Category: Lajme

  • Assembly gathered, MPs reconsider Special Law

    Kosovo’s Assembly will convene today, on Thursday, where at 10:00 a.m., the remaining plenary session from the previous meeting will continue, while at 11:00, it is scheduled to hold the next session.

    Source Layer: Dukeagini

  • Kuvendi mban sot dy seanca plenare, në rend dite edhe Ligji për Specialen

    Kuvendi mban sot dy seanca plenare, në rend dite edhe Ligji për Specialen

    Kuvendi mban sot dy seanca plenare, në rend dite edhe Ligji për Specialen

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot dy seanca plenare, ku në mesin e çështjeve që pritet të shqyrtohen janë Ligji për Gjykatën Speciale, projektbuxheti për vitin 2027, gjendja në shëndetësi dhe furnizimi me energji elektrike. Në rend dite janë përfshirë edhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe shkarkimi i katër anëtarëve të një institucioni të pavarur.

    Seanca e parë, e cila përbën vazhdim të mbledhjes së mëparshme, është caktuar të nisë në orën 10:00.

    Deputetët do të trajtojnë tri çështje kryesore, përfshirë gjendjen në sektorin e shëndetësisë, planifikimin dhe çmimin e energjisë elektrike, si dhe rishqyrtimin e ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    Në këtë seancë pritet të hidhet në votim rezoluta për gjendjen në shëndetësi, e cila vjen pas interpelancës me ministrin Arben Vitia. Kjo çështje lidhet me rastin e pacientes me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur për katër muaj pa terapi, si dhe me problemin e mungesës së barnave onkologjike.

    Po ashtu, deputetët do të votojnë edhe propozim-rezolutën që rrjedh nga mocioni përmbajtjesor për planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në vend.

    Një tjetër pikë me rëndësi është shqyrtimi i Ligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ky ligj i është kthyer Kuvendit për rishqyrtim nga presidentja e Kosovës, ndërsa ndryshimet e propozuara synojnë kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale.

    Ndërkaq, në orën 11:00 pritet të nisë seanca e dytë plenare, e cila është seancë e rregullt.

    Në mesin e pikave kryesore të kësaj mbledhjeje është shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-028 për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2027.

    Po ashtu, deputetët do të procedojnë me zgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), prej të cilëve dy nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet e tjera joshumicë.

    Në rend dite është përfshirë edhe shqyrtimi i rekomandimit për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

    Një tjetër çështje që do të trajtohet është propozimi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zëvendësimin e një anëtari në Komisionin Parlamentar Hetimor, i cili merret me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe trajtimin institucional të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

    Seanca e rregullt do të nisë me miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe parashtrimin e pyetjeve parlamentare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ahmeti shpërthen ndaj Kurtit: Më lëndoi mua dhe ushtarët e UÇK-së, doli në krah të Mickoskit

    Ahmeti shpërthen ndaj Kurtit: Më lëndoi mua dhe ushtarët e UÇK-së, doli në krah të Mickoskit

    Ahmeti shpërthen ndaj Kurtit: Më lëndoi mua dhe ushtarët e UÇK-së, doli në krah të Mickoskit

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për deklaratën e tij se gjuha shqipe nuk ka qenë kurrë gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ahmeti është shprehur thellësisht i lënduar nga kjo deklaratë, duke e akuzuar Kurtin se ka mbështetur qëndrimin e kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski.

    Ahmeti ka thënë se deklarata e Kurtit nuk e ka prekur vetëm atë personalisht, por ka lënduar edhe ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

    “Goxha keq kryeministri juaj më ka goditë në shpirt. Po pse më goditi aq shumë në shpirt?”, ka deklaruar Ahmeti.

    Për të shpjeguar reagimin e tij, kreu i BDI-së ka kujtuar sakrificën e dëshmorëve të luftës, duke përmendur në veçanti nënën e dëshmorit Afrim Kalanica, të cilën, sipas tij, e kishte parë pranë varrit të të birit në Sllupçan.

