje çështjen e detyrimit të pensionistëve për paraqitje periodike dhe pasojat financiare që mund të sjellë mosrespektimi i këtij detyrimi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Xhelali e Donika duhet të largohen. Të turpëruar!

    Xhelali e Donika duhet të largohen. Të turpëruar!

    Përgjegjësia nuk mund të përfundojë te policët, prokurorët apo gjykatësit që kanë qenë drejtpërdrejt të përfshirë. Ajo duhet të arrijë deri në majë të hierarkisë institucionale dhe politike. Dorëheqjet e Xhelal Sveçlës dhe Donika Gërvallës do të duhej të kishin ndodhur tashmë.

     

    Imer Mushkolaj

     

    Arlinda Zekaj nuk u vra pse askush nuk e dinte se ishte në rrezik. Nuk u vra pse nuk kishte kërkuar ndihmë. As pse nuk i kishte paralajmëruar institucionet. Përkundrazi, ajo kishte bërë atë që një qytetare duhet ta bëjë kur ndihet e kërcënuar: kishte kërkuar ndihmë nga policia, kishte raportuar dhunën, kishte kërkuar mbrojtje nga gjykata dhe kishte alarmuar prokurorinë për rrezikun që i kanosej. Madje, vetëm tri ditë para se të vritej, i kishte shkruar kryeprokurores së Pejës, duke ia bërë të qartë se jeta e saj ishte në rrezik. Megjithatë, u vra.

    Kjo është pjesa më e tmerrshme e gjithë kësaj tragjedie. Arlinda nuk ishte një grua që shteti nuk arriti ta gjente për ta mbrojtur. Ishte një grua që shkoi vetë te shteti, trokiti në dyert e institucioneve dhe kërkoi të mos lihej vetëm përballë njerëzve që e kërcënonin. Por institucionet nuk ia ofruan mbrojtjen e nevojshme. Në fund, ajo mbeti viktimë e dhunës, por edhe e një sistemi që nuk funksionoi atëherë kur duhej të funksiononte më së shumti.

    Kur një qytetare paralajmëron se mund të vritet dhe institucionet nuk arrijnë ta mbrojnë, nuk kemi të bëjmë vetëm me një rast kriminal. Kemi të bëjmë me një dështim të shtetit.

    Kronologjia e rastit është tronditëse. Që nga raportimi i parë i dhunës në korrik, kërkesa për urdhër mbrojtjeje emergjente në shtator, e deri te paralajmërimi drejtuar kryeprokurores pak ditë para vrasjes ishin sinjale që duhej të aktivizonin mekanizmat e mbrojtjes. Kishte vonesa, mangësi dhe mosveprime institucionale. Kjo nuk është më çështje interpretimi politik. Është një alarm për mënyrën se si institucionet tona e trajtojnë jetën e grave që kërkojnë mbrojtje.

    Por, kjo tragjedi shpërfaq edhe diçka tjetër: kalbjen e një sistemi drejtësie që shpesh duket sikur ekziston më shumë për t’i përmbushur procedurat, sesa për t’u dhënë qytetarëve drejtësi. Një polici që regjistron denoncime, merr deklarata dhe plotëson formularë, por jo domosdoshmërisht e kupton seriozitetin e rrezikut. Një prokurori që mund të ketë në duar informacione për kërcënime serioze, por nuk arrin të veprojë me urgjencën që kërkon një situatë e tillë. Një gjykatë që duhet të jetë garanci e mbrojtjes, por që në raste të caktuara shndërrohet në një hallkë tjetër të pritjes dhe vonesave.

    Çfarë kuptimi ka urdhri mbrojtës nëse nuk zbatohet? Çfarë kuptimi ka denoncimi në polici nëse viktima vazhdon të jetojë me frikën se nesër mund të mos jetë gjallë? Çfarë kuptimi ka një sistem drejtësie që reagon vetëm pasi të ndodhë vrasja?

    Në këtë histori nuk duhet të anashkalohet as përgjegjësia politike. Xhelal Sveçla, si ministër i Punëve të Brendshme dhe Donika Gërvalla, si ministre e Drejtësisë, nuk mund të sillen sikur kjo tragjedi është një çështje që u përket vetëm zyrtarëve të nivelit më të ulët. Sigurisht, ministrat nuk i marrin vetë në trajtim denoncimet e qytetarëve, nuk i hartojnë aktakuzat dhe nuk i shqiptojnë vendimet gjyqësore. Por, pikërisht për këtë ekzistojnë pozitat që mbajnë: për të garantuar funksionimin e institucioneve, mbikëqyrjen e politikave dhe llogaridhënien për dështimet në sektorët që drejtojnë.

    Është e papranueshme që pas një rasti të tillë përgjigjja e tyre të jetë se dorëheqja nuk do të ndihmonte në fuqizimin e grave apo në zbardhjen e përgjegjësive. Të gjithë e dime se dorëheqja e dy ministrave nuk do ta kthejë Arlindën në jetë. As se dorëheqja do t’i zëvendësonte hetimet, ndjekjen penale dhe dënimin e atyre që kanë përgjegjësi. Çështja është shumë më e madhe: a ekziston në këtë vend një standard i përgjegjësisë politike?

    Dorëheqja e Sveçlës dhe Gërvallës nuk do të ishte vetëm akt moral, por përgjegjësi politike për dështimin e institucioneve nën drejtimin e tyre. Do të ishte mesazh se jeta e një qytetareje nuk mund të trajtohet si statistikë, se humbja e jetës pas paralajmërimeve të përsëritura nuk mund të kalojë me disa konferenca për media dhe disa deklarata për hetime. Do të ishte edhe një mënyrë për të krijuar hapësirë që përgjegjësitë të trajtohen pa pasur ministrat nevojën të mbrojnë pozitat e tyre.

    Është e vërtetë se janë suspenduar disa zyrtarë policorë, si dhe zyrtarë të prokurorisë. Por, suspendimi nuk është drejtësi. Nuk është as përfundim i hetimit dhe as zëvendësim për përgjegjësinë individuale e institucionale. Duhet të hetohet çdo veprim dhe mosveprim, çdo vonesë, çdo vendim dhe çdo neglizhencë. Askush nuk duhet të mbrohet nga pozita, grada apo lidhjet politike.

     

    * * *

     

    Kjo tragjedi duhet të shërbejë si alarm për të gjitha institucionet, por edhe për shoqërinë. Nuk mjafton të dalim në rrugë pas çdo vrasjeje, të mbajmë protesta, të publikojmë fotografi dhe të bëjmë thirrje për drejtësi, për t’u kthyer pastaj në rutinën e zakonshme deri në rastin tjetër. Duhet të ndryshojë mënyra se si trajtohet dhuna ndaj grave. Duhet të kuptohet se kërcënimi nuk është konflikt familjar, se dhuna nuk është çështje private dhe se viktima nuk duhet të detyrohet të provojë vazhdimisht se jeta e saj është në rrezik.

    Policia duhet të reagojë menjëherë, prokuroria të veprojë me urgjencë, gjykatat të mos i zvarrisin procedurat dhe institucionet sociale të mos i trajtojnë viktimat si raste administrative. Duhet të ekzistojë një sistem që komunikon, bashkërendon veprimet dhe e përcjell rastin deri në sigurimin e mbrojtjes së viktimës. Sepse nuk mjafton që secili institucion të thotë se e ka kryer pjesën e vet të punës, nëse në fund qytetarja mbetet e pambrojtur.

    Edhe shoqëria duhet ta refuzojë normalizimin e dhunës, arsyetimet për dhunuesit dhe mentalitetin që gruan e sheh si pronë të dikujt. Heshtja, relativizimi dhe fajësimi i viktimave janë pjesë e një kulture që e ushqen dhunën dhe ua lehtëson rrugën atyre që e ushtrojnë.

    Kryeministri dhe Qeveria nuk mund të mjaftohen me pranimin e raporteve dhe premtimin se do t’i analizojnë ato. Duhet të publikohen gjetjet, të identifikohen përgjegjësit dhe të merren masa konkrete. Por, përgjegjësia nuk mund të përfundojë te policët, prokurorët apo gjykatësit që kanë qenë drejtpërdrejt të përfshirë. Ajo duhet të shkojë deri në majë të hierarkisë institucionale dhe politike.

    Arlinda Zekaj nuk kishte nevojë për ngushëllime, konferenca për gazetarë dhe deklarata solidariteti. Kishte nevojë për mbrojtje. E kërkoi atë, por nuk e mori. Ky është dështimi që nuk mund të mbulohet me asnjë raport dhe me asnjë premtim për hetime.

    Nëse as rasti i saj nuk është i mjaftueshëm për të kërkuar përgjegjësi politike, atëherë duhet pyetur se çfarë duhet të ndodhë tjetër që dikush në këtë shtet të jep llogari. Një shtet që nuk arrin ta mbrojë një grua, e cila paralajmëron se mund të vritet, nuk mund të pretendojë se po përmbush detyrimin e tij më themelor ndaj qytetarëve.

    Arlinda nuk duhet të mbetet edhe një emër në listën e grave të vrara. Vrasja e saj duhet të bëhet pikë kthese dhe pikënisja e kësaj kthese duhet të jetë përgjegjësia. Edhe politike. Edhe institucionale. Edhe penale. Shteti nuk dështon vetëm kur vrasësi tërheq këmbëzën. Dështon edhe kur viktimën e lë vetëm, pasi ajo ka kërkuar ndihmë. Dhe, për këtë dështim, dikush duhet të jep llogari.

    Burimi: Dukagjini

  • Çmimi i naftës rritet mbi 60 % krahasuar me periudhën para luftës me Iranin

    Çmimi i naftës rritet mbi 60 % krahasuar me periudhën para luftës me Iranin

    Nafta Brent, që shërben si pikë referimi për tregun global, është shtrenjtuar për më shumë se 60 për qind krahasuar me periudhën para luftës. Të premten, çmimi i kontratave të naftës për muajin dhjetor u rrit për më shumë se dy për qind, duke kaluar përkohësisht 117 dollarë për fuçi.

    Sipas kompanisë së inteligjencës së tregut Kpler, eksportet e naftës nga Gjiri arritën mesatarisht në 24.6 milionë fuçi në ditë gjatë javës që përfundoi më 18 tetor, duke tejkaluar nivelin mesatar të periudhës para luftës.

    Megjithatë, analistët vlerësojnë se çmimet po ndikohen nga frika e rifillimit të luftimeve, pakësimi i rezervave të naftës dhe rritja e kostove të transportit nga rajoni.

    Adi Imsirovic, ligjërues i sistemeve energjetike në Universitetin e Oksfordit dhe tregtar me përvojë i naftës, tha për Al Jazeera-n se tregu po reflekton pritjet për vazhdimin e konfliktit dhe mundësinë e përshkallëzimit të tij.

    Ndërkohë, kompanitë e transportit detar kanë krijuar sisteme të bartjes së naftës nga një anije në tjetrën pranë brigjeve të Omanit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, për të zvogëluar kohën e qëndrimit të anijeve në ujërat e rrezikshme pranë Ngushticës së Hormuzit.

    Burimi: RTKLive

  • Oil prices rise over 60 % compared to period before war with Iran

    Brant oil, which serves as a global market reference point, has been expensive for more than 60 percent compared with the period before the war. On Friday, the price of oil contracts for December increased by more than two percent, temporarily spending $117 per barrel.

    According to the market intelligence company Kpler, oil exports from the Gulf averaged 24.6 million barrels a day during the week that ended on October 18th, exceeding the average pre-war level.

    However, analysts estimate that prices are being influenced by fears of restarting fighting, reducing oil reserves and increasing transportation costs from the region.

    Adi Isirovic, energy systems legalist at Oxford University and experienced oil businessman, told Al Jazeera that the market is reflecting expectations for continuing the conflict and the possibility of escalating it.

    Meanwhile, shipping companies have created oil transport systems from one ship to another off the coast of Oman and the United Arab Emirates to reduce the time of shipping in dangerous waters near the Strait of Hormuz.

    Source Layer: RTKLive

  • Përparim Rama intervistohet në Prokurorinë Speciale

    Përparim Rama intervistohet në Prokurorinë Speciale

    Përparim Rama intervistohet në Prokurorinë Speciale

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbërritur në objektin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

    Sipas raportimeve, ai do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit në lidhje me projektin e “Arkitektit të Kryeqytetit”.

    Akoma s’ka një njoftim zyrtar nga Prokuroria.