Category: Lajme

  • Matthaus believes the Golden Land will persuade Kane to continue at Bayern Munich

    Kane won this award Monday, becoming the first Englishman to win it since Michael Owen in 2001.

    The English striker has had an extraordinary season, achieving sixty-one goals in fifty-one matches with Bayer in all races. His contribution has helped the German team win the championship and local Cup.

    Kane, who is thirty-three years old, joined Bayer in 2023 when the German club paid about 100m euros for his transfer from Tottenham Hotspur. He had left the English club with the intention of winning important trophies, while already winning the German championship twice.

    Matthaus, winner of the Golden Ball in 1990, has praised the importance of the English assailant for German football.

    We’re so happy to have Harry Kane in Bundeslig. He’s an international football ambassador, Matthews said.

    Germany’s former captain thinks Kane has found the right environment in Munich and that his relationship with the club is very good.

    Beyer helped him win the Golden Top. The relationship between Harry Kane and Bayern Munich is perfect. In view of everything that has happened over the past three years, I think he will sign the contract for the next two or three years, Mattaus has declared.

    According to him, the individual price is an important moment for the attacker, but the decision to endure is not limited to money.

    Bayern, who currently heads Bundesliga, is holding talks with Kane on continuing the contract. Meanwhile, the bavarese team faces Magdeburg in the second round of Germany’s Cup.

    Source Layer: RTKLive

  • Vëllai i Mirjeta Zekës: Bashkëshorti e raportoi zhdukjen e saj pas tre muajsh, qe 7 vjet e kërkojmë

    Vëllai i Mirjeta Zekës: Bashkëshorti e raportoi zhdukjen e saj pas tre muajsh, qe 7 vjet e kërkojmë

    Muhamedali Zeka, vëllai i Mirjeta Zekës, e cila rezulton e zhdukur prej shtatë vjetësh, ka deklaruar se familja ende nuk ka asnjë informacion për fatin e saj.

    Në emisionin FIVE, ai ka treguar se kontaktin e fundit me motrën e kishte më 31 mars 2019, në shtëpinë e saj në Sfaracak të Vushtrrisë.

    Sipas tij, Mirjeta kishte planifikuar të udhëtonte drejt Gjermanisë të nesërmen, por që nga ajo ditë familja nuk ka marrë më asnjë lajm për të.

    Vëllai i saj ka thënë se bashkëshorti i Mirjetës e kishte njoftuar vetëm pas rreth tre muajsh se ajo ishte larguar nga shtëpia.

    “Pas tre muajsh e diçka, ai e ka thirrur vëllain dhe i ka thënë: ‘E kemi një lajm të keq, Mirjeta më ka ikur prej shtëpisë’”, ka rrëfyer Zeka.

    Ai ka deklaruar se më pas ishte paraqitur në polici për ta raportuar rastin, por, sipas tij, i ishte thënë se rastin duhej ta lajmëronte bashkëshorti i saj.

    Zeka ka shprehur dyshime për rrethanat e zhdukjes, duke theksuar se bashkëshorti ishte personi i fundit që kishte qëndruar me të.

    “Personi i fundit që ka qëndruar me të është bashkëshorti. Ai duhet të japë llogari se ku është Mirjeta”, ka thënë ai.

    Zeka ka deklaruar gjithashtu se motra e tij kishte lënë të kuptohej se po përballej me një problem të madh, por nuk kishte dashur t’i tregonte familjes se për çfarë bëhej fjalë.

    Ai ka ngritur pikëpyetje edhe për veprimet që, sipas tij, pasuan zhdukjen, përfshirë renovimin e shtëpisë dhe djegien e rrobave, si dhe vonesën në raportimin e rastit.

    Sipas vëllait të saj, nuk ka prova se Mirjeta e ka kaluar kufirin për në Gjermani. Ai ka thënë se familja vazhdon të kërkojë përgjigje për fatin e saj, tash e shtatë vjet.

    “Qe shtatë vjet jemi në kërkim të saj dhe nuk kemi kurrfarë lajmi”, ka deklaruar Zeka në emisionin FIVE.

    Avokati i familjes, Amer Alija, ka deklaruar se hetimet për rastin e Mirjeta Zekës janë pezulluar rreth vitit 2023 dhe se aktualisht nuk janë të hapura. Ai ka shtuar se gjithë këto vite kanë pranuar vetëm heshtje nga institucionet.

