Category: Lajme

  • Netanyah bloc leads in Israel elections, but without parliamentary majority

    Partial results of parliamentary elections in Israel show veteran Prime Minister Benjamin Netanyahu is leading his rival, former army chief Gadi Eisenkot, but has not yet secured the majority in parliament.

    With 85 per cent of the votes counted, the Likud party of Netanyah and its rightist allies and ultraorthodoc Jews are expected to win 53 seats in Knesset, the 120-seat parliament. Meanwhile, Eisenkot’s Yashar party and three other Jewish opposition parties are expected to win 48 seats.

    Both leaders have claimed they will try to form a coalition government.

    Arab-led parties, which are expected to win a record 19 seats, could become crucial to forming the government. However, all Jewish parties, except one, have promised they would not cooperate with them.

    Since there have not yet been counted from 430 thousand to 480 thousand votes submitted by mail from various categories, including soldiers, diplomats and patients in hospitals, the final results can be published in a day or two.

    After the results are confirmed, President Isaac Herzeg will consult with all political groups and invite the leader who, according to his assessment, is more likely to succeed in forming the government. This process could take a few weeks.

    If efforts fail, new elections will eventually have to be held, reports the BBC.

    Source Layer: RTKLive

  • Aksidenti në Spanjë, ndër fatkeqësitë më të rënda hekurudhore në Evropën moderne

    Aksidenti në Spanjë, ndër fatkeqësitë më të rënda hekurudhore në Evropën moderne

    Aksidenti i sotëm, ku kanë humbur jetën të paktën 68 persona, është përplasja e dytë vdekjeprurëse e trenave në të njëjtën linjë brenda më pak se një viti dhe pritet të ngrejë pikëpyetje për infrastrukturën hekurudhore të Spanjës.

    Ky aksident renditet ndër më vdekjeprurësit që kanë përfshirë trenat, tramvajet dhe metrotë në Evropë gjatë viteve të fundit.

    Greqi, 2023: Një tren pasagjerësh që udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas ballë për ballë me një tren mallrash në të njëjtën linjë, në veri të Greqisë. Si pasojë, humbën jetën 57 persona.

    Spanjë, 2013: Një aksident hekurudhor la 80 të vdekur dhe 145 të plagosur, pasi një tren me shpejtësi të lartë, me tetë vagonë, doli nga shinat dhe u përplas pranë qytetit Santiago de Compostela, në veriperëndim të vendit.

    Mali i Zi, 2006: Të paktën 44 persona humbën jetën dhe më shumë se 180 të tjerë u plagosën kur një tren pasagjerësh doli nga shinat dhe ra në një humnerë jashtë kryeqytetit, Podgoricë.

    Austri, 2000: Një teleferik hekurudhor mori flakë në një tunel malor, lart mbi qytetin Kaprun, duke shkaktuar vdekjen e 155 personave.

    Gjermani, 1998: Një tren me shpejtësi të lartë doli nga shinat në Eschede, në Saksoninë e Ulët, duke shkaktuar vdekjen e 101 personave. Ky ishte aksidenti hekurudhor më vdekjeprurës në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore, raporton BBC.

    Burimi: RTKLive

  • Çfarë ndodhi me Vitessen, klubin ku shkëlqyen Rashica dhe Broja, ndërsa tani luan Zumberi

    Çfarë ndodhi me Vitessen, klubin ku shkëlqyen Rashica dhe Broja, ndërsa tani luan Zumberi

    Vitesse Arnhem, klubi që shërbeu si trampolinë për karrierën evropiane të Milot Rashicës dhe Armando Brojës, po përpiqet të rikthejë lavdinë e dikurshme pas një periudhe të rëndë financiare dhe sportive. Në skuadrën aktuale bën pjesë edhe mbrojtësi i Kosovës, Valon Zumberi, ndërsa historia e klubit lidhet edhe me mesfushorin e Ballkanit, Toni Domgjonin.

    Vitesse është një prej klubeve me histori të gjatë në futbollin holandez. I themeluar në vitin 1892, klubi nga Arnhem për shumë vite ishte pjesë e Eredivisies, duke garuar kundër skuadrave më të njohura të vendit dhe duke marrë pjesë edhe në garat evropiane. Megjithatë, vitet e fundit kanë qenë ndër më të vështirat në historinë e tij.

    Problemet financiare dhe mosmarrëveshjet me Federatën Holandeze të Futbollit për licencën profesionale e çuan klubin pranë përjashtimit nga futbolli profesionist në vitin 2025.

    Pas një beteje të gjatë ligjore, Vitesse arriti ta ruajë licencën dhe të vazhdojë garat në Eerste Divisie, kategorinë e dytë të futbollit holandez. Tashmë, synimi është të rikthejë stabilitetin dhe të ndërtojë një skuadër që mund ta afrojë sërish me nivelin ku dikur ishte mësuar të konkurronte.

    Vitesse Arnhem aktualisht renditet në vendin e 9-të në Eerste Divisie, kategorinë e dytë të futbollit në Holandë, për sezonin 2026/27. Pas 12 ndeshjeve, ka 17 pikë, me bilanc prej 5 fitoreve, 2 barazimeve dhe 5 humbjeve.

    Rashica dhe Broja, dy histori suksesi te Vitesse

    Për tifozët shqiptarë, Vitesse ka një lidhje të veçantë me dy futbollistë që më vonë arritën të luanin në kampionate të rëndësishme evropiane: Milot Rashicën dhe Armando Brojën.

    Rashica u transferua te klubi holandez në vitin 2015, pas paraqitjeve të mira me Vushtrrinë dhe në futbollin kosovar. Ai u përshtat shpejt me Eredivisien, duke u dalluar për shpejtësinë, driblimet dhe aftësinë për të krijuar raste.

    Në dy sezonet e para me Vitesse, sulmuesi kosovar realizoi dhjetë gola dhe regjistroi 13 asistime në kampionat. Në sezonin 2017/18, para se të largohej drejt Werder Bremenit, shtoi edhe tri gola e tri asistime në paraqitjet e tij në Eredivisie.

    Në total, Rashica e mbylli periudhën e tij në kampionatin holandez me 13 gola dhe 16 asistime në 83 paraqitje. Vitesse ishte një etapë e rëndësishme në zhvillimin e tij, përpara se të vazhdonte karrierën në Bundesligë dhe më pas në futbollin anglez e turk.

    Vitesse ka fituar një herë Kupën e Holandës, në vitin 2017, kur Rashica ishe lojtar i këtij klubi.

    Një tjetër emër që la gjurmë te klubi është Armando Broja. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë u huazua nga Chelsea për sezonin 2020/21 dhe shfrytëzoi mundësinë për të fituar përvojë në futbollin profesionist.

    Në Eredivisie, Broja shënoi dhjetë gola dhe dha dy asistime në 30 ndeshje. Ai realizoi gjithashtu një gol dhe një asistim në Kupën e Holandës, duke e mbyllur sezonin me 11 gola dhe tri asistime në këto dy gara.

    Paraqitjet e tij te Vitesse e ndihmuan të fitonte vëmendje dhe të kthehej te Chelsea me përvojë më të madhe. Për klubin holandez, Broja ishte një tjetër shembull i futbollistëve të rinj që mund të zhvilloheshin dhe të shfrytëzonin Eredivisien si trampolinë për karrierën e tyre.

    Valon Zumberi, përfaqësuesi i Kosovës në skuadrën aktuale

    Në përpjekjen për t’u rikthyer në nivelet më të larta, Vitesse ka në përbërje edhe mbrojtësin e Kosovës, Valon Zumberi. I formuar në akademinë e Hamburger SV, ai u transferua te klubi holandez në vitin 2025 dhe është pjesë e repartit defensiv të skuadrës.

    Zumberi, i cili ka përfaqësuar Kosovën në nivelin U21, ka mundësinë të vazhdojë zhvillimin e tij në një kampionat konkurrues, ndërsa Vitesse synon të krijojë një ekip të qëndrueshëm pas krizës që kaloi.

    Për futbollistin kosovar, kjo është një mundësi për të fituar më shumë përvojë dhe për të ndihmuar një klub me histori të rëndësishme në Holandë.

    Vitesse garon në Eerste Divisie në sezonin 2026/27 dhe po përpiqet të ndërtojë një të ardhme më të qëndrueshme, me synimin që gradualisht të afrohet sërish me Eredivisien.

    Edhe Toni Domgjoni ka kaluar në Arnhem

    Lidhja e Vitesse me futbollistët shqiptarë dhe ata me prejardhje kosovare nuk përfundon me Rashicën, Brojën dhe Zumberin. Në këtë klub ka luajtur edhe mesfushori Toni Domgjoni, i cili sot është pjesë e Ballkanit.

    Domgjoni ishte pjesë e Vitesse nga viti 2021 deri në vitin 2024, pasi u transferua nga FC Zürich.

    Gjatë periudhës së tij në Holandë, ai regjistroi paraqitje në Eredivisie dhe në Kupën e Holandës, duke përfituar nga përvoja në një kampionat të njohur për zhvillimin e futbollistëve të rinj.

    telegrafi.com

    Sot, ndërsa Domgjoni vazhdon karrierën te Ballkani, Vitesse po përpiqet të shkruajë një kapitull të ri. Klubi që dikur ndihmoi Rashicën dhe Brojën të afirmoheshin në futbollin evropian tashmë e ka objektiv rikthimin në elitë, me Valon Zumberin si një prej përfaqësuesve të Kosovës në skuadrën aktuale. /Telegrafi/

  • Bayern Munich konfirmon gjendjen e Vincent Kompanyt pas daljes nga spitali

    Bayern Munich konfirmon gjendjen e Vincent Kompanyt pas daljes nga spitali

    Bayern Munich konfirmon gjendjen e Vincent Kompanyt pas daljes nga spitali

    Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, është liruar nga spitali pas problemeve shëndetësore që e detyruan të kërkonte ndihmë mjekësore gjatë fundjavës së kaluar.

    Drejtori sportiv i klubit bavarez, Max Eberl, ka konfirmuar për televizionin ARD se gjendja e trajnerit belg ishte shkaktuar nga një irritim i meningjeve.

    “Lirimi i tij nga spitali është lajmi më i madh dhe më i mirë për të gjithë ne”, deklaroi Eberl.

    Fillimisht, drejtuesit e klubit kishin paralajmëruar se Kompany mund të mungonte për disa javë. Pas daljes nga spitali, trajneri ka nisur fazën e rikuperimit, e cila përfshin pushim dhe trajtim me medikamente.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Bayern Munich confirms Vincent Companyt’s situation after leaving hospital

    Baiern Munich’s coach, Vincent Company, has been released from the hospital after health problems forced him to seek medical assistance over the past weekend.

    The sports director of the Bavarez club, Max Eberl, has confirmed to TV ARD that the Belgian coach’s condition was caused by an irritability of meningism.

    His release from the hospital is the greatest and best news for all of us, Eberl said.

    Initially, club leaders had warned that Company could be missing for several weeks. After leaving the hospital, the coach started his recovery phase, which includes rest and medical treatment.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Bashkimi pëson tjetër humbje në FIBA Europe Cup, mposhtet nga Elan Chaloni

    Bashkimi pëson tjetër humbje në FIBA Europe Cup, mposhtet nga Elan Chaloni

    Bashkimi pëson tjetër humbje në FIBA Europe Cup, mposhtet nga Elan Chaloni

    Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, të mërkurën, nënkampioni i Kosovës u mposht thellë nga Elan Chaloni me rezultatin 94:66.

    Ndeshjen e Grupit F, skuadra franceze e dominoi nga fillimi.

    Në pjesën e parë krijoi epërsi prej 20 pikësh, derisa më thellë triumfoi në periudhën e tretë, 23:7.

    Prizrenasit nuk e patën forcën të kthehen në dhjetë minutat e fundit, në të cilën hynë me 36 pikë disavantazh.

    Bashkimi i ka zhvilluar tri ndeshje, ndërsa e ka një fitore e dy disfata. Pas një jave, Bashkimi luan në udhëtim te Biotekno Korfez Basket e Turqisë.

  • Balaj: Nuk mendoj se PDK kishte presion ndërkombëtar për ta kthyer ligjin (VIDEO)

    Balaj: Nuk mendoj se PDK kishte presion ndërkombëtar për ta kthyer ligjin (VIDEO)

    Balaj: Nuk mendoj se PDK kishte presion ndërkombëtar për ta kthyer ligjin (VIDEO)

    Opinionisti Labinot Balaj ka folur lidhur me kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend.

    Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se nuk beson se Partia Demokratike e Kosovës nuk kishte presion ndërkombëtar për rikthimin e ligjit.

    “Unë nuk mendoj që kjo tërheqje e Partisë Demokratike është për rezultat i një  presioni ndërkombëtar… Rikthimi i ligjit në Kuvend, po na jep njëfarë qartësie që ligji ma shumë ka qenë njëfarë instrumenti, mekanizmi për betejën politike të PDK-së dhe në listën e preokupimeve të PDK-së kjo po rezulton (Haga përkatësisht) dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nuk ka qenë në krye ose më saktësisht preokupimi kryesor…” – tha Balaj.

    Për më shumë, ndiqni videon:

  • Balaj: I don’t think the PDK had international pressure to reverse the law ( VIDEOS)

    Opylonist Labinot Balaj has spoken about the return of the Special Law to the Assembly.

    In Rubikko of Kosovo, he has said he does not believe the Democratic Party of Kosovo has no international pressure to restore the law.

    I don’t think this withdrawal of the Democratic Party is due to international pressure… Returning the law to the Assembly is giving us some clarity that the law has more been a certain instrument, the mechanism for the PDK political battle, and on the PDK’s list of threats, this is resulting (Haga, respectively) the condemnation of former KLA leaders has not been at the helm or more precisely the main provision… ) Balaj said.

    For more, follow the video:

  • Union suffers additional losses at FIBA Europe Cup, defeated by Elan Chalon

    – What?In Prizren, on Wednesday, Kosovo’s deputy champion was beaten deep by Elan Chalon with the result of 94:66.

    Fight Group F, the French team dominated it from the start.

    In the first part, he created a 20 – point advantage until he triumphed deeper in the third period, 23:7.

    Prizrenas did not have the strength to return in the last ten minutes, in which they entered with 36 points of disadvantage.

    The Union has held three matches, while it has a victory of two defeats. After a week, the Union plays a trip to Turkey’s Biotechno Corfez Basket.

  • Nën "kërcënimet" e Gjermanisë, BE-ja heq dorë nga propozimi për anëtarësimin e asociuar të Kanadasë

    Nën “kërcënimet” e Gjermanisë, BE-ja heq dorë nga propozimi për anëtarësimin e asociuar të Kanadasë

    Bashkimi Evropian po tërhiqet nga ideja për ta bërë Kanadanë anëtare të asociuar të bllokut 27-shtetësh.

    Një deklaratë e përbashkët, që pritet të publikohet të premten në samitin e 21-të Kanada-BE në Montreal, do të përdorë një gjuhë më të butë, duke premtuar forcimin e lidhjeve mes palëve, sipas burimeve që kanë parë versionin më të fundit të draftit të deklaratës.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, befasoi shumëkënd muajin e kaluar, kur njoftoi se BE-ja do të niste procesin për ta bërë Kanadanë anëtaren e parë të asociuar të bllokut.

    Një status i tillë aktualisht nuk ekziston në kuadër të BE-së, çka ngriti pikëpyetje te disa vende anëtare dhe politikanë kanadezë lidhur me mënyrën se si do të funksiononte kjo marrëdhënie.

    Lajmi se deklarata e përbashkët e samitit nuk do ta përmendë anëtarësimin e asociuar u raportua fillimisht nga Politico.

    Burime të njohura me draftin e deklaratës mes Kanadasë dhe BE-së i thanë CBC News se termi “anëtare e asociuar” është hequr nga dokumenti, ndërsa versioni i ri propozon krijimin e një “asociimi gjithnjë e më të ngushtë” mes palëve.

    Ato theksuan se deklarata është ende në formë drafti dhe mund të ndryshojë deri në fund të javës.

    Një burim, i cili foli për CBC News në kushte anonimiteti, pasi nuk ishte i autorizuar të deklarohej publikisht, shtoi se kjo nuk do të thotë se ndryshon përmbajtja e marrëveshjes.

    Një burim tjetër tha se disa vende të BE-së e kundërshtuan termin “anëtare e asociuar”, veçanërisht

    ania, e cila e cilësoi këtë çështje si një vijë të kuqe që nuk mund të kalohet.

    Kryeministri kanadez, Mark Carney, tha se emërtimi i marrëdhënies së Kanadasë me BE-në nuk duhet të ketë rëndësi, për sa kohë që ajo sjell përfitime për qytetarët kanadezë.

    Duke folur me gazetarët të martën, para një mbledhjeje të kabinetit, Carney tha se ajo që ka rëndësi është ndikimi që marrëveshja do të ketë në jetën e qytetarëve dhe në pavarësinë e vendit.

    “Lajmi i mirë është se nuk kanë rëndësi emrat apo emërtimet specifike”, tha ai.

    “Ajo që ka rëndësi është ndryshimi që kjo do të sjellë në jetën e kanadezëve dhe që Kanadaja, si e tërë, të bëhet një vend më i pavarur dhe më sovran, në mënyrë që të mund ta jetojmë jetën sipas zgjedhjes sonë”, deklaroi Carney.

    Samiti Kanada-BE pritet të mbahet të premten në Montreal. /Telegrafi/