Category: Lajme

  • Erion Veliaj refuzon ushqimin në Burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës vizitohet nga nëna dhe bashkëshortja

    Erion Veliaj refuzon ushqimin në Burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës vizitohet nga nëna dhe bashkëshortja

    Një ditë pas transferimit nga burgu i Durrësit te ai i Fierit, Erion Veliaj ka nisur “grevën” brenda qelisë.

    Siç mëson Tch, kryebashkiaku i Tiranës ka refuzuar ushqimin brenda burgut, me refuzimin prej tij që vjen në një formë proteste për transferimin e padokumentuar nga burgu i Durrësit në të Fierit.

    Ndërkohë, në mëngjes, Veliaj u vizitua nga nëna e tij, e cila mbante me vete një çantë të mbushur me ushqime.

    Ndërsa pak orë më vonë, erdhi dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila ishte së bashku me foshnjën. /Tch/

  • BE-ja planifikon trefishimin e Frontex-it dhe zgjerimin e kompetencave për dëbimin e migrantëve

    BE-ja planifikon trefishimin e Frontex-it dhe zgjerimin e kompetencave për dëbimin e migrantëve

    Komisioni Evropian synon të trefishojë numrin e punonjësve të Frontex-it, agjencisë evropiane për kufijtë dhe rojën bregdetare, si dhe t’i japë asaj kompetenca të reja për dëbimin e migrantëve jashtë kufijve të Bashkimit Evropian dhe monitorimin e rrjeteve sociale.

    Reforma e propozuar synon të zgjerojë ndjeshëm mandatin e agjencisë, duke i dhënë një rol më të madh në kthimin e migrantëve që qëndrojnë në mënyrë të parregullt në BE, si dhe në reagimin ndaj flukseve të mëdha të ardhjeve në kufijtë evropianë.

    Brukseli argumenton se ndryshimet janë të nevojshme për t’iu përgjigjur sfidave të reja të migracionit, përfshirë kalimet e organizuara të kufijve. Si shembull përmendet korriku, kur rreth 80 mijë persona kaluan nga Maroku në enklavën spanjolle Ceuta, në Afrikën e Veriut.

    Megjithatë, propozimi ka nxitur reagime dhe shqetësime nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat paralajmërojnë se zgjerimi i kompetencave dhe buxhetit të Frontex-it mund të rrisë rrezikun e shkeljeve të të drejtave themelore dhe mbikëqyrjes së tepruar. Reforma duhet ende të miratohet nga shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian.

    Një nga ndryshimet kryesore është zhvendosja e fokusit të Frontex-it nga menaxhimi i kufijve të jashtëm drejt dëbimit të migrantëve që nuk kanë të drejtë qëndrimi. Sipas komisionerit evropian për Migracionin, Magnus Brunner, agjencia do të bëhet “aktori qendror i BE-së për kthimet”, duke ofruar mbështetje në të gjitha fazat e procesit.

    Përgjegjësia për kthimin e migrantëve në vendet e origjinës do të mbetet te shtetet anëtare, por Frontex-i do të ndihmojë në identifikimin e personave që duhet të kthehen, organizimin e fluturimeve të dëbimit dhe ofrimin e mbështetjes për riintegrimin e tyre. Për këtë qëllim parashihet krijimi i një Qendre për Koordinimin e Kthimeve.

    Një nga elementet më të rëndësishme të reformës është mundësia që Frontex-i të veprojë edhe nga një shtet jashtë BE-së drejt një shteti tjetër jashtë unionit. Kjo do t’i mundësonte agjencisë të përfshihej në proceset e kthimit të migrantëve edhe përpara se ata të arrinin në territorin evropian.

    Agjencia do të mund të përfshihej gjithashtu në dëbimet nga të ashtuquajturat qendra të kthimit drejt vendeve të origjinës, pasi një ligj i miratuar së fundmi lejon krijimin e qendrave të tilla jashtë territorit të BE-së.

    Organizatat e shoqërisë civile kanë paralajmëruar se ky sistem mund të jetë jotransparent dhe i vështirë për t’u mbikëqyrur. Iftach Cohen, bashkëdrejtor i organizatës Front-LEX, i tha Euronews-it se Komisioni Evropian po synon ta shndërrojë Frontex-in në një agjenci dëbimesh që vepron shumë përtej kufijve të Evropës, ku abuzimet mund të jenë më të vështira për t’u zbuluar.

    Çdo bashkëpunim me një shtet të tretë do të kërkojë një marrëveshje të posaçme, e cila do të negociohet nga Komisioni Evropian dhe do të duhet të miratohet nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian, transmeton Telegrafi.

    Eurodeputetja socialiste italiane Cecilia Strada e krahasoi këtë qasje me politikat e agjencisë amerikane ICE, e cila është përgjegjëse për arrestimin dhe dëbimin e migrantëve pa status të rregullt. Ajo tha se Frontex-i po afrohet gjithnjë e më shumë me modelin e kësaj agjencie amerikane.

    Reforma shoqërohet edhe me një rregullore të veçantë për digjitalizimin e procedurave të kthimit, e cila synon të thjeshtojë dhe përshpejtojë proceset administrative përmes shkëmbimit të informacionit ndërmjet shteteve anëtare. Megjithatë, organizata si Statewatch kanë ngritur shqetësime për rrezikun e mbledhjes së tepërt të të dhënave personale.

    Një tjetër kompetencë e re që parashihet për Frontex-in është monitorimi i rrjeteve sociale për të identifikuar reklamat dhe përmbajtjet që lidhen me kontrabandën e migrantëve, si dhe për të parashikuar ardhjet masive në kufijtë e BE-së.

    Një zyrtar evropian pranoi se propozimi është ndikuar pjesërisht nga situata e korrikut në Ceuta, kur rreth 80 mijë persona kaluan nga Maroku drejt enklavës spanjolle. Sipas tij, para ngjarjes kishte pasur shumë mesazhe dhe dezinformata në rrjetet sociale, ndërsa monitorimi në kohë reale mund t’u mundësonte autoriteteve të reagonin më herët.

    Për këtë qëllim do të krijohet një strukturë e re, e quajtur Qendra për Monitorimin dhe Reagimin Online. Frontex-it do t’i lejohet të identifikojë përmbajtje të paligjshme, t’ua raportojë ato platformave të rrjeteve sociale dhe t’u kërkojë autoriteteve kompetente të ndërmarrin hapa për heqjen e tyre.

    Henna Virkkunen, nënkryetare e Komisionit Evropian për Sovranitetin Teknologjik dhe Sigurinë, tha se dimensioni digjital është një nga elementet kryesore që mundësojnë zbatimin e reformës.

    Megjithatë, vendimi për ligjshmërinë e përmbajtjeve do të mbetet në kompetencë të autoriteteve kombëtare. Frontex-i do të aplikojë për statusin e “raportuesit të besuar”, i cili duhet të miratohet nga autoritetet përkatëse. Nëse e merr këtë status, raportimet e agjencisë do të shqyrtohen me përparësi dhe përmbajtjet do të hiqen kur kjo të konsiderohet e arsyeshme.

    Këto kompetenca kanë nxitur shqetësime për mbikëqyrjen e hapësirës online, privatësinë dhe lirinë e shprehjes. Eurodeputetja e të Gjelbërve nga Franca, Mélissa Camara, paralajmëroi se monitorimi i rrjeteve sociale paraqet rreziqe serioze për të dhënat personale të qytetarëve.

    Kritika kanë ardhur edhe nga disa eurodeputetë të së djathtës ekstreme, të cilët tradicionalisht mbështesin kontrolle më të rrepta kufitare dhe kompetenca më të gjera për Frontex-in. Susanna Ceccardi nga partia italiane Liga tha se lufta kundër trafikantëve nuk duhet të shndërrohet në një justifikim për monitorimin e opinioneve të qytetarëve.

    Reforma parashikon gjithashtu krijimin e një njësie të reagimit të shpejtë, e cila do të mund të dërgohet brenda një kohe të shkurtër në kufijtë e jashtëm të një shteti anëtar në rast emergjence ose rritjeje të papritur të numrit të migrantëve.

    Vendimin për aktivizimin e kësaj njësie do të mund ta marrë drejtori ekzekutiv i Frontex-it, por vetëm pas kërkesës së shtetit anëtar përkatës. Ndërkohë, propozimi nuk ndryshon parimin se zyrtarët e Frontex-it mbeten nën autoritetin e institucioneve kombëtare.

    Përveç kompetencave, Komisioni Evropian synon të rrisë ndjeshëm edhe personelin e agjencisë. Plani parasheh trefishimin e numrit të përgjithshëm të oficerëve, nga rreth 10 mijë aktualisht në 30 mijë deri në vitin 2041.

    Trupat e përhershme të Frontex-it, të cilat merren me patrullimin e kufijve, do të rriten nga 3 mijë në 6 mijë oficerë. Atyre do t’u shtohen edhe 7 mijë oficerë të deleguar nga forcat policore kombëtare të vendeve anëtare.

    Pjesa tjetër do të përbëhet nga një rezervë e re evropiane për kufijtë dhe kthimet, me 17 mijë oficerë që do të qëndrojnë në vendet e tyre dhe do të angazhohen vetëm kur të jetë e nevojshme. Sipas një zyrtari të BE-së, këta oficerë do të trajnohen sipas standardeve të Frontex-it, por do të mbeten pjesë e burimeve kombëtare dhe nuk do të paguhen nga buxheti i agjencisë.

    Frontex-it i janë ndarë afro gjashtë miliardë euro në buxhetin aktual të BE-së, ndërsa Komisioni Evropian ka propozuar dyfishimin e financimit të tij për periudhën 2028–2034.

    Me mandatin e ri, agjencia do të mund të blejë, marrë me qira ose të zotërojë së bashku me shtetet anëtare pajisje si dronët e mbikëqyrjes dhe mjetet e pajisura me inteligjencë artificiale. Ajo do të veprojë edhe si organ qendror për prokurimet e përbashkëta. Aktualisht, Frontex-i varet nga pajisjet që i vihen në dispozicion nga forcat kombëtare.

    Megjithatë, rritja e personelit dhe burimeve nuk shoqërohet me një rritje proporcionale të ekipit përgjegjës për të drejtat themelore, i cili monitoron respektimin e të drejtave të migrantëve gjatë kthimeve dhe operacioneve kufitare.

    Sipas një zyrtari të BE-së, madhësia e këtij ekipi përcaktohet çdo vit në bazë të burimeve në dispozicion, gjë që ka shtuar shqetësimet e organizatave për të drejtat e njeriut.

    Chiara Catelli, përfaqësuese e organizatës PICUM, e cila mbron të drejtat e migrantëve, tha se propozimi zgjeron ndjeshëm kompetencat e Frontex-it për gjurmimin, kontrollin dhe dëbimin e migrantëve, pa vendosur garanci më të forta për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

    Ajo rikujtoi gjithashtu se ndaj agjencisë janë ngritur më herët akuza për përfshirje në shkelje të të drejtave themelore. Propozimi pritet të shkaktojë debat të gjerë në institucionet evropiane, përpara se të merret vendimi përfundimtar për miratimin e tij. /Telegrafi/

  • Ora 18:00, afati i fundit që Kurti ua dha dy ministrive për rastin e Arlindës – pas suspendimeve në Prokurori, a do të ketë shkarkime të tjera?

    Ora 18:00, afati i fundit që Kurti ua dha dy ministrive për rastin e Arlindës – pas suspendimeve në Prokurori, a do të ketë shkarkime të tjera?

    Ora 18:00, afati i fundit që Kurti ua dha dy ministrive për rastin e Arlindës – pas suspendimeve në Prokurori, a do të ketë shkarkime të tjera?

    Sot, më 29 tetor, në orën 18:00, përfundon afati që kryeministri Albin Kurti i ka dhënë Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për dorëzimin e raporteve të detajuara lidhur me veprimet dhe mosveprimet institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.

    Kryeministri ka kërkuar që të identifikohen lëshimet e mundshme në secilën hallkë institucionale që kishte përgjegjësi për trajtimin e rastit të 49-vjeçares, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

    Gjatë mbledhjes së Qeverisë, të mbajtur të mërkurën, Kurti kishte paralajmëruar se raportet do të bëhen publike.

    “Kanë mbetur 34 orë për hartimin dhe dorëzimin e këtij raporti. Nesër mbrëma, para orës 18:00, pres raportet dhe sigurisht se do ta ndaj me publikun”, kishte deklaruar Kurti.

    Afati i vendosur nga kryeministri vjen në kohën kur Këshilli Prokurorial i Kosovës tashmë ka ndërmarrë masa ndaj dy zyrtareve të Prokurorisë Themelore në Pejë.

    Siç raportoi Gazeta Sinjali, KPK-ja ka suspenduar kryeprokuroren Lumturije Vuçetaj dhe koordinatoren për dhunë në familje, Arlinda Nallbani Gacaferri.

    Ndaj të dyjave janë iniciuar edhe procedura disiplinore, me qëllim të vlerësimit të përgjegjësisë së mundshme lidhur me veprimet apo mosveprimet gjatë trajtimit të rastit të Arlinda Zekajt.

    Vendimet janë marrë pas rekomandimeve të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, bazuar në raportin e hartuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

    Ndërkohë, Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur veprime hetimore dhe verifikuese për mënyrën se si zyrtarët policorë i kanë trajtuar raportimet e viktimës.

    Por, përderisa në sistemin prokurorial tashmë janë ndërmarrë masa, mbetet të shihet se çfarë do të konstatojnë raportet e dy ministrive dhe nëse do të identifikohen përgjegjësi të tjera institucionale.

    Vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur reagime të fuqishme publike, protesta dhe kërkesa për dorëheqje e shkarkime të zyrtarëve përgjegjës.

    Gazeta Sinjali kishte raportuar për dokumentin e datës 22 tetor, përmes të cilit Arlinda kishte kërkuar masa urgjente mbrojtëse nga Prokuroria Themelore në Pejë, vetëm tri ditë përpara se të vritej.

    Tashmë, vëmendja është përqendruar te ora 18:00, kur pritet të përfundojë afati për dorëzimin e raporteve. Mbetet të shihet nëse gjetjet do të çojnë në masa të tjera ndaj zyrtarëve institucionalë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • At 6: 00 p.m., the deadline Kurti gave the two ministries for the Arlinda case after the D.A. suspensions, will there be other dismissals?

    Today, on October 29th, at 6: 00 p.m., the deadline that Prime Minister Albin Kurti has given to the Ministry of Justice and the Ministry of Internal Affairs for handing over detailed reports concerning actions and institutional in the case of the murder of Arlinda Zekaj in Pec.

    The prime minister has sought to identify possible concessions in any institutional link responsible for handling the 49-year case, which was killed on October 25th in Vitomirica, Pec.

    During the Government meeting, held Wednesday, Kurti had warned that reports would be made public.

    There are 34 hours left for the drafting and delivery of this report. Tomorrow night, before 6:00, I’m waiting for the reports, and of course I’m going to share it with the public, Kurt said.

    The deadline set by the prime minister comes at a time when the Kosovo Prosecutorial Council has already taken measures against the two founding Prosecution officials in Pec.

    As the Signal newspaper reported, the KKP has sponsored chief prosecutor Joy Vucetaj and family violence co-ordinator Arlinda Nallbani Gacaferri.

    Disciplinary procedures have also been initiated in order to assess possible responsibility regarding actions or inactions during the treatment of Arlinda Zekitaj case.

    The decisions were taken following recommendations by Chief State Prosecutor Zejrullah Gashi, based on the report drafted by the State Chief Prosecutor’s Office.

    Meanwhile, the Kosovo Police Inspectorate has launched investigative and verifiating actions on the way police officials have handled the victim’s reports.

    But while measures have already been taken in the prosecutorial system, it remains to be seen what the two ministries’ reports will state and if other institutional responsibilities are identified.

    Arlinda Zekiaj’s murder has sparked strong public reactions, protests and demands for resignations and dismissals of responsible officials.

    The signal newspaper had reported on the document of October 22nd, through which Arlinda had requested urgent safeguard clauses from the Founding Prosecutor in Pec, just three days before he was killed.

    Already, attention is focused at 6:00, when the deadline for reporting is expected to be completed. It remains to be seen whether the findings will lead to other measures against institutional officials.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • A do të japë dorëheqje pas rastit të Arlindës? Kështë përgjigjet Gërvalla

    A do të japë dorëheqje pas rastit të Arlindës? Kështë përgjigjet Gërvalla

    A do të japë dorëheqje pas rastit të Arlindës? Kështë përgjigjet Gërvalla

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, nëse do të japë dorëheqje nga posti pas rastit të Arlinda Zekajt.

    Pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, në hollin e këtij institucioni, Gërvalla deklaroi se në orën 18:00 do të publikojë një raport lidhur me rastin që ka tronditur vendin. Megjithatë, ajo nuk dha përgjigje nëse do të largohet nga posti i ministres së Drejtësisë.

    Ndërkohë, në sheshet e Prishtinës dhe në disa qytete të tjera të Kosovës po mbahen protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e ministres Gërvalla./Klankosova.tv

  • Will he resign after the Arlinda case? This is Gervailla responding.

    MJustice student Donika Grovalla has not responded to the question of the Kosovo Clan journalist, the Bellagoshi, if she will resign from office after the case of Arlinda Zekij.

    After the end of the Kosovo Assembly session in the lobby of this institution, Gervala said he would publish a report about the case that has shocked the country at 6600. However, it did not answer whether it would leave the post of justice minister.

    Meanwhile, protests are being held in Pristina squares and in several other Kosovo towns following the murder of Arlinda Zekaj. Protesters are demanding the resignation of Minister Gervala. /Klankosova. tv

  • Kuvendi themelon komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

    Kuvendi themelon komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

    Kuvendi themelon komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

    Kuvendi i Kosovës ka themeluar me 90 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisionin Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

    Komisioni do të ketë për detyrë të shqyrtojë veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në lidhje me rastin, si dhe trajtimin institucional të dhunës në familje ndaj grave dhe fëmijëve.

    Sipas vendimit të Kuvendit, komisioni duhet ta paraqesë raportin përfundimtar brenda gjashtë muajve nga dita e themelimit./Klankosova.tv

  • Parliament establishes investigative commission for Arlinda Zekaj case

    KThe Kosovo government has founded 90 votes for, no counter and no abstention, the Parliamentary Investigative Commission for acts and institutional inactions regarding the murder of Arlinda Zekaj and the treatment of violence against children and women in the family.

    The commission will be tasked with reviewing the actions and inactions of institutions in connection with the case, as well as institutional treatment of domestic violence against women and children.

    Under the Parliament’s decision, the commission must present the final report within six months of its founding day. /Klankosova. tv

  • Osmani: Kërkojmë mbështetjen e Francës për integrimin evropian të vendit dhe ruajtjen e Marrëveshjes së Ohrit

    Osmani: Kërkojmë mbështetjen e Francës për integrimin evropian të vendit dhe ruajtjen e Marrëveshjes së Ohrit

    Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, po qëndron për vizitë pune në Paris, në kuadër të së cilës po zhvillon takime në Senatin francez, Asamblenë Kombëtare dhe institucione të tjera franceze, me fokus në perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, thuhet në njoftimin e BDI-së.

    Në qendër të bisedimeve, thonë nga BDI, janë procesi i integrimit evropian, ngecja e Maqedonisë së Veriut në këtë proces, si dhe rëndësia e ruajtjes së stabilitetit ndëretnik përmes respektimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

    Siç thuhet në njoftim gjatë bisedimeve u shqyrtuan edhe mundësitë e integrimit gradual në politikat dhe mekanizmat e Bashkimit Evropian, me qëllim që qytetarët të kenë përfitime konkrete nga procesi integrues edhe përpara anëtarësimit të plotë.

    Osmani kërkoi një angazhim më të fuqishëm të Francës për të siguruar një interpretim të qartë, të njëtrajtshëm dhe të paekuivok të procesit të integrimit evropian të vendit, si dhe mbështetje në kuadër të marrëdhënieve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

    “Nuk duhet të lejojmë që Maqedonia e Veriut të mbetet jashtë proceseve kryesore evropiane në rajon. Është bërë shumë, do të thosha është investuar shumë, veçanërisht edhe nga Republika Franceze në këtë proces, për çka jemi jashtëzakonisht mirënjohës. Por, është e qartë se kemi nevojë për mbështetje shtesë, në mënyrë që procesi i integrimit të vazhdojë”, theksoi Osmani.

    Vëmendje e veçantë iu kushtua Marrëveshjes së Ohrit, si themel i stabilitetit, barazisë dhe karakterit multietnik të shtetit. Osmani shprehu shqetësimet lidhur me zhvillimet që prekin të drejtat gjuhësore, përfaqësimin e drejtë dhe respektimin e parimeve themelore të kësaj marrëveshjeje.

    Ai theksoi se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe përparimi drejt Bashkimit Evropian mbeten ngushtë të ndërlidhura me stabilitetin dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

  • Zbulohet në një hambar Bentley i vitit 1928, vlera mund të kalojë një milion dollarë

    Zbulohet në një hambar Bentley i vitit 1928, vlera mund të kalojë një milion dollarë

    Një Bentley 4.5 Litre Sports Tourer i vitit 1928 është zbuluar në një pronë të braktisur në Mbretërinë e Bashkuar nga Colin Smith, i cili po filmonte vendin për kanalin e tij në YouTube. Makina klasike, e pajisur me karroceri të prodhuar nga Vanden Plas, kishte qëndruar e paprekur për vite me radhë.

    Bentley prodhoi rreth 720 ekzemplarë të modelit 4.5 Litre mes viteve 1927 dhe 1931. Prej tyre, vetëm 204 morën karroceri nga Vanden Plas, ndërsa 148 u përfunduan si modele turistike me katër ulëse, si makina e zbuluar së fundmi, transmeton Telegrafi.

    Më shumë se 50 prej këtyre automjeteve dolën nga fabrika vetëm gjatë vitit 1928, duke e vendosur këtë ekzemplar në periudhën e hershme të prodhimit të modelit. Ai përdor një motor atmosferik me katër cilindra në linjë, me vëllim 4.4 litra dhe dy karburatorë, që zhvillonte 110 kuaj fuqi në konfigurimin standard turistik.

    Ruajtja e karrocerisë origjinale është një nga elementet që mund ta bëjë makinën veçanërisht të vlefshme. Automjetet e paraluftës shpesh pësojnë dëmtime në karroceritë me strukturë druri dhe panelet e holla prej çeliku, për shkak të lagështisë, zjarreve dhe viteve të neglizhencës. Një Bentley Vanden Plas që ka ruajtur karrocerinë e fabrikës dhe nuk ka kaluar nëpër zjarr është një gjetje e rrallë.

    Sipas raportimeve, një kontroll i regjistrimit të automjetit e lidh përfundimin e tij fillestar me ngjyrën e zezë. Megjithatë, ende duhet të verifikohet nëse boja aktuale është origjinale apo rezultat i një rilyerjeje të mëvonshme. Konfirmimi i numrave përputhës të shasisë dhe motorit, si dhe dokumentimi i historisë së pronësisë, do të jenë vendimtarë për përcaktimin e vlerës.

    Kanali The Bearded Explorer vlerësoi se makina mund të arrijë një çmim shtatëshifror nëse autenticiteti i saj konfirmohet dhe restaurimi kryhet me sukses. Megjithatë, sipas tij, ajo nuk pritet të arrijë domosdoshmërisht vlerat e versioneve të mbingarkuara me kompresor, të njohura si Bentley Blower.

    Shitjet e mëparshme tregojnë se vlera e këtyre makinave mund të ndryshojë ndjeshëm. Një Bentley Vanden Plas i vitit 1928 u shit në ankandin Villa d’Este të Broad Arrow në maj të vitit 2026 për një shumë në intervalin e mesëm të 400 mijë dollarëve, sipas përmbledhjeve publike të vlerësimeve.

    – YouTube www.youtube.com

    Ndërkohë, një ekzemplar me numra përputhës dhe histori të pandërprerë pronësie, me numër shasie RL3427, arriti çmimin prej 1,105,000 dollarësh në ankandin e RM Sotheby’s në Monterey, në vitin 2021. Një tjetër Vanden Plas Semi-Le Mans Tourer me karroceri origjinale u shit për 2.75 milionë dollarë në ankandin e Gooding & Company në Amelia Island, në vitin 2013, falë historisë së tij sportive dhe konfigurimit të saktë të fabrikës.

    Këto rezultate tregojnë se çmimi i modeleve të ngjashme mund të variojë nga më pak se gjysmë milioni deri në disa milionë dollarë. Për makinën e zbuluar nga Smith, përcaktimi i vlerës do të varet nga verifikimi i numrave të shasisë dhe motorit, gjurmimi i historisë së pronësisë dhe vlerësimi i gjendjes së karrocerisë origjinale.

    Deri atëherë, vlerësimi mbi një milion dollarë mbetet një mundësi, por jo një çmim i konfirmuar. Për koleksionistët e makinave klasike, dokumentacioni dhe prejardhja e verifikuar mund të jenë po aq të rëndësishme sa gjendja fizike e automjetit. /Telegrafi/