    Burimi: Dukagjini

  • Good morning, Zeka. Her husband reported her disappearance after three months, seven years later we’ve been looking for her.

    Muhamedal Zeka, the brother of Mirjeta Zeka, who has been missing for seven years, has claimed that the family still has no information on its destiny.

    On show F. EVE, he showed that her sister’s last contact with her was on March 31, 2019, at her home in Sfaracre, Vushtrri.

    In his view, Mirjet had planned to travel to Germany the next day, but since then the family has not received any news about him.

    Her brother said that Mirjeta’s husband had only announced after about three months that she had left home.

    After three months and something, he called his brother and said: We have some bad news. Good afternoon.

    He has stated that he was later presented to the police to report the case, but he said that the case should be announced by her husband.

    Zeka has expressed doubts about the circumstances of extinction, stressing that her husband was the last person she had stayed with.

    The last person to stay with him is the husband. He has to answer for his whereabouts, he said.

    Zeka has also stated that his sister had hinted that she was facing a big problem, but he had not wanted to tell the family what it was about.

    He has also raised questions about actions that he said followed the disappearance, including the renovation of the house and the burning of clothes, as well as the delay in reporting the case.

    According to her brother, there is no evidence that Mirjet has crossed the border to Germany. He has said that the family continues to seek answers to its fate, now seven years.

    For seven years we’ve been looking for her and we don’t have any news, Zeka has reported the FIVE show.

    Family lawyer Amer Alija has stated that investigations into the Mirjeta Zeka case were suspended by 2023 and that they are currently not open. He has added that all these years have only accepted silence from institutions.

    Source Layer: Dukeagini

  • Studentët paralajmërojnë referendum pas takimit pa përgjigje me Mickoskin dhe Janevskën për rritjen e vlerës së ushqimit të subvencionuar

    Studentët paralajmërojnë referendum pas takimit pa përgjigje me Mickoskin dhe Janevskën për rritjen e vlerës së ushqimit të subvencionuar

    Pas takimit me kryeministrin Mickoski dhe ministren e Arsimit dhe Shkencës Janevska, përfaqësuesit e kuvendeve studentore thonë se nuk kanë marrë përgjigje për kërkesën e tyre për të rritur ushqimin e subvencionuar të studentëve nga 140 në 200 denarë.
    Ata njoftuan një referendum studentor në të cilin vetëm studentët mund të votojnë për ndryshime sistematike ose për të mbetur sipas të njëjtit sistem aktual.

    “Po njoftojmë një platformë studentore që do të funksionojë si një referendum studentor, ku vetëm studentët do të mund të votojnë dhe aty do të propozojmë gjërat e propozuara nëse do të operohet me karta apo do të operohet me kuponë dhe një aplikacion.

    Kërkesa jonë ishte sepse fillimisht u tha se do të operohej vetëm në restorante dhe furra buke, të operohej edhe në tregje, sepse sado që të rritet shuma, nuk mjafton për një vakt në një restorant me inflacionin aktual të restoranteve dhe produkteve ushqimore, i cili është më i lartë se inflacioni mesatar i zakonshëm”, tha Angela Vasilevska, kryetare e kuvendit studentor në UKIM.

    Ministrja e Arsimit Vesna Janevska është e bindur se çështja e ushqimit të studentëve do të zgjidhet së shpejti./Telegrafi/

  • Adelina Thaqi nga protesta: T'u kisha lutë Donikë, nëse ke veç pak dinjitet - duhesh me dhënë dorëheqje

    Adelina Thaqi nga protesta: T’u kisha lutë Donikë, nëse ke veç pak dinjitet – duhesh me dhënë dorëheqje

    Këngëtarja e njohur dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adelina Thaqi Meta, ka qenë pjesë e protestës së mbajtur të mërkurën në Prishtinë, ku po kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi institucionale pas vrasjes së saj.

    Thaqi Meta ka folur edhe para mikrofonit të RTV Dukagjinit, ku ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, duke e konsideruar këtë një nga hapat e nevojshëm për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet.

    “Kështu sot s’kemi ardhë me vajtu. Sot kemi ardhë me lyp përgjegjësi. Edhe t’u kisha lutë Donikë, nëse ke veç pak dinjitet, duhesh me dhanë dorëheqje”, deklaroi interpretuesja e hitit “Kontrast”.

    E pyetur nga gazetarja për përgjegjësinë institucionale dhe për përfshirjen e mundshme të zyrtarëve të tjerë, përfshirë ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, këngëtarja tha se kritikat e saj u drejtohen të gjitha hallkave që, sipas saj, nuk arritën ta mbronin Arlindën.

    “Unë kur thashë, shteti ka duart me gjak, unë fola për krejt lidhjen zinxhirore, të gjithë ata që kanë gisht, domethënë që nuk kanë arritë me i dalë zot edhe mbrojtja e Arlindës. Kaq! Faleminderit”, u shpreh ajo.

    – YouTube youtu.be

    Protesta në sheshin “Zahir Pajaziti” është organizuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, e cila kishte kërkuar më parë mbrojtje nga institucionet, por nuk arriti ta merrte atë.

    Përmes protestës, qytetarët dhe organizatorët po kërkojnë llogaridhënie nga institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë, si dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave. /Telegrafi/

  • Odegaard kërkon reagim nga Arsenal pas eliminimit befasues nga Fleetwood

    Odegaard kërkon reagim nga Arsenal pas eliminimit befasues nga Fleetwood

    Arsenal është eliminuar nga Kupa e Ligës angleze, pasi ka humbur 5:3 me penallti ndaj Fleetwood. Ndeshja e raundit të katërt, e zhvilluar në stadiumin e kësaj skuadre, ka përfunduar 1:1 pas kohës së rregullt.

    Fleetwood ka kaluar në epërsi në pjesën e parë me golin e Aaron Loupalo-Bi. Arsenal e ka barazuar në pjesën e dytë me Viktor Gyokeres, por nuk ka arritur të shënojë golin e fitores.

    Në serinë e penalltive, Bruno Guimaraes nuk ka arritur të shënojë, pasi goditja e tij është pritur nga portieri Jay Lynch. Golin vendimtar për Fleetwood e ka realizuar mbrojtësi i ri Conor Haughey.

    Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka bërë nëntë ndryshime në formacionin titullar, ndërsa Odegaard ka hyrë në lojë në pjesën e dytë. Pavarësisht përmirësimit të paraqitjes, skuadra londineze nuk ka arritur ta shmangë eliminimin. Arsenal ka mbetur edhe me një lojtar më pak në minutat e fundit, pasi talenti i ri Max Dowman është përjashtuar me karton të kuq.

    “Është shumë zhgënjyese të eliminohesh. Mënyra se si kemi luajtur nuk ka qenë në nivelin e duhur. Duhet të bëjmë shumë më mirë”, ka thënë Odegaard.

    Ai ka vlerësuar paraqitjen e kundërshtarit, por ka theksuar se Arsenal duhet të përqendrohet te vetja dhe të përmirësojë lojën.

    “Nuk mund të na vijë keq për veten. Duhet të ecim përpara, sepse në fundjavë na pret një ndeshje e madhe. E vetmja gjë që mund të bëjmë tani është të reagojmë”, ka shtuar kapiteni norvegjez.

    Arsenal, që sezonin e kaluar e kishte përfunduar si finalist i Kupës së Ligës, tani duhet të përgatitet për përballjen e vështirë ndaj Liverpool të dielën në kuadër të kampionatit anglez.

    Burimi: RTKLive

  • Odegaard requires reaction from Arsenal after surprising elimination by Fleetwood

    Arsenal was eliminated from the English League Cup after losing 5:3 with a penalty for Fleetwood. The fourth round match, held at the team’s stadium, has ended 1:1 after regular time.

    Fleetwood has advanced to the top with Aaron Loupalo-Bi’s goal. Arsenal has equalled Victor Gyokeeres in the second half, but has failed to score the winning goal.

    In the penal series, Bruno Guimaraes has failed to score, as his strike was hosted by goalkeeper Jay Lynch. The decisive goal for Fleetwood was realized by the new defender Conor Haughey.

    Arsenal coach Michael Arteta made nine changes to the title formation, while Odecaard entered the game in the second half. Despite the improvement in appearance, the London team has failed to avoid extinction. Arsenal has remained with one less player in the last few minutes, as new talent Max Dowman has been expelled with a red card.

    It’s very disappointing to be eliminated. The way we played has not been at the right level. We have to do a lot better.

    He has appreciated an opponent’s appearance, but he stressed that Arsenal should focus on himself and improve the game.

    We can’t feel sorry for ourselves. We have to move on, because we have a big fight waiting on weekends. The only thing we can do now is react, the Norwegian captain has added.

    Arsenal, which last season had ended as the finalist of the League Cup, must now prepare for the difficult confronting Liverpool on Sunday under the English championship.

    Source Layer: RTKLive

  • "Donika e ka ndal telefonin: Prej kujt po tutesh" - protestuesit te Qeveria

    “Donika e ka ndal telefonin: Prej kujt po tutesh” – protestuesit te Qeveria

    "Donika e ka ndal telefonin: Prej kujt po tutesh" - protestuesit te Qeveria

    “Na jemi këtu ministër, para Qeverisë, hajde dil para neve, kallxona edhe ngona. Po dojmë me raportu dhunën te ti. Po dojmë me t’kërku dorëheqjen. Donika e ka ndal telefonin. Çele, çele, çele telefonin. Na i thojmë Donikës prej kujna po tutesh.”

  • “ Donika stopped the phone: From whom are you negotiating” &#82/11; protesters at the government

    We’re here as minister, before the government, come out ahead of us, call us in. We want to report the violence to you. We’re gonna have to resign. Donika stopped the phone. Turn it up, pick it up, pick up the phone. We’re telling Donika from where you’re going. )

  • “Do zbusim hendekun mes të pasurve dhe të varfërve”, Rama prezanton 10 masat e reja të Paketës Fiskale

    “Do zbusim hendekun mes të pasurve dhe të varfërve”, Rama prezanton 10 masat e reja të Paketës Fiskale

    “Do zbusim hendekun mes të pasurve dhe të varfërve”, Rama prezanton 10 masat e reja të Paketës Fiskale

    Kryeministri i Shipërisë, Edi Rama ka prezantuar 10 pikat kryesore të Paketës Fiskale 2027.

    Ndër masat e bëra publike janë edhe krijimi i një Byroje të Specializuar për kontrollin e të ardhurave, si dhe nisma që, sipas Ramës, synojnë të lehtësojnë barrën për familjet dhe të ngushtojnë hendekun social.

    Këto janë 10 pikat kryesore të Paketës Fiskale 2027:

    1. Ulim normën TVSH për ushqimet bazë – nga 20% ne 6% për 54 produkte, ku përfshihen mes të tjerash mishi, peshku, bulmeti, vezët, miellin, vajrat, sheqerin, makaronat, frutat, perimet dhe ushqimet bazë për foshnjat. Vetëm me këtë lëvizje, ne shtojmë në arkën e familjeve shqiptare rreth 150 milionë Euro në vit për ushqimin, që deri më sot i kalonin shtetit përmes TVSH-së 20%. Nga ana tjetër praktika e re e Pasqyrës së Çmimeve do të zgjerohet e fuqizohet, për të garantuar që ulja domethënëse e çmimeve të shportës të jetë e mbrojtur nga abuzuesit e mëdhenj.

    2. Rrisim me 1% normën standarde të TVSH-së si një kompensim i ndershëm kontributesh nëpërmjet rishpërndarjes ose e thënë ndryshe, për të gjitha mallrat jashtë shportës të gjithë ne do të kontribuojmë që shporta për ata që e kanë më të vështirë fundin e muajit, të jetë e garantuar si një shpenzim i arsyeshëm.

    3.Nuk rrisim normën e tatimit të fitimit të sipërmarrjes, e cila mbetet 15% ose e thënë ndryshe në nivelin më të lartë në rajon – dëgjojeni mirë, ndryshe nga sa ju rrokanisin ekranet e korruptuara dhe portalet e paguara, ne i tatojmë të mëdhenjtë, pra biznesin e madh me normën më të lartë në Ballkanin Perëndimor prej 10 e më shumë vitesh. Por sot rrisim ama në normën më të lartë që ka rajoni edhe tatimin mbi dividentin e tyre, i cili duke shkuar nga 8% në 15 %, i ngarkon biznesmenët e mëdhenj me një taksë më të ndershme mbi fitimin e tyre, në funksion përsëri të lehtësimit të atyre që kanë më pak.

    4. Ulim barrën tatimore, më vjen natyrshëm buzëqeshja sepse janë 32,000 tatimpagues që janë pjesë vitale e shtresës së mesme që e kërkojnë prej kohësh këtë lëvizje, rritjen e pragun të sipërm të tatimit mbi pagën, nga 200 mijë në 300 mijë lekë të reja. Këtë lëvizje nuk na e lejonte ekonomia deri dje, sot rritja e ekonomisë na jep mundësinë.

    5. Nga ana tjetër vendosim një prag të ri të tatimit mbi pagën 700 mijë lekë të reja, ku norma e tatimit bëhet 30%, në radhë të parë si një instrument për të mbyllur shtegun e evazionit të dividentit.

    6. Po ashtu, ulim pragun e aplikimit te TVSH-së për çdo biznes me xhiro vjetore mbi 5 milionë lekë, pasi nuk mund të lejojmë që shumë biznese të vogla të vazhdojnë të abuzohen duke i shërbyer si guacka bizneseve të mëdha për tu fshehur. Kjo lëvizje duhet të shërbejë si paralajmërim edhe për bizneset nën 5 milionë lekë, që të mos luajnë me faturat e të mëdhenjve, nëse nuk duan të hyjnë në regjimin e TVSH-së vitin e ardhshëm. Ndërkohë, qëndron i paprekur zotimi ynë publik, taksa zero mbi fitimin për të gjithë biznesin e vogël deri në vitin 2029.

    7. Rrisim edhe normën e TVSH-së në hoteleri nga 6% në 10 %, duke përjashtuar nga kjo rritje agroturizmin. Është një masë që duhet të jetë një mesazh për pronarët e hoteleve, nga të cilët kërkohet formalizim në kushtet kur të ardhurat e tyre rriten dhe vetëm rriten e rriten çdo vit.

    8. Ka ardhur koha e një sistemi të ri taksimi të ekonomisë digjitale, duke filluar nga ata që jetojnë goxha mirë dhe jam shumë i lumtur për këtë, me llajke e follëer-sa dhe duke vazhduar me tregtinë e mirëfilltë digjitale, për të cilat po përgatitet një projekt i veçantë nga Ministria e Financave. Paralelisht po punohet në ligje e vendime të tjera, edhe për disa masa të reja që shkojnë po në këtë drejtim, solidaritet me ata që e ndjejnë më shumë presionin e rritjes së kostove të jetesës nga rritja ekonomike dhe nga zhvillimi i shpejtë ekonomik që krijon vetvetiu pastaj hendeqe dhe ne duhet të jemi aty për t’i ngushtuar. Një super-taksë prone për ata që blejnë e mbajnë apartamente bosh, duke refuzuar t’i japin me qera (është e drejta e tyre, po duhet të paguajnë njësoj siç po bëjnë në disa vende të tjera të Europës që po përballen me koston e rritur të apartamenteve); një super-taksë prone për vilat në bregdet, edhe ata duhet të paguajnë më shumë për pronën e tyre dhe një çmim i shumëfishuar për ujin e pishinave. Kjo shkon në një tjetër ligj ndërsa në këtë paketë fiskale do të ketë edhe një super-taksë për makinat e luksit.

    9. Në ndërkohë, pranë Ministrisë së Financave do të krijohet edhe Byroja e Kontrollit të Specializuar të të Ardhurave, për faktin se formulari i deklarimit të të ardhurave do të ndryshojë sipas formatit të shteteve të Bashkimit Europian ose e thënë më thjeshtë, për të gjithë individët me të ardhura relativisht të larta do të jetë shumë i ngjashëm me formularin e deklarimit të pasurisë që mbushin prej vitesh të gjithë funksionarët publikë.

    10. Këtë e lashë të fundit në radhë, sepse është një tjetër lajm të shumëpritur nga shumëkush, të cilin përsëri duhet ta mbani mirë parasysh, nuk e sjell dëshira e qeverisë, as dëshira ime – se dëshirën e kemi pasur gjithnjë – po e sjell rritja e ekonomisë: Do të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës dhe do ta ulim automatikisht 32 lekë në pompë çmimin e naftës, ndërkohë që taksën do ta rikthejmë tek makina dhe do ta mbledhim përmes Drejtorisë përkatëse të Transportit Rrugor. Nga ana tjetër, do të vendosim një taksë të re qarkullimi, siç e ka gjithë Europa, për makinat e huaja që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë”