Category: Lajme

  • Hansi Flick nuk e sheh më si pjesë e projektit, ylli i skuadrës drejt largimit nga “Camp Nou”

    Hansi Flick nuk e sheh më si pjesë e projektit, ylli i skuadrës drejt largimit nga “Camp Nou”

    E ardhmja e Frenkie de Jongut te Barcelona është vënë seriozisht në pikëpyetje pas rikthimit të tij nga lëndimi, ndërsa muajt e ardhshëm mund të jenë vendimtarë për vazhdimin e karrierës së mesfushorit holandez në “Camp Nou”.

    Sipas gazetës spanjolle Diario SPORT, trajneri Hansi Flick vazhdon t’i vlerësojë cilësitë e De Jongut, por Barcelona ka plane të tjera për organizimin e mesfushës dhe nuk e konsideron më holandezin si zgjedhjen e parë të padiskutueshme.

    Klubi katalunas dëshiron ta ndërtojë mesfushën rreth Rodrit, i cili iu bashkua skuadrës gjatë verës nga Manchester City, dhe Pedrit. Në të njëjtën kohë, drejtuesit synojnë t’u japin më shumë hapësirë edhe talenteve të akademisë, Marc Bernal dhe Gavi.

    Raporti thekson se marrëdhëniet rreth mënyrës konservatore të trajtimit të lëndimit të gjurit nga De Jong kishin krijuar tensione në të kaluarën. Kjo situatë raportohet se kishte ndikuar edhe në vendimin e Barcelonës për ta siguruar transferimin e Rodrit.

    Hansi Flick no longer sees it as part of the project, the team’s star on the move away from  Camp Nouʹ

    Ndërkohë, Flick ka eksperimentuar edhe me De Jongun në pozitën e qendërmbrojtësit gjatë seancave stërvitore, në përpjekje për t’i mbuluar mungesat në repartin defensiv dhe për të pasur më shumë alternativa taktike.

    Dy muajt e ardhshëm mund të jenë vendimtarë për të ardhmen e holandezit. Nëse ai vazhdon të ketë rol dytësor dhe të qëndrojë në bankën rezervë, një largim nga Barcelona mund të bëhet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.

    Për momentin, nuk bëhet fjalë për një largim të konfirmuar, por raportimet sugjerojnë se pozita e De Jongut në planet afatgjata të Barcelonës nuk është më e sigurt./Telegrafi/

  • Hansi Flick no longer sees it as part of the project, the team’s star on the move away from  Camp Nouʹ

    Hansi Flick no longer sees it as part of the project, the team’s star on the move away from Camp Nouʹ

    Frankie de Jong’s future at Barcelona has been seriously questioned following his return from injury, while the coming months may be crucial for continuing the Dutch midfielder’s career at quemp Nouʹ.

    According to the Spanish newspaper Diario SPORT, coach Hansi Flick continues to assess De Jong’s qualities, but Barcelona has other plans for organising the midfield and no longer considers Dutch to be the first undisputed choice.

    The Catalonas club wants to build the midfield around Rodri, who joined the team during the summer from Manchester City, and Pedri. At the same time, management aims to give more space to academy talents Marc Bernal and Gavi.

    The report stresses that relations about the conservative approach to knee injury by De Jong had created tensions in the past. This situation is reported to have influenced Barcelona’s decision to ensure Rodri’s transfer.

    Hansi Flick no longer sees it as part of the project, the team’s star on the move away from  Camp Nouʹ

    Meanwhile, Flick has also experimented with De Jong in the position of the quarterback during training sessions, in an effort to cover up shortages in the department and to have more tactical alternatives.

    The next two months could be crucial to the Dutch’s future. If he continues to have a secondary role and remain in the reserve bank, a departure from Barcelona can become acceptable solutions to both sides.

    At the moment, it’s not about a confirmed departure, but reports suggest that De Jong’s position in Barcelona’s long-term plans is no longer safe./Telegraphy/

  • Zvicra synon më shumë transparencë për tarifat e pagesave me kartela dhe TWINT

    Zvicra synon më shumë transparencë për tarifat e pagesave me kartela dhe TWINT

    Këshilli Federal i Zvicrës ka hapur konsultimin për ndryshimet ligjore që synojnë rritjen e transparencës së tarifave për pagesat pa para të gatshme, përfshirë ato me Visa, Mastercard dhe TWINT.

    Sipas propozimit, ofruesit e shërbimeve të pagesave do të detyrohen t’i paraqesin veçmas tarifat që u ngarkohen tregtarëve, përfshirë tarifat ndërbankare dhe ato për përdorimin e sistemeve të pagesave.

    Informacioni duhet të jetë i qartë para lidhjes së kontratës dhe gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj.

    Nisma synon veçanërisht bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat do të kenë mundësi t’i kuptojnë më mirë kostot dhe të krahasojnë ofertat e ofruesve të ndryshëm.

    Sipas të dhënave të publikuara nga SRF, 71,5 për qind e pagesave në dyqanet zvicerane kryhen pa para të gatshme, transmeton Telegrafi.

    Këshilli Federal synon zbatimin e ndryshimeve me sa më pak ngarkesë administrative. Konsultimi për propozimin do të jetë i hapur deri më 11 shkurt 2027./Telegrafi/

  • "Turqia është më e fortë sot sesa dje", thotë Erdogan

    “Turqia është më e fortë sot sesa dje”, thotë Erdogan

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të enjten se Turqia ruan stabilitetin, ndërsa merr përsipër përgjegjësinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes luftërave, konflikteve dhe krizave në fqinjësinë e saj të afërt dhe në mbarë botën.

    Në një mesazh video me rastin e 103-vjetorit të Ditës së Republikës, Erdogan uroi kombin turk, qipriotët turq dhe qytetarët që jetojnë jashtë vendit për festën kombëtare të 29 tetorit.

    Ai gjithashtu përshëndeti të pranishmit në misionet diplomatike të Turqisë, si dhe njerëzit në të gjithë sferën e saj gjeografike e kulturore, të cilët ndajnë gëzimet dhe hidhërimet e vendit.

    Erdogan theksoi se republika është dëshmia më e fortë e vendosmërisë së kombit turk për të jetuar i lirë, për të mbetur i pavarur dhe për të përcaktuar vetë të ardhmen e tij.

    Ai u shpreh se lufta kombëtare, e udhëhequr nga Mustafa Kemal Ataturku – themeluesi i Republikës së Turqisë – ka treguar se çfarë mund të arrijë një komb i bashkuar, edhe në rrethanat më të vështira, shkruan TrtWorld, përcjell Telegrafi.

    Kjo arritje, e realizuar pavarësisht kufizimeve të rënda, ndryshoi fatin e kombit dhe rikonfirmoi fuqinë e vullnetit kombëtar, si dhe të drejtën për të jetuar në mënyrë të pavarur, shtoi ai.

    Erdogan theksoi se Turqia do të mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe drejtësisë, nën moton: “Paqe në shtëpi, paqe në botë”.

    Ai theksoi se vendosmëria dhe guximi i treguar nga kombi 103 vite më parë vazhdojnë të frymëzojnë vendin, duke i cilësuar përparimet e 24 viteve të fundit në fushën e mbrojtjes, energjisë, transportit dhe diplomacisë si hapa thelbësorë drejt një Turqie më me ndikim dhe më të begatë.

    Presidenti turk deklaroi se vendi po zhvillon teknologjinë e vet, po zgjeron kapacitetet e mbrojtjes, po forcon sigurinë e furnizimit me energji, po modernizon infrastrukturën e transportit dhe po rrit kapacitetet prodhuese.

    Erdogan u shpreh se kombi prej 86 milionë banorësh do ta shndërrojë në realitet vizionin e tij për “Shekullin e Turqisë” dhe do ta udhëheqë republikën drejt një të ardhmeje më të ndritur.

    “Turqia, falë Zotit, është më e fortë sot sesa ishte dje. Në dashtë Zoti, nesër do të jetë edhe më e fortë, më e respektuar dhe më me ndikim në çdo fushë”, tha ai, duke shtuar se kombi turk do të lërë gjurmët e tij në këtë shekull.

    Ai e përmbylli duke përkujtuar Ataturkun, bashkëluftëtarët e tij, heronjtë e luftës kombëtare dhe ata që dhanë jetën për atdheun, ndërsa shprehu mirënjohje për veteranët. /Telegrafi/

  • Sony rikthen stilin retro, prezanton kontrollorët transparentë për PlayStation 5

    Sony rikthen stilin retro, prezanton kontrollorët transparentë për PlayStation 5

    Sony rikthen stilin retro, prezanton kontrollorët transparentë për PlayStation 5

    Kompania japoneze Sony ka prezantuar koleksionin e ri të kontrollorëve transparentë DualSense për konsolën PlayStation 5, duke rikthyer një stil dizajni që ishte veçanërisht i popullarizuar në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000.

    Koleksioni i ri, i quajtur Prism Collection, do të jetë i disponueshëm në tri ngjyra: portokalli, jeshile dhe gri.

    Kontrollorët kanë një sipërfaqe transparente me shkëlqim, përfshirë pjesën e pasme, duke u mundësuar përdoruesve të shohin disa nga komponentët e brendshëm të pajisjes. Sipas kompanisë, synimi është rikthimi i pamjes ikonike të pajisjeve transparente, por në një version modern që përshtatet me dizajnin e PS5.

    Përveç kontrollorëve, koleksioni përfshin edhe kapakë për konsolën PS5 në të njëjtat tri ngjyra. Megjithatë, këta kapakë nuk janë plotësisht transparentë dhe nuk mundësojnë shikimin e komponentëve të brendshëm të konsolës.

    Porositë paraprake pritet të hapen më 10 nëntor 2026, ndërsa lansimi i produkteve është planifikuar për 4 shkurt 2027. Datat dhe disponueshmëria mund të ndryshojnë sipas shtetit dhe rajonit.

    Në tregun amerikan, kontrollorët DualSense do të kushtojnë 84,99 dollarë, ndërsa kapakët për PS5 do të shiten për 74,99 dollarë.

    Sony ka një histori të gjatë me dizajnin transparent, i cili ishte i pranishëm që në epokën e PlayStation-it të parë. Me koleksionin e ri, kompania synon ta rikthejë këtë estetikë retro te gjenerata aktuale e konsolave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Sony returns retro style, introduces transparent controllers for PlayStation 5

    Japan’s Sony Company has introduced the new collection of transparent Controlors Doual Sense for the PlayStation 5 console, restoring a design style that was particularly popular in the late 1990s and early 2000.

    The New Collection, Called Waiting Collection, will be available in three colors: orange, green and gray.

    The controllers have a bright transparent surface, including the back, enabling users to see some of the interior components of the device. According to the company, the goal is to restore the ikeonic view of transparent equipment, but to a modern version that fits the design of PS5.

    In addition to controllers, the collection includes covers for the PS5 console in the same three colors. However, these covers are not fully transparent and do not enable the view of the console’s internal components.

    Preliminary orders are expected to open on November 10, 2026, while the launching of products is scheduled for February 4th, 2027. Dates and availability may vary according to the state and the region.

    In the U.S. market, auditors Doual Sense will cost $84,99, and the lids for PS5 will be sold for $74.99.

    Sony has a long history of transparent design, which was present since the first PlayStation era. With the new collection, the company aims to restore this retro aesthetic to the current generation of consoles.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon nesër në orën 09:00

    Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon nesër në orën 09:00

    Protesta para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku po kërkohet drejtësi dhe llogaridhënie për rastin e Arlinda Zekajt, do të vazhdojë edhe të premten, më 30 tetor, nga ora 09:00.

    Vazhdimi i protestës është paralajmëruar të përkojë me kohën kur Qeveria ka thirrur konferencë për media.

    Gjatë protestës së sotme, organizatorja Anita Nika ka bërë publike kërkesat e protestuesve, të cilët po kërkojnë shkarkime, ndjekje penale dhe burgosje të zyrtarëve që i konsiderojnë përgjegjës për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

    Ndër kërkesat e tyre janë shkarkimi dhe ndjekja penale e kryeprokurores Lumturie Vuçetaj, prokurores Suada Rama Hamza, kryetarit të Gjykatës, Shemsedin Haxhiaj, si dhe gjykatësit Migjen Kastrati.

    Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu shkarkimin dhe ndjekjen penale të ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së GJKS-së, Shpresa Lukaj, si dhe të personave të tjerë që i përmendën gjatë protestës.

    “Kërkesat tona janë të qarta, s’duam suspendime, duam shkarkime, burgosje e ndjekje penale”, ka deklaruar Nika.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Protest of Arlinda Zekay continues tomorrow at 09 a.m.

    Protests in front of the Kosovo Government object, where justice and accountability are being sought for the Arlinda Zekaj case, will continue on Friday, October 30th, at 09 o’clock.

    Continued protest has been warned to coincide with the time when the government has called the media conference.

    During today’s protest, organiser Anita Nica has made public the demands of protesters who are demanding dismissals, prosecutions and imprisonments of officials who consider them responsible for handling the case of Arlinda Zekij.

    Among their demands are the dismissal and prosecution of chief prosecutor Joy Vucetaj, prosecutor Suada Rama Hamza, Court Speaker Shemsedin Hadziaj, as well as Judge Migen Kastrati.

    Protesters have also called for the dismissal and prosecution of the JCKS director’s office, Lucaj Hope, and other persons who cited them during the protest.

    Our demands are clear, we don’t regret, we want dismissals, imprisonment and prosecutions, Nica has declared.

     

    Source Layer: Dukeagini

  • “Konferenca të mbahet jashtë” - Nesër thirret protestë para adresimit të Gërvallës e Sveçlës

    “Konferenca të mbahet jashtë” – Nesër thirret protestë para adresimit të Gërvallës e Sveçlës

    “Konferenca të mbahet jashtë” - Nesër thirret protestë para adresimit të Gërvallës e Sveçlës

    Protestuesit që po kërkojnë drejtësi për gratë e vrara dhe përgjegjësi e llogaridhënie nga institucionet e vendit, kanë thirrur sërish për nesër një tubim para objektit të Qeverisë së Kosovës.

    Për dallim nga dy ditët e fundit ku protestat kanë nisur nga ora 16:00, gjatë së premtes, ky organizim do të mbahet para orës 09:00 të paradites.

    Një vendim i tillë është marrë, pasi që protestuesit janë njoftuar për konferencën që ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të mbajnë para kësaj kohe.

    Njoftimin për mbajtjen e kësaj konference e ka bërë kryeministri i vendit, Albin Kurti në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se tashmë ka pranuar raportet për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Aktivistja Liridona Sijarina, në emër të protestuesve ka kërkuar që konferenca e Gërvallës e Sveçlës të mbahet jashtë objektit të ekzekutivit.

    “…A po e vendosim që me ja lypë Qeverisë që Konferencën me majt jashtë ose na hyjmë brenda. Nesër para 9-ve takohemi qitu, s’kemi me u dorëzu, s’kemi me u zmbraps pa i marrë përgjigjet definitve dhe pa i pa kërkesat tona të adresume…”, tha ajo para protestuesve. /Klankosova.tv

  • Google Chrome bëhet më inteligjent

    Google Chrome bëhet më inteligjent

    Shfletuesi i internetit Google Chrome do të marrë një përditësim të ri që do të përmirësojë funksionin e plotësimit automatik të formularëve përmes inteligjencës artificiale (AI).

    Kompania Google ka njoftuar se Chrome do të pajiset me një version më të avancuar të këtij funksioni, i cili do t’u ndihmojë përdoruesve të plotësojnë formularët në internet duke përdorur të dhënat e nxjerra nga llogaritë e tyre në Gmail.

    Kjo do të thotë se shfletuesi mund të sugjerojë informacione të nevojshme, si numrin e konfirmimit të fluturimit, numrin e anëtarësimit, të dhënat për përcjelljen e dërgesave, numrin e porosisë, adresën, numrin e telefonit apo të dhënat e kartelës së kreditit, duke i gjetur ato në mesazhet elektronike të përdoruesit.

    Përditësimi është një zgjerim i funksionit Personal Intelligence të Google, i cili u mundëson përdoruesve të lidhin aplikacionet e tyre me asistentin e inteligjencës artificiale Gemini, për të gjetur informacione të caktuara dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve më komplekse.

    Edhe pse mund të duket si një ndryshim i vogël, ky funksion mund ta bëjë përdorimin e Chrome më të lehtë dhe më praktik. Në vend që të kalojnë nga një skedë në tjetrën për të kërkuar numrin e një porosie apo detajet e një rezervimi, përdoruesit do të mund t’i marrin këto informacione drejtpërdrejt gjatë plotësimit të formularëve.

    Funksioni i ri i ngjan një mundësie të njohur të pajisjeve Apple, të cilat identifikojnë automatikisht kodet e verifikimit të dërguara me SMS dhe i shfaqin mbi tastierë, në mënyrë që përdoruesit t’i fusin me një prekje.

    Sa i përket privatësisë, Google thekson se të dhënat e ndjeshme janë të enkriptuara. Përdoruesit do të mund të vendosin vetë në cilësimet e Chrome nëse dëshirojnë ta aktivizojnë këtë funksion të avancuar.

    Funksioni ka nisur të shpërndahet gradualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kompjuterë dhe në pajisjet me sistemet operative iOS dhe Android. Ai është i disponueshëm për përdoruesit e Gemini në Chrome që e kanë aktivizuar edhe funksionin Personal Intelligence. /Telegrafi/