    Ahmeti ka vënë në pikëpyetje kuptimin e sakrificës së dëshmorëve, nëse mohohet statusi zyrtar i gjuhës shqipe, për të cilën është luftuar.

    “Kur nëna e Afrim Kalanicës m’u kujtua ulë te varri që është tek dëshmorët e Sllupçanit. Afrim Kalani… asnjë nënë që janë vra këtu djem që kanë derdhë gjak, nuk i kanë marrë andej, të gjithë i kanë pranë shokëve të vet, këtu. Dhe lotët i binin te guri i varrit. Për çka u vra Afrim Kalanica? A me dalë kryeministri juaj me thënë që gjuha shqipe kurrë s’ka qenë zyrtare? Turp!”, ka thënë ai.

    Ahmeti ka akuzuar Kurtin se me deklaratën e tij ka dalë në mbështetje të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Ai ka treguar se disa herë ka kërkuar publikisht nga kryeministri kosovar të sqarojë qëndrimin e tij, por nuk ka marrë përgjigje.

    “Del krah Kristijan Mickovskit dhe thotë: gjuha shqipe kurrë s’ka qenë zyrtare. Tri herë kam kërkuar publikisht të prononcohet: a është keq i informuar prej… informacionet dhe informatorët që i ka, apo shqiptarët që i ka? Nuk e ka bërë.”

    Sipas Ahmetit, deklarata e Kurtit është përdorur për një muaj në mediat televizive në Maqedoninë e Veriut, duke u paraqitur si argument për të mbështetur qëndrimin se shqipja nuk ka qenë gjuhë zyrtare.

    “Krah Kristijan Mickovskit dhe del… Një muaj ditë, nuk e kanë hequr nga ekranet televizive: „Ja deklarata e kryeministrit të Kosovës: gjuha shqipe kurrë s’ka qenë zyrtare në Maqedoni.”

    Në përfundim, Ahmeti ka përsëritur se deklarata e Kurtit ka shkaktuar, sipas tij, lëndim të thellë te ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, përfshirë ata që jetojnë në Kosovë.

    “Kjo më ka vrarë shpirtërisht. Kjo ka vrarë shpirtërisht çdo ushtar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, edhe pjesëtarët që i ka në Kosovë; mbi tre mijë ushtarë ka UÇK-ja në Kosovë, Ushtria Çlirimtare Kombëtare.”

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ahmeti explodes on Kurt: It hurt me and the KLA soldiers, it went to the side of Mickoski

    Democratic Union of Integration ( DUI, Ali Ahmeti, has reacted sharply to Kosovo Prime Minister Albin Kurti, for his statement that Albanian has never been an official language in northern Macedonia. Ahmeti has been deeply hurt by this statement, accusing Kurti of backing the Macedonian Prime Minister Hristija Mickoski’s stance.

    Ahmeti has said Kurt’s statement has not only touched him personally, but also injured former members of the National Liberation Army ( KLA).

    Your Prime Minister has hurt my soul. Why did he strike me so hard?

    To explain his reaction, the DUI leader has recalled the sacrifice of martyrs of war, specifically mentioning the mother of witness Africa Calanica, who, according to him, had seen him near his son’s grave in Slopcan.

    Ahmeti has questioned the meaning of the martyr sacrifice if the official status of the Albanian language for which it has been fought is denied.

    When Africa’s mother, Calanica, remembered she sat at the tomb that was in the martyrs of Slupcan. They didn’t take them there, they all had their friends around here. And tears fell on the tombstone. What happened to Africa? Does your prime minister come out saying that the Albanian language was never official? Shame, he said.

    Ahmeti has accused Kurti of appearing in support of Northern Macedonia’s prime minister, Hristian Mickoski. He has indicated that several times he has publicly asked the Kosovo prime minister to clarify his position, but has not received answers.

    “Deel side with Christian Mickovski” and says: “The Albanian language has never been official. Three times I’ve publicly asked to be promoted: is it ill informed by… the information and informants he has, or the Albanians he has? He didn’t. )

    According to Ahmeti, Kurti’s statement has been used for a month in television media in Northern Macedonia, presenting itself as an argument to support the position that Albanian has not been an official language.

    Krah Kristijan Mickovski and comes out… One month, it’s not off TV screens. Here is the Kosovo prime minister’s statement: the Albanian language has never been official in Macedonia. )

    In conclusion, Ahmeti has reiterated that Kurti’s statement has, according to him, caused deep hurt to former members of the National Liberation Army, including those living in Kosovo.

    This hurt my spirit. This has killed every soldier of the National Liberation Army, even its members in Kosovo; over three thousand soldiers have the KLA in Kosovo, the National Liberation Army. )

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • The site holds two plenary sessions today, and the Special Law.

    The Kosovo Assembly will hold two plenary sessions today, where among the issues expected to be considered are the Special Court Law, the draft budget for 2027, the health situation and electricity supply. The election of members of the RTK Board and the dismissal of four members of an independent institution are included in the agenda.

    The first session, which makes up the following meeting, is set to start at 10:00.

    MPs will address three key issues, including the situation in the health sector, planning and price of electricity, as well as reviewing the proposed amendments to the Law for Specialised Chambers and the Specialised Prosecutor’s Office.

    At this session, the health situation resolution is expected to be put to the polls, which comes after the intervention with Minister Arben Vitita. The issue is related to the breast cancer patient, who had remained for four months without therapy, and to the problem of lack of oncological drugs.

    Likewise, MPs will vote on the draft resolution stemming from the content motion for planning, price and electricity supplies in the country.

    Another important point is a consideration of the Law No. 11 L-001 for changing and completing the Law on Specialised Chambers and Prosecutor’s Office. This law has turned to the Parliament for review by Kosovo’s president, while the proposed changes are aimed at limiting the Special Court’s mandate.

    Meanwhile, at 11 o’clock, the second plenary session, which is the regular session, is expected to begin.

    Among the highlights of this meeting is the first review of Bill No. 11L-028 for the budgetary divisions of the Republic of Kosovo for 2027.

    Likewise, MPs will proceed with the election of four members of Kosovo Radio Television Board ( RTK, of which two from the Albanian community, one from the Serb community and one from other non-communal communities.

    In the order of the day, reviewing the recommendation for the dismissal of four members of the Independent Council for the Kosovo Civil Service is included.

    Another issue to be addressed is the Parliamentary Group of the Democratic League of Kosovo proposal ( The LDK) for the replacement of a member of the Parliamentary Constitutional Commission, which deals with the murder case of Arlinda Zekij and the institutional treatment of violence against children and women in the family.

    The regular session will begin with the approval of the chip from last meeting, statements outside the agenda and the preview of parliamentary questions.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nga Microsoft te aeroportet dhe bankat - pse po paralizohen shërbimet globale?

    Nga Microsoft te aeroportet dhe bankat – pse po paralizohen shërbimet globale?

    Fillimisht ndaloi së funksionuari Microsoft 365, më pas mijëra aeroplanë mbetën në tokë në mbarë SHBA-në, ndërsa problemet goditën edhe bankat e mëdha dhe shërbimet e Apple.

    Një varg defektesh serioze teknologjike brenda vetëm pak ditësh ka ngritur pyetjen nëse bëhet fjalë për rastësi apo për një paralajmërim lidhur me cenueshmërinë gjithnjë e më të madhe të infrastrukturës digjitale. Madje, janë shfaqur edhe spekulime se pas gjithë kësaj mund të qëndrojë inteligjenca artificiale.

    Problemet nisën më 12 nëntor, kur një ndërprerje e madhe e platformës Microsoft 365 preku përdoruesit e Outlook, Teams dhe shërbimeve të tjera. Një ditë më vonë, Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së (FAA) urdhëroi pezullimin e përkohshëm të ngritjes së aeroplanëve në të gjithë vendin, për shkak të problemeve me infrastrukturën e komunikimit.

    Gjatë ditëve në vijim, klientët e bankave Chase, Bank of America dhe Wells Fargo raportuan probleme me qasjen në llogaritë e tyre, ndërsa ndërprerje u regjistruan edhe në shërbimet e Apple, përfshirë iCloud dhe App Store. Vështirësi teknike patën edhe kompania ajrore United Airlines, si dhe disa sisteme komunikimi të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

    Autoritetet amerikane deri më tani nuk kanë prova se këto incidente janë të ndërlidhura apo se përbëjnë një sulm të koordinuar kibernetik.

    Microsoft ia atribuoi ndërprerjen një gabimi në softuerin e infrastrukturës së rrjetit, FAA-së një instalimi problematik të pajisjeve të rrjetit, ndërsa banka Chase deklaroi se shkaku ishte një gabim në softuerin që funksionon në sistemet e saj të brendshme.

    Megjithatë, shqetësimi në rritje për sistemet autonome të inteligjencës artificiale u jep këtyre ngjarjeve një dimension tjetër.

    Gjatë verës së vitit 2026, agjentët e inteligjencës artificiale të kompanisë OpenAI arritën të anashkalonin kufizimet e mjedisit të tyre eksperimental dhe të komprometonin disa pjesë të infrastrukturës së platformës Hugging Face. Agjentët identifikonin dobësi të sigurisë, shkëmbenin informacione mes tyre dhe përpiqeshin të fshihnin disa nga aktivitetet e tyre.

    Ky incident tregoi se sa shumë mund të devijojë sjellja e sistemeve të avancuara të inteligjencës artificiale nga pritshmëritë e krijuesve të tyre. Për këtë arsye, studiuesit paralajmërojnë se agjentët e ardhshëm, me aftësi edhe më të mëdha, mund të përbëjnë një kërcënim serioz nëse u jepet qasje në infrastrukturën kritike.

    Drejtori i kompanisë Anthropic, Dario Amodei, kishte paralajmëruar më herët se agjentët shumë më të avancuar të inteligjencës artificiale mund të organizojnë sulme masive kibernetike, duke shkaktuar potencialisht dëme të mëdha ekonomike. Megjithatë, këto skenarë përfaqësojnë vlerësime të rreziqeve të ardhshme dhe jo një shpjegim për ndërprerjet e fundit.

    Problemi i vërtetë mund të jetë te sistemet e vjetruara

    Ekziston edhe një problem shumë më i drejtpërdrejtë. Një pjesë e madhe e infrastrukturës digjitale botërore mbështetet në sisteme të vjetra, të cilat përditësohen vazhdimisht dhe lidhen me teknologji të reja.

    Drejtori amerikan për sigurinë kibernetike, Sean Kerncross, ka paralajmëruar se modernizimi i sistemeve të vjetruara mund të shkaktojë ndërprerje të reja, veçanërisht kur ndryshimet bëhen në infrastrukturë që duhet të funksionojë pa ndërprerje.

    Në të njëjtën kohë, ndërlidhja gjithnjë e më e madhe e sistemeve nënkupton se një defekt lokal mund të shkaktojë pasoja në nivel kombëtar, madje edhe global. Këtë e dëshmoi incidenti me një ruter të rrjetit në Arkansas, i cili shkaktoi probleme në sistemin amerikan të kontrollit të trafikut ajror.

    Deri më tani, nuk ka prova se inteligjenca artificiale ka shkaktuar ndërprerjet e fundit në Microsoft, banka apo aeroporte.

    Megjithatë, ngjarjet e ditëve të fundit kanë treguar se sa shpejt problemet teknike mund të paralizojnë shërbimet nga të cilat varen miliona njerëz çdo ditë. /Telegrafi/

  • Florence Pugh për procedurat kozmetike pas komenteve për pamjen e saj: Jam 30 vjeç, fytyra dhe trupi im po ndryshojnë

    Florence Pugh për procedurat kozmetike pas komenteve për pamjen e saj: Jam 30 vjeç, fytyra dhe trupi im po ndryshojnë

    Aktorja britanike Florence Pugh (30) iu përgjigj komenteve rreth pamjes së saj dhe spekulimeve se i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale plastike, duke thënë se ndryshimet në fytyrën dhe trupin e saj janë një pjesë natyrale e plakjes.

    Aktorja iu përgjigj një videoje të postuar në profilin e Instagram-it të revistës Evie, e cila krahasonte fotot e saj nga Oscar-ët 2024 dhe eventi i fundit i Çmimeve Governors, i mbajtur të dielën.

    Në video, gazetarja komentoi se Florence ka një nofull më të theksuar sot sesa dy vjet më parë, gjë që ka ngritur pyetje në lidhje me korrigjimet e mundshme kozmetike. Ajo foli gjithashtu për trendin e tipareve të theksuara të fytyrës në Hollywood dhe praninë në rënie të tipareve të rrumbullakosura natyrshëm.

    Pugh vendosi t’u përgjigjej këtyre pretendimeve në komentet poshtë postimit.

    “Njerëz, mbusha 30 vjeç. Jam një grua e rritur. Trupat dhe fytyrat ndryshojnë. Nuk është aq e komplikuar. Është shqetësuese që njerëzit nuk mund ta dallojnë më plakjen nga procedurat kozmetike. Fatkeqësisht, mbushja rinore nuk zgjat përgjithmonë”, shkroi ajo.

    Aktorja ka folur më parë për presionin ndaj të cilit ekspozohen gratë në industrinë e filmit për shkak të pamjes së tyre, nga rrobat dhe pesha e trupit deri te plakja dhe korrigjimet kozmetike.

    Në një intervistë për revistën ELLE, ajo pranoi se pamja e grave komentohet vazhdimisht, pavarësisht nëse ato kanë shtuar në peshë, kanë humbur peshë apo i janë nënshtruar ndonjë lloj ndërhyrjeje kozmetike.

    “Ka shumë pikëpyetje rreth mënyrës se si dukemi, mënyrës se si vishemi dhe mënyrës se si plakemi. Dhe kur bëjmë ndonjë nga këto, komentet menjëherë pasojnë: ‘Zot, ajo duket kështu’, ose ‘Ajo e teproi me diçka’, ose ‘Ajo shtoi në peshë’, ose ‘Ajo humbi shumë peshë’. Nuk mund ta gjesh kurrë ekuilibrin e duhur”, tha ajo.

    Ajo shtoi se rolet e saj më të mira në aktrim i mori në momentet kur ndihej e papëlqyeshme, sepse kjo i lejonte të lironte presionin dhe të ishte më spontane.

    “Mendoj se kam bërë performancat e mia më të mira në aktrim kur jam ndjerë vërtet e shëmtuar. Kur kisha grim të tmerrshëm, kur isha e sëmurë, e çrregullt, e dehur ose kur po kaloja një krizë emocionale. E dua atë lloj grimi sepse më lejon të jem e lirë”, shpjegoi ajo.

    Në një intervistë me The Telegraph në vitin 2022, Pugh foli për presionet me të cilat u përball në fillim të karrierës së saj. Ajo zbuloi se në atë kohë, i thuhej shpesh të ndryshonte pamjen e saj, duke përfshirë peshën, formën e fytyrës dhe vetullat.

    Ajo theksoi se kërkesa të tilla nuk ishin në përputhje me pritjet e saj nga industria e filmit, prandaj në një moment mendoi se kishte bërë një gabim të madh duke zgjedhur atë punë.

    Përveçse aktualisht është në qendër të vëmendjes për shkak të komenteve rreth pamjes së saj, aktorja po përgatitet edhe për promovimin e projekteve të reja filmike. Pritet që ajo të promovojë filmat “Dune: Part Three” dhe “Avengers: Doomsday”.

    Pugh zbuloi së fundmi se do të donte shumë të luante rolin e një personazhi negativ në filmin e ardhshëm të James Bond. Pasi regjisori Denis Villeneuve zgjodhi Robert Pattinson si agjentin e ri të 007, aktorja e uroi publikisht atë dhe la të kuptohej se do të donte shumë të punonte me të në këtë projekt.

    “I dërgova një mesazh Denise këtë mëngjes. E përgëzova që gjeti Bond-in e tij dhe i thashë se bëri një zgjedhje të mirë”, tha ajo në eventin ELLE Women in Hollywood në Los Angeles.

    Më pas ajo bëri shaka se do të donte të merrte rolin e personazhit negativ, duke shtuar se i kujtoi regjisorit se ai mund të gjente një vend edhe për një personazh negativ femëror 163 centimetra të gjatë.

    Projekti i saj më i fundit është adaptimi në Netflix i romanit “East of Eden”, në të cilin ajo luan rolin kryesor dhe shërben si producente ekzekutive. Seriali bazohet në romanin e vitit 1952 të John Steinbeck me të njëjtin emër dhe performanca e saj ka marrë kritika pozitive.

  • Kuvendi sot me dy seanca, në rend dite Ligji për Specialen dhe Projektligji për Buxhetin

    Kuvendi sot me dy seanca, në rend dite Ligji për Specialen dhe Projektligji për Buxhetin

    Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca plenare. Njëra seancë është vazhdim i seancës së kaluar ku në rend dite do të jetë edhe Ligji për Specialen, ndërkaq në seancën tjetër pikë e rendit të ditës është Projektligji për Buxhetin.

    Vazhdimi i Seancës plenare – ora 10:00

    Rendi i ditës:

    Votimi i Propozim Rezolutës nga Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike;

    Votimi i Propozim Rezolutës nga Mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë,

    Rishqyrtimi i Ligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të rikthyer nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

    Seanca plenare – ora 11:00

    Rendi i ditës:

    1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    3. Pyetjet parlamentare,

    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-028 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027,

    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-020 për Efiçiencë të energjisë,

    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-023 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,

    7. Procedimi i nismave legjislative të qytetarëve për hartimin e projektligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës,

    8. Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,

    9. Zgjedhje e dy (2) anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,

    10. Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e katër (4) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

    11. Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje. /Telegrafi/

  • Dashuri, para dhe mundësi të papritura – çfarë thotë horoskopi për sot?

    Dashuri, para dhe mundësi të papritura – çfarë thotë horoskopi për sot?

    Dashuri, para dhe mundësi të papritura – çfarë thotë horoskopi për sot?

    Dashi

    Në dashuri, mund të lindë një bisedë që do të të afrojë më shumë me dikë. Në punë, energjia dhe vendosmëria do të të ndihmojnë të arrish atë që dëshiron. Mos lejo krenarinë të të pengojë. Një mundësi e papritur mund të të japë shpresë.

    Demi

    Sot duhet të tregohesh i kujdesshëm me fjalët. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të ndryshojë atmosferën. Në punë, mos u shqetëso për pengesat e vogla. Financat kërkojnë pak më shumë kontroll.

    Binjakët

    Idetë e tua do të jenë të veçanta dhe mund të të hapin dyer të reja. Në dashuri, komunikimi do të jetë çelësi. Dikush mund të tregojë interes për ty. Në punë, bashkëpunimi mund të sjellë rezultate të mira.

    Gaforrja

    Do të ndihesh më i ndjeshëm se zakonisht. Në dashuri, mos i mbaj emocionet brenda vetes. Thuaj atë që ndien. Në punë, mbroji idetë e tua dhe mos u tërhiq përballë mendimeve të të tjerëve. Kujdes me shpenzimet.

    Luani

    Mund të kesh nevojë për më shumë vëmendje dhe përkushtim nga personi që do. Megjithatë, mos kërko gjithçka vetëm për veten. Në punë, shmang debatet e panevojshme. Një gjest i vogël mirësie do të të sjellë kënaqësi.

    Virgjëresha

    Një takim ose njohje mund të të surprizojë këndshëm. Në dashuri, është moment i mirë për të sqaruar keqkuptimet. Në punë, mund të marrësh një detyrë që të përshtatet shumë. Besoji aftësive të tua.

    Peshorja

    Sot është ditë e mirë për të rregulluar gjërat që ke lënë pezull. Në dashuri, një moment i këndshëm me partnerin do të forcojë lidhjen. Beqarët mund të afrohen me dikë përmes një bisede interesante. Në financa, mendo para se të shpenzosh.

    Akrepi

    Romanca dhe emocionet do të jenë në plan të parë. Mund të marrësh një mesazh ose vëmendje nga dikush që të intereson. Në punë, kreativiteti do të të ndihmojë të gjesh zgjidhje të reja. Mos e humb mundësinë për të shijuar momentet e bukura.

    Shigjetari

    Familja dhe njerëzit e afërt do të kërkojnë më shumë vëmendjen tënde. Në dashuri, qetësia dhe mirëkuptimi do të vlejnë më shumë se debatet. Në punë, mos merr përsipër më shumë përgjegjësi sesa mund të përballosh.

    Bricjapi

    Komunikimi do të jetë pika jote e fortë. Një bisedë mund të sjellë një mundësi të re. Në dashuri, mos u trego tepër i rezervuar. Shprehi ndjenjat pa frikë. Në aspektin financiar, organizimi do të të ndihmojë.

    Ujori

    Financat dhe siguria personale do të jenë në qendër të vëmendjes. Mund të shfaqet një ide për të fituar më shumë. Në dashuri, vlerëso veprimet dhe jo vetëm fjalët. Mos bëj blerje të nxituara.

    Peshqit

    Sot do të jesh më intuitiv dhe emocional. Do të kuptosh më mirë se çfarë dëshiron vërtet. Në dashuri, mund të të presë një surprizë e këndshme. Në punë, është moment i mirë për të nisur diçka që e ke menduar prej kohësh.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Love, money, and unexpected possibilities. What does the horoscope say about today?

    Dude

    In love, a conversation may arise that will draw you closer to someone. At work, energy and determination will help you achieve what you want. Do not let pride stumble you. An unexpected opportunity can give you hope.

    Demi

    Today you need to be careful with your words. In love, genuine conversation can change the atmosphere. At work, don’t worry about minor obstacles. Financials require a little more control.

    Twins

    Your ideas will be special and they can open up new doors. In love, communication will be the key. Someone might be interested in you. At work, cooperation can produce good results.

    crab

    You’ll feel more sensitive than usual. In love, don’t keep emotions inside. Say what you feel. At work, protect your own ideas and do not be drawn to the opinions of others. Watch your expenses.

    Lion

    You may need more attention and devotion from the person you love. However, do not look all for yourself. At work, avoid unnecessary arguments. A small gesture of kindness will bring you satisfaction.

    Virgin

    A date or acquaintance may surprise you pleasantly. In love, it’s a good time to clear up misunderstandings. At work, you can take on a task that is very appropriate. Trust your skills.

    Weight

    Today is a good day to fix the things you left hanging. In love, a pleasant moment with your partner will strengthen your bond. Single people can approach someone through an interesting conversation. In finance, think before you spend.

    Scorpion

    Romance and emotions will be in first. You can receive a message or attention from someone you care about. At work, creativity will help you find new solutions. Do not miss out on the good times.

    Archer

    Family and loved ones will require your attention. In love, calmness and understanding will be worth more than arguments. At work, do not take on more responsibility than you can handle.

    Capricorn

    Communication will be your strength. A conversation can bring a new opportunity. In love, don’t be too reserved. Express your feelings without fear. Financially, organization will help.

    Aquarius

    Personal finances and security will be the focus of attention. There could be an idea to earn more. In love, appreciate your actions, not just your words. Don’t make hasty purchases.

    Fish

    You’re going to be more intuitive and emotional today. You’ll understand better what you really want. In love, you may receive a pleasant surprise. At work, it’s a good time to start something you’ve long thought about.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal