Category: Lajme

  • Gashi për zgjedhjet në Bërvenicë: Uroj të fitojë më i miri, pa dallime partiake apo etnike

    Gashi për zgjedhjet në Bërvenicë: Uroj të fitojë më i miri, pa dallime partiake apo etnike

    Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ka folur për zgjedhjet në Bërvenicë të cilat do të mbahen më 1 nëntor dhe në të cilat në garë janë kandidati i OBRM-PDUKM-së dhe ai i AKI-së.

    Gashi tha se nuk duhet të bëhen dallime etnike apo partiake në zgjedhjet lokale, pasi siç tha, qytetarët kanë nevojë për zgjidhje të problemeve esenciale.

    “Uroj që t’i tejkalojmë këto provincionalizma dhe të ndahemi etnikisht, sidomos kur bëhet fjalë për zgjedhje lokale. Për fat të keq ende jemi në fazë ku te partitë politike në zgjedhje, shpesh mbisundon elementi etnik se për kë duhet të votohet. Kur bëhet fjalë për zgjedhje lokale dhe kur qytetarët kanë nevojë të zgjedhin probleme esenciale, duhet të fokusohen te programi dhe kandidati më i mirë”.

    “Mendoj se duhet të ngritët kultura politike, por fatkeqësisht ende nuk jemi në këtë nivel. Uroj të fitoj më i miri dhe ai që u shërben të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë partiake, etnike apo religjioze”, tha Gashi./Telegrafi/

  • “Puno në heshtje”, Kane shpjegon mesazhin pas triumfit në Topin e Artë 2026

    “Puno në heshtje”, Kane shpjegon mesazhin pas triumfit në Topin e Artë 2026

    Pas triumfit historik në ceremoninë e Topit të Artë 2026, sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, nxiti diskutime të shumta në rrjetet sociale me mesazhin e publikuar pas fitimit të çmimit më prestigjioz individual në futboll.

    “Puno fort në heshtje. Lëre suksesin të bëjë zhurmën”, shkroi 33-vjeçari anglez, duke bërë që mediat dhe tifozët të spekulonin nëse bëhej fjalë për një thumbim të drejtuar ndaj rivalëve të tij në garën për këtë çmim, Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal, të cilët mbetën pas tij në renditje.

    Megjithatë, pas fitores bindëse 6-1 të Bayernit ndaj Magdeburgut në ndeshjen e Kupës, Kane sqaroi kuptimin e vërtetë të këtij mesazhi, duke mohuar se kishte synuar të provokonte dikë.

    “Jo, aspak. Është një thënie që, për të qenë i sinqertë, e kam pëlqyer gjatë gjithë karrierës sime. Ajo përforcon atë se kush jam, çfarë bëj dhe mënyrën se si i qasem punës së palodhshme, disiplinës dhe përkushtimit. Shpesh më është dashur të stërvitem krejtësisht i vetëm”, deklaroi sulmuesi anglez.

    Kane theksoi se mesazhi pasqyron punën që bën larg vëmendjes së publikut dhe synimin e tij për të shërbyer si shembull pozitiv për gjeneratat e reja.

    “Bëhet fjalë për gjithë punën që bëj prapa skenave. Thjesht mendoj se është një thënie e mrekullueshme, nga e cila shumë djem dhe vajza të reja mund të frymëzohen dhe ta marrin si shembull pozitiv”, shtoi ai.

    Në këtë mënyrë, Kane bëri të qartë se mesazhi i tij nuk ishte një thumbim ndaj rivalëve, por një shprehje e filozofisë që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës: punë e vazhdueshme, disiplinë dhe përkushtim, me besimin se rezultatet do të flasin vetë. /Telegrafi/

  • Louisa Jacobson me kostum me vija, vajza e Meryl Streep surprizon me paraqitjen në tapetin e kuq

    Louisa Jacobson me kostum me vija, vajza e Meryl Streep surprizon me paraqitjen në tapetin e kuq

    Louisa Jacobson, vajza më e vogël e aktores Meryl Streep, u shfaq rrallë në tapetin e kuq, por këtë herë spikati me një zgjedhje të guximshme mode.

    Aktorja 35-vjeçare mori pjesë në ceremoninë WWD Honors Gala në New York, me një kostum me vija nga koleksioni pranverë 2027 i Tom Ford, krijuar nga Haider Ackermann.

    Louisa e kombinoi kostumin pa një bluzë poshtë, duke e shoqëruar me këpucë me shkëlqim metalik, shkruan DailyMail.

    Louisa Jacobson in a line suit, Meryl Streep’s daughter surprised with the red carpet show.

    Ajo kishte flokët bionde të prera shkurt dhe të stiluar anash, duke kompletuar një paraqitje moderne dhe të guximshme.

    E njohur për rolin e Marian Brook në serialin The Gilded Age, Jacobson ka tërhequr vëmendje edhe për jetën e saj personale.

    Në qershor të vitit 2024, ajo bëri publike orientimin e saj seksual dhe ndau fotografi me partneren, producenten Anna Blundell.

    Në një intervistë në vitin 2025, Louisa tregoi se nëna e saj, Meryl Streep, e kishte mbështetur plotësisht.

    Ajo foli gjithashtu për mënyrën se si kjo përvojë i kishte zgjeruar mundësitë e shprehjes personale dhe marrëdhënien me feminitetin. /Telegrafi/

  • Louisa Jacobson in a line suit, Meryl Streep’s daughter surprised with the red carpet show.

    Louisa Jacobson in a line suit, Meryl Streep’s daughter surprised with the red carpet show.

    Louisa Jacobson, the youngest daughter of actress Meryl Streep, rarely appeared on the red carpet, but this time she stood out with a bold fashion choice.

    The 35-year-old actress attended the WWD Honors Gala ceremony in New York, wearing a line suit from Tom Ford’s 2027 spring collection, created by Hayder Ackermann.

    Louise combined the suit without a T-shirt down with metal shoes, writes DailyMail.

    Louisa Jacobson in a line suit, Meryl Streep’s daughter surprised with the red carpet show.

    She had short-cut and stylish hair, completing a modern and bold presentation.

    Known for the role of Marian Brook in The Giled Age series, Jacobson has also taken note of her personal life.

    In June 2024, she made public her sexual orientation and shared pictures with her partner, producer Anna Bluddell.

    In an interview in 2025, Louise indicated that her mother, Meryl Streep, had fully supported her.

    She also talked about the way this experience had enhanced the possibilities of personal expression and relationship with feminity. /Telegraphy/

  • Bayern Munich pritet të thyejë rregullin strikt të kontratës pasi Kane e fitoi Topin e Artë

    Bayern Munich pritet të thyejë rregullin strikt të kontratës pasi Kane e fitoi Topin e Artë

    Bayern Munich është gati të bëjë një përjashtim nga politika e saj strikte e kontratave për Harry Kane, duke i ofruar sulmuesit anglez një marrëveshje të re afatgjatë.

    Kane, sipas raportimeve, është drejt nënshkrimit të një kontrate të re me bavarezët, pavarësisht se preferenca e tij fillestare ishte një marrëveshje trevjeçare, e cila do ta mbante në klub deri afër ditëlindjes së tij të 36-të.

    Gazetari gjerman Rapha Honigstein raporton se palët po i afrohen marrëveshjes për një kontratë të re dyvjeçare, me kushte të favorshme financiare për kapitenin e Anglisë. Edhe pse marrëveshja do të ishte më e shkurtër se ajo që dëshiron Kane, ajo sërish do të përbënte një përjashtim nga praktika e zakonshme e Bayernit.

    Klubi gjerman zakonisht u ofron futbollistëve mbi moshën 30-vjeçare kontrata vetëm njëvjeçare. Manuel Neuer, 40-vjeçari që mban shiritin e kapitenit dhe është një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës, së fundmi mori një zgjatje kontrate për vetëm një vit.

    Ndërkohë, Thomas Muller nuk mori rinovim në vitin 2025 dhe përfundoi duke u transferuar te Vancouver Whitecaps në MLS.

    Megjithatë, Joshua Kimmich ishte një përjashtim tjetër, pasi nënshkroi një marrëveshje më të gjatë pasi kishte mbushur 30 vjet.

    Kane, tashmë 33-vjeçar, po kalon një periudhë të shkëlqyer në karrierë. Ai ka shënuar 146 gola në tri sezonet e para me Bayernin, ndërsa ka fituar dy tituj radhazi në Bundesligë. Edhe këtë sezon, sulmuesi anglez po vazhdon me ritëm të lartë, duke realizuar 10 gola në 12 ndeshje.

    Kontrata aktuale e Kane me Bayernin skadon në verën e vitit 2027, por drejtuesit e klubit duket se duan ta sigurojnë vazhdimësinë e tij përtej këtij afati./Telegrafi/

  • Dua Lipa promovon letërsinë në Londër, merr pjesë në festivalin e njohur letrar

    Dua Lipa promovon letërsinë në Londër, merr pjesë në festivalin e njohur letrar

    Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen në Festivalin e Letërsisë në Londër, ku ka drejtuar biseda me shkrimtaren Zadie Smith dhe ikonën e muzikës rock, Patti Smith.

    Siç raporton Daily Mail, festivali është një nga ngjarjet letrare në kryeqytetin britanik që mbledh autorë, kritikë dhe lexues për të diskutuar mbi librat, krijimtarinë dhe zhvillimet në botën e letërsisë. Këtë vit, pjesëmarrja e këngëtares shqiptaro-britanike i dha ngjarjes edhe një dimension tjetër, duke tërhequr vëmendjen te angazhimi i saj në promovimin e leximit.

    Përveç karrierës së suksesshme muzikore, Dua Lipa njihet edhe për pasionin e saj ndaj librave. Ajo drejton klubin e leximit Service95, përmes të cilit rekomandon vepra letrare dhe zhvillon biseda e intervista me shkrimtarë të njohur, transmeton Telegrafi.

    Përmes këtij projekti, këngëtarja promovon letërsinë dhe krijon hapësirë për diskutime rreth librave dhe autorëve, duke dëshmuar se angazhimi i saj shtrihet përtej muzikës.

    Pjesëmarrja në Festivalin e Letërsisë në Londër është një tjetër dëshmi e interesimit të saj për botën e librave dhe e ndikimit që artistët mund të kenë në nxitjen e leximit, duke afruar një publik më të gjerë me krijimtarinë letrare./Telegrafi/

  • I want Lipa promoting literature in London, attends the popular literary festival

    Albanian-born singer I Love Lipa has called attention to the London Literature Festival, where she has conducted conversations with writer Zadie Smith and the rock icon Patti Smith.

    As reported Daily MailThe festival is one of the literary events in the British capital that gathers authors, critics and readers to discuss books, creativity and developments in the world of literature. This year, the participation of the Albanian-British singer gave the event another dimension, drawing attention to its commitment to promoting reading.

    In addition to a successful musical career, I want Lipa is also known for her love of books. She runs the Service95 reading club, through which she recommends literary works and conducts conversations and interviews with popular writers, broadcasts Telegragraphy.

    Through this project, the singer promotes literature and creates room for discussions about books and authors, proving that her engagement extends beyond music.

    Attending the Literature Festival in London is another evidence of its interest in the world of books and influence that artists can have in promoting reading, drawing a broader public with literary creativity./Telegraphy/

  • Christine Lagarde do të japë dorëheqje nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane

    Christine Lagarde do të japë dorëheqje nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane

    Christine Lagarde do të japë dorëheqje nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane

    Christine Lagarde do të japë dorëheqje nga posti i presidentes së Bankës Qendrore Evropiane (BQE) më 7 shkurt 2027, rreth nëntë muaj para përfundimit të mandatit të saj tetëvjeçar, ka njoftuar të enjten BQE-ja.

    Vendimi u bë publik në kohën kur institucioni po përgatitej të shpallte vendimin e fundit për normat e interesit. Sipas njoftimit, Lagarde e ka informuar për vendimin e saj Këshillin Drejtues të BQE-së, i cili përcakton normat e interesit për eurozonën, si dhe presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

    BQE-ja nuk ka dhënë ndonjë arsye për largimin e saj të parakohshëm nga detyra.

    “Këshilli Drejtues e falënderoi ngrohtësisht Presidenten Lagarde dhe e duartrokiti gjatë”, thuhet në deklaratën e bankës.

    Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e ka falënderuar Lagarde për shërbimin dhe përkushtimin e saj në krye të Bankës Qendrore Evropiane, detyrë të cilën ajo e mban që nga nëntori i vitit 2019.

    “Për të siguruar një tranzicion të qetë drejt udhëheqjes së ardhshme të BQE-së, procesi për emërimin e pasardhësit të saj do të fillojë sot dhe do të vazhdojë pa vonesë”, tha Costa.

    Pasardhësi i Lagarde do të emërohet nga Këshilli Evropian, ku bëjnë pjesë udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

    Sipas rregullave të BE-së, presidenti i BQE-së emërohet me shumicë të kualifikuar votash, pas një rekomandimi nga ministrat e financave të vendeve anëtare dhe konsultimeve me Parlamentin Evropian dhe Këshillin Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Christine Lagarde to resign from European Central Bank leadership

    Christine Lagarde will resign from post of European Central Bank ( ECB) on February 7th, 2027, about nine months before the end of its eight-year mandate, the ECB announced on Thursday.

    The decision was made public at the time the institution was preparing to announce its final decision on interest rates. According to the announcement, Lagarde has informed the ECB Steering Council of its decision, which defines interest rates for the eurozone, as well as European Council President Antonio Costa.

    The ECB has given no reason for its early departure.

    The Steering Council warmly thanked President Lagarde and applauded him over, the bank statement said.

    Meanwhile, European Council President Antonio Costa has thanked Lagarde for her service and dedication at the helm of the European Central Bank, which she holds since November 2019.

    To ensure a smooth transition towards the future BEC leadership, the process of appointing its successor will begin today and continue without delay, Costa said.

    Lagarde’s successor will be appointed by the European Council, which includes the leaders of the European Union member states.

    Under EU rules, the ECB president is named by qualified majority of votes, following a recommendation by the member states’ finance ministers and consultations with the European Parliament and the European Central Bank’s Steering Council.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rikthimi i De Jongut ia vështirëson edhe më shumë situatën Gavit te Barcelona

    Rikthimi i De Jongut ia vështirëson edhe më shumë situatën Gavit te Barcelona

    Rikthimi i De Jongut ia vështirëson edhe më shumë situatën Gavit te Barcelona

    Gavi po përballet me vështirësi te Barcelona, ku konkurrenca e fortë në mesfushë dhe minutat e pakta po ia bëjnë më të vështirë rikthimin në formacionin titullar.

    Sipas portalit italian “TuttoMercatoWeb”, mesfushori spanjoll ka luajtur vetëm 191 minuta në shtatë paraqitje këtë sezon, duke qenë titullar në vetëm dy ndeshje, përcjell “Gazeta Express”.

    Situata e tij pritet të bëhet edhe më e vështirë pas rikthimit të Frenkie de Jongut nga lëndimi, pasi Barcelona ka disa alternativa të rëndësishme në mesfushë.

    Gavi duhet të konkurrojë për minuta me emra si Pedri, Rodri, Fermín López, Dani Olmo dhe Marc Bernal.

    Megjithatë, kalendari i ngjeshur i ndeshjeve dhe lëndimi i Dani Olmos mund t’i krijojnë mundësi të reja për të luajtur më shumë.

    Pas lëndimeve që kanë ndikuar në zhvillimin e tij, mesfushori spanjoll duhet t’i shfrytëzojë rastet që do t’i jepen për ta bindur trajnerin Hansi Flick se e meriton një rol më të rëndësishëm në skuadër.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali